Gjermani: Ceremoni jubilare për Ligjin Themelor
Presidenti Frank-Walter Steinmeier ftoi për këtë ceremoni solemne në 75 vjetorin e nënshkrimit të Ligjit Themelor, Kushtetutës së Gjermanisë. Në ceremoninë festive në Berlin merrnin pjesë kancelari Olaf Scholz, shumica e ministrave të kabinetit të tij, shumë kryeministra të landeve federale si dhe përfaqësues të Bundestag-ut (parlamentit).
Presidenti Frank-Walter Steinmeier u bëri thirrje të gjtihë gjermanëve të mbrojnë lirinë dhe demokracinë. “Vetëvendosja është detyrë e kohës sonë”, zha ai në ceremoninë solemne në Berlin. Ndonëse demokracia në Gjermani ka pasur sukses, ajo nuk është e garantuar njëherë e përgjithmonë.
“Pikërisht tani edhe tek ne po forcohen ato forca, që duan të eliminojnë të dobëtit, të nënçmojnë institucionet e tyre dhe t‘i shajnë e t’i denigrojnë ato”, tërhoqi vëmendjen presidenti, duke nënvizuar më tej: “Ne të gjithë mbajmë përgjegjësi për një kulturë politike, që pranon demokracinë.”
Kjo nënkupton që t’i kundërvihesh me vendosmëri gjithçkaje që përgatit dhunë, përçmim të njeriut, urrjetje ndaj pakicave. “Këto nuk kanë vend në demokraci!” Dhuna në luftën politike të mendimeve duhet përjashtuar me vendsomëri të plotë.
Mbrojtja e demokracisë është përgjegjësi sa e institucioneve politike po aa edhe e qytetareve dhe qytetarëve. “Ligji Themelor garanton lirinë dhe kërkon përgjegjësi”, tha Steinmeier, duke theksuar, se ky nuk është një bilanc, por një mandat.
Që nga dita e premte (24.05.2024) deri të dielën në kuartierin qeveritar në Berlin zhvllohet një festë e demokracisë, ku janë të ftuar qytetaret dhe qtetarët. Më 23 Maj 1949 u nënshkrua Ligji Themelor i Republikës federale të Gjermanisë. Që pas ribashkimit edhe me pjesën e ndarë ish-RDGJ në vitin 1990 Ligji Themelor vlen në mbarë Gjermaninë./DW
dw/ard/dpa
Marksi ka thene:
Njeriu eshte kapitali me i cmuar ne bote!
Ky person qe nuk po due me i permend as emnin, duhet dergue bashke me Pllumb Xhufin ne Tepelene, me kushtet e jeteses se t’interrnuemeve, e te ngordhin atje tue lexue Marksin…
Fjalët e ktij aventurierit marksist të veshun me tabaren e kapitalistit nuk asht zgjedh ashtu kot ne krye të BE-s. BE-ja asht nji Byro Politike-Policore e kontinentit europjan, ku popujt do han ne nji kazan, do të luftojn për të shtua pasunitë e byroistve. Prandej Mateo Salvini, kryetar i Partis Lega të Veriut të Italis u tha aty ne parlament se ju ne krye të BE-s dhe tanve antarë jeni pacienta psyhikë, duhen kurue neper spitale çmendurie se shka po bani dhe çfarë projektesh po hartoni kundër popujve për të ringjallbollshevizmin! Kur e pyetën kryerrugaçin junker për drogën ne Shqypni ju pergjegje se ju gazetarët mashtroni etj, halucinacjone!
Mjera europë se ne duert kujt ka raaaaaaaa?