“Mbreti i fundit i një populli
kishte dhjetë qen të egër.
Ai i përdorte ata për të torturuar dhe gllabëruar
ndonjë nga shërbëtorët që bënin ndonjë gabim.
Një nga shërbëtorët dha një mendim të kundërt,
dhe mbretit nuk i pëlqeu fare.
Për këtë urdhëroi që shërbëtori
t’iu hidhet qenve.
Shërbëtori tha: “Të kam shërbyer për dhjetë vjet,
dhe ma bën këtë? Te lutem më jep
dhjetë ditë afat para se të më hedhësh mes qenve”,
dhe mbreti ia dha.
Në ato dhjetë ditë shërbëtori iu kthye
rojës që kujdeset për qentë dhe i tha
se dëshiron t’u shërbejë qenve për dhjetë ditët e ardhshme.
Kujdestari i qenve ishte i hutuar, por ra dakord,
dhe shërbëtori iu përkushtua të ushqyerit
të qenve, pastrimit, larjes dhe
çdo lloj rehatie për ta.
Kur mbaruan dhjetë ditët,
mbreti urdhëroi që shërbëtori t’iu hidhej
qenve për dënimin e tij.
Kur e hodhën, të gjithë ishin
habitur kur panë se qentë nuk pushonin
duke ia lëpirë këmbët shërbëtorit!
Mbreti, i shqetësuar nga kjo
ajo që po shihte, tha:
“Çfarë ndodhi me qentë e mi?”
Shërbëtori u përgjigj:
“Unë iu shërbeva qenve
vetëm dhjetë ditë dhe nuk kanë harruar
shërbimet e mia.
Unë të kam shërbyer ty për dhjetë vjet dhe ti
harrove gjithçka,
sapo unë bëra gabimin tim të parë!”
Mbreti e kuptoi gabimin e tij dhe urdhëroi
shërbëtorit të lirohet.
Dedikuar të gjithë atyre që harrojnë
gjërat e bukura që iu ka bërë një njeri
dhe vetëm pse ai njeri
bën një gabim,
e përzënë.
Komentet