VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Kinën dhe Rusinë i bashkon biznesi në Serbi

By | August 3, 2021
blank

Komentet

blank

Përmbys karrigen dhe filmon me celular librin “Vrasja e një Kryeministri”, videoja e çuditshme e Erion Braçes në ditën e tij të fundit në zyrë

Erion Braçe ka dorëzuar të premten detyrën si zv.kryeministër, pasi qeveria e re “Rama 3” nisi zyrtarisht mandatin.

Në një shënim të gjatë në rrjetet sociale, Braçe e quan si “një përvojë e çuditshme pushteti, përvojë karrigeje, e komplikuar, që as e doja e as e kërkova-ma kërkuan, as e pranova si të tillë e as më pranoi”.

Socialisti ka publikuar pamjet nga zyra e tij, ndërsa bie në sy përmbysja e karriges dhe filmimi i kopertines se nje libri qe titullohej “Vrasja e një Kryeministri”.

Bie në sy në tektin e ish-zv.kryeministrit qe ka falenderuar shume persona, por jo Ramën. Në fund ai i kërkon ndjesë dikujt që “u zhgënjye prej pritshmërive” por ai (Erjoni) “nuk mund të shkelte ligjin” për t’ia plotësuar kërkesat.

 

Reagimi i plotë:

Te premten qe shkoi puna ime ne #qeveri u mbyll; marredhenia e krijuar nga deshira per ti sherbyer njerezve ne ate nivel mbaroi;

Mbase edhe me heret, qyshkur u kufizua ne limitet e rutines qe here me ngjante me dezhurnin ne gjimnaz dhe, heren tjeter me detyrimin per te respektuar nje kod etike me marredhenie brenda.

Nje pervoje e cuditshme pushteti, pervoje karrigeje, e komplikuar, qe as e doja e as e kerkova-ma kerkuan, as e pranova si te tille e as me pranoi.

Por e vlefshme gjithesesi; Nga jashte nuk do ta kisha njohur kurre deri ne detaje. Madje edhe veten, vene ne prove kush e di sa here nga dallimi mes asaj qe vjen si deshire, strukturohet si mendim, arrin ne veprim dhe tamam ketu behet i pamundur, madje edhe tjetersohet, shoqeruar nga pamundesia per te folur, spjeguar e mbrojtur publikisht-Kodi Etik.

Nje gje ja them kujtdo ama: Pata lirine te kundershtoj, te them JO; Kam votuar pro me bindje, kam firmosur po aq i bindur cdo vendim ne favor te se mires publike, ashtu sic kam firmosur formalisht, sipas ligjit per shkak te kryesimit te mbledhjes, shoqeruar me mendimin tim kundershtues ne perputhje me parimet e bindjet e mia;

NUK HYRA SI HAJDUT, NUK DOLA SI HAJDUT! Ne 2 vite e gjysem kuptova qe e gjitha eshte ceshtje vullneti, te vjedhesh ose jo, te lejosh te vjedhin ose jo; patjeter ceshtje drejtesie.

SOT ESHTE NJE DITE TJETER, E RE AQ SA LEJON PERVOJA E GJATE NE KUVEND TE JETE E TILLE; POR JAM NE HABITATIN TIM AMA!

Sot eshte gjithashtu tamam dita qe te falenderoj 5 gra e vajza-zyra ime kaq ishte, Ejanen, Elden, Ilven, Entelen, Klaudian; Kane perballuar gjithcka, nga pergatitjet per mbledhjet e qeverise tek cdo proces ligjor e jo vetem ne administaten publike, sherbimet, integrimin, parandalimin e pastrimit te parase se zeze, zhvillimin territorial dhe kohezionin, objektivat e zhvillimit te qendrueshem, perdorimin e parase publike dhe rregullat e reja te prokurimit publik…

Ju jam shume mirenjohes per gjithe sherbimin tuaj politik, civil, profesional, konkret, te drejte e te ndershem!

Nderkohe, dua te falenderoj drejtuesit e agjencive te perfshira ne keto procese, Tanin per Fzhsh, Albanen per Dap, Lorinin per Adisa, Reiden per App, Elvisin per drejtorine e parandalimit te pastrimit te parave te pista; SHUME FALEMINDERIT PER PUNEN, BASHKEPUNIMIN GJITHASHTU!

Nje falenderim te posacem kam per dy njerez me te cilet ndava ditet por edhe punet, mendimet dhe kundershtimet, Valin dhe Engjellin!

Koleget e mi ministra per gjithe cfare ndame e beme bashkerisht!

Ambasadoren Yuri Kim per nxitjen, mbeshtetjen, vleresimin; amabasadorin Luigi Soreca per bashkepunimin, koordinatorin e perherehem te Okb, drejtuesen e Undp, ambasadoret e Osce, ambasadoret e Italise, Gjermanise, Austrise, ambasadorin e Zvicres;

Ju jam shume mirenjohes per punen tuaj! Erionin, Martinin e Arjanin qe ishin cdo dite me mua!

E di, ka plot njerez qe prisnin shume me teper nga une ne kete detyre; Nje pjese te drejta, nje pjese edhe per shkak te mendimit se nje titull i tille eshte pushtet, fuqi pa kufi, madje duke cenuar kufijte e ligjit apo dikujt-institucion, tjeter.

E MUNDA TUNDIMIN TE ISHTE KESHTU E TE ISHA I TILLE! Edhe pse shpesh doja ta beja krejt ndryshe, ne menyren time! I kerkoj ndjese kujtdo qe u zhgenjye prej pritshmerive, por keto ishin mundesite.

Ne duam gjithcka, edhe une, por ligji dhe interesat e gjera e te perhapura, vendosin kufij te drejte ne nje ane dhe te padrejte ne anen perballe! Keshtu, beteje eshte, vazhdon; Nje dite tjeter, ne nje vend tjeter!

VO: ne video, #DukeIkurNgaKarrigia

 

blank

Aeroplanë e anije, si vjen droga nga Ekuadori për në Evropë, bandat shqiptare, kryefjalë e mediave të huaja

Vitet e fundit Ekuadori është kthyer në kryeqendrën e kultivimit të kokainës dhe pika, ku ndodh më pas shpërndarja në të gjithë Evropën.

Atje operojnë shumë grupe e banda, mes të cilave dhe ajo shqiptare. Mediat në Spanjë, kanë treguar me emra, fakte dhe rrugën që ndjek droga, që nga prodhimi, transportimi dhe pazaret e bëra, nga vendi i Amerikës së Jugut, për në Evropë.

Sipas mediave në Spanjë, në Evropë, një kilogram drogë kushton rreth 29 mijë dollarë, ndërsa në Ekuador 1.700. Pas prodhimit të drogës, ajo ngarkohet në anije e aeroplanë, e nga Manabi shkon drejt vendeve evropiane.

Konfiskimet në Evropë të dërgesave të rëndësishme të kokainës nga Ekuadori, të cilat janë rritur ndjeshëm muajt e fundit, mbajnë në gatishmëri autoritetet e Gadishullit Ballkanik, të cilat koordinojnë veprimet me DEA të Shteteve të Bashkuara dhe Europol. Të dy njësitë kanë dhënë goditje të forta ndaj këtyre organizatave kriminale, sipas raporteve nga ato njësi.

Pas muajve të parë të pandemisë, në vitin 2020, organizatat kriminale në Ballkan janë më aktive në trafikun e drogës . Disa prej tyre janë bërë rrjete me shtrirje globale. Europol vlerëson se ata janë prapa të paktën 30% të trafikut të kokainës nga Amerika Latine. 129 tonë janë sekuestruar vetëm në vitin 2020, ndërsa në vitin aktual, kapjet i kanë tejkaluar 120 tonë. Ekspertët vlerësojnë që deri në fund të vitit, kjo shifër mund të arrijë në 150 tonë. Media, flet për një sasinë e sekuestruar në Portin e Durrësit më 1 prill të vitit 2021, ku u gjetën të fshehura në një kontejner me banane 49 kilogramë kokainë, e ndarë në 30 pako. Ajo kishte ardhur me adresë të firmës “Ecoalmax”, që i përkiste babait të Arbër Çekajt, Selimit. Ky i fundit u la në arrest në shtëpi, ndërsa në vitin 2018, po për të njëjtën akuzë, iu arrestua edhe i biri, Arbri. Këtij të fundit iu gjetën 619 kg kokainë që vinte nga Ekuadori.

Në median spanjolle, përmendet fakti që gazetarja e “News 24”, Klodiana Lala, ka treguar të gjithë historinë e firmës në pronësi të Çekajt. Në fakt, në shkrim, thuhet se dyshimet e para të DEA-s, për trafikimin e drogës nga bandat shqiptare, por jo vetëm, kanë nisur që në vitin 2011. Asokohe, kreu i DEA-s, Jay Bergman, ka deklaruar kështu për Reuters: “

“Ne kemi raste të krimit të organizuar shqiptarë, ukrainas, Italiane, kineze në Ekuador, të gjitha këto marrin produktin e tyre për t’u shpërndarë në vendet e tyre përkatëse “.
Më tej theksohet, se shqiptarët u bënë shumë aktiv në trafikimin e drogës, e shpërndarjes më pas për në Evropë. Ata kishin krijuar lidhje të forta me prodhuesit e zonës Guayaquil. Një nga arsyet e ekspertëve, se përse grupet gjejnë shumë terren në këtë aktivitet të paligjshëm, janë sistemet e dobëta gjyqësore, e në krye në raport, qëndron Shqipëria.

“Në vitin 2013, kuptuam me të vërtetë problemin serioz me gjyqtarët dhe prokurorët shqiptarë. Ata kapën një ngarkesë të madhe kokaine dhe bosin e madh. Ata e dënuan atë me një vit dhe ende operon”, u shpreh ish-kreu i Antimafias, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur. Autoritetet në Spanjë, kanë dalë në përfundimin se midis viteve 2017 dhe 2021, në vendin e tyre, kanë hyrë gjithsej 721 shqiptarë, 1.053 bjellorusë, 3.111 grekë dhe 192 malazezë, 30 % e së cilëve merren me trafikun e drogës. Media Spanjolle sjell sërish në vëmendje një investigim të kryer nga gazetarja e “News 24”, Klodiana Lala, e që lidhet me ish-bosin e madh shqiptar të drogës në Ekuador, Adriatik Tresa, 45 vjeç. Ky i fundit u vra në shtëpinë e tij në Bali, nga ekzekutorë që janë larguar më pas me dy makina. Ata ishin paraqitur para Tresës të veshur me uniforma policie.

“Kur ata jetojnë në Shqipëri, ata nuk janë askush … Ata jetojnë në lagje të thjeshta, në shtëpi modeste, pinë kafe në bare të humbura. Kur udhëtojnë për në Ekuador ata ndryshojnë plotësisht stilin e tyre të jetesës, duke jetuar në rezidenca luksoze. Tresa, e cila ishte e fundit Një herë në Shqipëri në 2011, ai u specializua në kryerjen e vrasjeve me pagesë, “theksoi gazetarja Klodiana Lala.

Sakaq, ekspertët e policisë janë të mendimit se një pjesë e madhe e trafikimit të drogës, koordinohet nga brenda qelive, e këtu futet në lojë një tjetër shqiptar, i quajtur Dritan Rexhepi. Ky i fundit e vuan dënimin prej 13 vitesh në burgun e Cotopaxi në Ekuador. Ai është arrestuar në vitin 2014, në vazhdën e një operacioni të ashtuquajtur “Ballkanik”.

Gjithashtu, Rexhepi njihet si një kreu i organizatës “Kompania Bello”. Rexhepi sipas tyre, përdor mjete të sofistikuara e të koduara, për të koordinuar operacionet e drogës, e gjithashtu, se ai komandon sërish organizatën e tij, pavarësisht se ndodhet I mbyllur në dyert e qelive.

blank

Arrestimi i modeles greke çon në zbulimin e kartelit, kush është “Billy the Kid”, shqiptari me rrjet trafiku kokaine nga Amerika Latine në Europë

GREQI

Një baron shqiptar fshihet mbrapa arrestimit të modeles greke Elena Polychronopoulou dhe partnerit të saj me 8 kg kokainë.

I njohur me nofkën “Billy the Kid”, shqiptari është drejtuesi i një rrjeti të fuqishëm droge që ka lidhje me Amerikën Latine, importon drogën në Shqipëri e Mal të Zi e më pas e eksporton në tregun europian.

Nga hetimet rezulton se modelja 29-vjeçare dhe parnteri i saj punonin po për këtë rrjet kriminal shqiptar.

Tashmë është zbuluar se “Billy the Kid” ka ‘selinë’ në Belgjikë, dhe janë njoftuar nga Greqia autoritet ndërkombëtare për kapjen dhe arrestimin e shqiptarit.

blank

Metamorfoza e dështuar e Lulzim Bashës – Nga Lisandër Hoxha

Që prej vitit 2009, Lulzim Basha shihej si dishepulli i Sali Berishës në politikë. Ai ishte i kujdesshëm të ishte gjithmonë ne krah të tij, i qeshur dhe besnik në aparencë.

Gjatë mandatit të dytë të Qeverisë Berisha, Basha mori bekimin për të kandiduar për Bashkinë e Tiranës. Ishte një hap i madh, i cili do i siguronte atij, jo vetëm mbështetjen absolute të Berishës, por edhe një rol të fortë në PD. Kjo pasi Basha nuk kishte lidhje me Partinë sepse nuk vinte nga rradhët e opozitarëve 1997-2005.

Gjatë fushatës elektorale të vitit 2011, u vu re një mosbesim i Bashës ndaj Partisë Demokratike. Ai nuk pranoi që shtabin e tij zgjedhor ta vendoste në zyrat e Partisë, por e zhvendosi atë në një ambient privat, vetëm 100 metra nga selia. Kjo solli shumë pakënaqësi tek drejtuesit politik, të cilët duhej të punonin për një njeri që nuk kishte besim tek kjo parti. Kjo ishte shenja e parë që shfaqte hapur urrejtjen e Lulzim Bashës ndaj njerëzve të Partisë Demokratike.

Me suportin e madh të Sali Berishës, Basha ia doli të merrte Bashkinë e Kryeqytetit dhe për rrjedhojë edhe drejtimin e Shtabit të Tiranës. Tashmë, Lulzim Basha nuk ishte vetëm një njeri me suport politik nga Sali Berisha, ai ishte edhe njeriu me pushtetin më të madh pas tij, sa i përket administrimit publik.

Ky rol do të testohej në vitin 2013, ku PD humbi në Tiranë me rreth 40 mijë vota diferencë PD-PS.

Pas humbjes së zgjedhjeve politike të 2013, Sali Berisha mbajti premtimin dhe u dorëhoq nga drejtimi i Partisë Demokratike.

Une, bashkë me Z. Basha dhe nipin e Heroit të Demokracisë, Azem Hajdari, nisemi nga zyrat e Shtabit të Tiranës, në drejtim të selisë së vjetër të PD. Në krahun tim të majtë, brenda sallës së konferencave, kisha Bashën, i ngrirë, pa asnjë reagim përballë njeriut që bëri historinë e PD dhe solli demokracinë në Shqipëri. Dorëheqja e Sali Berishës ishte një ngjarje që prodhoi jo pak emocione në atë sallë të katit të dytë, në selinë e vjetër. Kjo nuk ndodhi për njeriun që kisha në krah, i cili nuk jepte asnjë sinjal për sa po ndodhte. Të gjithë ishim mësuar tashmë me idenë se pas Berishës do të kemi Lulzim Bashën Kryetar dhe kjo u konkretizua në po atë vit.

Basha erdhi në PD dhe gjeti një Parti me struktura funksionale. Veprimi i parë i tij ishte ndërrimi i kartave të anëtarësisë, duke riprodhuar ato me emrin e tij sipër dhe duke vendosur kontroll absolut me statusin e anëtarit.

Koha kalonte dhe opozita u përball me nje Qeveri, e cila e nisi mandatin e parë me dhunë policore ndaj qytetarëve të saj. Opozita e Bashës kishte në mendje vetëm luftën e brendshme, e cila fokusohej në zëvendësimin e figurave politike me njerëz të tij. Gjatë mandatit Rama 1 u arrestuan për mosshlyerje detyrimesh për energjinë elektrike rreth 28 mijë qytetar. Lulzim Basha nuk deshi kurrë që kjo kauz madhore të shfokusonte aksionin e tij për të rrëzuar rivalët në PD.

Kjo, edhe pas takimit me George Soros në vjeshtën e 2014 në selinë e PD, ku me pas u ndalën protestat kombëtare, të cilat sa vinin dhe rriteshin.

Lulzim Basha filloi operacionin ‘të rinj dhe të vjetër’ në PD duke mbushur selinë me punonjës të Bashkisë Tiranë, të cilët, pa asnjë lidhje me demokratët, sorrollateshin në oborrin e Partisë, duke provokuar me këto terma këdo që mundeshin. Vetë Basha shpalli ripërtëritjen e PD dhe filloi të krijonte organe absurde, të tipit: Koordinator Kombëtar i PD, etj. dhe hidhte parulla si: 35% e listës me të rinj dhe të reja. U vu re edhe afrimi me grupin anti Berisha të Universitetit të Henri Çilit, nga të cilët erdhën me dhjetra njerëz si drejtues politik të Bashës. Lufta mes PD dhe Lulit u be evidente gjatë garës së FRPD të 2015. Zoti Basha projektoi një skemë me anëtarësi fiktive për të fituar një strukturë jetike për PD, siç është Forumi Rinor. I preferuari i Bashës nuk arriti të fitonte mandatin sepse shumica e demokratëve u vunë në lëvizje, duke arritur të mundin skemën e paraqitur si garë mes rinisë.

Kjo ishte beteja e parë direkte e Bashës me PD për të matur forcat dhe për të rritur pushtetin e tij personal.

Kjo vërtetohet edhe me listën e vitit 2017, ku Basha vendosi i vetëm se kush duhej të mos ishte kandidat i PD. Perveç emrave si Znj. Topalli, Z. Imami, Z. Ruli, etj., që vinin nga garda e vjetër e PD, Basha vendosi të mos kandidonte asnjërin nga Kryesia e vogël, si Z. Bozdo apo Z. Kadilli, të cilët ishin bashkëpunëtorët e tij me të afërt. As Sekretarin e Përgjithshëm, z. Ristani nuk e kandidoi si kryesues liste. Kjo, si një hakmarrje personale për betejën e humbur të vitit 2015, ku ata nuk pranuan të luftonin kundër PD. Ai nuk kandidoi as z. Kelliçi, i cili arriti të fitonte përballë të perferuarit Salianji.

Beteja e Bashës për të fituar PD kishte filluar të acaronte atë dhe i ndjerë nën presionin e demokratëve për fitore perball qeverisë më të dobët të 30 viteve, ai bëri një marrëveshje me Ramën për 6 orë në Kryesinë e Kuvendit, në 2017, duke vulosur humbjen me vetëdije.

Sali Berisha nuk e sulmoi publikisht Lulzim Bashën, duke krijuar idenë se ai vazhdon të jetë i preferuari i Doktorit dhe për pasojë edhe demokratët vendosën të ndjekin atë sërish.

Edhe pse humbi në mënyrën më të turpshme, duke marrë nga Rama gjysmën e qeverisë si garanci, Basha nuk kishte hequr dorë nga dëshira për të përvetësuar PD. Kjo, jo përmes respektit dhe militantizmit të demokratëve, por me skema makiaveliste të kapjes së vendimmarrjes.

Gjatë Kuvendit Kombëtar të Prillit 2018, u shpallën armiq politik e gjithë garda e vjetër e Sali Berishës dhe të gjithë ish drejtuesit e degëve që kishin simpati për të.

Në 2018, modeli i Bashës arriti deri në nivelet më të larta të PD, duke vendosur gara fiktive përball njerëzve personal të tij. Emërimet politike të burokratëve, si Gazment Bardhi, sigurisht që do të kishte rezultate negative, pasi baza nuk arriti kurrë te krijonte lidhje dhe të identifikohej me të. Të gjitha energjitë u fokusuan në denoncime publike, video përgjime, të cilat, përveç konsumit të përditshëm të dozës politike nga qytetarët, nuk solli rritje të pelqimit për PD. Nisur nga këto rrethana, Basha ndoqi dy strategji, të cilat i kishte planifikuar në detaje. Se pari, të mos ndryshonte asgjë në organizimin e PD, duke mbajtur si drejtues të gjithë me profil të ulët publik dhe të dukej vetëm ai si ‘Shinig Star’. Se dyti, të bënte gjithçka për të mundur Berishën dhe Berishizmin në PD, jo më duke larguar njerëzit e tij, por duke larguar atë vetë.

Kjo skemë e Bashës, duket e vështirë për t’u besuar pa ndjekur të gjithë kronologjinë e ngjarjeve që ndodhën që prej vitit 2013.

Lulzim Basha hyri në një rrugë të rrezikshme për demokracinë e vendit dhe krijoi një konflik të madh me faktorin ndërkombëtar, i cili nuk ishte parë që prej vitit 1997.

Lulzim Basha, pas një proteste në Shkurt të 2016, vendosi të nxjerrë PD nga sistemi, duke u premtuar, nën mashtrim, deputetëve dhe aleatëve se kishte mbështetje të plotë të Kancelares Merkel dhe administratës Amerikane.

Ky veprim i Bashës, jo vetëm që nuk ishte i rakorduar me ta, por i kushtoi shumë shtrenjtë vendit duke i dhënë Ramës mazhorancë kushtetuese në tepsi. Sot, pas kësaj ngjarje, e kuptojmë se Basha kishte vetem hall imazhin e tij, i cili shihej si tradhëtar dhe i shitur nga të gjithë votuesit e djathtë. Ai kuotohej me rreth 19% pikë pëlqyeshmërie ndër të djathtët, ndërkohë që PD ishte shumë më lartë. Ai ishte këshilluar të ndërmerrte akte të forta revolucionare për të rritur besimin e të tjerëve tek lidershipi i tij. Pasojat e lënies së madateve i keqësuan marrëdheniet me SHBA dhe BE duke e vënë Bashën përball tyre si një njeri pa të ardhme. Ky ishte momenti ideal që ai priste. E shiti gjithë këtë histori si një kërkesë e Sali Berishës, i cili kishte në dorë akoma shumë vendime në PD.

Paraqitja e vetes si viktimë e tij dhe apeli i vazhdueshëm për ndihmë, bëri që SHBA ta merrte në konsideratë këtë kërkesë.

Ai duhej shpëtuar nga Berisha, i cili shpeshherë denonconte edhe afera brenda sistemit të ri të drejtësisë, për të cilat amerikanët nuk kishin shumë dëshirë t’i degjonin. Ndodhur në këto kushte, armiku i ri i stabilitetit politik dhe institucioneve demokratike do të identifikohej Sali Berisha, edhe pse nuk kishte asnjë rol në vendimmarrje.

Kjo ndodhi edhe me ndihmën e Edi Ramës, i cili përsëriste apelin për të shpëtuar artistin Lul nga Sali Berisha.

Shoqatat e kontrolluara nga Soros, Fico, Fuga, Veliaj, etj., nisën një mal me raporte kundër Sali Berishës, në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Tashmë ai ishte armiku i vetëm i stabilitetit politik të vendit, i treguar me gisht nga të dyja palët PD-PS.

Me këtë veprim Basha mendonte se do siguronte 100% kontrollin mbi PD, si e vetmja shpresë për demokratët.

Basha imagjinonte se përmes shpalljes si armik të SHBA-ve, të Berishës, do të mund të paralizonte Berishizmin në PD. Kjo do ishte mëse i mjaftueshëm si argument për të mos u komentuar ky veprim nga askush.

Plani i tij, për të fituar PD dhe jo zgjedhjet, po afrohej drejt konkretizimit, kur me 19 Maj të 2021, Ambasada e SHBA në Tiranë njoftoi vendimin e Sekretarit Blinken.

Që prej asaj dite dhe deri më datën 9 Shtator, Lulzim Basha ishte në garë me kohën për të fituar kontroll absolut të vendimmarrjes së PD. Ai nuk kishte kohë për analiza humbjesh, por menjëherë zhvilloi një garë fallco dhe direkt mblodhi Kuvendin Kombëtar ku kandidoi për Keshill vetëm me besnikët e tij. Edhe gara për Kryesinë ishte një ngjarje e çuditshme për demokratët. Shumica e anetarëve të saj u zgjodhën pa garë dhe pa rival. Njerëz anti Berishist, si: Jonila Godole, Flutura Açka, Agron Gjekmarkaj, etj., u shfaqën në intervistat e para që pas marrjes së detyrës, të pozicionuar qartë kundër Sali Berishës në grupin Parlamentar të PD. Basha zgjodhi heshtjen si armën e tij më të fortë, deri në limitet e kohës. Një strategji e vendosjes para faktit të kryer, të cilën e kishte përdorur edhe herë të tjera.

Kështu, Basha mendonte se më në fund ëndrra e tij  për kontroll absolut të PD po realizohej dhe se askush nuk e pengonte dot më. I gjendur pa rival në parti, ai tashmë priste vetëm largimin e Berishës dhe kështu mendonte se do të trashëgonte një parti pa lodhje.

Vendimi antistatutor i tij dhe reagimi i fortë i Sali Berishës bëri që Luli tte rishikonte pozitat pas ngjarjes.

Sot, i gjendur përballë disafatës, ai po fshihet pas flamurit të aleatit tonë strategjik, duke hedhur në treg pro tij të gjithë mendimtarët e Çilit, aleatët e Republikës së Re të 2017, bashkë me analistët e Edi Ramës.

Kjo luftë e re politike nuk është mes SHBA dhe PD, por është mes Edi Ramës, Lulzim Bashës dhe të gjithë demokratëve.

Basha ngre teza të tipit ‘Me Amerikën, apo me Sali Berishën?!’

Këto janë vetëm pretekste pa ngjyra ndaj aktit të tij prej makiavelisti politik.

Partia Demokratike nuk është peng i Berishës, por është peng i egos së sëmurë e Lulzim Bashës. Të gjitha sakrificat e demokratëve për 8 vite kanë qeneë vetëm për të kthyer krimbin nze flutur. Metamorfoza e një majmuni që nuk u bë dot kurrë njeri.

Këtë e kanë kuptuar demokratët, të cilët çdo ditë kërkojnë rimarrjen e Partisë Demokratike. Sali Berisha sot, përmes staturës së tij politike, po bën një akt të jashtëzakonshëm demokratik në shërbim të vendit dhe fitores së ardhshme të PD.

Vetëm përmes folëtores dhe debatit të brendshëm politik ne do ia dalim të rifitojmë besimin e humbur të bazës së demokratëve nga lideri i thyer Basha.

Këtë ëndërr metamorfoze të deshtuar po e paguajmë me 12 vite opozitë.

Sot duhet të jemi të gjithë pro amerikan dhe me Sali Berishën, për të risjellë demokracinë brenda PD.

Vetëm me nje opozitë demokratike do të kemi në krah shumicën e shqiptarëve kundër regjimit të Edi Ramës.

Demokratët janë sot të bindur se, pas çdo alibie të Bashës fshihet nevoja e krimbit qe nuk u be dot kurrë një flutur politike.

blank

Pse jam për Kongresin e Jashtëzakonshëm të Partisë Demokratike – Nga GENC POLLO

1-Projekti i shpresës e i besimit ende në pritje

Partia Demokratike e mbas 25 prillit fatkeqësisht nuk ka ende një projekt të ri besimi e shprese me të cilin mund të motivojë anëtarësinë dhe elektoratin e saj si dhe të afrojë pranë saj segmente të tjera të shoqërisë e të opinionit publik. Në mënyrë që ajo të bëhet mazhoritare në zgjedhjet e ardhshme. Votimi i anëtarësisë për kryetarin e kongresi partiak që u mbajtën fill pas 25 prillit praktikisht e penguan formulimin e një projekti të ri. Parulla “Përpara me këta që kemi” ishte ekuivalenti partiak i kokës së strucit të futur në rërë. Jam i sigurt megjithatë që në Kuvend deputetët demokratë do të jenë denoncues të abuzimeve e të dështimeve të qeverisë e sa të munden edhe kontrollues të saj. Këtë funksion demokratik të rëndësishëm ata e kanë kryer më së miri gjatë dy legjislaturave të fundit deri në momentin fatal të “mandatdjegies”. Por veç kësaj, deputetët dhe tërë Partia Demokratike paraqitën edhe një vizion alternativ qeverisjeje, realizimin e të cilit shumëkush e konsideronte të mundshëm. Deri në 25 prill 2021! Pas tetë vjetësh në opozitë dhe në prag të një tjetër katërvjeçari opozitar PD aktuale në status quo nuk ka sesi të vazhdojë të bëjë këtë. Dmth të bindë njerëzit se është apo se me kalimin e kohës do të bëhet një alternativë reale ndaj pushtetit rilindist. Kjo situatë natyrshëm e bën pushtetin edhe më arrogant, më abuziv e më të dëmshëm për një Shqipëri demokratike e europiane. Prandaj status quo në PD duhet të jetë i papranueshëm për çdo demokrat me ndërgjegje politike.

2-Monopoli i së Vërtetës

Në 19 maj të këtij viti Sekretari i Shtetit i ShBA-së e përcaktoi Ish Kryetarin e PD-së si person që nuk mund të hyjë në ShBA (designated ineligible of entry into the US). Tre ditë më vonë në një intervistë kam thënë se “Ky lajm ka qenë i papritur e tronditës për shumëkënd; jo vetëm për fansat e Doktorit. Nuk i di detajet e faktet që mund të kenë shërbyer për bazë. Palët mund t’i sqarojnë. Por më bën përshtypje se ndryshe nga tre personat që së fundmi janë shpallur “non grata” Sali Berisha është prej tetë vjetësh larg nga çdo ofiq pushteti. Ai ka denoncuar rregullisht paudhësitë e qeverisë Rama; të cilat, me një gjuhë tjetër por me thelb të njëjtë, denoncohen edhe nga raportet ndërkombëtare. Dhe ndryshe nga këta tre persona e shumë të tjerë z. Berisha ka merita historike edhe në marrëdheniet tona me ShBA.”

Ofiqarë amerikanë ndërkohë kanë shpjeguar se procesi i verifikimit të personave për përcaktim të tillë zgjat shumë kohë sepse involvon shumë agjenci dhe shqyrtim të imtë. Prandaj edhe koha e përcaktimit e njoftimit të tij nuk ka lidhje me kontekstin politik në shtetin e personit të përcaktuar. Mund të jetë fare mirë kështu. Edhe pse kush ndjek jetën publike në ShBA mund të jetë tronditur (tronditur them në rastin e një dashamirësi si unë) nga akuzat e ndërsjellta mes kampeve politike, sidomos gjatë pesë viteve të fundit, për politizimin dhe instrumentalizimin partiak të agjencive qeveritare përfshi ato shumë të rëndësishme. Edhe pse gabimi është njerëzor e njerëzimi përfshin Amerikën siç dëftejnë raportet e Inspektorit të Përgjithshëm e të Posaçëm për Afganistanin (SIGAR). Hamendësime e në këtë çështje janë të padobishme. Përderisa provat e dëshmitë e akuzës dhe të mbrojtjes nuk janë ballafaquar publikisht në sistemin juridik shqiptar ato mbeten spekulime. Kjo vlen në parim edhe për dy të përcaktuarit e tjerë në kampin rilindist. Edhe pse për ta mund të kemi informacione të shumta e opinion të ngulitur.

Por ka diçka tjetër që lipset të sqarohet. Ofiqarë amerikanë gjatë verës kanë trysnuar jo publikisht dhe publikisht (në rastin e fundit me metafora të papërshtatshme e madje vulgare) Partinë Demokratike që ajo të përjashtojë sa më shpejt e jo me vonë se shtatori Ish Kryetarin nga grupi parlamentar. Rezultatin e trysnimit e pamë tek vendimi personal i Kryetarit të partisë në 9 shtator.

Ndërkohë që diçka e tillë nuk ka ndodhur me dy rastet e kampit rilindist. Me rastin e kryebashkiakut dhe të deputetit. Madje në të dyja rastet Kryeministri ka sfiduar hapur përcaktimin amerikan. Për kryebashkiakun deklaroi se e ka dhe do e ketë mik çfarëdo që të thotë Amerika për mikun. Edhe pas moskandidimit atij ja la të pacenuar pushtetin duke i emëruar njerëzit e tij në bashki. Nga anëtar i kryesisë qendrore të partisë e largoi butësisht e me terezi në kongresin e radhës pas dy vjetësh (2 shtator 2021; ironikisht një javë para përjashtimit të Ish Kryetarit).

Deputetin, të cilin u detyrua ta përjashtonte formalisht që herët, e kojti me tendera e drejtorë rajonalë të cilët mundësonin vjeljen e votës. Kur drejtuesi politik për qarkun (ironikisht ministër i jashtëm) u ankua në parti për këto favore të tepërta reagimi i Kryeministrit/Kryerilindistit ishte se deputeti përbënte një realitet politik në qark e kjo duhej respektuar dhe pikë. Rezultati ishin tre mandate shtesë për qeverinë mbas 25 prillit dhe influenca e vazhduar e deputetit tashmë të dorëhequr.
Ofiqarët nuk e kanë shpjeguar ende pse u përdorën dy kute. Edhe pse pëgjegjësia e pushtetit është gjithëmonë më e madhe sesa ajo e opozitës. Derisa kjo të ndodhë do të vijojnë hamendësimet e spekulimet se përcaktimet amerikane, koha e natyra e sidomos impakti në terren i tyre mund të mos jenë krejt burokratike, automatike e objektive. Dhe unë personalisht kam një arsye më pak për të rishikuar qendrimin tim mbi përcaktimin e 19 majit.

Por meqë po flitet për sovranitetin në partitë tona duhet të kujtojmë se kurrkush nuk mund t’i mohojë Amerikës sovranitetin e saj që t’i lejojë a ndalojë hyrjen në vend kujt të dojë. Po ashtu duhet të themi se përcaktimet amerikane, çfarëdo të mendojmë për to, duhen konsideruar realisht si elemente të botës reale dhe dhe të marrëdhënies me një mik e aleat të madh e të pazëvendësueshëm të Republikës tonë. Prandaj ato për hir të interesave më të mëdha se ato personale lipset të zgjidhen në rrugë vetjake. Mend për herë tjetër!

3-Jo çdo e keqe vjen për të bërë dëm

Ish-Kryetari ka nisur një lëvizje brenda partisë e cila ka përkrahje të gjerë në anëtarësi. Motivet e përkrahjes në anëtarësi shtrihen nga pakënaqësia për humbjen zgjedhore, tek zemërimi për përjashtimin e mënyrën se si u krye ai dhe deri tek shpresa se partia do të mund të shndërrohet sërish në një alternativë reale pushteti. Potenciali i lëvizjes është pozitiv nëse orientohet nga e ardhmja. Prandaj shresoj se rrugës do të filtrohen objektivat ngushtësisht personale në favor të atyre që i shërbejnë të partisë e vendit. Propozime të çuditshme për amendamente statutore duhen lënë pas. PD nuk ka vuajtur nga cilësia e statutit por nga shkelja apo zbatimi arbitrar i tij para e mbas v. 2013. Konsolidimi i kulturës së ligjshmërisë brendapartiake është sfidë afatgjatë. Po ashtu edhe rishikimi i parakohshëm i 9 shtatorit do të ishte kundraproduktiv. Duam apo nuk duam ai do të hapte opozitës fronte lufte të pa nevojshëm ndërkohë që asaj i del e i tepron fronti me regjimin.

Gjithashtu duhet të jetë e qartë se orientimi nga ardhmëria nuk përmban restaurimin e realiteteve të para v. 2013 apo të vartësive të perceptuara të mbas v. 2013.
Këtu ka plot elemente që mund të shtohen apo të hiqen nga agjenda e lëvizjes dhe e kongresit partiak që ajo synon. Debati i demokratëve në javët e muajt në vijim do të konturojë këtë agjendë.

Vlera e lëvizjes dhe merita e Ish Kryetarit do të jenë në ndërtimin e një projekti të ri besimi e shprese për të ardhmen.
Prandaj si anëtar i Këshillit mbështes e apeloj për thirrjen e Kongresit (Kuvendit) Kombëtar të Jashtëzakonshëm të Partisë Demokratike.

Anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike

blank

Agjencia e frikshme nuk është ajo e propagandës, por një tjetër – Nga Klodian Tomorri

Shqetësimi se qeveria po krijon ministri propagande është i kotë. E gjithë qeveria, që në ditën e parë të saj, ka qenë një ministri e madhe propagande.

Gjithsesi Agjencia e Propagandës është e padëmshme se ti ke mundësi ta luftosh me media.

Ajo që është e dëmshme, dhe që nuk ka kurë, është agjencia tjetër që po bëhet gati. Shumë shpejt qeveria do të krijojë Agjencinë e Donacioneve.

Agjencia e Donacioneve do të administrojë të gjithë fondet e huaja të buxhetit dhe kryetar i saj flitet se do të jetë Ilir Beqja. Me pak fjalë do të krijohet një xhep i madh ekstrabuxhetor gati 1 miliard euro në vit, i cili do të shpenzohet jashtë disiplinës financiare dhe ligjeve të buxhetit. Kjo është çmenduri.

Shqipëria do të ketë dy ministri financash. Një ministri që menaxhon fondet e brendshme të buxhetit dhe një agjenci, që menaxhon fondet nga jashtë.

Meqë po mbaron xhepi i rindërtimit, tani duhet krijuar një xhep i ri për të kanalizuar fondet me eficencë dhe pa siklete aty ku duhen.

blank

Dëshmitari për Mustafën: I akuzuari ka qenë njeriu kryesor

Salih Mustafa

 

 

Krenare Cubolli

Në Dhomat e Specializuara në Hagë, të hënën, më 20 shtator, ka vazhduar gjyqi kundër Salih Mustafës, ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që akuzohet për krime lufte.

Në po këtë ditë është paraqitur edhe dëshmitari i parë në rastin kundër Mustafës.

Dëshmitarit i është fshehur identiteti për çështje të sigurisë.

Dëshmitari: Dy persona mu prezantuan si pjesëtarë të UÇK-së

Prokurori, Cezary Michalczuk, ka qenë i pari që ka nisur t’i shtrojë pyetje dëshmitarit, i cili ka thënë se dy persona e kanë ndaluar në rrugë, të cilët kanë qenë të veshur me uniforma, që sipas tij kanë qenë lara-lara “sikur ato që ka mbajtur UÇK-ja”.

Megjithatë, dëshmitari ka thënë se nuk ka vërejtur ndonjë emblemë, pasi atij menjëherë pas ndalimit ia kanë futur kokën në thes.

Kur është pyetur se pse mendon që personat që e kanë ndaluar kanë qenë pjesëtarë të UÇK-së, ai ka thënë se, “ashtu më janë prezantuar”.

Ai ka thënë se dy personat që e kanë ndaluar, bashkë me dy personat në makinë, të gjithë me uniforma, e kanë çuar atë në Zllash.

Sipas tij, këta persona i kanë ofruar një çokolladë dhe më pas e kanë grushtuar në fytyrë, duke ia mbuluar kokën me thes.

“Thesin e kam pasur në kokë. Më kanë marrë dy persona, më kanë çuar në dhomën ku kam qëndruar, më kanë shqelmuar dhe nuk kam parë asgjë. Pastaj erdhën të tjerë, dhe rreth një orë kam qëndruar ashtu, më kanë marrë dhe më kanë dërguar në një vend tjetër, jashtë, ka qenë ftohtë, dhe më kanë rrahur”, ka thënë dëshmitari.

Dëshmitari ka thënë se pasi kanë arritur në vendin ku ka qëndruar, ndaj tij kanë ushtruar dhunë fizike dhe më pas e kanë dërguar në një ambient të jashtëm.

“Më akuzuan se kisha bashkëpunuar me serbë”

Dëshmitari më vonë ka thënë se tre-katër persona e kanë marrë sërish nga një ahur dhe e kanë dërguar në një vend tjetër.

Ai ka thënë të jetë alivanosur disa herë, pasi është rrahur edhe me drunj dhe atë e kanë sharë vazhdimisht.

Përgjatë dëshmisë së tij, ai ka thënë se personat që e kanë ndaluar e kanë akuzuar se ka bashkëpunuar me serbë.

“Kam qenë njeri i varfër në atë kohë. Kam shitur dru me një kal që kam pasur. Unë nuk kam pasur çare pa folur me ndonjë serb, sepse nuk kam mundur të jetoj ndryshe, të mbaj familjen”, ka thënë dëshmitari.

“I akuzuari ka qenë njeriu kryesor”

Kur dëshmitarin e kanë dërguar në ambientin e dytë, ai ka thënë se njëri prej personave ia ka drejtuar një revole në kokë.

Ai ka thënë thënë se personi që ia ka drejtuar revolen në kokë ka qenë “i akuzuari në sallë” duke refuzuar që t’ia përmend emrin.

Sipas tij, personi që ia ka drejtuar revolen ka qenë personi kryesor aty.

“Unë e bazoj këtë, sepse pa thënë i akuzuari, ata nuk kanë bërë asgjë, ushtarët tjerë që kanë qenë aty. I akuzuari ka qenë kryesori”, ka thënë ai, ndonëse ai ka përmendur se ka qenë shumë errësirë në vendin ku është mbajtur dhe nuk e ka parë atë.

Megjithatë, sipas tij, qëllimi nuk ka qenë që ai të vritet.

“Kam pasur dëshirë që të më vrisnin. Në ato momente si kam qenë, kam pasur dëshirë që të më vrisnin”, ka thënë ai.

Aktakuza ndaj Mustafës

Aktakuza kundër Mustafës për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme është konfirmuar në qershor të vitit të kaluar.

Pretendohet se krimet janë kryer në kompleksin e ndalimit në Zllash në Kosovë, në prill të vitit 1999.

Sipas aktakuzës, Salih Mustafa, gjithashtu i njohur si ‘komandant Cali’, ishte komandant i njësitit gueril BIA (‘njësiti BIA’), njësit brenda Zonës Operative të Llapit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjykimi ndaj tij përbën procesin e parë gjyqësor në Dhomat e Specializuara në Hagë, që njihen ndryshe edhe si Gjykata Speciale.

Kryegjykatësja Mappie Veldt-Foglia, i ka thënë Mustafës në hyrje të seancës se nuk do t’i lejojë atij gjuhë të papërshtatshme, sikurse herën e kaluar, dhe mund ta largojë nga salla për këtë arsye.

Në fillim të senacës, Mustafa ka kërkuar që të deklarohet, mirëpo gjykatësja nuk e ka pranuar një gjë të tillë.

“Do t’ju kisha dhënë fjalën, por tani për tani kemi një program të organizuar për sot. Do të marrim dëshmitarin dhe më pas në një moment të duhur do t’ju lejoj të thoni atë që doni”, ka thënë Veldt-Foglia.

Më 15 shtator, gjatë seancës së parë gjyqësore, Mustafa e kishte krahasuar Zyrën e Prokurorit të Specializuar me “zyre të Gestapos” – referencë për shërbimin sekret policor në kohën e Gjermanisë naziste.

Prokuroria: Viktimat ishin shqiptarë

Në seancën e parë gjyqësore, të mbajtur më 15 shtator, Zyra e Prokurorit të Specializuar tha se viktimat në rastin e Mustafës ishin shqiptarë.

Zyra e Prokurorit të Specializuar argumentoi se viktimat nuk ishin spiunë, por “shqiptarë të pafajshëm të Kosovës, krimi i vetëm i të cilëve ishte se ishin parë nga të tjerët, për një arsye apo tjetër, ishin parë si pengesë e UÇK-së dhe udhëheqësve të saj dhe prandaj ishin etiketuar si bashkëpunëtorë”.

Mustafa është deklaruar i pafajshëm për të gjitha akuzat që rëndojnë ndaj tij.

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar – që ndryshe njihen edhe si Gjykata Speciale – hetojnë krimet e pretenduara të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.

Këto krime të pretenduara përmenden në një raport të Këshillit të Evropës, të vitit 2011, autor i të cilit është senatori zviceran, Dick Marty.

Gjykata është themeluar nga Kuvendi i Kosovës, por vepron në Hagë të Holandës.

blank

Del në dritë historia e rrobaqepëseve të Aushvicit- Kush e drejtonte sallonin e modës ku gratë e burgosura realizonin veshje për elitën naziste

Kur lexoi për një ‘studio rrobaqepësie’ në Aushvic, historiania Lucy Adlington u përpoq të zbulonte më shumë rreth të burgosurve të kampit të shfarrosjes të punësuar si rrobaqepëse.

Duke folur nga Londra, Lucy Adlington përshkruan se si ajo po shfletonte dokumentet arkivore të viteve 1930 dhe 1940 për të mësuar se si ishte për gratë gjatë luftës. “Kam hasur në një referencë për një sallon mode nëAushvic, por kishte shumë pak informacion,” thotë ajo.

Adlington u nis për të kërkuar të dhëna për të mësuar më shumë rreth ish-rrobaqepësve. Në këtë proces, ajo zbuloi histori frymëzuese të rezistencës dhe mbijetesës. Gjetjet e autores dhe historianes tani janë duke u botuar në një libër të ri të titulluar “Rrobaqepëset e Aushvicit”, publikuar më 28 shtator.

‘Studio e nivelit të lartë të Rrobaqepësisë’

Në fund të viteve 1930 dhe në fillim të viteve 1940, Hedwig Höss, gruaja e komandantit nazist të kampit të vdekjes Aushvic, drejtoi një sallon mode në Aushvic që punësonte gra të burgosura. I njohur si “Obere Nähstube”, ose “studio e nivelit të lartë të rrobaqepësisë”, salloni krijoi dhe përshtati veshje të nivelit të lartë për elitën naziste.

Historiani Lucy Adlington e quan atë një “anomali të tmerrshme”, që qëndronte në kundërshtim të ashpër me mizoritë e kryera nga nazistët kundër 1.3 milion të burgosurve në kampin e vdekjes.

Nazistët e kishin kuptuar gjithmonë fuqinë e veshjeve, nga uniformat në modën e lartë, vëren Adlington. Magda Goebbels, gruaja e ministrit të propagandës së Hitlerit, Joseph Goebbels, nuk iu shmang veshjes së krijimeve hebreje.

“Çfarë diferencimi: Ju jeni veshur me lecka të ndyra dhe këto gra po vijnë duke thënë E dashur, më bëj një fustan të ri “,” thotë Adlington për DW.

Gjetja e rrobaqepëseve

Fillimisht, historiania kishte vetëm një listë me emrat e parë të rrobaqepëseve: Irene, Renee, Bracha, Hunya, Mimi, e kështu me radhë. Përpjekja për të gjetur emrat dhe mbiemrat e grave në regjistrime është e ndërlikuar, shpjegon ajo.

Shumë gra u bënë me pseudonime ose ndryshuan emrat kur u martuan më vonë. Disa gra hebreje gjithashtu morën emra hebraikë pas luftës.

Në 2017, Adlington i përfytyroi këto gra në një roman të titulluar “Shiriti i Kuq” (botuar në gjermanisht në korrik 2021 si “Das Rote Band der Hoffnung”).

Rrëfimi i saj trillues për rrobaqepësit tregon historinë e katër grave të reja, Rose, Ella, Marta dhe Carla, të cilat qepin rroba në dyqanin e veshjeve në kampin e përqendrimit Aushvic-Birkenau si një mjet mbijetese në një mjedis armiqësor.

“Unë nuk kisha informacion të mjaftueshëm, kështu që imagjinova se si do të ishte një grua e re që qepte në Aushvic për gruan e komandantit,” tregoi autorja. “Dhe kur doli ky roman, njerëzit filluan të kontaktojnë me mua për të më thënë: “Në fakt, ajo ishte tezja ime, ajo ishte nëna ime, ajo ishte gjyshja ime”.

Adlington së shpejti pati një “ndjenjë të fortë se historia nuk është varrosur; është jeta e njerëzve”, tha ajo.

Studiuesja filloi të kontaktonte me familjet e rrobaqepëseve të Aushvicit dhe në vitin 2019 ajo takoi në San Francisko një rrobaqepëse të mbijetuar, Bracha Kohut, e cila ishte 98 vjeç.

“Kjo ishte një lidhje e mahnitshme,” tha ajo. “Dhe unë po e shikoj duke menduar, kjo është e njëjta grua përvojat e së cilës kam lexuar. Unë jam duke u përpjekur të kuptoj se si ajo, në një moshë kaq të re, mundi ta durojë atë traumë.”

Rezistenca e fshehur e rrobaqepëseve

Për shumë të burgosur, puna në studion e rrobaqepësisë ishte një mënyrë për të mbijetuar. Rrobaqepësja drejtuese ishte një grua e quajtur Marta, e cila me qëllim krijoi sallonin e modës si një parajsë.

“Ajo donte të shpëtonte sa më shumë gra që të mundte. Pra, po, ata kishin rroba të pastra. Ata kishin mundësinë për të larë. Dhe siç tha një grua, ata kishin punë domethënëse,” thotë Adlington.

59168281 404
59168281 404

“Pra, në vend që të trajtoheshin më keq se kafshët…si skllevër që u traumatizuan duke ndërtuar dhomat e gazit që do t’i vrisnin ata dhe familjet e tyre, ata në fakt kishin diçka të bukur për të bërë. Unë mendoj se kjo duhet të ketë qenë e jashtëzakonshme për vetëvlerësimin e tyre.”

Por gratë në studion e rrobaqepësisë nuk bënin vetëm veshje të bukura dhe nuk ofronin kohën e tyre. Shumë ndihmuan fshehurazi lëvizjet e rezistencës duke përdorur pozicionet e tyre relativisht të privilegjuara për të komunikuar me njerëzit jashtë kampit.

“Ato mblodhën ilaçe dhe i shpërndanë ato. Ato vodhën gjithçka që mundën…dhe unë mendoj se më e rëndësishmja është se ato e mbajtën lart moralin,” thotë autorja.

59168263 404
59168263 404

“Ato ishin në gjendje të hynin në gazeta dhe të dëgjonin fshehurazi radiot në mënyrë që të mund të thoshin,” shikoni, aleatët kanë pushtuar Francën. Fitorja po vjen, qëndro aty “.

Shefja e rrobaqepësisë Marta gjithashtu po përgatitej të ikte nga Aushvici për t’i treguar botës së jashtme për mizoritë e nazistëve, shton Adlington.

Një punë dashurie

Ndërsa Adlington ishte në gjendje të fliste me Bracha Kuhot dhe familjet e rrobaqepësve të tjerë për librin e saj, ajo nuk ka qenë në gjendje të gjejë gjurmë të veshjeve që ishin përshtatur nga këto gra.

“Në dijeninë time, asnjë veshje nuk dihet nëse ka mbijetuar nga ky sallon mode. Kishte një libër porosish në sallon që një dëshmitar thotë se kishte emrat e nazistëve të nivelit më të lartë në Berlin në të, kështu që klientët nga Berlini porositnin rrobat e tyre nga Aushvic. Por urdhrat nuk kishin mbijetuar,” tha autorja për DW.

Sidoqoftë, Adlington, një koleksioniste e rrobave të cilësisë së lartë, tha se njëra prej rrobaqepëseve që i mbijetuan Aushvicit më vonë i qepi një kostum mëndafshi mbesës së saj.

“Mbesa e saj më dërgoi kostumin. Kështu që unë kam një kostum të bërë nga një prej rrobaqepëseve dhe më bën të qaj sa herë që e shoh. Është kaq e bukur të mendosh se çfarë duhej të bëje në kampe për të mbijetuar kjo grua e quajtur Hunya,” tha Adlington, e cila përsëriste se puna e tyre ishte në thelb punë skllevërish.

“Por kjo veshje që ajo bëri për mbesën e saj ishte e qepur me dashuri.”/DW

blank

Karta e bankës ishte sinjali që çoi në gjurmët e biznesmenit Pecorelli

Aktivizimi i kartës së bankës ishte sinjali që çoi në gjurmët e biznesmenit italian Davide Pecorelli, pas 8 muajsh nga zhdukja e tij.

Mësohet se Pecorelli i kishte marrë të gjitha masat për të bërë një jetë të dytë, pasi kishte ndryshuar identitetin dhe siguruar dokumente rumune.

Por mbetja pa para do të bënte që 45-vjeçari të drejtohej në bankomat për të tërhequr të hollat që i duheshin.

Bashkëpuntori i tij shqiptar u raportoi hetuesve për aktivizimn e kartës.

Në 12 shtator, për herë të parë në tetë muaj, karta e kreditit e Davide Pecorelli u aktivizua.

Ishte shoqëruesi shqiptar (i ndihmuar nga avokati Giancarlo Viti), banues në Lama di San Giustino, i cili raportoi alarmin e bankës tek hetuesit. Për hetuesit e celularit në Perugia ishte dëshmi se sipërmarrësi ombriano-toskan mund të ishte gjallë dhe tashmë ishte kthyer në Itali.

Pecorelli kishte dokumente të rreme.

Ai i dha në hotelin Giglio të Mërkurën në mbrëmje dhe u siguroi atyre të merrnin me qira gomone. Ai po ashtu kishte fshehur një patentë shoferi të vërtetë. Policia pyjore e ishullit kreu një kontroll në dhomën e hotelit, sekuestroi dokumentin e falsifikuar dhe objekte të tjera. Se si arriti në Itali nga Shqipëria është ende një mister.

Anija e Pecorelli e gjeti veten në vështirësi të Premten pasdite në brigjet e Giglio. Varka e patrullës e shpëtoi atë.

Ai dukej si i braktisur: flokë shumë të hollë, të rrëmujshëm, të gjatë.

Ai i tha ushtrisë se ai ishte Davide Pecorelli dhe se ai donte të fliste me prokurorin e Perugia, i cili kishte hetuar zhdukjen e tij që nga janari.

Dje në mëngjes, ushtria e shoqëroi në Piombino dhe e identifikoi.

Të hënën pasdite një seancë është caktuar para zëvendës prokurorit Giuseppe Petrazzini.

blank

Lulzim Basha i bën dëm opozitës dhe gjithë veprimit opozitar – Nga Ylli Manjani

Ja pra dëmi që sjell një opozitë që nuk e beson askush që është opozitë!

Megjithë përpjekjet ekzibicioniste të qeverisë dhe mjeshtrave të propagandës që ajo ka, për të tërhequr vemendjen me qese në xhep; me fjalime idiote në Parlament; me vendime gjasme antiluks dhe njëkohësisht me lajme mbi makinën super luks të Ramës, prap qeveria nuk bëhet më lajm…

S’ka sesi, sepse të gjithë e dinë se këto janë muhabete kot. Sepse asgjë nuk ndryshon. Sepse qeveria ka në borderonë e saj opozitën.

Njësoj si kur hyjnë si kur dalin nga Parlamenti. Si opozita e kërpëratës si e Lulzim Bashës. Asnjë dallim

Edhe sikur të thotë mrekullira, kjo opozitë ska më pikë kredoje publike. Aq më tepër kur njëri i bie gozhdës e tjetri patkoit… Zaten kur Luli i merr vendimet vetë, pa pyetur njeri ska se si të ketë një opozitë të bashkuar. Përkundrazi…

Mbi të gjitha kur opozita shantazhohet, qetësia e atij që keqqeveris nuk është më as lajm.

Dëm e shkuar dëmit, i bën tashmë personalisht Lulzim Basha opozitës dhe gjithë veprimit opozitar.

Luli tashmë është monument i rëndësisë së veçantë që ruhet nga qeveria dhe mbështetet nga propanda e saj.

blank

Kosovë – Vonesat e asfaltimit prodhuan rrugë të dobëta

Veturat kalojnë pranë një rruge të prishur pas rreshjeve të shiut në Mazgit në janar të vitit 2021.

 

Shkëlqim Hysenaj

Në shumë raste, ndërtimi i rrugëve në Kosovë është proces që stërzgjatet me vite dhe që në fund nuk i përafrohet projektit fillestar.

Kjo gjetje rezulton në një raport të Zyrës Kombëtare të Auditimit, zyrë kjo që ka audituar 11 projekte rrugore në Prishtinë, Prizren, Ferizaj dhe Malishevë.

Ndonëse ishte paraparë që rruga Llapqevë – Ujëvarat e Mirushës në Malishevë, të përfundonte brenda 120 ditësh, ajo rezulton se nuk ishte përfunduar as pas 1,339 ditësh.

“Në lidhje me ndërtimin e rrugës Llapqevë – Ujëvarat e Mirushës, me gjatësi 3.1 kilometra dhe gjerësi 6 metra, rruga nuk kishte përfunduar ende, deri në qershor të vitit 2021, kur është kryer ky auditim, edhe pse kishin kaluar 42 muaj nga nënshkrimi i kontratës, ndërsa ishte paraparë të zgjaste 120 ditë pune”, thuhet në raportin e publikuar më 30 gusht.

Një rrugë tjetër, në këtë rast e mbështetur nga Ministria e Infrastrukturës, që parashihte të lidhte fshatrat e Komunës së Skenderajt me ato të Istogut, e njohur si rruga Vojnik – Osojan, ndonëse filloi në vitin 2016, nuk ka përfunduar ende.

Kjo rrugë me gjatësi 3.6 kilometra dhe me gjerësi 6 metra, në fazën fillestare ishte paraparë të kryhej për 155 ditë.

Në këtë segment të rrugës punimet kishin vazhduar deri në qershor të vitit 2017, kur edhe ishin ndërprerë pa afat.

“Shkak që kjo rrugë të realizohet vetëm pjesërisht ishin problemet pronësore meqë kjo rrugë ishte rrugë tërësisht e re dhe ishte paraparë që e gjithë traseja të kalonte nëpër prona private, të cilat nuk ishin shpronësuar para nënshkrimit të kontratës”, thuhet në raport.

Për 90 ditë punë efektive ishte paraparë që të përfundonin punimet në rrugën rajonale Rahovec – Suharekë me gjatësi 12.35 kilometra dhe gjerësi 6.8 metra, por ato nuk kishin përfunduar as pas dy vjetësh.

Sipas gjetjeve të Auditorit, nga dita e parë e fillimit të punimeve për rehabilitimin e kësaj rruge, kishin kaluar më shumë se 1,000 ditë kalendarike ose 33 muaj dhe ende punimet nuk ishin përfunduar.

Raporti po ashtu përmend edhe disa projekte që janë zvarritur dhe ndërtimi i të cilave është pezulluar për afat të pacaktuar.

Bazuar në gjetjet e këtij auditimi, rezulton se ndërtimi i rrugëve lokale dhe rajonale, përcillet me vështirësi të shumta, duke filluar nga mungesa e analizës kosto-përfitime, planifikimi joadekuat i aktiviteteve, buxhetimi i pamjaftueshëm, problemet me shpronësime si dhe problemet me hartimin e projekteve kryesore si dhe paqartësi sa i përket referimit në standarde të ndërtimit të rrugëve.

Për këtë arsye, ndërtimi i rrugëve është karakterizuar me vonesa deri në tre vjet, e disa kishin mbetur pa përfunduar edhe pesë vjet pas fillimit të tyre.

Pak gjoba për kompanitë që shkelin kontratat

Qëndrim Arifi, hulumtues i lartë pranë organizatës INPO, që monitoron fushën e prokurimit publik, thotë se është vështirë të gjendet ndonjë projekt infrastrukturor në Kosovë i cili është kryer sipas kritereve dhe në afat optimal kohor.

Ai thotë se institucionet, qoftë lokale, qoftë qendrore, dështojnë qysh në fillim të nisjes së tenderëve dhe përcakimit të kritereve.

“Lëshimet jo gjithherë ndodhin nga panjohuria lidhur me punën e caktuar apo projektin e caktuar. Lëshimet zanafillën e kanë qysh në inicim të procedurës”, thotë Arifi për Radion Evropa e Lirë.

Airifi thotë se ka mungesë të madhe të stafit të kualifikuar e që janë persona përgjegjës nëpër komuna për të vendosur se kush është fitues i kontratave si dhe që kanë përgjegjësinë e monitorimit të zbatimit të projekteve.

“Nuk kemi një menaxhim kualitativ, e them për faktin se jo gjithherë si menaxher kontratash dhe si komision mbikëqyrës, caktohen njerëz kompetentë, njerëz të fushës dhe e dyta është fakti se komunat ballafaqohen me mungesë të stafit adekuat, i cili do të mund të menaxhonte një kontratë”, shprehet ai.

Arifi thotë se në bazë të monitorimit që kanë kryer në projekte infrastrukturore, pavarësisht se kompanitë kanë bërë shkarje nga projektet fillestare si dhe në rast të dështimeve në zbatim të projektit, ndaj tyre nuk janë shqiptuar dënime.

Shqiptimi i dënimeve për shkak të punimeve të dobëta si dhe për vonesa të paarsyeshme në përfundimin e projekteve, është i paraparë me ligj, por sipas Arifit, kjo nuk gjen zbatim në praktikë.

Radio Evropa e Lirë ka provuar që të flasë me zëvendësministrin e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durimishi, i cili javëve të fundit është marrë në veçanti me cilësinë e asfaltit në rrugët e Kosovës, por, ai nuk i është përgjigjur interesimit të REL-it.

Kush është fajtor për cilësinë e dobët?

Ndërtimi i rrugëve në Kosovë, sidomos atyre lokale, për Naser Kabashin, profesor në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, kryhet pa një analizë të mirëfilltë si dhe me mungesë të madhe të monitorimit të zbatimit të projekteve.

Profesor Kabashi thotë se rrugët në Kosovë kanë një cilësi të dobët pasi sipas tij, qysh në fazën fillestare janë të përfshirë njerëz jokompetentë që vendosin për dhënien e tenderëve.

Një aspekt tjetër negativ që ndikon në realizimin e dobët të projekteve infrastrukture, sipas profesorit Kabashi, është edhe fakti që synohet çmimi më i lirë e jo cilësia.

“Në procesin e vlerësimit të dokumenteve tenderuese ose të aplikantëve, duhet të jenë njerëzit që janë profesionistë sepse çfarë jemi duke bërë tani? Tanimë e kemi lëshuar nivelin dhe shohim vetëm një qasje, shohim vetëm çmimin dhe nuk e analizojmë anën teknike që kontraktuesit e ofrojnë në momentin e aplikimit”, thotë Kabashi.

Profesori Kabashi thotë se për të pasur rrugë më cilësore, duhet që institucionet të kujdesen qysh në fazën fillestare që të përgatisin më mirë dokumentacionin tenderues.

Sipas tij, duhet të rritet edhe kontrolli laboratorik i asfaltit që shtrohet në rrugët e Kosovës.

“Mbikëqyrja e asfaltit duhet të jetë permanente prej momentit të përgatitjes së bazës së rrugës, deri në momentin e përfundimit të asfaltit”, thotë ai.

Sipas të dhënave zyrtare, ndërtimi i rrugëve në Kosovë merr një pjesë të konsiderueshme të shpenzimeve për investime kapitale.

Gjatë periudhës 2017-2019, vetëm në ndërtimin dhe përmirësimin e rrugëve rajonale dhe lokale ishin shpenzuar mbi 343 milionë euro.

blank

Esiona Konomi: Rama me makinë 500 mijë dollarëshe, gazetarja: Ku e more GMC-në

Ja si shkruan gazetarja Esiona Konomi në rrjetin social:
“Meqë jemi në ditën e qeverisë modeste dhe me etikë të lartë, a mund të përgjigjet kryeministri:
-A është blerë makina që ai po përdor së fundmi me fonde nga buxheti i shtetit? 🤔
-Kush është zonja E. Hoxhallari dhe a ia ka dhënë ajo makinën në përdorim kreut të qeverisë? 🤔
-Nëse nuk ka lidhje me këtë zonjë, a mund të shpjegojë z. Rama se e kujt është makina e sa kushton ajo? 🤔
-Pse ju desh kryeministrit një makinëne re? Çfarë elementësh sigurie ka ky automjet? 🤔
(Pyetjet ia kam drejtuar prej ditësh edhe zyrtarisht qeverisë).”

Më poshtë është reagimi i syri.net

Teksa u kërkoi ministrave të tij që të heqin dorë nga lukset e pushtetit, vetë shefi I qeverisë, Edi Rama prej dy muajsh po lëviz me një automjet super luksoz. Mjeti tip GMC, kushton përafërsisht 500 mijë dollarë dhe zakonisht përdoret nga trafikantet meksikanë të drogës.

Nga SYRI TV

Kryeministri Edi Rama, gjatë mbledhjes së parë të këtij mandati, i porositi ministrat e tij që të heqin dorë nga pushimet jashtë shtetit, udhëtimet në biznes klas, etj, dhe u kërkoi atyre që të respektojnë kodin etik të përcaktuara prej tij. Por në ndryshim nga çfarë u kërkoi vartësve të tij, kryeministri u shfaq me makinën e tipit ‘GMC Custom Luxury Vehicle’ me të cilën shefi i qeverisë po lëviz gjatë dy muajve të fundit.

Makina e Ramës e cila kushton përafërsisht 500 mijë dollarë, ka dy ndenjëse VIP me mbështetëse këmbësh, sediljet janë italiane, rimeso me dru arre origjinale. Tavani është i ndriçuar dhe është i gjithi me lekurë kastori.

Makina nga brenda duket si avion privat luksi. Kjo makinë shihet shumë në rrugët e Meksikës me të cilat lëvizin njerëzit e kartelit të drogës për komoditet dhe mbrojtje nga atentatet.

 

blank


blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
Send this to a friend