Kryeministri, Edi Rama ka folur në një intervistë për “Ora News” për zhvillimet e fundit politike nga shkarkimi i Ylli Manjanit te marrëdhënia brenda koalicionit.
“Besoj se nuk mund të ekzistojë një qeveri serioze në botë nëse një ministër nuk respekton skuadrën, rregullat që ka skuadra dhe mbi të gjithë detyra. Pasi detyra e minisrit është të mbulojë detyra që ka portofoli i tij dhe jo të bëjë opinion bërësin, apo opinion dhënësin ose opinion tjetërsuesin”, u shpreh Rama.
Kreu i qeverisë iu referuan në këtë deklaratë të tij Kodit Etik që qeveria e tij ka miratuar në fillim të mandatit.
Duke folur për marrëdhëniet me LSI-në, Rama u shpreh se nuk po zhvillohet asnjë negociatë me aleatin e tij në qeveri dhe se nuk po pritet asnjë përgjigje nga Meta.
“Nuk po negociojmë asgjë, jemi fokusuar te punët. Ne nuk po presim LSI ne po ecim drejtë bashkë me LSI dhe do të shkojmë në zgjedhje secili me alternativën e vet pavarësisht nëse jemi apo nuk jemi në një koalicion”, u shpreh Rama.
I pyetur për deklaratën në mbledhjen e Kryesisë se PS siguron bashkë me aleatët pa LSI, 71 mandate, Rama tha se kjo nuk është e vërtetë.
“Këto janë interpretime. Këto janë të gjitha fjalë dhe nuk kanë asnjë rëndësi. As të thëna nga unë apo nga aleati im. Këto janë fjalë që nuk kanë asnjë rëndësi”, u shpreh Kryeministri.
“Këtë do ta vendosin qytetarët në qershor nëse do t’i kemi 71 mandate, apo sa do të kenë të tjerët.”
Pjesë nga intervista:
Tare: Të hënën shkarkuat Ministrin e Drejtësisë.Si është e vërteta e shkarkimit?
Rama: Nuk mund të ekzistojë një qeveri serioze në botë nëse një Ministër nuk respekton skuadrën, rregullat dhe mbi të gjitha detyrat. Detyra e Ministrit është të bëjë të gjithë detyrat që mbulon portofoli i tij dhe jo të bëjë opinionbërësin, opoiniondhënësin apo opiniontjetërsuesin e qeverisë.Nuk ka asnjë problem ta bëjë këtë jashtë rradhëve të kabinetit qeveritar.
Tare: E ka të ndaluar të flasë një Kryeministër?
Rama: Qeveria ka një kod etik të miratuar me konsesus që përcakton saktësisht marrëdhëniet e çdo anëtari të kabinetit me kabinetin dhe publikun, Ministri ka detyrimin të flasë me publikun, pro ti shërbejë publikut si anëtar i qeverisë.
Tare: Manjani po pengonte reformën në drejtësi?
Rama: Zgjedhja e Ministrit të ri do forcojë dhe përmirësojë marrëdhënien e qeverisë me Kuvendin dhe do jetë një nxitje mjaft e nevojshme për të çuar përpara reformën në drejtësi.Me rëndësi është çfarë qeveria prodhon për të mirën publike.
Tare: Manjani po pengonte reformën në drejtësi?
Rama: Zgjedhja e Ministrit të ri do forcojë dhe përmirësojë marrëdhënien e qeverisë me Kuvendin dhe do jetë një nxitje mjaft e nevojshme për të çuar përpara reformën në drejtësi.Me rëndësi është çfarë qeveria prodhon për të mirën publike.Një nga të mirat e mëdha që kjo qeveri ka detyrimin të prodhojë për qytetarët është një drejtësi e re, e drejtë që kalon përmes zbatimit të një reforme që në pjesën më të madhe të saj është shkruar në letër por duhet kthyer në realitet.
Për ta kthyer në realitet duhet të nxitojmë për të zbatuar ligjin e vettingut që është filtri për të kaluar nbga një turbullirë e jashtëzakonshem e një uji të ndenjur dhe qelbur prej 20 e kusur vitesh në rrjedhën e pastër të një drejtësie që i shërben të gjithë qytetarëve dhe nuk e lë njeriun e thjeshtë dhe të zakonshëm të këtij vendin në mëshirën e një tregu ku drejtësia është një mall që shitet ose blihet.
Tare: Ishte dakord Ilir Meta për shkarkimin e Manjanit?
Rama: Sigurisht që shkarkimi u ekzekutua pasi u dakordësuam me bashkëkryetarin e koalicionit qeverisës.
Koalicioni PS-LSI
Tare: Çfarë nuk po funksionon në koalicionin PS-LSI?
Rama: Është një problem që nuk e konstatoj, mendoj se koalicioni ka funksionuar më së miri pasi shikoj strukturën e plotë dhe nuk i lejoj vetes të humbas në detaje të papërsosura, difektoze apo në detaje të shëmtuara që mund të ketë një tablo e madhe e një pune të madhe për të bërë disa reforma që janë produkt i këtij koalicioni dhe pa këtë koalicion nuk do të ishin bërë dot kurrë siç nuk u bënë në 20 e kusur vite.
Tare: A ka rezonaur kjo aleancë edhe në bazë?
Rama: Nuk kam asnjë interes vetë të hyj në këto detaje. Koalicioni ka marrë përsipër të reformojë vendin. Patjetër që ka njëmijë e një probleme, detaje, etj, por koalicioni por reformon Shqipërinë. Ky është thelbi. Ne kemi shumë për të treguar me krenari siç kemi edhe shumë për të bërë akoma me modesti përpara njerëzve duke u thënë se koha kur reformat do të japin rezultate është ende përpara dhe nuk ka ardhur.
Tare: A ndikon pushteti lokale në marrëdhëniet e koalicionit me LSI-në. Durrësi ishte shembull
Rama: Jam i sigurt që shikoj më larg. Qytetarët kanë pulsin e tyre dhe unë kam pulsin tim. Ajo që mund të them që Durrësi nuk ka qenë asnjëherë më mirë se sot fal lidershipit të kryetarit të bashkisë. Nëse një buxhet nuk është miratuar momentin e parë dhe është miratuar në momentin e dytë, tregon që koalicioni funksionon. Partitë kanë ide dhe pikëpamje të ndryshme.
Tare: A jeni konsultuar me LSI-në për PDIU-në?
Rama: Ftesa për PDIU-në është bërë bashkërisht me bashkëkryetarin e koalicionit.
Tare: PDIU mori vota djathtas dhe iu bashkëngjit koalicionit majtas
Rama: E drejta e besimit është e drejtë e njeriut
Mandatet për koalicionin
Rama: Nëse Shqipëria sot është më moderne si shtet. Ka një moder reformimi që të gjithë e deshën dhe askush nuk e bëri është rezultat i kësaj mazhorance. Nëse qeveria ka një reformë në drejtësi dhe nëse Shqipëria sot ka një kantier të madh reformash të gjithanshme, kjo është rezultat i këtyre mandateve. Kemi premtuar Rilindje dhe po rilindim Shqipërinë. Rilindja është edhe më e vështirë se lindja. Jam i vetëdijshëm që më e shumta mbetet për t’u bërë. Ajo që kemi bërë më jep të drejtën të jem i bindur se mund t’ia dalim. Shikoj që potenciali ynë është i madh. Siç thoshte një President i famshëm amerikan; pas të 40-ve çdo njeri kanë përgjegjësi për fytyrën që kanë.
Tare: Është hera e parë që nuk e thoni qartë se nuk doni të jeni në koalicion me LSI-në?
Rama: Ajo që unë di të them që për PS-në nuk ka pyetje dhe as pikëpyetje për strategjinë e këtij koalicioni. Nuk e kemi shtruar asnjëherë për diskutim për ta rishqyrtuar. E majta shkon përtej një mandati, meje, përtej Ilir Metës, përtej këtyre situatave.
Mandatet
Tare: I keni 71 mandate siç keni thënë…
Rama: Këtë do ta vendosin shqiptarët në qershor dhe sa mandate do të kenë të gjithë.
Tare: Pritshmëria juaj në zgjedhje
Rama: Do të punojmë për të përmbushur detyrimet tona dhe njerëzit do të dëgjojnë për çka nuk është përmbushur siç duhet. Duhet konsideruar një arritje e jashtëzakonshme jo për faktin se ka ndryshuar me magji Shqipërinë
Tare: Sepse këtë nuk e besoni edhe ju..
Rama: Nuk ekziston. Për faktin se është vendosur një bazë për të bërë shtet.
Tare: Ka filluar fushata, i keni kalkulimet tuaja…
Rama: Jam më tepër i fokusuar se sa tek kjo që pyesni. Jam i fokusuar tek ecuria e ligjit të Vettingut. Jam i inkurajuar tek largimet vullnetare të disa gjyqtarëve dhe prokurorëve. Pastrimi i premtuar i pallatit të drejtësisë do të jetë shembullor. Ky është proces që kërkon vëmendje dhe mbi të gjitha vendosmëri të madhe. Jam i fokusuar tek programi i ri i quajtur 1muiliardë për rindërtimin.
Lëvizja e Koço Kokëdhimës
Tare: Lëvizja e Kokëdhimës Zgjidhja e shihni si rrezik?
Rama: Unë nuk shoh rreziqe por vetëm mundësi.
Tare: Ftoni parti të tjera në koalicion?
Rama: Mirpëresim çdo kënd. Koalicioni është dhe mbetet themelor. Ne nuk duam të qeverisim sot për sot por për të përcaktuar si do të jetë Shqipëria pas 20 vjetësh. Nëse sot kemi shqiptarë viktima të një keqqeverisje dhe mungesë reformash, ne nuk duam që pas 20 vjetër një tjetër gjeneratë të digjet.
Tare: Jepni garanci që kandidatët e PS-së nuk i kap dekriminalizimi
Rama: Janë diskutime të vjetra. kemi kaluar një ligj dhe nuk ka më histori jep garanci. Kriteret i ka ligji. Nuk jemi në fazën e kritereve dhe ato i jep Partia Socialiste.
Tare: Për sa i përket numrit të biznesmenëve në Parlament.
Rama: Akuzat bëhen që njerëzit të çoroditen.
Votimi elektronik
Tare: Pse nuk e pranoni vitimin elektronik?
Rama: S’i futemi aventurave Tare Pse nuk pranuat propozimin e votimit elektronik? Nuk është e vërtetë, kemi thënë se jemi të gatshëm por na duhet opinion i OSBE / ODHIR. Ai opinion është negativ. Nuk mund të hyjmë në një aventurë që asnjë ekspert nuk na e garanton
Komentet