Në shtëpinë e një mjeku, lavamani i banjës prishet dhe, duke mos ditur si ta rregullojë, mjeku thërret një hidraulik.
Pas disa orësh, shfaqet hidrauliku, kontrollon nën lavaman, merr një çekiç nga kutia e veglave dhe i godet tubat me disa goditje të forta.
Pastaj ia paraqet faturën mjekut, i cili nuk mund t’u besojë syve! Në të shkruan 500 euro!
Ai zbehet dhe thotë: “Kjo është absurde! As unë nuk paguhem kaq shumë për 10 minuta punë!”
“E di, e di, ia thashë këtë hidraulikut vitin e kaluar kur isha ende mjek!!!…”


Komentet