VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Intervista – JUSUF BUXHOVI: “Korrigjimi i kufijve” zgjon apetitet e Beogradit në rajon, të cilat historikisht përputhen me rritjen e apetiteve të Moskës

By | December 6, 2018

Komentet

Nesër protesta edhe më masive në Shqipëri, ngrihen biznesi i vogël dhe i mesëm

Shoqata e Biznesit të Vogël dhe të Mesëm e Shqipërisë njoftoi ditën e sotme, përmes një konference, që duke filluar nga nesër, biznesi i vogël dhe i mesëm do të protestojë.

“Kemi bërë thirrje për grevë, nga ora 8 e mëngjesit deri në 16.00 të pasdites, forma e së cilës do të jetë me ulje qepenësh. Kryefjala e protestës sonë është përfshirja në TVSH e biznesit të vogël, e cila pati efekte gjatë këtij viti. Nga janari deri në fund të nëntorit falimentuan plot 13 mijë biznese të vogla”- bëri me dije Bujar Muça, nënkryetar i Shoqatës, për “Monitor”.

Sipas tij, kërkesat që i drejtohen qeverisë janë si më poshtë:
1. Rritja e pragut të tvsh për biznesin e vogël nga 2 mld lekë në 12 mln lekë
2. Ulja e çmimit të energjisë elektrike me 30 %
3. Ulja e çmimit të karburantit me 40 lekë për litër
4. Ndalja e projektit të qeverisë për zëvendësimin e kasave fiskale dhe gjithashtu ndryshim sistemi

Sipas z. Muça, biznesi i vogël po përballet gjithnjë e më tepër me kosto të shtuara. “Edhe për projektin e zëvendësimit të kasave fiskale, ka kosto të larta për ne. Bëhet fjalë për rreth 700 mijë biznese që i përfshin ky projekt. Një kasë së bashku me ndryshimin e sistemit arrin në 500-600 euro, gjë e cila është kosto shumë e lartë për ne. Jemi dakord me projektin në parim, por qeveria të mbulojë kostot”- thotë më tej z. Muça.

Ai shtoi se , duke nisur nga data 19.12.2018, janë bërë thirrje në rang kombëtar, duhet një solidarizim mes të gjithë bizneseve, që të qendrojnë të bashkuar për kauzën dhe kërkesat që kanë.

“Ne mbështesim edhe kauzën e studentëve, ndaj duke nisur nga dita e nesërme, të gjithë bizneset në të gjithë Shqipërinë do të solidarizohen me mbyllje qepenash fillimisht, e në rast të mosreagimi nga instancat përkatëse, do të kemi përshkallëzim të protestës në ditët e tjera”- tha z. Muça, duke paralajmëruar edhe greva urie.
Sipas një kërkimi të botuar më parë në Monitor, prej fillimit të vitit dhe deri më 30 nëntor kanë kaluar në statusin pasiv gati 14 mijë biznese (13,927), të cilat në pjesën më të madhe janë biznese të vogla. Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë ka një rritje me rreth 65%. Mesatarisht, duke përjashtuar fundjavat (kur nuk kryhen veprime tek tatimet), rezultojnë që janë mbyllur reth 57 biznese në ditë.

Të dhënat në rezultatet paraprake të Anketës Strukturore të Ndërmarrjeve për vitin 2017 tregojnë se numri i bizneseve të vogla dhe të punësuarit ranë në krahasim me të njëjtën periudhë më parë. Numri i ndërmarrjeve me 1 deri në 4 të punësuar në 2017-n ishin 94 mijë e 614 biznese, ndërsa një vit më parë 96 mijë e 614 biznese, thuajse 1,800 biznese më pak. Në prill 2018, situata e biznesit të vogël u shtrëngua me përfshirjen në skemën e TVSH-së të bizneseve me qarkullim mbi 2 milionë lekë, nga 5 milionë lekë që ishte pragu për përjashtimin nga TVSH-ja.

Papa-liderëve: Mos ua vini fajin emigrantëve për problemet tuaja

Papa Françesku dënoi udhëheqësit nacionalistë të cilët fajësojnë emigrantët për problemet në vendet e tyre, pasi, siç tha, janë vetë ata që po nxisin mosbesimet në shoqëri përmes fitimeve të pandershme dhe politikave ksenofobike dhe raciste.

Papa, 82 vjeçar, i cili iu doli në mbrojtje emigrantëve gjatë gjithë papatit të tij, i bëri këto komente në mesazhin e tij për Ditën Botërore të Paqës të Kishës Katolike. Letra iu dërgohet krerëve të shteteve dhe qeverive si dhe organizatave ndërkombëtare.

Mesazhi i Papës vjen në kohën kur emigracioni është një nga çështjet më të diskutueshme në vende të ndryshme si: Shtetet e Bashkuara, Italia, Gjermania dhe Hungaria.

“Adresimet politike që tentojnë të fajësojnë emigrantët për çdo të keqe dhe privojnë shpresën nga të varfërit, janë të papranueshme” ka shkruar Papa në letër, por nuk ka përmendur konkretisht ndonjë vend apo udhëheqës.

Ai tha se në kohët e sotme “po shënojnë një klimë të mosbesimit e rrënjosur në frikën ndaj të tjerëve ose të huajve, ose ankthit për sigurinë personale”.

Papa Françesku shprehet se është i trishtuar se ky mosbesim gjendet “gjithashtu në nivelin politik, në qëndrimet e refuzimit dhe format e nacionalizmit të cilat po vënë në pikëpyetje vëllazërinë, për të cilën bota jonë e globalizuar ka aq shumë nevojë”.

Studentët protestues: “Nuk duam karrige pushteti, duam dije të jetojmë në vendin tonë“

Vazhdojnë protestat e studentëve në Tiranë. Tani ata kërkojnë që opozita të kthehet në Parlament për një Ligj të ri Arsimit të Lartë.

Protesta e studentëve të Universitetit Publik të Tiranës hyri të martën (18.12.) në javën e saj të tretë me bojkot total të auditoreve. Shirat dhe ftohja e motit, që nisën të hënën nuk po i mbrapsin studentët që të vazhdojnë protestën e tyre para Kryeministrisë, të bllokojnë për disa orë trafikun e automjeteve në nyje kyҫe të Tiranës. Java e tretë e protestës shënon edhe një fazë të re të saj:  braktisjen e gjithe auditoreve, pjesëmarrjen e gjithë studentëve në protestë.

Autonomia e Universitetit dështoi. Pedagogët humbën klientët e tyre

Silvi Dollani, studente në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, thotë për DW se protestës së tyre nuk u janë bashkuar në mënyrë masive pedagogë, dekanë apo edhe rektorë. „Ku janë ata? A i përgjigjen dot pyetjes pse auditoret janë bosh? Nuk duam të studiojmë më në auditore pa kushtet normale, në biblioteka dhe labaratorë me sipërfaqje 4 metra katrorë ku ka literaturë dhe instrumenta të 60 viteve më parë. Braktisja e auditoreve është një klithmë për pedagogët, dekanët, rektorët, qeverinë dhe opozitën. Nuk na bashkohen në protestë, se na kanë parë si klientë të biznesit të tyre ilegal, e shndërruan universitetin në vjelje parash nga studentët jo dhënie të dijes për  jetesën.

Silvi Dollani shpreh shqetësimin e studentëve për mungesën e perspektivës, megjithë praninë në sallat e universiteteve. “Çdo ditë në universitet ne pyesim vehten: Mos po humbim kohën kot se në auditore dhe laboratorë nuk po na mësojnë asgjë? Ka dështuar autonomia e universitetit dhe ligji për arsimin e lartë. Nuk dua të largohem nga Shqipëria për të studiuar. Dua të qëndroj në vendin tim. Shqipëria po ndryshon, kjo protestë është shenjë e ndryshimit. Dua të jem pjesë e ndryshimit. Po e sjellim ndryshimin- jemi lider të protestës sonë”.

Studenten protestieren in Tirana Albanien (DW/A. Ruci)

Silvi Dollani

Lider i protestës – Media sociale

Proteta e studentëve vazhdon në javën e saj të tretë pa emra drejtuesish. Lider të saj janë vetë studentët. Ata komunikojnë me njëri-tjetrin përmes medias sociale dhe teknologjisë së informacionit dhe vendosin sesi do të jetë dita e protestës. Po në kaosin potencial që mund të shkaktojë mungesa e drejtuesve, studentët kanë të qartë që protesta e tyre nuk ka kërkesa politike.

“Nuk duam karrige pushteti. Duam dije. Opozita kërkon ta përdorë protestën tonë për qëllimet e veta. Le të kthehet më mirë në parlament, le të marrë në dorë Ligjin e falimentuar të Arsimit të lartë dhe  të punojë që ai të zëvendësohet me një ligj të ri, që të riparojë gjithë shkatërrimin e arsimit të lartë që ligji ekzistues ka sjellë” thotë për Dë, Silvi Dollani.

Ajo  bën pjesë në atë grup të madh të studentëve protestues që nuk pranojnë të dialogojnë me kryeministrin Rama.“Kryeministri Rama ka pranuar që kërkesat tona janë të drejta. Ne nuk jemi ekspertë financash publike, as dimë sesi drejtohet shteti. Kërkesat tona janë të qarta: duam kushte normale studimi dhe jetese në konvikte. Duam dije dhe jo të jemi pjesë e biznesit dhe korrupsionit  në universitet“, thekson Silvi Dollani.

Hapet rruga drejt dialogut me kryeministrin Rama

Por rrugën e dialogut me kryeministrin Rama e kanë hapur në mbrëmjen e të hënës studentët dhe pedagogët e Fakultetit të Gjeologjisë. Që nga mbrëmja e djeshme në rrjetet  sociale qarkullon një video, ku të dyja palët flasin për situatën dhe nga duhet të fillojë ndryshimi.Vetë Kryeministri Rama bën me dije në median sociale se takimi është zhvilluar. “Patëm një bashkëbisedim të dobishëm për dialogun. Mësova gjëra të reja prej tyre. Ndofta edhe ata e kuptuan se ku e kam hallin, neser vazhdojmë “bën me dije Rama. Këmbëngulja e kryeministrit Rama për rikthimin e vlerave univesitare, përtej plotësimit të kushteve të studimit dhe jetesës në konvikte ka hasur në një kundërshtim të fortë të studentëve protestues, që refuzojnë dialogun me kryeministrin Rama.

Studenten protestieren in Tirana Albanien (DW/A. Ruci)

Don Pjetri

Greva e urisë- opsion i protestuesve

Dy javët e protestës u kanë sjellë studentëve disa fitore: protesta i ka bërë skanerin sistemit  të kalbur të arsimit të lartë në Shqipëri. Skaneri tregon se sa keq ky sistem është brejtur nga korrupsioni, nepotizmi, paaftësia për t’u dhënë studentëve dije për jetën dhe tregun e punës. Skaneri tregon neglizhencën ndaj rinisë, kushteve të mësimit në auditore dhe jetesës në konvikte të rinisë studentore per rreth 3 dekada. Protesta ia doli të heqë tarifën për provimet e mbartura, përgjysmoi atë të studimit, bëri që të miratohet fondi për ristrukturimin e konvikteve në qytetin „Studenti”.

Por kërkesa që shpenzimet për arsimin e lartë  të jenë në masën e 5% të Prodhimit të Brendshëm Brutto është e papranueshme dhe e papërballueshme për qeverinë. Opsioni i grevës së urisë vazhdon të qëndrojë në strategjinë e protestës pa lider të studentëve. Don Pjetri, student në Fakultetin re Inxhinjerisë Mekanike, në Universitetin Politeknik të Tiranës, thotë për Dë: “Do kalojmë në grevë urie. Mos të na detyrojë kryeministri të shkojmë drejt grevës së urisë, kërkojmë plotësimin e kërkesave tona. Do të qëndrojmë këtu nesër, pasnesër, deri në fund të dhjetorit, do ta rinisim në janar, shkurt deri sa qeveria të plotësojë kërkesat tona. Pastaj flasim me kryeministrin për kthimin e vlerave universitare”.

Studentët paralizojnë Tiranën, bllokojnë akset kryesore (video)

Edhe këtë të martë studentët kanë vendosur ta përshkallëzojnë protestën e tyre deri në plotësimit të tetë pikave që sipas tyre konsiderohen problem i madh në arsimin e lartë.
Kështu të shpërndarë në grupe studentët kanë bllokuar rrugët kryesore të Tiranës.
Herët në mëngjes ata publikuan pikat ku fakultete të ndryshme do të mblidhen për të bllokuar qarkullimin e mjeteve në shenjë proteste për mosplotësimin e kërkesave deri më tani nga qeveria.

Pesë akset kryesore që bllokohen janë:
1.Rrethrotullimi te Fakulteti i Ekonomisë
2.Sheshi Wilson
3.Kryqëzimi i “21 dhjetorit”
4.Rrethrotullimi Doganës
5.Kryqëzimi tek Nëntëkatëshet

Studentët i kërkojnë ndjesë qytetarëve për bllokimin e rrugëve, por shprehen se kauza e tyre prek të ardhmen e të gjithë vendit. Ata kërkojnë solidarizim dhe bashkim të pedagogëve gjimnazistëve, mësuesve dhe prindërve me protestën e tyre. Më tej ata bëjnë thirrje për të protestuar paqësisht dhe pa ngjyrime politike.

NATYRAL – Qumështi i vetëm i fshatit me cilësinë dhe sigurinë për qytetin

Natyral është produkt bio dhe organik i kontrolluar, produkt fshati i kaluar në filtra kontrolli, pasterizimi dhe paketimi.

Sa të sigurtë janë konsumatorët shqiptarë për cilësinë e qumështit që përdorin?

Shëndeti sot nuk është ai që ka qenë më parë dhe përgjegjës për këtë janë produktet fallso dhe ato me përbërës të dëmshëm.

Nga një vëzhgim në tregun e brendshëm dallon me dhjetëra marka prodhimi. Nga shqiptaret tek boshnjaket, nga serbet tek maqedonaset, nga italianet tek bullgaret.

Natyrshëm të shkon mendja tek qumështi industrial. Cilësia e qumështit industrial duket se bën që shqiptarët të preferojnë qumështin e shitur në rrugë, apo siç njihet, qumështin e fshatarit, edhe pse në kushte aspak higjenike.

Shumë konsumatorë zgjedhin një njeri të besuar të cilit ia blejnë qumështin dhe preferojnë këtë mënyrë blerjeje në vend të qumështit të paketuar.

Por a mundet që konsumatorët të marrin qumështin e fshatarit me cilësinë dhe sigurinë e qytetarit?

Është gjithmonë koha për të përfituar qumështin e vërtetë të fshatit të paketuar dhe garantuar me standardet më të larta të sigurisë dhe cilësisë ushqimore. Dhe nuk ka nevojë të blihet rrugëve.

Për tregun e Tiranës ka vërtet një zgjidhje ideale, qumështi i markës NATYRAL.

Natyral sjell fermën e parë organike të prodhimit të qumështit, markë kjo e regjistruar prej 11 vitesh.

Një produkt bio dhe organik i kontrolluar, produkt fshati i kaluar në filtra kontrolli, pasterizimi dhe paketimi.

Natyral është një nga fermat më të organizuara sipas formulës së kooperativës duke kontribuar në jetën e gjithë komunitetit dhe grupeve të fermerëve.

Ka bashkëpunim të ngushtë për jonxhën, misrin, silazhin me të gjithë komunitetin e fermerëve në Balldre të Lezhës.

Çdo hallkë e prodhimit është e çertifikuar nga standardi bio dhe organik.

Natyral së shpejti do të tregtohet në 60 pika të dedikuara në Tiranë.

Çfarë do të thotë të prodhosh një produkt organik me logon Natyral?

E para është rraca e lopës, quhet brun alpina me rendiment jo shumë të lartë, por me një cilësi të pakrahasueshme. Këto janë lopë zvicerane me gëzof gri dhe me peshë nga 500-750 kg.

Kjo rracë sjell një qumësht me vlera ushqimore të përkryera dhe qumështi i tregtuar vjen në treg vetëm nga këto lopë dhe nga asnjë tjetër. Kjo bëhet vetëm për të garantuar cilësinë maksimale për tregun kryesisht të Tiranës.

Lopët ushqehen vetëm me produkte natyrale rreptësisht të kontrolluara dhe nuk marrin asnjë trajtim me hormone ose antibiotikë për të rritur masën e lopës dhe për të influencuar në rritjen artificiale të prodhimit të qumështit.

Pika më e fortë e kooperativës së prodhimit të qumështit NATYRAL është përgatitja natyrale e bazës ushqimore për lopët.

Në Balldren ka sipërfaqe gjigande për ushqimin organik, pa pesticide dhe ky ushqim është i garantuar për një periudhë 12 mujore. Asnjë shtesë konservanti nuk bën pjesë tek ushqimi i lopëve.

Artur Dojaka, presidenti i kompanisë tregon se këto 11 Vite të markës NATYRAL, paraprihen nga tre breza eksperiencë në blegtorinë cilësore, perfeksionuar nga një përvojë profesionale në një kooperativë në Izrael të tipit kibutz aty ku puna është e të gjithëve dhe prona e asnjërit, por vetëm e komunitetit.

NATYRAL vetëm natyral

Presidenti Dojaka deklaron se qumështi NATYRAL nuk ka asnjë lloj shtese kimike, asnjë konservant, asnjë mikrobicid dhe ndaj bazohet në Tiranë që të sigurohet afërsia me tregun.

Pasterizimi i qumështit kryhet për 15 sekonda në temperaturën 72 gradë celsius.

Qumështi udhëton me transport krejtësisht cilësor dhe çdo milimetër i linjës së pasterizimit dhe paketimit vëzhgohet strikt nga një specialist gjerman Volfgang Nehring, përveç kontrolleve të imta që sigurojnë higjienë maksimale dhe sterilitet.

Çdo pjesë e linjës është ultramoderne që nga transporti, hyrja e qumështit dhe paketimi. Çdo proces është automatik dhe i garantuar.

NATYRAL së shpejti do të shërbejë me 60 pika shitje në të gjithë Tiranën, por gjendet jo vetëm në pikat aktuale Natyral por edhe në të gjithë rrjetet e supermarketeve, jo vetëm me qumështin cilësor, por edhe me djathin me 0% yndyrë./AgroWeb.org

Sa rëndësi ka përdorimi i një qumështi pa konservantë dhe i prodhuar nga një lopë të cilës nuk i injektohet asgjë?

Studimet më të mirënjohura botërore tregojnë se konservantët edhe pse janë domosdoshëm për të ruajtur sa më gjatë ushqimet nga prishja kanë efekt negativ në organizëm.

Konkretisht qumështi industrial i nënshtrohet një përpunimi të mirëfilltë me kimikate. Qumështi industrial trajtohet me tre përbërës – formalinë, peroksid hidrogjeni dhe detergjentë.

Formalina është një konservant që nuk e lejon qumështin të prishet, ndërkohë që studimet e shënjestrojnë këtë substancë si përgjegjëse për shtimin e rasteve të sëmundjeve tumorale dhe kancerogjene. Por edhe sëmundje të lëkure, të syve dhe mëlcisë.

Peroksidi i hidrogjenit i hidhet qumështit qe te mos lejojë zhvillimin e bakterieve te zhvillohen. Peroksidi sjell probleme të zemrës, të zorrës së trashë dhe jep probleme në tretjen e ushqimeve.

Detergjentët. Sa më i bardhë të jetë qumështi aq më i pastër është, apo jo? Jo, e keni gabim. Ky efekt mund të arrihet duke shtuar pastrues si detergjentet që sigurojnë bardhësinë perfekte dhe trashësinë e duhur çka josh konsumatorët.

Detergjentë sjellin probleme serioze me shëndetin, të përqendruara në aparatin tretës dhe në mëlçi./AgroWeb.org

Tetë vende të BE-së anëtarë të KS të OKB-së, mbështesin ushtrinë e Kosovës

Tetë vende të Bashkimit Evropian, anëtare të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, i dhanë mbështetje të hënën të drejtës së Kosovës për themelimin e ushtrisë së saj.

Këto komente u bënë në një deklaratë të nënshkruar nga Belgjika, Franca, Gjermania, Italia, Holanda, Polonia, Suedia dhe Mbretëria e Bashkuar, në të cilën theksohet se “ne vendet e Bashkimit Evropian, pjesë e Këshillit, duam të nënvizojmë se një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht e detyrueshme, është thelbësore që Serbia dhe Kosova të përparojnë në rrugën e tyre evropiane.

“Nisja e procesit të tranzicionit Forcës së Sigurisë së Kosovës është e drejtë sovrane e Kosovës. Ne e kemi parasysh përkushtimin e Kosovës për transformimin gradual të forcës së sigurisë, në bashkërendim të plotë me NATO-n dhe partnerët e saj.”

“I bëjmë thirrje Kosovës që ta kryejë tranzicionin e FSK-në në 10 vitet e ardhshme në mënyrë transparente dhe gjithëpërfshirëse, për të përfshirë komunitetet dhe bëjmë thirrje që kjo të mos ndikojë në bisedimet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Ne gjithashtu bëjmë thirrje që të ruhet marrëveshja me KFOR-in sa i përket veprimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në veri të vendit”.

Në deklaratë thuhet se, pothuajse dy dekada pas miratimit të rezolutës 1244 dhe dhjetë vjet pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, Beogradi dhe Prishtina ende kanë shumë çështje që kanë të bëjnë me marrëdhëniet e ardhshme që duhet të zgjidhen në kuadër të marrëveshjes gjithëpërfshirëse për normalizim.

“Në u bëjë thirrje të dyja palëve të ndërmarrin hapa që të dëshmojnë përmbajtje, të ulin tensionet dhe të krijojnë kushtet për rifillimin e bisedimeve të lehtësuara nga shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian. Një marrëveshje detyruese që trajton të gjitha çështjet mbetet përparësia kryesore”, thuhet në tekstin e deklaratës që u publikua pak para fillimit të mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së me kërkesë të Serbisë për të diskutuar vendimin e parlamentit të Kosovës për shndërrimin e Forcës së Sigurisë në ushtri të Kosovës.

Vendimi i cili u mbështet nga Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe Gjermania, nxiti reagim kundërshtues të NATO-s dhe Bashkimit Evropian, që vlerësuan se koha nuk ishte e përshtatshme për një gjë të tillë.

Vendimi u prit me zemërim në Beograd, ku presidenti serb, Aleskandër Vuçiç, tha se votimi i parlamentit të Kosovës është veprim që rrezikon qëndrueshmërinë e gjithë rajonit, ndërsa sulmoi ashpër Shtetet e Bashkuara për mbështetjen e ushtrisë së Kosovës.

Përfundon me mospajtime takimi i Këshillit të MSA-së Kosovë – BE

Takimi i radhës i Këshillit të Stabilizim-Asocimit ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, përfundoi të hënën në Bruksel, me anulimin e një konference të përbashkët për gazetarë dhe me një komunikatë në të cilën Bashkimi Evropian kritikoi ashpër tarifat e vendosura nga Kosova ndaj mallrave serbe dhe nguli këmbë në heqjen e menjëhershme të tyre.

Në një komunikatë të zyrës së shefes së politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, thuhet se vendosja e këtyre tarifave dëmton interesat ekonomike të Kosovës dhe qytetarëve të saj dhe dëmton synimet e Kosovës për të qenë një vend tërheqës për investime.

Para takimit të sotëm, zonja Mogherini dhe dy komisionarë të saj, kishin kërkuar nga Kosova që të heqë tarifat dhe si kundërpeshë kishin ofruar vënien e emrit të Kosovës në vend të atij të Misionit të Kombeve të Bashkuara në Marrëveshjen për tregti të lirë në Evropën Qendrore, të njohur si CEFTA.

Por qeveria e Kosovës nuk e ka pranuar një ofertë të tillë.

Kryeministri Ramush Haradinaj tha pas takimit se Kosova synon një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Serbinë dhe nuk ka kohë për zgjidhje të pjesshme të problemeve siç është çështja e tarifave. Ai tha se ajo duhet të zgjidhet në një marrëveshje që nënkupton njohje, ulëse në OKB dhe anëtarësim në mekanizma ndërkombëtarë për Kosovën.

Ai tha se delegacioni i Kosovës ka kërkuar një trajtim të barabartë të saj duke vënë theksin tek liberalizimi i vizave. Ndërsa ka ritheksuar kërkesën që bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë të vazhdojnë, por me një rol më të madh të Shteteve të Bashkuara.

“Qeveria dhe unë, asnjëherë, nuk e kemi vënë në pikëpyetje rëndësinë e dialogut. Kjo është e vetmja rrugë përpara për Kosovën dhe Serbinë, që të bëhemi anëtarë të barabartë të familjes evropiane”, thuhet në fjalimin që kryeministri Haradinaj ka mbajtur në takim e të cilin ai e shpërndau në rrjetin social facebook.

“Megjithatë, njëzet vjet pas luftës, dhjetë vjet pas pavarësisë, dhe pesë vjet pas Marrëveshjes së Brukselit, realiteti është se, përparimi drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka qenë minimal, dhe në fakt tani ka dalur krejtësisht nga binarët, veçanërisht me diskutimin publik mbi idenë fatale të korrigjimit të kufirit dhe shkëmbimit të territorit; Ka dëmtuar seriozisht kredibilitetin e ndërmjetësuesit, dhe ka dëmtuar arritjet që kemi bërë në dialogun e ndërmjetësuar nga BE për më shumë se 7 vjet”.

“Më lejoni të theksoj edhe një herë, unë si Kryeministër dhe Qeveria e Kosovës, kundërshtojmë fuqishëm dhe e refuzojmë këtë ide, e cila do të sjellë vetëm luftëra dhe tragjedi të reja në Ballkan. Kushdo që flet për kufijtë, territorin, apo çfarëdo korrigjimi tjetër për vendim tim, është armiku ynë”, thuhet mes tjerash në fjalimin e tij.

Kosova nënshkroi në vitin 2015 marrëveshjen e Stabilizim Asocimit me Bashkimin Evropian, si kundërshpërblim për angazhimin e saj në bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë e cila kundërshton pavarësinë e Kosovës, por hapi bisedimet për anëtarësim për shkak angazhimit në bisedime.

Bashkimi Evropian kërkon nga të dyja palët një marrëveshje detyruese, gjithëpërfshirëse për normalizim marrëdhëniesh para së të përmbushin synimin për t’u bërë pjesë e bllokut.

Por bisedimet tashmë kanë ngecur dhe Serbia kushtëzon vazhdimin e tyre me heqjen e tarifave, të cilat qeveria e Kosovës i vendosi më 21 nëntor në shenjë kundërvënieje ndaj siç u tha fushatës agresive të Beogradit ndaj shtetësisë së Kosovës.

Parlamenti i Kosovës ngriti të shtunën një ekip negociues dhe miratoi një rezolutë për bisedimet e cila hedh poshtë mundësinë e diskutimit të tërësisë tokësore të Kosovës. Vendimi i cili nuk pati konsensus, nxiti reagimin e Beogradit i cili tha se ky është një veprim që i mbyllë dyert e bisedimeve.

LIVE – Përshkallëzohet protesta, studentët bllokojnë 3 pika kyçe

TIRANE – Studentët e universiteteve publike për disa orë me radhë u mblodhën para Kryeministrisë në një protestë kombëtare. Rreth orës 09:00 studentët nisën të mblidhen nëpër fakultetet e tyre, ndërsa kanë gjetur forma të veçanta, duke vendosur shirita apo dhe zinxhirë nëpër dyert e këtyre institucioneve, për të pezulluar kështu mësimin.

Me thirrje në kor; ‘plotësoni kërkesat’, ‘I duam tarifat sa Erjon Braçe’ studentët u stacionuan para Kryeministrisë, në pritje që të tjerë t’i bashkohen protestës.

Në orën 14:20, ashtu siç e kishin paralajmëruar më herët, protestuesit të stacionuar tek Kryeministria, u ndanë në tre grupe, ndërsa në shenjë përshkallëzim do të bllokojnë tre pika kyçe në Tiranë. Disa prej protestuesve u nisën drejt Bankës së Shqipërisë, disa të tjerë tek Zogu i Zi dhe disa të tjerë tek kryqëzimi afër Kryeministrisë. Ende nuk dihet afati se sa do të qëndrojnë të bllokuara këto rrugë.

Pavarësisht thirrjeve, ata kanë nënvizuar faktin se kauza e tyre nuk është politike, ndërsa shtojnë se do vazhdojnë protestat deri në plotësimin e 8 kërkesave pa dialog.

Ndonëse partitë politike, si në rastin e LSI, u kanë bërë thirrje të rinjve të tyre që të lënë kartat e anëtarësimit dhe t’i bashkohen protestës, studentët kanë pohuar se tubimi nuk do të marrë ngjyrime politike.

Ndonëse prej 13 ditësh të rinjtë që vazhdojnë arsimin e lartë në Tiranë, dhe jo vetëm, protestojnë, kryeministri Edi Rama nëpërmjet deklaratave për mediat apo dhe postimeve në rrjetet sociale nuk lëshon pe, duke i bërë të ditur të rinjve se kërkesat e tyre do të zgjidhen vetëm përmes dialogut.

Minutë pas minute:

Ora 15:15 Studentët thirrje Ramës: Nuk bëhet dialog nga Instagrami

“Rama të plotësojë kërkesat. Nuk bëhet dialog me instastory. Dialog nuk ka dhe të gjithë studentët janë bashkë. Do bllokohen të gjitha rrugët në mënyrë paqësore. Protesta do vazhdojë kështu siç është deri në plotësimin e gjithë kërkesave tona”- shprehet një studente.

Ora 14: 25 Studentët bllokojnë tre pika kyçe në Tiranë
Ashtu siç u paralajmërua me herët, protestuesit janë larguar nga protesta e para Kryeministrisë. Studentët do të përshkallëzojnë protestën, ndërsa do të bllokojnë rrugët.

Gazetari Erjon Skëndaj raporton për ‘BalkanWeb’ se protestuesit do të bllokojnë tre pika të rëndësishme në Tiranë, Zogun e Zi, kryqëzimin përballë Bankës së Shqipërisë (Tek Dollari) dhe Kryeministria.

Ora 13:34 Tensione tek Kryeministria, përplasje mes protestuesve dhe policisë
Tensione tek Kryeministria, përplasje mes protestuesve dhe policisë. Gazetarja Dorjana Bezat raporton në një lidhje direkte për ‘News24’ se shkak i përplasjes është bërë fakti që protestuesit kanë kërkuar të bëjnë një kordon përkrah Kryeministrisë, gjë që është penguar nga policia. Këta të fundit e kanë cilësuar si cënim të sigurisë për këtë institucion të rëndësishëm. ‘T’i shtypim plehrat, turp të keni, për këtë flamur’, kështu shprehet një qytetar i irrituar me policinë. Për të shmangur tensionet dhe nje agravim te mundshem te situates, vete studentet protestues formuan vete nje kordon para policise, per te thene qe kjo eshte proteste paqesore, dhe askush nuk kerkon dhune. Pas tensionit, situata u normalizua.

Ora 13: 08 Studentët sfidojnë dhe shiun
Teksa qëndrojnë për disa orë poshtë zyrës së kryeministrit Edi Rama, studentët kanë sfiduar edhe motin e keq. Pavarësisht se kanë nisur reshjet, ata kanë hapur çadrat, ndërsa disa të tjerë qëndrojnë në shi.

Nis Shiu Studentet

Ora 11:54 Hidhen tymuese ne drejtim te Kryeministrise
Në një kohë kur para Kryeministrisë qëndrojnë mijëra studentë dhe qytetarë që i mbështesin, është parë prezenca e tymueseve. Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për ‘BalkanWeb’ se 3 persona të maskuar me shall kanë hedhur mes turmës në drejtim të Kryeministrisë tymuese. Kaq mjaftoi që të reagonin protestuesit, të cilët kanë bërë thirrje që personat që hedhin tymuese të largohen, pasi nuk janë studentë. “Largohu ti aty, o zotëri largohu. Ik që këtej. Ska tymuese këtu”-tha studenti. Ndërkohë një tjetër shtoi: “Kemi ardhur këtu si studentë, kemi kulturë. Nuk protestojmë në mënyrë të turpshme. Nëse është dikush që do të përdorë dhunë në emrin tonë, turp, turp. Kemi ardhur këtu për kërkesa tona, për arsimin. Ne nuk ushtrojmë dhunë”.

Ora 10: 47 Studentët e Mjekësisë dhe Shkencat bllokojnë 9 Katëshet
Studentët e Mjekësisë pasi kanë nisur marshimin, janë takuar me kolegë të tyre të Shkencave të Natyrës, dhe në shenjë proteste kanë bllokuar kryqëzimin tek ‘9 Katëshet’.

Pasi do të qëndrojnë pak minuta në këtë aks, do të t’i drejtohen Kryeministrisë.

Ora 10:20 Studentët e Arkitekturës bllokojnë ’21 Dhjetorin’
Studentët e Arkitekturës dhe Urbanistikës pasi u mblodhën tek fakulteti, nisën marshimin e tyre, ndërsa në shenjë proteste bllokuan kryqëzimin e ‘21 dhjetorit’.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton se studentët do të qëndrojnë aty për gati 30 minuta. Gjatë qëndrimit në këtë pikë strategjike, për lëvizjen dhe qarkullimit të mjeteve, studentët këndojnë në kor himnin kombëtar.

Ora 10: 00 Ndërsa pritet të nisë protesta e studentëve e cila sot hyn në ditën e 13 të saj, forca të shumta policie kanë rrethuar Kryeministrinë.

Ora: 09:45 Studentët paralajmërojnë grevë urie
Teksa pohojnë se do të ketë përshkallëzim të protestës, studentët kanë paralajmëruar grevë urie. Një prej studentëve të Politeknikut tha për gazetarin Erjon Skëndaj se nëse sot nuk plotësohen kërkesat e tyre, ata do të ngujohen brenda Politeknikut dhe më pas do të hyjnë në grevë urie.

Ora 09: 43 Studentet: Përshkallëzim? Turma vendos
Nga ambientet e Universitetit Politeknik një prej studenteve tha për gazetarin Erjon Skëndaj se ditën e sotme do të ketë përshkallëzim të protestës. “Ne kemi vendosur që të mblidhemi tek fakultetet tona dhe të bllokojmë ato. Më pas do të nisemi drejt Kryeministrisë. Nuk e di se çfarë do të ndodhë sot, por di të them se turma vendos. Nuk duhet të ngatërrohen me rininë, ne jemi e ardhmja e këtij vendi. Kërkesat tona janë elementare”, tha studentja.

 

Ora 09:20: Studentët bllokojnë hyrjet e fakulteteve
Rreth orës 09:00 studentët kanë nisur të mblidhen nëpër fakultetet e tyre, ndërsa kanë gjetur forma të veçanta sipas tyre, duke vendosur shirita apo dhe zinxhirë nëpër dyert e këtyre institucioneve.

LIVE/Studentët paralajmërojnë grevë urie: Do ngujohemi te Korpusi (videot)

TIRANE – Studentët e universiteteve publike janë mbledhur para Kryeministrisë në një protestë kombëtare. Ashtu sikur edhe dje, ata i bënë thirrje qytetarëve shqiptarë që të jenë të pranishëm në këtë protestë paqësore. Rreth orës 09:00 studentët nisën të mblidhen nëpër fakultetet e tyre, ndërsa kanë gjetur forma të veçanta, duke vendosur shirita apo dhe zinxhirë nëpër dyert e këtyre institucioneve, për të pezulluar kështu mësimin. Me thirrje në kor; ‘plotësoni kërkesat’, ‘I duam tarifat sa Erjon Braçe’ studentët u stacionuan para Kryeministrisë, në pritje që të tjerë t’i bashkohen protestës.

Pavarësisht thirrjeve, ata kanë nënvizuar faktin se kauza e tyre nuk është politike, ndërsa shtojnë se do vazhdojnë protestat deri në plotësimin e 8 kërkesave pa dialog.

Ndonëse partitë politike, si në rastin e LSI, u kanë bërë thirrje të rinjve të tyre që të lënë kartat e anëtarësimit dhe t’i bashkohen protestës, studentët kanë pohuar se tubimi nuk do të marrë ngjyrime politike.

Ditën e sotme po ashtu është paralajmëruar edhe një takim në Rektorat me studentët, ndërsa nuk dihet nëse këta të fundit do të shkojnë.

Ndonëse prej 13 ditësh të rinjtë që vazhdojnë arsimin e lartë në Tiranë, dhe jo vetëm, protestojnë, kryeministri Edi Rama nëpërmjet deklaratave për mediat apo dhe postimeve në rrjetet sociale nuk lëshon pe, duke i bërë të ditur të rinjve se kërkesat e tyre do të zgjidhen vetëm përmes dialogut.

Ora 10: 47 Studentët e Mjekësisë dhe Shkencat bllokojnë 9 Katëshet
Studentët e Mjekësisë pasi kanë nisur marshimin, janë takuar me kolegë të tyre të Shkencave të Natyrës, dhe në shenjë proteste kanë bllokuar kryqëzimin tek ‘9 Katëshet’.

Pasi do të qëndrojnë pak minuta në këtë aks, do të t’i drejtohen Kryeministrisë.

Stduente Ok Ok

Ora 10:20 Studentët e Arkitekturës bllokojnë ’21 Dhjetorin’
Studentët e Arkitekturës dhe Urbanistikës pasi u mblodhën tek fakulteti, nisën marshimin e tyre, ndërsa në shenjë proteste bllokuan kryqëzimin e ‘21 dhjetorit’.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton se studentët do të qëndrojnë aty për gati 30 minuta. Gjatë qëndrimit në këtë pikë strategjike, për lëvizjen dhe qarkullimit të mjeteve, studentët këndojnë në kor himnin kombëtar.

Ora 10: 00 Ndërsa pritet të nisë protesta e studentëve e cila sot hyn në ditën e 13 të saj, forca të shumta policie kanë rrethuar kryeministrinë.

Ora: 09:45 Studentët paralajmërojnë grevë urie
Teksa pohojnë se do të ketë përshkallëzim të protestës, studentët kanë paralajmëruar grevë urie. Një prej studentëve të Politeknikut tha për gazetarin Erjon Skëndaj se nëse sot nuk plotësohen kërkesat e tyre, ata do të ngujohen brenda Politeknikut dhe më pas do të hyjnë në grevë urie.

Ora 09: 43 Studentet: Përshkallëzim? Turma vendos
Nga ambientet e Universitetit Politeknik një prej studenteve tha për gazetarin Erjon Skëndaj se ditën e sotme do të ketë përshkallëzim të protestës. “Ne kemi vendosur që të mblidhemi tek fakultetet tona dhe të bllokojmë ato. Më pas do të nisemi drejt Kryeministrisë. Nuk e di se çfarë do të ndodhë sot, por di të them se turma vendos. Nuk duhet të ngatërrohen me rininë, ne jemi e ardhmja e këtij vendi. Kërkesat tona janë elementare”, tha studentja.

Ora 09:20: Studentët bllokojnë hyrjet e fakulteteve
Rreth orës 09:00 studentët kanë nisur të mblidhen nëpër fakultetet e tyre, ndërsa kanë gjetur forma të veçanta sipas tyre, duke vendosur shirita apo dhe zinxhirë nëpër dyert e këtyre institucioneve.

Kosova ‘nuk kursen’ buxhet për Ushtrinë

Nadie Ahmeti

Buxheti aktual, konsiderohet i mjaftueshëm për fillimin e procesit të transformimit të Forcës se Sigurisë se Kosovës në një forcë ushtarake.

Kuvendi i Kosovës të premten ka miratuar përfundimisht tri ligjet, me të cilat mundësohet që Forca e Sigurisë së Kosovës të transformohet në një forcë ushtarake, përfshirë edhe përgjegjësi të mbrojtjes, por pa prekur në emrin e saj.

Transformimi i FSK-së pritet të kalojë nëpër disa faza dhe të zgjasë nga 7 deri në 10 vjet.

Ibrahim Shala, drejtor i Departamentit për Marrëdhënie me Publikun, në Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se është paparë që të ketë ngritje graduale të buxhetit të FSK-së.

“Do të thotë është planifikuar që në proporcion me fuqinë ekonomike të vendit, të shtohen edhe financat për Forcën e Sigurisë së Kosovës me mision të ri. Buxheti aktual për vitin 2018 është 53 milionë euro dhe është paraparë që për çdo vit të shtohen nga 5 milionë euro. Për vitin 2019, do të jetë 58 milion euro. Për vitin 2020 – 61 milionë, kurse për vitin 2021 buxheti do të jetë 66 milionë euro. Do të thotë është një ngritje graduale prej 5 milionë eurosh në vit”.

“Mirëpo, ky plan nuk mund të jetë fleksibil, varësisht nga rrethanat e sigurisë në vend dhe rajon dhe sigurisht që shteti, për Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në do të ketë prioritet në rrethana të caktuara”, bën të ditur Shala.

Pavarësisht kostos, përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës, tashme kanë deklaruar se ka bazë të mjaftueshme financiare për të ecur tutje me transformimin e FSK-së. Sipas tyre, brenda 10 vjetësh, sa është paraparë të marrë kohë ky proces, nga buxheti i Kosovës do të arrihet të sigurohen mjetet financiare.

Edhe Plator Avdiu, analist nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, thotë për Radion Evropa e Lirë, se duke marrë për bazë buxhetin e Kosovës, shuma e ndarë për Ushtrinë e Kosovës është e mjaftueshme.

Ai thotë se FSK- ja mund të marrë mjete shtesë edhe nga shtete anëtare të NATO-s, konkretisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet tjera që janë shprehur në favor të ndërtimit të Ushtrisë së Kosovës.

“Duke marrë parasysh se mandati i ri i FSK-së do të jetë ndërtim i kapaciteteve mbrojtëse dhe jo ndërtim i kapaciteteve ofensive ose sulmuese, rritja e buxhetit për çdo vit nga 5 milionë nuk do të thotë se do të mbetet gjithmonë i njëjtë për shkak se kjo shifër, me rritjen progresive të buxhetit të Kosovës mund të rritet edhe përqindja e buxhetit për FSK-në. Kështu që nuk mendoj se kjo mund të paraqesë ndonjë problem shumë të madh”, thotë Avdiu.

Forca e Sigurisë së Kosovës apo Ushtria e Kosovës është një forcë shumetnike, e uniformuar dhe e pajisur me armatim të lehtë. Ibrahim Shala thotë se varësisht nga zhvillimi dhe buxheti, Ushtria e Kosovës do të pajiset edhe me armatim.

Automjetet "Humvee" të FSK-së

Automjetet “Humvee” të FSK-së

Forca e Sigurisë së Kosovës, javën e kaluar është pajisur me 24 automjete ushtarake të tipit “Humvee”, të cilat kanë ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

FSK-ja apo Ushtria e Kosovës, në vitet vijuese, do të pajiset më gjithë armatimin e mjaftueshëm dhe të nevojshëm për t’i kryer detyrat që dalin nga misioni i ri, ka thënë më herët në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Kadri Kastrati ish-komandant i FSK-së.

“Kalibri më i madh që është paraparë për Ushtrinë e Kosovës, do të jenë topat deri në 105 milimetra, minahedhës deri 120 milimetra, mbrojtje kundërajrore, helikopterë dhe të gjithë armatimin nën këtë kalibër”, ka thënë Kastrati.

FSK-ja është themeluar në vitin 2009, sipas Planit Gjithëpërfshirës për Statusin e Kosovës të presidentit Marti Ahtisaari, në bazë të së cilit ishte shpallur pavarësia e Kosovës. FSK-ja aktualisht numëron 2500 pjesëtarë të rregullt dhe 800 rezervistë, thotë Shala, duke shtuar se ky numër pas ndërrimit të mandatit, do të dyfishohet. Më mandatin e ri parashihet që të ketë 5000 ushtarë aktivë dhe 3000 pjesëtarë rezervë.

Ndryshe, transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në kapacitete ushtarake nuk arriti të sigurojë mbështetjen e plotë të NATO-s. Por, ka siguruar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas Institutit Ndërkombëtar të Paqes në Stokholm (SIPRI), vendet e rajonit shpenzojnë vlera të ndryshme për ushtritë e tyre. Sipas këtij instituti, Mali i Zi në vitin e 2017 për ushtri ka shpenzuar më shumë se 63 milionë euro, Shqipëria më se 134 milionë euro, Maqedonia më shumë se 97 milionë euro, kurse Serbia më shumë se 614 milionë euro.

PROTESTA – Kryeministri kërkon dialog, studentët marrin vendimin. Ja çfarë pritet të ndodhë nesër

Ndërkohë që nga kryeministri i vendit është bërë vazhdimisht thirrje për dialog, për 8 kërkesat që studentët kanë paraqitur, këta të fundit janë shprehur se nuk kanë besim dhe duan të plotësohen fillimisht kërkesat e më tej mund të zhvillohet një dialog me tyre.

Sakaq, ata kanë njoftuar se edhe ditën e nesërme do të bojkotohet mësimi, duke vijuar kështu protestën para kryeministrisë siç kanë bërë ditët e fundit.

“Nesër, 17 dhjetor protesta vazhdon në Fakultete (9-11) dhe më pas para Kryeministrisë.

Në orën 9-11 organizohemi përpara fakulteteve për të ndërgjegjësuar çdonjërin nga ne  mbi kauzën tonë të drejtë. Studentët të pajisur me foni do të shpalosin në detaje kërkesat e tyre specifike për arsim cilësor. Folës të ndryshëm nga të gjitha programet e studimit dalin dhe denoncojnë me forcë problemet tona, padrejtësinë që na bëhen përditë, të cilat duhet të marrin fund. Studentët artikulojne kërkesa specifike për autoritetet drejtuese të Fakulteteve/Universiteteve. Përfaqësues nga fakultete/Universitete të tjera përshëndesin protestën dhe prezantojnë problemet e përbashkëta”, shkruhet në njoftimin për protestën.

Dita e 12 e protestës studentore vazhdon sot para Kryeministrisë

Studentët janë të vendosur që ta çojnë kauzën e tyre deri në fund, ndërsa sot do të mblidhen në orën 11:00 para Kryeministrisë. Pavarësisht motit të keq dhe reshjeve të shiut, një gjë e tillë nuk i ndal ata për të vijuar me protestën, që ka hyrë në ditën e 12-të.

Studentët janë të bindur se protesta e tyre do të vijojë deri në plotësimin e tetë kërkesave pa dialog. Nga ana tjetër, Rama disa herë u ka “shtrirë dorën” për të dialoguar, gjë që nuk është pranuar nga ata.

Ndërkohë që të hënën kanë paralajmëruar protestë masive me pjesëmarrjen edhe të qytetarëve. Ndërkaq, një ditë më parë studentët e fakultetit Ekonomik kërkuan dorëheqjen e dekanit Dhori Kule me pretendimin se nuk i ka pritur në takim për të diskutuar problematikat.