Të jesh kryeministër i një vendi siç është Kosova nuk është ndonjë privilegj dhe as punë fare e lehtë. Të jesh akademik më titull shkencor dhe njëherë edhe kryetar i LDK-së, është një përgjegjësi tepër e rënd politike dhe kombëtare.
Isa Mustafa, aktualisht kryeministër i Republikës së Kosovës, pranë përvojës së tij politike mbi 30 vjeçare, është shembulli më eklatant i një politikani kontravers, konfuz, dinak, karrierist i përbetuar, politikan i kompleksuar nga lakmia për pozita të larta shtetërore, deri tek ambiciet e pashëruara për ta kapur majën e pushtetit, etj..!? Pra, janë këto veset kryesore që e karakterizojnë thellësisht qenien dhe natyrën politike të Isa Mustafës, filluar që nga postet e tij në Organizatën e rinisë në ish Jugosllavi (1975-80), postet e ministrit në qeverinë komuniste të KSA tëKosovës (1984-90), posti më pas i ministrit për financa në qeverinë “Bukoshi” në exil (1992-2000), dy mandatet e kryetarit të komunës së Prishtinës dhe së fundi kryetar i LDK-së që nga viti 2010, për t’u zgjedhur më në fund kryeministër i Kosovës më 9 Dhjetor 2014 mbi bazën e koalicionit qeverisës ndërmjet PDK-së dhe LDK-së..!?
Andaj, më të drejt sot shtrohet pyetja e pashmangshme nga shumë analistë; si arriti që Isa Mustafa të ngelë mbi 30 vite aktiv në politikën kosovare, a ishte ai vërtetë njeriu pa të cilin nuk ka mundur të funksiononte politika shqiptare në Kosovë, si para ashtu edhe pas riokupimit të Kosovës nga Serbia më 1989. Apo ishte dinakëria e tij politike ajo që i mundësoi mbetjen kaq të gjatë në postet e larta shtetërore të Kosovës, duke iu imponuar krejtësisht më dredhi udhëheqësve pushtetmbajtës në të dy periudhat kohore, atë komuniste si dhe këtë demokratike të pas viteve të 90-ta?
Duke e njohur personalisht Isa Mustafën që nga viti 1988 kur për një periudhë 9 mujore isha bashkëpunëtor i tij për bashkëpunim shkencor-teknik më botën e jashtme, ndërsa ai ishte ministër për ekonomi, financa dhe zhvillim teknologjik, dhe më pas duke qenë për 10 vite e më shumë në Gjermani në të njëjtën periudhë kohore (1992-2000), unë si punëtor krahu ndërsa ai si ministër për financa në qeverinë tonë në exil, më duhet ta them për hir të së vërtetës, se Isa Mustafës nuk mund t’i ngjitët etiketa e bashkëpunëtorit të regjimit serb në Kosovë, por as e tradhtarit siç po e etiketojnë disa, sepse nuk mund t’i amputohet askujt vepra e tradhtisë derisa nuk ka qenë i tillë..!? Mirëpo, pas emërimit të tij për ministër të financave në qeverinë “Bukoshi” në exil, mjerisht do fillon një etapë diskutabile në karrierën e tij politike, duke mos e harruar faktin se në postin e ministrit përfinanca në qeverinë në exil ishte emëruar më pëlqimin e presidentit IbrahimRugova përmes rekomandimeve nga miqtë e tij, por i cili pasi që i forcoi pozitat politike dhe financiare së bashku më B. Bukoshin më parat e 3%-it nga anëtarësia e LDK-së, si dhe nën ndikimin e shefit të tij B. Bukoshit, do e ndryshon kursin ndaj politikës së presidentit Ibrahim Rugova derisa në atë masë sa do ia ndalon financimin e shpenzimeve të presidencës (1996-99) duke e shantazhuar siç ishte mos pagesa e shpenzimeve të udhëtimeve të tij zyrtare si dhe bashkëpunëtorëve të tij të afërt, mos pagesa e shpenzimeve të luftës dhe e pagave për ushtarakët e lartë të Ministrisë së mbrojtjes në krye më kol. Ahmet Krasniqin, mos pagesa e faturës së lartë të shpenzimeve të telefonit të kol. Tahir Zemajt, etj, deri aty siç dyshohet më të drejt, keqpërdorimi i mundshëm i mjeteve të fondit qeveritar të 3%-it, duke themeluar në vitin 2000 “Dardania Bankën” në Tiranë, për të cilat mjete asnjëherë nuk ka dhënë llogari para Kuvendit të Kosovës. Mbase, dihet publikisht se ato mjete i kanë derdhë në njëfarë fond privat i quajtur UFOR apo disi kështu..!?
Ja, kjo foto flet qartë se kush është bosi i qeverisë aktuale!
Ajo që e bënë karrierën e Isa Mustafës mjaft diskutabile është pa dyshim periudha pas kthimit të tij në Kosovë pas luftës çlirimtare, kur bashkë më Prof. Dr. Muhamet Mustafën e themelojnë asociacionin për zhvillim ekonomik “RIINVEST”, e që pas një kohe jo të gjatë Isa Mustafa do e gjen sërish mënyrën për t’u futur brenda organeve shtetërore, pikërisht përmes ish mikut të tij, në atë kohë president i Kosovës, Fatmir Sejdiut, i cili do e emëron këshilltar të tij personal. Po ashtu, prapë më ndihmën e presidentit F. Sejdiut ai do të konkurrojë si kuadër fiktiv i LDK-së për postin e kryetarit të komunës së Prishtinës, e që falë votave të anëtarësisë së LDK-së dy herë radhazi do zgjidhet në postin e të parit të Prishtinës..!
Se, cilat kanë qenë shkaqet dhe arsyet që e kanë bindur F. Sejdun që ta punësoi në zyrën e tij, se për hir të kujt e kanë kandiduar për postin e kryetarit të Prishtinës, etj, rreth këtij skenari do duhej të fliste ish presidenti F. Sejdiu, ndonëse ka shumëçka që mund të sqarohet se si Isa Mustafa arriti të zgjidhet dhe të ngelë në atë post për 8 vite rresht. Kjo për faktin ngase po ky i njëjti, pra Isa Mustafa, më kalimin e viteve përveç se do t’i shfrytëzoi të mirat dhe gjitha privilegjet që ofron posti i kryetarit të Prishtinës, ai pikërisht nga kjo pozitë politike do e fillon lojën e tij dinake dhe nën rrogoz duke ia bërë gropën pas shpine njeriut, i cili faktikisht e kishte bërë këshilltar në organin më të lartë të shtetit siç ishte Presidenca. Dhe, për të plasur kupa në Kuvendin e –VII-të zgjedhor të LDK-së Isa Mustafa më mjete puçi do e rrëzon nga “pushteti” i LDK-së mikun dhe ish shefin e tij, F. Sejdiun, i cili e kishte angazhuar më para në zyrën e tij si këshilltar. Pra, Isa Mustafa arrin të bën puç politik brenda LDK-së, duke e marrë postin e kreut të partisë, anëtarë i së cilës nuk kishte qenë kurrë më përpara, madje as anëtarësinë e partisë nuk e kishte paguar asnjëherë në jetën e tij, ani pse 10 vite do e ushtroi postin e ministrit për financa në qeverinë në exil pikërisht si kuadër i LDK-së..!?
Nga dy miq dhe jarana që katër vite janë armiq dhe kundërshtarë politik..!
A ka dikush që mund t’i bjerë në fije gjithë këtyre marifeteve politike të Isa putinit, siç e quajnë në Prishtinë oponentët dhe kritikuesit e tij, pra ta ushtrojë postin e ministrit për financa në qeverinënë exil si kandidat i LDK-së, dhe në të njëjtën kohë të mos jetë anëtar i saj aktiv, gjë kjo e cila e vërteton atë thënien e njohur se “politika është art i së mundshmes..”, që siç shihet Isa Mustafa këtë sintagmë e ka zbatuar më përpikshmëri në karrierën e tij të gjatë politike. Të ngjitet në krye të një partie (partisë së Ibrahim Rugovës) të cilën për një periudhë të caktuar (1995-99) e ka shantazhuar duke ia ndaluar mjetet financiare vetë kryetarit të saj, Dr. Ibrahim Rugovës, më ndihmën e të cilit kishte ardhur në postin eministrit për financa në qeverinë në exil, dhe nga i njëjti post më vonë do ta saboton më mjete financiare politikën e presidentit I. Rugova dhe të partisë në emër të cilës i ka realizuar të gjitha privilegjet që ofron shteti dhe partia, pa qenë fare anëtar i saj aktiv, kjo vërtetë është më shumë se për të hyrë në librin e Ginist..?!
Ndërsa, periudha i ngërçit politik të cilën do e shkakton pikërisht Isa Mustafa, pasi që në zgjedhjet komunale të nëntorit 2013 do e humbë më vota postin e kryetarit të komunës së Prishtinës nga kundër kandidatii VV-jës Shpend Ahmeti, është padyshim kulmi i dështimit dhe turpit të tij politik, kur kihen parasysh lojërat dhe dredhitë politike ndaj tri partive të vogla politike, pastaj deklaratat famoze se nuk do bën kurrë koalicion më PDK-në e Hashim Thaçit, tentimi i marrjes së postit të kryeparlamentarit më votat e deputetëve shumicë që do t’i zgjas vetëm dy ditë, më pas tërheqja në defansivë të plotë politike e cila pas gjashtë muajve do përfundon më nënshkrimin e marrëveshjes për koalicion më PDK-në dhe H. Thaçin, duke e tradhtuar rënd “V-LANIN” në mënyrë të pamoralshme politike, është pa dyshim akti më i pacipë i një politikani më një përvojë aq të gjatë në politikë..!?
Dhe, për fatin e keq të vetë Isa Mustafës, të anëtarësisë së gjerë të LDK-së dhe të demokracisë në Kosovë, si shtet në ndërtim e sipër,është organizimi dhe mbajtja e Kuvendit të –VIII-të zgjedhor të LDK-së (31 maj 2015), i cili do mbahet mend në historinë më të re politike të pluralizmit në Kosovë, si tubimi më antidemokratik që është mbajtur ndonjëherë në LDK, meqë rast do vritet e tërë filozofia demokratike e kësaj partie të madhe popullore e ndërtuar për 25 vite në krye më presidentin historik Dr. Ibrahim Rugova, kur vetëm brenda tri orëve do përmbyset i gjithë koncepti si dhe bazat e lirisë së fjalës dhe konkurrencës së lirë të anëtarësisë për të zgjedhur dhe për t’uzgjidhë në poste partiake më votën e lirë të 356 delegatëve, por e cila nën diktaturën e Isa Mustafës është shkelur brutalisht atë ditë kobzezë për LDK-në dhe demokracinë në Kosovë. Sepse, siç dihet ai u rizgjodh më aklamacion (lexo: urdhër) në postin e kryetarit të saj për të dytën herë arbitrarisht dhe nëmënyrë krejtësisht staliniste. Vetë mbyllja e dyerve të ndërtesës ku po mbahej Kuvendi ndaj dy grupeve të delegatëve nga Zvicra dhe Gjermania dhe moslejimi i tyre që të marrin pjesë në punimet e tij, ishte dhe do mbetët akti më i dëmshëm për vetë LDK-në, sepse publikisht u vra filozofia Rugoviane si dhe u bë shkëputja definitive nga parimet bazë të demokracive të brendshme partiake dhe shtetërore. Prandaj, e gjithë kjo sallamadi dhe lojë politike “më duar në xhepa” e Isa Mustafës më aktorët dhe faktorët e brendshëm të LDK-së dhe të jashtëm kundërshtarë të saj, në rend të parë PDK-ja dhe H. Thaçi, do e shpijnë më në fund argatin e tyre pa pagesë që të bën gabime të njëpasnjëshme, sepse më ose pa vetëdije, e bëri vetë fundosjen e tij të mbrapshtë duke rënë në nivelin më të ultë politik dhe etik më sharjet e ndyra ndaj VV-jes më një gjuhë dhe fjalor tejet agresiv dhe banal, i cili në fakt do ia zbulon fytyrën e vërtetë prej politikani jashtëzakonisht pervers, hileqar, mashtrues, manipulues, keqpërdorues, gllabërues (rasti i tenderit dhënë djalit të tij), uzurpues, tinëzar, grykës, egoist, megaloman, abuzues, etj, i cili tërë karrierën e vetë shumë të gjatë politike do ta ngrisë dhe ndërtoi ekskluzivisht mbi kurrizin e popullit të vetë të shumë vuajtur pa i dhënë atij kurrë asnjë metelik, veçse duke e rrjepur dhe vjelë nga ai pasuri dhe të mira materiale në masë dhe vlera marramendëse..!?
Ky pra është kryeministri aktual i Kosovës të cilit, siç dëshmon biografia e tij politike, kurrë nuk i ka hangër palla për zhvillimin dhe shtet ndërtimin e Kosovës, përpos paradigma egoiste se si t’i realizojë ambiciet e tij materiale dhe politike. Nëse dikush nuk do pajtohet më vlerësimet e mia të thëna këtu për Isa Mustafën, unë jam i gatshëm të ballafaqohem më secilin më fakte tjera të cilat nuk munda t’i ceku këtu për shkak të mungesës së hapësirës mediatike..!?
Komentet