Një burrë dhe gruaja e tij shkuan në kopshtin zoologjik. Ata gjetën një majmun duke luajtur me pasion me femrën e tij.
E shoqja i tha: “Çfarë romance!!”.
Pastaj gjetën një luan dhe luaneshën e tij të ndarë nga njëri-tjetri; luani i heshtur dhe i vetem ne cepin e tij sikur luanesha te mos ekzistonte.
E shoqja i tha: “Sa skenë e trishtë pa dashuri!!”. Burri i saj i tha: “Hidhe atë gur te luanesha dhe shiko”.
Kur ajo e hodhi, luani kërceu duke ulëritur për të mbrojtur luaneshën e tij. Ata panë përsëri majmunët dhe ajo bëri të njëjtën gjë duke hedhur një gur; majmuni menjëherë ia mbathi dhe e braktisi femrën e tij për të shpëtuar lëkurën e vet.
Më pas i shoqi i thotë: “Mos u mashtro nga ajo që sheh si romancë tek disa, shumë herë është një pamje mashtruese që fsheh një zemër të zbrazët. Përkundrazi, ka të tjerë që nuk tregojnë asgjë, por zemrat e tyre janë të mbushura me dashuri të sinqertë.”
Fatkeqësisht, sot kemi kaq shumë majmunë dhe kaq pak luanë.