Një autobus plot me politikanë, që udhëtonte përgjatë një rruge malore, bie nga një shkëmb dhe ndalet disa qindra metra poshtë shtëpisë së një fermeri.
Fermeri del për të parë se çfarë ka ndodhur, pastaj hap një varr dhe varros të gjithë politikanët.
Disa ditë më vonë, një makinë policie kalon aty pranë, gjen autobusin dhe e pyet fermerin nëse e di se ku janë politikanët.
“I varrosa,” thotë fermeri.
“Po pse? vdiqën të gjithë?”- e pyesin policët.
Përgjigjet fermeri:
“Në fakt, disa thanë jo, por të gjithë e dimë se çfarë gënjeshtarësh janë politikanët!!!…”