VOAL

VOAL

Këndi i humorit: Njëri i lutet Zotit, aman, o Zot, bëje gruan time burrë!

November 27, 2020

Komentet

Këndi i humorit: Kur hidrauliku mbërrin dhe vogëlushi bën këtë pyetje

Kur hidrauliku mbërrin dhe vogëlushi bën këtë pyetje:

-Mami, hidrauliku ka ardhur, babai t’i ka lënë paratë. tani unë duhet të dal e të luaj jashtë?

Këndi i humorit: Ja pse i shpëton Ferrit

Ja pse i shpëton Ferrit:

-Do të të dërgoja në Ferr! Por ke jetuar në një vend pa pagë minimale, me një pension qesharak… deri tani ke qenë në Ferr! Prandaj po të dërgoj në Parajsë!

Këndi i humorit: I kërkon gruas besnikëri edhe pasi ai të ketë shkuar në amshim

I kërkon gruas besnikëri edhe pasi ai të ketë shkuar në amshim:

-Zemër, pasi unë të  vdes, a do të shkosh me burra të tjerë?

-Mos ki merak, zemër, nuk është nevoja fare të vdesësh!!!

Këndi i humorit: Hyn në shtëpinë e mikut dhe është i habitur

Hyn në shtëpinë e mikut dhe është i habitur:

-Ku është papagalli, mos e keni shitur?

-Jo, papagalli ka vdekur!

-Si kështu?

-Unë u martova dhe që atëherë atij nuk i vinte asnjëherë radha për të folur!!!

Këndi i humorit: Ende është i befasuar

Ende është i befasuar:

-Nuk arrij ta kuptoj pse ky fëmijë është kaq esmer?!!

-A të kisha thënë, i dashur, të mos pije aq shumë kafe?!!!

Këndi i humorit: I përgjërohet hajdutit që ka hyrë në shtëpi

I përgjërohet hajdutit që ka hyrë në shtëpi:

-Më bëj mua çfarë të duash, por të lutem, lëre këtë zonjën të largohet!

-Pse, kaq shumë e dashuron gruan?

-Jo, është sekretarja ime, por gruaja ime vjen pas pak!!!

Këndi i humorit: Ajo është naive e pandreqshme

Ajo është naive e pandreqshme:

-E di që çdo mëngjes një burrë troket në portën time dhe pyet se a ndodhet në shtëpi im shoq? Dhe kur i them jo, ai hyn dhe më bën tri orë rresht të çmendem!

-Aaa, vërtet?!!!

-Dhe ende nuk e kuptoj se çfarë kërkon ai nga im shoq!!!

Këndi i humorit: E pyet mjeku okulist

E pyet mjeku okulist:

-Zonjë, çfarë problemi keni me sytë?

-Doktor, ka disa kohë që e ngatërroj burrin tim me fqinjin!!!

Këndi i humorit: Një ndër një mijë problemet e saj

Një ndër një mijë problemet e saj:

-Një grua më ka shkruar që të heq dorë nga burri i saj.

-Atëherë hiq dorë!

-Nuk është e lehtë, sepse letra ishte anonime!!!

Këndi i humorit: Një pyetje e bukur dhe një përgjigje që të lë pa mend

Një pyetje e bukur dhe një përgjigje që të lë pa mend:

-Kur bën dashuri, cila është shprehja më e keqe që të ka thënë yt shoq?

-Zemër, jam në shtëpi!!!

Këndi i humorit: Sapo ka arritur në Parajsë

Sapo ka arritur në Parajsë:

– E çfarë janë këto ulërima?

-Rri i qetë, iu bëjmë vrima për t’iu vendosur flatrat!

-Po këta tjerët pse ulërijnë?

-Rri i qetë, iu bëjmë vrima në kokë për t’iu vendosur aureolat!

-Epo mirë, unë vendosa të shkoj në Ferr!

-Si kështu, atje iu vendosin bishta!

-Aq më mirë, të paktën e kam vrimën për bishtin!!!

Këndi i humorit: Ai qan hallet me mjekun

Ai qan hallet me mjekun:

-Doktor, unë çdo ditë e bëj pipinë në orën 6 të mëngjesit dhe kakën në orën 7 të mëngjesit.

-Shumë mirë, – i thotë mjeku. Gjithçka në rregull!

-Problemi është se unë zgjohem në orën 8 çdo mëngjes!!!


Send this to a friend