VOAL

VOAL

Këndi i humorit: Bedrija filloi dietën dje në darkë se kishte shkuar rreth 125 kg

November 3, 2016

Komentet

Kendi i humorit: I kërkon partnerit të bëjnë përsëri dashuri

I kërkon partnerit të bëjnë përsëri dashuri:

-Zemër, e bëmë katër herë radhazi. Unë nuk mundem dot më. Të këshilloj të shkosh te mjeku.

-Isha te mjeku, zemër. Ai nuk arrin as tri herë të bëjë dashuri!!!

Këndi i humorit: Policit i ankohet fqinji përballë

Policit i ankohet fqinji përballë:

-Zotëri polic, ju lutem, kur bëni dashuri me gruan, mbyllini dritaret. Nga këtu shihej gjithçka. Mbrëmë askush nga fqinjët tuaj nuk ka fjetur nga zhurma juaj!

-I dashur fqinj, unë nuk kam qenë në shtëpi fare mbrëmë!!!

Këndi i humorit: E ka marrë malli për ish të fejuarën

E ka marrë malli për ish të fejuarën:

-Zemër, më mungon shumë, sikur të kthehemi sërish bashkë!

-Faji është yti, sepse je gënjeshtar.

-Nuk është faji im, por ti më tradhtove.

-Por ti më gënjeve kur më the se nuk do të vije atë natë në shtëpi!

 

Këndi i humorit: Cilin prej adashëve kërkoni?

Cilin prej adashëve kërkoni?

-Zonjë, a është Alfonsi aty?

-Cili Alfons?

-Ai me syze.

-Të dy Alfonsët e mi kanë syze.

-Ai tullac.

-Të dy Alfonsët e mi janë tullacë.

-Ai me brirë!

-Ah, ai është im shoq. Alfonsiiiiiiiii!!!

Këndi i humorit: Ka një javë që ndodhet me shërbim

Ka një javë që ndodhet me shërbim.

Sapo kthehet e pyet portierin e pallatit:

-Është ngjiturr ndokush te banesa ime kësaj jave?

-Jo, askush përveç djalit të shitësit të sallameve,- përgjigjet portieri.

-Shkëlqyeshëm!- thotë i sapokthyeri i kënaqur.

-Problemi është se ka tri ditë që nuk zbret që andej,!!!- shton portieri.

Këndi i humorit: Burri e pyet të shoqen

Burri e pyet të shoqen:

-Zemër, çfarë do të më dhurosh për Vit të Ri?

-Një udhëtim,- i përgjigjet ajo.

-Ku do të më dërgosh, zemër?- e pyet ai.

-Në të satëmë!!!- i përgjigjet ajo.

Këndi i humorit: I drejtohet të shoqit

I drejtohet të shoqit:

-Zemër, më duhen 200 euro!

-Pse, zemër?

-Më duhet të blej perdet e banjos. Sepse, kur bëj banjo, më shohin fqinjët!

-S’ka gjë, zemër! Kur të të shikojnë, do t’i blejnë edhe ata perdet për banjot e tyre!!!

Këndi i humorit: Në një mbasdite te një familje gjirokastrite po pinin kafe në shtëpi

Në një mbasdite te një familje gjirokastrite po pinin kafe në shtëpi dhe, për të kursyer, babai iu thotë dy djemve të tij:
-Kafen do ta pijmë pa sheqer se kursejmë!
– Po si do pihet pa sheqer, o ba, se është e hidhur ?!
– Po ja , do mbyllim sytë dhe, para se ta pijmë, do themi me zë të lartë ‘sheqer’…
E provon i pari, thotë ‘sheqer’, shtrembëron fytyrën dhe pi kafenë!
Pastaj çuni tjetër ngre filxhanin dhe thote ‘sheqer’ ‘sheqer’ dhe pi kafenë- në atë moment i vjen një shpullë pas koke:
– Po pse, ore maskara, me dy sheqera e dashke ta pish kafene ti?!!!

Këndi i humorit: Kanë jubileun e artë të martesës

Kanë jubileun e artë të martesës:

-Sot kemi 50 vjetorin e martesës. Sikur ta therim derrkucin!

-Jo, ç’të keqe na ka bërë derrkuci, Më mirë there kushëririn tënd që na prezantoi!

Këndi i humorit: Një kroçierë ëndrrash, gruaja tregon gjithçka

Një kroçierë ëndrrash, gruaja tregon gjithçka.

-Zemër, më trego si vajti udhëtimi me kroçierë?

-E kam kaluar shumë bukur. U njoha me komandantin. Nuk më shqitej.

-I tregove se je e martuar?

-I tregova, por të premten më tha: O do të jesh e imja, o do ta fundos anijen.

-Sa i çmendur!

-Të shtunën ua shpëtova jetën 1800 njerëzve!!!

Këndi i humorit: Një çift i ri janë në një darkë gala shumë elegante dhe janë ulur pranë njëri-tjetrit

Një çift i ri janë në një darkë gala shumë elegante dhe janë ulur pranë njëri-tjetrit.

Në një moment, vajza, krejt e emocionuar, i afrohet partnerit të saj dhe i pëshpërit:

“Sa galant je sonte! Kjo është hera e pestë që më puth dorën…”

“Çfarë thua? Është puna se kamarieri harroi të më sillte pecetën!!!”

Këndi i humorit: Një mjek thirret një natë në shtëpinë e një fermeri

Një mjek thirret një natë në shtëpinë e një fermeri për t’i thënë se gruaja e tij do të lindë në stallën ku e platitën dhimbjet.
Ata shkojnë në stallën e errët dhe mjeku i kërkon fermerit të mbajë një llambë.
Ai e shikon gruan dhe i thotë:
“Je babai i një djali të bukur. Le të ngremë një dolli! Jo, prit, je babai i djemve binjakë. Le të hapim një shishe! Vetëm një moment. Shoh një fëmijë tjetër. Pra, le të bëjmë një festë! ‘Prit, prit. A mund ta mbash atë llambë më afër?”

Dhe fermeri: “Më falni, doktor, por a mos ndoshta drita po i tërheq ata?!!!”


Send this to a friend