VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Japoni, panda e madhe Shin-Shin lindi binjakë

By | June 23, 2021
blank

Komentet

blank

OKB emeton tri pulla për paqen me imazhin e John Lennon

Administrata Postare e Kombeve të Bashkuara ka emetuar tri pulla me imazhin e John Lennon, një ikonë e paqes, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Paqes dhe në javën kur po mbahet Asambleja e Përgjithshme e KB-së.

Pullat, që paraqesin këngëtarin e Beatles pak para vdekjes së tij, i kushtohen 50-vjetorit të regjistrimit të parë të himnit të Lennon për paqen, “Imagine”.

Kënga, që ka shoqëruar gjithmonë ngjarje botërore, të tilla si koncerte për paqen ose kundër urisë botërore, si edhe hapjen e Lojërave Olimpike, konsiderohet një mesazh shprese për të ardhmen.

“Në fakt, fjalët e “Imagine” inkurajojnë anashkalimin e dallimeve midis njerëzve, bashkimin për një botë në paqe, pa lakmi, uri ose pengesa për ndarjen e popujve dhe kombeve”, theksoi OKB.

Pullat me imazhin e Lennon janë një paralajmërim kundër akteve të urrejtjes dhe racizmit dhe nxisin dhembshurinë dhe shpresën.

Ato u realizuan nga fotot e Bob Gruen, Iain Macmillan dhe David Nutter me skicimet e Martin Mörck.

Të ardhurat nga shitja e pullave do të shkojnë për operacionet paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara në të gjithë botën. bw

blank

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut vendos: Rusia është përgjegjëse për vrasjen e ish-oficerit të sigurisë Aleksandër Litvinenko

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut ka nxjerrë një vendim, ku nënvizohet se Rusia është përgjegjëse për vrasjen e ish-oficerit të sigurisë Aleksandër Litvinenko në Londër.

Litvinenko ndërroi jetë në vitin 2006 pasi kishte pirë çaj të helmuar me Polonium-210, një izotop i rrallë radioaktiv.
Ai ishte sëmurë më 1 nëntor 2006 dhe vdiq disa ditë më vonë.

E veja e Litvinenkos, Marina ka paditur shtetin rus në këtë Gjykatë, duke kërkuar 3.5 milionë euro si kompensim për vrasjen e tij.
Një hetim publik arriti në përfundimin se vrasja e burrit të saj në vitin 2006 ishte urdhëruar nga presidenti rus Vladimir Putin.

Kujtojmë, se në muajin gusht të vitin e kaluar, edhe kritiku i Kremlinit, Alexei Navalny ishte helmuar me agjentin nervor Novichok.

blank

Familja e futbollistit të ri afgan që ra nga avioni amerikan akuzon pilotin

Një video e përhapur në mediat sociale dhe e transmetuar më vonë në kanalet kryesore tregoi njerëz të varur nga një aeroplan në lëvizje i Forcave Ajrore të SHBA-së, me disa të shtypur nën gomat e tij dhe të tjerë duke rënë nga ajri

Kabul

Zaki Anwari, 19 vjeç, i cili luante për ekipin kombëtar të futbollit të të rinjve në Afganistan, adhuronte yllin argjentinas Lionel Messi dhe atë brazilian Neymar.

Një ditë pasi talibanët morën kontrollin e kryeqytetit afgan Kabul më 15 gusht, ai u nis për në aeroport në orën 10:00 të mëngjesit me kohën lokale. Së shpejti prindërit e tij mësuan se futbollisti i ri kishte vdekur pasi u përpoq të hipte në një aeroplan ushtarak amerikan që po largohej nga aeroporti i Kabulit.

Një video e përhapur në mediat sociale dhe e transmetuar më vonë në kanalet kryesore tregoi njerëz të varur nga një aeroplan në lëvizje i Forcave Ajrore të SHBA-së, me disa të shtypur nën gomat e tij dhe të tjerë duke rënë nga ajri. Fatkeqësia mori jetën e të paktën pesë personave.

Duke folur për Anadolu Agency (AA), babai Haji Mohammad Ghos Anwari, 75 vjeç, tha se djali i tij ishte i pavëmendshëm për situatën kaotike në Kabul, duke iu referuar marrjes së kryeqytetit nga ana e talibanëve. Ikja e presidentit të atëhershëm Ashraf Ghani dhe shumë anëtarëve të kabinetit të tij shtoi kaosin.

“Ai ishte më i vogli nga shtatë vëllezërit e motrat”, tha ai, duke fshirë lotët, teksa po rrëfente në shtëpinë e tij në Kabul për incidentin tragjik.

Zaki kishte filluar të luante futboll kur ishte 10 vjeç dhe e kishte vazhduar këtë pasion, sepse besonte se sporti ishte një aktivitet i shëndetshëm.

Ditën e marrjes nën kontroll të talibanëve ai u largua nga shtëpia dhe arriti në pistën e Aeroportit Ndërkombëtar Hamid Karzai, tha babai. Para se të largohej, ai kërkoi bekimet e nënës së tij dhe i tha asaj se po shkonte në SHBA.

“Ky ishte komunikimi i tij i fundit me familjen”, tha Ghos.

Në pamundësi për të sqaruar më tej, ai e përshkroi djalin e tij si të bindur dhe të sjellshëm.

Vëllai i madh, Nasir Anwari, e akuzoi pilotin e aeroplanit se nuk u mor me situatën kaotike siç duhej.

“Piloti e dinte që disa njerëz po vraponin me aeroplanin, disa ishin kapur pas gomave dhe disa të tjerë ishin shtrënguar fort në skajet e ndryshme të avionit”, tha ai.

“Ishte aeroplan, jo makinë. Piloti duhet të ishte në dijeni të situatës para se të ngrihej”, shtoi ai me zemërim.

Ashtu si shumë afganë, futbollisti i ri kishte dëgjuar përmes mediave sociale se Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane po pranonin refugjatë afganë, tha vëllai i tij i madh.

Ai citoi Zaki-n t’u ketë thënë atyre: “Ky është shansi i fundit. Lamtumirë nga ana ime”.

Zaki besohet se u ngjit në aeroplan nga jashtë. Dy persona u panë duke vdekur nga avioni pasi u ngrit, sipas videos tronditëse në mediat sociale.

Nasir tha se nuk e di se si vdiq vëllai i tij. Dikush tha se ai u rrëzua nga një gomë aeroplani, ndërsa të tjerët thanë se ai ra nga ajri ndërsa avioni po ngrihej.

Nasir tha se Zaki adhuronte Messi-n dhe Neymar-in, dhe ekipi i tij i preferuar ishte Barcelona.

Ai ishte anëtar i ekipit të shkollës dhe gjithashtu luante në nivel kombëtar. Nasir tha se vëllai i tij kishte fituar shumë përballje.

Zaki shkonte rregullisht në një kënd lojrash në afërsi, kurse familja e tij e inkurajonte që të ndiqte pasionin për sportin, tha Nasir.

Ai shtoi se pas shkollës, vëllai i tij e ndihmonte atë në dyqanin e tij të celularëve.

blank

Pas tri ditësh në hapësirë, 4 turistët mbërrijnë në Tokë

Katër astronautët amatorë të cilët udhëtuan në hapësirë kanë zbritur me sukses në Oqeanin Atlantik pas tre ditësh udhëtim në hapësirë.

Ky ishte fluturimi i parë me pagesw i pasagjerëve për SpaceX e Elon Musk, dhe një hap i madh në turizmin hapësinor nga një kompani private.

Ekuipazhi i turistëve u nis të mërkurën dhe preku Tokën mbëmjen e djeshme rreth orës 23:00. Ekipi i “Inspiration4” u drejtua nga miliarderi Jared Isaacman, shef ekzekutiv i firmës “e-commerce Shift4 Payments Inc”, i cili veproi si “komandant” i misionit.

“Ishte një udhëtim i mirë për ne,” tha Isaacman me radio menjëherë pas uljes. “Ne sapo kemi filluar në këtë provojë” tha ndër të tjera.

Turistët që udhëtuan në hapsirë ishin: Jared Isaacman 38 vjeç, Hayley Arceeaux 29 vjeç, Chris Sembroski 42 vjeç dhe Sian Proctor 51 vjeç.

Turistët udhëtuan në mungesë të peshës, deri në lartësinë 575 km. Gjatë tre ditëve të udhëtimit kapsula u rrotullua rreth globit 15 herë në ditë. Kapsula në formë kubeje u krijon turistëve mundësinë të vëzhgojnë pamje spektakulare të tokës.

blank

Marrëdhëniet e tensionuara me Joe Biden, Boris Johnson udhëton drejt SHBA

Boris Johnson do të fluturojë për në Nju Jork këtë fundjavë për udhëtimin e tij të parë që nga pandemia Covid, duke shpresuar të forcojë marrëdhënien e tij me presidentin amerikan, Joe Biden, pas një vere të zymtë të dëmtuar nga situata në Kabul.

Dy vjet më parë, kur Johnson bëri udhëtimin e tij të parë si kryeministër në samitin e Biarritz G7, shpresa ishte se entuziazmi i Donald Trump për njeriun që ai e quajti “Britania Trump” do të ndihmonte në zbutjen e rrugës për një marrëveshje të shpejtë tregtare pas Brexit me Shtetet e Bashkuara.

Jonhson i nxitur nga nënshkrimi i kësaj jave të marrëveshjes së bashkëpunimit Aukus me SHBA-në dhe Australinë,shpreson të tregojë se pavarësisht gatishmërisë të Bidenit ata mund të punojnë së bashku.

Udhëtimi vjen pas asaj që mund të përshkruhet më mirë si një verë e pabarabartë midis Doëning Street dhe Shtëpisë së Bardhë. Nga njëra anë ishte tërheqja kaotike, e minutës së fundit nga Afganistani-një vendim i marrë në mënyrë të njëanshme nga Biden dhe të cilin ministrat dhe gjeneralët britanikë e kritikuan hapur pasi talebanët u përfshinë në Kabul.

blank

Testamenti i Princit Filip do të jetë sekret për 90 vjet

Londër

Gjykata Supreme e Anglisë mori vendim që testamenti i Princit Filip të mbahet sekret për të paktën 90 vjet për të mbrojtur dinjitetin e monarkisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjyqtari Andrew McFarlane vendosi që testamenti i Princit Filip të vuloset dhe se asnjë kopje nuk duhet të regjistrohet ose mbahet në gjykatë.

McFarlane gjithashtu vendosi që vlera e trashëgimisë së princit nuk duhet të deklarohet.

“Për të ruajtur dinjitetin e Mbretëreshës dhe familjes së saj të ngushtë, është e nevojshme të rritet mbrojtja që ofrohet për fushat private të jetës së tyre”, tha gjykatësi McFarlane, duke shpjeguar vendimin se testamenti duhet të mbahet sekret për të paktën 90 vjet.

McFarlane po ashtu theksoi se duke pasur parasysh se “interesin publik e mbikëqyr nga avokati i shtetit”, nuk ka bazë ligjore për hyrjen e përfaqësuesve të organizatave të medias në seancë.

Anëtari i parë i familjes mbretërore, testamenti i të cilit u mbajt sekret ishte Princi Francis, vëllai i Mbretëreshës Mari, gruaja e mbretit George V.

Për më tepër, pas vdekjes së nënës së Mbretëreshës Elizabeth dhe motrës së saj Princeshës Margaret, testamentet gjithashtu u vulosën.

Princi Filip vdiq në qershor në moshën 99-vjeçare.

blank

Raketa SpaceX lançohet nga Florida me ekuipazhin e parë civil

Elon Musk bëhet miliarderi i fundit që mbikëqyr udhëtimin në hapësirë

Andrew John Roesgen   |16.09.2021
Chicago

Me britma gëzimi dhe ovacione nga anëtarët e ekuipazhit, kompania e Elon Musk, SpaceX, mbrëmë lançoi ​​ekuipazhin e parë civil në hapësirë ​​duke shënuar një hap historik përpara në turizmin hapësinor, transmeton Anadolu Agency (AA).

Pas orës 20:00 sipas kohës lokale në Cape Canaveral të Floridas, në një natë të ngrohtë dhe të qartë, raketa Falcon 9 shpërtheu, duke mbajtur kapsulën Crew Dragon, e cila do të jetë shtëpia e dy burrave dhe dy grave për tre ditët e ardhshme.

“Ju vërtet jeni duke frymëzuar botën”, ishin fjalët nga kulla e kontrollit të misionit SpaceX ndërsa raketa shpërtheu.

“Paçi fat, me krah të lehtë dhe kënaquni në udhëtim”, u tha më tej.

Pas 12 minutash të udhëtimit, kapsula arriti kufirin e hapësirës, ​​duke shkaktuar një gëzim të madh nga kulla e kontrollit të misionit. Kapsula po shkon në një lartësi orbitale prej 575 kilometrash mbi Tokë, e cila është përtej orbitës së Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar.

Misioni, i quajtur “Inspiration4” është i rëndësishëm për disa arsye. Ndryshe nga fluturimet hapësinore të udhëhequra nga miliarderët Richard Branson dhe Jeff Bezos në korrik, të konsideruar si të parët në llojin e tyre, Musk vetë nuk është në bordin e Crew Dragon.

Katër civilët përfshijnë Jared Isaacman, miliarderin 38-vjeçar i cili kryeson kompaninë e përpunimit të pagesave. Ai pagoi një shumë parash të pazbuluar për të ndihmuar financimin e udhëtimit dhe këtë ia ka dedikuar Spitalit Kërkimor të Fëmijëve St. Jude për pacientët me kancer.

Hayley Arceneaux është një e mbijetuar e kancerit të eshtrave e cila më vonë filloi të punojë për St. Jude. Chris Sembroski është një veteran i Forcave Ajrore dhe inxhinier i të dhënave të hapësirës ajrore, i cili fitoi vendin e tij në një short, ndërsa Sian Proctor, një edukatore e kolegjit të komunitetit në shtetin e Arizonës, fitoi vendin e saj duke fituar një garë sipërmarrëse të mbajtur nga Isaacman.

Babai i Proctor punoi për NASA gjatë misioneve Apollo të viteve 1960 dhe 70 dhe ajo gjithashtu kishte humbur shansin të bëhet vetë astronaute në vitin 2009.

Gjithashtu, “Inspiration4” do të shkojë shumë më thellë dhe do të kalojë një kohë shumë më të gjatë në hapësirë ​​sesa fluturimet e Branson dhe Bezos. Kapsula Dragon e ekuipazhit përfundimisht do të bjerë diku në Oqeanin Atlantik.

Më e rëndësishmja, nuk ka astronautë me përvojë në bord, megjithëse Isaacman ka përvojë si pilot avioni.

Katër anëtarët e ekuipazhit kanë kaluar stërvitje intensive në hapësirë që nga marsi dhe ndërsa janë në hapësirë shëndeti i tyre do të monitorohet vazhdimisht.

blank

SHBA, Britania dhe Australia krijojnë një bashkëpunim të ri të sigurisë

Washington

Liderët e SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe Australisë njoftuan krijimin e një bashkëpunimi të ri të sigurisë të emërtuar “AUKUS” dhe se në kuadër të kësaj SHBA-ja dhe Britania do të ndajnë me Australinë teknologjinë e nëndetëseve me energji bërthamore, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një konferencë për media që presidenti amerikan Joe Biden mbajti në Shtëpinë e Bardhë morën pjesë nëpërmjet internetit edhe kryeministri britanik Boris Johnson dhe kryeministri australian Scott Morrison.

Liderët e vendeve në fjalë, njoftuan se SHBA-ja, Britania dhe Australia formuan një bashkëpunim të ri të sigurisë të emërtuar “AUKUS”.

Në një fjalim në konferencën për media, Biden vuri theksin se partneriteti i tyre me Australinë dhe Britaninë bazohet në shumë vite dhe se do të luftojnë së bashku vështirësitë me të cilat përballen në shekullin 21.

“Nuk ka asnjë logjikë që ne tani të ndahemi ose shpërbëhemi nga njëri-tjetri”

Biden tha se edhe situata aktuale në rajonin Indo-Paqësor kërkon nevojën e bashkëpunimit. “Nuk ka asnjë logjikë që ne tani të ndahemi ose shpërbëhemi nga njëri-tjetri”, shtoi ai.

“Nën AUKUS si një projekt kyç, ne po fillojnë konsultimet që Australia të posedojë nëndetëse me armë konvencionale me reaktorë bërthamorë. Këtu po flasim për nëndetëse me armë konvencionale që punojnë me reaktorë bërthamorë dhe jo nëndetëse me armë bërthamore. Është konfirmuar se kjo teknologji është e sigurt. SHBA-ja dhe Britania e përdorin këtë prej dhjetëra vitesh”, potencoi Biden.

Konsultimet në fjalë do të vazhdojnë për 18 muajt e ardhshëm, tha Biden duke shtuar se i ka dhënë udhëzime shefit të shtabit të SHBA-së, Lloyd Austin për zhvillimin e këtyre konsultimeve dhe se Departamenti i Mbrojtjes do të punojë me departamentet e energjisë dhe të shtetit.

blank

Një ekuipazh civil për herë të parë në mision hapësinor

Miliarderi amerikan, Jared Isaacman, dhe tre persona të tjerë do të nisen sot në një fluturim në hapësirë.

Misioni treditor, nëse është i suksesshëm, do të jetë misioni i parë hapësinor pa një astronaut profesionist në bord.

Katërshja do të niset nga Qendra Kennedy e Agjencisë amerikane të Hapësirës (NASA) me anijen kozmike të kompanisë SpaceX.

Fluturimi është ide e miliarderit Isaacman, i cili ka thënë se hapësira duhet të jetë e hapur për të gjithë.

Ai e ka emëruar misionin e tij Inspiration4, apo Frymëzimi4.

Isaacman, 38 vjeç, pilot me përvojë, është themelues dhe shef ekzekutiv i një kompanie për përpunimin e pagesave.

Ai e ka paguar kompaninë SpaceX për realizimin e fluturimit, por shuma e parave nuk është zbuluar.

Për fluturimin Inspiration4, çdo anëtar i ekuipazhit është zgjedhur për të përfaqësuar një nga katër vlerat: udhëheqjen, shpresën, prosperitetin dhe bujarinë.

Isaacman përfaqëson udhëheqjen dhe ai do të shërbejë si komandant i misionit.

Të tjerët në bord do të jenë: Hayley Arceneaux, e mbijetuar e kancerit, që do të përfaqësojë shpresën; Sian Proctor, profesoreshë e gjeologjisë, që do të përfaqësojë prosperitetin, dhe Chris Sembroski, veteran i Forcave Ajrore të SHBA-së, që do të përfaqësojë bujarinë.

Fluturimi pritet të nisë në orën 8 të mbrëmjes, sipas kohës lokale në Floridë.

blank

Mjeti luftarak izraelit me inteligjencë artificiale dhe aftësi autonome në fushën e betejës

Israel Robotic Patrol

Firma shtetërore izraeliteIAI po ekspozon një automjet tokësor me telekomandë, për të cilin eksperët thonë se mund të përdoret për të mbështetur trupat në situata të ndryshme luftarake.

Automjeti luftarak, i quajtur REX MK II, është një automjet-robot i kontrolluar nga distanca dhe mund të mbajë një ngarkesë deri në 1,3 ton, thotë Rani Avni, zëvendës shef i divizionit të sistemeve autonome të firmës IAI.

“Për shumë vite kemi ofruar pajisje ajrore me telekomandë. Tani po i sjellim këto aftësi në fushën e betejës, duke ndërthurur inteligjencën artificiale me teknologji të tjera për të ofruar një automjet luftarak tokësor.”

I armatosur me armë zjarri, roboti ushtarak komandohet nga distanca përmes një tableti.

“Makineria ushtarake kontrollohet plotësisht nga distanca nga një komandë qendrore. Duke patur një pamje të qartë të situatës në terren,mjeti po ashtu ka një autonomi të plotë për të realizuar misionin në mënyrë të pavarur”, thotë zoti Avni.

Kompania, thotë ai, po përdor aftësitë e saj në fushën e inteligjencës artificiale për zhvillimin e këtyre sistemeve robotike.

“Kjo na ofron një gamë të gjerë aftësish për misione të ndryshme, si robotike, ashtu edhe autonome, duke shtuar vlerat në fushën e betejave të së ardhmes.”

Zoti Avni thotë se automjeti REX shërben, mes të tjerash, për të zvogëluar rrezikun e trupave ne fushën e betejës.

“Disa pjesë të fushës së betejës janë të rrezikshme. Ndaj kjo makineri robotike do t’u paraprijë trupave për të spastruar vijën e frontit, për të kontrolluar rrugët në zonat urbane, apo transportuar municione për ushtarët.”

Ai thotë se automjeti ka aftësitë për gjetjen e objektivit dhe hapur zjarr. Megjithatë, automjeti është programuar në mënyrë të tillë që vendimi përfundimtar të merret nga njeriu.

Automjeti REX MK II ka motorë elektrikë dhe aftësi të larta manovrimi në terrene të ndryshme, si dhe mund të realizojë kthesa të ngushta. Ky automjet luftarak, që ka bashkuar inteligjencën artificiale me aftësitë telekomanduese dhe armët e zjarrit, po preznatohet në panairin ndërkombëtar të armëve në Londër.

blank

Shifër e “frikshme”, 100-vjeçarët në Japoni kalojnë shifrën e 86.500 vetëve

Numri i personave njëqindvjeçarë në Japoni është rritur për herë të parë në një rekord prej 86.510, treguan sot të dhënat e qeverisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Numri i njëqindvjeçarëve meshkuj në Japoni u rrit mbi 10.000, duke u rritur vazhdimisht për 51 vjet, raportoi agjencia e lajmeve Kyodo, duke cituar të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë.

Japonia po përballet me një popullsi të plakur kryesisht për shkak të zgjerimit të infrastrukturës mjekësore dhe sociale në vend.

Të dhënat treguan se numri i njëqindvjeçarëve është rritur me 6.060 nga një vit më parë.

Japonia çdo vit ka shënuar 20 shtatorin si një festë për të shprehur “Respektin për të Moshuarit” në vend.

Ministria gjithashtu zbuloi se gratë përbëjnë të paktën 88,4 për qind të totalit të përgjithshëm të 86.510 personave mbi 100 vjeç, madje 5.475 më shumë se një vit më parë, ndërsa shifra te burrat është rritur me 585, për të shkuar në 10.060.

Qeveria japoneze kishte filluar një studim të qindvjeçarëve në vitin 1961, kur gjeti vetëm 153 njerëz mbi 100 vjeç.

Provinca perëndimore Shimane ka numrin më të madh të qindvjeçarëve, e ndjekur nga provincat Kochi dhe Kagoshima./AA/

blank

Çfarë ishte dhe çfarë është Al-Kaida?

RFE/RL

I lindur nga lufta e viteve 1980-të kundër pushtimit të Afganistanit nga Bashkimi Sovjetik, grupi terrorist Al-Kaida, nën drejtimin e Osama bin Ladenit, u shndërrua në një kërcënim ndër breza për Amerikën, e i cili kulmoi me 11 shtatorin e vitit 2001, me sulmin që rrëzoi Qendrën Botërore të Tregtisë në Nju Jork, raporton Associated Press.

Sulmet e 11 shtatorit, në të cilat gjithashtu u pa që Pentagoni u godit nga një avion komercial, që u rrëmbye nga militantët e këtij grupi, çuan në pushtimin e udhëhequr nga SHBA-ja në Afganistan dhe fillimin e luftës më të gjatë të Amerikës, e cila sapo përfundoi me tërheqje të furishme të ushtrisë amerikane përmes transportit ajror nga Kabuli.

Ai gjithashtu përfaqësonte një lloj të ri rreziku, një luftë jo kundër një kombi në vetvete, por një rrjeti të errët financierësh, shokësh dhe kamikazësh, që vazhdon edhe pas vrasjes së bin Ladenit nga duart e Marinës amerikane më 2011 në Pakistan. Të tjerë kanë ndjekur modelin e tyre, me rezultate edhe më të tmerrshme.

Origjina

Al-Kaida, ose në arabisht “Baza”, u organizua kur sovjetikët u tërhoqën nga Afganistani. Duke shpresuar të përfitojë nga mbështetja e muxhahedinëve, apo “luftëtarëve të shenjtë”, të rekrutuar gjatë luftës së tyre kundër Moskës, bin Laden formoi Al-Kaidën dhe u bë udhëheqësi i saj. Biri i një magnati ndërtimesh në Arabinë Saudite, bin Laden gjithashtu gëzonte pasuri familjare të madhe.

Ai kërkoi tërheqjen e forcave amerikane nga Arabia Saudite, shtëpia e vendeve më të shenjta për Islamin. Amerika vendosi trupa atje në krye të Luftës së Gjirit të vitit 1991, kundër pushtimit të Kuvajtit nga diktatori irakian Saddam Hussein.

SHBA-ja kujton viktimat e 11 shtatorit
Fotogaleri

SHBA-ja kujton viktimat e 11 shtatorit

Më 11 shtator, Shtetet e Bashkuara shënojnë 20-vjetorin e sulmeve terroriste, të kryera nga Al-Kaida, që lanë të vdekur afër 3,000 persona. Ceremoni për shënimin e këtij përvjetori janë mbajtur në mbarë SHBA-në. Presidenti amerikan, Joe Biden ka bërë thirrje për unitet kombëtar. Më 11 shtator 2001, katër aeroplanë të rrëmbyer, kryen sulme në tokën amerikane. Dy avionë goditën Kullat Binjake në Nju Jork, një avion goditi Pentagonin në Uashington dhe një avion u rrëzua në Pensilvani, pasi pasagjerët kishin arritur që të përlesheshin me sulmuesit që gjendeshin në bord.

Kulmi

Në vitin 1996, Osama bin Laden lëshoi një deklaratë zyrtare për luftë. Por, vetëm më 7 gusht 1998, atëherë kur kamionët e ngarkuar me eksplozivë shpërthyen jashtë ambasadave amerikane në Nairobi, Kenia dhe Dar es Salaam si dhe në Tanzani, duke vrarë më shumë se 200 njerëz, kërcënimi u bë real.

Në vitin 2000 pasoi shpërthimi vetëvrasës me bombë i Al-Kaidës në USS Cole në Aden, në Jemen. Shtatëmbëdhjetë persona vdiqën. Pastaj erdhën sulmet e 11 shtatorit 2001.

Bin Laden iku pas pushtimit të Afganistanit të udhëhequr nga SHBA-ja, para se të vritej në Abbottabad të Pakistanit, një dekadë më vonë.

Trashëgimia

Ayman al-Zawahiri, një egjiptian i cili u bë udhëheqës i Al-Kaidës pas vdekjes së bin Ladenit, është bërë më pak i dukshëm në vitet e fundit dhe besohet se është në gjendje të dobët shëndetësore. Djali i bin Ladenit, Hamza, i cili u bë një figurë kryesore brenda Al-Kaidës, u vra më vonë.

Por, rëndësia e Al-Kaidës pas 11 shtatorit, e bëri atë të fitonte degë në të gjithë Lindjen e Mesme. Njëra prej tyre u bë grupi i Shtetit Islamik, prerjet e kokave dhe marrja e pjesëve të mëdha të Irakut dhe Sirisë prej të cilit pati trondituri gjithë botën.

Rikthimi i mundshëm i Al-Kaidës

Në shtator të vitit 2021, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, paralajmëroi se grupi militant Al-Kaida në Afganistan mund të ringjallet, pasi ky shtet u mor nën kontrollin e talibanëve.

Pavarësisht kërcënimit për rikthimin e mundshëm të këtij grupi, Austin tha se SHBA-ja është e përgatitur që të parandalojë në rikthim të tillë.

“Al-Kaida dhe grupi i Shtetit Islamik gjithmonë përpiqen të gjejnë hapësirë për t’u rikthyer, pavarësisht se ku janë, atje apo në Somali ose në ndonjë mjedis të pakontrolluar. Unë mendoj se kjo është natyrën e këtyre grupeve”, tha ai.

Përgatiti: Durim Abdullahu

blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
Send this to a friend