Protesta e 19-të e studentëve në Tiranë u shndërrua të shtunën në një përballje të fortë me policinë, me kosha mbeturinash në flakë, gurë e bomba molotov, gaz lotsjellës dhe ujë me presion.
Qëndresa nisi në mesditë përpara Ministrisë së Arsimit, vijoi me marshimin drejt Kryeministrisë dhe përfundoi me shpërndarjen e protestuesve në rrugët e kryeqytetit, ku pati përplasje të tjera me forcat e rendit.
Të rinjtë u mblodhën për të 19-ën ditë radhazi, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe duke përsëritur thirrjet kundër qeverisë. Mes sloganeve që u dëgjuan në bulevard ishin “Rama, dorëhiqu!” dhe “Pa rini nuk ka Shqipëri!”. Tubimi nisi në mënyrë paqësore, por situata u tensionua pas djegies së disa koshave të mbeturinave dhe hedhjes së gurëve në drejtim të efektivëve të policisë.
Refuzimi i PD-së dhe thirrjet kundër të dyja palëve politike
Një tjetër zhvillim i protestës ishte qëndrimi i studentëve ndaj përpjekjes së Partisë Demokratike për t’iu bashkuar tubimit. Demokratët nisën marshimin nga Kryeministria drejt Ministrisë së Arsimit, por deputetët e PD-së nuk u mirëpritën nga protestuesit, të cilët kërkuan që lëvizja të ruante karakterin e saj të pavarur.
Të rinjtë artikuluan thirrjen “Opozita jemi ne!”, ndërsa në bulevard u dëgjuan edhe slogane kundër të dyja forcave kryesore politike: “Rama në burg, Berisha në burg!”. Studentët u shprehën se nuk duan që protesta të përvetësohet nga partitë dhe se kërkesa e tyre për ndryshim nuk drejtohet vetëm kundër qeverisë, por edhe kundër klasës politike.
Gurë, molotovë dhe autobotët e ujit në veprim
Përplasjet e para u shënuan pranë Ministrisë së Arsimit. Disa protestues hodhën gurë, sende të forta dhe bomba molotov në drejtim të policisë dhe autobotit të ujit. Disa prej molotovëve përfunduan pranë mjetit të ujëhedhjes, duke shkaktuar shpërthime dhe flakë.
Policia reagoi me ujë me presion dhe gaz lotsjellës, ndërsa në terren ishin dislokuar forca të shumta të FNSH-së, Shqiponjave dhe efektivë të tjerë. Për mbarëvajtjen e protestës ishin angazhuar mbi 2 mijë punonjës policie, ndërsa në gatishmëri ishin vendosur edhe autobotë të shumtë.
Pavarësisht ndërhyrjes së policisë dhe reshjeve të dendura të shiut, protestuesit nuk u tërhoqën. Ata marshuan përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, duke kaluar edhe pranë selisë së Partisë Socialiste, ku policia kishte vendosur efektivë për të garantuar sigurinë e godinës, dhe vijuan drejt Kryeministrisë.
Droni lëshon gaz nga ajri, policia ndërhyn me forca të shumta
Tensionet u përshkallëzuan edhe më tej përpara godinës së Kryeministrisë. Policia përdori autobotë me ujë me presion dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit. Një nga zhvillimet më të pazakonta ishte përdorimi i një droni të Policisë së Shtetit, i cili dyshohet se lëshonte gaz lotsjellës nga ajri. Gjatë ndërhyrjes, droni u rrëzua mbi protestuesit, ndërsa efektivët u afruan menjëherë në zonë.
Në bulevard u panë autoblinda dhe mjete të shumta policie, përfshirë autobotë të rinj ujëhedhës. Forcat e rendit ndërhynë për të shpërndarë turmën, ndërsa protestuesit u larguan nga zona e Kryeministrisë drejt rrugëve dhe rrugicave përreth. Edhe në këto zona u raportuan përplasje të tjera, ndërsa policia vijoi ndjekjen e grupeve të protestuesve.
Kështu, dita e 19-të e revoltës studentore u mbyll me një tjetër përshkallëzim të situatës në kryeqytet. Pas gati tri javësh protestash, studentët vijojnë të kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama, ndërsa qëndrimi i tyre kundër përfshirjes së partive politike mbeti një nga mesazhet kryesore të tubimit. bw
Enveri nuk kishte besim as te Nexhmija, e Jo me tek Kadareja ! Sic beri Tito me Jovanken, mind te bente edhe Ai me te. Kadareja I sherbeu, por qe ti sherbente mire, ja shtrengonin litarin dhe per te mos kafshuar, I vinin gojezen, si qenve “besnike”. Por aq I ” besuar” qe, sa levizte me Pass. Diplomatike. Ai qe ne Europe, kur populli qe brenda telave me gjemba. Enveri e mbajti, se I duhej, po te mos I duhej do ta kishte vrare me kohe.
Hiquni legjendave të sajueme nga Lamej me shokë se nuk i beson askush se kta me mashtrime e sajesa hetuesia si institucjon ma ekzekutive e krimeve të përbindshme ka mbetë e pandeshkueme. Madje prej ksaj nderteset ju emnue hetuesi terrorist Fatmir Xhafaj.
Ismail Kadere,nje Kryeshqiptar i Madh,nje njeri i mbrekullueshem,nje shkrimtar kolloz.Ne vend sa te jeni krenar dhe te mbureni me qenien e nje kombasi me te, shprehni lloj lloj budallalleqesh qe,s jane te verteta, por edhe sikur te jene,eshte njelloj sikur te thoni per nje kale te mbrekullueshem, qe leshon ndonje pordhe kur fluturon revan
Enigma A mundet nje njeri te jete njekohesisht edhe shkrimtar oborri edhe disident i atij oborri
Enveri dha urdher dhe keta se futen, nuk pregatiten dosje!!! Le ti hapin dosjet dhe secili mund te shohe gjthshka.
Per te qene eshte vertet nje shkrimtar mendje frengo karrjerrist vdes per nje cop nobel te pa mertuar. Pasi kur ju kerkua te kotribuoj per vendin nuk denjoj te prish rehatin e pelhurt apo te mendafshet ne sallonet franceze me madama pyta te kremosurà e ndersa kur iken me ambasada i quajti jashqitja e kombit e ku me vone me ikjen e tij u be pjes e kesaj jashteqitje ne kerkim emrit .ky eshte kardareja jon i”madh”
Per te qene eshte vertet nje shkrimtar mendje frengo karrjerrist vdes per nje cop nobel te pa mertuar. Pasi kur ju kerkua te kotribuoj per vendin nuk denjoj te prish rehatin e pelhurt apo te mendafshet ne sallonet franceze me madama pyta te kremosurà e ndersa kur iken me ambasada i quajti jashqitja e kombit e ku me vone me ikjen e tij u be pjes e kesaj jashteqitje ne kerkim emrit .ky eshte kardareja jon i”madh”
Kadare ka shume vlera SI shkrimtar I shquar, I pa arritshem ,aq sa DHE Dritero Agolli u dorezua para tij .
Por qe te gjykosh l dhe ta kuptosh Kadarene duhet nuvel shume I larte intelektuali, shtrohet pyetja : Ti binte murit me koke me sistemin komunist diktaturen me te eger fashiste,nee planet ,Apo te mbijetonte ,te bente nje vere nee uje SI kundershtar politik ,neper birucat e errta ,te spacit ,Apo te jetonte I lire DHE te shkruante vrpra te medha SI “piramida e keopsit ” Apo” Dimri I vetmise see madhe”
Shume e donin te vdekur ,se talentin I tij e verbonte por Kadare diti te mbijetonte ,SI njeri I mencur ,pass e dinte qe me kriminelet komuniste Nuk matej dot. Ai I sherbeu shoqerise shqiptaret ,nee diktaturen dhe pas permbysjes see saj I sherbeu akoma me shume ,c’far TI kerkojme Zotit Kadare ,the beje presidentin e vendit ,te shnderruar ne nje kufome , Apo te vije te merret ketu me politikanet e korruptuar dhe opinionin e dobet te shoqerise shqiptare? Une besoj qe Kadare nee CDO kohe ka bere me te miren ashtu SI dero me sot ….
Kadare ka qene i privilegjuar. Este turp te thuhet se ishte i persekutuar. Ishte n/kryetar i frontit. Gjithe jeten merrte rrogen ne krijimtari te lire. Kishte apartamentin me 5 dhoma e guzhine ne qender te Tiranes, me makine e shofer ne dispozicion.
A nuk shkroi Kadare kete poezi
Ku t’i kerkoj rrenjet e tua Parti?
Si nje rrap madheshtor ke mbire anash rruges ku shkojne shtrengatat
Ato rrahin te te shkulin,
por ti vec vaditesh prej shqotes se tyre dhe mes shqotave rritesh
Boll me pallavra. Kadare eshte servil i te gjitha pushteteve.