Kanga XIII
Nesi ende s’kish dale ne tjetrin breg,
Kur na u futem ne nje pyll t’pasosun,
Ku s’shihej kund me sy as shenje as shteg.
.
Jo flete te blera, por ne zi ngjyrosun,
Dege t’drejta jo, por nejce e te ngatrrueme,
Pa fruta, krejt me thepa t’helmatosun.
.
Nuk gjejne kso shkurresh t’ashpra e te dendsueme
Ato bishet e egra, qe aq menijne
Korneto dhe Cecine, toke te lavrueme.
.
Te mbrapeshtat Harpije ketu rrijne
Qe dbuen trojan’t nga Strofadet unji,
T’zeza tue parafole, qe ma vone vijne.
.
Flatra te gjana, ftyren si njeri,
Kambet me kthetra, barkun n’pupla mblue,
Nder ato bime per bind rrijne tue psherti.
.
E prisi i mire: “Ma mbrende nuk due me t’çue,
Se je n’brezin e dyte une pa ta thane,
Ketu do jesh, – vazhdoi ai me tregue, –
.
Deri sa t’kesh arrijte te e ndezta rane;
Por hapi syte, se ke me pa paprite
Gjana, sa syve tuej bese mos me u zane.”
.
Kudo degjoja njerz tue fsha, tue brite,
Por kund njeri me sy nuk po veshtroja,
Prandej u ndala pa ba za, habite.
.
Besoj se ai besonte, qe une besoja
Se gjithe ai za mund t’dilte n’per morrize
Nga njerz te fshehun nga e pyllit mbloja.
.
“Ne qofte se then, foli i shtrenjti pris,
– ndo’j degez nga ndonjana nder kto bime,
mendimet qe ti ke kane per t’u grise.”
.
Atbote une doren time tue e shtrime
Nje gem keputa n’nje kacube, mbas pak
“Pse po me shkyen?” – ai trung leshoi nje brime.
.
E kur filloi me u ri pastaj ne gjak:
“Pse me çaplon? – ia nisi tue u germushe,
– si nuk te ndjeka ai shpirt dhimbje ndopak?
.
Njerz dikur qeme, por tash jem kthye n’gemushe,
Ty dora duhej t’kishte ma meshire
Shpirten gjarpijsh po t’ishim neper fushe.”
.
Sikur nje dru e njome, e ndezun mire
Nga njena ane, n’ane t’kundert psheretin
Edhe cijat prej eres neper bire,
.
Ashtu nga ai gem riguen edhe u perzine
Fjale edhe gjak; prandej une e leshova
Pertoke, nga frika te dy krah’t m’u ngrine.
.
“Po te kishte zane bese edhe pa prova, –
I gjegji prisi im, – shpirt i coptuem,
Çka n’vargje t’mija qysh ma pare pershkrova,
.
Doren e vet kah ti s’do e kish drejtuem;
Por fakti i pabesueshem me ka shty
Ta nxis per nje veprim, qe asht tue m’randuem.
.
Por thuej kush je e ky si shperblim ty
Ka per ta ngjalle kujtimin per cdo skute
Te botes, ku te drejte ka ky me u kthye.”
.
E trungu: “Aq fort ti zemren po ma zbut
Sa nuk hesht dot. Keq pra mos te ju vije,
Ne qofte se ne bisede po due me u fute.
.
Jam ai qe çelsat dijta n’dore t’ia shtij
Zemres se Federikut; tue i vertite
Ambel, here mbyll here cel, munda t’arrij
.
Te zemra e tij kend mos te la m’u avite;
Besen ia mbajta t’lartes zyre, e mbyte
E pata vehten, puno nate e dite.
.
Por smira, kjo lavire, qe s’i heq syte
Nga selija e Cezarit asnjehere,
Vdekje per t’gjithe, ne kurte ves i ndyte,
.
Ndaj meje ndezi flake shpirtnat e tjere
Dhe ndezja e tyne ndezi Augustin krejt,
E m’u kthye n’vaje çka pata lavd e ndere.
.
Ky shpirti im, qe pezmi ish tue e brejte,
Me vdekjen tue dashte pezmit me i shpetue,
Ndaj vehtes sime t’drejte m’bani t’padrejte.
.
Pasha te rejat rranje te ketij dru,
Kurr nuk ia theva besen zotenise,
Qe ishte aq i denje per t’u nderue.
.
N’se kush prej jush n’ate bote prap ka me u nise
T’ma naltoje emnin tim, qe poshte ka ra
Nga shpifjet e frymzueme prej zilise.”
.
Priti paksa, pastaj: “Mbasi s’ban za, –
M’u suell poeti, – kohen mos e bir,
Por foli ne pac pyetje per t’i bâ.”
.
At’here prisit i thashe: “Fol ti ma mire,
Mjaft qe deshira im te plotsohet,
Se prej dhimbjes te shprehem kam veshtire.”
.
E ai filloi: “Ishalla vertetohet
N’ate bote deshira e drejte, qe n’zemer t’dridhet,
Shpirt i burgosun; nga ne te kerkohet
.
Me lutje, t’na tregosh ne c’menyre lidhet
Shpirti nder dege; na thuej ti mundesisht
A thue ka ndodhe qe kush prej tyne t’zgjidhet?”
.
Ahera trungu fryni fuqimisht
E u shndrrue gjithe ajo ere ne keto fjale:
“Çka deshet, do degjoni shkurtimisht.
.
Porsa nga trupi shpirti te kete dale,
Nga trupi, qe vete mbyti me dore t’vet,
Minosi n’gryke te shtate e hjedh pa u ndale.
.
Bie ne pyll, e aty ku ndeshet njet,
Aty ku fati e flak prosi shgjetore,
Rranjet e veta lshon e gema qet;
.
Del si fidan, rritet si lande pyllore;
Gjethet e saj harpijet i kane gjelle,
Dhimbje shkaktojne, dhimbjes i gjejne dritore,
.
Si tjeret, trupat ketu kem’ me i sjelle;
Por jo ma qe t’i veshim perseri,
Se s’asht e drejte te marrish çka ke hjedhe.
.
Do t’i terheqim zvare, n’kete erresi
Pylli nder dege do varen trupat tone,
Sejcili vare n’ate shpirt, qe pat merzi.”
.
Mbi trung ishte terheqe vemendja jone,
Pandehnim se diç donte prap me thane,
Kur, ja, degjuem na nje te forte jehone,
.
Si ai qe degjon befas nga nje ane
Derrin qe vjen e ata qe i dalin n’prite,
Qejt lehin e ulurin krejt pylli i gjane.
.
Do shpirtna, ja, nga i majti breg paprite
Ia behen zhveshe, dermishe, tue nga rrufe
N’per pyll, perdhe me turr deget tue qite.
.
I pari briste: “O morde, tash ku je?”
Tjetri, qe i bahej vrapi se i del huq,
I thrriste: “O Lan, ti kaq i shpejte nuk qe
.
N’beteje te Topos, dheu kur n’gjak u kuq!”
E ndoshta pse nuk kishte ma ai fryme,
Mbi nje kaçube u rrzue e ra palmuç.
.
E mbas tyne krejt pylli ishte plym
Me bushtra zi, te vrullshme e te deshrueme,
Porsi langojt qe hekrat kane shperthyem.
.
Mbi ate qe mbet u lshuen si te terbueme,
Pastaj me dhambe ta bamen çike e çike, Hiken,
ne goje gjymtyret e dermueme.
.
Prisi doren ma muer e, mue tane frike,
Me çoi te çufrra kot qe shkrihej n’vaje
Per trup gjymtue ku gjaku rridhte pike.
.
“O Jake nga San Andrea, – zani i saj gulshonte,
– cka fitove qe mburoje gjete ne mue? Per ty faje pse t’laj?”
Kur iu afruem, mesuesi zu t’I thoje:
.
“Po ti kush je, qe kjan me aq pikllim
tue fole e gjak tue rrjedhe nga keto goje?”
E ai: “O shpirtna, qe ne kete drejtim
.
Paskeni ardhe si shkyhemi ma pa
E po shihni ne mue te ziun gjymtim,
M’i mblidhni deg’t e shkurres trishtas ra!
.
Une qeshe nga ai qytet qe mburojtar
Baptistin muer, hoq Marin: per kete gja
Ky kurr nuk do ta laje te sillet mbare,
.
E po mos t’ishte ftyra e tij mbi ure
Te Arnit, sikur qe gjithmone ma pare,
Qytetaret, qe e themeluen dikur
.
Mbi hi e pluhun, t’vetmet gja qe mbeten
Nga Atila, s’do te ngrinin n’kambe nje mur.
Shtepine trekambsh une bana e vara veten.”
Komentet