VOAL

VOAL

Ish-ministri i Brendshëm Neritan Ceka zbulon të pathënat: Fatos Nano i pari kryeministër që u afrua me botën e krimit!

December 18, 2020

Komentet

Gjyqi për “Partizanin”- Avokatët e Malltezit dhe Berishës pyesin Ballën, gjykata i tërheq vëmendjen socialistit: Mbani vendin, jeni thjesht dëshmitar!

Seanca e radhës në GJKKO për dosjen “Partizani” është shoqëruar me debate dhe replika mes palëve, gjatë dëshmisë së kreut të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla.

 

Balla, i thirrur në cilësinë e kallëzuesit dhe dëshmitarit, u pyet nga avokatët mbrojtës të Jamarbër Malltezit dhe Sali Berishës mbi mënyrën se si ka siguruar provat dhe bazën e kallëzimit të tij.

Avokati i Malltezit, Klodian Skënderi, kërkoi sqarime mbi kallëzimin, duke pyetur nëse ai ishte bërë në cilësinë e deputetit apo qytetarit dhe nëse ishte shoqëruar me prova.

Balla u përgjigj se të gjitha materialet që kishte në dispozicion i kishte bashkëngjitur kallëzimit. Ai theksoi se informacionet i kishte siguruar nga qytetarët, media dhe burime të tjera, përfshirë edhe të drejtën ligjore si deputet për të kërkuar informacion nga institucionet.

I pyetur nëse kishte marrë përgjigje nga Ministria e Mbrojtjes për dokumentet e dorëzuara, Balla tha se nuk i kujtohej dhe se duhej të verifikonte në kallëzim.

Në lidhje me mënyrën e dorëzimit të kallëzimit, ai deklaroi fillimisht se e kishte dorëzuar dorazi në prokurori, ndërsa më pas shtoi se mund të jetë dorëzuar nga një punonjës i Kuvendit.

“Për herë të 17 po them, bazuar në dyshime kam marrë vendimin të bëj këtë kallëzim,” u shpreh Balla.

Gjatë përgjigjeve, trupi gjykues i tërhoqi vëmendjen Ballës për të respektuar rolin e tij në proces.

“Mbani vendin tuaj, jeni thjesht dëshmitar. Nuk lejohen komentet,” u shpreh gjykata.

Në vijim, avokati Skënderi e pyeti Ballën mbi ekzistencën e dokumenteve për marrëveshje mes shtetit shqiptar dhe atij italian, si dhe për çështje të shpronësimeve.

Balla deklaroi se nuk i kujtohej nëse kishte parë dokumente të tilla, ndërsa për një shkresë të viteve 1993-1994 tha se ishte referuar nga burime publike.

Ai shtoi se, sipas njohurive të tij si qytetar, shpronësimi nënkupton marrjen e pronës për qëllime shtetërore.

Përballja me avokatin e Berishës

Avokatja e Sali Berisha, Klodiana Gjyzari, e pyeti Ballën mbi gjendjen e objekteve në momentin e hetimit.

Balla u përgjigj se ato ishin në gjendje të mirë dhe të rikonstruktuara, por shtoi se sipas tij ishin privatizuar me një vlerë “qesharake”.

I pyetur mbi vlerën reale, ai tha se nuk ishte ekspert, por vlerësoi se duhet të ishte “ndoshta 10 herë më e lartë”.

Nga ana tjetër, avokati Sokol Mëngjesi kërkoi të dinte se kush ishte favorizuar nga procesi i privatizimit.

Balla deklaroi se sipas tij përfitues kanë qenë Jamarbër Malltezi dhe subjekte të lidhura me shoqëritë përkatëse, duke shtuar se dyshimet lidhen edhe me ndikimin e tij si dhëndër i ish-kryeministrit.

“Unë jam këtu si kallëzues. Nëse do të kisha të gjitha faktet, nuk do të kishte nevojë për prokurorinë,” tha ai.

Balla përplaset me Malltezin në GJKKO: Nuk na tret dheu pa futur Saliun në burg

Diskutime në seancë:

Prokuroria: Ku i keni mbështetur të dhënat?

Gjykata: Të lutem hiqi që aktet që ke para se nuk lejohet.

Taulant Balla: Prej 2012 e në vazhdim kam paraqitur dyshimet e mia lidhur me mënyrën se si është proceduar për Sport Klub Partizanin. Të nderuar anëtarë të trupit gjykues, nga një numër shumë i madh pronash të Ministrisë së Mbrojtjes binte në sy se si, në mënyrë kaq të shpejtë, ishte kryer vetëm një privatizim, kthim tek ish-pronarët në një kohë rekord.

Në një kohë që ish-pronarët vuajnë për t’u kthyer pronën e tyre, ishte bërë procedura e njohjes së kthimit dhe madje edhe procedura e privatizimit të godinës. Po kthehem në vitin 2012, kur kam bërë investigime si deputet i opozitës dhe si sportdashës, për të treguar se si ishte hequr, dhe aty e keni me prova se si në një dokument është në plan përhapjeje dhe në tjetrin jo.

SPAK: Ju keni ngritur dyshime për origjinën e pronësisë, pasi pretenduat se janë dëmshpërblyer?

Balla: Jam njohur nga mediat me një dokument ku thuhej se pronarët janë dëmshpërblyer shumë vite më parë. Dihej botërisht që qeveria italiane nuk mund të ndërtonte një aeroport pa pasur një dokument pronësie.

A ju kujton gjë shoqëria G Kamp?

Balla: Jo, nuk më kujtohet.

Malltezi: Na sqaro pozicionin që mbani. Sa vjet keni qenë deputet?

Taulant Balla: Nga 2005.

Malltezi: Në çfarë pozicioni keni qenë kur keni bërë kallëzimin në SPAK?

Balla: 17 nëntor 2020 kam qenë kryetar i Grupit Parlamentar të PS.

Malltezi: Pra e keni paraqitur në këtë pozicion dhe jo si shtetas?

Balla: E kam bërë si qytetar.

Malltezi: I tërheq vëmendjen, dëshmitari po thotë një të pavërtetë. A ka qenë kjo nismë?

Balla: Kur vihesh në dijeni të një vepre penale, duhet ta vësh në dijeni; e kam kryer këtë detyrë si qytetar dhe si deputet dhe është nder.

Malltezi: A ka qenë nismë e Grupit Parlamentar apo e juaja?

Balla: Është veprimtari e ndërgjegjshme, ka qenë vendim i imi personal, jo i grupit.

Malltezi: A i keni marrë ju të gjitha provat dhe ia keni bashkangjitur kallëzimit, po apo jo?

Balla: Kjo ka qenë një punë hetimore shumëvjeçare, ka nisur që në 2012. Kam administruar dokumente nga burime të ndryshme dhe i kam depozituar në SPAK.

Malltezi: Si i keni siguruar si prova?

Balla: Ato dokumente që mi kanë vënë në dispozicion, ia kam vënë prokurorisë.

Malltezi: Si janë marrë provat, ka kopje pasaportash, numra personal. Nuk bëhet fjalë vetëm për Berishën.

Balla: Jam drejtuar institucioneve. Një pjesë e dokumentacionit zyrtarisht, një pjesë prej qytetarëve.

Malltezi: Alket Hyseni, a të kujtohet?

Balla: Ka qenë deputet.

Malltezi: A e keni angazhuar ju apo jo si zyrë avokatie?

Balla: Jo.

Malltezi: Deputeti Alket Hyseni, a mund të ushtronte aktivitet provat?

Balla: Nuk e di.

Malltezi: Kur i dorëzuat provat, a ju pyeti prokurori se ku i gjetët provat?

Balla: U jam përgjigjur të gjitha pyetjeve që zonja prokurore më ka bërë.

Malltezi: Ju keni bërë kallëzim dhe thoni bazuar në prova. Sot dolët tek vlerësimet, sot i bazoni në vlerësim apo prova?

Balla: Zonja gjyqtare, kallëzime kryhen mbi dyshime, këto dyshime shoqërohen me disa dokumente që kanë bashkëngjitur kallëzimin.

Malltezi: Thoni aferë korruptive, çfarë afere?

Balla: Nuk ka një vepër më të qartë se kjo, se si merret një pronë shtetërore dhe privatizohet në mënyrë të paligjshme.

Malltezi: Dëshmitari tha që i ka marrë vetë provat dhe se këto prona janë tjetërsuar brenda 6 muajsh. Dokumenti i kthimit të pronës thotë që është bërë në 1999. A janë gjashtë muaj?

Balla: Kjo procedurë, nga informacioni që kam unë, është bërë në një periudhë shumë të shkurtër.

Malltezi: Zoti ka pasur dokumentet, njohja në 1999, kthimi në 2007.

Balla: Kemi të bëjmë me një pronë që në 2007 ishte në planin e përhapjes dhe nga ky moment deri në privatizim kanë kaluar 6 muaj. Mua më intereson fakti se si kjo pronë për 6 muaj iu hoq ministrisë dhe i kaloi privatit.

Malltezi: Cili ka qenë kundërplani i përhapjes?

Balla: Nuk më kujtohet emri, e keni në kallëzim.

Malltezi: Cila është procedura nga nxjerrja e planit të përhapjes?

Pyetje: A jeni në dijeni që Majko dhe Klosi janë shprehur për privatizimin dhe më pas ministrat e tjerë janë shprehur për privatizimin?

Balla: Po, jam në dijeni. Në vlerësimin tim, vlerësimi i dhjetë milionë lekë i godinave ka qenë akt korruptiv.

Malltezi: Siç më ndërprisni mua kur bëj pyetje, mund të ndërprisnin edhe dëshmitarin.

Gjykata: Nuk mund t’i drejtoheni gjykatës në këtë mënyrë, i pa dehur.

Malltezi: Nga 2005 në 2009, a janë 6 muaj?

Balla: Kjo procedurë është kryer në kohë rekord dhe jo si për çdo shqiptar që pret.

Malltezi: Cilit ligj i referoheni kur thoni që ka kaluar në mënyrë të kundra ligjshme?

Balla: Nuk kuptova pyetjen.

Malltezi: Cili ligj është shkelur?

Balla: Kjo pronë duhet të ishte shtetërore, është shkelur interesi publik dhe kur shkelet interesi publik, mendoj që është shkelur ligji.

Balla: Nga investigimi në media, unë mësova se ju ishit pronar në pjesën 1/64 pjesë takuese.

Malltezi: Keni pasur dokumentet e kthimit të pronës, ju thoni që keni bërë pjesëtimin e metrit.

Balla: Keni fjetur me 1/64 dhe jeni zgjuar me 60% të pronës. Ju në të vërtetë keni më shumë se sa deklaruar dhe krijimi i shoqërisë ‘Homplan’ është bërë për të fshehur pasurinë. 2/3 e 100 janë diku tek 66%.

Malltezi: Thoni që Malltezi nuk ka bërë deklarim në ILDKPI. Jeni në dijeni se si bëhet deklarimi?

Balla: Ju jeni i lidhur me vjehrrin tuaj dhe duhet të bënit deklarim. Kështu e lexoj unë ligjin.

Malltezi: Duke qenë se zotëria ka qenë për një kohë të gjatë deputet…

Prokuroria: Po bëhen komente nga i pandehuri.

Gjykata: Pa komente për secilin.

Malltezi: Çfarë provash keni paraqitur në prokurori për të vërtetuar se unë kam 60% të pronave?

Balla: Zonja gjyqtare, nuk mbaj mend prova, por unë kam ngritur dyshime dhe në kallëzim kam kërkuar që të kryhej hetim. Në kohën kur keni përfituar këtë pronë, vjehrri juaj ka qenë kryeministër dhe ju duhet të deklaroni këto prona.

Genc Gjokutaj: Kur pyetja bëhet për fakte konkrete, dëshmitari duhet të përgjigjet konkretisht. Po shikoj që ju ndërhyni tek pyetjet tona, por jo tek përgjigjet e dëshmitarit.

Gjykata: Pra gjithë kallëzimi juaj është bërë bazuar mbi atë çfarë është thënë në media?

Balla: Kjo kjo nuk është e vërtet zonja gjyqtare sepse ka prova të tjera.

Gjykata: Pra, gjithë kallëzimi juaj është bërë bazuar mbi atë çfarë është thënë në media?

Balla: Jo, kjo nuk është e vërtetë, zonja gjyqtare, sepse ka prova të tjera.

Gjykata: A jeni në dijeni se cilat janë procedurat për kthimin e pronave?

Balla: Zonja gjyqtare, familja jonë s’ka patur prona, jemi familje e varfër.

Malltezi: Thoni qëllim kriminal. Ku është qëllimi kriminal kur pronarët kërkojnë pronën e tyre?

Balla: Në vlerësimin tim, është grup kriminal.

Gjykata: Oriento pyetjet, se do marrësh kështu pyetje nga dëshmitari.

Malltezi: Keni thënë në Kuvend, “nuk na tret dheu pa futur Saliun në burg”.

Gjykata: Nuk lejohet si pyetje.

Balla: Nëse e doni si përgjigje, ua jap.

Gjykata: Nuk lejohet si pyetje.

Për shkak se ka prej orës 12:30 që po dëshmon, gjykata e ndërpret seancën për një pushim të shkurtër./Dosja.al

Çështja ‘Partizani’ SPAK thërret si dëshmitarë 8 persona, i pari në GJKKO Taulant Balla në cilësinë e kallëzuesit

TIRANË- Sot në orën 12:30, në GJKKO vijon gjyqin për dosjen “Partizani”, ku të pandehur janë ish-kryeministri Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi dhe persona të tjerë. Gjykata ka miratuar listën e SPAK me 11 dëshmitarë, 8 prej të cilëve pritet të dëshmojnë sot.

Mësohet se, i pari që do të merret në pyetje është deputeti i PS-së, Taulant Balla, si kallëzues i çështjes, i ndjekur nga ish-drejtues të klubit “Partizani”.

Ndërkohë në seancën e kaluar GJKKO pranoi dhe kërkesën e mbrojtjes së Berishës dhe Malltezit për të thërritur si dëshmitar dhe kryeministrin Edi Rama. Rama pritet të dëshmojë në cilësinë e kryebashkiakut të Tiranës i cili sipas tyre ka ka firmosur ndryshimin e destinacionit të truallit të ish kompleksit Partizani, nga terren sportiv për ndërtim, në kohën kur ka qenë kryetar./Dosja.al

Hetimet ndaj Belinda Ballukut, SPAK dërgon letërporosi në vende të BE dhe SHBA! Gazetarja Lala: Prokuroria mund të kërkojë sërish arrestimin e saj

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dërguar letërporosi në disa vende të BE dhe në SHBA në kuadër të hetimeve që po kryen për Belinda Ballukun, e cila është vënë nën “lupë” edhe për pasurinë, krahas hetimeve për abuzime me tenderat.

 

Gazetarja Klodiana Lala i bëri me dije këto të dhëna, duke shtuar se marrë shkas nga intensifikimi i hetimeve ndaj ish zv kryeministres, Prokuroria e Posaçme mund t’i drejtohet sërish Kuvendit për t’i hequr imunitetin e deputetes dhe hapjen e rrugës për arrestimin e saj.

“Burime pranë SPAK konfirmojnë se javët e fundit iu është dhënë rrugë disa letër porosive përmes të cilave është kërkuar informacion dhe të dhëna nga vende të BE por edhe në SHBA, që lidhen me Ballukun apo persona të lidhur me të. SPAK më herët kërkoi leje për arrestimin e saj por maxhoranca në fuqi e rrëzoi këtë kërkesë dhe tashmë në fuqi ndaj ish zv kryeministres mbetet në fuqi masa e ndalimit për të dalë jashtë vendit.

Mbetet në fuqi dhe masa e pezullimit nga ushtrimi i funksioneve, çka dmth Balluku i ka kundërshtuar në shkallë më të lartë. Nisur këto të dhëna të tjera, kontrolle intensive se ka dyshime të forta për transaksione dhe kontratat të tjera publike me persona të zonjës Balluku, ndoshta situata mund të ndryshojë dhe prokurorët mund të ripërsërisin por mbetet potencialisht një dyshim i arsyeshëm për sa kohë hetimet janë intensifikuar një kërkesë të re për ish numrin dy të qeverisë.”, raportoi gazetarja.

Më herët, sot, SPAK ushtroi kontrolle në zyra dhe biznese të lidhur me familjarë të Belinda Ballukut. Gazetarja Klodiana Lala konfirmoi se është ushtruar kontroll në banesën e Mired Reçit, djalit të tezes së Belinda Ballukut, por edhe personave të tjerë të lidhur me të, në kuadër të hetimeve që po kryhen edhe në drejtim të pasurisë.

Mired Reçi, rezulton se qenë ortak me 49% të aksioneve në dy kompani: “XL MARKET” shpk dhe “Hippo Tregu Elektrik” shpk.  Ortaku tjetër është Meland Qirko, kunati i ish zëvendes kryeministres Balluku, i martuar me motrën e saj, Pamela Qirko.

Gjatë këtyre kontrolleve që pasojnë ato të dhjetorit 2025 dhe janarit të këtij viti, mësohet se janë sekuestruar sërish celularë, dokumenta që sipas Prokurorëve i shërbejnë hetimit të çështjes. Panorama

Shqipëria firmos me SHBA-në marrëveshje për gazin në vlerë prej 6 miliardë dollarësh

Jetmira Delia-Kaci

Një marrëveshje prej 6 miliardë dollarësh në fushën e sigurisë energjetike është nënshkruar në Tiranë në prani të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe ambasadores së Shteteve të bashkuara në Greqi, Kimberly Guilfoyle.

Marrëveshja u firmos mes kompanisë shqiptare Albgaz me dy kompanive të mëdha ndërkombëtare, njëra amerikane dhe tjetra greke.

Dokumenti parashikon zhvillim e Qendrës Energjetike të Vlorës dhe marrëveshjen kornizë për furnizimin me gaz të lëngshëm natyror, si hapa të rëndësishëm drejt diversifikimit të burimeve të energjisë dhe forcimit të pavarësisë energjetike, në bashkëpunim të ngushtë me Shtetet e Bashkuara, si edhe ndërveprim me Greqinë.

Nënshkrimit të marrëveshjes i parapriu një postim në X të ambasadores amerikane në Greqi, Kimberly Guilfoyle.

“… në Tiranë për të avancuar agjendën energjetike të presidentit të SHBA dhe për t’iu bashkuar kryeministrit Edi Rama për të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të një marrëveshjeje historike midis Shqipërisë, Venture Global dhe Aktor LNG USA për një marrëveshje 20-vjeçare për gazin e lëngshëm natyror amerikan”, theksoi ambasadorja.

Ajo tha se angazhimi prej 6 miliardë dollarësh forcon sigurinë energjetike dhe sigurinë kombëtare në të gjithë rajonin.

“Kur Shtetet e Bashkuara, Shqipëria dhe Greqia punojnë së bashku, ky rajon është më i lidhur, më i sigurt dhe më i begatë”, tha ambasadorja Guilfoyle.

Marrëveshja synon ndërtimin e infrastrukturës në Vlorë për importin e gazit të lëngshëm nga SHBA-ja dhe rigazifikimin e tij për furnizimin e Evropës Jugore.

Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës i Shqipërisë, Enea Kakaraçi, gjatë ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes tha se partneriteti me SHBA-në reflekton një vizion të përbashkët për të ndërtuar një të ardhme energjetike të sigurt dhe të qëndrueshme.

“Një shtyllë qendrore e këtij vizioni është zhvillimi i Qendrës Energjetike të Vlorës që është një komponent, një projekt shumë komponencial që do të ripërcaktojë rolin e Shqipërisë në këtë hartë energjetike”, tha ai.

Qendra Energjetike e Vlorës

Qendra Energjetike e Vlorës, parashikuar për të prodhuar 97 MW energji elektrike në vit u ndërtua në tetor të vitit 2011.

Qëllimi i tij ishte të prodhonte energji elektrike nga nafta/gazi dhe të ulte varësinë e Shqipërisë nga hidrocentralet dhe të zgjidhte problematikat me furnizimin me energji elektrike në kushtet e pikut të ngarkesës si dhe në kushtet e mungesës së reshjeve.

Projekti u financua nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, Banka Botërore, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim si dhe Banka Evropiane e Investimeve, BEI.

Vlera e projektit ishte 130 milionë euro. Pas përfundimit, pati probleme teknike serioze, kryesisht me sistemin e ftohjes, dhe që nga viti 2012 ka qenë kryesisht i mbyllur. Vitet e fundit, Qeveria shqiptare ka diskutuar disa plane për ta riaktivizuar, por nuk ka pasur asnjë vendim.

Ambasadorja amerikane në Athinë e cilësoi Shqipërinë një partnere të palëkundur të SHBA-së dhe vend me rëndësi të jashtëzakonshme strategjike për Ballkanin dhe Evropën.

“Presidenti Trump ka qenë kampion i zjarrtë i sigurisë energjetike. Vizioni dhe veprimet e tij kanë përforcuar faktin se ofrimi i një energjie të qëndrueshme forcon SHBA-në dhe aleatët tanë strategjikë. Administrata Trump e ka ngritur bashkëpunimin energjetik si shtyllë në mbarë botën. Dhe, nënshkrimi i sotëm është manifestim i prekshëm i kësaj përpjekjeje”, deklaroi Guilfoyle.

Ambasadorja gjithashtu theksoi se SHBA-ja mbështet Ballkanin që është më i ndërlidhur, më i sigurt në aspektin energjetik dhe më i begatë dhe Shqipëria, siç tha ajo, është thelbësore për këtë vizion.

Edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e cilësoi këtë marrëveshje me një rëndësi të jashtëzakonshme.

“Vlora do të kthehet në një pikë kritike për energjinë në Evropën Juglindore. Theksoj rëndësinë e nevojës të Shqipërisë e të Greqisë për të forcuar lidhjen tonë dhe bashkëpunimin në shumë mënyra, por posaçërisht sa i takon furnizimit me energji, prodhimit energjetik dhe rezistencës së pavarësisë energjetike. Duke pozicionuar Shqipërinë si ndërlidhëse, fluksi energjetik shkon përmes Ballkanit Perëndimor, kontribuon në stabilitetin e rajonit dhe ndikon në sigurinë energjetike të fqinjëve”, tha Rama.

Kryeministri shqiptar u shpreh se partneriteti midis Shqipërisë dhe SHBA-së, përçon sot një mesazh shumë të qartë se edhe vendet e të vogla mund të bëhen pjesë e zgjidhjes së sfidave më të ngutshme siç është nevoja për energji.

Kosova, ndërkaq, nuk ka rrjet gazsjellësish për shpërndarjen e gazit natyror e as sistem të ndërtuar institucional për menaxhimin e këtij sektori.

Por në Strategjinë e Energjisë të Kosovës për periudhën 2022-2031 parashikohet mundësia që vendi të lidhet me rrjetet rajonale të gazit në të ardhmen.//REL

Më përjashto Nga Elisa Spiropali

Më përjashto

Debatet e brendshme, sado të forta, nuk duhet të shndrrohen në spektakël ndëshkimor publik.

Nëse kjo ndodh, problemi nuk është më mospajtimi, është frika nga mospajtimi.

Ky fakt kokëfort, ky konstatim i dukshëm, më tepër se vetë paralajmërimi, më detyron të flas.

Kur paralajmërimi publik bëhet instrument kërcënimi, heshtja nuk është më maturi, është dorëzim.

Nëse qëndrimi im për mënyrën si po funksionon partia, qeveria, shteti, konsiderohet arsye për përjashtim, atëherë po e them qetë dhe qartë: Më përjashto.

Jo si sfidë personale. Jo si dramë politike. Jo si show mediatik. Por si provë se problemi nuk është te fjala që ngre shqetësim, por te sistemi që shqetësimin nuk e duron.

Nuk kam sulmuar Partisë Socialiste. Kam kritikuar modelin që në disa aspekte po dëmton edhe Partinë Socialiste.

Kam folur për ndarjen e partisë nga shteti. Për rrezikun që politika të zëvendësohet nga administrimi. Për një logjikë kontrolli. Ku struktura burokratike dhe pushteti administrativ rrezikojnë të marrin vendin e përfaqësimit politik.

Nëse këto konsiderohen arsye për përjashtim, atëherë pyetja nuk është pse flas unë. Pyetja është pse këto gjëra nuk lejohen të thuhen.

Pushteti nuk dobësohet nga kritika. Pushteti dobësohet kur humb aftësinë për vetëkorrigjim.

Nëse në një forcë politike që ka lindur si projekt emancipimi kombëtar, kritika trajtohet si devijim, atëherë problemi është më i thellë se çdo debat. Është krizë kulture politike.

Nëse të kërkosh që institucionet të mos kontrollohen, personalizohen, instrumentalizohen, është faj, atëherë më përjashto.

Nëse të kërkosh garë e meritë, brenda e jashtë partisë është faj, më përjashto.

Nëse të kërkosh që socialistët të mos zëvendësohen nga një model “drejtorokracie”, ku kontributi politik zbehet përballë kontrollit administrativ, qenka mungesë disipline, më përjashto.

Nëse të mendosh se pushteti duhet të njohë vetkufizim, dhe nuk duhet të njësohet me strukturat që e rrethojnë, qenka herezi e papranueshme, më përjashto.

Nuk po mbroj një pozicion. Aq më pak një kolltuk. Kryetarllëkun dhe ministërllëkun nuk ma ka lënë gjyshi apo gjyshja. Po mbroj një parim.

Në politikë mospajtimi nuk është thyerje e besnikërisë.

Mospajtimi është forma më e lartë e besnikërisë.

Kur refuzimi për t’u bërë pjesë e një automatizmi votash në Parlament interpretohet si largim nga grupi, atëherë problemi nuk është disiplina, por ideja se bindja kërkohet e verbër, pa arsyetim, pa marrë parasysh pasojat.

Kur refuzohet bindja si ritual, nuk po mbrohet uniteti, por po kërkohet nënshtrim.

Kur ndërgjegjja trajtohet si shkelje disipline vetëm sepse nuk dakordësohet me automatizmin e veprimeve, atëherë problemi nuk është mospajtimi, por modeli që e ngatërron bindjen me nënshtrimin, duke tentuar të normalizojë deri edhe abuzimin. Nëse edhe këtë e kam gabim, më përjashto.

Por të paktën të bëhet e qartë se përjashtimi nuk po ndodh sepse dikush ka tradhtuar partinë. Po ndodh sepse dikush ka refuzuar të heshtë për mënyrën si po vepron pushteti në emër të saj.

Dhe kjo nuk është çështje personale. Është çështje se si kuptohet politika. Çfarë ndodh me një parti kur qoftë edhe një akt politik mosvotimi shihet si armiqësi? Çfarë ndodh me një shtet kur kundërshtimi trajtohet si kërcënim? Çfarë ndodh me një shoqëri kur bindja kërkohet si nënshtrim?

Këto nuk janë pyetje për fatin tim, të cilin e bëj vetë pa ndihmën e askujt. Janë pyetje për mënyrën si qeveriset.

Kërcënimi për përjashtim nga grupi më shqetëson më pak se ideja se mund të normalizohet mendimi që një grupim politik duhet të funksionojë përmes frikës.

Një formacion politik ku askush nuk kundërshton, nuk është i fortë. Është i heshtur dhe duhet ruajtur nga zgripi.

Heshtja politike ka qenë gjithmonë paralajmërim i së keqes.

Jo rrallë, nuk tremb forca reale e kundërshtarit.

Tremb jehona që i bëhet frikës.

Shumë struktura kontrolli mbahen jo aq nga forca e tyre, sa nga përfytyrimi i rrejshëm që të tjerët kanë për forcën e tyre, për mekanizma që mbijetojnë nga frika që prodhojnë. Nëse nuk dakordësohemi as për kaq, më përjashto.

Nëse nuk respektohet e drejta të flas, madje dhe të bërtas, kur familja ime politike fillon të ketë frikë nga fjala, nuk ka dilemë, zgjidhja është 1, më përjashto.

Paraqitja fizike në kafazin e GJKKO, Meta: Jam kampioni i burgut në ping-pong! Kostumi më rrinte i madh, bëj 4 orë në ditë muskuj barku! Gjendja e lëkurës, prej ujit me shumë klor!

Presidenti i PL-së, Ilir Meta ka reaguar pas komenteve të shumta për gjendjen e tij fizike, pas daljes së parë në publik që prej arrestimit të tij. Meta është shprehur se gjendja e tij fizike dhe shëndetësore, po ashtu edhe ajo mendore është më e mirë se kurrë.

 

Ai është shprehur se është kampion në ping-pong në burg, ndërkohë që ky sport i është ndaluar ta ushtrojë në qeli një muaj më parë.

Meta iu përgjigj dhe komenteve për dobësimin, modelin e flokëve po ashtu dhe për lëkurën. “Gjendja ime fizike, shëndetësore  dhe mendore është më e mirë se kurrë, pavarësisht gjithë privacioneve të bëra publike.

Që nga 2 korriku i 2025, kur jam dënuar pa një akt vendimi ende zyrtar edhe sot vazhdojnë të gjitha kufizimet, përveç gjësë më të parëndësishme, ping-pongut, i cili është hequr si “sanksion” para një muaji.

Me këtë rast dua t’ju siguroj se mbetem kampion absolut dhe me reflekse të jashtëzakonshme. Sa për dijeni, nënkampioni këtu është një 30-vjeçar, që dikur ka qenë edhe futbollist. Nëse më rrinte kostumi i madh, kjo nuk ka të bëjë me faktin se më kanë lënë pa ushqim, siç është thënë, por me aktivitetin tim fizik që më merr të paktën 4 orë në ditë, e sidomos me ushtrimet për muskujt e barkut.

Po kështu, dieta ime është shumë e shëndetshme falë edhe përkujdesjes së motrës time dhe jo vetëm. Nëse shqetësimi është për modelin e flokëve, këtu nuk ka berber profesionist dhe ky nuk është problemi.

Nëse problemi është te lëkura, mos harroni se këtu uji është plot klor dhe do të më mjaftonte një javë në lumin e Valbonës ose të Shalës për ta bërë më të shndritshme lëkurën edhe se të (b)analistëve që bëjnë “make up” para se të dalin në studio për të shfokusuar opinionin publik nga 2 skandalet e GJKKO-së dje”, është shprehur Meta.

KUFIZIMET

Meta ka folur dhe për kërkesat e tij që gjyqi të transmetohet live, po ashtu ti jepet mundësia që të mos qendrojë në kafazin e xhamit.

“Së pari, në kundërshtim edhe me deklaratën e Komitetit Shqiptar të Helsinkit kundër përdorimit të kafazit si mënyrë denigruese, antikushtetuese dhe në dhunim të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut, pa surprizë GJKKO vendosi si standard dje rastin e trajtimit të një terroristi maroken në Francë, përgjegjës për sulm kamikaz me pasojë vdekjen e dhjetra qytetarëve francezë.

Ky është një turp i ri i Ramaformës dhe pjellave të tij. Se si mund të jetë procesi i barabartë në këto kushte kur as dëgjon mirë, as dëgjohesh mirë dhe as kur mund të konsultohesh me avokatin, këtë vetëm njerëz të kapur dhe të pafytyrë mund ta justifikojnë.

Pra përjashtimi ekstrem mbi precedentin e një terroristi, pranohet si “standard” nga Gjykata Speciale e një vendi anëtar të Këshillit të Europës e që do të anëtarësohet në BE.

Skandali i dytë është vendimi për të penguar transmetimin live të gjithë procesit të gjykimit kur çështja është e interesit të lartë publik dhe qytetarët nuk kanë pse informohen nga gazetarë patronazhistë pranë SPAK-ut e regjimit në mënyrë të deformuar, por duhet të dëgjojnë vetë akuzat edhe provat e pretenduara nga SPAK-u, por edhe faktet dhe provat e mia, pasi kam mbajtur tre funksionet më të larta të shtetit si asnjë tjetër në historinë e Shqipërisë që në 1912 dhe duhet të jap llogari edhe para qytetarëve.

Ndaj edhe duhet të shohin live se kur, si dhe me çfarë akti, vendimi, veprimi unë i kam shkaktuar një qindrakë dëm shtetit shqiptar. Ky proces edhe live do të jetë sipas rregullave të Gjykatës (dhe jo Kuvendit), e cila ka të drejtë të sanksionojë cilindo që shkel etikën e procesit apo del jashtë objektit të gjykimit. Për më tepër, në këtë proces nuk ka të penduar, por edhe nëse do të kishte në këtë rast s’kishte pse të jepej live.

Ndërsa alibia se mund të ndikohen dëshmitarët është mashtrim, pasi ata i kanë dhënë me kohë dëshmitë dhe nën përgjegjësi penale.

Po kështu tani ato mund të publikohen, siç kemi bërë edhe ne për disa prej tyre.

Transparenca e këtij procesi është tmerri i Edi Ramës, sepse ai është vetë kallëzuesi i rremë, prokurori militant e falsifikues dhe po kështu edhe gjykatësi i vetëm i këtij procesi, pavarësisht se një herë shfaqet me pantallona e herën tjetër me fund.

Ai mund të shfaqet edhe nudo se se ka për herë të parë.

Po kështu, transmetimi live do i tregonte opinionit publik  nivelin e vërtetë profesional dhe moral të “specialëve”. Ndaj edhe nuk garantohet ky standard transparence i vendosur që nga gjyqi i 2 Prillit 92-93”, thekson Meta. Panorama

Ilir Meta u shfaq në kafaz xhami për herë të parë që pas arrestimit, Berisha: Ndaj tij është ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike! Hakmarrje primitive me urdhër të Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha reagoi sot në lidhje me shfaqjen në publik të Ilir Metës në kafazin prej xhami të gjykatës, që prej arrestimit të tij.

 

Berisha denoncoi, atë që e quan ‘trajtim çnjerëzor të Ilir Metës’, ndërsa theksoi se kjo është një hakmarrje primitive e Edi Ramës.

Po ashtu, Berisha tha se ndaj Ilir Metës është ushtruar jo vetëm dhunë psikologjike, por edhe dhunë fizike dhe provokacione nga më të ulëtat.

“Ish Presidenti i Republikës i Kryetar i Parlamentit dhe ish Kryeministri aktualisht kryetari i PL i burgosur politik u paraqit dje në sallën e gjyqit i ndryrë në kafaz xhami sikur të ishte një terrorist i rrezikshëm, ndonëse ndaj tij nuk ekziston asnjë prove e faktuar për ndonjë vepër penale. Ky akt çnjerëzor brutal i urdhëruar nga Rama riktheu para shqiptarëve skenat e gjyqeve politike stalisnite të Enver Hoxhës. Ndaj Ilir Metës është ushtruar dhunë dhe terror psikologjik, madje edhe fizik. Janë organizuar provokacione ndër më të ulëtat dhe të rrezikshme, janë dhunuar të drejtat kushtetuese elementare”, tha Berisha.

Deklarata e Berishës për Ilir Metën

Ish-presidenti i Republikës, ish-kryetari i parlamentit dhe ish-kryeministri i vendit, Ilir Meta, aktualisht kryetari i partisë së dytë më të madhe opozitare, Partisë së Lirisë, i burgosur politik, u paraqit dje në sallën e gjyqit i ndryrë në kafaz xhami sikur të ishte një terrorist i rrezikshëm, ndonëse ndaj tij nuk ekziston asnjë provë e faktuar për një vepër penale të çdo natyre qoftë ajo.

Ky akt çnjerëzor brutal, i urdhëruar direkt nga Edi Rama, riktheu para shqiptarëve skenat e gjyqeve politike staliniste të Enver Hoxhës, babait shpirtëror të Edi Ramës, dhe skulptorit xhelat, Kristaq Rama, babait biologjik të Edi Ramës.

Ky akt hakmarrës i verbër nuk është një qëndrim i rastit dhe as i izoluar ndaj ish-presidentit, ish-kryeministrit, ish-kryetarit të parlamentit, zotit Ilir Meta.

Në tetor të vitit 2024, me urdhër direkt të Edi Ramës, Ilir Meta u arrestua nën filmim, tek hynte në Tiranë, nga policia pa i paraqitur asnjë fletë arresti.

Ai u nxor me forcë në rrugë nga makina me të cilën udhëtonte nën mbrojtjen e Gardës së Republikës, u tërhoq zvarrë dhe u godit para kamerave nga policë të porositur për aktin e tyre dhe si person nën hetim u dërgua në burg.

Gjatë këtyre 17 muajve në burg, si person nën hetim dhe në kundërshtim me Kushtetutën, ndaj Ilir Metës, është ushtruar dhunë dhe terror psikologjik periodik, madje edhe fizik.

Janë organizuar provokacione ndër më të ulëtat dhe më të rrezikshme.

I janë dhunuar të drejtat kushtetuese më elementare.

Partia Demokratike denoncon dhe dënon me forcën më të madhe arrestimin, paraburgimin, qëndrimet çnjerëzore në burg dhe në sallën e gjyqit, të urdhëruara direkt nga Edi Rama, bastardi i bllokmenëve hoxhistë ndaj kryetarit të PL, Ilir Meta dhe kërkon lirimin e tij të menjëhershëm nga paraburgimi.

PD i bën thirrje Komitetit Antitorturë të Këshillit të Europës të ndërhyjë me urgjencë ndaj akteve të hakmarrjes primitive antikushtetuese ndaj Ilir Metës të Edi Ramës, armik i egër i pluralizmit politik dhe Ramaduro i parë dhe i vetëm në Europë.

GSH

KRAHASIMI- Meta u rishfaq sot pas një viti e gjysëm në publik, ndryshimet që ka pësuar ish-presidenti

TIRANË- Ish-Presidenti Ilir Meta është rishfaqur ditën e sotme për herë të parë në publik pas arrestimit të tij. Siç shihet në pamjet e mëposhtme që Dosja.al, ka siguruar nga nisja e seancës gjyqësore në GJKKO, Meta duket se ka pësuar ndryshime në pamjet e tij të jashtme.

Videoja e mëposhtme tregon ish-presidentin Meta pak ditë para arrestimit të tij vitin e kaluar. Dukshëm Meta duket më sportiv ku çdo mëngjes bënte vrapin e tij, të cilin e ndante dhe me ndjekësit e tij.

Ndërkohë që videoja tjetër tregon Metën ditën e sotme në seancën gjyqësore në GJKKO. Meta se në këto muaj izolim ka rënë në peshë duke pësuar një ndryshim në pamje. Por dhe mungesa e dritës dhe diellit kanë ndikuar, duke i zbardhur tiparet e fytyrës, vetullat, mjekrën dhe flokët./Dosja.al

“Po ata idiotët shqiptarë atje çfarë thonë?” Ministri Hoxha pyetet për mesazhin e publikuar: Janë të javës së kaluar këto, gjërat kanë evoluar

Ministri i Punëve të Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi një konferencë të përbashkët për shtyp me Izet Mexhitin, kryetar i Lëvizjes Demokratike në Maqedoninë e Veriut dhe njëkohësisht kryetar i Komunës së Çairit.

Gjatë konferencës, Hoxha u pyet në lidhje me publikimin e një mesazhi që i atribuohet atij, ku pretendohet se u referohet shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut me fjalën “idiotë”.

Në përgjigjen e tij, ai nuk mohoi drejtpërdrejt ekzistencën e mesazhit, por theksoi se bëhet fjalë për një çështje të kaluar tashmë. Hoxha u shpreh se situata i përket javës së kaluar dhe se ai ka dhënë sqarimet e nevojshme për gjithçka që është pretenduar.

“Keni mbetur te java e kaluar, ndërkohë që gjërat kanë evoluar. Unë kam bërë të gjitha sqarimet e mia për çdo pretendim. U krijua një lloj tymnaje, por tashmë ajo është tejkaluar. Jam i hapur për t’u takuar në çdo kohë dhe në çdo rrethanë, pavarësisht nëse biem dakord apo jo, sepse edhe brenda një familjeje ka mosmarrëveshje,” tha ai.

Ministri shtoi më tej se nuk ka vend për interpretime të tjera mbi atë që është diskutuar dhe mbi bashkëpunimin në vijim, duke theksuar se nuk ka asnjë “tymnajë” që mund të ndikojë marrëdhëniet mes palëve apo të pengojë objektivat e përbashkëta. bw

Lapaj kërkon referendum kombëtar për shfuqizimin e ligjeve për Investimet Strategjike dhe Paketën e Maleve: Koha të shfuqizojmë babëzinë e pushtetit të Edi Ramës

Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka kërkuar nisjen e procedurave për organizimin e një referendumi kombëtar me qëllim shfuqizimin e dy ligjeve që, sipas tij, prekin çështjet e pronës dhe interesin publik: Ligjin për Investimet Strategjike dhe Paketën e Maleve.

Gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të partisë, Lapaj u ka bërë thirrje strukturave dhe mbështetësve për angazhim në këtë nismë, duke e cilësuar atë si një “besëlidhje të fuqishme” për veprim qytetar dhe institucional.

Ai theksoi se, në bazë të Kushtetutës, duhet të nisin procedurat pranë KQZ për marrjen e formularëve përkatës, me synimin e mbledhjes së 50 mijë firmave për secilin prej dy ligjeve.

Sipas Lapajt, nisma synon t’i japë qytetarëve mundësinë të shprehen drejtpërdrejt për çështje që ai i konsideron me ndikim të madh në pronën dhe interesin publik.

“Unë sot me përgjegjësinë kombëtarë të angazhimit tonë kërkoj nga ju një besëlidhje të fuqishme për tu angazhuar në shfuqizimin e këtyre dy ligjeve. Shumë flasin nëpër televizione, shumë flasin edhe nëpër protesta kur ndodh që prona u vidhet njerëzve, fjalët i merr era dhe duhen vepra. Referuar kushtetutës sonë, nenit 150 pika 1 i propozoj këtij këshilli të nisim procedurat ligjore për të kërkuar nga KQZ formularët tip për mbledhjen e 50 mijë firmave për secilin prej të dy ligjeve, për ta çuar vendin në referendum kombëtar për shfuqizimin e ligjit për investimet strategjike dhe për ligjin për paketën e maleve. Kjo është detyrë kombëtare. Ju ftoj të nisim punën për të thirrur popullin në demokraci të drejtpërdrejtë, është koha të shfuqizojmë babëzinë e pushtetit të Edi Ramës, është koha të ndalim vjedhjen me ligj të Atdheut”, tha ai. bw

Klodiana Lala: Dosja e AKSHI-t mund të rrëzojë qeverinë “Rama”

“Kapje e shtetit nga grupet kriminale, pengmarrje e shantazhe, 40 mln euro të sekuestruara”

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin ‘Kjo javë’ në News24 të moderatores Nisida Tufa foli për skandalin e AKSHI-t që po heton SPAK, çështje për të cilën janë dhënë disa masa arresti.

Që në nisje të intervistës, Lala tha se kjo dosje mund të rrëzojë qeverinë ‘Rama’ për shkak të abuzimeve të mëdha të zbuluara, ndërsa disa prej elementeve që kjo çështje është nga më të rëndësishmet që po heton SPAK.

“Dosja e AKSHI-t është një dosje që mund të rrëzojë qeverinë. Këtë e them me përgjegjësi të plotë. Është një kapje e shtetit nga një grup i strukturuar kriminal, jo vetëm për faktin se paracaktoheshin tenderat në AKSH, por për mënyrën se si bashjëpunonte ky grip kriminal, se si pastroheshin paratë apo se si rrëmbeheshin biznesemenët, apo të tjerë frikësoheshin. Kështu që, në këtë aspekt, ndoshta është dosja më e rëndësishme që Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka hetuar ndonjëherë. Pse e them këtë gjë? Sepse bëhet fjalë për një institucion shtetëror, një institucion i cili sigurisht menaxhonte një buxhet të rëndësishëm sa i përket parave të taksa paguesve shqiptarë. Kishte të dhëna sensitive që kishte AKSHI. Të sistemit të drejtësisë dhe bankave.

E konsideroj një çështje shumë të rëndësishme për mënyrën se si fillohet që nga pengmarrja, pastrimi i parave, paracaktimi i tenderave e deri tek vjedhja apo hakerimi i të dhënave. Tani lidhur me pyetjen tuaj, Prokuroria e Posaçme pas një hetimi jo më shumë se tre-katër mujor, ka arritur të sekuestrojë në këtë fazë të parë rreth 40 milionë euro pasuri të paluajtshme, por edhe të luajtshme të personave të dyshuar. Dhe bëhet fjalë për Ervis Agasin dhe Ermal Beqirin, të cilët dyshohen si pjesë e grupit të strukturuar kriminal. Po ashtu janë sekuestruar edhe pasuritë e Mirlinda Karçanaj, ish-drejtoreshë e përgjithshme e AKSHI-t, e cila aktualisht ndodhet në arrest shtëpie.”, tha Lala.

© BalkanWeb

 


Send this to a friend