Kanga XXXIII
E gojen fill e çoi nga e zeza gjelle
Ai mekatar, me floket tue e fshi
Te kokes q’ia kish grrye nga mbrapa shpelle.
.
Pastaj filloi: <<Ti don te perterij
Te tmershmen dhimbe, qe n’zemer plage e mbaj
Pa fole ende, veç tue kujtue kah rrij.
.
Por fare ne m’u bafte fjala e prej saj
Kobi t’i dale trathtarit q’jam tue bre,
Ke per t’me pa te flas edhe te qaj.
.
Une nuk te njoh e s’dij se si nder ne
Ke mujte me zbritun poshte, por fjorentin
Kah flet me duke me t’vertete se je.
.
Ta dijsh ti, pra, se qeshe konti Ugolin,
Kryepiskop Ruxheri – ky perpara,
Tash do tregoj kaq afer pse me rrin.
.
Se prej ketij, qe s’dijti c’asht e mbara,
Trathtisht une, qe i besoja, qeshe burgue
E mbyte pastaj, asht ndi dhe ma perpara;
.
Por ate qe nuk ke mujte kurr me e degjue,
Sa i zi edhe i hatashem m’erdh mbarimi,
Ta them t’shikosh se ç’me ka ba ky mue.
.
Frangjija e ngushte ne ate kafaz burgimi,
Qe qysh me mue <<i urise>> me u quejte ia nisi,
Ku dhe te tjere ka per t’I mbylle shpagimi,
.
Ma se nje hane n’per vrime kish lane te ndrisi,
Kur andrren ogurzeze une pashe
Qe tisin e se ardhmes ma gerrisi.
.
Kete n’anderr pashe si pris e zot te shquem
Ujkun tue ndjeke me klyshe malit ne prite,
Qe s’len pizanet Luken me e shikuem.
.
Me bushtra t’ligta, t’shpejta, mire vadite,
Gualandet e Sismondet mbledhe i kishte,
Bashke me Lanfranket para i kish radhite.
.
Mbas nje vrapi te shkurte, m’u duk se ishte
Lodhe baba me te bijte, kur ne nje cuke
Pashe llav’n e qejve brijte kah u dermishte.
.
Kur une u zgjova, terri ende pa u zhduke,
Ndjeva pergjume tue dnese femijte nen za,
Qe i kisha prane, e tue m’u lute per buke.
.
Tham shpirt nuk ke, dhimbe ne mos ndjesh tashma
Vec tue mendue cka zemra ime ndillte,
E ne mos qash, per cka je msue me qa?
.
Gjumi u kish dale, e ushqim njeri s’po siellte
N’ate kohe si zakonisht ditet e tjera,
Per anderr t’vet n’dyshim seicili u dridhte;
.
E poshte degjova si gozhdohej dera
E kulles-tmer; nder sy tue i keqyre
Femijte e mij, une mbeta shtang at’hera.
.
Nuk qaja, kaq m’ngurosi ajo mynxyre,
– Qanin ata; e Anselmuci atbote:
– Ç’ke, babe, – tha, – qe shikon me ate fytyre? –
.
Por une s’i gjegja e as nuk derdha lote
Gjate dites dhe asaj nate plot psheretime,
Derisa dielli duel me ndrite mbi bote.
.
Si depertoi disi ne ate burg dhimbe
Nje rreze dielli edhe qarte dallova
N’kater fytyrat vete fytyren time,
.
N’dhambe nga deshprimi te dy duert kafshova;
E tue mendue ata se per uri
Kunder vetvehtes n’ate menyre u lshova,
.
U cuen e than: – Kaq dhimbje s’kem’ me ndi,
O ate, po te na hash; kta trupa t’mjere
Ti vete na i veshe, – zhvishi perseri! –
.
Per hater t’tyne u qetesova at’here;
Ate dite dhe tjetren s’foli kush ma gjate, –
Oh, pse s’u hape, o toke e ngurte, – humnhere?
.
Kur zbardhi dita e katert, Gada i ngrate
Aty nder kambe te mija u hodh, tue dashe
Me u qa. Dhe tha: – Pse s’me ndihmon, o ate? –
.
Aty ai vdiq; e si me sheh, une pashe
Kah nje mbas nje te tre me rane famija
T’pesten e t’gjashten dite; prandej u dhashe,
.
Verbue, me u ende tue preke foshnjet e mija;
Dy dit I thirra mbasi ata mbaruen,
Pastaj ma e forte se dhimbja qe urija!>>
.
Si heshti, te dy syte iu zgurdulluen,
Fatkeqit prap ia ngjiti ne kaptine
Me dhambe, qe si te qenit kercelluen.
.
O Pize, o turp e marre e asaj krahine
T’hijshme, ku e si-hit ambel ndihet jona,
Mbasi fqijte tu me te ndeshkue s’po vine,
.
Kapraja le te dyndet dhe Gorgona,
Arnin te gryka porsi gardh ta zane,
– Ti çdo pizan nder dallge, o lum, mbulona!
.
N’qofte se per Ugolinin u pat thane
Se per trathti t’i lshoi ato kala,
N’ate kryq femijte ti s’duhej me ia lane!
.
T’rij qene, o Tebe e re, pra faj s’te ka
Brigata as Ugucioni asnje grime,
E as dy tjeret n’kange permende tashma.
.
Tutje kaluem, atje ku gjoli i ngrime
Tjere shpirtna mizorisht mbeshtjell e ngjesh,
Jo ra permbys, – n’kokerr te shpines shtrime.
.
Vaji pengese aty nga vaji ndesh,
E dhimbja, neper sy ka s’gjen kalim,
Zmbrapet e ankthin con ma teper peshe;
.
Se t’parat lote mpiksen me nxitim
Dhe, tue u kthye ne maska kristalore,
Gropat per nen qepalla mbushin shqim.
.
Megjithse cingerima ne ate zgore
Permbi fytyren time akullue
Kish mpi e shue cdo ndiesi njerzore,
.
Ndjeva sikur nje ere e lehte ish cue,
E thashe: <<Mesues, çka ajrin po e leviz,
Ketu çdo avullim a s’ka mbarue?>>
.
<<Shpejt do te gjindesh, – tha i shtrejti pris,
– aty ku syte te japin gjegjen vete
tue pa burimin e amshuem t’puhise.>>
.
Kur, ja, n’ate akull nje nga ata te shkrete
Briti kah na: <<O shpirtna aq mizore,
Sa n’pike te fundit zbrisni tatepjete,
.
T’ashprin duvak ma hiqni ju me dore,
Ta shfrej kete mulla t’zemres e te aj
Para se lotet t’ngrihen n’syte e gjore!>>
.
E une: <<N’daç me u çlirue te zhgrehesh n’vaje,
Me thuej kush je; n’mos t’ardhsha ndihme si mik,
Rafsha ne fund te s’ngrites akullnaje!>>
.
E ai m’u gjegj: <<Jam frati Alberik
I frutave te kopshtit te mallkuem,
Ketu une hurma jam tue ngrane per fik.>>
.
<<Kaq shpejt, – ia prita, – paske ra nder t’shuem?>>
E ai m’u kthye: <<Si e kam trupin mbi dhe
Ne gjendje s’jam kurrqysh me ta treguem.
.
E paska nje te mire kjo Tolome
Sepse ma pare shpesh ketu shpirti bie,
Se Atroposi shty ka kete nder ne.
.
Kah due qe mos te matesh asnjefije
Nga syte te ma thesh tisin kristaluer,
Ta dish: sa shpirti I futet nje trathtije,
.
Si une iu futa, trupi bjen nder duer
Te dreqit, qe i hyn mbrende edhe e drejton
Dersa te rroje mbi dhe ai mekatnuer.
.
Por shpirti i tij ne kete saranxhe mbaron;
Ndoshta atje lart trupi keti’ i shetit,
Qe tej mbas meje n’akull dimenon.
.
Duhet ta dijsh, se tash nga lart ke zbrite,
Ai asht ser Branka d’Oria; ka sa vjet
Qe rrin i zhytun ne kete akull t’ngrite.>>
.
E une: <<Ti, si me duket, dokrra qet,
Se Branka d’Orien une e lashe te gjalle,
– Flen, vishet, ha e pai me t’madh lezet.>>
.
Por ai: <<Nder Kthetraflete s’e paten kalle
Ende ku e trasha peshkve rri tue zi,
Ate Mikel Zanken, kur ky la nje djalle
.
Porsi zavendes mbrende ne trup te tij,
Keshtu edhe ai, qe kish me te nje gjak
E bashke me te pat gisht ne nje trathti.
.
Tashti a po ma shtrin ate dore ndopak?
M’I cel keta dy sy!>>. E u bana i mire
Keq tue u sjelle me te, – s’ia çela aspak!
.
Ah, gjenoveze, qe coni jete t’peshtire
Me vese e poshtersina te pafare,
Si nuk ju qesin fare ‘j here e mire?
.
Se, me t’Romanjes ma te ziun kobtar,
Njanin kam gjete nga ju, qe, per çka bani,
Me shpirt n ‘Kocit sot lahet si trathtar,
.
Kurse ju siper per te gjalle e mbani!>>
Komentet