VOAL

VOAL

Itali – Meta merr çmimin “Politikani ndërkombëtar i vitit 2018”

December 15, 2018

Komentet

‘Sokol Balla, gojët e liga thonë je arratis pas thirrjes në SPAK’/ Avokati: Hajde Koli, mos na zhgënje tani!

Avokati Marash Logu ka bërë me dije se flitet nëpër koridoret e drejtësisë, se gazetari Kol Balla, ish-bashkëshorti i Belinda Ballukut, është arratisur nga Shqipëria pas thirrjes në SPAK pak ditë më parë.

‘Koli; gojët e liga po thonë që pas thirrjes në SPAK, je arratisur në drejtim të paditur. Por, unë nuk e besoj; ti nuk je nga ata që i bën bisht përgjegjësisë’, ironizon Logu në Facebook.

Postimi i plotë:

Koli; gojët e liga po thonë që pas thirrjes në SPAK, je arratisur në drejtim të paditur. Por, unë nuk e besoj; ti nuk je nga ata që i bën bisht përgjegjësisë. Pronat, automjetet, udhëtimet, shpenzimet në Vienë, i ke të gjitha me “burime të ligjshme” dhe me siguri ke shkuar të mbledhësh dokumentet për t’i bindur prokurorët e SPAK-ut se po të bien në qafë kot. Hajde Koli; mos na zhgënje tani!

BIRN: “Hiqni imunitetin e Ballukut! Socialistët po mbajnë peng shanset e Shqipërisë për një shtet normal duke zvarritur përgjigjen ndaj SPAK”

Nga Gjergj Erebara, BIRN

Gjuha me nënkuptime erotike tërheq vëmendjen, sot dhe përgjatë të gjithë historisë së njerëzimit dhe kjo u përsërit edhe ditën e enjte, kur Taulant Balla përdori dhe kërkoi ndjesë për fjalë me nënkuptime të drejtuara ndaj një deputeteje të opozitës. Zemërata për gjuhën seksiste vështirë se duhet të na heqë vëmendjen nga fakti kyç! Socialistët po mbajnë peng shanset e Shqipërisë për një shtet normal duke zvarritur përgjigjen ndaj kërkesës së Prokurorisë së Posaçme për heqjen e imunitetit të deputetes Balluku.

Nuk e di nëse e mbani mend apo e keni harruar historinë që përsëritet por, pesëmbëdhjetë vjet më parë, pak a shumë të njëjtët personazhe por në pozicione të kundërta, gjendeshin në Kuvendin e Shqipërisë me shqetësime të njëjta.

Korrik 2008: Në Kuvendin e Shqipërisë, Partia Demokratike në pushtet dhe partia socialiste në opozitë, po bëjnë sherr. Sikleti i madh i palës në pushtet, më ngushtësisht, i kryeministrit Sali Berisha, ngjarja e pak muajve më parë, një ngjarje tragjike ku 26 qytetarë humbën jetën nga ajo që një ushtarak e cilësoi si “babëzi”. Pra shpërthimi i municioneve në Gërdec.

Në Kuvendin e Shqipërisë, Sali Berisha shpërthen me një lumë fyerjesh të neveritshme ndaj Taulant Ballës. “Motra jote do të shkërdhehet nëpër hotele”, thotë ai, ndërsa Jozefina Topalli, në atë kohë kryetare e kuvendit, urdhëron gardën: “Nxjerreni për zhelesh”, duke bërë me shenjë që Balla duhej të “nxirrej për zhelesh” për fajin që kishte shqetësuar Berishën aq shumë sa Berisha të përdorte banalitete.

Fjalori fyes i Berishës, një gjuhë që rrallëherë është përdorur në politikën shqiptare, shërbeu, në instancë finale, për një çështje të rëndësishme: hedhja në erë e shtetit të së drejtës, sulmimi ndaj prokurorisë që po përpiqej të hetonte Gërdecin dhe fakti që tragjedia vijon të jetë e pandëshkuar edhe sot në vitin 2026, u la mënjanë ndërsa turma u ngazëllye nga përdorimi i fjalëve të pista, të cilat, në Shqipëri kanë qenë dhe vijojnë të jenë tabu deri vonë. Një grup muzikor krijoi edhe një këngë tip rap me lajtmotivin “po mama jote çfarë do bëhet” dhe “nxjerreni për zhelesh.”

Në vitin 2026 rolet janë ndryshuar, keqbërjet janë njësoj. Sot janë socialistët me Taulant Ballën që po hedhin në erë shtetin e së drejtës duke refuzuar të votojnë, brenda një afati kohor të arsyeshëm, kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për heqjen e imunitetit nga arresti të deputetes Belinda Balluku, tashmë ish-zvkryeministre. Tashmë është rradha e Ballës, viktima e atij agresioni të shpifur të vitit 2008 nga Berisha, të përdorë gjuhë seksiste, pastaj të kërkojë falje, ndaj një deputeteje të opozitës.

Në seancën e 5 marsit, Balla deklaroi: “Për deputeten e opozitës kemi numrin 0900”, një prefiksit telefonik i njohur veçanërisht për shërbime seksuale. Gjuha me nënkuptime seksiste dyshohet se është përdorur edhe nga deputetja socialiste Zengjine Çaushi por për këtë të fundit nuk është e mundur të thuhet nëse kemi të bëjmë me gjuhë me nënkuptime apo me gjuhë krejtësisht të pakuptimtë. Ndërsa opozita protestoi dhe Balla kërkoi falje, (në rastin e Çaushit protestuan organizatat e të drejtave të njeriut dhe kërkuan ndëshkimin e saj) ajo që humbi në diskutim ishte çështja kyçe: refuzimi i socialistëve për t’iu përgjigjur kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit nga arresti të Belinda Ballukut. Në lojë është e ardhmja e shtetit ligjor në Shqipëri. Parlamenti, më saktë, shumica socialiste, po sfidon gjyqësorin me gjuhë verbale dhe me mosveprime, me qëllim që t’i shërbejë interesit politik të socialistëve, interesit të pushtetit individual përballë interesit të përbashkët të shqiptarëve për drejtësi, për integrim evropian, për një të ardhme në një vend normal ku korrupsioni, së paku ai sistemik i socialistëve, të mos ekzistojë.

Në Romën e lashtë ka qenë një politikan që quhej Kato i vjetri. Ai njihet për hiletë e tij retorike në senatin e Romës. Hileja për të cilën ai është mbajtur mend në histori është Carthago delenda est. Kato fliste në senat për shumë gjëra, siç flitet edhe në Kuvendin e Shqipërisë, por pavarësisht se për çfarë teme fliste, ai e mbyllte fjalimin me një mesazh për politikën kyçe që ai ndiqte. Ai thoshte në fund të çdo fjalimi: Kartagjena duhet të shkatërrohet.

Është shumë e arsyeshme që jo vetëm politikanët e opozitës, por edhe qytetarët që marrin përsipër të flasin në publik, të kopjojnë këtë instrument të retorikës të Katos dhe të përfundojnë çdo fjalim e çdo koment, pavarësisht nëse po komentojnë mbi filozofinë e jetës apo mbi vogëlsirat e qejfeve të përditshme, pavarësisht nëse po komentojnë për Luftën në Ukrainë apo për ngjyrën e përshtatshme të të brendshmeve, ta përfundojnë komentin me fjalët: hiqni imunitetin Ballukut! Socialistët duhet të mbahen përgjegjës për çfarë po bëjnë. Komentet seksiste, të keqkuptuara apo jo, nuk duhet të heqin vëmendjen nga çështja kyçe: socialistët bashkë me opozitën duhet të votojnë heqjen e imunitetit të Ballukut. Shteti i së drejtës kërkon bindjen e parlamentit ndaj një kërkese të SPAK. E ardhmja e vendit kërkon këtë.

Hiqni imunitetin e Ballukut!

Kur sistemet shemben, gratë ngjiten në skenë

Gratë në gjithë botën përballen me sfida të ndryshme, por ato në zona lufte janë edhe më të rënduara.

Una Çiliq

Është bërë shumë e vështirë për Rahën të thotë se si ndihet këto ditë. Nëse thotë se është mirë do të ishte gënjeshtër. Nëse thotë se nuk ndihet mirë, i duket sikur po dorëzohet.

Kështu i tha ajo Radios Evropa e Lirë nga Teherani, gjatë një momenti të shkurtër kur pati qasje në internet.

Ditët e saj janë të mbushura me ankth lufte dhe me pyetjen se çfarë do të vijë më pas, pasi Irani është tani në mes të një lufte dhe udhëheqësi i tij i kahershëm suprem, Ali Khamenei, është vrarë në një operacion të përbashkët amerikano-izraelit.

Nën Khamenein, autoritetin fetar dhe politik të Iranit për 35 vjet, gratë u përballën me ligje të detyrueshme për hixhabin, diskriminim dhe, siç është dokumentuar nga OKB-ja, rrahje dhe tortura të atyre që protestuan.

“Vdekja e Khameneit nuk ngjalli ndonjë ndjenjë të veçantë tek unë, as gëzim e as pikëllim”, thotë Raha, emri i së cilës është ndryshuar nga redaksia e REL-it për arsye sigurie.

“E vetmja fjali që më erdhi në mendje pasi lexova lajmin ishte: Ai vdiq dhe përmbushi një nga dëshirat e tij, por shkatërroi tonat dhe për këtë nuk u mbajt kurrë përgjegjës”, shton ajo.

Në vend të lehtësimit, thotë ajo, emocioni mbizotërues te shumë njerëz që njeh është ankthi për atë që do të vijë më pas.

“Tani për tani jam sinqerisht e shqetësuar për të ardhmen e Iranit dhe të popullit të tij”, thotë ajo.

Dhe ka shumë gjëra që ky vend me 93 milionë banorë ka përjetuar vetëm në muajt e fundit. Nga sulmet dhe kundërpërgjigjet deri te protestat mbarëkombëtare që shkaktuan dhunë të paprecedentë dhe vrasjen e disa mijëra demonstruesve.

Raha ishte ndër ata që kërkonin ndryshime në Iran në rrugë, dhe ajo thotë se në disa vende gratë dukeshin se ishin më të shumta se protestuesit burra.

Gratë ishin gjithashtu në ballë të protestës së vitit 2022, e cila shpërtheu pas vdekjes së Mahsa Aminit, një grua 22-vjeçare që vdiq në paraburgim policor pasi u arrestua për shkak se, sipas pretendimeve, nuk e kishte vendosur si duhet hixhabin. Ai ishte momenti kur lindi lëvizja “Gra, Jetë, Liri”. Gratë prenë flokët në shenjë proteste, dolën në rrugë, u vranë dhe u arrestuan.

Por, sot Raha thotë se përvoja e saj është se jeta publike ka ndryshuar dhe se gratë po ecin gjithnjë e më shumë pa hixhabin e detyrueshëm – madje edhe në lagje që dikur konsideroheshin bastione konservatore.

“Ka një moment”, thotë Raha, “kur e kupton se nuk je vetëm. Askush nuk reagon sepse nuk po i mbulon flokët. Nuk përballesh me askënd. Kjo ka rëndësi”.

Për të, hixhabi i detyrueshëm ka qenë prej kohësh një nga simbolet më të qarta të kontrollit të Republikës Islamike. Ajo beson se ky autoritet tashmë është zbehur në shoqëri – edhe nëse vazhdon të ekzistojë në kodin ligjor.

“Sado që të lexosh për Iranin”, thotë Raha, “të marrësh frymë në këtë ajër është ndryshe”. Dhe në atë ajër, mes pasigurisë dhe frikës, gratë vazhdojnë të rezistojnë.

Vendosja e hixhabit është e detyrueshme në Iran.

Vendosja e hixhabit është e detyrueshme në Iran.

Irani nuk është i vetmi në këtë histori. Nëpër konflikte dhe kriza politike, gratë po dalin gjithnjë e më shumë në ballë – duke marrë pjesë në protesta, duke mësuar në klasa sekrete, duke iu bashkuar ushtrive dhe duke sfiduar qeveritë.

Dhe askund situata nuk është më e rëndë për gratë dhe vajzat sesa në Afganistan, ku ato janë zhveshur nga pothuajse të gjitha të drejtat.

Që nga viti 2021, kur talibanët u rikthyen në pushtet, grave fillimisht iu mohua arsimi i mesëm dhe i lartë, iu ndalua puna në sektorë të ndryshëm dhe u rikthye hixhabi i detyrueshëm. Sot, madje, atyre u mohohet edhe vizita te mjekët, përveç nëse është grua, dhe lëvizja e tyre është e kufizuar.

Në një mjedis të tillë shtypës, një grua po u jep mësim vajzave. Në fshehtësi.

Pasi asaj dhe motrës së saj iu mohua vazhdimi i arsimit, Farishta, e cila ishte në vitin e parë të universitetit kur talibanët morën kontrollin e Afganistanit, vendosi të nisë programin arsimor larg syve të talibanëve.

“Doja që ato të ndienin se ka ende shpresë”, thotë ajo. “Këto gjëra mund të ndryshojnë dhe shkollat tona do të rihapen”.

Sot, kur një vajzë përfundon klasën e gjashtë, arsimi i saj merr fund. Sipas UNESCO-s, më shumë se 2.2 milionë vajzave dhe grave u ndalohet ndjekja e shkollimit përtej nivelit bazë.

Disa prej tyre janë nxënëset e Farishtës. Dhe klasat nuk po ndihmojnë vetëm ato, por edhe vetë Farishtën.

“Tani po bëj diçka me kohën time duke u dhënë mësim këtyre vajzave dhe shpresoj që një ditë, shkollat do të rihapen dhe ato do të mund ta vazhdojnë arsimin e tyre”, thotë ajo.

Ato mësojnë matematikë, anglisht dhe lëndë të tjera. Në fshehtësi, sepse nëse talibanët do ta merrnin vesh, ajo do të duhej t’i mbyllte. Por, ajo mbështetet nga banorë vendas që duan që vajzat e tyre të mësojnë përtej klasës së gjashtë.

Talibanët e kanë luftuar çdo aktivitet të grave në publik.

Talibanët e kanë luftuar çdo aktivitet të grave në publik.

Disa prej tyre janë adoleshente që u martuan sepse nuk po shkonin në shkollë. Njëra nga nxënëset e saj, shpjegon ajo, është shtatzënë dhe megjithatë vazhdon të vijë në klasë e vendosur për të mësuar.

“Ajo dëshiron të studiojë dhe të bëhet dikush në të ardhmen. Vetëm imagjinoni, çfarë mund të bëhet në të ardhmen një vajzë e klasës së gjashtë?” pyet Farishta.

“Por, unë dua që ato ta mbajnë gjallë shpresën se edhe nëse sot kushtet nuk janë të favorshme, ato mund të ndryshojnë nesër dhe ne nuk duhet ta humbim kohën dhe shpresën për një të ardhme më të mirë”, thotë ajo.

Në raportin e tyre më të fundit për të drejtat e njeriut në mbarë botën, Human Rights Watch (HRW) theksoi se gjatë vitit të kaluar talibanët e thelluan shtypjen duke “intensifikuar kufizimet ndaj të drejtave të grave dhe vajzave”. Në shtator ata ndaluan universitetet të përdornin libra të shkruar nga gra.

E vetmja gjë që Farishta dëshiron t’u thotë sot talibanëve është t’i hapin shkollat.

“Vajzat po rrinë në shtëpi pa asnjë qëllim. Familjet e tyre po i martojnë”, shton ajo.

Ndalimi, vëren ajo, nuk i pengon ato të dëshirojnë dije, por pavarësisht përpjekjes së saj për t’u dhënë mësim vajzave dhe grave që të kenë një perspektivë për të ardhmen, ajo thotë se arsimi formal është i domosdoshëm.

“Që të kemi mjeke, inxhiniere dhe gra profesioniste që punojnë në fusha të tjera të ngjashme për zhvillimin e vendit tonë”, sqaron Farishta.

Farishta ishte një studente që u bë mësuese. Diku tjetër, për shkak të trazirave në vendet e tyre, gratë po marrin role që nuk i kishin imagjinuar kurrë – përfshirë edhe në fushëbetejë.

Katerina Zarembo ishte një studiuese ukrainase, shkrimtare dhe nënë e katër fëmijëve para nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë. Pastaj ajo u bë mjeke luftarake.

Në fillim të luftës në vitin 2022 ajo u largua nga vendi, por më vonë u kthye për t’u bërë paramedike. Sot ajo është pjesë e forcave të armatosura të Ukrainës.

“E ndjeva që nga fillimi se vendi im ishte në luftë. Por, në fillim të pushtimit në shkallë të plotë, vajza ime ishte shumë e vogël. Me rritjen e saj, kjo bindje vetëm sa u forcua. Pashë shembuj të grave të tjera, por në fund thjesht e kuptova se nuk kishte rrugë tjetër për mua”, tregon ajo.

Bashkëshorti i saj po ashtu mbështet në mënyrë aktive ushtrinë, por familja kishte disa shqetësime dhe pyetje, megjithatë të gjithë e kuptuan se “nuk ka rrugë tjetër”. Për fëmijët e saj më të mëdhenj, shpjegon ajo, ishte e vështirë ta pranonin.

“Shpresoj që kuptimi i asaj që po bëj dhe pse, do të rrënjoset më vonë. Fëmijët nuk i rrisim me fjalë, por me veprime, dhe besoj se më vonë do ta kuptojnë vërtet”, thotë Katerina.

Në mbarë botën gjatë vitit të kaluar, rreth 676 milionë gra jetuan brenda 50 kilometrave nga një konflikt vdekjeprurës, sipas një raporti të Institutit për Kërkime të Paqes në Oslo (PRIO).

Në Ukrainë, që nga fillimi i luftës, shumë gra kanë ofruar ndihmë humanitare, kanë avokuar për të drejtat e grave, kanë luftuar kundër deportimit të fëmijëve ose i janë bashkuar ushtrisë. Të dhënat e vitit të kaluar tregojnë se më shumë se 70.000 gra shërbejnë në forcat e armatosura të Ukrainës.

Para luftës, Katerina shkruante libra. Sot, ajo nuk mund ta imagjinojë t’i kthehet kërkimit apo të shkruajë një punim.

“As që mund ta imagjinoj ta bëj këtë tani. Thjesht shërbej si mjeke luftarake dhe mbetem nënë dhe bashkëshorte”, thotë ajo.

Tani ajo punon nga bunkeri dhe studion në distancë në kolegjin mjekësor. Kur Ukraina ta fitojë luftën, thotë ajo, ka pak gjasa të qëndrojë në ushtri. Por nuk është e interesuar për jetën e mëparshme profesionale. Sepse tani nuk bëhet më fjalë për karrierë, por për thirrje, për shërbim.

“Sepse të shpëtosh apo të ndihmosh njerëzit – kjo është thirrja ime”, shpjegon Katerina. Ndoshta një ambulancë, shton ajo. “Kur flasim për kthimin nga lufta, më duket se brezat tanë, pasi kanë jetuar kaq gjatë në luftë, në njëfarë kuptimi janë të gjithë vërtet ‘të humbur’. Ne kurrë nuk do të kthehemi plotësisht”.

Detyra e tyre është, siç shpjegon ajo, ta jetojnë këtë sa më mirë që të munden.

Për Katerinën, misioni është bërë i thjeshtë. “Me aq forcë sa kemi, me dinjitet maksimal dhe me dashuri maksimale”. Pastaj ajo ndalet. “Dhe mendoj se është bërë edhe më e rëndësishme për mua t’u shërbej njerëzve dhe të luftoj kundër padrejtësisë”.

Për disa, lufta për drejtësi ka një çmim. Deri vonë, Jelena Kleut ishte profesoreshë në degën e komunikimit në Universitetin e Novi Sadit në Serbi. Tani, pas dy dekadash mësimdhënie, në vend të ligjëratave, ajo shkon në protesta dhe paraqet padi.

Në janar asaj iu dorëzua vendimi për ndërprerjen e marrëdhënies së punës, gjë që nxiti një valë protestash dhe dënimesh nga qytetarët dhe publiku akademik.

Ndërsa administrata e Universitetit pretendon se gjithçka është bërë në përputhje me rregullat, ata që e kundërshtojnë vendimin besojnë se ligji është keqpërdorur dhe se Kleut u pushua nga puna sepse mbështeti publikisht studentët në protestat për vdekjen e 16 personave nga shembja e strehës së Stacionit Hekurudhor të Novi Sadit. Edhe ajo beson se kjo ishte një nga arsyet.

“Mendoj se ishte projektuar qëllimisht si një akt që duhej t’i lëndonte të gjithë studentët dhe ata që uleshin në klasat e mia”, thotë Kleut.

Aksidenti shkaktoi një valë protestash masive kundër qeverisë në gjithë Serbinë, me akuza se korrupsioni sistemik çoi në aksident. Autoritetet e hedhin poshtë fajësinë dhe refuzojnë të shpallin zgjedhje.

Ashtu si ajo mbështeti studentët, tani ata po e mbështesin atë dhe po protestojnë kundër vendimit për ta pushuar nga puna. Më shumë se 1.200 profesorë gjithashtu dolën në mbështetje të saj.

“Mbështetja e studentëve vazhdon të më inkurajoj që të mos dorëzohem dhe të mos mendoj se tani gjithçka ka mbaruar. Përkundrazi, tani disi kam edhe më shumë energji për të marrë pjesë në protestat e tyre”, thotë ajo.

Akademikët dhe studentët kanë bllokuar fakultetet shtetërore për pothuajse një vit, që nga dhjetori 2024, duke kërkuar përcaktimin e përgjegjësisë për vdekjen e 16 personave në stacionin hekurudhor në Novi Sad dhe shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare.

Që nga fillimi, Kleut i ka mbështetur publikisht studentët që kanë udhëhequr protestat kundër qeverisë në të gjithë Serbinë. Studentët e Fakultetit Filozofik në Novi Sad ishin ndër të parët që iu bashkuan bllokadës.

Por tani, ditët e saj duken krejt ndryshe. Një semestër i ri po fillon dhe për herë të parë në 20 vjet ajo nuk do të marrë pjesë. Jeta e saj gjithashtu ka ndryshuar shumë që nga fillimi i protestave. Që nga 1 nëntori dhe aksidenti, prioritetet janë riorganizuar ndryshe, beson ajo.

“Ishte një ngjarje kaq dramatike për vetë Novi Sadin, sa na la të gjithëve si kur dikush të godet fort në stomak dhe të merr frymën. Por pastaj nga ajo gjendje mosbesimi dhe tronditjeje, studentët sollën një shpresë të jashtëzakonshme se një shoqëri ndryshe mund të ekzistojë në këtë vend”, shton ajo.

Dhe pastaj jeta u përqendrua në aktivitete për të ndihmuar dhe mbështetur studentët. Pastaj nisën arrestimet, autoritetet u bënë më represive dhe protestat kundër qeverisë vazhduan. Dhe, siç thotë Kleut, e gjithë kjo hodhi hije mbi jetën private dhe profesionale.

Por, pavarësisht gjithçkaje, ajo beson se vendimi që mori, si edhe pjesëmarrësit e tjerë në bllokada dhe protesta, po kontribuojnë në ndryshimin e sistemit.

“Gjithçka filloi me individë që vendosën të sakrifikonin diçka nga vetja e tyre, qoftë sigurinë apo një vend pune”.

Ajo vazhdon të shkojë në protesta, të paraqesë padi kundër universitetit dhe e vendos shpresën te sistemi gjyqësor. Ajo është e vetëdijshme, thotë, se përpara ka një betejë të gjatë ligjore. Së bashku me të gjitha të tjerat që e presin.

Para sulmeve të fundit, Raha kurrë nuk do ta imagjinonte që Teherani mund të bëhej një fushëbetejë. Tani, çdo zhurmë sjell frikën e bombave të reja.

Ka kaluar një javë që nga sulmi i parë ndaj Iranit, i cili e shtyu Republikën Islamike të kundërpërgjigjej me sulme ndaj bazave amerikane në gjithë Lindjen e Mesme. Jeta tashmë kishte qenë e vështirë në Iran, thotë Raha, dhe tani lufta ka shtuar një shtresë tjetër pasigurie.

“Lufta është në thelb një fenomen kundërnjerëzor”, thotë Raha. “Dhe kur lufta vazhdon, pabarazitë që tashmë ekzistojnë forcohen”.

Vështirësitë ekonomike dhe sociale që iranianët kanë përjetuar i nxorën ata në rrugë në fund të vitit të kaluar duke kërkuar ndryshime.

Gjatë protestave, Irani hyri në një bllokadë digjitale dhe, sipas organizatës për të drejtat me seli në SHBA, HRANA, më shumë se gjashtë mijë demonstrues u vranë, ndërsa më shumë se 25 mijë u plagosën gjatë shtypjes nga qeveria.

Në kushte të tilla, jeta personale dhe planifikimi kalojnë në plan të dytë. Ashtu si një profesoreshë nga Serbia, jeta e përditshme përqendrohet në diçka tjetër. Gjithçka është pezull në pasiguri, shton Raha.

Megjithatë ajo i kthehet idesë së barazisë dhe thotë se çdo veprim i vogël që një grua bën për ta afruar pozitën e saj në shoqëri me atë të burrave “bëhet pjesë e një lufte më të madhe”.

Nëse ndonjëherë vjen ndryshimi politik, ajo beson se grave nuk duhet t’u kërkohet sërish të tërhiqen në emër të stabilitetit.

Gratë dhe vajzat kanë të drejtë, në thelb, të jetojnë në siguri dhe në paqe, të lira nga dhuna dhe diskriminimi, tha për Radion Evropa e Lirë, Sarah Hendriks, drejtoreshë për politika në Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Gratë.

“Konfliktet dhe krizat zgjerojnë në mënyrë dramatike boshllëqet e drejtësisë për gratë dhe vajzat, përfshirë mënyrën se si mbrojtja e grave dhe vajzave është kaq shpesh jetike e nevojshme dhe megjithatë kaq shpesh mungon”, shton ajo.

Shkarkimi: Përgjigjia meritore ndaj precedentit të rrezikshëm kushtetues Nga Dr. Sadri RAMABAJA

Dekreti i Presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendi i Republikës së Kosovës përbën një nga aktet më problematike në historinë kushtetuese të Republikës. Përmes një vendimi të nxituar, i cili u mor para se të konsumoheshin të gjitha fazat procedurale të parashikuara nga Kushtetuta për zgjedhjen e Presidentit, kreu i shtetit ndërhyri drejtpërdrejt në funksionimin e organit më të lartë përfaqësues të republikës.

Kushtetuta e Republikës së Kosovës parasheh një procedurë të qartë dhe të strukturuar për zgjedhjen e Presidentit, e cila përfshin tri raunde votimi dhe një afat të caktuar kohor brenda të cilit Kuvendi duhet të përpiqet ta përmbyllë këtë proces. Ky mekanizëm është konceptuar pikërisht për të shmangur vendimet e nxituara dhe për t’i dhënë sistemit parlamentar hapësirën e nevojshme për kompromis politik dhe konsensus institucional.

Në këtë kuptim, shpërndarja e Kuvendit para se të shterroheshin plotësisht këta mekanizma procedural krijon dyshime serioze për respektimin e logjikës kushtetuese të sistemit parlamentar. Në vend që procesi të lejohej të zhvillohej brenda afateve dhe fazave të përcaktuara nga Kushtetuta, ndërhyrja presidenciale e ndërpreu atë në mënyrë të njëanshme, duke krijuar një precedent institucional potencialisht të rrezikshëm.

Një veprim i tillë ngre pyetje themelore për balancën e pushteteve në Republikë. Në një sistem parlamentar si ky i Kosovës, Kuvendi është institucioni qendror i legjitimitetit demokratik, ndërsa roli i Presidentit është kryesisht garantues dhe arbitral. Ndërhyrja e drejtpërdrejtë në funksionimin e këtij institucioni, përmes shpërndarjes së tij në një moment kur procedura kushtetuese ende nuk ishte përmbyllur, rrezikon të dobësojë parimin e ndarjes së pushteteve.

Në këtë kontekst, çështja nuk është vetëm politike, por thellësisht kushtetuese. Ajo prek vetë arkitekturën institucionale të Republikës dhe mënyrën se si interpretohen kompetencat presidenciale. Nëse një interpretim i tillë i kompetencave pranohet si precedent, ekziston rreziku që në të ardhmen institucioni i presidencës të fitojë një rol më aktiv dhe ndërhyrës në raport me parlamentin, duke e zhvendosur gradualisht ekuilibrin e pushteteve në sistemin politik.

Pikërisht për këtë arsye, kjo situatë pritet të përfundojë në interpretim nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, e cila do të duhet të sqarojë kufijtë e kompetencave presidenciale dhe të përcaktojë nëse shpërndarja e Kuvendit në këtë fazë të procesit ka qenë në përputhje me frymën dhe tekstin e Kushtetutës.

Në një sistem parlamentar, ku balanca ndërmjet institucioneve mbështetet mbi respektimin rigoroz të procedurave kushtetuese, çdo ndërhyrje e njëanshme në funksionimin e organit përfaqësues krijon rrezikun e deformimit të arkitekturës institucionale të shtetit. Për këtë arsye, nëse konstatohet shkelje e rëndë e Kushtetutës nga ana e Presidentit, sistemi kushtetues parashikon edhe mekanizmat përkatës të përgjegjësisë politike dhe juridike.

Në këtë kontekst, përgjigjja institucionale më adekuate do të ishte aktivizimi i procedurës së përgjegjësisë kushtetuese ndaj Presidentit, e cila në raste të shkeljeve serioze mund të çojë deri te shkarkimi nga detyra. Një veprim i tillë nuk do të kishte karakter hakmarrës apo politik, por do të përfaqësonte një mekanizëm të domosdoshëm për ruajtjen e integritetit të rendit kushtetues dhe të parimit të përgjegjësisë së institucioneve.

Nëse një shkelje e tillë do të konfirmohej nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, atëherë do të hapej gjithashtu edhe debati për pasojat juridike dhe institucionale që lidhen me statusin e mëvonshëm të një ish-presidenti që është larguar nga detyra për shkak të shkeljes së rëndë të Kushtetutës. Në një interpretim të tillë, do të ishte legjitime të shtrohej pyetja nëse një ish-president i shkarkuar për shkelje kushtetuese duhet të gëzojë automatikisht të gjitha privilegjet dhe benefitet që ligji ua garanton ish-krerëve të shtetit.

Në këtë mënyrë, çështja nuk lidhet vetëm me një vendim të caktuar politik, por me një problem më të gjerë të kulturës kushtetuese dhe të përgjegjësisë institucionale në Republikën e Kosovës.

Kriza të vazhdueshme politike dhe institucionale e askush fajtor!- Nga Skënder MULLIQI

—- Duke mos ndërtuar institucione të qëndrueshme po tregohemi diletant në politikbërëje.Thirrje ndërgjegjeje ? Nga qfarë?Nga mbrojta prej Atdheut, në vend që Atdheu të mbrohet nga ne ?Shëmbulli më i mirë janë martirët dhe dëshmorët e kombit, që dhanë jetën për liri dhe pavarësi të Kosovës nga Serbia hegjemoniste e fashiste.Kjo sikur u harrua! Kemi të bëjmë më përsonazhe tragjiko-komike….!?
Nuk kemi luftuar për këtë Kosovë që e kemi të mbushur më padrejtësi mos punë, gjendje jo të mirë sociale , pa zhvillim të duhur.Nuk kemi luftuar as për poltronë që zbatojnë  gjithqka qka ju thonë krerët e partive politike , paten të drejtë apo jo.Nuk kemi shpresuar së nuk do të ndërtojmë shtet dhe mirëqënje si duhet .Nuk kemi luftuar që fëmijët tanë nga pa përspektiva e krijuar të largohen masivisht nga vendi.Ne gjithmonë kemi shërbyer dhe shërbejmë kudo që Atdheu të mbrohet nga armiku. Njeriu duhet të jetë gjithmonë gati për atdheun dhe shtëpinë.Nuk e di kurrë se kush dhe kur mund të sulmojë, kështu që të gjithë duhet të mësojnë të mbrojnë veten. Nuk është e thënë të ketë luftë, por të gjithë duhet të përgjigjen, si burrat ashtu edhe gratë.Armiku serb nuk fle kurrë, dhe ne gjithmonë duhet të jemi gadi të mbrojmë  Atdheun në këtë krizë globale lufte.Kosova më këtë qasje të një pjese të mirë të njerëzve të politikës nuk mund të mbrohet nga armiku serbosllav.Burrat e vërtetë duhet të janë gadi për qdo gjë.Gjithë kjo përqarje dhe lufte për pushtet nuk është pritur në Kosovën e lirë dhe të pavarur.Nuk ka unitet edhe për temat madhore për shtet dhe për  komb.Kjo është turpëruese , kjo është barazi më tradhëti kombëtare .Si ta quajm ndryshe refuzimin e bashkëpunimit ?Nuk i bënë kush apo pak kush thirrje ndërgjegjës së tyre!Vendin po e përcellin pa asnjë zor krizat e vazhdueshme politike dhe institucionale .Lufta për karrierë politike bëhët në mënyrë parimore , jo duke e dëmtuar kaq rënd vendin dhe të ardhmën e gjeneratës së re.Këta po ju gëzohen lojërave politike për pushtet !Duke mos ndërtuar institucione të qëndrueshme po tregohemi diletant në politikbërëje.Thirrje ndërgjegjeje ? Nga qfarë?Nga mbrojta prej Atdheut, në vend që Atdheu të mbrohet nga ne ?Shëmbulli më i mirë janë martirët dhe dëshmorët e kombit, që dhanë jetën për liri dhe pavarësi të Kosovës nga Serbia hegjemoniste e fashiste.Kjo sikur u harrua!Nuk dimë kur armiku serb i cili edhe këtyre ditëve na kërcënojë më luftë , do të na sulmojë, kështu  që të gjithë ishte dashur të mësojmë të mbrojmë vetën.Të gjithë kemi nipa e mbesa që duhet  tu lëmë përspektivë për të jetuar mirë në vendin e tyre , e jo synim ta kan gjithmonë largimin nga vatrat tona shekullore!Kosovës i duhen ndryshimet kadrovike më shumë se kurrë, nese dëshirojmë të kemi shtet ligjor dhe demokratik.Nese dëshirojmë të bëhëmi pjesë e Evropës se Bashkuar.Ajo qka po shohim është justifikimi më i mirë që na duhen ndryshime përmbajtësore , nese dëshirojmë të kemi gjendje normaliteti.Me njerëz  të politikës  të pa pregatitur profesionalisht dhe moralisht , Kosova nuk mund të ecë në hap më kohën.Plotë gojën e kan paqë e demokraci, e askush nuk është fajtor!Sa e quditshmje po aq turpëruese për këtë klasë politike dështuese…Jemi bërë armik  i madh i vetëvetës!Kemi të bëjmë më përsonazhe tragjiko-komike….!?

“Qeveria duhet të ketë frikë popullin, jo populli qeverinë”- Ish-ministri Bushati me tone kritike

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati është shprehur kritik ndaj mënyrës si funksionon sistemi politik në Shqipëri, duke theksuar se ajo që përbën shqetësim është fakti se ende politikani nuk ka frikë nga populli.


 

Sipas Bushatit, Bashkimi Evropian nuk ka një problem parimor për të pranuar vende si Shqipëria, veçanërisht duke pasur parasysh se Shqipëria është tashmë pjesë e NATO. Ai argumenton se problemi qëndron tek përputhshmëria e modelit politik të vendit me standardet demokratike që mbizotërojnë në BE.

Bushati theksoi se në rastin e Shqipërisë sfida kryesore është garantimi i një fushe loje të barabartë në politikë dhe gatishmëria për të pranuar humbjen e pushtetit.

“Qytetarët duhet të dinë për kë votojnë dhe politikanët duhet të kenë frikë nga qytetarët,” tha Bushati, duke shtuar se aktualisht situata është e përmbysur, pasi shpesh qytetarët janë ata që ndihen të frikësuar nga politika.

“Ne duhet të merremi me modelin politik. Nuk ka asnjë problem BE për të pranuar Shqipërinë apo Serbinë. Ne jemi anëtare të NATO-s. Pra, vetoja nuk është argument se do të jetë vetë e interesuar BE për të thënë ejani. Por modeli ynë nuk është i përputhshëm me konceptin apo modelin mbizotërues në BE. Ka përjashtime edhe brenda BE. Te rasti i Shqipërisë problemi kryesor ëshë në radhë të parë garantimi i fushës së lojës dhe aftësia e gatishmëria për me pranuar humbjen e pushtetit. Nëpër shoqëri që nuk kanë tradita demokratike, rotacioni vjen më shumë nga gatishmëria e udhëheqësit pë të pranuar humbjen e pushtetit sesa drejtpërdrejt vota e qytetarëve. Duhet të ndajë admiministraën e shtetit nga partia. Kjo është muzikë për veshët tanë në kushtet që jemi. Ne mund të bëjmë sistemin zgjedhor më të mirë por duhet të garantojmë rregullat e lojës. Duhet të ndajmë mendjen nëse duhet të bëjmë këto punë apo jo. Kur të ndajmë mendjen, ne na duhen këto elementë. Ti duhet të dish se për kë po voton dhe ata për të cilët ke votuar duhet të kenë frikë ty. Ne nuk kemi shkuar në sistemin ku politikani ka frikë popullin, por jemi në situatën ku populli ka frikë politikanin. Çdo muaj Athina digjej nga studentët e Politeknikut dhe ca isht në përkujtim të revoltave të tyre. Kishte raste që e tërhiqnin zvarrë në kuptimin figurativ politikanin apo shtetarin nëse mendonin se kishte abuzuar me detyrën. Kjo reformë administrative nuk do të thotë asgjë a do të jetë nga 60 e ca bashki apo 150. Për mua duhet të respektohet ky lloj raporti sepse jam i bindur se i zgjedhur vendor e di shumë mirë nëse në qytet ka më pak nxënës apo më shumë që regjistrohen.”, tha ai.

Duke u ndalur te gjyqi ndaj ish krerëve tqë UÇK në Hagë, ai shtoi:

Gjendemi përballë një situatë në Hagë ku duket se historia do të kthehet kokë mbrapsht dhe ka një gare me bluzat liria ka emër, bëhen mitingjet dhe diskutimet patriotike dhe asnjë nuk bëhet për kauzat tona në raport për të tjerët. Dhe dhashtë zoti që nuk dënohen ata njerëz dhe në fund vendosen shenja barazie mes agresorit dhe viktimës. Ti nuk ke asnjë lloj pune në këtë proces. Duhet të korrigjojmë këtë gjë krahas folklorit e këtyre këngëve çohu ti e hajde ti. Shkojmë në KiE mbajmë një fjalim dhe themi idiot prokurorit etj etj dhe kmë katolik se Papa dhe nuk kemi asnjë strategji dhe proces për ta kthyer këtë në strategji kombëtare.”, shtoi ai. gsh

A duhet të çlirohen institucionet nga vendosja përmbysëse e meritokracisë ! Nga Prof.Romeo Gurakuqi

A është normale që drejtues institutesh universitare, shkencore dhe të njësive departamentale që kanë marrë titullin profesor vetëm me doktoraturën, në kundërshtim me ligjin, të vazhdojnë të jenë të qetë dhe përtej afateve ligjore të drejtimit administrativ në vendimarrje?

A është e pranueshme që për më shumë se 20 vite të jenë shpenzuar para publike për të përfunduar, në mënyra “shkel e shko”, një botim të dytë ose të ngjashëm, për të cilin shteti ka mbajtur për 15 vite barrën e financimit nga buxheti publik pa marrë ende rezultatin, ndërsa llogaridhënia dhe përgjegjësia të jetë zero?

A është e justifikueshme që, pa realizuar një punë të dytë shkencore të mirëfilltë, të njëjtët individë të vazhdojnë të qëndrojnë në drejtim dhe të zënë vendet drejtuese në bordet botuese?

Dhe a është normale që, në vend që të merren me përmbushjen e detyrimeve kontraktuale, përfaqësuesit e stanjacionit të merren me vëzhgimin dhe pengimin e kujtdo që punon, duke gjetur artifica të pakuptimta dhe arsyetime sofiste për bllokimin e veprimtarisë shkencore dhe botuese të kujtdo që kërkon të punojë?

Përballë rasteve të tilla, a nuk është koha që institucionet shkencore dhe universitare të vendosin mekanizma të qartë vlerësimi periodik të performancës dhe transparence në përdorimin e fondeve publike, në mënyrë që drejtimi akademik të lidhet me kontributin real në kërkim dhe jo me inercinë institucionale të kopsitjes së proceseve emëruese dhe zgjedhore?

A duhet të çlirohen institucionet nga ky ngërç i komandës së punëve, nga kjo vendosje përmbysëse e meritokracisë, nga pengmarrja prej bjerraditjes dhe obstruksionizmit?

Mbi Plisin e Adem Jasharit, shkëlqejë Drita e Lirisë në Kosovë – Nga Isuf B.Bajrami

 

Epopeja e UÇK-së është një nga kapitujt më të ndritshëm dhe më të lavdishëm të historisë sonë kombëtare, një moment kur historia u shkrua me gjakun, guximin dhe sakrificën e bijve dhe bijave më të mirë të popullit shqiptar. Ajo nuk është vetëm një kujtim i së kaluarës, por një kushtrim i përhershëm që jehon në ndërgjegjen tonë kombëtare, duke na kujtuar se liria është amanet i shenjtë dhe përgjegjësi e çdo brezi. Në ato ditë të rënda të historisë sonë, kur populli ynë përballej me padrejtësi dhe shtypje, u ngrit një forcë e pathyeshme shpirtërore që buronte nga dashuria për atdheun dhe besimi në të ardhmen. Djemtë dhe vajzat e Kosovës u bënë një trup i vetëm për të mbrojtur dinjitetin dhe të drejtën për të jetuar të lirë në tokën e tyre.

Emrat e heronjve dhe dëshmorëve tanë u bënë gurë themeli të lirisë që sot e gëzojmë. Në qendër të kësaj epopeje qëndron figura e komandantit legjendar Adem Jashari dhe qëndresa heroike e Jashari family. Në marsin e vitit 1998, gjatë ngjarjeve tragjike të njohura si Prekaz Massacre, familja Jashari zgjodhi rrugën e nderit dhe të sakrificës. Ata qëndruan të palëkundur përballë dhunës dhe padrejtësisë, duke dëshmuar se dashuria për lirinë mund të jetë më e fortë se frika dhe më e madhe se vetë jeta. Nga Prekazi u ngrit një kushtrim që nuk mund të ndalej më. Ai kushtrim u përhap në çdo qytet, në çdo fshat dhe në çdo zemër shqiptari. Ai u bë zëri i lirisë, zëri i një populli që kishte vendosur të mos jetonte më në robëri. Sakrifica e familjes Jashari u shndërrua në një flakë shprese që ndriçoi rrugën drejt çlirimit dhe mobilizoi një popull të tërë për të qëndruar i bashkuar përballë sfidave të historisë.

Sot, duke përkujtuar këtë epope të lavdishme, ne përulemi me respekt dhe mirënjohje të thellë para të gjithë atyre që sakrifikuan për lirinë: dëshmorëve që ranë në altarin e atdheut, invalidëve të luftës që mbajnë ende plagët e sakrificës, veteranëve që qëndruan në vijën e parë të betejës dhe të pagjeturve, mungesa e të cilëve mbetet një plagë e hapur në ndërgjegjen tonë kombëtare. Por kjo epope nuk është vetëm histori e sakrificës. Ajo është edhe histori e shpresës. Është dëshmi se edhe në momentet më të errëta të historisë sonë, populli shqiptar ka gjetur forcën për t’u ngritur, për të qëndruar dhe për të besuar në një të ardhme më të drejtë dhe më të lirë.

Prandaj sot, përveçse kujtojmë të kaluarën, ne shikojmë edhe drejt së ardhmes. Brezat që vijnë duhet ta mbajnë gjallë kujtesën e kësaj sakrifice dhe ta shndërrojnë atë në motiv për të ndërtuar një shoqëri më të drejtë, më të fortë dhe më të bashkuar. Liria për të cilën u flijuan kaq shumë jetë duhet të ruhet me përgjegjësi, me unitet dhe me përkushtim ndaj vlerave të drejtësisë, paqes dhe zhvillimit. Le të mbetet Epopeja e UÇK-së një dritë udhërrëfyese për çdo brez. Le të jetë një kujtesë e përhershme se kur një popull është i bashkuar rreth idealit të lirisë, asnjë pengesë nuk është e pakapërcyeshme. Lavdi komandantit legjendar Adem Jashari! Lavdi familjes emblematike Jashari! Lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit dhe luftës çlirimtare të UÇK-së! Qoftë e përjetshme kujtesa për sakrificën e tyre dhe qoftë e ndritur e ardhmja për të cilën ata u flijuan.

 

Vendi i Lekës;05.03.2026

Robotët kinezë në Ushtrinë e Serbisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, shtrëngon duart me një robot humanoid në Qendrën Kulturore Kineze në Beograd, më 2 shkurt 2026.

 

Milla Manojlloviq

“Mijëra robotë të armatosur” në kuptimin ushtarak duken më shumë si një mesazh marketingu sesa një plan real, thotë për Radion Evropa e Lirë Nikolla Lluniq, konsulent në fushën e gjeopolitikës dhe sigurisë në Beograd.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, paralajmëroi në fillim të shkurtit se Serbia do të ketë “mijëra robotë të armatosur” nga Kina në paradën e ardhshme ushtarake gjatë vitit 2026.

Në këtë mënyrë, sipas tij, shteti do të sigurohet edhe më shumë.

“Por, për të gjitha këto, më duhet t’i lutem presidentit të Kinës, Xi Jinping, dhe shpresoj që si mik i Serbisë të na ndihmojë”, tha Vuçiq më 2 shkurt.

Atë ditë, ai u përshëndet edhe me Luka-n, një robot humanoid kinez, i cili u prezantua nga kompanitë Minth Group dhe AGIBOT Innovation në Qendrën Kulturore Kineze në Beograd.

AGIBOT – një kompani e themeluar në vitin 2023 në Shangai – merret me integrimin e inteligjencës artificiale dhe robotikës, me qëllim prodhimin e robotëve për përdorim të përgjithshëm, të cilët mund të mësojnë dhe të përshtaten për përdorim masiv dhe komercial.

Përveç synimeve që gjatë vitit 2026 të nisë prodhimi i këtyre robotëve edhe në Serbi, Vuçiq përmendi edhe mundësinë e blerjes së robotëve të armatosur nga Kina.

Por, deri tani, asnjë institucion tjetër shtetëror nuk i ka konfirmuar apo komentuar këto deklarata.

Ministria e Mbrojtjes e Serbisë nuk iu përgjigj pyetjeve të Radios Evropa e Lirë nëse ekziston një plan konkret për blerjen e robotëve të armatosur nga Kina për Ushtrinë e Serbisë, apo nëse ajo është konsultuar lidhur me këtë ide.

Lluniq thotë se ushtritë moderne ende nuk kanë robotë humanoidë të armatosur, që janë operacionalë në terren.

Ai shton se përvoja kineze tregon që robotët humanoidë kinezë përdoren kryesisht për mbikëqyrje dhe logjistikë dhe nuk i zëvendësojnë ushtarët në luftime.

Roboti humanoid u zhvillua nga kompanitë kineze Minth Group dhe AGIBOT Innovation. Vuçiq paralajmëroi prodhimin e mundshëm të robotëve të ngjashëm në Serbi.

Roboti humanoid u zhvillua nga kompanitë kineze Minth Group dhe AGIBOT Innovation. Vuçiq paralajmëroi prodhimin e mundshëm të robotëve të ngjashëm në Serbi.

Ushtria e Serbisë tashmë përdor armatim kinez – nga dronët luftarakë deri te sistemi raketor kundërajror FK-3.

Bashkëpunimi ushtarak midis Beogradit dhe Pekinit zhvillohet pa pengesa, pavarësisht paralajmërimeve nga Brukseli dhe Uashingtoni.

Sa do t’i kushtonte Serbisë blerja e robotëve nga Kina?

Lluniq vlerëson se blerja e robotëve humanoidë për nevojat e Ushtrisë së Serbisë, do të ishte një barrë e madhe financiare dhe operacionale për vendin.

“Sipas kontratave ekzistuese kineze, 500 robotë humanoidë industrialë kanë kushtuar rreth 37 milionë dollarë, që do të thotë rreth 74.000 dollarë një robot. Nëse Serbia do të porosiste ‘mijëra’ robotë, shpenzimet do të arrinin në qindra miliona dollarë, çka do të përbënte një goditje të madhe për buxhetin”, shpjegon Lluniq.

Ai shton se kësaj duhet t’i shtohen edhe kostot e mirëmbajtjes dhe integrimit të këtyre sistemeve, të cilat kërkojnë staf të specializuar, logjistikë dhe përditësime të shpeshta të softuerit.

“Kjo do të përbënte një sfidë serioze për një ushtri relativisht të vogël dhe me kapacitete të kufizuara teknologjike”, thotë Lluniq.

Çfarë robotësh ushtarakë përdor Kina?

Në paradën ushtarake në Pekin më 3 shtator, ku mori pjesë edhe Vuçiq, u prezantuan të ashtuquajturit “robotë ujqër” të armatosur.

Këta robotë janë të aftë të kryejnë manovra dhe operacione në terrene komplekse. Ata mund të transportojnë armë për ushtarët dhe të ndihmojnë në pastrimin e terrenit nga minat.

Në nëntor të vitit 2025, televizioni shtetëror kinez transmetoi pamje nga një stërvitje ushtarake ku, përveç armëve të tjera, u përdorën edhe “robotët ujqër”, në një skenar të simuluar luftarak.

Më 25 nëntor, portali South China Morning Post raportoi se kompania kineze UBTech Robotics fitoi një kontratë me vlerë prej 37 milionë dollarësh, për të vendosur robotë humanoidë në shërbim, përgjatë kufirit me Vietnamin.

Roboti humanoid Walker S2, i prezantuar në korrik të vitit 2025, konsiderohet roboti i parë në botë që mund t’i ndërrojë vetë bateritë, pa ndërhyrje njerëzore.

Në shkurt të vitit 2026, në Panairin Botëror të Armatimit në Riad të Arabisë Saudite, një prodhues kinez prezantoi sistemin kundërtank PF-070.

Bëhet fjalë për një robot luftarak me katër këmbë, i pajisur me raketa dhe i projektuar për operacione luftarake në terren.

Sipas Indeksit të Gatishmërisë për Inteligjencën Artificiale, të publikuar nga organizata britanike Oxford Insights në bashkëpunim me Qendrën Ndërkombëtare për Kërkime në Zhvillim, me seli në Kanada, Kina renditet në vendin e tetë në botë.

Në krye të listës qëndrojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Singapori, Mbretëria e Bashkuar, Finlanda, Kanadaja dhe Franca, ndërsa Serbia renditet në pozitën e 57-të në mesin e 193 vendeve.

Cilat janë gjasat e Serbisë për blerje të reja armësh nga Kina?

Vuçiq, pas pjesëmarrjes në paradën ushtarake në Pekin më 3 shtator, deklaroi se ka parë “çfarë do të ishte interesante të blihej për nevojat e Ushtrisë së Serbisë”.

Ai tha se zyrtarët serbë kanë zhvilluar bisedime me përfaqësues të më shumë se dhjetë kompanive ushtarake kineze, por nuk dha detaje të mëtejshme për marrëveshje konkrete apo sisteme specifike.

Tre muaj më vonë, pas një mbledhjeje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Vuçiq njoftoi se Serbia synon t’i dyfishojë kapacitetet e saj ushtarake në periudhën e ardhshme, duke sinjalizuar mundësinë e investimeve të reja në armatim dhe teknologji ushtarake.

“Përveç burimeve njerëzore, të cilat do t’i rrisim për 30 për qind, gjithçka tjetër do të rrisim për 100 për qind. Një pjesë e mjeteve është nga vendi, ndërsa pjesën tjetër e blejmë jashtë. Ky është i vetmi faktor që ndalon kërcënimet. Duhet të mbështetemi te vetja jonë”, tha Vuçiq më 4 janar.

Ai nuk specifikoi se çfarë armësh dhe pajisjesh ushtarake do të blejë Serbia jashtë vendit. Gjithashtu, nuk tregoi se kundër kujt duhet të mbrohet Serbia.

Çfarë dhe sa armë importon Serbia nga Kina?

Miqësia e fortë mes Serbisë dhe Kinës, e cila reflektohet kryesisht në projektet e infrastrukturës përmes iniciativës “Brezi dhe Rruga”, mori vrull në vitin 2020, kur Ushtria e Serbisë prezantoi dronët kinezë CH92-A.

Kjo ishte blerja e parë e armëve kineze, të cilat hynë në përbërjen luftarake të Ushtrisë së Serbisë, dhe Serbia u bë vendi i parë evropian që importoi pajisje aviacioni kinez.

Me kalimin e viteve, pasoi blerja e dronëve luftarakë CH-95 dhe sistemeve antiajrore FK-3 dhe HQ-17.

Sipas të dhënave nga Instituti Ndërkombëtar i Kërkimeve për Paqen në Stokholm (SIPRI), nga viti 2020 deri në vitin 2024, Serbia importoi më shumë armë nga Kina (57 për qind), ndjekur nga Rusia (20 për qind) dhe Franca (7.4 për qind).

Në dy vjetët e fundit, industria serbe e mbrojtjes importoi mallra me vlerë rreth 240 milionë euro nga Kina, sipas të dhënave doganore që siguroi Radio Evropa e Lirë.

Cilat mund të jenë pasojat?

Përkeqësimi i marrëdhënieve Beograd-Bruksel dhe Beograd- Uashington është, sipas Lluniqit, pasojë e pashmangshme nëse Serbia vazhdon me blerjet e armatimit nga Kina.

“Nga Brukseli do të vijnë patjetër nota diplomatike për bashkëpunimin e padëshirueshëm të Serbisë me Kinën, ndërsa nga Uashingtoni do të kërkojnë prova për angazhimin e Serbisë në përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe me Shtetet e Bashkuara”, thotë Lluniq.

Nëse Beogradi i injoron këto paralajmërime, ai nuk e përjashton mundësinë e “ndonjë lloji sanksionesh”.

Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja i kanë paralajmëruar disa herë zyrtarët serbë për rreziqet e thellimit të bashkëpunimit ushtarak me Kinën. Megjithatë, deri tani nuk janë marrë masa konkrete.

Përgatiti: Valona Tela

“Dëshmia e Daniel Shimës, fakte tronditëse! Agasi dhe Ermal Beqiri rrëmbenin rivalët”- Klodiana Lala: Ambasada gjermane është e interesuar për Dosjen AKSHI

Të tjera detaje kanë dhënë gazetarja Klodiana Lala lidhur me skandalin e dosjen së AKSHI-t duke e quajtur edhe si skandalin më të madh.

Gjatë intervistës në emisionin “Kjo Javë”, gazetarja Lala tha se zhvillimi më i rëndësishëm ka qenë Daniel Shima, i cili tha se ka dhënë dëshmi të detajuar dhe ka treguar fakte tronditëse lidhur me rrëmbimin.

Po ashtu nënvizoi se për këtë çështje ambasada gjermane ka treguar interes të lartë, pasi sipas gazetares, ka dyshime se të bëjë me interesat e një shtetasi gjerman.

 

“Zhvillimi më i rëndësishëm ka qenë dëshmia e Daniel Shimës, ish-zv.drejtorit të AKSHI-t. Emri i tij është artikuluar për herë të parë gjatë një intervistë të ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj. Daniel Shima ka dhënë dëshmi të detajuar dhe ka pranuar se është rrëmbyer, dhe ky është zhvillimi më i ri se si grupi kriminal drejtuar nga Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri dyshohet se rrëmbenin rivalët e tyre dhe persona që i konsideronin pengesë. Ai ka dhënë detaje të rëndësishme, tronditës, për mënyrën se ku është mbajtur, çfarë e detyrua të thoshte në komisariat, por edhe që çështja të pushohej. Ka një interesa nga ambasada gjermane për këtë çështje, dhe shpesh kanë ardhur në Prokurorinë e Posaçme dhe janë të interesuar drejtpërdrejtë për çështjen e AKSHI-n. Kam përshtypjen se duhet të ketë diçka më të madhe se ajo që dimë, dhe fakti që insistojnë që të shkohet deri në fund, mendoj që lidhet me interesat e drejtpërdrejta të një shtetasi gjerman. Do të duhet ta konfirmoj për të patur më shumë detaje. Por nga burime shumë të rezervuara, ka të bëjë cënimin drejtpërdrejtë të interesave të një shtetasi gjerman. Ai pretendon se ka qenë një person që ishte duke ushtruar aktivitet biznesi konform çdo ligji shqiptar, por nga ana tjetër ka hasur pengesa. Nuk mund të them më shumë. Dhe tjetra ka të bëjë me hetimin e kompanive. Prokuroria po heton të gjitha transaksionet e kompanive që të bëjë edhe sekuestrimin e pasurisë së personave të dyshuar. Besoj që nuk do të jetë e largët dita që do të jetë në ngrirje të aseteve deri në përfundim të hetimit”, tha ajo.

Atdheu lodhet nga bijtë që e përdorin si shkallë për pushtet Nga Çun Lajçi

Mall i kotë për një atdhe të lodhun

Me vetveten isha e me vetveten mbeta, por ja që as kjo nuk mjaftueka, sepse në këtë vend, sapo shqiptari guxon me thanë nji mendim për nji politikan, menjiherë ia ngjesin bishtin:

— Shihe militantin!

— Shikoje si i futë hundët në politikë për nji asht!

Sikur mendimi të ishte faj.

Sikur fjala të ishte tradhti.

Eh… edhe këto pak mend që i patëm, na i hangri lakmia politike.

Dje shkrova për pushtetin e vogël të njerëzve të vegjël.

Sot jam i dëshpëruem — jo prej atyne që janë të verbuem për pushtet, sepse ata tashma i njohim mirë — por prej njerëzve që nuk e njohin vetveten e mundohen me t’kallxu se kush je ti.

Kjo asht gropa jonë e përhershme:

kurrë nuk u kthjelluam si popull.

Interesi personal u ba vrima e zezë që thithi gjithçka —

që prej ditës kur u krijue Shqipnia.

Dje menduet se edhe unë u zhgënjeva.

Jo.

Unë u zhgënjeva me vetveten,

që nuk pranove me u rreshtue në taborre që e shohin atdheun si shkallë për me hypë në pushtet.

E kam përkrahë Vjosën por ajo kujtofti se s’ka shtet pa qenë hija e saj si bajrak mbi çati!

Ajo harroi se pushteti, kur nuk njeh masë, nuk asht ma shërbim — asht etje.

A s’ishte boll me u ba Kryeparlamentare njëherë?

A s’ishte boll me u ba Presidente njëherë?

Çka deshti tjetër?

T’bahet sulltaneshë tani kur sulltanatit iu dogj çerga?

Binduni se pushteti ndër ne nuk ndërton shtet — po ndërton saraje.

Kjo nuk asht politikë.

Kjo asht një teatër i lodhun

ku aktorët nuk luftojnë për shtetin,

por për rolin kryesor në skenën e pushtetit.

Prandaj ndoshta asht koha me e ftofë pak kryet e me u çlirue prej atdhedashunisë së teprueme, edhe unë, se kot qenka me i dashtë kur ata s’e duen as vetvetën.

Sepse malli për Shqipninë qenka i kotë

kur ajo mbetet në kthetrat e narkodilerëve

e në prehrin e lubive të pushtetit.

Kot edhe nostalgjia për heroizmin e Jasharëve,

kur partitë nuk luftojnë për shtetin — por për pushtetin e kullat e tyne.

E ndoshta tragjedia jonë nuk asht se kemi politikanë të këqij.

Tragjedia jonë asht tjetërkund:

ne jemi mësue me jetue pa shtet,

por nuk dimë me jetue pa pushtetarë.

Prandaj i ndërrojmë sunduesit,

por kurrë nuk e ndërrojmë sundimin.

Dhe ndoshta nji ditë do ta kuptojmë vonë:

Atdheu nuk lodhet nga armiqtë.

Atdheu lodhet nga bijtë që e përdorin si shkallë për pushtet.

Cyrih, 06.03.2026

Kosova nuk e ka luksin e krizave të pafundme politike Nga Hafiz Gagica

Para disa ditësh kam theksuar se Kosova ka nevojë për stabilitet institucional, maturi politike dhe vazhdimësi në drejtimin e shtetit.

Sot po e përsëris këtë shqetësim, sepse gjithnjë e më shumë po krijohet përshtypja se interesat e ngushta politike dhe kalkulimet personale po e tejkalojnë përgjegjësinë shtetërore që qytetarët presin nga udhëheqësit e tyre.

Kosova pothuajse një vit e kaloi mes ngërçeve politike dhe zgjedhjeve të njëpasnjëshme. Kjo situatë shtron një pyetje thelbësore: ku po na çon kjo logjikë e krizave të përsëritura dhe e kthimit prapa në procese që kërkojnë stabilitet dhe seriozitet shtetëror?

Nxitimet politike, kalkulimet e ngushta partiake dhe shmangia nga përgjegjësia institucionale nuk e forcojnë shtetin, përkundrazi, e dëmtojnë zhvillimin e tij dhe e minojnë kredibilitetin ndërkombëtar të Kosovës. Sidomos në një kohë kur bota po përballet me kriza të shumta gjeopolitike, Kosovës i kërkohet më shumë pjekuri institucionale, më shumë koherencë politike dhe më shumë përgjegjësi shtetërore.

Kosova nuk e ka luksin të relativizojë funksionimin e institucioneve të saj apo të prodhojë kriza në vazhdimësi.

Stabiliteti institucional nuk është vetëm çështje e rendit të brendshëm politik, ai është kusht i domosdoshëm për besueshmëri ndërkombëtare dhe për avancimin e pakthyeshëm të Kosovës drejt konsolidimit të plotë të shtetësisë së saj.

 


Send this to a friend