VOAL

VOAL

Këndi i humorit: Një vajzë vajti në dyqan për të blerë qershi

September 21, 2018

Komentet

Këndi i humorit: Një gazetar shumë deputetëve u dërgoi ftesë luksoze, në të cilën shkruante

Një gazetar shumë deputetëve u dërgoi ftesë luksoze, në të cilën shkruante:

-Kemi nderin t’ju ftojmë që me praninë tuaj ta ndritni rastin solemn të zbulimit të bustit të patriotit të shquar, Demë Ahmetit, mendimtar i madh vepra e të cilit “Terri humb kur lind Dielli”-nuk do harrohet kurrë.

Të ftuarit nuk qenë te befasuar, sepse zbulimi i përmendoreve ishte i shpeshtë dhe ky akt nuk mund të paramendohej pa praninë e personaliteteve të shquara të jetës kulturore e politike.

Të gjithë deputetët paralajmëruan pjesëmarrjen e tyre në këtë solemnitet të rëndësishëm për hir të respektit të thellë që kanë për Demë Ametin.

Gazetari të gjitha përgjigjet e këtyre pseudointelektualëve i botoi në gazetë, për shkak se festa ishte vetem një shaka e kulluar, pasi mendimtari Demë Ameti as që ka ekzistuar.

Këndi i humorit: Një i dehur e pyet policin

Një i dehur e pyet policin:

Numëroji sa gunga i kam në kokë?
Dy – i përgjigjet polici.
Në rregull, do të thotë deri në shtëpi i kam edhe tri shtylla…

-Alo, me Kryeministrinë po flas?

-Alo, me Kryeministrine po flas ?
-Po , me çfare mund t’ju ndihmoj ?
-Doja te kandidoja per kryeminister , cilat
jane kushtet ?
-Je i çmendur !?
-Po kushte te tjera nuk ka ???

Këndi i humorit: Hasan mekaniku i bënte servis një veture

Hasan mekaniku i bënte servis një veture, kur pak me lart e pa specialist Doktor Ruzhden duke pritur menaxherin e servisit.

Ky me zerin e lartë

– Oh, zotri Ruzhdo, eja more shiqo se çka jam duke punuar ne veturen tende!

Mjeku ashtu pa dashur ju afrua e ky punonte bukur ne veture.

Pas nje kohe Hasani iu drejtua:

A, bre zotri mjek, na dy bejme punen e njejte: ti rregullon njerzit e une makinat. E pse ne paguhemi aq lire e ju merrni gjithe ato para?.

Mjeku pa pritur kohe i tha: A ke rregulluar ndonjehere makine me motor ndezur?! Ja pra ktue eshte dallimi…

Këndi i humorit: Kafshët e pyllit kishin ndërtuar një banjo me muzikë nga brenda

Kafshët e pyllit kishin ndërtuar një banjo me muzikë nga brenda.

U fut luani brenda dhe mbasi maroi pune doli dhe i tha te tjereve:

– Ah sa mire qe ishte me muzike!

Nje dite u fut brenda ariu dhe kafshet e tjera e pane qe po u vononte shume dhe i hapen deren e banjos.

Mbasi i hapen deren e banjos pane qe ariu ishte ne kembe me doren ne zemer dhe banjo ishte bere shume pis. Ariu me nerva iu tha:

– Po ju tani e gjetet me vene himnin e flamurit ee?

Këndi i humorit: A i flet gruas kur bëni dashuri?

 

Në muhabet e sipër, njëri i drejtohet tjetrit:

“Po kur bën dashuri, a flet me gruan tënde?”

Ai që i kthehet, menjëherë duke i thënë:

“Po, nëse rastis që më telefonon…”

Këndi i humorit: Një hajdut shkon në Pazar për të shitur rrobat që kishte vjedhur

Një hajdut shkon në Pazar për të shitur rrobat që kishte vjedhur, por një hajdut tjetër ia vjedh.
Në darkë e shoqja e cila e sheh të mërzitur e pyet: “Sfitove gjë?”
– Hajduti duke qeshur: “-Kësaj here i shita me çmimin që i mora.

“BYLBYLI”- Humor nga YMER BALA

“BYLBYLI”
…Shkon në Tiranë nji malcorë nja dy metra i gjatë, i pashëm , shpatullgjanë , e me nji palë mustakë me ia pasë zili edhe Edi Rama , tue i râ pash’m’pash rrugëve të Tiranës!
…E kapë nevoja me derdhë ujë!
Shikon rreth e rrotull për ndonji bythë peme por shef vetëm pallate, kulla , dyqane e lokale!
…Prej hallit që e kishte xanë, futet fill në nji lokal e i bie mes për mes për me gjetë nevojtoren por, përfundon te dera me dy kapakë e kuzhinës!
E shef shefi i kuzhinës e i thotë:
“Ku shkon mer xhaje?!
Malcori i gjegjet:
“Paj…deshta me ia ndrrue ujin bylbylit, bre!”
“Çere bylbylit mer xhaje?! Çere je tuj thonë?!”
“O, m’dogj shurra mor shakllaban!”

Këndi i humorit: Lepuri dhe ujku

 

Lepuri: “O ujk, ke te fala nga Mondi”!
Ujku: “kush Mond”?
Lepuri: “Ai qe ta fut me spond”!
Diten tjeter.
Lepuri: “O ujk ke te fala nga Mondi”!
Ujku: “kush Mond”?
Lepuri :”Ai qe ta fut me spond”!
Nuk po duronte me ujku dhe vendos ta
ndihmojë ariu dhe ariu i thotë:- Ik te lepuri
dhe thuaj “ke tefala nga Iliri, po tha ai kush
Ilir , ti thuaj ai qa ta fut tel e ta nxjerr
zinxhir”!
Ujku:”O lepur ke te fala nga Iliri”!
Lepuri:”E di se ma tha Mondi”!
Ujku:”kush Mond”?
Lepuri:”Ai qe ta fut me spond.

“Ë”-pazania!- Humor nga YMER BALA

(Dialog)
Djali: Babë, me gjuhën letrare folja ËSHTË shkruhet me dy “ë”-pazane!
Pse ti e ke shkrue “ësht”?!
Baba: (qeshë) Ke të drejtë mor bir por a e di si është puna?
Të tëra “ë”-pazëretë i ka grumbulluarë ai moderatori i atij emisionitë TË PAEKSPOZUARITË, zoti Ylli Rakipi-ë!
Ndigjoje kur flet se ke për t’u dhierë gazitë e do më japëshë të drejtë!

Këndi i humorit: Një burrë po ecën nëpër shkretëtirë, plotësisht i rraskapitur dhe i etur

Një burrë po ecën nëpër shkretëtirë, plotësisht i rraskapitur dhe i etur.

Ai sheh një pus në distancë dhe bërtet:

“Ujë, ujë!”

Papritmas, një zë nga pusi përgjigjet:

“Ku, ku?”

Këndi i humorit: Një mafioz në moshë të mesme ka dalë për darkë me gruan e tij për të festuar ditëlindjen e saj të dyzetë

Një mafioz në moshë të mesme ka dalë për darkë me gruan e tij për të festuar ditëlindjen e saj të dyzetë.

Ai thotë:

“Atëherë, çfarë do të doje, Julie? Një Jaguar? Një pallto të zezë? Një gjerdan me diamante?”

Ajo thotë:

“Bernie, unë dua divorcin.”

Ai thotë:

“Oh, e dashur, nuk kisha ndërmend të shpenzoja kaq shumë!!!”


Send this to a friend