Stafi i Kryqit të Kuq Shqiptar ka kuptuar se një nga oligarkët më të famshëm, të pasur dhe të fuqishëm në vend nuk ka bërë kurrë një donacion në jetën e tij. Një përfaqësues e telefonon për ta ftuar të japë një kontribut për bamirësi.
“Nuk e kuptojmë që ti, kaq i njohur dhe i rëndësishëm, nuk ke bërë kurrë një donacion. Është për të ardhur keq; mendo sa njerëz mund të bësh të lumtur me një gjest të vogël. Imazhi yt në sytë e publikut do të përmirësohej gjithashtu.”
Oligarku dëgjon në heshtje dhe përgjigjet: “I dashur, a je në dijeni në Kryqin e Kuq se nëna ime po vdes nga një sëmundje e gjatë dhe e pashërueshme dhe se shpenzimet mjekësore janë nga më të lartat që mund të përfytyroni?”
I turpëruar, punonjësi murmurit: “Ëëë… Unë, jo, nuk e dija këtë…”
“Dhe dëgjo, i dashur, a je në dijeni se vëllai im, një inivid me aftësi të kufizuara, është i verbër dhe i kufizuar në një karrocë me rrota?”
I turpëruar edhe më shumë, nëpunësi murmurit përsëri dhe fillon të kërkojë falje, por oligarku e ndërpret dhe vazhdon:
“Dhe dëgjo përsëri, a e di rastësisht që burri i motrës sime vdiq në një aksident me makinë, duke e lënë atë vetëm me tre fëmijë dhe pa para?”
I shkatërruar, nëpunësi thotë:
“Nuk e dija… Jam i turpëruar, nuk kisha idenë…”
“Pra,” vazhdon oligarku, “nëse nuk u kam dhënë kurrë asnjë lek atyre, pse duhet t’ju jap juve?!”
Komentet