Voal – Dje për ne ish të interrnuemit ishte me të vërtetë një “Ditë Ndryshe”. Dy organizuesit e palodhun, Sofo Kuqeshi e Tefta Capa, prej kohe kishin dhanë idenë e nji takimi ksisoj (në Saver_Lushnje, dikur kamp interrnimi) … E, ma ne fund, ia mrriten. Kan nji falënderim të madh prej meje, e, besoj, jo veç prej meje….!
U pamë mbas kaq e kaq e vitesh, dikur fëmijë, tash të plakun. Fëmijë të lindun e rritun nëpër kampe…. Pata mall… kujtime. Shuuuumë, çuditnisht jo veç trishtim, (me përjashtim të prezencës “fizike” barangave, ku jetuem per vite, dekada).
….Biseda e perqafime me mall, pa fund. “Histori” te vjetra e te reja boooll…. Mos u çuditni, edhe kange e valle, sa u lodhem…. Shume pak, gati hiç, u fol per jeten, dramen qe perjetuem…. Te gjithë, me gjithë ankesat, shume shume ma mire… nji miresi qe ta jep domosdo LIRIA. Uroj qe te rishihemi perseri! Shendet e kenaqesina plot per te gjithe ju, te dashtun miq e bashkevuejte, kudo qe jini!

Ja këtu ku qendron Valbona Coku Mirakaj kanë jetuar gjatë internimit familjet shqiptare





te gezoni e te jeni te lumtur kudo qe te jeni,e meritoni, ju perndoqen,ju burgosen,e shume prej jush ,i moren jete,te rroni e te na tregoni per cka vuajtet ,me pa te drejte,nga kriminelet bynkjeriste.