Njëri në fundjavë shkon për peshkim, ndërsa një miku i tij del për gjah. Asnjëri prej tyre nuk ka sukses, kur vjen puna për të treguar bilanin, thotë peshkatari:
“Ndërsa po peshkoja, ndjeva papritur se diçka po binte në grep, fillova të tërheq, të tërheq, të tërheq, kur vura re se ishe një ngjalë 10 metra. Vazhdova ta tërheq, por ajo ishte më e gjatë, 20 metra, 30, 40, 50, 60, 70… pastaj prapë… 80, 80, 100.. Po ti çfarë gjuajte?”
“Unë nuk gjuajta asgjë. Por tek po kthehesha, papritur më doli përpara një kaproll. Shtiva dhe e vrava. Por meqë ishte i rezervatit, një roja donte të më arrestonte. Shtiva dhe e vrava. Pastaj më doli një tjetër, shtiva dhe e vrava, një tjetër, një tjetër, një tjetër… 10, 20, 30, 40, 50, 60, 70… pastaj 100…”
“…Mos vazhdo me përralla, – i tha peshkatari, gjithë këta të vdekur…”
“Nëse ti nuk e shkurton pak ngjalën, unë do ta shpërthej Luftën e Tretë Botërore!!!, – tha gjahtari.
Komentet