Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani takon të hënën në Uashington zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau, ka bërë të ditur Departamenti amerikan i Shtetit përmes një njoftimi zyrtar.
Aty nuk janë dhënë më shumë hollësi se cilat do të jenë temat e diskutimit në takimin që zhvillohet pasdite, me orën lokale të Kosovës.
Presidentja Osmani është takuar me zëvendëssekretarin Landau edhe në korrik të këtij viti, kur dy palët i kanë diskutuar fushat potenciale për bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve në të ardhmen.
Ajo pati përmendur se dy vendet mund të përfitojnë nga bashkëpunimi në sektorin e energjisë, teknologjisë informative dhe atë të mbrojtjes.
Osmani është takuar përgjatë vitit edhe me zyrtarë të lartë amerikanë, në margjina të samiteve të ndryshme, përfshirë presidentin amerikan, Donald Trump dhe Sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio.
Marrëdhëniet mes Kosovës dhe SHBA-së e kanë përjetuar një goditje më herët gjatë vitit për shkak të vendimit të Uashingtonit për të pezulluar për kohë të pacaktuar dialogun e planifikuar strategjik me Kosovën, për shkak të shqetësimeve lidhur me veprimet e Qeverisë në detyrë të Kosovës.
Dialogu ishte planifikuar për t’i forcuar lidhjet ekonomike dhe diplomatike, por veprimet e ekzekutivit janë parë si sfida për përparim.
Gjatë viteve të fundit, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka qenë disa herë në shënjestër të kritikave nga aleatët ndërkombëtarë, për shkak të disa vendimeve në veri të Kosovës – zonë e banuar me shumicë serbe – që lidheshin me zëvendësimin e targave serbe me ato të Kosovës, heqjen e dinarit serb nga përdorimi, apo mbylljen e institucioneve serbe.
Kurti i ka justifikuar këto veprime si hapa drejt shtrirjes së sundimit të ligjit në veri dhe ka thënë se ato janë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.
Por, bashkësia ndërkombëtare, në disa raste, i ka cilësuar si të njëanshme dhe të pakoordinuara me aleatët.
Vetë Kurti ka thënë ditë më parë se marrëdhëniet e vendit me Shtetet e Bashkuara janë shumë të mira dhe që mospajtimet kryesore kanë pasur të bëjnë gjithmonë lidhur me Serbinë dhe strukturat e saj, dhe asnjëherë për çështje bilaterale.
E pyetur lidhur me këto deklarata, Ambasada e SHBA-së në Kosovë I ka thënë Radios Evropa e Lirë më 17 dhjetor se synon të punojë ngushtë me Qeverinë e re të zgjedhur pas zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit në Kosovë, “për t’i avancuar prioritetet e përbashkëta”.
Shtetet e Bashkuara i kanë ndarë mbi 2 miliardë dollarë për Kosovën prej vitit 1998.
Udhëheqës shtetërorë kosovarë e kanë përsëritur ndër vite që Amerika është partnerja më e rëndësishme e Kosovës dhe se mbështetja e saj është jetike.
Te Lumt ohhh Shum i Madhi i Nderuari Kadare . Jepi nje Perfundim qe Gjergj Kastrioti Nuk liftoj per Fe por per Lirin e Popullit te vet .
Nga Ju Kombi pret me shum se ju peshon fjala komplimene
Konstatim shume i sakte ky i primacise se Shqiperise si faktor ne Ballkan.
komunist i vjetr eshte ismail kadareja
prandaj shkoj ne france dhe jo ne amerike
Ismail Kadareja si shkrimtar eshte i nderuar dhe i respektuar
jo vetem nga ne shqiptaret por edhe nga amerikanet, europianet
dhe nga e tere bota.
Por ce do eshte komunist i uruari.
Normal,ca gjera duhen çuar ne vend..ISMAIL KADARE,ESHTE NJERI…POR GJYKON SI GJENI..KURE TE NDEROJME VETEN…DO NA VLERESOJNE DHE NDEROJNE TE TJERET…FLM.
Z. KADARE perfaqeson identitetin kombetar ,vleresimi i tij eshte objektiv, ne komunizmin e diktatures Hoxhiste ,ai nuk ishte budalla te dilte kunder rrymes ,pasi e dinte qe e kishte te humbur luften ,do ta kishin eleminuar direkt, komunist i nenshtruar prej dhunes dhe terrorit Z. Kadare ka qene si te gjthe te tjeret ,per vec se jo komunist spiun. Ai ishte i detyruar te mbijetonte ,me zgjuarsi ne tehun e mprehte te shpates se diktatures. Ne jemi me fat qe kemi nje gjeni kaq te madh ,i cili na ka bere krenar me autoritetin e tij ,si shkrimtari me i fuqishem i kohes ,i pa perseritshem, do te duhet te kalojne shekuj qe te linde perseri nje kadare ,tjeter por kurre ne lartesine e tij…..Normalisht perfekt nuk ka qene ..sepse perfeksioni eshte i pa arritshem nga nieriu …..
Kjo teze qe ngrihet tani kohet e fundit,se Skenderbeu ka luftuar myslymanet e shqiperise, eshte nje teze, qe perdoret me qellimin e caktuar :qe ka si synym vetem percarjen e popullit ton ne dy reparte perballe njera-tjetres,ku ne njeren ane do te jene myslymanet,dhe,nga ana tjeter do te jene te krishteret.Nje rruge e vjeter por gjithmon e suksessheme perca edhe sundo…pra ne kete menyre kerkojne percarjen e popullit ton!! Mirpo historia vet na tregon se ne Lezhe,Skenderbeu nuk thirri vetem te krishteret por te gjithe shqiotaret per te bere BESLIDHJEN kunder Osmanllinjve!!!Teza te tilla nuk duhet te gjejen shteg ne mendjem e popullit tone!!!
Kjo pergjigje mendojme te ju mjaftoje atyne qe duan te shtremberojne te vertreten.Ju lumte Z.iMadh Kadare. Ju lumte.Flm.
Gjergj Kastrioti luftoi bashke me princat shqiptare per token ku lindi.Cfare kuptimi kane interpretimet e tjera?
O i madhi Ismail Kadare populli Shqiptar shum ka nevoj sidomos ne kohèn e tashme, pèr njoftime e bile shumè njoftime.Na u kane paraqitur llojlloj rrymash tè quditèshme.Ja tash ja kurr kanè nevojè tè frenohenè.
Skënderbeu ishte shqiptar i krishterë dhe jo I krishterë shqiptar.
Duhët të jemi të vemendëshem sidomos kur fasim për këtë rast, i madhi Kadare del në kohë të duhur me mendim adekuat.
Mendoi që disa që flasin të kunderten shpresoi që nuk janë të informuar sa duhët ose të ditur sa duhët e mos të themi që kan qellime tjera.
jooo, ta dinte skenderbeu se perendimi po na ben zbor s na fut ne be s do vepronte ashtu.europa ne jep detyra shpie dhe sa zgjidhim te kimise na jep detyra te reja nga fizika etj.
vete fjala perendim do te thote qe po perendon.
prandaj duhen analizuar thelle gjerat.pastaj turqia na mpronn kah greki.
Skenderbeu ishte Serb end e bejm hero turp per karate tradhtarin kur vjen puna per hasan riza pashen we ra deshmore per mbrojtjen e shkodres nga servo malazezet askush se permend ene serbin e bejm hero turp per kadarene tradhtarin qe perkrahe tradhtaret
Serbët ty po spisku
… ju pa emër….?
Si u duket vetja?
Turqia vret cdo dit shtetas turq e Ju ANONIMA flisni kundër vetës Tuaj, të mjerë …. Gjeni vetën, jeni duke gënjyer e tradhëtuar vetën Tuaj, mjeranë!
nje kelysh oxhist qe per 40 vjet shkruajti dhe genjente popullin e tije me pralla oxhiste nje klysh islamik qe Gjergjit i kthen emrin skender sic ja ka lene islamiket e tjere turq .nje klysh i pjell nga islamet qe stergjysherit e tyre ishin krishtere nje klysh komunist qe nuk luftoi dhe e drithte gjuhn nga fryntr era ndoshta dhe ler baban tim qe luftoi u plagos dhe u burgos me von nga regjimi komunist dhe nga ky dredharak bure qe quhet nderi i shqiptarve mere me mend se cfar jan ata qe quajn te mencur poshtersit dhe dredhkat e nje ish komunist i flaket oxhist te roni dhe te kujtoni pellumbin tuaj qe nga korb u kthye pellumb edi qe do te me shani se ju thash te verteten por ne kohen oxhiste mbanim pandallona dhe dinim ti respektonim pandallonat tona se ishim sterniperit e Gjergjit e jo te Skenderit ….