Mësuesja e bilogjisë po shpjegon. Ajo e fillon duke iu bërë pyetje nxënësve:
– Pal, mund të më japësh shembull një gjitar pa dhëmbë?
Pali përgjigjet:
– Po, mësuese, gjyshja ime!!!
Mësuesja e bilogjisë po shpjegon. Ajo e fillon duke iu bërë pyetje nxënësve:
– Pal, mund të më japësh shembull një gjitar pa dhëmbë?
Pali përgjigjet:
– Po, mësuese, gjyshja ime!!!
Njëri që nuk ka mëkatuar kurrë gjatë gjithë jetës së tij shkon në parajsë. Para se të hyjë, kalon para derës së ferrit dhe sheh shumë njerëz që po hanë me bollëk me shumë pjata në tavolina: lazanja, pulë, salsiçe, ëmbëlsira të të gjitha llojeve.
Ai vazhdon udhëtimin dhe mbërrin para derës së parajsës ku i hapet Shën Pjetri, i cili e fton të ulet pasi dreka është gati.
Pas 10 minutash, Shën Pjetri kthehet dhe i dhuron një tabaka me një sanduiç djathi.
Të nesërmen në të njëjtën kohë, përsëri sanduiçin me vetëm një fetë djathë.
Ditën e tretë, kur ende sheh sanduiçin e zakonshëm, njeriu i pamëkate pyet:
“Më falni, Shenjtëria juaj, por para se të mbërrija këtu kalova para portës së ferrit dhe po hanin çdo të mirë, nuk e kuptoj pse këtu hamë vetëm bukë e djathë!
Dhe Shën Pjetri, pak i mërzitur, i përgjigjet:
“Dëgjo këtu, çfarë po ndodh në trurin tënd?! Nuk mund ta vë në punë kuzhinën vetëm për mua dhe ty!!!”
Njëri ka më shumë se një orë ulur në kinema dhe fillon të ketë dhimbje në stomak. Papritur ai ndjen nevojën për të çliruar pak gazra, por ka frikë të bëjë zhurmë. Pikërisht në atë moment, në film shfaqet një skenë me një tren që kalon pranë gjithë poterë dhe ai përfiton nga kjo, i sigurt se askush nuk mund ta dëgjojë.
Në skenën tjetër ka heshtje dhe dëgjon fqinjin të nuhasë ajrin me neveri dhe të pyesë:
“E çfarë po ndodh?!”
Dhe ai:
“Oh, duket se e ka bërë treni, makina e fundit mbante pleh organik!!!”
Një burrë shkon te psikiatri:
“Doktor, gruaja ime është e çmendur, i pëlqejnë macet dhe ka mbushur gjithë shtëpinë me këto kafshë, ne kemi më shumë se 100, ato janë në çdo cep, dhe pastaj era e rëndë…”
Dhe doktori:
“Nëse është vetëm era, ju mund t’i mbani dritaret hapur.”
Flet burri i zemëruar:
“A po bëni shaka, doktor? Pra, 200 pëllumbat e mi të çajnë ferrën!”
Drejtori i një supermarketi të madh ndërhyn në debatin midis një klienti dhe shitëseje:
– Zonjushë, klienti ka gjithmonë të drejtë! E çfarë po ju thotë zotëria?
Shitësja i përgjigjet:
– Thotë se jemi të gjithë hajdutë!!!
Dy miq takohen në lokal dhe njëri prej tyre duket i pakënaqur.
– Çfarë ndodh me ju? Ju dukeni jashtë llojit.
– Kam frikë se gruaja ime do të më tradhtojë.
– Pse mendon kështu?
– Sepse ne kemi qenë në Berat dy vjet, në Elbasan katër vjet dhe tani kemi këtu në Durrës tre vjet …
– Kështu që?
– … postieri është gjithmonë i njëjti.
Një fëmijë pyet hallën e tij që ka mbetur e pamartuar:
“Nuk të ka kërkuar njeri ndonjëherë të martohesh?”
Halla përgjigjet:
“Po, një zotëri, një herë me telefon!”
I habitur, fëmija e pyet përsëri hallën:
“Atëherë pse nuk u martuat?”
Dhe halla përgjigjet menjëherë:
“Sepse ai kishte gabuar numrin!”
Një gjirokastrit fiton një milion euro në llotari dhe çmimi paguhet i gjithi në monedha 1 euro.
Një gazetar e interviston atë:
– Dhe tani, cila është gjëja e parë që do të bësh me gjithë këto para?
Flet gjirokastrit:
– Do t’i rinumëroj një nga një të gjitha…
Burri dhe gruaja janë ulur në tryezën e kuzhinës së tyre. Burri po lexon gazetën dhe në një moment thërret:
“Po, kjo është e mrekullueshme!”
Gruaja e pyet me kureshtje se çfarë e habiti kaq shumë burrin e saj dhe ai përgjigjet:
“Po lexoj njoftimet. Ta mendosh se shesin goma të reja makine me një çmim shumë të ulët, një pazar tejet me leverdi.”
Gruaja qesh me të:
“Qenke budalla!! Pse humb kohë duke lexuar reklama për goma, kur nuk ke as makinë?”
Dhe burri përgjigjet:
“Fjala që bie, të them unë gjë kur ti blen një sytjenë të re???”
– Titi, jam çmendur pas teje! – i thotë ajo.
– Mirë, mirë, por rri larg babait tim… – ia kthen ai.
– Pse, është i ashpër me vajzat që të vijnë rrotull?! – pyet ajo.
– Jo, por është drejtor i spitalit psikiatrik!!! – i përgjigjet ai.
Një burrë që kthehet nga berberi i thotë gruas së tij se, sa herë që shkon për të prerë flokët, berberi i tregon për udhëtimet e tij të panumërta nëpër botë, ndërsa ai kurrë nuk ka asgjë për të treguar sepse ata nuk udhëtojnë kurrë.
Gruaja e tij e fton atë të thotë gënjeshtra duke shpikur udhëtime të tilla që nuk janë bërë kurrë.
U kthye te berberi dhe i thotë:
“E di që isha në Romë, vizitova Koloseumin, shatërvanin e Trevit etj. pastaj të dielën shkova në Shën Pjetër për të parë Papën, e di? Sapo doli te dritarja më shikoi menjëherë “…
“Përralla”, – thotë berberi, – ” në mes të mijëra njerëzve si ia doli të shikonte vetëm ty? ”
Dhe ai:
“Do të them ty më shumë: kur zbriti në shesh me papamobile, ndaloi përpara meje, që isha pas nje barriere.”
“Dhe berberi i thote perseri:”
“Përralla!”
“Dhe ai:” Papa zbriti dhe erdhi te me takonte. M’u afrua dhe me vuri dorën ne shpatull… ”
Bhe berberi me kureshtje pyet:
“E ç’do te thoshte Papa? ”
Dhe ai:
“Më tha: kush është ai berberi i ndyrë që të pret flokët?!!!”
Pali e shikon mamanë e tij duke hyrë në shtëpi me një peliçe prej lëkure dhelpre.
– Kushedi sa ka vuajtur kafsha e shkretë që ti ta kesh këtë peliçe, mama?!!! – i thotë së ëmës.
E ëma ia jep një shpullë të fortë dhe i thotë:
– Si guxon ta quash kafshë të shkretë babain tënd?!!!
Botues:
Elida Buçpapaj dhe Skënder Buçpapaj
Moto:
Mbroje të vërtetën - Defend the Truth
Copyright © 2022
Komentet