Kanga X
Nji shtegu t’fshehte po i hyjme t’asaj lugine,
Mes murit edhe vuejtjesh te pafare,
Mesuesi i pari dhe une fill mbas shpine.
.
“O mendje e larte, – i thashe, – ti qe me bar
nga rrethi n’rreth, si t’kande, neper ferr,
me fol, plotsome deshirat sa ma pare!
.
Nder varre a mund t’i shoh shpirtnat e djerre?
E ngritun ja tek asht seicila rrase,
Por kush perjashta koken s’e ka nxjerre!”
.
E ai m’u suell: “Ma zi kane per t’u rrase,
Nga Jozafati kur te kthejne te tane
Me trupat, qe atje siper i kane pase.
.
Varret e tyne ne kete vend i kane
Ata, qe thone me trup mbaron çdo gja
Dhe me Epikurin t’nje mendimi jane.
.
Ti sa per pyetjen, qe je tue me ba,
Ketu do marresh gjegje pa vonim,
Dhe per deshire, per t’cilen s’po ban za.”
.
E une: “S’ta fsheh per gja, mesuesi im,
Çka n’zemer kam, vec drue se per se mbarit
S’po flas, – prandej ruej tandin keshillim.”
.
“O ti toskan, qe n’per qytet te zjarrit,
I gjalle po shkon tue fole kaq me urti,
Prano te ndalesh ne kete vend ma s’parit!
.
Te folnit tand se je e ban deshmi
Nga ai vend bujar, ku leva e ku
Te cilit ndoshta i dhashe une shume merzi.”
.
Nga njani varr aty befas degjova
Tue dale ky za; ne shpirt frika m’u ngjall,
Me u struke ma fort per prisin tim fillova.
.
Por ai: “Shpejt sillu, a i ke syte ne balle?
Kqyrma ‘i here Farinaten si asht çue,
Prej belit e perpjete tek e ke gjalle!”
.
Une syte i mbaja n’syte e tij ngujue;
E ngrehe ai kishte balle e parzem, gati
Si mos ta bante mall ate ferr t’mallkue.
.
Kah pa ngurrimin tim, dueret i zgjati
E m’shtyu te ai permes varrezash, prisi,
Tue m’thane: “Ki mendjen edhe fjalet mati!”
.
Kur une te gryka e varrit qeshe, ia nisi
Me pyete, si me pat vrejte njehere idhnueshem:
“Me thuej, kush qene te paret tu nga fisi?”
.
Deshiren ia plotsova i papertueshem,
Asgja s’i fsheha, ç’pata ia thashe une,
Prandej, si i rrudhi vetullat mendueshem,
.
U suell e tha: “Burrnisht u copetuen
Me partine tone, me mue, me t’paret tane,
Por dy here rrjesht prej meje u shpartalluen.”
.
“Ne u qiten jashte, ata kthyen nga çdo ane, –
I gjegja, – te dy heret e kalueme,
Por kete fare arti tuejt s’e paten nxane!”
.
Ne keto fjale duel gropes se zbulueme
Nje tjeter hije, kryet vec iu dallonte,
Besoj se ishte ngrite e gjunjezueme.
.
Rreth meje ajo veshtroi, si te deshrote
Kend tjeter bashke me mue te shohe aty,
Por, si u kujtue se shpresa i doli kote,
.
Tha tue vajtue: “Ne qofte se ti je shty
Ne t’vertin burg per mendje aq te kthille,
Tim bir ku e kam? Pse s’erdhi ai me ty?”
.
E une: “Ketu s’po vi i vetem fill;
Ai, qe po pret, kendej m’ka ba me dale,
Guidoja yt fort nuk e pat perfille.”
.
Menyra e denimit e ato fjale
Emnin e tij sqarue ma kishin mire,
Prandej n’pergjegje s’pata pse me u ndale.
.
Vrullshem ne kambe u ngrit, keshtu tue thirre:
“Si the? S’e pat? Nuk qenka, pra, ne jete?
S’ia perkedhelka syte ma drita e dlire?”
.
Kur pa se mpijtas fare kisha mbete
E t’gjegjunit po i vinte me vonese,
Ne shpine ai ra e krye ma s’çoi perpjete.
.
Por ai shpirtmadhi tjeter, me kerkese
Te cilit isha ndale, fytyre nuk ndrroi,
Pa luejte gjymtyre, shtangue vazhdoi te jese.
.
“E pse, – mejhere ku kishte mbete filloi,
– ende ate art s’e kane kuptue te mijte,
kjo m’pervelon ma fort se ‘j strat ksisoj!
.
Por pesdhjete here, te them, nuk ka me ndrite
Fytyra e zonjes qe sundon mbi ne,
E sa randon ai art ti ke me dijte.
.
Ti shkofsh me e pa persri te amblin dhe!
Por m’thuej: pse aq e prape qyteza jone
Ndaj t’mijve bahet ne çdo ligje te re?”
.
E une: “Kerdija e rande, qe Arbjen tone
Te ngjyhej kuq nga gjaku i derdhun bani,
N’Tempull te tilla urate i shtyn te thone.”
.
Si tundi kryet e me te madhe fshani,
<<sa per ate gja, – tha, – vetem s’qeshe njimend,
e as pa arsye s’do te kish luejte kurrnjani.
.
Por une veç qeshe i vetmi ne ate vend,
Kur t’gjithe me shembe Firencen dhane pelqimin,
Qe e mbrojti me balle hape, pa drashte askend.”
.
“Ai farefisi juej e paste paqimin,
por t’lutem, – thashe, – ma zgjidhni njikete nye,
i cili ma ka lidhe ketu gjykimin.
.
Pata pershtypjen, kur t’degjova ty,
Se shihni qarte çka koha rri tue sjelle,
N’sa per te tashmen s’dini me rrefye.”
.
“Na jemi sikur ai, qe sheh vec thelle
ne largesi, jo afer, – tha atbote,
– kete t’mire e kemi ende nga i larti qjell.
.
Per ç’asht e ç’jven fill pas orvatje t’kote
Ban mendja jone; sikur mos te na bjere
Lajme ndokush, na s’dijme se ç’ndodh ne bote.
.
Prandej ti e sheh se do te vdese mejhere
Çdo fuqi njohtje qe sot kemi, kur
E s’ardhmes ka me u mbylle e madhja dere.”
.
At’here une, tue e ndi vehten fajtuer,
Thashe: “M’i tregoni atij, qe aty ra,
Se i biri gjalle asht prap si e la dikur;
.
E n’qe se kur me pyeti s’bana za,
Shpjegoja se me mend ishe tue blue
Dyshimin tim, qe ma sqaruet tashma.”
.
Nderkaq mesuesi prane me grishte mue;
Prandej iu luta une shpirtit te gjore
Shkurt te me thesh me te ke kane gropue.
.
M’u gjegj: “Ma se njemije qendrojne ne zgore,
Ketu mbrende ke ate Federik’n e dyte
Dhe Kardinalin; s’flas per tjere mkatnore.”
.
Kaq tha e vrik m’u zhduk at’here nga syte;
E u solla kah poeti i lashte, n’mendime
Per t’ashprat fjale qe ma trullosen kryet.
.
Ai n’ecje u vu; tue m’pa kaq nder trazime,
Me pyeti: “Pse keshtu te ka humbe filli?”
E une mejhere ia dhashe pergjigjen time.
.
“Kujtesa jote le ta rueje mirfilli
ç’tha kunder teje, – foli prisi i larte.
– Tani mbaj vesh! – E gjishtin çoi kah qielli. –
.
Kur te arrish atje te drita e arte
E asaj, qe me sy t’ambel vren gjithsine,
Udhen e jetes do ta shohish qarte.”
.
Pastaj nga krahu i majte vazhdoi shtegtine;
Lame murin, shkuem kah mesi, ku kalonte
Nje rruge, qe kryet e qet tej ne lugine,
.
Ku keqas qelbesina kundermonte.
Komentet