Gazetari Artan Hoxha ka analizuar deklaratat e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj në emisionin “Kjo Javë”, duke i cilësuar denoncimet e tij si të detajuara dhe zbuluese për mënyrën se si funksionon ajo që ai e quajti një “makineri kriminale”.
“Kamera e Ergys Agasit ishte dritarja për të parë çfarë ndodh, ndërsa Arben Ahmetaj po tregon se si funksionon kjo makineri. Ai është njeri që ka qenë aty brenda. Unë e njoh Belinda Ballukun që kur ishte magaziniere në News24,” deklaroi Hoxha.
Askush më parë nuk kishte treguar ngjitjen galopante të Belinda Ballukut nga një magaziniere e thjeshtë në nr.2 të shtetit shqiptar, të cilën Edi Rama po e mbron duke iu kundervënë direkt SPAK-ut.
Belinda Balluku, është po ashtu edhe ish bashkëshortja e Sokol Ballës, ku shteti dhe pushteti janë si një familje e zgjeruar.
Natyrisht shkaku dhe pasoja e katabultimit të Ballukut është Edi Rama.
Tani lind pyetja kush është Nr.1 i shtetit shqiptar Rama apo Balluku?!/Voal.ch