Nuk ke gojë me folë Jozefinë.
E humbura je ti sa herë që e mpreh shpatën kundër Lulzim Bashës.
Sepse Shkodra e tregoi veten që ishte me Bashën dhe jo me ty.
Simpatizantët e tu për kë votuan?
Për Edi Ramën apo Ilir Metën?
Ti në Shkodër duhej ta tregoje veten.
Aty ti humbe.
Tash nuk ke gojë me folë!
Lulzim Basha ka vetem 4 muaj që është de facto kryetar i PD,
Deri katër muaj më parë PD e kishte Berisha,
Periudha kur Lulzim Basha nisi drejtimin e PD fillon me çadrën, Republikën e Re dhe muajin e fushatës
Duke i pasur gjithe xhaketat e vjetra të hequr nga lista kundër
Duke nisur prej Arben Imamit mbi tanks
Tek i biri i Çajup Rusmalit, ish eksponentit të diktaturës e deri tek ty Jozefinë.
Po Shkodrës nuk ia ndiu fare për ty
Sepse Shkodra e ka kuptu se ti e lidh demokracinë vetëm me kolltukun tënd në Kuvendin e Shqipërisë.
Po këtë kolltuk ti nuk e ke pronë të familjes
Ky kolltuk asht i popullit
Dhe populli e tregoi ne Shkodër se është me Lulzim Bashën dhe jo me ty.
Po të ishte me ty Shkodra, Lulzim Basha do ta kish humbur Shkodrën.
Shkodra kishte 5 deputetë në 2013 në kohën tande dhe 5 deputetë në kohën e Lulzim Bashës
Duke iu pasë pas shpine në antifushatë gjithe xhaketat e vjetra
Që jeni bërë gati që ta shqyeni Lulzim Bashën.
Po me çfarë argumenti do t’u dalësh ti shkodranve para syve
Shkodranët e votuan Republikën e Re të Lulzim Bashës
Shkodranëve u kanë ardhë deri në grykë xhaketat e vjetra të PD që në zgjedhjet e 2013 morën 1 milionë shuplaka kundër.
Lulzim Bashën e votoi Shkodra.
Shkodra të sfidoi Jozefinë.
Me të votu Shkodra të ka votu e gjithë Shqipnia.
Prandaj vëre vath në vesh këtë.
Shkodra e votoi Lulzim Bashën pa të marrë parasysh as ty dhe as fansat e tu!
Ndërsa ti hiq dorë nga të qenit krah për krah me Arben Imamin e tanksit dhe mbështete Republikën e Re.
Mos e mat demokracinë me kolltukun që e humbe.
Po të ishte kryetar partie Sali Berisha ty të kishte listu në Shkodër
Por mos harro se Sali Berisha nuk të zgjodhi ty kryetare te PD por Lulzim Bashen!
Edhe këtë vare vëth në vesh!
Te lumte pena moj burrnesh
Te flm shume e dashur Shpresa. Te perqafoj fort
Te lumte pena Elida.
Josi nuk e ka kuptu akoma cfare efekti ka pase tek demokratet e vertete dalja ne konference me gjeneralin e 97es.
Disa njerez nuk e dine cfare eshte Turpi.
I nderuar Arber,
Ju flm shumë.
Po ca momente per te mire apo per te keq nuk harrohen kurre.
Ju pershendes
Elida
I ke thene te gjitha Elida. Me se vertete.
Te flm shume e dashur Beneta. Perqafime, Elida
I ke thene shume, perveç se haku i Gil Bakallit e Pjeter Arbnorit te vrafte edhe ma keq ça i ke ba ti Zhoz….
Zonja Buçpapaj,
Për ç’farë fitoret të PD-së po bani fjalë,sepse heren e fundit që unë kontrollova rezultatet e votimeve n’Shkoder, PD ka fitu me nji grusht votash diferencë!
E kjo për mu nuk asht fitore,por humbje,duke pasë parasysh se jena n’Shkoder që i ka dhanë mbeshtetje PD-së per gadi 30 vjet!
Mos u merr me Jozefinen,por merru me patriotin tand Sali komunisti që po orkestron çdo levizje behind the scenes!
Faleminders
Altini
Super.Ke thene shume gjera por ke lene shume te tjera.U terbuan sikur kane lindur mbi kolltuk e nuk e leshojne te behet kiameti.Te lumte.
Flm shume e dashur Teuta Murataj. Ju perqafoj. Persheendetjet e mia.
SA her fliste Jozefina ne kuvend une skuqesha nga turpi e mendoja se kishim perfaqsimin me te ulet ne foltorene Kuvendit,, por ne kete vend cudirash ka mbetur edhe pak kohe qe do mprehin shpatat Jozefinat,, por besoj jemi drejt fundit,,,
Elida! Shkodren nuk e ka ba demokrate Lul Basha! Shkodra nuk ka pi hapa mr ken antikomuniste si Ti.
Kthehu në Atdhe e mos na çaj trapin nga Zvicra.
U bane ti me ba analiza…
Maqo ti pi hapa jozi, une kam 26 vjet qe baj analiza dhe i njoh dham e dhamballe kolltukofaget e Tiranes. Ne Zvicer rri se m’u asht ba Atdhe i pare se Atdheun tim kane 21 vjet prej 1996 qe e shqyejne hienat politike te te tan ngjyrave. Ti meso me fol me nje grua perndryshe mos i persekuto grate se joz nuk perfaqeson grate shqiptare. Ajo perfaqeson veç qejfin e saj per pushtet. A morre vesh?! Jeni mesu veç me fol jozi ne gazetaret duhet ta nigjojme. A i keni mend ne krye. Mblidhini nese jo!
Deri ne nje far vendi jam dakord me ju zonja Elida.Si gazetare e respektuar mundet te me shpjegoni cpesoi Basha mbas takimit famkeq me Ramen? Ku vajten premtimet e cadres ? Sa per Jozin e gjeneralin Imamin jam 100 perqind me ju pershendetje per nje grua e gszetare si ju, nga nje demokrat i vitit 90 qe jeton ne mergim ne Triedtr
Mua personalismi xhozefina me pelqen , asnje politican nuk eshte perfekt originale. Eshte nje Grua me kurajo burrnore democrate.opozita e ben punen e saj trasparente.me unitet arrihet cdo fitore.mos u per percani per nje karrike me shume dhe nje me pak.ecni perpara.
Zonja Bucpapaj!
Nuk shoh asnje lloj koherence te ju. Ne nje artikull nje nje website tjeter pashe nje shkrim tuajin ne te cilin e kritikoje Lulezim Bashen per viziten e tij ne USA.
I kerkonit me te drejte te thonte hapur kush e kish ftuar etj etj etj. Me ate shkrim isha plotesisht dakord.
Ne kete shkrim Ju shkruani pro Lulezim Bashes dhe kundra Jozefines.
Pyetja ime eshte: keni prirjen te jeni kritike? pra per cdo person te beni kritike? sepse nuk e shoh llogjike te shash nje person e pak me vone ta paraqesesh pozitiv.
Perdorni gjithashtu dhe shprehjen: i Biri Cajup Ismailit pra doni te theksoni djali i ish funksionarit komunist.
Ju pyes Keni patur guximin tja thoni ndonjehere Sali Berishes – ti je komunist? Ndoshta vone pasi ai ka rene nga fiku.As kete nuk e besoj pra pyetja me e sakte eshte: a do kishit patur guximin ti thoni Sali Berishes – ti je komunist ateher kur ai ishte ne Zenit?
Nuk besoj se do e kishit kete guxim.
Do isha i gezuar ta komentonit qendrimin tim.
P.S Nuk me intereson fare Jozefina Topalli. Per mua Partia Komuniste nuk ka mbaruar se ekzistuari, vazhdon te jete e gjalle ne Konstruktin Partia Demokratike e Shqiperise