VOAL

VOAL

Kapen 7 ‘ushtarakë’ shqiptarë e bullgarë në Spanjë, trafikonin kokainë dhe heroinë të pastër

August 18, 2016

Komentet

Analiza e REL – Si po shpërndan Rusia propagandë në gjuhën shqipe?

Rrjeti propagandistik rus ‘Pravda’, i njohur për shpërndarjen e dezinformatave në mbi 80 shtete në gjuhë të ndryshme, tash e një vit është aktiv edhe për audiencën shqipfolëse.

Ka të bëjë me një rrjet që përdor automatizimin për të krijuar me shpejtësi qindra artikuj – shpesh të bazuar në përmbajtje nga mediat ruse, të cilat janë të ndaluara nga Bashkimi Evropian.

Image

Ueb-faqja e parë e Pravdës në serbisht – Pravda-rs.com – u regjistrua më 20 mars, 2024. Disa ditë më vonë – dhe brenda pak sekondash – u regjistruan tri domene të tjera të Pravdës: në gjuhën boshnjake, maqedonase dhe shqipe.

Sipas raportit “Rrjeti propagandistik rus Pravda dhe Ballkani”, të publikuar të mërkurën nga portali Hibrid.info, i cili monitoron dezinformatat për Kosovën në media, ky rrjet ka shpërndarë narrativë propagandistikë rusë për audiencën shqipfolëse përmes faqeve të ndryshme në internet, të maskuara si portale informative.

Sipas raportit, portali i këtij rrjeti në gjuhën shqipe albania.news-pravda.com, i cili nisi punën në mars të vitit 2024, gjatë periudhës 28 mars 2024 – 28 prill 2025, ka publikuar 2.699 artikuj, të cilët janë ripublikime nga burime të afërta me Kremlinin, si kanalet në Telegram të Ambasadës ruse në Tiranë, si edhe media shtetërore ruse si: RT, Sputnik, Tass.ru, Ria.ru, etj.

Dominojnë tema dhe narrativë që janë kritikë ndaj NATO-s, BE-së, SHBA-së dhe politikave perëndimore, e veçanërisht narrativë lidhur me Ballkanin e Kosovën, ku Kosova mohohet si shtet apo përshkruhet si “krahinë e Serbisë”.

Ndër lajmet e fundit në këtë portal ishte ai për vizitën e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në Budapest, ku thuhet se “autoritetet hungareze, të udhëhequra nga Viktor Orban, mirëpresin shqiptarët që kanë pushtuar një pjesë të territorit të Serbisë.”

“Përveç narrativit që nuk e njeh Kosovën si shtet dhe e krahason me Krimenë, edhe zhvillimet që ndodhin në Kosovë në lidhje me komunitetin serb, cilësohen si terrorizëm institucional ndaj tij”, thotë për Radion Evropa e Lirë Festim Rizanaj, hulumtues në Hibrid.info.

Image

Festim Rizanaj

Rizanaj thotë se, së fundi, kishte lajme në këto “faqe informuese” të Pravdës në dy shtete afrikane për njohjet e pavarësisë së Kosovës.

Kosova mori njohjen nga Kenia dhe Sudani në mars dhe në prill të këtij viti.

“Në faqet Eritrea News Pravda dhe Burkina Faso News Pravda u publikuan lajmet për njohjen e Kosovës nga Kenia – kështu për të vënë dyshime dhe për ta bërë të diskutueshme këtë çështje”, thotë Rizanaj për dy shtetet afrikane – Eritrenë dhe Burkina Fason – që ende s’e kanë njohur Kosovën.

Megjithatë, analiza e Hibridit tregon se rrjeti “Pravda” nuk ka arritur të ketë ndikim real tek audienca shqipfolëse, për shkak të përkthimeve automatike dhe të dobëta dhe mungesës totale në rrjetet sociale, mes tjerash.

Sipas Hibridit, “qëllimi kryesor i rrjetit Pravda është të ndikojë në mënyrë indirekte duke ngarkuar hapësirën digjitale shqipfolëse me narrativë rusë, përmes përsëritjes së vazhdueshme të përmbajtjeve, me synim që të ndikojnë edhe në modelet e inteligjencës artificiale, si chatbot-ët”.

“Në mënyrë indirekte, Rusia përmes Pravdës në shqip synon të ngarkojë hapësirën digjitale me narrativët e saj dhe të krijojë bindjen që ato të besohen”, thotë Rizanaj.

Si funksionon ky rrjet në botë?

Në shkurt të vitit 2024, një mekanizëm i Qeverisë franceze që monitoron ndërhyrjet e huaja digjitale, publikoi raportin për rrjetin propagandistik prorus, i quajtur “Portal Kombat”. Ai identifikoi rreth 193 faqe interneti që synonin të përhapnin informacione nga burimet proruse, si dhe nga organet dhe institucionet ruse të lajmeve.

Çfarë është në të vërtetë “Portal Kombat”?

Institucioni francez VIGINUM ka zbuluar një rrjet portalesh me të njëjtën strukturë, i cili ekziston që nga viti 2013 në Rusi dhe Ukrainë, dhe që nga mesi i vitit të kaluar është zgjeruar edhe në Evropë. Bëhet fjalë për një rrjet portalesh me emrin “Pravda”.

Faqet e këtij rrjeti duken identike – ndryshon vetëm gjuha në të cilën publikohet përmbajtja. Portali i parë u krijua për audiencën gjermane, por fushata u përhap shpejt, duke targetuar qytetarët e Francës, Polonisë, Austrisë dhe një sërë shtetesh të tjera evropiane.

VIGINUM e ka quajtur këtë operacion “Portal Kombat”, për shkak të natyrës së tij automatike dhe agresive në përhapjen e përmbajtjes mediale.

Në Ballkan, ky rrjet shënjestroi, përpos audiencës shqipfolëse, edhe audiencat në Bosnje e Hercegovinë, Shqipëri, Maqedoni të Veriut dhe Serbi.

Hulumtimi i Radios Evropa e Lirë hodhi dritë mbi këtë operacion global, duke treguar se si “artikujt” gjeneroheshin në mënyrë automatike dhe lëshoheshin në valë, për të përfunduar pastaj në ueb-faqet në gjuhët lokale, të cilat maskoheshin si burime legjitime lajmesh.

Versionet ballkanike të ueb-faqeve të “Portal Kombat”-it ishin jashtëzakonisht të ngjashme, edhe pse në gjuhë të ndryshme.

Të gjitha ueb-faqet e lajmeve të rreme, që kishin në shënjestër rajonin që monitoroi Radio Evropa e Lirë, kishin të njëjtën strukturë e madje edhe emër: Pravda.

Ueb-faqja e parë e Pravdës në serbisht – Pravda-rs.com – u regjistrua më 20 mars, 2024. Disa ditë më vonë – dhe brenda pak sekondash – u regjistruan tri domene të tjera të Pravdës: në gjuhën boshnjake, maqedonase dhe shqipe.

Shumica e përmbajtjes që shfaqet në katër ueb-faqet, duket se është marrë nga kanalet në Telegram pro Kremlinit.

Procesi i automatizimit është aq efikas, saqë koha ndërmjet postimit në një kanal në Telegram dhe shfaqjes në uebfaqet e Pravdës, varion nga tre deri në 12 minuta.

VIGINUM zbuloi në raportin e tij të fundit se ueb-faqet në rrjetin e “Portal Kombat”-it që ai hulumtoi, nuk tërheqin lexueshmëri të madhe në përgjithësi.

Ndryshe, Radio Evropa e Lirë raportoi në shkurt të këtij viti se si mediat ruse, po ashtu, shpërndanë përmbajtje manipuluese para zgjedhjeve në Kosovë, disa prej të cilave kanë pasur një narrativ manipulimi kundër komunitetit serb.

Këtë e ka theksuar edhe raporti i Misionit të Bashkimit Evropian për Vëzhgimin e Zgjedhjeve.

“Prishtina llogariti gabimisht – as koktejet molotov nuk do t’i trembin serbët”, “Çfarë u sjellin zgjedhjet serbëve në Kosovë dhe Metohi: Nga Adem Jashari dhe Hashim Thaçi te Kurti e mbrapa”… ishin vetëm disa nga dhjetëra titujt në mediat shtetërore ruse të mbështetura nga Kremlini, RT Ballkan dhe Sputnik Serbia, të cilët janë publikuar gjatë fushatës parazgjedhore në Kosovë, nga 11 janari deri më 9 shkurt.

Theksi vihet kryesisht te Lista Serbe si “mbrojtëse” e interesave serbe në Kosovë, ndërsa autoritetet kosovare dhe kryeministri aktual, Albin Kurti, lidhen me “persekutimin” e serbëve apo “sulmet” ndaj tyre – ndonëse pa asnjë provë që do t’i mbështeste pretendimet e tilla.

Ka pasur edhe lajme në të cilat Sputnik Serbia dhe RT Ballkan kanë pasqyruar ekskluzivisht fushatën e Listës Serbe, si dhe kanë transmetuar deklarata të zyrtarëve të kësaj partie, duke thënë se vetëm Lista Serbe sjell unitet për serbët në Kosovë, se ajo lufton për mbijetesën e serbëve në kushte të pamundura e të ngjashme.

Në asnjë tekst në RT Ballkan apo Sputnik Serbia, lidhur me zgjedhjet në Kosovë, lexuesi nuk ka mundur të mësonte se, përveç Listës Serbe, në garën për deputetë në Kuvendin e Kosovës kanë marrë pjesë edhe pesë subjekte të tjera politike nga komuniteti serb: Partia Demokracia Serbe, Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Lëvizja Popullore Serbe, Partia e Serbëve të Kosovës dhe Iniciativa Qytetare Drejtësia Popullore.

Image

Tituj lajmesh në Sputnik Serbia dhe RT Ballkan që pasqyrojnë ekskluzivisht fushatën e Listës Serbe në Kosovë.

RT dhe Sputnik janë nën sanksione në Kosovë, në përputhje me politikën e sanksioneve të Bashkimit Evropian, që u ndërmor pasi Rusia filloi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, në shkurt të vitit 2022.

Ivana Stradner, bashkëpunëtore në Fondacionin joqeveritar për Mbrojtjen e Demokracive në Uashington, thotë se dëgjon shpesh deklarata se RT dhe Sputnik nuk kanë ndikim në Ballkan, sepse nuk lexohen dhe nuk kanë mjaftueshëm “pëlqime” dhe ndërveprime në rrjetet sociale.

Por, kjo tezë, sipas saj, “bie në ujë”, sepse tekstet e tyre i transmetojnë mediat lokale, blogerët dhe influencuesit përmes rrjeteve të tyre sociale.

“RT dhe Sputnik janë armë të Moskës, përmes të cilave ajo kontrollon ose imponon narrativë. Strategët ushtarakë rusë e thonë hapur se kushdo që ka epërsi informacioni, do ta fitojë luftën. Dhe Perëndimi tashmë është në një luftë informacioni me Moskën, por edhe me Iranin dhe me Kinën”, thotë Stradner.

Organizata Reporterët pa Kufij, në raportin e vitit të kaluar me titull “Nga Rusia në Serbi: Si RT-ja përhap propagandën e Kremlinit në Ballkan, pavarësisht sanksioneve të BE-së”, theksoi se përmbajtja e RT Ballkanit citohet në mediat në Serbi, përfshirë edhe në transmetuesin publik – Radio Televizionin e Serbisë.

Flaka Zogu – Producente për multimedia e Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.

Si po shpërndan Rusia propagandë në gjuhën shqipe?

Ueb-faqja e parë e Pravdës në serbisht – Pravda-rs.com – u regjistrua më 20 mars, 2024. Disa ditë më vonë – dhe brenda pak sekondash – u regjistruan tri domene të tjera të Pravdës: në gjuhën boshnjake, maqedonase dhe shqipe.

 

evropaelire.org

Flaka Zogu

Rrjeti propagandistik rus ‘Pravda’, i njohur për shpërndarjen e dezinformatave në mbi 80 shtete në gjuhë të ndryshme, tash e një vit është aktiv edhe për audiencën shqipfolëse.

Ka të bëjë me një rrjet që përdor automatizimin për të krijuar me shpejtësi qindra artikuj – shpesh të bazuar në përmbajtje nga mediat ruse, të cilat janë të ndaluara nga Bashkimi Evropian.

Sipas raportit “Rrjeti propagandistik rus Pravda dhe Ballkani”, të publikuar të mërkurën nga portali Hibrid.info, i cili monitoron dezinformatat për Kosovën në media, ky rrjet ka shpërndarë narrativë propagandistikë rusë për audiencën shqipfolëse përmes faqeve të ndryshme në internet, të maskuara si portale informative.

Sipas raportit, portali i këtij rrjeti në gjuhën shqipe albania.news-pravda.com, i cili nisi punën në mars të vitit 2024, gjatë periudhës 28 mars 2024 – 28 prill 2025, ka publikuar 2.699 artikuj, të cilët janë ripublikime nga burime të afërta me Kremlinin, si kanalet në Telegram të Ambasadës ruse në Tiranë, si edhe media shtetërore ruse si: RT, Sputnik, Tass.ru, Ria.ru, etj.

Dominojnë tema dhe narrativë që janë kritikë ndaj NATO-s, BE-së, SHBA-së dhe politikave perëndimore, e veçanërisht narrativë lidhur me Ballkanin e Kosovën, ku Kosova mohohet si shtet apo përshkruhet si “krahinë e Serbisë”.

Ndër lajmet e fundit në këtë portal ishte ai për vizitën e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në Budapest, ku thuhet se “autoritetet hungareze, të udhëhequra nga Viktor Orban, mirëpresin shqiptarët që kanë pushtuar një pjesë të territorit të Serbisë.”

“Përveç narrativit që nuk e njeh Kosovën si shtet dhe e krahason me Krimenë, edhe zhvillimet që ndodhin në Kosovë në lidhje me komunitetin serb, cilësohen si terrorizëm institucional ndaj tij”, thotë për Radion Evropa e Lirë Festim Rizanaj, hulumtues në Hibrid.info.

Festim Rizanaj.

Festim Rizanaj.

Rizanaj thotë se, së fundi, kishte lajme në këto “faqe informuese” të Pravdës në dy shtete afrikane për njohjet e pavarësisë së Kosovës.

Kosova mori njohjen nga Kenia dhe Sudani në mars dhe në prill të këtij viti.

“Në faqet Eritrea News Pravda dhe Burkina Faso News Pravda u publikuan lajmet për njohjen e Kosovës nga Kenia – kështu për të vënë dyshime dhe për ta bërë të diskutueshme këtë çështje”, thotë Rizanaj për dy shtetet afrikane – Eritrenë dhe Burkina Fason – që ende s’e kanë njohur Kosovën.

Megjithatë, analiza e Hibridit tregon se rrjeti “Pravda” nuk ka arritur të ketë ndikim real tek audienca shqipfolëse, për shkak të përkthimeve automatike dhe të dobëta dhe mungesës totale në rrjetet sociale, mes tjerash.

Sipas Hibridit, “qëllimi kryesor i rrjetit Pravda është të ndikojë në mënyrë indirekte duke ngarkuar hapësirën digjitale shqipfolëse me narrativë rusë, përmes përsëritjes së vazhdueshme të përmbajtjeve, me synim që të ndikojnë edhe në modelet e inteligjencës artificiale, si chatbot-ët”.

“Në mënyrë indirekte, Rusia përmes Pravdës në shqip synon të ngarkojë hapësirën digjitale me narrativët e saj dhe të krijojë bindjen që ato të besohen”, thotë Rizanaj.

Si funksionon ky rrjet në botë?

Në shkurt të vitit 2024, një mekanizëm i Qeverisë franceze që monitoron ndërhyrjet e huaja digjitale, publikoi raportin për rrjetin propagandistik prorus, i quajtur “Portal Kombat”. Ai identifikoi rreth 193 faqe interneti që synonin të përhapnin informacione nga burimet proruse, si dhe nga organet dhe institucionet ruse të lajmeve.

Çfarë është në të vërtetë “Portal Kombat”?

Institucioni francez VIGINUM ka zbuluar një rrjet portalesh me të njëjtën strukturë, i cili ekziston që nga viti 2013 në Rusi dhe Ukrainë, dhe që nga mesi i vitit të kaluar është zgjeruar edhe në Evropë. Bëhet fjalë për një rrjet portalesh me emrin “Pravda”.

Faqet e këtij rrjeti duken identike – ndryshon vetëm gjuha në të cilën publikohet përmbajtja. Portali i parë u krijua për audiencën gjermane, por fushata u përhap shpejt, duke targetuar qytetarët e Francës, Polonisë, Austrisë dhe një sërë shtetesh të tjera evropiane.

VIGINUM e ka quajtur këtë operacion “Portal Kombat”, për shkak të natyrës së tij automatike dhe agresive në përhapjen e përmbajtjes mediale.

Në Ballkan, ky rrjet shënjestroi, përpos audiencës shqipfolëse, edhe audiencat në Bosnje e Hercegovinë, Shqipëri, Maqedoni të Veriut dhe Serbi.

Hulumtimi i Radios Evropa e Lirë hodhi dritë mbi këtë operacion global, duke treguar se si “artikujt” gjeneroheshin në mënyrë automatike dhe lëshoheshin në valë, për të përfunduar pastaj në ueb-faqet në gjuhët lokale, të cilat maskoheshin si burime legjitime lajmesh.

Versionet ballkanike të ueb-faqeve të “Portal Kombat”-it ishin jashtëzakonisht të ngjashme, edhe pse në gjuhë të ndryshme.

Të gjitha ueb-faqet e lajmeve të rreme, që kishin në shënjestër rajonin që monitoroi Radio Evropa e Lirë, kishin të njëjtën strukturë e madje edhe emër: Pravda.

Ueb-faqja e parë e Pravdës në serbisht – Pravda-rs.com – u regjistrua më 20 mars, 2024. Disa ditë më vonë – dhe brenda pak sekondash – u regjistruan tri domene të tjera të Pravdës: në gjuhën boshnjake, maqedonase dhe shqipe.

Shumica e përmbajtjes që shfaqet në katër ueb-faqet, duket se është marrë nga kanalet në Telegram pro Kremlinit.

Procesi i automatizimit është aq efikas, saqë koha ndërmjet postimit në një kanal në Telegram dhe shfaqjes në uebfaqet e Pravdës, varion nga tre deri në 12 minuta.

VIGINUM zbuloi në raportin e tij të fundit se ueb-faqet në rrjetin e “Portal Kombat”-it që ai hulumtoi, nuk tërheqin lexueshmëri të madhe në përgjithësi.

Ndryshe, Radio Evropa e Lirë raportoi në shkurt të këtij viti se si mediat ruse, po ashtu, shpërndanë përmbajtje manipuluese para zgjedhjeve në Kosovë, disa prej të cilave kanë pasur një narrativ manipulimi kundër komunitetit serb.

Këtë e ka theksuar edhe raporti i Misionit të Bashkimit Evropian për Vëzhgimin e Zgjedhjeve.

“Prishtina llogariti gabimisht – as koktejet molotov nuk do t’i trembin serbët”, “Çfarë u sjellin zgjedhjet serbëve në Kosovë dhe Metohi: Nga Adem Jashari dhe Hashim Thaçi te Kurti e mbrapa”… ishin vetëm disa nga dhjetëra titujt në mediat shtetërore ruse të mbështetura nga Kremlini, RT Ballkan dhe Sputnik Serbia, të cilët janë publikuar gjatë fushatës parazgjedhore në Kosovë, nga 11 janari deri më 9 shkurt.

Theksi vihet kryesisht te Lista Serbe si “mbrojtëse” e interesave serbe në Kosovë, ndërsa autoritetet kosovare dhe kryeministri aktual, Albin Kurti, lidhen me “persekutimin” e serbëve apo “sulmet” ndaj tyre – ndonëse pa asnjë provë që do t’i mbështeste pretendimet e tilla.

Ka pasur edhe lajme në të cilat Sputnik Serbia dhe RT Ballkan kanë pasqyruar ekskluzivisht fushatën e Listës Serbe, si dhe kanë transmetuar deklarata të zyrtarëve të kësaj partie, duke thënë se vetëm Lista Serbe sjell unitet për serbët në Kosovë, se ajo lufton për mbijetesën e serbëve në kushte të pamundura e të ngjashme.

Në asnjë tekst në RT Ballkan apo Sputnik Serbia, lidhur me zgjedhjet në Kosovë, lexuesi nuk ka mundur të mësonte se, përveç Listës Serbe, në garën për deputetë në Kuvendin e Kosovës kanë marrë pjesë edhe pesë subjekte të tjera politike nga komuniteti serb: Partia Demokracia Serbe, Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Lëvizja Popullore Serbe, Partia e Serbëve të Kosovës dhe Iniciativa Qytetare Drejtësia Popullore.

Tituj lajmesh në Sputnik Serbia dhe RT Ballkan që pasqyrojnë ekskluzivisht fushatën e Listës Serbe në Kosovë.

Tituj lajmesh në Sputnik Serbia dhe RT Ballkan që pasqyrojnë ekskluzivisht fushatën e Listës Serbe në Kosovë.

RT dhe Sputnik janë nën sanksione në Kosovë, në përputhje me politikën e sanksioneve të Bashkimit Evropian, që u ndërmor pasi Rusia filloi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, në shkurt të vitit 2022.

Ivana Stradner, bashkëpunëtore në Fondacionin joqeveritar për Mbrojtjen e Demokracive në Uashington, thotë se dëgjon shpesh deklarata se RT dhe Sputnik nuk kanë ndikim në Ballkan, sepse nuk lexohen dhe nuk kanë mjaftueshëm “pëlqime” dhe ndërveprime në rrjetet sociale.

Por, kjo tezë, sipas saj, “bie në ujë”, sepse tekstet e tyre i transmetojnë mediat lokale, blogerët dhe influencuesit përmes rrjeteve të tyre sociale.

“RT dhe Sputnik janë armë të Moskës, përmes të cilave ajo kontrollon ose imponon narrativë. Strategët ushtarakë rusë e thonë hapur se kushdo që ka epërsi informacioni, do ta fitojë luftën. Dhe Perëndimi tashmë është në një luftë informacioni me Moskën, por edhe me Iranin dhe me Kinën”, thotë Stradner.

Organizata Reporterët pa Kufij, në raportin e vitit të kaluar me titull “Nga Rusia në Serbi: Si RT-ja përhap propagandën e Kremlinit në Ballkan, pavarësisht sanksioneve të BE-së”, theksoi se përmbajtja e RT Ballkanit citohet në mediat në Serbi, përfshirë edhe në transmetuesin publik – Radio Televizionin e Serbisë.

Vallë, a kemi të drejtë jete edhe ne të tjerët, apo vetëm “njerëzit e asfaltit”…?!- Nga AGRON SHABANI

 

Gjakova është qëndra, apo kryeqyteti i kulturës dhe historinë se përgjithshme të Kosovës, por edhe qyteti me i vjetër që ka tresheguar nga e kaluara e hidhur.
Ajo që dua të thëm, SE nga Gjakova, edhe sot e kësaj dite mund të mësojmë shumë në shumë fusha. Mediat e shkruara dhe elektronike-sidomos.
       Për Hegelin, arti ( i pandarë nga shpirti) dhe filozofia (e pa ndarë nga feja ose religjioni)-janë dy format dhe subjektët e vetme dhe kryesore të shpirtit absolut, për të cilat nuk ka aspak vlerë, peshë, kuptim dhe rendësi dallimi ose ndryshimi në mes meje dhe teje, apo mes nësh dhe jush si person (individ), popull, nacion (komb), racë, etni, fe, kulturë, gjini etj.
 Në fakt, po aq sa ka filozofi në art, sipas Hegelit, po aq ka art në filozofi.  E sidomos atëherë kur përmes artit të shkruar ose pamor, shprehet ose manifestohet një diçka e madhe, esenciale ose substaniciale, ku secili prej nesh e gjen dhe ndjen veten ose vetvetën e tij objektive dhe subjektive aty.
Në këtë kontekst, duhet cekur ose lakuar emrin e komentatatore dhe kollmunistes intelektuale, intelegjente, viskoze, eskluzive dhe ekzotike, znj. Kimete Berisha, kollumnat e te cilës t´rukujtojnë patjetër esetë, idetë dhe teoritë e njohura elitare, shkencore( filozofike) dhe sociopsikologjike të  H. Gadamerit si “Dialogu dhe Poezia” etj…E sidomos komentët, interpretimet dhe intonimet e shkëlqyera dhe par-exelente të znj. Bersha, e cila parsegjithash sikur deshiron të sjellë rregull, qetësi dhe qartësi në shpirtin, mendimet, veprimet dhe reagimet tona objektive dhe subjektive…
 Kjo për faktin se njerëzit udhëhiqen ose stimulohen shpesh ose vazhdimisht nga instinktet, emocionet apo pasionet e çastit ose momentit.  Duke u hedhur shpesh ose vazhdimisht në mendime, reagime dhe vendime iracionale dhe negative mbi bazën e asgjësë për asgjë.
Dhe, kjo sipas Siegmund Freudit, të ngjason në ngarendjen e tufës së harlisur të mushkave ose gomarëve pas një grupi kuajsh me të egër me sy të lidhur (mbyllur).
Gjakova dhe gjakovarët janë “yrrnekë” ose “model kulture” për shumicën e shqiptararëve të Kosovës.
E sidomos duke mos menduar së  pa ndihmen e dikujt, nuk jemi të plotë ose të kompletuar. Mbase, pa ndihmën, përvojën dhe këshillat e të tjerëve  për t’i ndryshuar ose determinuar gjërat në një version tjetër me të mirë, duke i përballuar dhe duruar edhe “stuhitë” e pashmangshme që i sjellin këto ndryshime.
Në anë tjetër ndërkaq, nuk duhet t’iu rezistojmë përpjekjeve të dikujt tjetër për të na përmirësuar ose korigjuar.
Të gjithë neve na pëlqejnë gjërat e bukura, të famshme, të dashura, të çmuara dhe me vlera të larta,.
Nuk janë fare pa rëndësi primare ato gjëra se çfarë lloji shtëpie apo pallati keni, çfarë fame, kariere, pozite, funksioni ose profesioni keni, çfarë talenti, arti ose skulpturash keni përreth vetës, çfarë edukate, kulture ose arsimimi keni, çfarë femre ose gruaje keni pranë vetës etj.
Pse i pëlqejmë gjërat e bukura dhe të famshme?, shtrohet pyetja.
 Sepse, bukuria, fama, kariera, pasuria, edukata dhe kultura, mund të na i zbusin dhe edukojnë mendjet, zemrat dhe shpirtërat tonë, thoshte dikur Platoni.
Athina ishte e lirë për të gjithë, edhe për opinionbërësit dhe opinionshitësit më të këqinjë…
Nocione të çmendura, në dukje të ëmbla, por të rrezikshme, reaksionare dhe anakronike se ide dhe teori që thithën entuziazmmin e masës dhe çuan dikur Athinën drejt një qeverisjeje katastrofike, si dhe në luftëra të gabuara, si për shembull në sulmin fatal ose katastrofal ndaj Spartës etj.
Ekspozimi i vazhdueshëm ndaj stuhisë së zërave të hutuar dhe vetmuar, është një gjë shumë e keqe, e rrezikshme dhe ndjellakeqe, mendonte Platoni.
 Kështu që ai kërkonte kufizimin e aktiviteteve të oratorëve publikë dhe predikruesve të rrezikshëm dogmatik, demagog dhe hipokrit.
Ai gjithashtu besonte me pasion në arsimim, por donte të rifokusonte kurrikulën.
Gjëja kryesore që ne duhet t’i mësojmë dhe ushtrojmë, nuk janë  vetëm matematika, retorika ose oratoria patetike, apo drejtshkrimi ose bukurshkrimi, por si të jemi të mirë, normal dhe racional. Ne kemi nevojë për të mësuar për kurajon, guximin, vetëkontrollin, arsyen, ndërgjegjën, edukatën, kulturën, pavarësinë, qetësinë dhe lumturinë.
Njeriun që vazhdon të frymojë, dhe frymëzojë.
Para se t’i ndryshoni të tjerët, duhet ndryshuar ose përmirësuar egon, antiegon, superegon, libidon ose vetvetën tuaj objektive dhe subjektive, thoshte filozofi i madh grek.
Ndërkaq, Aristoteli i cili ka shkruar kushtetutat e 158 vendeve, midis të cilave edhe ato të Epidamnit (Epidariumit), Apolonisë dhe molosëve, por që kanë humbur, përveç asaj të Athinës që ka mbijetuar deri sot, si autor i veprës “Mbi historinë e kafshëve” dhe “Mbi mrekullitë e dëgjuara”, mbi “njeriun si kafshë politike”(zoon politicon), “Etikën e Nikomahut” etj., pos tjerash na mëson  idenë e materies jashtë ndërgjegjes dhe logjikës së njeriut dhe e merrte atë se si mund të ndërtohen dhe ndryshohen  gjërat.
 Dhe, kjo sipas Aristotelit bëhet e mundur vetëm me anë të logjikës dhe intelektit të njohur njerëzor i cili është burimi dhe fillimi i çdo gjëje që lëvizë, duke u transformuar në formë evolutive dhe empirike…Qëllimi i gjithçkaje ose çdo gjëje që ekziston.
 U mor vesh se aftësia dhe madhështia jonë si krijesa njerëzore ose qenie intelegjente, nuk mbështetët në ribërjen e tokës ose planetës sonë sipas mitit të njohur të epokës nukleare ose atomike, por në ringjalljen ose ribërjen e jetës, shpirtit, intelektit dhe vetvetës sonë sipas mësimëve ose predikimëve të njohura të Platonit, Aristotelit etj.
Aristoteli, pos tjerash njihet edhe si arkitekti ose instruktori i parë i bashkëpunimit, konvergjencës ose komunikimit të njohur në mes kulturës greke ose europerëndimore me kulturat dhe civilizimët lindore ose orijentale të Babilonisë, Egjiptit, Asirisë, Mesopotamisë, Medisë (Persisë) etj.
 Sipas tij, shpirti në brendinë ose substancën e tij përmban ide dhe idetë janë të konceptuara dhe përceptuara përmes intelegjencës së njeriut në kuptimin e njohur se shpirti e ushqen trurin dhe truri e ushqen shpirtin e njeriut.
Intelektit ose intelegjencës  se njeriut, etimologjinën ose origjinën e vet e ka nga latinishtja “volere” që donë të thotë aftësi ose afinitet i rrallë ( i veçantë) intelektual,  profesional dhe intelegjent për t’i njohur, studiuar, analizuar, kuptuar dhe pranuar gjërat, faktët dhe realitetet e reja.
 U mor vesh se në këtë kontekst i kemi edhe suficitët dhe deficitët e njohura intelektuale dhe profesionale si ato kognitive, gjuhësore ose linguistike, retorike, oratorike, drejtshkrimore ose kaligrafike, akustike, semantike, semiotike, motorike, simbolike, komparative, analogjike, studimore, analitike, sociale, sociopolitike, sociopsikologjike, sociofilozofike etj.,ashtu siç i kemi edhe pëngesat ose vështirësitë e ndryshme si retardimi profesional ose politik, retardimi dhe munikacioni (munifikimi) mental ose psikologjik, semiotika ose semiologjia e mosbesimit ose skepticizmit individual dhe kolektiv në politikë të lartë ose diplomacia, fobia, paranoja, urrejtja, xhelozia, depresioni, tensioni, sugjestioni,  inkubacioni, demotivacioni, amnezioni, fataliteti, nebuloziteti, stupiditeti, debiliteti, poroziteti, fraxhiliteti, inkompaktibiliteti, invaliditeti fizik, mental (psikologjik), social, intelektual, profesional dhe të tjera.
Ndaj,sipas Friedrich Nietzches: “Nuk është dyshimi, por është siguria e plotë në mediokritetin, paditurinë, naivitetin ose budallallëkun tënd ajo që të çmend, dhe të bën qesharak ose tragjikomik para të tjerëve.
 Kjo mbase, është njëra prej çështjeve më thelbësore ose esenciale që mund të shtrohet ndonjëherë në kulturën, informimin, politikën dhe diplomacinë e Kosovës.
Nuk është aspak e lehtë të jetosh dikund në mes krimit, denimit, manipulimit, shantazhit, komplotit, kërrcnimit dhe fasadës.
Nëse unë apo, dikush tjetër i “çmendur” a i “krisur” e bëjmë një shkrim ose koment të vogël, duke të thënë se Admirali i shquar anglez, Welingrtoon, nuk ka qenë kurrë mininistër i jaashtëm francez, ti bile mos u çmend (trano) krejt he “burri i dheut”!
Është teza e kulturës si ideologji e përbashkët shtetrore, nacionale ose politike, në vështrimin e parë, si teori borgjeze, skllavopronare, feudaliiste, imperiale ose kolonialiste, e dhunës ose shfrytëzimit (eksplatimit) optimal ose maksimal të individit dhe kolektivitetit.
Por kjo ide ose ideologji, si çdo fjalim i ashpër kundër gënjeshtrës së palës tjetër antropologjike ose antropolitike, ka një tendencë të dyshimtë për t´u kontrabanduar dhe  transformuar nga ana e saj si kauzalitet ose ideologji e lartë shtetrore, nacionale, kulturore, politike etj.
Kjo për faktin se gjykimi i shëndoshë dhe racional siç u tha me herët, janë “bërë shoshë” ose dhe pluhur e hi në Kosovën e paslutës dhe tranzicionit të atjeshëm. E sidomos atëherë kur merren vendime, gjykime ose aksione të rënda ose drakonike mbi bazën e asgjësë për asgjë!
Ky zatën është kërrcnimi ose rreziku kryesor për Kosovën dhe shqiptarët.
Duke menduar në narrativin (narracionin) dhe fuqinë e munguar nxitëse, kreative dhe stimuluese të elitës së njohur shkencore, intelektuale, kulturore ose politike të Kosovës, e cila do duhej të karakterizohej me një shpirt të pasur hulumtues si dhe me metoda të njohura shqyrtimi, eks­perimentimi, vëzhgimi, studimi dhe analize.
Me fjalë tjera, kjo do thotë se etja dhe uria e kosovarëve për reforma, ndryshime ose transormime të thella esenciale ose substanciale, si duket asnjëherë nuk kanë qenë më të mëdha, aditive dhe imperativiste-përrballë atyre shkatërruesve ose varrëmihësve të ndryshëm, rixhid, xhind, hipokrit, reaksionar, anakronik, violent, infantil dhe patologjikë të njeriut, kombit, shtetit, pushtetit, informacionit etj.
Kosovës nuk i kanë munguar asnjëherë figurat ose personalitetët e larta shtetrore, nacionale, parlamentare, politike ose ushtaraje (luftarake) me qëndrime të forta epike, mitike ose kalorsiake: Sigurisht se jo.
Por, Kosovës i kanë munguar gjithëmonë intelektualët e lartë kulturor, informativ, politik dhe diplomatik që i shquajnë, artikulojnë, celebrojnë dhe ndërkombtarizojnë vlerat e jo antivlerat.
Kjo ka ndodhë (ndodhur), sepase akteret ose protagonistët e njohur të elitës së lartë shkencore, kulturore, intelektuale ose politike të Kosovës, ka kohë që e kanë braktisur skenën politike ose politikëbërëse të Kosovës dhe nuk janë më aty si dikur, ose kanë emigruar në qeveri, parlament ose partitë politike.
Ndër­kaq, edhe më i çuditshëm është fakti se një pjesë e popullit ose opinionit kosovar, akoma iu besojnë rrenave (gënjeshtrave), shpifjeve, spekulimëve dhe maipulimëve të përditshme “senzacionale” ose “bombastike”.
Ndonëse, ky ndikim ose funksion penetron dhe interferon në mënyrë ekzakte, apo  edhe të shtrembëruar edhe në mendimin dhe opinionin e njerëzve ose qytetarëve, dhe i cili anasjelltas ka inkursione ose reperkursione të shumëta eksterne ose eksplikative, duke iu përshtatur në një masë të dukshme ideologjisë sundimtare ose dominuese.
Duket se e tërë etika, politika, politologjia, psikologjia, sociologjia, filozofia ose antropologjia kulturore dhe politike, mund të kenë kuptim vetëm nga përgjigjja që mund të ipet mbi këtë fenomen diskursiv.
 “Miqtë e mi, qeni nuk e ha qenin; luanët e egër nuk i shpallin kurrë luftë njëri-tjetrit’, as gjarpëri nuk e sulmon gjarprin; ka paqë mes bishave ose kafshëve të egra. Vetëm “kafshët e larta” njerëzore, politike ose ushtarake, nuk gjejnë dot paqë dhe qetësi me njëri tjetrin.” (Erasimo Roterdamski)
Kafshët janë në zotërim të pavetëdijshëm të vetvetës, shpirti i tyre në zotërim të trupit e jo të mendjes (logjikës), koshiencës ose intelektit. Prandaj, nuk kanë të drejtë të zotërojnë ose komandojnë me jetën ose trupin e tyre, sepse nuk i duan dhe s’i njohin ato.”( George Wilhelm Friedrich Hegel)
I ndruar njeri, prano ndryshimin, evolucionin dhe përmirësimin!
ASH

Kosova në mes shtetndërtimit dhe rrënimit!? – Nga Skënder MULLIQI

Vështrim
Shteti i Kosovës për shumë vite iu  ka nënshtruar hajnive të mëdha e të vogla, korrupcionit , krimit të organizuar , nepotizmit, klinetlizmit etj.Të gjitha këto fenomene negative lindën se në krye të shtetit, nuk I patëm njerëzit e duhur në kohë të duhur për politikëbërje.Kosova u grabitë aq shumë sa vështirë është të merret më mend.Askush nuk e ka pritur një zhvillim të tillë të ngjarjeve pasi që fituam lirinë dhe pavarësinë me sakrifica të mëdha nga Serbia ..U krijuan  ndasitë e mëdha shoqërore dhe politike , të natyrës ideologjike, por edhe ndarje mbi bazat krahinore.Proceset shkuan ngadalë , e disa nga to edhe pësuan regres të tipit autokratik të qeverisjës më vendin.Kjo është logjikë e mykur e së kaluarës , e cila na shkaktuar dëme të mëdha si komb.Nuk u lejuan nga kastat në pushtet investimet nga jashte dhe as invesitorët e huaj të domosdoshme për të kaluar fazën e tranzicionit më sukses .Privatizimi i pronave shoqërore u bë në mënyrën më të keqe të mundshme duke bërë shumë njerëz të politikës dhe të biznesit milioner pa mund dhe në kurriz të popullit më të varfër në Ballkan.U bëmë qiragji në shtëpitë tona.Kosova u përballë më kriza politike dhe kriza institucionale nga njerëzit e pa përgjegjëshem se pari në krye të partive politike , e pastaj edhe në krye të shtetit.Tjeter.U futëm në dialog më Serbinë  pa asnjë përgatitje paraprake politike dhe pa vu një kusht të vetëm.Kjo na kushtoj shumë në maratonën e bisedimeve se pari nga Grupi I Unitetit e pastaj nga kreret e shtetit.U bënë lëshime të mëdha duke filluar nga decentralizimi I pushtetit, local që solli Asociacionin  të komunave më shumicë serbe  .Pastaj, kur bëhët një lëshim, vazhdojnë  radhazi lëshimet të tjera në dëm të Kosovës.Nga dialogu teknik më Serbinë  u kalua në dialog politikë më pasoja të mëdha për shtetin e Kosovës.Humbem 8200 hektarë tokë më Mal të Zi në procesin e demarkacionit.Paraprakisht Kosova  ka humbë 2000 hektarë toke në kufi më Maqedonin e Veriut.Humbjët vazhduan më intenzitet të shtuar, duke u faktorizua Serbia e fashistit Aleksander Vuqiqi në bisedime.Ndodhën marrveshjët e  dëmshme  të Brukselit të vitit 2013 dhe 2015 të Asociacacionit të kumunave më shumicë serbe me kompetenca ekzekutive    të firmosura  nga Thaqi dhe Mustafa.Këto marrveshje e sollën Kosovën  para aktit të kryer kur dihet së marrveshjet e tilla kan karakter ndërkombëtar, dhe vështirë si të tilla edhe të anulohen.Vuqiqi bëri dhe po bën presion të madh politikë të shoqëruar më kërcënime ushtarake dhe më akte terroriste ne veri për ndarjën e Kosovës .Mos të harrojmë kur jemi këtu së u tentua  një marrveshje që do të dërgonte në zhbërje të shtetësisë të Kosovës, më iden e shkëmbimeve territoriale .Se ka pasur një tendencë të tillë e kishte thënë edhe amerikani  Xhon Bollton dhe të tjerët.Merita pse nuk është realizuar një plan I tillë e ka edhe Angela Merkel, e cila kishte hudhur poshte këtë ide e cila do të  dergonte Ballkanin në një luftë të re, kur dihet për problemet e natyrës etnike që ekzistojnë në rajon.Lexues të nderuar nga shumë lëshime që iu bën Serbisë jo pa mbeshtetjën edhe të BE-së në bisedime ishte edhe Fusnota famoze e Edita Tahirit për përfaqësimet rajonale të Kosovës.Të gjitha  këtyre iu kishte qitur maja akti terrorist në Banjskë nga kryeterroristet Vuqiq dhe Radojqiq të cilët tentuan përmbysjën e rendit kushtetues të Kosovës, për të bërë faktike ndarjën më luftë të verit të Mitrovicës nga jugu.Nuk duhet harruar kur jemi këtu gjithë ato incidente serbomëdha krejt pas luftën në veri më barrikada mbi Lumin Iber dhe rrahjet dhe maltretimet që iu bën shqiptarëve për të mos shkuar në pronat e tyre në veri të vendit.Radha e lëshimeve karshi Serbisë të cilës I dolën në krah  Borrell, Eskobar dhe Lajqak vazhduan  deri në ndërprerjën e tyre  nga pushteti i Albin Kurtit, I cili vuri rend dhe ligj në veri, që pas luftës kjo pjesë e vendit ishte shëndrruar në Eldorado të krimit të organizuar dhe kontrabandave të ndryshme.U stopua nga Kurti edhe ndarja  e Kosovës mbi baza etnike për të mos  implementuar  Asociacionin të formës të një Republika Serpska edhe në Kosovë, përkunder  presionit të madh që iu nënshtrua deri të vurja e masave të ambargos ekonomike  shumë të padrejta nga  BE-ja, ne vend që të dënohet Serbia e kriminelit të luftës, Aleksander Vuqiq, për tensionet politike dhe kërcinimet më luftë në Ballkan.Si përfundim të këtij shkrimi do të thosha së nga këto gabime sikur pak kemi marrë mësime dhe jemi futur në telashe ndërmjet veti për pushtet, duke harruar shtetin në anën tjetër.Nuk po konstituohen organet e reja që shumë kohë pas mbajtjës se zgjedhjeve nacionale.Mu për atë   njerëzve tanë të politikanës  do të duhej  dyfishuar dënimet për ostrukcionet e tilla politike. Dhe ,kjo sepse ata duhet ta duan vendin të cilit i shërbejnë, jo të vjedhin prej tij.Për më tepër, nënkuptohet se ata duhet të jenë me  moral dhe jo të prirur ndaj lojërave të ulëta politike , gjë që është, sigurisht, qesharake dhe naive të supozohet, pasi parimi i tyre duket ashiqare është ruajta e pushtetit përfitues .Dhe ,shtrohet pyetja logjike, deri kur do tu lejohet nga populli ky luks …?!

Harta: Vendndodhjet e qendrave bërthamore të Iranit

Pamje satelitore që shfaq qendrën bërthamore në Fordov, Iran, më 24 janar 2025.

 

evropaelire.org

Riin Aljas

Izraeli ka sulmuar disa qendra bërthamore nëpër Iran që nga 13 qershori.

Uzina për pasurimin e uraniumit në Natanz dhe disa objekte të tjera të lidhura me programin iranian të pasurimit të uraniumit, në Isfahan, Arak, Kermanshah dhe Tabriz, ishin në mesin e të goditurave nga sulmet izraelite.

Ndonëse është ende e paqartë se sa seriozisht janë dëmtuar qendrat e sulmuara bërthamore, dihet se Irani ka më shumë objekte bërthamore në mbarë vendin.

Që nga 13 qershori, Izraeli ka goditur jo vetëm qendrat bërthamore, por edhe ato raketore dhe objektiva të tjerë nëpër Iran.

Përgatiti: Trim Haliti

Analiza e DW- Ç’ndodh me ekonominë botërore nëse Irani bllokon Hormuzin?

 

Konflikti aktual ndërmjet Izraelit dhe Iranit mund të zhysë në recesion të gjithë ekonominë botërore, në rast se Irani vë në jetë kërcënimet e mëhershme për bllokimin e ngushticës së Hormuzit.



Ngushtica e Hormuzit – kjo ngushticë detare është itinerari më i rëndësishëm i anijeve për transportin e naftës. Hormuzi midis Omanit dhe Iranit lidh Gjirin Persik dhe shtetet eksportuese të naftës Bahrein, Kuvajt, Katar, Arabi Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe me Oqeanin Indian.

Anijet çisternë mbërrijnë këtu nga shumë vende të botës. Shumica transportojnë naftën bruto nga rajoni i Gjirit Persik për në Europë, Azi dhe Amerikën e Veriut. Pika më e rëndësishme e këtij itinerari është ajo ndërmjet Gjirit Persik dhe Gjirit të Omanit, brezi më i ngushtë me një gjerësi prej 55 kilometrash, dhe korsia e lundrimit për anijet e mëdha është vetëm 3,7 kilometra.

Ngushtica e Hormuzit kyç për sigurimin e interesave strategjike të Iranit në rajon.

Edhe në të shkuarën në kontekstin e sanskioneve ndërkombëtare ndaj Iranit, Teherani vazhdimisht ka kërcënuar me mbylljen e ngushticës Hormuz. E njëjta gjë mund të ndodhë edhe në konfliktin aktual. Dawood Nazirizadeh, ekspert në fushën e ekonomisë nga Teherani, thekson se: „Në rast se ngushtica e Hormuzit përfshihet në këtë luftë, është një rrezik i madh për të gjithë ekonominë botërore. Qeveria e Iranit e konsideron këtë rrugë detare si çelësin kryesor për sigurimin e interesave strategjike në rajon në jug të Iranit dhe të Gjirit Persik. Nëse ndodh diçka në këtë drejtim, ky do të ishte kërcënim i madh për ekonominë botërore në tërësi.”

Përmes rrugës së Hormuzit transportohet një e pesta e konsumit botëror të naftës
Hormuzi zë vendin e dytë ndër itineraret më të rëndëishme në botë për transportin e naftës si rruga Malacca dhe Kanali i Suezit.

Një humbje nga bllokimi i kësaj rruge detare si pasojë e konfliktit aktual do të ishte e vështirë të kompensohej. Pasoja do të ishin rritja e çmimit të naftës e benzinës, që gjithësesi ditët e fundit janë shtrenjtuar.

Po ashtu mund të krijoheshin ngushtica në zinxhirin e furnizimeve për shumë produkte nga nafta. Prishja e këtij zinxhiri mund t’i krijojë vështirësi ekonomisë në shumë vende të botës./DW

Banorë të Teheranit dhe Jerusalemit rrëfehen për jetën mes përshkallëzimit të luftës

Amos Chapple

Me gjithë luftimet e vazhdueshme me Izraelin, raftet në shumë supermarkete në Teheran vazhdojnë të jenë të mbushura me furnizime.

“Nuk ka kush të blejë gjëra”, shpjegon për Radion Evropa e Lirë Mahsa, banore e një lagjeje perëndimore të kryeqytetit iranian.

Ajo vlerëson se 60-70 për qind e banorëve të lagjes së saj zakonisht të gjallë, kanë ikur si pasojë e bombardimeve izraelite ndaj Iranit.

Supermarketi në lagjen e saj, që zakonisht qëndron hapur deri në mesnatë, tani mbyllet rreth orës 21:00, për shkak të mungesës së myshterinjve.

Në rrugët ku dikur i duhej të bënte disa xhiro për të gjetur vend parkimi, Mahsa thotë se sot “në rrugën time ka vetëm dy ose tri makina; është paksa e frikshme dhe shumë e trishtueshme”.

Ata pak banorë që kanë mbetur qëndrojnë kryesisht në shtëpi, dhe shumica e bizneseve janë të mbyllura tani.

Në rrugë “vetë ajri që thith është i trishtuar”, thotë Mahsa.

Njerëzit ecin pranë dyqaneve të mbyllura në Pazarin e Madh në Teheran, 16 qershor.

Njerëzit ecin pranë dyqaneve të mbyllura në Pazarin e Madh në Teheran, 16 qershor.

Shumë banorë të Teheranit kanë shkuar drejt veriut, në bregun e Detit Kaspik, i cili është vend tradicional pushimi për njerëzit nga kryeqyteti iranian.

Mahsa, e cila i kërkoi që REL-it të mos ia përmend mbiemrin e saj për arsye sigurie, ka zgjedhur të qëndrojë dhe të përballet me çdo gjë që do të ndodhë.

Ajo thotë se, kur sulmet izraelite filluan më 13 qershor, “unë u trondita shumë. Arrita ta mbush vetëm një çantë me gjërat më të ndjeshme dhe thelbësore për mua”.

Por, megjithëse miqtë dhe të afërmit e nxisnin të largohej nga kryeqyteti, ajo tregon: “Thashë, ‘o Zot, nuk dua të largohem nga shtëpia ime’”.

Në zonën e saj të Teheranit, e njohur si vend i parapëlqyer i të rinjve, ajo beson se nuk ka objektiva ushtarake.

“Jam shumë e bindur në zemrën time se [izraelitët] nuk do t’i shkatërrojnë thjesht shtëpitë e njerëzve pa ndonjë qëllim”, thotë ajo.

Thuhet se më shumë se 500 njerëz janë vrarë në Iran nga sulmet izraelite që nga 13 qershori. Fotografitë e kapura nga fotoreporterë në Teheran tregojnë njerëz të plagosur rëndë, përfshirë fëmijë, pas sulmeve në kryeqytet.

“Izraeli dhe Amerika janë armiqtë tanë”, thotë Mahsa. “Por, është sikur i besoj më shumë atyre sesa Qeverisë sime. Kjo është gjendje shumë e keqe”.

Një burrë e bart me nxitim një vajzë nga një vend ku kishte ndodhur një shpërthim në Teheran, gjatë sulmeve izraelite në kryeqytetin iranian, 15 qershor.

Një burrë e bart me nxitim një vajzë nga një vend ku kishte ndodhur një shpërthim në Teheran, gjatë sulmeve izraelite në kryeqytetin iranian, 15 qershor.

Ajo shton se, në rrethin e saj të iranianëve të klasës së mesme, shumica shpresojnë që konflikti të çojë në rrëzimin e regjimit iranian, kryesisht për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike.

Që nga pandemia e COVID-19, thotë ajo, kostot janë rritur aq shumë sa “nuk ke asgjë, nuk mund të planifikosh asgjë, madje as një udhëtim të vogël njëditor”.

Sipas saj, edhe ushqimet më të thjeshta janë gjithnjë e më të paarritshme për banorët e zakonshëm të Teheranit.

“Për shembull, nëse gjithmonë ke pasur diçka si ullinj në kuzhinë, tani nuk mund t’i kesh”, thotë ajo. “Më pas, i ke një herë në muaj, pastaj një herë në vit, dhe pastaj duhet t’i heqësh fare nga jeta”.

“Këto ditë, njerëzit këtu në Iran, shumica prej tyre, do të thotë njerëzit e zakonshëm, si unë, të klasës së mesme, kanë para vetëm për të ngrënë dhe për të udhëtuar nga një vend në tjetrin brenda qytetit”, shton ajo.

“Kur qëndron në këtë gjendje për dy ose tri vjet, bëhesh i pashpresë, thjesht mendon: çfarë po bëj? Të gjithë e dimë që gjithçka mund të jetë shumë e vështirë pas këtij [konflikti], por kemi këtë shpresë, edhe nëse është shumë e vogël, se diçka mund të ndryshojë”, thekson ajo.

Raketat iraniane dhe raketat kundërajrore izraelite ndriçojnë qiellin mbi Tel Aviv, Izrael, 18 qershor.

Raketat iraniane dhe raketat kundërajrore izraelite ndriçojnë qiellin mbi Tel Aviv, Izrael, 18 qershor.

Në Izrael, gazetarja Nicole Jansezian ndalet derisa flet për REL-in për të kontrolluar një paralajmërim për raketa iraniane. Pasi e merr vesh se paralajmërimi nuk ndikon vendin pranë banesës së familjes së saj në Jerusalem, ajo vazhdon të flasë.

Jansezian e krahason jetën në Izrael sot me izolimet e COVID-it.

“Shkollat janë mbyllur, po ashtu edhe vendet e punës dhe argëtimit si restorantet, palestrat, etj”, thotë ajo.

Ajo dokumenton jetën e përditshme nën raketat iraniane dhe thotë për REL-in se beson se ka mbështetje e gjerë, të paktën midis izraelitëve hebrenj, për sulmet ndaj Iranit, të cilat ushtria izraelite i ka quajtur “Operacioni Luan i Zgjuar”.

Megjithatë, ajo thotë se kjo mbështetje publike mund të lëkundet nëse viktimat civile në Izrael vazhdojnë të shtohen. Njëzet e katër njerëz janë vrarë në Izrael që kur Irani filloi sulmet e tij me raketa dhe dronë.

Nicole Jansezian, gazetare izraelite

Nicole Jansezian, gazetare izraelite

“Të vraposh në strehime në mes të ditës, në mes të natës, dhe të mos kesh asnjë rutinë, është diçka për të cilën nuk kanë shumë durim izraelitët”, shton ajo.

Derisa konflikti me Iranin vazhdon t’i mbizotërojë titujt e lajmeve, ajo thotë se pengjet izraelite të rrëmbyera nga Hamasi gjatë sulmeve të 7 tetorit 2023 janë zhdukur nga lajmet, “gjë që është vërtet zhgënjyese për familjet e tyre”.

Megjithëse thekson se askush nuk ka pasur kohë të matë opinionin publik në mënyrë të plotë, Jansezian thotë se mendon se shumica e izraelitëve shpresojnë që sulmet ndaj Iranit të sjellin fundin e regjimit islamik në Teheran.

Izraelitët “ndihen vërtet sikur populli iranian është për ne, dhe ne jemi për ta”, thotë gazetarja, duke iu referuar protestave në Izrael në mbështetje të lëvizjes protestuese “Grua, Jetë, Liri” në vitin 2022.

“Mendoj se izraelitët besojnë, dhe ndoshta edhe populli iranian, se ata kanë armik të përbashkët – që armiku i Izraelit dhe armiku i popullit iranian është regjimi iranian”, shton ajo. “Dhe kështu ata me të vërtetë shpresojnë për një fund të tij”.

Përgatiti: Ekrem Idrizi

A mund ta çaktivizojë programin bërthamor të Iranit një sulm ndaj impiantit nëntokësor Fordov?

Avionët amerikanë lëvizin një GBU-57 – bomba më e madhe “shkatërruese bunkerësh” e ushtrisë amerikane. (Fotografi nga arkivi)

Nathan Hodge

Konflikti mes Izraelit dhe Iranit mbart shumë të panjohura: nëse sulmet ajrore izraelite ndaj objekteve bërthamore iraniane mund të shkaktojnë lirimin e materialeve radiologjike; nëse ofensiva izraelite mund të shndërrohet në fushatë për ndryshimin e regjimit; dhe nëse Shtetet e Bashkuara mund të përfshihen drejtpërdrejt në luftë me Iranin.

Por, thashethemet në media janë përqendruar veçanërisht në një skenar të mundshëm.

Pjesë kyçe të kompleksit bërthamor të Iranit janë ndërtuar nëntokë, dhe raportimet janë përqendruar tek një objektiv veçanërisht i fortifikuar – impianti i pasurimit të uraniumit në Fordov, në provincën Qom, rreth 150 kilometra në jug të Teheranit.

Impianti i Fordov është i ndërtuar thellë brenda një mali, në një kompleks tunelesh të ndërtuar për Gardën Revolucionare Islamike (IRGC) të Iranit. Qenia e tij u bë e ditur në vitin 2009, përmes një deklarate të përbashkët nga presidenti amerikan Barack Obama, presidenti francez Nicolas Sarkozy dhe kryeministri britanik Gordon Brown.

“Irani ka të drejtë të zhvillojë energji bërthamore paqësore që plotëson nevojat energjetike të popullit të tij”, kishte thënë Obama asokohe. “Por, madhësia dhe konfigurimi i këtij objekti nuk përputhen me një program paqësor”.

Më pas, Teherani e pranoi qenien e impiantit, i cili përfundimisht do të përfshihej në Planin Gjithëpërfshirës të Veprimit të Përbashkët (JCPOA), që kufizonte programin bërthamor të Iranit.

Presidenti amerikan Donald Trump u tërhoq nga marrëveshja gjatë mandatit të tij të parë, si pjesë e një fushate të ashtuquajtur “presion maksimal” ndaj Teheranit; Irani reagoi duke përshpejtuar programin e tij bërthamor.

Gjendja sot? Sipas Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (IAEA), impianti i Fordovit po prodhon uranium të pasuruar në nivel prej 60 për qind — një hap i madh drejt materialit me cilësi për armë, të përshtatshëm për prodhimin e një bombe.

“Statusi i Fordovit aktualisht apo pas ndonjë sulmi të mëtejshëm do të jetë vendimtar për të ardhmen bërthamore të Iranit, pasi besohet se është objekti ku pasurimi mund të rritet nga 60 në 90 për qind për uranium me cilësi për armë”, shkroi Heather Williams, drejtoreshë e Projektit për Çështjet Bërthamore dhe bashkëpunëtore e lartë në Departamentin e Mbrojtjes dhe Sigurisë në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare në Uashington, në një koment që pasoi fillimin e sulmeve izraelite ndaj Iranit.

“Një shqetësim tjetër është se Fordovi mund të jetë një nga vendet ku Irani ka grumbulluar uranium të pasuruar në nivelin 60 për qind, ose ku ky grumbullim mund të zhvendoset”, shtoi Williams.

Çfarë është “Bunker Buster” dhe a do të funksiononte kundër Fordovit?

IAEA-ja vlerëson tani se një sulm izraelit ka arritur të godasë një impiant nëntokësor të pasurimit në Natanz. Nuk dihet saktësisht se çfarë lloj municionesh janë përdorur në atë sulm, por ushtria izraelite zotëron bomba të afta të depërtojnë në nëntokë para se të shpërthejnë.

Një analizë me burime të hapura nga New York Times, bazuar në pamjet e avionëve të përdorur në sulmin që vrau vitin e kaluar liderin e Hezbollahut, Hassan Nasrallah, arriti në përfundimin se ata bartnin bomba amerikane 900-kilogramëshe të pajisura me kite udhëzuese JDAM (Joint Direct Attack Munition), që drejtojnë bombën në mënyrë precize drejt shënjestrës.

Këto bomba — të njohura si “bunker busters” — rrëzuan disa ndërtesa shumëkatëshe. Por, objekti në Fordov përbën synim shumë më të vështirë, pasi ndodhet thellë nën tokë.

Kjo ka nxitur një valë raportimesh spekulative në media rreth një arme që nuk është në dispozicion të izraelitëve: GBU-57 A/B Massive Ordnance Penetrator (MOP), një bombë në arsenalin e ushtrisë amerikane.

Sipas një artikulli të publikuar më 2007 nga Agjencia për Reduktimin e Kërcënimeve të Mbrojtjes (Defense Threat Reduction Agency), agjenci e Departamentit të Mbrojtjes së SHBA-së që financoi zhvillimin e kësaj bombe, MOP me peshë 13.600 kilogramë është “projektuar për të shkatërruar objektiva të fortifikuar dhe të groposur thellë, si bunkerët dhe komplekset e tunelit”.

Një raport nga Zyra e Drejtorit për Testim dhe Vlerësim Operacional në Departamentin amerikan të Mbrojtjes thotë se bombarduesi i padukshëm B-2 Spirit është i vetmi avion që mund të përdorë bombën MOP (Massive Ordnance Penetrator).

Nëse MOP mund të përdorej kundër Fordovit — dhe nëse do të ishte në gjendje ta nxirrte jashtë funksionit këtë objekt — mbetet ende një çështje hipotetike.

Retorika e Trumpit ndaj Iranit është ashpërsuar ditët e fundit, por ende nuk është e qartë nëse SHBA-ja do të ndërhyjë drejtpërdrejt në një fushatë bombardimi kundër Iranit dhe do të dërgojë B-2-sha për të goditur Fordovin.

Ndërkohë, diskutimet për kapacitetin teknik të armëve anashkalojnë një aspekt kyç të çdo debati për armatimin: fuqinë e tyre shkatërruese.

Për shembull, ushtria izraelite tashmë është përballur me kritika ndërkombëtare për përdorimin e bombave 900-kilogramëshe dhe municioneve të tjera në Gazë.

Avokatët për të drejtat e njeriut thonë se përdorimi i armatimit kaq të rëndë në zona të dendura urbane është i paqartë në objektiv dhe joproporcional. Zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut publikoi vitin e kaluar një raport për gjashtë sulme të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit në Gazë që shkaktuan mbi 200 viktima civile.

Fordov nuk ndodhet në një zonë të populluar dendur, dhe krahasimet mes konflikteve nuk janë kurrë të sakta. Por, disa vëzhgues kanë vënë në pikëpyetje gjithashtu nëse një sulm i suksesshëm ndaj objektit do të vononte me të vërtetë programin bërthamor të Iranit.

“Impianti i pasurimit të ndërtuar në thellësi në Fordov nuk u godit në natën e parë të sulmit”, shkroi Mark Fitzpatrick nga Instituti Ndërkombëtar për Studime Strategjike në një analizë online.

“Megjithatë, ai mund të jetë shënjestër në kuadër të operacionit që Netanyahu e paralajmëroi në një fjalim televiziv të së njëjtës ditë. Nuk dihet nëse Izraeli ka arritur të shkatërrojë sasinë prej 604 kilogramësh të uraniumit të pasuruar në nivelin 60 për qind, U-235, që Irani ka prodhuar deri më tani.

Kjo sasi është e mjaftueshme për dhjetë apo më shumë armë bërthamore, nëse pasurohet më tej në nivelin 90 për qind, që konsiderohet cilësi për armë. Ky stok mund të transportohet lehtësisht dhe me shumë gjasë ka qenë gjëja e parë që është fshehur, sapo planet e Izraelit për bombardim u bënë të qarta”.

Me fjalë të tjera, “bunker buster” mund të marrin vëmendje në titujt e lajmeve, por sulmet e profilit të lartë mund të mos japin rezultatet e pritura.

Refleksion mbi përgjunjen e Ramës para Melonit- Nga FATOS LUBONJA

Skena e përgjunjes së kryeministrit shqiptar Edi Rama në tapetin e kuq, kur po vinte ta takonte kryeministrja italiane Meloni me rastin e Samitit evropian u bë virale dhe u komentua shumë në Itali. Në një nga debatet, ku merrte pjesë edhe ish-kryeministri italian Mateo Renzi, një profesoreshë e historisë e komentoi përgjunjen e Ramës duke iu referuar një zakoni mesjetar të raportit të mbretit me vasalët e tij. Sipas këtij zakoni, vasali, kur i vinte mbreti, duhej të qëndronte i përgjunjur (ndërkohë që të gjithë vartësit e tij duhet të qëndronin barkas) deri në momentin kur mbreti bënte shenjën që të ngriheshin. Kështu ndodhi edhe në këtë rast – tha ajo, – kryeministri shqiptar u ngrit kur i tha Meloni “basta”. Pastaj, duke qeshur me anakronizmin e kësaj skene, shtoi se një amerikan do ta merrte këtë skenë edhe si një propozim martese. Ndërkaq, Mateo Renzi e quajti “paliaciatta” (palaçollëk), por me komentin e tij tregoi se nuk e kishte hallin tek vasali, por tek mbretëresha që kishte bërë, sipas tij, një “dhuratë” të gabuar sepse me investimin në Gjadër dhe në Lezhë kishte çuar dëm 800 milionë euro nga paratë e taksapaguesit italian çka, gjithë sipas tij, e justifikonte edhe përgjunjen e vasalit.

Ajo që ra më në sy është se në Shqipëri nuk pati ndonjë reagim kushedi çfarë ndaj sjelljes së Ramës. Jo vetëm, por kjo skenë u eklipsua nga samiti, i cili u përshëndet si këndej edhe andej kufirit nga shumë shqiptarë me një lloj krenarie kombëtare sepse Shqipëria, sipas tyre, solli tek sheshi “Skënderbej” kryeministrat e të gjitha vendeve evropiane, pa u ndalur fare në atë se kishim të bënim me një “samit-washing” d.m.th. një shpëlarje me fytyrat e kryeministrave evropianë të fytyrës së nxirë të regjimit nga masakra e sapokryer elektorale. Por s’është hera e parë që shqiptarët nuk reagojnë për akte të tilla, ku sjellja prej vasali e Ramës e kombinuar me nevojën e tij të parezistueshme për t’u dukur, edhe duke bërë gaztorin e oborrit, mbështillet me krenari kombëtare. Heshtje të madhe pati edhe kur iu dha toka italianëve në Lezhë dhe në Gjadër për të sjellë emigrantët. Përveç një grushti militantësh e gazetarësh, shumica e trajtoi si një gjë normale, madje edhe me mburrje, si shenjë e mikpritjes sonë tradicionale apo të dashurisë sonë historike ndaj Italisë. Po kështu nuk reaguan shqiptarët edhe ku i dha dhëndrit të Trumpit 48 hektarë të ishullit të Sazanit, madje edhe opozita e trajtoi këtë si biznes normal.

Po nga na buron kjo ndjenjë “normaliteti” ndaj sjelljesh për të cilat të tjerët na qeshin, madje edhe përçmojnë? Sipas meje, kjo shpjegohet me atë se ne e kemi të rrënjosur thellë në ndërgjegjen tonë kolektive mendësinë e banorit të një vasalllëku, që krenohet kur i vjen mbreti në shtëpi. E kemi që prej atyre kohëve të para kur kjo ka qenë normale. Edhe heroin tonë kombëtar vasal të mbretit të Napolit e kemi pasur. E kemi trashëgim edhe prej Perandorisë Osmane kur sundimtarët e vegjël të krahinave tona – ata që quheshin “ajanë” – kishin një raport vasaliteti me Portën e Lartë që, me dy fjalë, konsistonte në një marrëveshje sipas së cilës, ajani duhet t’i çonte Sulltanit ushtarë për luftërat që bënte perandoria dhe si shpërblim ky e linte të sundonte sipas qejfit, duke mbyllur edhe një sy për grabitjet e keqtrajtimet që i bënte popullsisë së vet. Vetëm kur ajani me ambiciet dhe zullumet e tij bëhej tejet shqetësues për Portën e Lartë, atëherë vendosej t’i hiqej pushteti. Rastet më të shquara janë ai i Ali pashë Tepelenës dhe Kara Mahmut pashë Bushatlliut.

Vështruar nga paralelizmi historik që bëra, interpretimi i Renzit më duket i mangët, sepse përfitimi i vasalit dhe mbretit në marrëveshjen Rama- Meloni ka qenë reciprok. Meloni, për përfitimet e veta të lidhura me retorikat e veta elektorale kundër emigracionit, mori një copë tokë shqiptare, që kurrkush nuk do t’ia kishte dhënë sot në botë, kurse “dhurata” që i ka bërë e i bën ajo Ramës nuk janë 800 milionët, por legjitimiteti dhe mbështetja që i jep duke mbyllur të dy sytë për çfarë bën ky në vendin e tij. Mjaft të kujtosh britmat e saj kundër emisionit “Report” të RAI 3: “A e patë çfarë bënë?! E nxorën Shqipërinë sikur të ishte një narkoshtet. Duhet t’i kërkojmë ndjesë Edi Ramës”. Por ndoshta Renzit nuk i pëlqen t’i flasin për vasalitet, siç bëri profesoresha italiane, pasi, për hir të së vërtetës edhe në Itali përdoret me sarkazëm termi “vasal”, kur flitet për varësinë nga SHBA, duke përmendur edhe politikanë si Renzi, i cili, kur kërkoi të ndryshonte Kushtetutën për të marrë më shumë pushtet, organizoi një vizitë në Washington duke marrë me vete edhe një aktor të njohur, çmimin “Oscar” Roberto Benigni. Por ama rezultati i referendumit flet shumë për ndryshimin që ka sjellë koha andej Adriatikut në raport me këtej Adriatikut. Sepse, megjithëse perandori Obama u shpreh pas takimit në favor të reformës që donte Renzi, mbi 60% e italianëve votuan kundër dhe e detyruan të dorëhiqej. Është një ndryshim ky jo i vogël, që tregon se andej Adriatikut nuk mund të pranojnë me krenari vasali çdo vendim që merr Porta e Lartë e Washingtonit, siç bëjmë ne që deklarojmë se as nuk duhet të vihen në diskutim vendimet që merren atje për ne.

Po e përdor kaq shumë fjalën “ne”, pasi ajo që dua të them është se në këtë histori problemi nuk është thjesht Edi Rama. Ai nuk do të guxonte kurrsesi t’i bënte këto përgjunje sikur të mos mendonte se ne kemi mbetur një popull që shtrihet barkas kur i vjen mbreti për vizitë. Ai (si dhe sivëllezërit e tij) nuk do të paguante kurrsesi 80 mijë dollarë për të bërë një foto me presidentin e SHBA sikur të mos mendonte se kur ta shohim krah për krah me perandorin do ta ndjekim pas si delet. As nuk do të bënte intriga tek Porta e Lartë e Washingtonit për të shpallur kryetarin e opozitës non-grata për t’i thënë para popullit: “A e kalon dot ti Atlantikun?” e për ta eliminuar. Jo, jo, jemi ne, që, edhe kur duam të shpëtojmë nga ajanët, i varim shpresat tek amerikanët, pa është Rama. Mjaft të shikosh opozitën se si po bredh tani nëpër portat e Brukselit për t’u qarë se ajani u ka vjedhur votat në zgjedhjet, apo se si rrimë e komentojmë me pasion deklaratën e Ambasadës amerikane që kësaj here përshëndeti popullin shqiptar për zgjedhjet dhe jo ajanin e radhës, duke shpresuar se mos kanë vendosur ta heqin.

Mirëpo ka një kontradiktë të madhe në pranimin me kënaqësi të kondicionit të vasalit, që disa e kamuflojnë me termin partneritet ose duke i thënë vetes se kësaj here jemi vasalë të perandorisë së të mirës. Kontradikta qëndron në atë se vasaliteti është bash në kundërshtim me aspiratën tonë për demokraci, liri dhe shtet të së drejtës; për t’u bërë “si gjithë Evropa”, siç kemi aq qejf të themi e siç na premton ajani ynë i radhës gjithë duke ndërtuar autokraci. Për të kuptuar këtë kontradiktë mjafton të shtrojmë pyetjen: si ka mundësi që kemi mbi 30 vjet që, me ndihmën e perandorisë së të mirës, në vend se demokracinë, lirinë dhe shtetin e së drejtës kemi ndërtuar shtetin autoritar e kriminal të narko-oligarkëve? Përgjigja është: sepse nuk kemi mësuar ende dy gjëra që duken sheshit: së pari, se perandorisë së të mirës, siç e tregon edhe marrëveshja Rama- Meloni, por edhe tmerret që po shohim sot në botë, ku ulëret vrasja e mijëra fëmijëve palestinezë me armët e perandorisë, i intereson më shumë vasalllëku ynë sesa demokracia jonë. Së dyti, dhe më kryesorja: sepse demokracia as nuk importohet, as nuk eksportohet, ajo ndërtohet nga popujt që e duan atë. Dhe të duash atë do të thotë të duash të dalësh nga mendësia e vasalitetit. Dhe dalja nga kjo mendësi është “dalja e njeriut nga gjendja infantile për të cilën ai vetë është fajtor”, siç thotë Kanti kur i përgjigjej pyetjes “ç’është iluminizmi”, që do të thotë nga gjendja e nevojës për tutor, në gjendjen e njeriut që përdor mendjen e vet për të interpretuar botën dhe për të mbrojtur interesat e veta./Gazeta Panorama

Të bashkojmë të gjitha kapacitetet dhe resurset tona për t’iu pergjigjur çdo lloj kërcënimi ndaj kombit tonë- Nga HYSEN ARAPI

Ne nje situatë te rrezikshme qe ka prodhuar tashme konflikti Ukraine -Rusi dhe ai i diteve te fundit Izrael – Iran,deklaratat e djeshme presidentit te Serbisë Vuçiç, se do ta fitoje luften i adresohen drejtperdrejte Kosoves, por myteberet e politikes shqiptare se kanë fare mendjen aty, por tek Izraeli dhe Irani me prononcime qesharake donkishoteske ,deri ne forme ultimative 😁qe Irani te ndaloje urgjentisht prodhimin e armes berthamore, dhe te ndaloje bombardimet dhe vrasjen e vellezerve izraelitë. Deri ketu arrin grotesku i tyre.Dhe ne këtë situatë nuk ka se si te mos ndjesh keqardhje per papergjegjshmerine totale te tyre ,kur sheh se Serbia vetem nga Irani ka blerë mbi 20 mijë dronë dhe ka rritur shpenzimet ushtarake deri ne 1 miliarde dollarë ne vit. Natyrshem shtrohet pyetja :Po shtetet tona Shqiperi-Kosovë a e kane vene ujin ne zjarr, per tiu pergjigjur nje situate kur armiku yne shekullor perdite e më shumë nxjerr dhembet dhe kercenon kaq hapur siç ishte ai i Vuçiçit dje,apo na mbron NATO?Jo nuk na mbron NATO nguliteni mire ne mendje. Harrojeni ! Nuk vjen Nato pa u perleshur e pergjakur vete ne per mbrojtjen e vendit.
Dhe ne këtë aspekt nuk po flas per blerje sistemesh shume te kushtueshme e te paperballueshme te avancuara raketore ( te domosdoshme), por te pakten per sasi te mjaftueshme te sistemeve te mbrojtjes ajrore,dhe veçanerisht te nje sasie te konsiderueshme dronesh ,te cilet veç te tjerash do te ishin mjetet me efikase ne nje perballje ushtarake me agresorin.
Ne nje te ardhme krejtesisht te pasigurtë qeverite tona respektive duhet te rrisin disafish shpenzimet per mbrojtjen ,duke bere transparence cdo cent para publikut. Asnjë justifikim nuk do te vleje ne se do te gjendemi te papergatitur, as nga epersia numerike e kundershtarit dhe as nga armatimi e teknika luftarake e tij. Shtetet tona detyrimisht duhet te ringrene ne kohe te shkurter industrine tonë ushtarake jo vetem per prodhim fishekesh e kallashnikovesh e automjetesh te blinduara ( si puna e « SHOTËS”e cila urojme te mos kete pesuar fatin e traktorit te pare shqiptar),por dhe per prodhimin e droneve luftarake ne bashkepunim me kompani apo shtete te interesuara,te cilet nuk kerkojne teknologji te larte dhe te perballueshme nga ana financiare.
E ndersa Kosova imediatisht duhet me mençuri ti japë fund krizes per formimin e institucioneve te reja , duke e bere te pavlefshme ndikimin e dukshem te Serbise ne jeten politike te vendit, Shqiperia duhet te punoje fort per hartimin e nje marreveshjeje ushtarake te plote e te gjithaneshme me Kosoven ne zbatim te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise ,per angazhimin reciprok te forcave te armatosura te te dy shteteve ne rast agresioni te mundshem ndaj njerit apo tjetrit shtet. Kjo na ben me te forte, e kjo rrit besimin e moralin ne te dyja anet e kufirit shqiptaro-shqiptar.
Shqiptaret ne gjykimin tim do ta mirekuptonin cdo lloj qeverie ne se ajo shpenzon per rritjen e kapaciteteve mbrojtese te vendit., perndryshe do te jene po ata qe do ti vene vulen e tradhetise kujtdo qe do ta lere vendin të pa mbrojtur dhe zbuluar para cdo agresori.

Luftimet – Inteligjenca amerikane dyshon tek vlerësimet e Izraelit për armët bërthamore të Iranit

SPIEGEL

Izraeli justifikon sulmet ndaj Iranit me rrezikun që paraqet zhvillimi i armëve bërthamore nga ana e tij.

Teherani është pranë përfundimit të tyre, deklaroi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu gjatë ditëve të fundit.

Por këtë vlerësim nuk e ndajnë shërbimet amerikane të inteligjencës, raportojnë disa media amerikane.

Duke iu referuar “katër personave të njohur me vlerësimin”, CNN shkruan se shërbimet amerikane të inteligjencës nuk besojnë se Irani po synon aktivisht ndërtimin e një arme bërthamore.

Për më tepër, vlerësohet se Teherani është ende deri në tre vjet larg nga zhvillimi i kapaciteteve të nevojshme për këtë.

Edhe “New York Times” ka kryer kërkime në qarqet e inteligjencës dhe ka arritur në përfundime të ngjashme: Sipas saj, zyrtarët e lartë të qeverisë nuk kanë pasur në dispozicion ndonjë informacion të ri që të sugjerojë se Irani i është afruar rrezikshëm ndërtimit të një bombe bërthamore.

Më herët, kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA) kishte deklaruar në një intervistë për CNN se organizata e tij nuk ka mbledhur prova që tregojnë për përpjekje të tilla nga ana e Teheranit.

Megjithatë, një zyrtar i lartë amerikan, që nuk u identifikua me emër, tha për CNN se Irani është “sa më pranë që mundet për të ndërtuar një armë bërthamore”.

Sipas një burimi të brendshëm, të cilit i referohet televizioni, sulmet izraelite e kanë vonuar programin bërthamor të Iranit “vetëm për disa muaj”. sn

Analiza – Arma sekrete dhe e frikshme amerikane që mund të sjellë fundin për Iranin

Nga James Reinl, DAILY MAIL

Peshon 16 ton, mund të thyejë 200 metra tokë, beton dhe çelik, dhe ka fuqi të mjaftueshme për të shkatërruar strehën nëntokësore të armikut.

Bomba GBU-57A/B, e njohur si ‘shkatërruesi i bunkerëve’, është arsyeja kryesore ushtarake pse Izraeli dëshiron që Shtetet e Bashkuara të bashkohen në fushatën e tij ajrore kundër armikut të përbetuar, Iranit.

SHBA e ka projektuar dhe ndërtuar këtë bombë të madhe për depërtim, dhe është vendi i vetëm që e posedon, si dhe i vetmi që ka avionë luftarakë të aftë ta hedhin këtë armë të fuqishme.

Më e rëndësishmja, ajo besohet gjerësisht të jetë arma e vetme që mund të shkatërrojë objektivin bërthamor të fshehur thellë në Fordo, një qendër ku dyshohet se kryhet pasurimi i fshehtë i uraniumit.

Administrata Trump të martën po dukej gjithnjë e më e prirur që t’i bashkohej fushatës bombarduese të Izraelit — dhe të sillte me vete bombat GBU-57A/B në zonën e operacioneve.

Madje edhe senatori demokrat John Fetterman, një ndër të paktët që mban qëndrim të fortë pro-Izraelit brenda partisë së tij, po i bënte presion Shtëpisë së Bardhë që të vendoste në përdorim “mjetet” në arsenalin amerikan që Izraeli ka nevojë për fushatën ajrore.

Irani duhet “të mbahet përgjegjës për atë që ka bërë”, tha ai për Fox News.

Fetterman shtoi se ai ishte “i vetmi që bënte thirrje vazhdimisht” për dërgimin e bombarduesve B-2 me teknologji të fshehtë dhe “bombave gjigante për bunkerë” për të ndihmuar Izraelin të shkatërrojë objektet bërthamore të Iranit.

“Do vazhdoja t’i hidhja pa pushim derisa të konfirmohej saktësisht se çfarë ndodhi me ta,” shtoi ai.

GBU-57A/B është bomba më e madhe jobërthamore në arsenalin amerikan.

E projektuar për të depërtuar në bunkerë të përforcuar prej betoni dhe rrjete tunelesh, kjo bombë mund të jetë vendimtare për të goditur vendet e fortifikuara të pasurimit të uraniumit të Iranit, të cilat ndodhen nën male dhe janë të mbrojtura me metra të tërë çeliku dhe shkëmbi.

Bomba rreth 16 ton me precizion të lartë është projektuar posaçërisht për të goditur bunkerë dhe tunele të thellë dhe të fortifikuar, sipas Forcave Ajrore të SHBA.

Besohet se mund të depërtojë rreth 60 metra nën sipërfaqe para se të shpërthejë.

Bombat mund të hidhen njëra pas tjetrës, duke krijuar efektin e një shpimi gjithnjë e më të thellë me çdo shpërthim.

Një forcë e tillë do të ishte ndoshta e nevojshme për të shkaktuar dëme të mëdha në impiantin e pasurimit të uraniumit në Fordo, i ndërtuar thellë brenda një mali.

Fordo është objekti i dytë i pasurimit bërthamor i Iranit, pas Natanzit, që është objekti kryesor dhe tashmë është goditur nga sulmet ajrore izraelite.

Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA) tha të martën se beson që sulmet kanë pasur “ndikime të drejtpërdrejta” në sallat nëntokësore të centrifugave në Natanz.

Fordo është më i vogël se Natanz dhe ndodhet brenda një mali pranë qytetit Qom, rreth 100 kilometra në jugperëndim të Teheranit.

Përveçse ndodhet rreth 80 metra nën shkëmb dhe tokë, objekti në Fordo raportohet të jetë i mbrojtur nga sisteme raketash tokë-ajër iraniane dhe ruse.

Megjithatë, besohet se këto mbrojtje ajrore janë dobësuar nga sulmet e fundit izraelite.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se qëllimi i sulmeve ndaj Iranit është eliminimi i programeve të tij raketore dhe bërthamore, të cilat i ka përshkruar si kërcënime ekzistenciale për Izraelin.

Ambasadori i Izraelit në SHBA, Yechiel Leiter, i tha Fox News të premten: “I gjithë ky operacion… duhet të përfundojë me eliminimin e Fordos”.

Analistët ushtarakë vlerësojnë se municionet standarde izraelite nuk janë të mjaftueshme për të shkatërruar objekte kaq të fortifikuara.

Vetëm bomba amerikane MOP (Massive Ordnance Penetrator), e lëshuar nga bombarduesi i padukshëm B-2 Spirit, ka fuqinë kinetike të nevojshme për të depërtuar në terren të përforcuar dhe të thellë para se të shpërthejë me efekt shkatërrues.

Arma u zhvillua pasi inteligjenca në mesin e viteve 2000 zbuloi se Irani dhe Koreja e Veriut po i fshihnin infrastrukturat bërthamore kyçe nën tokë, jashtë mundësisë së goditjes nga bombat konvencionale – duke i bërë ato të paefektshme.

MOP u konceptua si një zgjidhje e fundit për një problem strategjik kompleks: si të shkatërrohet ajo që nuk mund të shihet apo arrihet lehtësisht.

Me një gjatësi prej 6 metrash dhe e pajisur me sistem drejtimi GPS, MOP depërton thellë nëntokë para se të shpërthejë, duke dërguar valë goditëse nëpër sistemet e bunkerëve dhe duke shembur strukturat e brendshme.

Vetëm një numër i vogël i këtyre pajisjeve të frikshme ekziston, dhe secila kushton miliona dollarë.

Thelbësore është që vetëm bombarduesi i padukshëm B-2 Spirit, i fluturuar ekskluzivisht nga Forcat Ajrore të SHBA dhe prodhuar nga Northrop Grumman, është në gjendje t’i transportojë.

Bombarduesi strategjik i rëndë B-2 ka një rreze fluturimi prej rreth 7,000 miljesh pa furnizim dhe deri në 11,500 milje me një furnizim ajror, sipas Northrop Grumman, duke e bërë të aftë të godasë çdo objektiv në botë brenda disa orësh.

F-15 dhe F-35 të Izraelit nuk mund të mbajnë peshën masive të MOP, që do të thotë se çdo sulm do të kërkonte ose përfshirje të drejtpërdrejtë të SHBA-së, ose mbështetje logjistike shumë të madhe.

Përveç fuqisë së saj, kjo armë e vendos presidentin Donald Trump – i cili ka paralajmëruar shpesh kundër përfshirjes së SHBA në konflikte jashtë vendit – në një pozitë politike të ndjeshme.

Çdo përfshirje më e thellë e SHBA-së – qoftë përmes furnizimit të izraelitëve me bomba kundër bunkerëve apo përmes mbështetjes ushtarake të drejtpërdrejtë – mbart rreziqe të mëdha politike dhe diplomatike për presidentin.

Një hap i tillë mund të rrezikojë çdo mundësi për bisedime që Trump dëshiron të zhvillojë me Iranin lidhur me ambiciet e tij bërthamore.

Teherani këmbëngul se programi i tij bërthamor është paqësor. Por Trump, duke folur në bordin e Air Force One të martën pasi papritur mbylli para kohe udhëtimin në samitin G7 në Kanada për shkak të krizës në Lindjen e Mesme, shprehu zhgënjim ndaj udhëheqësve iranianë për humbjen e mundësive të mëparshme për të arritur një marrëveshje.

Presidenti tha se tani po kërkon “një përfundim të vërtetë” të konfliktit dhe “heqje dorë të plotë” nga programi bërthamor i Iranit, të cilin Teherani ende këmbëngul se është thjesht për qëllime paqësore.

“Ata duhet ta kishin bërë marrëveshjen. U thashë: ‘Bëjeni marrëveshjen,’” u tha Trump gazetarëve.

“Kështu që nuk e di. Nuk jam shumë në humor për të negociuar.”


Send this to a friend