Shkon te mjeku me fëmijën:
-Doktor, im bir ka ngrënë një euro, është me rrezik?
-Mos ki merak, zonjë, politikanët hanë me mijëra euro dhe janë shëndosh si molla!!!
Shkon te mjeku me fëmijën:
-Doktor, im bir ka ngrënë një euro, është me rrezik?
-Mos ki merak, zonjë, politikanët hanë me mijëra euro dhe janë shëndosh si molla!!!
Në shtrat, ai ia këput gjumit dhe ajo sensibilizohet:
-Duket sikur jam martuar me një politikan!
-Pse?
-Sepse flet e flet dhe pastaj nuk bën asgjë!!!
Nuk e befason dot babain:
-Baba, e di ti që në disa vende nuk e njohin fare gruan para se të martohen?
-Biri im, kjo gjë ndodh në të gjitha vendet e botës!!!!
Po bisedon me gjyshen në WhatsApp:
-Përshëndetje, gjyshe! Për fat të mirë, është Interneti: kështu që unë nuk kam nevojë për të bërë gjithë atë rrugë që të shikoj se çfarë po bën ti!
-Fantastik je, zemër! Prit pak të dërgoj me WhatsApp foton e një kartmonedhe 50 euro: Dhe një puthje virtuale!!!
Djaloshi i propozon çupërlinës për martesë:
-Sa vjeç jeni?- e pyet ajo.
-Jam 82 milionë euro!…
-Je fare i ri!!!
Ajo i kërkon ndihmë policit:
-Im shoq ka dalë nga shtëpia me qenin dhe nuk është kthyer më. Ju lutem, më ndihmoni!
-A mund të ma pëshkruani?
-I zi, trup mesatar, qimegjatë, quhet Boby!!!
I merr leje të birit:
-Shiko, bir, unë me mamin po shkojmë në dhomën e gjumit, ti rri këtu dhe luaj me video. Mirë?
-Po lekat, do të m’i japësh lekat?
-E çfarë lekash?
-Si ato që m’i jep xhaxhi Marku kur shkon me mamin në dhomën e gjumit!!!
E shikon të dashurën e mikut të tij duke u puthur me një tjetër:
-Po kjo sikur është e dashura jote!
-Asgjë, ajo po puthet me burrin e vet!!!
Po kthehen burrë e grua nga shoppingu:
-Zemër a ka mbetur gjë te karta e kreditit?- e pyet ajo.
-Po zemër, ka mbetur emri dhe mbiemri!!!- përgjigjet i shoqi.
Ku ai i propozon asaj lojë me doktor:
-Zemër ta bëjmë lojën me doktor?
-Mirë, zemër, shëndetësi publike apo private?
-Pse, cili është ndryshimi mes tyre?
-Për të parën duhet të presësh 8 muaj, për të dytën duhet të paguash në dorë 100 euro!!!
Një kureshtje e thjeshtë dhe një përgjigje:
-Zemër, di gjë sa jeton një gomar?
-Pse, zemër, nuk ndjehesh mirë?!!!
Aromë trëndafilash (Kushtuar fëmijëve shqiptarë në mërgim.)- Nga ARIF EJUPI
MASKA MORTORE -TROKITJE NE DHIMBJE – Tregim nga DR.EDUARD A. SKUFI ATHINE
Sadleva Bodo, Drejtoreshë e Burgjeve të Shqipërisë bija e Nevrije Fistaj Bodo, kryetare e Gjykatës së Rrethit Librazhd e pranishme kur u dënua me vdekje Vilson Blloshmi e Genc Lekaj
(Updated) A ka pyetur Partia Demokratike se përse protestuesit thërrasin “Opozita jemi ne” Nga Elida Buçpapaj
‘Mos shpif për nënën time!’ Surroi akuza të rënda Baton Haxhiut: Më 1998 bashkëpunoje me shërbimin sekret serb! Koordinoje…
Lamtumirë Gjergj Hani! Nga Kastriot Dervishi
“Lëvizja për Zhvillim Kombëtar”: është urgjent një reagim i thellë politik dhe institucional ndaj Reformes Zgjedhore
Vjedhja e 700 mijë eurove në Postën e Durrësit- SPAK regjistron procedimin penal, nën hetim deputetja e PS
Shqiptarët më të shqetësuarit në rajon për kostot e jetesës në vitin 2026
Kosova ‘ndez’ debat në Parlamentin e Serbisë, Vuçiç përplaset me shumicën e re për Banjskën dhe Radoiçiçin
Projektligj në SHBA për të zbuluar operacionet e fshehta të Rusisë
Kosova me nismë të re për ndryshimin e Ligjit për Specialen pas kritikave nga ndërkombëtarët
Botues:
Elida Buçpapaj dhe Skënder Buçpapaj
Moto:
Mbroje të vërtetën - Defend the Truth
Copyright © 2022
Komentet