Çdo ditë, një fshatar sillte ujë nga burimi në fshat në dy shtamba të mëdha.
Njëra nga shtambat, e vjetër dhe plot të çara, rridhte ujë gjatë udhëtimit.
Tjetra, e re dhe e përkryer, ruante të gjithë ujin, pa humbur asnjë pikë.
Shtamba e vjetër dhe e plasaritur ndihej e poshtëruar dhe e padobishme, aq më tepër që shtamba e re nuk e humbi kurrë rastin për të vënë në dukje përkryerjen e saj: “Nuk humbas as një pikë ujë!”.
Një mëngjes, shtamba e vjetër i rrëfeu pronarit të tij: “E di, unë jam e vetëdijshme për kufizimet e mia. Ju humbni kohë, përpjekje dhe para për shkakun tim. Kur arrijmë në fshat jam gjysmë bosh. Më fal dobësitë dhe plagët e mia”.
Të nesërmen, gjatë udhëtimit, mjeshtri iu drejtua shtambës së plasaritur dhe i tha: “Shiko buzën e rrugës!”
“Është e bukur, plot lule.”
“Vetëm falë jush,” tha mjeshtri. “Ti je ajo që ujit çdo ditë buzë rrugës. Bleva një pako me fara lulesh dhe i mbolla përgjatë rrugës dhe pa e ditur dhe pa dashur, ju i ujisni çdo ditë…
Shtamba e vjetër nuk i tha askujt, por atë ditë ajo ndjeu veten duke vdekur nga gëzimi.
Të gjithë jemi plot me plagë dhe dobësira, por nëse duam, mund të bëjmë mrekulli me papërkryerjet tona.