Kanga XXVII
Flaka tashma kish heshte e rrinte shtemet,
Me leje te poetit u largonte
Dhe trupin ma ajo s’e mbante shtrembet,
.
Kur, ja, nje tjeter mbrapa qe ndriconte
Terhoqe shikimin tone kah maja e saj,
Se ‘i za ne te i turbulluem ushtonte.
.
Si demi i Siciljes, qe me vaje
T’atij qe e ndertoi ate kafshe per seri
S’pari gjemoi, – qe e drejte me koke ta laje! –
.
Nga zani bulurinte i atij t’mjeri
Qe mbrende kish e, ndonse baker unji,
T’dukej se demin n’zemer diç e theri;
.
Po n’ate menyre, kah s’gjenin shtek as vi
Me dale jashte flake, dukej flaka vete
Thue murmurinte n’vend te shpirtit t’zi.
.
Kur fjalet gjeten shtegun e vertete
Ne maje te saj, atbote tue na beza
Si t’ishte gjuhe zu maja me u shkapete.
.
<<O ti, – tha, – qe t’drejtohem, tue m’u ngja
je krejt lombardas, se une te degjova
kur the <<Istra mund t’shkosh, s’po te pyes ma!>>,
.
megjithse une me ardhe pak u vonova,
mos u merzit t’qendrosh do kohe me mue;
nuk po merzitem une, – e u pervelova!
.
Ne qofte se ne kete bote dy sysh verbue
Ke ra tue zbritun nga i ambli dhe
Latin, prej ku t’plote mkatin e kam pru,
.
Me thuej: Romanjen n’paqe a lufte e le,
Se une jam nga ato male mes Urbini
Dhe kreshtes s’larte ku Tibri rrjedh rreke.>>
.
Koke-ule veshtroja, se kureshtje m’shtini
Kur prisi im me brryl me preku pake
Tue thane: <<Ti foli, ky asht shpirt latini!>>
.
E une ia dhashe at’here zanit te pake
Gjegjen, qe e kisha gati, pa vonese:
<<O shpirt, qe rri I fshehun n’gjithe ate flake,
.
Romanja jote s’qe e as mund te mbese
Ne paqe, se lufta n’shpirt tiranve u vlon,
Por sa per tash ndo’j zjarr s’kam lane une ndeze.
.
Ravena s’lot, sado qe koha shkon,
Atje shqipja e Polentes po kllocit,
Me flatra deri Cervjen e mbulon.
.
Ai vend, qe per sa kohe sulmet ka prite
Dhe turre I shtriu francezet la ne gjak,
Nen kthetra t’blera ndodhet ne kete dite;
.
Malatestini i ri e qeni plak,
Qe vran Montanjen edhe e bane kortar,
Ia kane ngule popllit dhambet si vercak.
.
Mbi Lamon e Santern asht sundimtar
Luani i vogel mbi te bardhe hapsine,
Qe i ndrron partite nga dimni ne behar.
.
Qyteti, lumi Sav qe ai lagine,
Sikur as n’fushe as n’mal vend nuk ka zane,
Here gzon lirine, here vuen nen tiranine.
.
M’u hap, pra, se kush je due me ma thane,
Sepse as une per ty nuk qeshe i ndryme;
Dhe emni yt per t’mire u ndifte n’ate ane!>>
.
Si flaka uluroi me za te shqyem
Si e kish zakonin, tue levize te maja
Andej-kendej, leshoi mandej kete fryme:
.
<<S’do dridhej flaka ime, s’do bezaja,
ne qofte se do ta dija qe n’ate bote
ti kthehesh prap, por mbasi nga hataja
.
e fundit t’ferrit, nga e tmershmja shqote
nuk doli kush i gjalle te shpetoje zjarri,
turpin pa e drashte, gjegje pa jap te plote.
.
Shpata dikur, ma vone m’pelqeu litari,
Me te tue dashte me la fajet e mija;
E nuk do t’isha sot shpirt mekatari
.
Sikur ai Papa i Romes, – e mblofte zija!
– Prap t’mos me fuste n’rrugen mekatare;
Tash do t’i shfaqi gjithe pusite e tija.
.
Ne kohen kur s’me kishin dalun fare
E mishi e gjaku, qe m’i fali nana,
Luan nuk qeshe, por dhelpen genjeshtare.
.
Dredhite, shtigjet e fshehta une te tana
I dijta mire, per kete mjeshtri nder t’paret
Jam shque gjithnje e i njohun n’bote u bana.
.
Por kur nisa te plakem e pashe kjaret
Se koha kishte ardhe edhe per mue
Velat me i ule, me grumbullue litaret.
.
Cka ‘j here me knaqte, zu me me lendue,
Pendue, vec kishes desha t’i sherbej,
Per pak, I mjeri, qeshe une tu shpetue!
.
Por Princi i te rijve farisej,
Qe lufte kish aty afer n’Lateran,
E jo me Saracen e me Judej,
.
Sepse per te anmiku ish kristjan,
Qe kunder Akrit s’shkoi n’beteje mizore
E as treg nuk bani me muhamedan,
.
S’muer parasysh te larten zyre papnore,
As mue, qe kisha ngjeshun nje litar,
Qe dikur t’lidhte per jete ma skamnore,
.
Por krejt si Konstantini, kohe ma pare,
N’Sorakt shkoi te Silvestri ta sheronte
Gerbule, keshtu m’thirri ky krenar
.
T’ia shuej flak’n e lakmise qe e pervelonte
Tue m’lype keshill, por une nuk bana za,
Se e pashe q’ish marrezi cka me kerkonte.
.
Pastaj me tha: <<Mos te kesh frike asgja,
Qysh tash te zgjidh, por gjejma nje menyre
Ta ndezi Palestrinen flakada.
.
Une hap e mbyll te qiellit ato dyer,
Une, siç e din, dy çelsat kam ne dore,
Qe me i braktise parardhsi pat fytyre.
.
Me nxiten argumentat madheshtore
Te flas, – ma keq m’u duk n’ate rase t’heshtoj, –
E thashe: <<Prap banma shpirtin bardh si bore
.
Mbas ketij faj, o Ate, se po mkatnoj:
Premto e fjale mos mbaj! Keshtu tue u rreke
Ne fron do ngadhenosh! Ban si t’kshilloj!>>
.
Francesku m’erdh te kryet sa pata vdeke,
Por i duel para nje nga djajte e ndyte:
– Me hyn ne hak, kete shpirt, – tha, – me ma preke!
.
Me shpirtna tjere te zez ky duhet zhyte;
Pse dha dikur keshille me ba mashtrim,
Ketij I ndejta vazhdimisht te kryet.
.
Jo, nuk ka falje, po nuk pat pendim;
Pendim, etje per keq s’rrijne ne nje vend,
Se ka ketu ne mes nje kundershtim.>>
.
Frika me zu te gjorin pernjemend
Kur, tue me thane keshtu, ne ferr me solli:
– Ti s’dije se une kam kaq logjike e mend?! –
.
Me çoi para Minosit; ky mbeshtolli
Tete here trupin si shuell me bisht te gjate,
Pastaj, tue e bre me dhambe, kete vendim volli:
.
– Me flake le te mbulohet pa e zgjate!
– Si e sheh, q’ahere keshtu jam i denuem,
Ndry ne kete zjarr qaj vehten dite e nate!>>
.
Si tha keshtu, u nis shpirti I mallkuem,
Dhe zjarri nxirrte gjame e psheretime
Majen tue dredhe e rrahe çatrafiluem.
.
Vazhdova bashke me prisin rrugen time
Deri ne harkun tjeter kah lugina,
Ku vuejne per ate çka bane t’zezat mundime
.
Ata qe mekatnuen tue mbjelle dasina.
Komentet