Dy napolitanë, Çiro dhe Antonio, pasi kanë shpenzuar të gjitha paratë e tyre në Milanon e madhe, nuk kanë si të kthehen në shtëpi. Më pas ata vendosin të ndahen për një moment dhe të kërkojnë lëmoshë për të mbledhur shumën e nevojshme për t’u kthyer në Napolin e tyre të dashur. Prandaj ata e lanë takohen në stacionin e Milanos pas një ore. Siç e lanë, të dy takohen përsëri dhe Çiro pyet Antonion se si shkoi.
Antonio pergjigjet: “Çirù, është sigurisht e vertetë… veriorët janë njerëz të ftohtë… mendo pak, u maskova mirë si një i verbër i varfër dhe shkova në Piazza Duomo me një tabelë ku shkruhej KY QORR KA URI por gjithçka kam mbledhur vetëm 11 euro. Si të shkoi ty?”
Dhe Çiro: “Tri mijë euro mblodha…”.
Antonio habitet dhe bërtet: “E si e bëre?”
Çiro ia shpjegon me shumë qetësi: “Fare thjesht, o mik… Qëndrova këtu në stacion, mora një copë letër dhe me laps shkrova: JUGORI I VARFËR DËSHIRON TË KTHEHET SHTËPI!!!”