Kanga XV
Ecnim ne njanin prej atyne shtigjeve,
E avulli i rrekese, tue u ngrite i rande,
Flaket i fikte ujit edhe brigjeve.
.
Si ne bregdet, ç’merr Bruzhe edhe Visande,
Tue drashte batica e eger se i rremben,
Ngrejne penda t’larta banoret flamande;
.
Si padovanet, Brenta ku shperthen,
Shpejtojne me mprojte keshtjellat, njerezine,
Ma pare se Kiarentanen vapa e zen;
.
Po n’ate menyre dhe keto brigje vine,
Dhe pse jo aq te nalta e te medha
I ngriti ai qe n’to tregoi mjeshtrine.
.
Pyllit i ishim shmange te dy aq, sa
Ku ishte s’do te dija me dalluem,
Dhe sikur mbrapa t’isha sjelle me pa,
.
Kur, ja, na dolen para do t’mallkuem
Te cilet asaj pende i binin anes
E rrinin vazhdimisht tue na veshtruem
.
Si kqyret nje njeri nen drite te hanes
Se re; dhe syte i rrudhnin ato hije
Sikur prestari plak ne bire t’gjylpanes.
.
Keshtu, sodite prej gjithe asaj morije,
Me njohti njani e menjehere me kapi
Per kind t’petkut, tue brite: “O çfare habije!”
.
Kur doren shtriu e ai drejt meje çapi,
Veshtrimin ngula ne fytyr’n e pjekun,
E ajo fytyre e djegun n’ças m’ia hapi
.
Perden mendjes, dhe e njohta ate te vdekun;
I gjegja at’herë me gisht kah sytë e tij:
“Me ju, o ser Bruneto, kam t’përpjekun?”
.
E ai: “O biri im, randë mos të vijë,
N’qe se Brunet Latini don dy fjalë
Me i shndrrue me ty, nda vargut orguzi.”
.
“Unë do t’u lutesha, – i thashe, – me u ndalë,
e sa të doni veças rrijmë të ndamë,
n’lejoftë ai me të cilin ktu kam dalë.”
.
“O bir, – m’u kthye, – kushdo që në këtë lamë
ndalet një ças, do shtrihet njëqind vjet,
pa mujtë me u mprojtë, kur flakët bijnë si namë.
.
Ti ec ma tej, e une do te rrij ngjet;
Pastaj prap do ta za çeten ftyre-nxime,
Ku ne amshim kush qan e kush bertet.”
.
Me i zbrite nuk po guxoja rruges sime,
Perkrah me i shkue; tue ece koke-ule une rrija,
Si rrihet prane te madhit me nderime.
.
“Pa vdeke akoma, ç’fat, – ia nisi hija,
– ketu te pru, a ç’force atje ne qiell?
E kush asht ai qe t’prin ku djeg shkretija?”
.
I gjegja: “Atje lart ne jet’n e kthiell,
Pa mbrrijtun mire ne moshe te pjekunise,
Humba n’nje pyll te zi i vetem fill.
.
Dje ne mengjez ate pyll e kam braktise;
E ky m’u shfaq ne çastin e trishtueshem
Te zmbrapjes, dhe kendej n’shtepi me nis.”
.
E ai: “Po ndoqe yllin tand, lumnueshem
Pa tjeter do vejsh kamben ne lima,
N’se i rashe ne te kur rroja i gezueshem;
.
Sikur prej botes shpejt mos t’ishe nda,
Tue pa se qielli mbare kaq po ta prin,
Ne punen tande ndihme do t’ishja ba.
.
Por t’keqin popull qe mirnjohje s’ndin,
Qe Fjezolen pat lane e per rrezik
Ruen edhe sot te shkambit egersine,
.
Mire tue i ba, ti do ta bash anmik;
Dhe keshtu asht, – mes vodhesh degeliga
S’ka mundesi te dale i ambli fik.
.
Nje fjale e moçme i quen te verbet; shtriga
Kreni e smira e koprracija i grryen,
Si ata ti mos u fut kurr nder intriga.
.
Ty fati yt nje nder te madh te ndryn:
Te dy partite gjalle me te ngrane u thane,
Por sqepi atyne dot ne bar s’u hyn.
.
Hangshin vetvehten shtazet fjezolane;
E askush me rrzue fidanin mos t’guxoje,
Ne dalte ndo’j bime e mire n’gjithe ate plehane,
.
Ku fara e shejtenueshme t’rigjalloje
E romakve qe mbeten at’here kur
Aty t’keqijte folene e bane pa droje.”
.
“Degjue t’me ish deshira, ju qyshkur, –
I gjegja, – s’do te kishit ra n’kete zall,
Kaq shpejt s’do t’ishit nda fisit njerzuer;
.
Ne mendje e ruej e dhimbje tash me ngjall
Fytyra juej atnore, aq e qete,
Kur ju ne tjetren bote, mesues i ralle,
.
M’ushtronit, si i gjalle n’amshim me mbete;
E sa per kete me shpirt ju a dij per nder,
Gjuha do m’ligjeroje sa t’jem ne jete.
.
Per mue çka folet, n’mend po e shkruej perhere;
Spjegim do i lypi une per çdo shenim
Vashes, qe di çdo gja, n’se e shoh ndojhere.
.
E sa per vehte, due t’ju ap sqarim
Se e kam ndergjegjen time fare t’kthjelle
Dhe i pres sulmet e Fatit pa friksim.
.
S’e ndij per here te pare çka je tue ndjelle;
Le ta sjelle Fati rroten si te duej,
Fshatari ta ngule shatin sa ma thelle!”
.
Tue marre nga e djathta prisi at’here pothuej
U suell krejt mbrapa e me shikoi ne sy:
“Ndin mire, – tha, – kush shenon çka ndin prej kuj!”
.
Por une s’e lashe biseden pa e krye
Me ser Bruneton; pyeta se kush jane
Shoket qe n’bote ma teper kane shkelqye.
.
“Me i njohte disa asht mire, – filloi me thane, –
sa per te tjere, s’po due as me i permende,
se koha s’del qe t’i kujtoj te tane.
.
Me ‘j fjale te them se ke ti ketu mbrende
Priftrij, letrare, qe ndriten lart si diell, –
Per t’njajtin mkat te ndyte tash jane tue rende.
.
Ne turmen helm e vner do shohesh fill
Prishjan e Fran Akors; n’keta te ngrite,
Po t’kishe dashe me njohte qerose t’ketille,
.
Ate do kishe mujte ti me sodite,
Qe skllavi i shkllav’ve nga Arno n’Bakiljon,
E çoi, ku n’vese i shkriu ai energjite.
.
Do flisja ma, por gjuha s’me punon
E tutje s’mund te vi; jam tue hetue
Se ‘i shtellunge pluhni prap mbi rane flutron;
.
Tjere vijne, – me ta nuk mundem me u trazue;
Ne doren tande une po e la “Thesarin”,
Aty me keni gjalle, tjeter s’te due!”
.
E vrik u suell si ata qe duen te barin
Pelhur’n e gjelber fushes ne Verone;
Dhe ngjante n’ate vrapim me ate te parin,
.
Ngadhnjyes, e jo me ate qe mbrrin ma vone.
Komentet