Dy bashkëshortë të rinj po luajnë golf kur, gjatë një gjuajtjeje, gruaja humbet plotësisht goditjen dhe e dërgon topin duke thyer xhamin e një vile aty pranë.
Të shqetësuar, të dy i afrohen me kujdes shtëpisë dhe habiten se sa e bukur është.
Kanë frikë nga dëmi që mund të kishte shkaktuar topi dhe shqetësohen për dëmshpërblimin e mundshëm, por gjithsesi vendosin t’i bien ziles.
Duke mos u përgjigjur dhe duke vënë re se dera është e hapur, kalojnë ngadalë.
Me të hyrë në sallën e mrekullueshme, ata vërejnë një shishe të vjetër të thyer pranë dritares.
Papritur një zotëri i moshës së mesme, i veshur në një stil shumë arab, prezantohet para tyre duke thënë:
– Faleminderit që më liruat. Unë kisha jetuar i mbyllur në atë shishe për 5000 vjet. Tani mund të plotësoj tri dëshira: dy jua lë juve, një secilit, por e treta varet nga unë!
Burri pa u menduar fare thotë:
– Dua një rrogë 100 mijë euro në muaj për gjithë jetën!
Gruaja e tij vezhadon:
– Dua një shtëpi timen në çdo vend të botës!
Dhe gjeniu:
– Le të jetë ashtu! Ndërkaq dëshira ime është të bëj dashuri me zonjën… e dini si është… pas 5000 vitesh esëll…
Burrë e grua janë dakord që me gjithë sa fitojnë, ia vlen të sakrifikosh pak, ndaj ajo fle me gjeniun…
Dy orë më vonë, sapo gjithçka mbaroi, gjeniu, pasi kishte ndezur cigaren e tij të qetë midis çarçafëve, iu drejtua gruas:
– Sa vjeç është burri juaj?
– 35… pse?
– Dhe ti?
– 33, por pse?
– A nuk mendoni se në moshën tuaj është koha të mos besoni më tek gjenitë e shisheve?