VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Këndi i humorit: Burri dhe gruaja po debatojnë për problemet e shtëpisë

By | February 19, 2018
blank

Komentet

blank

Këndi i humorit: Mësuesja hyn në klasë dhe iu drejton një pyetje nxënësve

Mësuesja hyn në klasë dhe iu drejton një pyetje nxënësve:
Nëse dikush nga ju e konsideron veten budalla, le të ngrihet në këmbë.
Në fillim askush prej nxënësve nuk ngrihet.
PAS PESE MINUTASH, derisa në klase mbretëronte qetësia, në këmbë ngrihet Ganiu.
Mesuesja u habit: ajo nuk besonte se Ganiu e konsideronte veten budalla.
Mesuesja e pyeti: he Gani? Ti veten e konsideron budalla?
– Jo, moj msuese, por më erdhi keq kur të shihja vetem ty të ngritur në këmbë!!!
blank

Këndi i humoriti: Njëri është baba për herë të parë

Njëri është baba për herë të parë dhe ndodhet shumë i emocionuar në sallën e pritjes në maternitet. Më në fund, arrin një infermiere, tejet e gëzuar dhe e hareshme, që mban para duarve dy binjakë të mrekullueshëm.

Burri shikon ngeshëm binjakët dhe, më në fund, thotë:

-Po e marr këtë djathtas!!!

blank

Këndi i humorit: Një djalosh paraqitet në urgjencën e spitalit me një krah të fashuar

Një djalosh paraqitet në urgjencën e spitalit me një krah të fashuar.
Flet me një infermiere:
– Besoj se e kam thyer!
-Si ka ndodhur? – e pyet infermierja.
– Ka ndodhur për të shmangur një fëmijë!!
Infermierja e pyet:
-Je përplasur me ndonjë pemë?
Infermierja e pyet:
– Oh, jo! Jam rrëzuar nga shtrati!!!

blank

Këndi i humorit: Shkojnë Gagaçi me Qorrin për të kapë peshk

Shkojnë Gagaçi me Qorrin për të kapë peshk. Qorri gagaçit:
– Dëgjo, kur të shohësh një peshk do më thuash mua dhe unë do të hidhem ta kap.
Gagaçi:
– Mi.. mi.. mirë.
Rrinë sa rrinë. Gagaçi:
– Pe… pe… peshku.
Hidhet qorri po se kap dot dhe i thotë gagaçit:
– Rradhën tjetër sa të thuash ti pe unë do të hidhem.
Gagaçi:
– O.. o.. o.. ok.
Gagaçi:
– Pe pe…
Qorri hidhet menjëherë në det.
Gagaçi:
– Pe.. Peshkaqeni!
Kujt i ka vajtë mendja për peshk…
blank

Këndi i humorit: Një fshatar u nis për të vajtur nga qyteti për në fshat me biçikletë

Një fshatar u nis për të vajtur nga qyteti për në fshat me biçikletë, kur para tij ndaloi një shok, i cili ishte më një Ferrari dhe ky i thotë :
-Hajde të të shpie unë në fshat! Mbahu mirë pas makinës dhe unë do të tërheq! Në qoftë se iki me shumë shpejtësi, atëherë ti bjeri ziles dhe unë do ta ul shpejtësinë. Fshatari ra dakort.
Duke ikur rrugës parakalon njëri me Porsh. Ky që kishte Ferrari nuk u mbajt, por e shkeli gazin dhe makina arriti menjëherë 180km në orë.
Fshatari me biçikletë filloi t’i binte ziles i tmerruar, por shoku i tij nuk po ja vinte veshin fare. Ai donte t’ja kalonte Porshit. Porshi kalon në një postobllok të policisë, me një shpejtësi aq te madhe saqë polici nuk e ndaloi dot dhe menjëherë merr në radio shefin.
-Shef! Një makinë me shpejtësi në rrugën qendrore…
Pa mbaruar fjalën, kalon Ferrari po me shpejtësi të madhe dhe polici i tmerruar merr prapë shefin në radio:
-Shef! Një makinë tjetër kaloi me shpejtësi të madhe, po lëre atë… po ishte njëri me biçikletë që i ishte ngjitur nga mbrapa dhe po i binte ziles që ta parakalonte!!!
blank

Këndi i humorit: Bija e merr në telefon mamanë

Bija e merr në telefon mamanë:

– Mama, jam grindur me tim shoq dhe, për ta ndëshkuar… dua të vij tek shtëpia jote!

– Kjo nuk shërben asgjë, bija ime. Në qoftë se dëshiron ta ndëshkosh burrin tënd, atëherë vij unë tek shtëpia jote!!!- i përgjigjet mamaja.

blank

Këndi i humorit: Një fotograf do të bëjë një shërbim fotografik për zjarrfikësit në një revistë ndërkombëtare

Një fotograf do të bëjë një shërbim fotografik për zjarrfikësit në një revistë ndërkombëtare. Në një pyll shpërthen zjarri, ai rend atje për ta fotografuar, por vëren se tymi nuk e lejon të fotografojë.
Atëherë kërkon një aeroplan për ta fotografuar nga lart zjarrin në pyll. Kërkesa i miratohet dhe ai shkon në një aerport të afërt, ku aeroplani bëhet gati brenda pak minutave.
Shikon një person afër aeroplanit të cilit i thotë:
– Ja ku jam, mund të nisemi!
Piloti e ngre në fluturim aeroplanin dhe ata janë në qiell.
Fotografi i thotë pilotit:
– Fluturo ulët sipër pyllit, në mënyrë që unë të mund të bëj fotografi!
Piloti e pyet:
– Pse?
– Sepse jam fotograf dhe bëj foto… – i përgjigjet ai.

Piloti, pas një heshtjeje, i thotë:
– Domethënë ti nuk je instruktori i fluturimit!!!

blank

Këndi i humorit: Xhaxhai e dërgon Pjerinin të blejë verë në supermerkat

Xhaxhai e dërgon Pjerinin të blejë verë në supermerkat.

Pjerini shkon në supermerkat dhe kërkon verë.

– Do verë të bardhë apo verë të kuqe? – e pyet shitësja.

– Nuk ka rëndësi, – thotë Pjerini. Sepse xhaxhai im është i verbër!!!

blank

Këndi i humorit: Një ventrilok takon një fshatar me qenin, kalin dhe delen e tij

Një ventrilok takon një fshatar me qenin, kalin dhe delen e tij.
I thotë fshatarit:
– Sa qen i bukur! A mund t’i flas?
Fshatari thotë se qeni nuk flet, por ventriloku këmbëngul:
-Hej, qenush, si shkon?
– Mirë! – i thotë qeni.
Fshatari është i tronditur, ventriloku vazhdon:
– E si të trajton zotëria?
– Mirë! Më nxjerr në shetitje dhe më jep ushqime të mira!
Fshatari ka mbetur i nemitur. Ventriloku i kërkon të flasë edhe me kalin.
– Po ty si të trajton zotëria? – e pyet kalin.
– Më trajton mirë. Më kashait shpesh dhe më jep ushqim të mirë.
Fshatari tashmë është tejet i dërmuar. Ventriloku e pyet:
– Tashi a mund të flas me delen?
Fshatari e ka humbur durimin dhe bërtet me zë të lartë!
– Delja është një gënjeshtare e madhe!!!

blank

Këndi i humorit: Dy bashkëshortë po kalojnë mbrëmjen në shtëpi

Dy bashkëshortë po kalojnë mbrëmjen në shtëpi.

Ai po lexon në gazetë një artikull të gjatë që duket se i intereson shumë. Ajo po thur në një triko. Në një moment gruaja i drejtohet të shoqit:

-Të lutem, pusho e mos më thuaj pandërprerë “po, e dashur…”, “po, e dashur…”, “po, e dashur…”, sepse unë ka një orë që nuk kam nxjerrë asnjë fjalë nga goja.

blank

Këndi i humorit: Një të diel në mëngjes Leonardi takon mikun  e tij Pjetrin, peshkatar i pasionuar

Një të diel në mëngjes Leonardi takon mikun  e tij Pjetrin, peshkatar i pasionuar, të cilin e pyet:

– Pse nuk paske shkuar për peshk sot?

Pjetri:

– Sepse nuk do të kisha zënë asnjë peshk!

Leonardi:

– E nga e ditke ti?

Pjetri:

– E kam lexuar horoskopin që thoshte: “Ditë me fat për peshqit”!!!

blank

Këndi i humorit: E gjen mikun e tij shumë të shqetësuar

E gjen mikun e tij shumë të shqetësuar.

-Pse je i shqetësuar, miku im?

– Më ka ikur gruaja!

-Mos u shqetëso, miku im, ka edhe më keq!

-E ku mund të ketë më keq?

-Gruaja ime është rikthyer!!!


blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
Send this to a friend