Edi Rama ka javë që ka braktisur parlamentin dhe mbledhjet e qeverisë.
Skandali McGonigal ka bërë që Rama të zhduket dhe të mos dalë në asnjë takim publik dhe takimet që bën, bëhen pa mediat.
Por problemi më i madh për Ramën, është parlamenti, ku opozita e kërkon me ngulm që ai të japë llogari për lidhjet e Edi Ramës me dosjen e FBI-së për të dhe Charles McGonigal.
Në dosjen e FBI-së, ku Edi Rama përmendet 14 herë, thuhet se McGonigal ka takuar disa herë kryeministrin e Shqipërisë, ndërsa më pas ka marrë edhe 225 mijë dollarë nga Agron Neza, për të nisur hetime ndaj opozitës në Shqipëri.
E për këto arsye dhe të tjera detaje që janë zbardhur prej më shumë se 1 muaj, nga mediat amerikane, Edi Rama ka po kaq kohë që është zhdukur nga parlamenti.
Ndërsa sot Bujar Kapexhiu ka bërë perlën e tij të radhës me karikaturat e tij. syri.net