VOAL

VOAL

Intervista e parë e Ilir Metës President (e plotë)

July 25, 2017
blank

Komentet

blank

Romeo Gurakuqi: Qendra e studimeve shqiptare do zhvendoset në Beograd. Brenda qeverisë ka segmente të fuqishme që duan të kaluarën

Profesori Romeo Gurakuqi në një intervistë për Panorama TV ka reaguar në lidhje me projektvendimin për shkrirjen e Akademisë së Studimeve Albanologjike, ku e ka konsideruar këtë nismë si një goditje të rëndë ndaj institucionit.

Gurakuqi  tha se shkrirja e Akademisë së Studimeve Albanologjike i shërben interesave anti-shqiptare.

Ai shtoi se ka një përpjekje për të stopuar rishkrimin e historisë së Shqipërisë, një përpjekje që sipas tij ka nisur që nga shekulli i kaluar dhe tani përfaqësohet nga një grup brenda PS-së.

Pjesë nga intervista e Romeo Gurakuqit

Shpresoj që Rama dhe i bëj thirrje që të tregojë gjithë vullnetin e mirë në përkrahje të profesoritatit të Akadmisë së Studimeve Albanologjike. Nuk ka një qeveri që punon në bazë të së mirës publike që mund të godasë të vetmin institucion që merret me studimet shqiptare. Këtë gjë ia kam thënë edhe në vitin 2007, sepse nëse e shkrini i bie që qendrën e studmeve shqiptare ta zhvendosni në Beograd. Ne duhet të kujdesemi për këtë qendër sepse është themelore për vendosjen e shkencës shqiptare në konturet e shkencave humane bashkëkohore, ruajtjes së aseteve, dokumentat arkivore që vijnë atje prej 80 vitesh, sitet arkeologjike. Pra e konsideroj një veprim që cënon autonominë universitare, ne kemi pasur një bazë kuadri ligjor të cakutar.

Nëse ka pasur gabime në kornizën ligjore është deytrë e ekzekutivit të plotësojë jo të shkatërroj.

A mjafton korniza ligjore për të hartuar një projektvendim për të çuar në mbylljen e tij?

Në vitin 2008, 4 institucione kërkimore u bashkuan dhe krijun QSA. Në ligjin e vitit 2015 qëndra universitare u hoq por ASA u kthye në nenin 17 të ligjit të arsimit të lartë të nxjerë nga PS, ku theksohet se institucione të caktuara mund të ofrojnë programe studimi specifike dhe gëzojnë status të vecantë dhe e kemi pasur këtë status. VKM mbi bazën e së cilës jemi themeluar nuk është shfuqizuar. Kemi ushtruar aktivitete, statusi është aprovuar nga Lindita Nikolla. Me Evis Kushin kemi pasur një mbështetje të plotë, se çfarë është kjo ndërhyrje në pranverën pas zgjedhore të viti 2023 është një çështje për tu hetuar.

E shikoni të lidhur politikisht

Nuk është e mundshme që një institucion i caktuar që operon mbi një ligj të caktuar të nënvendoset nga një institucion tjetër që operon me legjislacion krejt tjetër. Ky është një institucion që operon mbi bazën e ligjit të arsimit të lartë, me staut të aprovuar me institucioni të zgjedhura në mënyrë demokratike. Pra në mënyrë arbitrare me këtë kuadër ligjor që nuk iu përket fare legjislacionit tentohet të nënvendoset dhe shtypet nga një institucion krejt tjetër. Në këtë institiucion nuk parashikohet ekzistenca e instituteve kërkimore. Ato kanë vetëm njësi kërkimore me afat deri në 3 vjeçar. Nuk ka lidhje me institutet e arsimit të lartë, kanë planë një punë të tyre. Dhe i teket dikujt që ka pushtet prej 37 vjetësh dhe tenton të absorboj. Di këtë gjë që, ky institucion ka marrë një fond të rëndësishëm nga qeveria për tre projekte dhe asnjë nuk është bërë. Ndërkohë institucioni ynë i vobegtë ka arritur ti përfundojë detyrat në mënyrë korrekte. Është jo e ndershme duhet ngritur zëri i tërë shqiptarëvë. Pronësia intelektuale duhet të ruhet. Akademisë i kërkohet të japë rezultatet nuk është e papranueshme.

Devijim nga fakti që ASH nuk ka bilnac për fondet e përfituar.

Në jemi institut demokratik. ASH jo. Unë nuk mund të deklaroj se kush e ka filluar. Ju e dini që kryetari i ASH disa herë e ka bërë një përpjekje të tillë. Në korrik 2021 ka pasur një kërkesë që ASH i ka drejtuar qeverisë shqiptare për një proces absorbimi brenda instituteve të ASA. Kam bërë një shkrim të gjatë në atë kohë tek Panorama. Qeveria ka detyrën e ruajtjes së paprekshmërisë së institucioneve lejon këtë ngasje të herë pas hershme të një institucioni ndaj një tjetri. ASH është vetëm honorifik dhe jo kërkimor dhe shkencor, në operojmë mbi ligjin e arsimit të lartë. Qeveria duhet të kishte marrë masa për demokratizimin e ASH. Ende një kontroll nuk ka atje për financat dhe se si janë kryer emërimet e stafit të brendshëm.

Pse

Këtë duhet t’ia adresoni qeverisë dhe kryetars së kuvendit. Unë kam parë që është thirrur disa herë për të folur në parlament dhe askush nuk guxon të shkojë. ASH tani nuk pyet për sovranin, i drejtuar nga ministri i fundit i diktaturës. Është fat i madh që postin e ministrit të arsimit me e përdor me shumë kujdes dhe me dashuri për atdheun për Shqipërinë, për shkencën për arsimin dhe dijen e nxënësve. Nëse qeveia socialiste në fazën e parë mori një masë të mira për kontrollin revizionimin e institucioneve të arsimit të lartë privat, sot jemi në një fazë që masa shumë e mirë e viteve të para të qeverisjes është harruar. Interesa obskure operojnë në sistemin univeristar privat në Shqipëri që nuk do të arrijmë ti dëshifrojmë dot kurrë. Është mjaft i sofistikuar. Duhet kontrolluar borderotë, shkëmbimi i interesave, apo ndërhyrejt vertikale që të mos influencojnë në sistemin arsimor publik.

E shikoni si ndërhyrje të ndonjë instituckioni tjetër

U bëj thirrje institucioneve ligjzbatues pasi është e papranueshme

Ka qenë në shënjestër disa herë, pse kjo këmbëngulje, kujt i shërben

I shërben interesave antishqiptare. I shërben interesave parciale, të atyre që përdorin postin zyrtar për përftitime materiale. I shërben justifikimit edhe të fondeve. Jemi në një moment të rëndësishëmn të rishkrimit të histories së Shqipërisë në mënyrë të vërtetë dhe të paanshme. Duke e vendosur rikthimin e korifenjve për themelimin e Shqipërisë së lirë. Në vendin që i takon. Por ka një përpjekje paralele që ngjizet në vitet 70-80 të shekullut 20 për të mbajtur të stopuar rishkrimin e historisë dhe rivlersimin e figurave që ndërtuan arsimin dhe kulturën shqiptare. Themeluan alfabetin dhe gjuhën shqipe në një periudhë të caktuar. Synojnë për mbajtjen në të njëjtat kolona sipërfaqëore që atë që është shkruar në vitet 80, pra është në inters politik që i shërben një segmenti politik brenda mazhorancës, ata janë të plotfuqishëm për shkak të udheheqjes.

A ndërpritet ky projekt

Nëse nuk respektohet liria akademike nuk mund të lejojë që studiesit të jenë të pavarur në dhënien e gjykimit. Mjafton të shikoni fjalimet në atë institucion, si në klasat e hartimit të dikurshëm, me të njëjtin mentalitet dhe s’kanë të bëjnë me standartet ku një pjesë e madhe e profesioriatit janë ngjitur.

blank

Catherine Ashton rrëfen për vështirësitë në dialog dhe ndikimin rus në Ballkan ( Intervista)

Ish-përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme, Catherine Ashton.

Millosh Rudoviq

Ish-përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme, Catherine Ashton, u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të ulen në tavolinën e negocimit dhe të gjejnë përgjigje për mospajtimet e tyre.

Ajo ka thënë se e ardhmja e tyre varet nga marrëdhëniet që krijojnë me Bashkimin Evropian dhe marrëdhëniet mes vendeve të rajonit.

Në një intervistë me shkrim për Radion Evropa e Lirë, Ashton ka reflektuar për kohën sa e ka ndërmjetësuar dialogun mes këtyre dy vendeve dhe se si e vlerëson kontributin e saj në këtë proces.

Ajo ka folur për përvojën e saj si diplomate në librin e saj më të ri. “Dhe më pas çka: Rrëfimet e brendshme të diplomacisë së shekullit XIX”, i cili ka shërbyer si arsye për intervistë.

Ashton, ndër tjerash, ka folur edhe për rolin e Shteteve të Bashkuara në dialog, nëse Bashkimi Evropian po bën mjaftueshëm për ta mbajtur afër Ballkanin Perëndimor, dhe për ndikimin rus dhe atë kinez në rajon.

Radio Evropa e Lirë: Në librin tuaj të ri, “Dhe më pas çka: Rrëfimet e brendshme të diplomacisë së shekullit XIX” (And Then What? Inside Stories of 21st-Century Diplomacy”), ju keni thënë se nuk e keni shijuar pozitën e përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian, por keni pasur edhe momente të mira. Çfarë ka qenë më e vështirë për ju? Karakteristikat e negociatorëve, të cilët i keni ndërmjetësuar, apo situatat, kur secili humb pak, ashtu që të arrihet kompromisi?

Catherine Ashton: Ka qenë e vështirë t’i shoh sfidat, me të cilat përballen shumë njerëz, për shkak të konfliktit, kaosit apo ndonjë katastrofe. Për secilin që tenton të ndihmojë, ekziston gjithmonë një ndjesi që nuk bën kurrë mjaftueshëm – dhe unë natyrisht jam ndier ashtu. Kënaqësia dhe përmbushja kanë ardhur në momentet kur kam besuar se kam arritur të bëj dallimin.

Nuk ka të bëjë vetëm me humbjen – disi kompromisi është bërë fjalë që nuk e duam. Në negociata ju kërkoni zgjidhje për problemet, sidomos për ata që kanë probleme. Kompromisi pason mbajtjen e fokusit kah e ardhmja, tentimet për të gjetur se çfarë është më e mira për një komunitet apo një shtet, dhe marrja e vendimit se çka është më e rëndësishme. Negociatorët e mirë punojnë me qetësi dhe vazhdimisht bëjnë përpjekje për të gjetur zgjidhje.

Radio Evropa e Lirë: Ju keni luajtur rol të rëndësishëm në arritjen e marrëveshjes në Bruksel, më 2013. Megjithatë, deri më sot, Kosova dhe Serbia nuk kanë arritur përparim të madh në normalizim të marrëdhënieve. Kë duhet fajësuar?

Catherine Ashton: Secila palë e di se e ardhmja e tyre varet pjesërisht nga marrëdhëniet që i ndërtojnë me Bashkimin Evropian, dhe pjesërisht nga marrëdhëniet që i krijojnë brenda rajonit të tyre. Dhe, kjo nënkupton gjetjen e një rruge për të krijuar një të ardhme që ofron paqe, siguri dhe sukses ekonomik për të dyja palët. Nuk ka qenë kurrë e lehtë – Marrëveshja e Brukselit ka qenë vetëm fillimi – mirëpo u bëj thirrje të dyja palëve që të ulen në tavolinë dhe të gjejnë përgjigje.

Radio Evropa e Lirë: Cila ka qenë pjesa më e vështirë për t’i afruar palët deri te nënshkrimi i Marrëveshjes së Brukselit? Cila ka qenë sfida më e madhe?

Catherine Ashton: Imagjinojeni këtë skenë: Dy kryeministra, në moshë të njëjtë, nga rajoni i njëjtë, që nuk janë takuar kurrë, dhe të cilët bartin shpresat dhe aspiratat e popujve të tyre, të përziera me historinë dhe traumën e së kaluarës. Ka qenë gjë e guximshme vetëm pjesëmarrja në dhomë të njëjtë. Sfidë ka qenë njohja e së kaluarës, humbjet dhe dhimbjet e shumë personave, si dhe krijimi i një vizioni, për të siguruar që të rinjtë në Kosovë dhe Serbi, mund të shikojnë përpara drejt së ardhmes në BE. Vështirësia më e madhe për liderët është përgatitja për të ecur përpara. Është më e lehtë që të mos bësh asgjë. Fatmirësisht, të dyja palët kanë qenë të përgatitura në atë drejtim.

Radio Evropa e Lirë: BE-ja posedon leva të rëndësishme dhe shtysa për Kosovën dhe Serbinë që ta zbatojnë marrëveshjen. Ndër më të rëndësishmet, integrimet evropiane. Megjithatë, duke marrë parasysh dinamikën e zgjerimit të BE-së, kjo gjë duket se nuk ka shërbyer si mjet i fuqishëm. Në çfarë niveli ka dështuar BE-ja që t’i shtyjë të dyja palët që t’i tejkalojnë dallimet dhe të gjejnë gjuhë të përbashkët?

Catherine Ashton: E kuptoj që ekziston shqetësimi në rajon, që BE-ja nuk është entuziaste – sa ka qenë dikur – për zgjerim. Megjithatë, nuk ka dilema që shtetet e Ballkanit Perëndimor i përkasin BE-së. Përkushtimi i bllokut është i qartë në punën që e bën Mirosllav Lajçak, për të vazhduar punën me Kosovën dhe Serbinë. Por, duhet bërë shumë punë edhe shtetet që duan të jenë pjesë e BE-së. Një arsye për mungesë entuziazmi qëndron te mungesa e përparimit të bërë nga vendet që duan të jenë anëtare. Nuk është një rrugëtim i lehtë, por ia vlen të bëhet.

Radio Evropa e Lirë: Në librin tuaj, ju sqaroni se jo gjithçka funksionon më së miri nëpër organizatat ndërkombëtare siç është BE-ja, NATO-ja dhe Kombet e Bashkuara. Ju keni thënë: “Sa i përket ndërmjetësimit në mes të Kosovës dhe Serbisë, roli i Shteteve të Bashkuara ka qenë i heshtur, në pjesën më të madhe të kohës, por, megjithatë vital. A besoni se SHBA-ja tani ka më shumë fuqi sesa BE-ja, sidomos te Kosova?

Catherine Ashton: Unë besoj në punën me miq e aleatë dhe në gjetjen e zgjidhjeve. Shtetet e Bashkuara e kanë një lidhje të veçantë me Kosovën, që nënkupton se ato kanë arritur të rikonfirmojnë mbështetjen e tyre, teksa Kosova ka marrë hapa drejt asaj që njihet si Marrëveshja e Brukselit. Nuk ka të bëjë me atë se kush ka më shumë fuqi – ka të bëjë me fuqinë e të punuarit së bashku.

Radio Evropa e Lirë: Si e vlerësoni, në përgjithësi, situatën në Ballkan? Teksa palët, dikur ndërluftuese, tani promovojnë bashkëpunim, sidomos në fushën e ekonomisë, pothuajse të gjitha çështjet tjera, shembull, mospajtimet etnike, mbesin të pazgjidhura (në Kosovë dhe Bosnje e Hercegovinë). Në të njëjtën kohë, demokracia në Ballkan po rrezikohet nga korrupsioni i shfrenuar, mosrespektimi i rendit dhe ligjit dhe shtypja e lirisë së mediave. Ndonëse BE-ja i ka kritikuar këta trendë në përgjithësi, me raste duket se e mbyll njërin sy, duke besuar se kështu i shtyn liderët autoritarë të Ballkanit që të arrijnë marrëveshje gjeopolitike. Shembull është presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, për çështjen e Kosovës.

Catherine Ashton: BE-ja është e bazuar në parime – demokraci, të drejta të njeriut, sundim të ligjit. Këto janë thelbësore. Duke punuar me shtetet tjera, ato mbesin pjesë e dialogut të vazhdueshëm.

Radio Evropa e Lirë: Në një opinion të vitit 2021 për Politico-n, të quajtur, Mos ia mbyllni derën Ballkanit Perëndimor, ju dhe autorë tjerë thoni se alternativë është regresi drejt një Evrope të ndarë, të rrethuar nga fuqi, që në thelb nuk kanë as interesa, as vlera. “Lënia e Ballkanit Perëndimor në një zonë të përhershme muzgu, do të përbënte humbje strategjike – dhe të pashmangshme”. A mund të bëjë BE-ja më shumë?

Catherine Ashton: Nuk është vetëm roli i BE-së që t’i shtyjë përpara vendet e Ballkanit Perëndimor. Është edhe detyrë e secilit shtet që t’i kryejë të gjitha ndryshimet e nevojshme, dhe të merret me të gjitha çështjet e nevojshme për t’u bërë anëtar i BE-së. Prandaj, shpresoj që do të bëhet më shumë, nga të gjithë, për t’i adresuar këto sfida.

Radio Evropa e Lirë: Në vitin e fundit të mandatit, më 2014, Rusia e ka aneksuar Gadishullin e Krimesë. A mendoni se reagimi me kohë do të mund të parandalonte luftën në Ukrainë, të nisur në shkurt të vitit 2022? Çfarë ka mundur të bëhet ndryshe?

Catherine Ashton: Ne kemi reaguar atëherë, duke i vënë sanksione Rusisë, dhe duke tentuar të negociojmë. Reflektimi është gjithmonë i vështirë – atëherë nuk kemi ditur atë që e dimë sot. Megjithatë, sipas mendimit tim, në vitet pasuese, ajo që ka ndodhur në Ukrainë, nuk ka qenë në agjendë, aq lart sa do të duhej të ishte.

Radio Evropa e Lirë: Deri në çfarë pikë është duke ndikuar Rusia në dialog, dhe në situatën në Ballkanin Perëndimor, në krahasim me periudhën kur keni qenë e përfshirë edhe ju?

Catherine Ashton: Ne gjithmonë kemi qenë të vetëdijshëm për ndikimin e Rusisë dhe angazhimin në Ballkanin Perëndimor. Ngjarjet në Ukrainë, e kanë vënë më shumë në pah këtë fakt.

Radio Evropa e Lirë: Në kohën kur jeni larguar nga Brukseli, nuk është folur, thuajse aspak, për ndikimin kinez. Tani kemi shembuj se si Kina është duke e përhapur ndikimin e saj në Ballkanin Perëndimor, përmes borxheve, donacioneve dhe projekteve infrastrukturore. Madje edhe në disa vende të BE-së. Njerëzit nuk e shohin ndikimin kinez si kërcënim, në krahasim me ndikimin rus. A pajtoheni?

Catherine Ashton: Sfida e Kinës është ndryshe prej situatës me Rusinë. Shpresoj se do të shohim më shumë përpjekje në krijimin e një qasjeje strategjike ndaj Kinës, duke përfshirë lidhjet dhe shqetësimet aktuale. Rikujtoj se Kina ka luajtur rol në negociatat me Iranin, dhe shpresa ime është që Kina të synojë rol pozitiv në sistemin multilateral, për të cilin duhet të kujdesemi.

Përgatiti: Krenare Cubolli
blank

Nënkryetarja serbe e Mitrovicës së Veriut: Përmbytjet nuk pyesin se kush je ( Intervista e plotë)

Amra Zejneli-Loxha

Katarina Agjançiq, ish-punonjëse e Administratës Tatimore të Kosovës, ka pranuar pozitën e nënkryetares së Mitrovicës së Veriut.

Edhe pse ka dalë kundër shumicës së bashkëvendësve të saj serbë në veri të Kosovës, të cilët i kanë bojkotuar zgjedhjet e jashtëzakonshme të prillit, Agjançiq thotë se nuk ka frikë e as sigurim.

Në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë, ajo i përshkruan si “normale” marrëdhëniet e saj me partinë kryesore të serbëve – Lista Serbe.

Vendimin për të dalë kundër mosgatishmërisë së tyre për t’i dhënë fund bojkotimit të institucioneve të Kosovës tash e gjashtë muaj, Agjançiq thotë se e ka marrë për faktin se nuk ka mundur të qëndrojë duarkryq kundrejt pasojave që ka shkaktuar mosfunksionimi i institucioneve në katër komunat në veri të Kosovës.

Radio Evropa e Lirë: Zonja Agjançiq, më 19 maj, jeni zgjedhur nënkryetare e Mitrovicës së Veriut. Në këtë pozitë ju ka emëruar kryetari Erden Atiq, i cili vjen nga Lëvizja Vetëvendosje. Fillimisht, a mund të na tregoni më shumë për veten?

Katarina Agjançiq: Kam lindur në Mitrovicë. Gjatë shkollimit dhe fillimit të karrierës sime, kam qëndruar në Prishtinë dhe kam filluar të punoj. Kështu kam filluar të njihem me sistemin tatimor, ligjin tatimor. Puna që kam filluar asokohe, është dashur të mësohet, të bëhet. Pas rreth 10 vjetësh, kur djali im është regjistruar në fakultetin në Mitrovicë, jam transferuar në Mitrovicë. Aty më kanë pranuar shumë normalisht, mirë… Djali ka mbaruar universitetin, unë kam qëndruar këtu [në Mitrovicë]. Ai nuk ka mundur, e as unë nuk kam mundur t’i gjej ndonjë vend pune, as si inxhinier mekanik, as si inxhinier i mbrojtjes së mjedisit… Duke ditur anglisht, gjermanisht, është dashur të largohet. Tani punon për një kompani gjermane. Vajza ka mbetur këtu dhe udhëheq një biznes të sajin privat.

Unë jam dikush që ka qenë organizatore dhe që mbetet organizatore e një shërbimi shtetëror [Administrata Tatimore e Kosovës], ku ke një ekip njerëzish, kolegësh, inspektorësh, ku duhet t’i përmbahesh shkronjës së ligjit.

“Asnjë politikan nuk qëndron pas meje”

Radio Evropa e Lirë: Ju e keni marrë këtë pozitë pasi serbët në veri i kanë bojkotuar zgjedhjet e organizuara nga institucionet e Kosovës, në kohën kur shumica e serbëve i kanë braktisur institucionet e Kosovës, në kohën kur janë djegur makina në veri për faktin se janë riregjistruar me targa të Kosovës. Disa do ta cilësonin si të guximshëm vendimin tuaj. Çfarë ju ka shtyrë?

Katarina Agjançiq: Disa do ta cilësonin këtë lëvizje si të guximshme dhe kështu kanë bërë. Disa do ta quanin të çmendur. Por, për ata që më njohin, jam jashtëzakonisht parimore, kam qëndrimin tim.

Uji i Ibrit ka hyrë në të gjitha shtëpitë tona, nuk ka pyetur se kush është serb, kush është shqiptar e kush është boshnjak… Aty kemi parë që nuk mund të jetojmë pa njëri-tjetrin.

Çfarë më ka shtyrë ta bëj këtë? Asnjë politikan nuk qëndron pas meje dhe nuk do të doja të qëndronte asnjë krah politik. Nuk do t’ia lejoja vetes të angazhohesha si anëtare e një partie politike. Pra, unë jam përgjegjëse për veten time dhe për mënyrën time të punës në interes të komuniteteve – të kujtdo që jeton atje. Unë nuk jam këtu për të udhëhequr politikë apo për t’u marrë me politikë. Këtë e bën dikush tjetër.

Në janar jemi përballur me përmbytje. Uji i Ibrit ka hyrë në të gjitha shtëpitë tona, nuk ka pyetur se kush është serb, kush është shqiptar e kush është boshnjak. Në atë fatkeqësi, që ka qenë shumë e vështirë ato ditë, të gjithë kanë ditur të flasin serbisht, shqip dhe turqisht, dhe fqinjët kanë vrapuar për të ndihmuar njëri-tjetrin. Aty kemi parë që nuk mund të jetojmë pa njëri-tjetrin. Aty kemi parë se nuk organizohemi dot pa institucione.

Por, sfidë ka qenë kthimi në jetën normale, rregullimi i dëmeve, kujt t’i drejtoheshim… A ka faj populli që dikush e ka braktisur pushtetin? Kemi pyetur ku është komisioni, të vijë t’i vlerësojë dëmet. Na kanë thënë se nuk ka komision që nga koha e dorëheqjeve. Ku janë inspektorët komunalë? Nuk ka. E çfarë ka? Ka kryetar kuvendi, delegatë. Çfarë bëjnë ata? Marrin vendime. Kush i zbaton? Askush.

Radio Evropa e Lirë: A ju ka shtyrë kjo që të angazhoheni?

Katarina Agjançiq: Pikërisht kjo më ka shtyrë. Mungesa e institucioneve në terren, për të përmirësuar jetën e njerëzve, për të normalizuar jetën. Kemi kaluar nga një fatkeqësi elementare në atë humanitare… dhe jemi në prag të një fatkeqësie ekologjike, duke hedhur helm për qentë në veri, tash e sa muaj.

Radio Evropa e Lirë: Si ka ardhur deri te bashkëpunimi me kryetarin?

Katarina Agjançiq: Jemi njohur vetëm me të parë. Por, kur ka pasur përmbytje, kur kam shkuar në shtabin e krizës, ku kemi dhënë informacione për shtëpitë tona të përmbytura, Atiq ka qenë aty. Kështu, kemi filluar t’i ndihmojmë të tjerët, të jemi solidarë, t’iu sigurojmë barna të moshuarve, terapi… t’i ndihmojmë fëmijët, sepse shumë në atë zonë jetojnë me asistencë sociale.

Radio Evropa e Lirë: Ju thatë se politika nuk qëndron prapa jush. Mirëpo, më herët, keni qenë në listën e përfaqësuesve të partisë së Nenad Rashiqit – aktualisht ministër në Qeverinë e Albin Kurtit…

Katarina Agjançiq: Keq. Kam qenë. Atëherë kam pasur ambicie, kam shpresuar se mund të bëj diçka.

Radio Evropa e Lirë: Pse thoni keq?

Katarina Agjançiq: Më vjen keq që kam humbur kohën kot dhe që kam shpresuar se mund të bëhem deputete.

“Nuk ka vend për frikë”

Radio Evropa e Lirë: Zonja Agjançiq, a keni sigurim?

Katarina Agjançiq: Jo, pse?

Radio Evropa e Lirë: Ndiheni e sigurt duke bërë këtë punë?

Katarina Agjançiq: Po.

Radio Evropa e Lirë: Në kohën kur shumica e serbëve i kanë braktisur institucionet e Kosovës?

Katarina Agjançiq: Nuk kam kohë të mendoj për këtë. Shumë njerëz, shumë qytetarë tashmë po telefonojnë dhe pyesin nëse do të zgjidhet kjo apo ajo. Nuk ka vend për frikë, pse frikë?!

Video nga arkivi: Serbët vendosin të largohen nga institucionet e Kosovës

Radio Evropa e Lirë: A mendojnë kështu edhe qytetarët tjerë serbë në veri?

Katarina Agjançiq: Jo. Nuk na ka krijuar Zoti të gjithëve njësoj. As me motrën time nuk jam njësoj. Ajo mund të ketë frikë, nuk e di. Por, unë nuk kam përzënë askënd, dhe nuk kam marrë asgjë. E përsëris, nuk drejtoj politikë dhe nuk kam lindur për këtë. Nuk di të drejtoj politikë. Unë dua që komuniteti im, të gjitha komunitetet qytetare të ndjejnë normalizim të jetës në sfera të ndryshme. Asfaltim të rrugëve.

Unë jetoj në një rrugë [në Mëhallën e Boshnjakëve në Mitrovicën e Veriut] 800 metra të gjatë… Tri herë kemi shkruar kërkesa, peticione, lutje – nuk është asfaltuar asnjëherë. Prioritetet e mia kanë të bëjnë me zhvillimin e qytetit, investimet kapitale, ndriçimin e rrugëve. Prioritet është edhe zhvillimi i shtratit të lumit Ibër.

Agjançiq: Nuk jam e thirrur t’i kthej serbët në institucione

Agjançiq: Nuk jam e thirrur t’i kthej serbët në institucione

“Serbët të kthehen në institucione me konkurs”

Radio Evropa e Lirë: A mendoni se mund ta ndihmoni procesin e kthimit të serbëve në institucione?

Katarina Agjançiq: Nuk jam e thirrur t’i kthej serbët në institucione. Unë mirëpres çdo serb, goran, turk dhe rom – këdo që është profesionist dhe kompetent. Konkurset do të shpallen. A mund të kthehet dikush pas gjashtë muajsh? Kush jam unë që ta vendos këtë?

Radio Evropa e Lirë: A ishte kthimi në institucione mesazhi juaj për komunitetin lokal?

Katarina Agjançiq: Po, por nëse shpallja e konkursit është e ligjshme, të kthehen me konkurs. Në rrugë ligjore.

Radio Evropa e Lirë: Cilat janë marrëdhëniet tuaja me Listën Serbe?

Katarina Agjançiq: Krejt normale. Ne njihemi për kohë të gjatë. Shikoni, njihemi… Por, nuk kemi asgjë të keqe me njëri-tjetrin. Ka respekt, nderim nga ana ime, dhe nga ana e tyre nuk kam ndjerë kurrë diçka të keqe. Thjesht, nuk e di pse do të duhej të kishte ndonjë nam mes nesh. Nuk ka arsye.

Radio Evropa e Lirë: Sepse janë kundër pjesëmarrjes në institucionet e Kosovës. Bëjnë thirrje për bojkotim të zgjedhjeve…

Katarina Agjançiq: Epo, unë nuk i dëgjoj. Kush duhet të dëgjojë, le të dëgjojë. Unë nuk duhet. Ja, nuk dua.

Radio Evropa e Lirë: Nuk pajtoheni me këtë politikë?

Katarina Agjançiq: Jo.

“Pse të lë diçka ku funksionova mirë dhe me sukses tash e 20 vjet?”

Radio Evropa e Lirë: Ju keni qenë ndër të paktët nga komuniteti serb që nuk keni dhënë dorëheqje nga institucionet i Kosovës [Administrata Tatimore e Kosovës]. Pse?

Katarina Agjançiq: Pse të lë diçka ku funksionova mirë dhe me sukses tash e 20 vjet? Thjesht, unë u duhem njerëzve, komunitetin tim në veri, që t’i udhëzoj të mos gabojnë, të jenë të kujdesshëm. Unë e di punën time.

Radio Evropa e Lirë: A jua ka kërkuar dikush këtë?

Katarina Agjançiq: Jo.

Radio Evropa e Lirë: A keni pasur ndonjë situatë të pakëndshme për faktin që nuk keni dhënë dorëheqje?

Katarina Agjançiq: Jo.

Radio Evropa e Lirë: Atëherë, pse të tjerët nuk mund të veprojnë nisur nga ndërgjegjja e tyre?

Katarina Agjançiq: Nuk e di. Askush nuk më ka dhënë ofertë që të largohem, askush nuk më ka kërcënuar që nuk e kam bërë. Jo, nuk kam përvoja të tilla. Nuk më pëlqen të flas për këtë temë as me miqtë e mi nga komuniteti im. A mund të ndihmoj? Nuk mundem. Kjo është politikë.

Radio Evropa e Lirë: Të kthehemi te vetëqeverisja lokale. Çfarë fuqie do të ketë pushteti vendor i zgjedhur me 3.4 për qind të votave?

Katarina Agjançiq: Nëse ligji zgjedhor thotë se këtu nuk ka prag, sado qytetarë që të dalin, fiton ai që ka më shumë vota. Nëse ai i ka pasur 550 apo 5.500 [vota], për mua nuk ka rëndësi nëse ai është një njeri i mirë që dëshiron të punojë, t’i ndihmojë komunitetet dhe unë e di që ai do.

Radio Evropa e Lirë: A do t’ju pranojë popullata lokale?

Katarina Agjançiq: Popullata lokale do rezultate, njerëzit duan rezultate. Unë nuk kam pyetur nëse do të më pranojnë ose jo, por e kam marrë përgjegjësinë mbi vete dhe dua të arrij rezultate. Le të thonë kështu apo ashtu, e mirë apo e keqe. Ka kohë që i kam lënë prapa këto. Kështu më ka mësuar zyra e tatimeve. Taksambledhësit nuk i do askush.

Radio Evropa e Lirë: Sot (22 maj) ishte dita juaj e parë e punës. Si dukej sot vetëqeverisja lokale?

Katarina Agjançiq: Në komunë punojnë njerëz që kanë punuar edhe më herët, nga komuniteti shqiptar. Qytetarët kanë vazhduar të vijnë për të nxjerrë dokumente. Tani prioriteti ynë është t’i krijojmë drejtoritë sa më shpejt që të jetë e mundur, ta formojmë një shërbim ekzekutiv dhe të fillojmë me kapacitet të plotë.

Radio Evropa e Lirë: A mendoni se do të zgjasë kjo qeverisje?

Katarina Agjançiq: Nuk e kam menduar, nuk dua ta ngarkoj veten me këtë. Nuk varet nga unë apo nga ju. Është e rëndësishme për mua t’i arrij disa rezultate. Dyert tona janë të hapura për të gjithë, përfshirë opsionet politike, qytetarët – këdo që ka qëllime të mira.

Radio Evropa e Lirë: Ka pasur shumë tensione vitin e kaluar në veri të Kosovës. Sipas jush, cilat janë zgjidhjet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë?

Katarina Agjançiq: Kjo është ajo politika e lartë, ku Beogradi dhe Prishtina duhet të frenojnë, të ndryshojnë retorikën, mënyrën e retorikës. Pastaj, tensionet do të ulen dhe do të qetësohen, por, përsëri, kush jam unë që t’i këshilloj politikanët e lartë? Por, populli mendon kështu.

Përgatiti: Valona Tela
blank

INTERVISTA- Vangjel Dule: Beleri u mor peng, programi i tij për pronat e Himarës prek klientelën e Ramës!

Dule: “Z. Beleri ka dy elemente shumë të thjeshta po në të njëjtën kohë të një rëndësie të jashtëzakonshme për çdo banor të Bregut. Thotë: “Sanksionimi, garantimi ligjor i së drejtës së pronës, e cila do të sjellë kushtet, premisat për zhvillimin e pronës”. Kë prek kjo?! Kjo prek klientelën e Ramës, oborrin e Ramës!”

Pas arrestimit të kandidatit të opozitës për bashkinë e Himarës, zotit Fredi Beleri, njëherësh kryetar i “Omonia”, ka reaguar z. Vangjel Dule, kreu i partisë “Bashkimi për të Drejtat e Njeriut”. Në një intervistë sot në emisionin “Kafe Shqeto” në SYRI TV, z. Dule e konsideroi arrestimin e z. Beleri si një rrëmbim, pengmarrje, rrjedhojë e deliriumit të kryeministrit Edi Rama.

Dule nënvizoi se një pikë e qartë e programit të Fredi Belerit për pronat në Himarë, kishte prekur interesat e klientelës së Kryeministrit për resortet luksoze në bregdet.  Pra, a ishte ky motivi i arrestimit të z. Beleri, rreziku i resorteve luksoze? – ishte pyetja që iu drejtua nga gazetari Flavio Qarri.  “Absolutisht! Absolutisht! Absolutisht! – theksoi z. Dule në intervistën e tij. – Z. Beleri provoi se alternativa e tij ishte dominuese.”

Ndiqni intervistën në vijim.

Kafe Shqeto: Z. Dule, mbi ç’akuza ka ardhur arrestimi i z. Fredi Beleri, kandidatit të koalicionit “Bashkë fitojmë” gjatë natës në Himarë?

Vangjel Dule: Për momentin nuk ka asnjë informacion zyrtar se cilat ishin arsyet dhe rrethanat që çuan në shoqërimin e z. Beleri dhe të avokatit të tij, që siç mund ta shihni, ishte një rrëmbim i mirëfilltë, një pengmarrje e mirëfilltë.

Ndërsa, në mënyrë informale, deri tani jemi në dijeni se z. Beleri as nuk është informuar se përse është shoqëruar dhe as ka pasur kontakte me prokurorinë. Është një çështje e hapur nga pokuroria e rrethit të Vlorës, por është e qartë jo vetëm për ju si media dhe për ne si politikanë, por për çdo qytetar të thjeshtë se kjo është një rrjedhojë logjike e gjithë atij deliriumi të Kryeministrit  prej një jave kundër z. Beleri.

Nuk mjaftuan shpifjet, nuk mjaftuan ofendimet, arritën deri në përdorimin e organeve të rendit. Një proces kryekëput politik siç është ai i zgjedhjeve kthehet në një proces policor ku nëpërmjet intimidimit, kërcënimit, synohet tjetërsimi i vullnetit të sovranit.

Kafe Shqeto: A po zbaton një skenar z. Rama për t’i prishur këto zgjedhje, për t’i marrë ato me dhunë, me instrumentet e veta?

Vangjel Dule: Kjo është më se e qartë, e dukshme dhe e prekshme për ata që kanë shqisa aktive. Vetëm ata, të cilëve u janë paralizuar nga interesat ose nga mungesa e vullnetit për të qenë njerëz me dinjitet, kjo gjë është e padukshme. Çështja është dhe mua më shqetëson personalisht, por besoj se edhe çdo qytetar të përgjegjshëm pas atij fjalori të përdorur nga çdo lloj politikani, duke përfshirë mua dhe çdo koleg tjetër, aq më tepër nga një Kryeministër, si nuk pati asnjë reagim nga mediat apo nga politikanët e mazhorancës për atë që quajmë stigmatizim, atë që ka bërë z. Rama me z. Beleri gjatë gjithë këtyre ditëve në mediat qendrore, në emisione me një  shikueshmëri shumë të lartë dhe nuk gjeti një reagim nga gazetarët, por përkundrazi  bëheshin mjete të përcjelljes në opinion të këtyre mendimeve?!

Kafe Shqeto: A duhet të kemi frikë për procesin zgjedhor ditën e diel, pas këtyre pamjeve që më shumë se arrestim, duket si një rrëmbim?

Vangjel Dule: Është një rrëmbim dhe një pengmarrje e mirëfilltë.   Ne jemi dhe do të jemi në krye të përpjekjes sonë elektorale me të gjitha mjetet demokratike për të garantuar vullnetin e sovranit. Aktiviteti ynë elektoral vazhdon normalisht, unë aktualisht jam në Vlorë, por të gjithë bashkëpunëtorët e z. Beleri, bashkëpunëtorët e mi, i gjithë komuniteti i Himarës është në këmbë duke punuar derë më derë. Do të ketë miting përmbyllës i cili do të zhvillohet normalisht dhe ftoj të gjitha mediat të jenë të pranishme në orën 18:30.

Kafe Shqeto: Si do ta zhvilloni mitingun pa kandidatin, nëse nuk lirohet?

Vangjel Dule: Mitingu do të zhvillohet dhe do të jetë një miting  i cili do të demonstrojë atë që nuk mund ta tjetërsojë dot të dielën, Edi Rama. Do të jetë vullneti që do të manifestohet kaq masivisht në sytë e opinionit, të medieve dhe të përfaqësuesve të komunitetit ndërkombëtar.

Kafe Shqeto: A ka pasur indicje të tjera dhe sjellje të tjera nga instancat  shtetërore të keqpërdorura?

Vangjel Dule: Ato janë të zakonshme dhe të përditshme, duhen orë dhe ditë të tëra. Mund t’ju them një rast që është edhe shumë njerëzor (se pakkush do të interesohet nëse dikush përdori mjetet shtetërore në fushatë në është drejtor, pak përshtypje iu bën njerëzve) po pija kafe me bashkëpunëtorët  e mi në Sarandë kur më afrohet një gocë e re, studente me sa më tha, e panjohur, nuk e kisha parë ndonjëherë. Vjen dhe më drejtohet me sytë të mbushur me lot. Më thotë:  “Zoti Dule. Unë jam nga qyteti i Sarandës. Vij nga një familje e persekutuar, mamaja ime është infermiere, unë jam studente në Ekonomik në vitin e tretë. Unë aktivizohem me opozitën, se aty janë bindjet e mia, për atë vuajti gjyshi im , familja ime, nuk mund të kem bindje tjetër. Kërcënuan mamanë time, – më tha, – që do ta heqin nga puna, ndërkohë që ajo është inaktive në fushatën elektorale. Vetëm se unë aktivizohem dhe hakmarrja për të bijën kalon tek nëna. Si të veproj?” më thotë.

Ja, më thoni një mendim, çfarë mund t’u thuash këtyre bashkëqytetarëve tanë që ndodhen në një situatë të tillë?! Dhe më e keqja është se ka po bashkëqytetarë që jetojnë dhe ndajnë të njëjta fate përditë, që përfitojnë  nga sistemi i ngritur nga qeveria Rama dhe sekti i tij, përfitojnë në dëm të bashkëqytetarëve të tyre dhe nuk ndiejnë të vrarë ndërgjegjeje. Vërtetë një fenomen që pasi të mbarojë procesi zgjedhor, duhet t’u rikthehemi të gjitha këtyre në themel, sepse Edi Rama ka prishur jo vetëm jetën politike, jo vetëm politikën dhe demokracinë, por po prish edhe buqetën e ndjenjave njerëzore që gjithmonë i kanë karakterizuar shqiptarët.

Kafe Shqeto:  Po pse Fredi Belerin? Pse u zgjodh Fredi Beleri për realizimin e një skenari të tillë me SPAK, me marrje peng?

Vangjel Dule: Kemi një element tjetër shumë skandaloz. Marrin një intervistë të z. Beleri dhe po ju flas edhe si përkthyes në këtë rast dhe e bëjnë, e manipulojnë edhe e instrumentalizojnë në atë mënyrë që të përdoret si armë sulmi nga z. Rama. Dhe këtë e bëjnë gazetarët, si me urdhër disa media dhe në disa raste edhe nga ato që unë personalisht nuk e prisja, botojnë në të njëjtën kohë, në të njëjtin interpretim, manipulimin e përkthimit të kësaj interviste, e cila ishte jashtëzakonisht korrekte dhe jam në dispozicion të gjithsecilit që ta shikojmë.

Z. Beleri ka dy elemente shumë të thjeshta po në të njëjtën kohë të një rëndësie të jashtëzakonshme për çdo banor të Bregut. Thotë: “Sanksionimi, garantimi ligjor i së drejtës së pronës, e cila do të sjellë kushtet, premisat për zhvillimin e pronës”. Kë prek kjo?! Kjo prek klientelën e Ramës, oborrin e Ramës!

Kafe Shqeto: A është ky motivi që është arrestuar Fredi Beleri? Rreziku i resorteve luksoze?

Vangjel Dule: Absolutisht! Absolutisht! Absolutisht! Z. Beleri provoi se alternativa e tij ishte dominuese. U përpoqën me përçarje etnike, u përpoqën me përçarje fetare, nuk u doli në asnjë rast. Unifikimi i qëndrimeve është në shkallë të pabesueshme për një njeri që nuk e ka përjetuar gjithë këtë periudhë të fushatës zgjedhore dhe duke parë se z. Rama bëri një miting me disa qindra njerëz, nga të cilët vetëm 25 ishin votues të bashkisë së Himarës, në panik filloi agresionin që kapërceu çdo vijë të kuqe që ka lidhje me demokracinë dhe shtetin e së drejtës./ar.sh/SYRI.NET

blank

Igli Cara iu përgjigjet live pyetjeve të qytetarëve: Ujë të pijshëm, ulje taksash për pensionistët. Ja zgjidhja për Durrësin

Teksa sot është dita e fundit e fushatës elektorale, kandidati i ‘Bashkë Fitojmë’ për bashkinë e Durrësit, Igli Cara iu është përgjigjur pyetjeve dhe shqetësimeve të qytetarëve.

I ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin ‘Koha për t’u zgjuar’ në News24, Cara renditi disa problematika që shqetësojnë këtë qark, që sipas tij emergjente është uji i pijshëm. Cara tha se gjëja e parë që do të bëjë kur të vijë në krye të këtij institucioni, ishte një turn i dytë në bashki, për t’ju ofruar shërbim qytetarëve edhe pas orës 16:00.

“Fushatë në Durrës ka muaj që ka nisur. Besoj që ja kemi arritur që të takojmë të gjithë banorët. Një nga gjerat që dua të them, të bëj një premtim, është se ndryshe siç ka ndodhur në këto 23 vite, bashkia e Durrësit do të jetë derë e hapur dhe pas orës 08 me 16:00. Qytetarët detyrohen që të lënë dhe punën për të shkuar në bashki, se në ato orare janë të zënë. Pra do të ketë dhe një turn të dytë, deri në orët e vona të natës për qytetarët në bashkinë e Durrësit. Po ashtu problematike është dhe mungesa e infrastrukturës, apo dhe uji i pijshëm. Shumë qytetarë ankohen se nuk kanë fare ujë për ditë të tëra, apo dhe për disa orë. Në Durrës kemi dhe një trafik të rënduar. Po ashtu do të bëjmë seleksionim të mbetjeve që në mbledhje të tyre dhe do të ulim peshën financiare për të cilën paguajmë. Brenda 4 viteve do të jetë një problem i së shkuarës për ujin e pijshëm. Qytetarët e Durrësit nuk do të kenë më këtë problem. Edhe për çështjen e kanalizimeve është një gjë që bëhet.”, tha kandidati i ‘Bashkë Fitojmë’ në News.

blank

PYETJE NGA QYTETARËT:
Qytetarja: Ju lutem zotit Cara, jam nga fshati Manza e Vjetër, dhe nuk kemi ujë të pijshëm. Ju lutem shumë që të na shihni

Cara: Ata duhet të marrin në mënyrë proporcionale siç japin taksat, të marrin dhe shërbimet. Nuk mund të investosh vetëm Velierën. Më shumë se 70% e Manzës e kanë këtë problem. Do të ngremë dhe një depozitë që me rrjet të lirë do të furnizojë këto zona. Manza, Ishmi dhe shumë zona do të jenë në qendër të vëmendjes për këtë problem. I siguroj banorët se do të bëhet shumë shpejt.

 

Pyetje: I drejtohem zotit Cara, që patjetër do të jetë fitues. Kemi 25 vite pa ujë të pijshëm. Uji derdhet nëpër kanale, dhe ne nuk kemi ujë të pijshëm. Kemi mbështetur çdo herë PD, dhe këtë herë zotin Cara do e mbështes. Ai nuk duhet të jetë vetëm kryetar bashkie i Durrësit, por dhe i fshatrave të thella.

Cara: Zona të tëra, mbi 70% e komunave kanë probleme me ujin. Është një premtim i realizueshëm. Në vitin 2013 është bërë një projekt nga PD për Durrësin dhe ai furnizohet nga Fushë-Kuqja. Kjo gjë sot nuk ndodh sepse ka keqmenaxhim. Tuba të çarë kudo dhe çdo gjë keqmenaxhohet. Mungon vullneti për të zgjidhur këtë problematikë.

 

Pyetje: Te ura e Dajlanit është çështja e autobusëve. Që në 4 të mëngjesit këtu në këtë zonë është zhurmë. Duket sikur është banjo publike kjo zonë.
Cara:
Te programi im e kam këtë pikë. Jo vetëm për lagjen 4, te stacioni i trenit. Autobusët duhen. Por është përgjegjësi e bashkisë që dhe autobusët të bëjnë punë e tyre, por dhe qytetarët mos të shqetësohen. Ata detyrohen që të marrin parkime të vendeve të qytetarëve. Në pjesën e poshtme të Urës së Dajlanit do të ketë një vendqëndrim. Këto vendqëndrime nuk do të jenë brenda zonave të banuara. Do të ketë orare të shpallura për transportin publik, nuk do të jetë vetëm në dorë të koncensionarit. Në oraret e vona nuk ka pasagjerë. Por kjo nuk ka rëndësi, edhe pse ka 2-3 persona që shkojnë psh në Ishëm. Bashkia nuk ka menduar asnjëherë që të zgjidhë çështjen e parkimeve. Do të ketë trajtim të veçantë për moshat e treta, një buxhet i caktuar për ta nga bashkia e Durrësit.

Pyetje: Çfarë do të ndodhë me pensionet tona? Dhe për çështjen e pallateve. Nuk kemi marrë ende hipotekën.
Cara:
Nuk premtoj dot rritje pensionesh, se nuk e ka bashkia në dorë, por do të ulim kostot për pensionistët. Do ulim tarifat e ujit, atje ku ka psh dy pleq në një banesë, do të reduktojmë deri në 50% taksën e ujit. Në këto raste kur kemi pensionistë që kanë të ardhura të pakta, do të shihet me vëmendje. Invalidët e punës merrnin nga bashkia 43 mijë lekë të vjetra, kur Kosova e ka 94 euro apo Maqedonia 104. Më kërkuan që bashkia të ndërhynte që mos të merrej ajo 1 mijë lekshi që e merrte banka. Jo vetëm që ia premtova, por do të ulim kostot e jetesës. Se ne nuk ngremë pagat, se ka në dorë bashkia, por mund të ulim taksat. Kjo çështja kërkon vullnet dhe zemër. Për pallatet, nëse investitori dhe pronari i tokës kanë konflikt, është e papranueshme që pjesa tjetër, rreth 70% t’i penalizosh. Problemi i tyre është çështje gjykatash, hipotekimi i banesës është detyrim ligjor.

Pyetje: Kemi vetëm një orë në ditë ujë të pijshëm. Aboneja për studentët, për nxënësit është e lartë. E marrin 16 mijë lekë, në një kohë kur është 12 mijë lekë.

Cara: Në lagjen nr.14 duket sikur jemi në Kandahar. Këto kanale të ujërave të zeza janë prezente, duhet të mbyllësh hundët që të kalosh aty.

Pyetje: Shembin pronat. Këta janë të tritolit (shembja e Prestige), të shpopullimit, të papunësisë, të drogës. Këto janë të të gjithave.

Cara: Kjo është shenjë për të treguar se Rama është autokrat, që sulmon dikë që ka mendim ndryshe. I kemi parë veprime të tilla, që do të kujtohet gjatë, që tregon se zoti Rama nuk ka kuptuar se jemi në një demokraci. Veprimet e tij, jo vetëm këtu, por dhe shembjen, se nuk kam fjalë, se nuk mund të dhunosh një kompani që ka një media, që është zëri i qytetarëve, por do të thoja se zoti Rama po vepron me mënyrë të tillë me të gjithë. Kemi dhunim të të drejtave të njeriut. Kemi intimidim të administratës, ndaj dhe këto zgjedhje kanë rëndësi të veçantë.

Pyetje nga gazetari: Cili do të jetë raporti juaj me bizneset dhe programi juaj?
Cara:
Në Durrësi operojnë 13 mijë biznese. Është një zë që nuk ndihmon vetëm Durrësin, por edhe qeverinë. Çfarë kërkon biznesi? Kërkon që të jetë suport. Turizmi sot është një nga pikat që e kam prekur dhe që është lënë pas dore nga bashkia. Pastrimi, gjelbërimi, janë detyrime që duhet të bëjë vetë qeveria. Nëse flasin për turizëm në Durrës, nuk është meritë e bashkisë, por e investitorëve.

(BalkanWeb)

blank

Intervista- Arian Zeka: Kosova po dështon në tërheqjen e investimeve të huaja

VOA/Menada Zaimi

Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë Arian Zeka thotë se vendi i tij prej vitesh po dështon në aspektin e tërheqjes së investimeve dhe jo vetëm nga korporatat serioze. Shkak sipas tij është mungesa e një marrëveshjeje përfundimtare Kosovë-Serbi. Zoti Zeka thotë se megjithëse vëllimi i investimeve të huaja direkte në vend ka shënuar rritje, paratë po hidhen kryesish në sektorë që nuk krijojnë vendeve të qëndrueshme pune sikurse ai i pasurive të patundshme. Zoti Zeka thotë se Oda Amerikane e Kosovës, në mënyrë të vazhdueshme i ka bërë thirrje qeverisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë, që të marrin me seriozitet përmbushjen e të gjitha detyrimeve, të cilat i kanë marrë përgjatë viteve, përmes nënshkrimit të marrëveshjeve të shumta për normalizimin e marrëdhënieve. Gjatë intervistës për Zërin e Amerikës zoti Zeka flet dhe mbi planet e qeverisë e Kosovës për themelimin e atij që do njihet si Fondi Sovran, nëpërmjet të cilit synohet që të merren në pronësi, pasuri strategjike të vendit, sikurse kompleksi metalurgjik i Trepçës, telekomi dhe korporata energjitike e Kosovës. Por zoti Zeka thotë se kjo nuk është forma e duhur për t’i kthyer këto kompani në fitimprurëse. Sipas tij zgjidhja do të ishte privatizimi i këtyre ndërmarrjeve publike, si forma e vetme për rivitalizimit e tyre. Me drejtorin ekzekutiv të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, bisedoi gazetarja e Zërit të Amerikës Menada Zaimi.

Zëri i Amerikës: Zoti Zeka, zhvillimet politike në Kosovë që lidhen me çështjet e pazgjidhura me Serbinë kanë lënë në hije çështje të tjera. Sipas vlerësimeve të Odës që ju drejtoni, si po reflektohet kjo tek ekonomia, tek investimet e huaja, dhe më konkretisht ato amerikane?

Arian Zeka: Në aspektin e perceptimit apo në aspektin se si e shohin investitorët e huaj, në radhë të parë ata amerikanë, apo edhe investitorë të tjerë të huaj, në kushtet e mungesës të një marrëveshjeje përfundimtare me Serbinë, besoj se nuk ka nevojë të komentohet shumë. Për vite me radhë realisht Kosova dështon në aspektin e tërheqjes së investimeve jo vetëm nga korporatat serioze, por edhe korporatat në përgjithësi, dhe atyre amerikane. Thjesht duket sikur nuk jemi fare në hartë kur vjen puna për tërheqjen e investimeve. Për hir të së vërtetës, vëllimi i investimeve të huaja direkte në vend ka shënuar rritje. Por nëse analizohet struktura se ku ndodhin këto investime, shohim se janë në sektorin e pasurive të patundshme dhe në ndërtimtari. Atëherë fare lehtë mund të dalim në përfundimin se bëhet fjalë për investime të pjestarëve të diasporës në sektorin e pasurive të patundshme. Rrjedhimisht nuk flasim për krijimin e vendeve të qëndrueshme të punës. Megjithatë, Kosova ka nevojë që të tërheqë investime në sektorët të cilët krijojnë vende pune afatgjata dhe ndikojnë në zhvillimin e qendrueshëm ekonomik. Rrjedhimisht, në mungesë të një politike që çon përpara bashkëpunimin ekonomik rajonal, krijimin e një hapësire tregtare të përbashkët në rajonin e Ballkanit Perëndimor, në këtë aspekt problemet politike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, natyrisht që bëjnë të pamundur funksionimin e plotë të një ekonomie rajonale, ose të një bashkëpunimi ekonomik rajonal. Oda Amerikane vazhdimisht i bën thirrje qeverisë së Kosovës dhe qeverisë së Serbisë që të marrin me seriozitet përmbushjen e të gjitha detyrimeve, të cilat i kanë marrë përgjatë viteve përmes nënshkrimit të marrëveshjeve të shumta për normalizimin e raporteve.

Zëri i Amerikës: Kosova është përballur me ndikime nga faktorë të jashtëm siç është lufta në Ukrainë, çfarë ka rezultuar në një shkallë të lartë të inflacionit, e për rrjedhojë në rritje të koston e jetesës së qytetarëve. Kur mund të presë Kosova një fillim stabilizimi të çmimeve dhe si mund të arrihej një gjë e tillë?

Arian Zeka: Ajo që ndodh në rrafshin global është se ka një rënie të lehtë të shkallës së inflacionit, po flas në nivel botëror, si Shtetet e Bashkuara dhe shtete të tjera. Edhe ne në mënyrë të pashmangshme prekemi nga zhvillime të tilla. Ajo që ndodh është se stabilizimi i inflacionit deri diku ndodh edhe për shkak të rënies të çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare. Në aspektën e brendshëm, në tregun e Kosovës, kemi patur rritje të mëtejshme të çmimit të energjisë. Kur flasim për energjinë, në Kosovë i referohemi tërësisht energjisë elektrike sepse është burimi pothuajse i vetëm i energjisë në vend. Rritja e kostos së energjisë elektrike, do të ndikojë në mënyrë të pashmangshme në rritjen e kostos së operimit të bizneseve, bizneseve prodhuese e të tjerë. Kjo pastaj do të përçohet tek çmimet e konsumit, dhe standarti i jetesës në përgjithësi.

Zëri i Amerikës: Zoti Zeka, qeveria e Kosovës ka paralajmëruar së fundmi themelimin e atij që do njihet si fondi sovran, i cili synon që të marrë nën pronësi pasuri strategjike të vendit, përmend këtu kompleksin metalurgjik të Trepçës, telekomin e Kosovës, korporatën energjitike të Kosovës. Dhe fondi do të ketë përgjegjësinë ekskluzive për të investuar në rritjen e vlerës së tyre. A është kjo forma e duhur për t’i kthyer këto kompani në fitimprurëse?

Arian Zeka: Pyetje jashtëzakonisht e drejtë….përgjigjja do të ishte fare thjesht “jo”. Dmth është një ndërhyrje e shtetit në sektorin financiar. Funksionimi i industrisë financiare në vend përgjatë viteve ndoshta ka qenë historia më e mirë me të cilin jemi mburrur brenda dhe jashtë vendit. Kemi një sektor financiar të shëndoshë dhe rrjedhimisht krijimi i një konkurence nga ana e shtetit, që ka natyrisht për burim taksat e qytetarëve dhe paratë e tatimpaguesve, natyrisht që nuk i bën mirë, as sektorit financiar, si të tillë, por paradoksialisht bie në kundërshtim me atë që drejtuesit aktualë të qeverisë, në të kaluarën, kur nuk kanë qenë pjesë e qeverisë, e kanë promovuar. Dmth, meqenëse juve përmendet disa prej ndërmarrjeve publike, nëse në të kaluarën është thënë që këto ndërmarrje nuk janë në pozitë të mirë financiare për shkak të keqmenaxhimit, atëherë i bie që rezultatet sot do të duhej të ishin pozitive pikërisht për shkak të mirëmenaxhimit, nëse mund të them kështu, dhe jo për shkak të krijimit të mekanizmave të veçantë të mbështetjes financiare për to. Në të njëjtën kohë, kjo i cënon edhe parimet e konkurencës së lirë në Kosovë dhe po flasim për një dispozitë kushtetuese meqenëse në një mënyrë, trajtimi i ndërmarrjeve publike bëhet në mënyrë të ndryshme nga ndërmarrjeve private dhe i vë këto ndërmarrje publike në një pozitë shumë më të favorshme, sidomos kur bëhet fjalë për qasjen në financa.

Zëri i Amerikës: Fakt është që ato nuk janë fitimprurëse. Ju thoni që formula e shtetëzimit të tyre nuk do të funksiononte. Çfarë duhet të ndodhë? Të privatëzohen?

Arian Zeka: Ato janë të shtetëzuara momentalisht, por ajo që po synohet të jepet përmes fondit sovran është edhe qasje e privilegjuar në financa, domosdoshmërisht me kushte më të favorshme besoj se sa kushtet në të cilat ofrohen institucionet financiare private në vend. Çfarë duhet të ndodhë me to natyrisht është privatizimi. Oda Amerikane ka vite që kërkon edhe promovon me të madhe idenë e privatizimit të ndërmarrjeve publike. Kjo është forma e vetme e rivitalizimit të tyre, sjelljes së jo vetëm mundësive të reja financiare, por në të njëjtën kohë edhe të përmirësimit të praktikave të menaxhimit, edhe të sjelljes së njohurive të reja nga ana e investitorëve privatë.

Zëri i Amerikës: Zoti Zeka, sipas një raporti të Odës që ju drejtoni, të muajit mars, një pjesë e bizneseve e shohin korrupsionin në vend një problem tejet kritik. Nëse do të bënit një krahasim me vitet e shkuara, a ka pësuar ndonjë ndryshim për sa i përket perceptimit të korrupsionit?

Arian Zeka: Për shembull, në vitin 2021, në aspektin e perceptimit, pati një rënie të perceptimit të korrupsionit në institucionet qeveritare. Duket që raporti i vitit 2022 megjithatë tregon që ka sërish një rritje të ndjeshme të perceptimit të korrupsionit në institucionet qeveritare. Meqenëse po flasim për një studim, ne në Odën Amerikane jemi munduar që të japim edhe argumentet hipotetike sepse ndodh kjo. Megjithatë periudha 2020-2021 ka ndikuar që të ketë zhvendosje të prioriteteve, edhe të investimeve, edhe të shpenzimit të parave të tatimpaguesve. Duket që viti 2022 megjithatë ka sjellë një rikthim tek investimet kapitale, megjithëse jo në masën e plotë, së paku jo nëse flasim për nivelin qendror. Edhe në këtë aspekt, komunat edhe qeveria e vendit, kanë shënuar një ngritje për sa i përket renditjes së tyre për prani të korrupsionit në sytë e bizneseve në vend. Ka një lidhje direkte ndërmjet perceptimit për korrupsion dhe aktiviteteve të prokurimeve publike dhe kjo është diçka që e karakterizon vendin tash sa vite.

blank

David Smiley, oficeri legjendar britanik që donte të përmbyste komunizmin në Shqipëri- I biri intervistë për News24: Enver Hoxha kishte prioritet të luftonte ballistët jo nazistët

Në vitin 1940, Winston Churchill themeloi Drejtorinë e Operacionet Speciale për t’i “vënë flakën Evropës” siç thoshte vetë ai. Njësia sekrete kishte misionin të ndërmerrte akte sabotimi dhe subversioni në Europën e pushtuar nga forcat fashiste përfshirë Shqipërinë. Një ndër 113 ushtarakët e parë britanikë i cili kreu dy misione në vendin tonë ishte kolonel David Smiley. Emri i oficerit legjendar britanik që donte përmbyste komunizmin, është një emër që nuk mungon në historinë e vendit.

Në fillim të misionit koloneli bashkëpunoi ngushtë me partizanët e Enver Hoxhës por edhe më Ballin Kombëtar dhe zogistët, por në fund fjalët i erdhën në vesh se Hoxha donte ta vriste nëse shkelte më në zonën e tij. Vite më vonë, Smily u angazhua në stërvitjen dhe infiltrimin e diversantëve shqiptarë për të rrëzuar regjimin komunist të Hoxhës por u tradhtua nga agjenti Kim Filbi e jo vetëm. Në një intervistë për gazetaren Aurora Golemi, i biri 74 vjeçar Xan Smiley, rrëfen me detaje lidhjen e veçantë të babait me shqiptarët e Shqipërinë si dhe pengun e madh që  mbajti në zemër deri në fund të jetës. Ju ftojmë të ndiqni intervistën e redaktorit të prestigjiozes “The Economist” ekskluzivisht dhënë për News24 dhe “BalkanWeb”.

-Zoti, Smiley, faleminderit që pranuat ftesën për të folur për ne, është kënaqësi t’ju kem në këtë intervistë
Kënaqësia është e imja! Ju falënderoj!

 

– A u treguar ndonjëherë ndonjë histori babai juaj, kolonel David Smily, për kohën kur shërbeu në Shqipëri gjatë misionit “Consensus”?
Po më ka treguar, ai ka shkruar një libër kujtimesh që është përkthyer dy herë edhe në gjuhen shqipe. Ashtu siç ju e dini, babai mbërriti në Shqipëri në prill të vitit 1943 kur ishte vetëm 27 vjeç. Zbriti me parashutë në Greqi, pranë kufirit në jug të Shqipërisë. Më pas ai përshkoi gjithë Shqipërinë duke ndihmuar partizanët pra komunistët, anëtarët e Ballit Kombëtar si dhe mbështetësit e mbretit Zog. Ideja sipas këndvështrimit të britanikëve ishte që t’i ndihmonte ata me armatime si dhe me këshilla për të luftuar italianët e më pas gjermanët. Por ajo që babai vuri re ishte se të tria palët, partizanët, ballistët dhe zogistët ishin më të prirur të luftonin me njëri-tjetrin sesa të luftonin me gjermanët.

– Çfarë e inspiroi babanë tuaj për t’iu bashkuar forcave speciale dhe inteligjencës britanike?
Ishte ndjenja e pastër aventureske. Kur ishte vetëm 26 vjeç ai kishte luftuar në Irak dhe në Palestinë dhe në atë territor ku sot është Libia. Por shpesh ai mërzitej me të qenit këmbësor i thjeshtë, kështu që një ditë ai takoi një mik, i cili kishte një punë, pra një projekt me aventuresk që përfshinte hedhjen me parashutë në Ballkan. Sigurisht kjo ishte shumë e rrezikshme, por për një djalë të ri ishte emocionuese. Unë mendoj se ai donte të sfidonte veten, kështu që u regjistrua për të kryer një detyre të vështirë.

– Si ishte të rriteshe me një baba që ishte një oficer i njohur i forcave speciale dhe inteligjencës britanike, dhe si ndikuan përvojat e tij në jetën dhe karrierën tuaj?
Ashtu sikurse shumë të rinj edhe unë debatoja shumë me tim atë. Por kur isha tek të 20-at, sikur i rregulluam marrëdhëniet. Por siç mund ta përfytyroni ishte burrë shumë i drejtpërdrejtë dhe i ndershëm. Nuk është se ishte i interesuar për idetë për letërsinë dhe nuk i jepej për të shkruar. Nëna ime ishte me shumë le të themi, intelektuale, ndaj ndoshta e kisha shumë më të thjeshtë raportin me të. Por, babai ishte shumë argëtues por edhe një njeri me këmbë në tokë.

I pëlqente ushqimi si dhe gjërat e mira që të ofron jeta. Nëna ime ishte më shumë, le të themi, më intelektuale, ndaj ndoshta e kisha më të lehtë marrëdhënien me të. Por babai im ishte shumë argëtues, por ai ishte shumë me këmbë në tokë. I pëlqente ushqimi dhe i pëlqenin gjërat e mira të jetës. Por ai ishte një njeri shumë i drejtë dhe i ndershëm.

-A mund të përshkruani përfshirjen e babait tuaj në rezistencën shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe çfarë ndikimin që pati?

Për të qenë i sinqertë, në fund të dy misioneve të tij, pasi ai erdhi në Shqipëri dy herë në prill të vitit ‘43 dhe më pas përsëri në prill të vitit ‘44. Kur u largua nga Shqipëria me anije përmes Adriatikut për në Itali, mendoj se ishte shumë i zhgënjyer, sepse ishte e qartë se pasi italianët ishin larguar pra ata kapitulluan dhe më pas gjermanët kishin filluar tërheqjen. Babai po përpiqej të ndihmonte shqiptarët vendas të luftonin pushtuesit gjermanë, por ajo që ishte shumë dukshme ishte se shqiptarët, të tria palët, ishin shumë më të interesuar të luftonin njëri-tjetrin, kështu që im atë ishte i zhgënjyer. Ai u zhgënjye, veçanërisht kur iu bë fare e qartë se komunistët ishin më efikas për të luftuar dy grupet e tjera, ballistët dhe zogistët. Iu qartësua, teksa po largohej, se komunistët do të mposhtnin dy grupimet e tjera. Unë mendoj se ai ishte i zhgënjyer nga ajo situatë. Por duhet thënë se britanikët nuk ishin aq të interesuar se kush do të fitonte në Shqipëri. Anglezët donin që të vriteshin nazistët. Nuk është se ishin aq të interesuar se kush do ta merrte pushtetin nëse nazistët të mposhteshin.  Babai preferonte më shumë të punonte me Ballin Kombëtar dhe me zogistët.

-Me Drejtorinë e Operacioneve Speciale, babai juaj hyri në vendin tonë për herë të parë më 17 prill 1943. Detyra e tij ishte të organizonte partizanët për të luftuar nazistët. Edhe Enver Hoxha bashkëpunoi me të apo jo?
Po bashkëpunoi!

-Referuar babit tuaj, si ishte sjellja Enver Hoxhës para se të bëhej udhëheqës i Shqipërisë? Kur ata u takuan fillimisht, në një nga kujtimet e tij kolonel Smily shkruante se nuk e pëlqeu fare.
Unë di që babait i pëlqeu Hoxha në fillim. Ata kishin marrëdhënie të mirë kur u takuan në fillim. Mendoj se kishin raporte të mira por pasi gjërat avancuan dhe kur im atë pa që komunistët ishin më të interesuar të luftonin me ballistët dhe zogistët, atëherë ai filloi mos ta pëlqente më Enver Hoxhën. Im atë nuk ishte fare i interesuar për marksizëm-leninizmin. I dukej gjë shumë e mërzitshme. E me kalimin e kohës, Hoxha u bë më armiqësor. Im atë mendonte se Mehmet Shehu ishte burrë mizor, mendonte se ishte i pashpirt, i ndyrë, ai i trajtonte ushtarët e burgosur italianë shumë keq.

-Babai yt shkruante se e urrente Mehmet Shehun! Cila ishte arsyeja?
E urrente ngaqë mendonte se ishte burrë mizor.

– Kur babai juaj hodhi një urë në erë gjatë shërbimit në Shqipëri, Enver Hoxha u zemërua dhe pretendoi se nuk kishte dhënë urdhër. Çfarë ndodhi?
Pyetje interesante, siç e thashë më parë, qëllimi që kishte im atë ishte tua vështirësonte jetën gjermanëve, hedhja në erë e një ure të madhe që ndodhej mes Tiranës dhe Durrësit dukej ide e mirë. Por Enver Hoxha kishte gjithmonë axhendën e tij personale, e kjo axhendë nuk ishte e njëjtë me axhendën e babit tim. Siç thashë, axhenda e tij prioritare ishte të mposhte shqiptarët e tjerë, gjë që ishte më e rëndësishme për të sesa të hiqte qafe gjermanët.

– Babai yt mendonte se njerëzit e Enver Hoxhës donin ta vrisnin pasi e dinin se ishte antikomunist. Ai kishte frikë nga partizanët, por nga ana tjetër edhe nga nazistët. A ishte jeta e tij në rrezik?
Do të më duhej ta rilexoja përsëri librin e tij për të folur më me detaje , por mendoj se kur babai im dhe grupi i tij po bëheshin gati t’i drejtoheshin detit për të udhëtuar drejt Italisë pasi misioni i tyre kishte përfunduar, i erdhi fjala se Enver Hoxha kishte thënë se babai nuk ishte më i mirëpritur të kalonte  në zonën e tij, pra në atë zonë që kontrollonin partizanët, dhe se nëse do të kalonte në këtë territor, do të konsiderohej si i padëshiruar dhe madje mund të pushkatohej. Mendoj se historianet nuk bien dakord për rrethanat e kësaj ngjarjeje.

-A ju ka rrëfyer ndonjëherë babi juaj se jeta e tij ishte në rrezik?
Jo në veçanti, por natyrisht kur ai hodhi në erë një urë me ushtarë gjermanë në të, atëherë mund të themi se ishte një veprim mjaft i rrezikshëm.

-Në një pikë Shtabi i Përgjithshëm anglez vendosi të tërhiqte ndihmën ndaj Abaz Kupit dhe t’ia kalonte të gjitha ndihmat Enver Hoxhës, babi juaj mendonte vite me vonë se ndihma e dhënë ndaj Hoxhës ishte vendim i gabuar.

Jo. Kam përshtypjen se babai im mendonte në tërësi po flas, se ishte gjëja e duhur pasi po ndihmoheshin të gjithë njerëzit. Por unë mendoj se ai e parandjeu kur ishte në fund të misionit të tij se Enver Hoxha ashtu siç e përmendja ishte më i interesuar të luftonte me shqiptarët e tjerë sesa të luftonte me gjermanët.

-Babai juaj shkruante se kur u larguan nga Shqipëria, vendi ishte në luftë civile … ku partizanët vranë anëtarë të Ballit Kombëtar dhe mbështetës të monarkisë të njohur si zogistë.
Po ai kështu mendonte.

– A është e vërtetë që ballistët dhe zogistët bashkëpunuan me gjermanët, siç mendonte babai juaj?
Nuk e di, por pasi kam lexuar disa libra së fundmi, të gjitha palët mund të kenë bërë marrëveshje të vogla. Marrëveshje të momentit. Por ideja është se ata kryesisht bashkëpunonin me gjermanët, por e gjithë kjo mendoj se lë vend për diskutim…

Në fund a u largua kolonel David Smily i zhgënjyer dhe i mbushur me mllef nga Shqipëria?
Jo, mendoj se ai ndoshta ishte pak i zhgënjyer, por i pëlqente populli shqiptar dhe kishte disa përvoja të mira me shqiptarët.

Dhe si ishte nofka e babit tuaj gjatë misionit këtu në Shqipëri? A e mbani mend?
Epo, ka një biografi për të, aty thuhet se pseudonimi i tij në Shqipëri ishte Grin.

Më vonë, kolonel Smily stërviti në një bazë në Maltë shqiptarë me orientim pro-britanikë dhe më pas i infiltroi në shtetin e ri komunist të sapokrijuar. Më vonë ai mësoi se operacioni ishte tradhtuar nga dikush që dekonspiroi informacionet por dhe nga agjenti i famshëm Kim Philby. Çfarë ndodhi?
Ata janë infiltruar në fakt nga Korfuzi, jo nga Malta. Ata u trajnuan në një bazë në Maltë dhe më pas u infiltruan nga Korfuzi. Ishte një operacion i dyfishtë. Amerikanët dërguan agjentë nga ajri nga Bavaria në Gjermaninë juglindore dhe britanikët dërguan agjentë nga Korfuzi, pra ishte një operacion i dyfishtë. Oficeri përgjegjës, pra agjenti i inteligjencës mes të dy palëve pra mes amerikanëve dhe britanikëve ishte Kim Philby. Dhe ai, natyrisht, ishte edhe agjenti që punonte për sovjetikët. Nuk po them se babai im mendonte se i gjithë operacioni dështoi për shkak të Kim Philby-t.

Operacioni do të kishte dështuar me siguri gjithsesi. Im atë mendonte se Enver Hoxha kishe një kontroll të fuqishëm në të gjithë vendin. Ndoshta ka pasur rrjedhje informacioni nga njerëz të ndryshëm të Diasporës që duhet të kenë dëgjuar për operacionin në fjalë. E për ketë babai  mendonte se do të dështonte gjithsesi. Por Kim Philby i dha dorën e fundit duke u siguruar që operacioni të dështonte sepse ishte shumë e qarte qe shteti komunist i Enver Hoxhës dinte gjithçka për planet e agjentëve që do të futeshin në Shqipëri. Më vonë qeveria e Enver Hoxhës zbuloi se ishin treguar të shkathët kur kapën agjentët teksa ata përpiqeshin të dërgonin me radio sinjale, në fakt në fillim ata jepnin idenë e gabuar se gjithçka po shkonte sipas planit, kur në fakt komunistët i kishin kapur. Ju e dini se çfarë u ndodhi më pas, ajo që ndodhi ishte një fatkeqësi.

-Puna e babait tuaj u shpërblye me dekoratën e Kryqit Ushtarak, edhe pse misioni i tij në Shqipëri nuk u krye deri në fund Pse ai kishte një vend të veçantë në zemrën e tij për Shqipërinë?
Epo, mendoj se babai kur ishte i ri mori pjesë në dy misione këtu për një periudhë  dy vjeçare dhe padyshim që ai bashkëpunoi me shumë shqiptarë. Episodi që ju përmendët, ai i dërgimit të agjentëve të infiltruar i theu zemrën. Në vitin 1991, kur u shemb komunizmi, ai ishte shumë i lumtur që regjimi i Hoxhës u shemb, Hoxha vetë kishte vdekur në atë kohë. Babai mendonte se një sistem më i mirë u instalua në vend.

-A ishte dështimi i misioneve destabilizuese kundër regjimit komunist të Hoxhës një ndër pengjet më të mëdha të babait tuaj?
Po, ishte një peng i madh. Ai ishte shumë i mërzitur, nuk e di numrin e plotë, por mbase 60 apo 70 të rinj shqiptarë u dërguan prej tij në Shqipëri dhe të gjithë përveçse se 3 ose 4 personave arritën të arratiseshin në Greqi. Por të gjithë të tjerët u kapën, u torturuan dhe u pushkatuan.

-Babait tuaj i pëlqente të ishte në kontakt me shqiptarët po ju ndiheni ndopak shqiptar?
Ndoshta po, kur im atë jetonte në Londër, afër fundit të jetës së tij, aty nga vitet 1990 e ca, shumë shqiptarë mërgimtarë e takonin. Kujtimet e tij në Shqipëri u përkthyen në shqip dhe u botuan nga dy shtëpi botuese vendase. Kështu që babait i pëlqeu shumë kjo gjë.

-Me krenari ai e quante veten mik i shqiptarëve, madje e konsideronte ish- kryeministrin Sali Berisha mik të mirë. Si ishte marrëdhënia e tyre?
Kur Sali Berisha u bë udhëheqësi i parë i Shqipërisë postkomuniste, ai e mirëpriti babanë tim. Dhe kështu babai im ishte shumë i lumtur që u mirëprit përsëri nga Berisha.

Në kujtimet tuaja në vitin 1993 Tiranën me atë stilin sovjetik e patë si shumë gri, po sot si ju duket qyteti?
Ka ndryshuar krejtësisht. Është gati e panjohur. Tirana për mua është një qytet modern evropian, vibrant. Dhe kështu ka ndryshuar plotësisht është shumë bukur të shohësh ndryshimet. Më ka bërë shumë përshtypje Tirana dhe zhvillimi i qytetit.

-Pyetja e fundit, a keni një mendim sa i takon të shqiptarëve drejt Britanisë së Madhe me gomone?
Mendoj se është e natyrshme që njerëzit në çdo pjesë të botës, veçanërisht të rinjtë që janë më dinamikë dhe më ambiciozë, gjithmonë do të përpiqen të bëjnë një jetë sa më të mirë kudo që mund ta gjejnë. Shpresoj që ndërsa Shqipëria forcohet dhe ekonomia e saj të forcohet më tej dhe qytetarët të qëndrojnë e do të krijojnë një jetë për veten e tyre këtu. Por është e kuptueshme që të rinjtë duan të ecin përpara dhe të fitojnë më shumë para, të kërkojnë një jetë më të mirë në një vend tjetër. Por është e mundur që dhe  shkalla emigracionit të ngadalësohet.

Zoti Smily, ju falënderoj për intervistën. Ishte kënaqësi!
Ishte kënaqësi për mua!

blank

Tekst i Intervistës së Zv. Ndihmës Sekretarit të Shtetit të SHBA Gabriel Escobar me Grida Duma, Top Story, Top Channel

U.S. Embassy Tirana

Grida Duma: Zoti Escobar, mirë se erdhët në Shqipëri.

Zv/Ndihmës Sekretari Escobar: Faleminderit.

Grida Duma: Mirësevini në Top Story. Jam e lumtur dhe mirënjohëse për këtë mundësi të kem këtë intervistë të rëndësishme me ju.

Zv/Ndihmës Sekretari Escobar: Faleminderit shumë.

Grida Duma: Faleminderit. Sa herë ju ktheheni në Shqipëri, ne kemi zgjedhje të rëndësishme, kjo është e sigurt.

Zv/Ndihmës Sekretari Escobar: Është e vërtetë, po.

Grida Duma: A është vizita juaj e fundit e fokusuar në zgjedhjet vendore apo edhe në zhvillimet në rajon, siç janë bisedimet Kosovë-Serbi? Publiku shqiptar është disi i ndarë. Shqiptarët mendojnë se Shqipëria ka një rol për të luajtur dhe nuk po e luan plotësisht, ose pjesa tjetër mendon se kjo është çështje e institucioneve të Kosovës. Cili është qëndrimi juaj në lidhje me këtë?

Zv/Ndihmës Sekretari Escobar: Shiko, do të filloj me pyetjen e parë. Vizita ime këtu nuk është absolutisht e lidhur me zgjedhjet lokale. Është pjesë e konsultimeve të rregullta që kemi me aleatët e ngushtë. Dhe Shqipëria është një aleate e ngushtë. Më duhet të them se për sa i përket çështjes Kosovë-Serbi, ajo që kemi në këtë Marrëveshje të re të Normalizimit është një marrëveshje historike për marrëdhënie miqësore, konstruktive mes dy partnerëve që nuk kanë pasur shumë besim. Ajo marrëveshje, e cila u bë e mundur nga Bashkimi Europian, e mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, u mbështet pothuajse në çdo aspekt nga vendet e rajonit. Negociatat u zhvilluan në Maqedoninë e Veriut dhe nuk do të kishte ndodhur pa mbështetjen e tyre. Por ajo u mbështet edhe nga qeveritë e Shqipërisë dhe Kroacisë dhe të tjerë në rajon. Dhe ne shohim një rol shumë të rëndësishëm për Shqipërinë në stabilitetin rajonal. Dhe kjo është e vërtetuar.

Grida Duma: Raporti apo shënimet që kemi lexuar në media dhe në institucionet tona, si dhe raporti i Departamentit të Shtetit për Shqipërinë kanë në fokus korrupsionin, mungesën e pavarësisë në sistemin e drejtësisë, dhunën gjinore, lirinë e medias, shumë çështje të rëndësishme për ndërtimin e institucioneve në funksion të demokracisë. Pas 32 vitesh tranzicioni, tranzicioni institucional, dhe jo demokraci të vërtetë që funksionon siç e shohim ne, a kanë Shtetet e Bashkuara një koment për faktin se na mungon një demokraci reale funksionale?

Zv/Ndihmës Sekretari Escobar: Dua ta nis sërish me fillimin e pyetjes suaj. Raporti për të Drejtat e Njeriut, Raporti Ndërkombëtar për Liritë Fetare, Raporti për Trafikimin e Qenieve Njerëzore – të gjitha këto janë raporte të mandatuara nga Kongresi që ne i bëjmë për çdo vend dhe, në disa raste, i bëjmë për veten. Dhe kjo do të thotë është se iu japim mjaftueshëm rëndësi këtyre çështjeve, trafikimit, të drejtave të njeriut dhe lirive fetare, sa që duam të sigurohemi që t’i katalogojmë si një mënyrë për t’u angazhuar me qeveritë për të gjetur përmirësim. Pra, do të thoja që raporti, i cili është një raport i detyrueshëm, duhet parë si një kritikë konstruktive. Dhe nuk mendoj se ajo që kemi bërë këtu është krejtësisht jashtë realitetit, as se nuk është në përputhje me prirjet e pjesës tjetër të rajonit dhe të pjesës tjetër të Europës. Unë do të fokusohesha në fushat që duan përmirësim, në vend të fushave ku njerëzit mund ta shihnin atë si një mundësi politike ose të motivuar politikisht për të kritikuar qeverinë. Kjo është për shoqërinë në tërësi. Dhe unë mendoj se Shqipëria, si një vend modern demokratik, mund ta shikojë këtë me një nivel vetë-reflektimi dhe të gjejë mënyra për të përmirësuar situatën këtu.

Grida Duma: Shqiptarët janë të fokusuar në gjithçka që vjen si sinjal nga Shtetet e Bashkuara. Kjo është e sigurt. Shqiptarët janë, për mendimin tonë, një nga popujt më proamerikanë në Europë dhe ndoshta në rajon.

Zv/Ndihmës Sekretari Escobar: Dhe amerikanët janë vendi më proshqiptar në botë.

Grida Duma: Ne ju jemi mirënjohës për këtë. Ndërkohë, investitorët amerikanë nuk janë në atë standard apo atë nivel që do të donim t’i shihnim si shenja mirëqënieje ekonomike dhe shenja të një Shqipërie të sigurtë me stabilitet politik të vazhdueshëm. A vjen kjo sepse investitorët amerikanë nuk shohin interes, interes të lartë në Shqipëri? Apo sepse qeveria shqiptare nuk ka krijuar, le të themi, garancitë dhe standardet e duhura për të mirëpritur, ftuar dhe nxitur investimet amerikane në Shqipëri?

Zv/Ndihmës Sekretari Escobar: Krejt e kundërta. Mendoj se tregtia mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë po lulëzon. Ajo po rritet në mënyrë domethënëse çdo vit. Mendoj se eksportet shqiptare drejt Shteteve të Bashkuara janë trefishuar vitin e fundit. Trefishuar. Dhe investimet amerikane në rajon, veçanërisht në sektorin e energjisë, janë rritur ndjeshëm. Ne mbështesim nismën e Ballkanit të Hapur, mbështesim përpjekjet tuaja për t’u integruar më pranë fqinjëve tuaj dhe në Bashkimin Europian. Ne vërejmë shumë gjëra pozitive. Tani, ka ende gjëra që mund të bëni që do të ndihmonin në përmirësimin e klimës së investimeve, veçanërisht në lidhje me gjykatat tregtare dhe pavarësinë e gjyqësorit. Por tani për tani, marrëdhënia, marrëdhënia tregtare është vërtet në rrugën e duhur dhe ne shohim gjëra të rëndësishme që po ndodhin mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.

Grida Duma: E lumtur që kam këtë mesazh nga ju, sepse ky është një fakt, jo perceptim.

Zv/Ndihmës Sekretari Escobar: Ashtu është.

Grida Duma: Zgjedhjet vendore. Dje mesazhet tuaja, të gjitha vizitat dhe takimet tuaja që dolën në media ishin: kujdes me kandidatët me precedentë penalë në listat e partive politike. Nëse kemi ende disa nga këta kandidatë që nuk e respektojnë këtë, a do të ketë një reagim ndryshe, të fortë nga Shtetet e Bashkuara këtë herë?

Zv/Ndihmës Sekretari Escobar: Shiko, unë mendoj se të gjitha partitë politike kanë një detyrim ndaj njerëzveqë të sigurohen që kandidatët të mos jenë të korruptuar, që ata të kenë në zemër interesat e njerëzve. Ne nuk jemi në gjendje të zgjedhim kandidatë apo anëtarë të partive politike. Marrëdhënia jonë me Shqipërinë është me popullin e Shqipërisë, jo me një parti dhe jo me një person. Pra, në këtë drejtim, kur pyet nëse do të ketë një reagim nga Shtetet e Bashkuara nëse partitë nuk janë të pastra, nëse kandidatët nuk i përmbushin standardet më të larta të antikorrupsionit dhe të gjitha standardet e tjera demokratike, reagimi duhet të vijë nga njerëzit, jo nga Shtetet e Bashkuara. Kjo është një punë për popullin e Shqipërisë, jo për Shtetet e Bashkuara.

Grida Duma: E kuptoj. Zgjedhjet vendore – ka pasur një betejë dyvjeçare në opinionin publik dhe protagonistët, le të themi, politikë po e diskutojnë atë si politikë përçarëse. Mendoni për opozitën – Partinë Demokratike. Shumë thonë se kjo ka ardhur për shkak të shpalljes non-grata të Sali Berishës. Tani, Sali Berisha vazhdon të jetë në krye të një pjese të opozitës dhe po e quan veten kreun e saj. A ekziston ndonjë mundësi, siç shumë po përpiqen, të themi, të ushqejnë veten, a ka mundësi që për shkak të ngritjes të tij si pjesë e opozitës, të ketë një qëndrim të rishikuar për statusin non-grata të Sali Berishës nga Shtetet e Bashkuara ndonjëherë?

Zv/Ndihmës Sekretari Escobar: Para së gjithash, mendoj se pozicioni ynë për këtë individ të veçantë është shumë i qartë. Por unë do të thosha se nuk njoh asnjë person që përmes zgjedhjeve të ketë arritur të ndryshojë përcaktimin e pozicionit të tyre prej Departamentit të Shtetit sipas legjislacionit tonë. Po, thënë kjo, unë mendoj se Shqipëria ka një të ardhme vërtet të jashtëzakonshme dhe duhet të fokusohet tek e ardhmja. Dhe ka shumë njerëz që do të donin ta tërhiqnin atë në të shkuarën dhe unë nuk mendoj se ky është një vend ku Shqipëria dëshiron të shkojë.

Grida Duma: Pra ajo është e shkuara?

Zv/Ndihmës Sekretari Escobar: Nëse më pyet mua, patjetër, e shkuara.

Grida Duma: Mirë. A do të jenë gjithnjë e më të pranishme organizatat joqeveritare amerikane gjatë zgjedhjeve të 14 majit?

Zv/Ndihmës Sekretari Escobar: Shikoni, çdo vend që është anëtar i OSBE-së ka detyrimin të lejojë vëzhgimin e zgjedhjeve. Mendoj se është e shëndetshme për shoqëritë dhe është e shëndetshme të sigurohen zgjedhje të lira dhe të ndershme. Dhe Shqipëria e ka patjetër detyrimin të lejojë njerëzit të vijnë dhe t’i monitorojnë. Ne do të kemi një rol në këtë. Por çka është e rëndësishme është se kjo nuk do të ndodhë nëse nuk kemi një angazhim nga të gjitha partitë dhe të gjithë kandidatët që zgjedhjet të jenë të lira, të ndershme dhe pa ndërhyrje. Shpresojmë që kjo të ndodhë dhe kam besim se do të ndodhë.

Grida Duma: Të shpresojmë. Sa i përket përcaktimit non-grata, përcaktimit të shumë njerëzve nga pala europiane, ne kemi pyetur Bashkimin Europian, ç’është ky, le të themi, emërtim non-grata për ju, si e përfytyron Bashkimi Europian? Ka kaluar kohë dhe jemi në pritje të emrave të tjerë nga shkallët e larta të politikës. A ka ndonjë shans që të kemi edhe disa emra në Shqipëri për të parë vazhdimësinë e dorës së fortë të SHBA-ve? Sa i përket antikorrupsionit dhe ecjes përpara…

Zv/Ndihmës Sekretari Escobar: Shiko, kjo ka tre pjesë. Dua të them, para së gjithash, ne nuk i shfaqim paraprakisht veprimet tona për sanksionet, ndaj në fakt nuk mund të flas për këtë. Gjëja e dytë është se ne jemi shumë të përkushtuar për të përdorur çdo mjet që kemi, përfshirë sanksionet, për të luftuar korrupsionin në botë. Dhe në këtë pjesë të botës, veçanërisht në Ballkanin Perëndimor, korrupsioni është e vetmja çështje që përshkon të gjitha vendet e rajonit. Por së treti, e dini, marrëdhënia jonë me Shqipërinë nuk ka të bëjë me sanksionet. Marrëdhënia jonë është një partneritet i pjekur midis dy partnerëve të barabartë në një aleancë dhe në një partneritet strategjik dypalësh. Pra, a i ngelet në fakt Shteteve të Bashkuara të bëjë këto përcaktime? I takon institucioneve të Shqipërisë të hetojnë korrupsionin dhe ta ndjekin penalisht kudo munden. Dhe kjo është arsyeja pse reforma në drejtësi është kaq e rëndësishme, sepse nuk na takon neve ta bëjmë këtë punë në emër të popullit shqiptar. Ata kanë aftësinë ta bëjnë vetë. Dhe këto qeveri dhe çdo qeveri, qoftë kjo apo pasardhësja e saj, ka një detyrim ndaj njerëzve që të sigurojë që kjo të ndodhë.

Grida Duma: Çështja McGonigal. Është ende në vazhdim dhe ka shumë pikëpyetje në opinionin publik në Shqipëri. A i dëmtoi marrëdhëniet pas akuzave të asaj dosjeje me kryeministrin Rama – mes kryeministrit Rama dhe SHBA-së?

Zv/Ndihmës Sekretari Escobar: Do të them dy gjëra. Një, unë nuk mund të flas për një çështje të hapurpenale. Gjëja e dytë siç e përmenda më parë, marrëdhënia mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë është me popullin e Shqipërisë, me institucionet, jo me një parti dhe jo me një individ. Thënë kështu, do të thoja se marrëdhënia jonë me Shqipërinë është më e mira që kemi pasur ndonjëherë.

Grida Duma: Më e mira që keni pasur ndonjëherë. Për sa i përket ligjit për investimet strategjike, edhe dosja McGonigal na ka shfaqur një ilustrim se ai ndoshta ka nevojë për shumë amendamente ose disa amendamente në mënyrë që kompanitë ruse të mos fshihen pas disa mënyrave të ndërlikuara për të hyrë në sektorë strategjikë që janë tani, pas luftës midis Ukrainës dhe Rusisë, në një pozicion tjetër. Çfarë mendoni për kuadrin tonë ligjor për investitorët strategjikë?

Zv/Ndihmës Sekretari Escobar: Mendoj se të gjitha vendet e rajonit, në të gjitha vendet e Europës, në fakt duhet të kenë njëfarë kontrolli të investimeve. Dhe ky ka qenë një diskutim i hapur me të gjithë partnerët tanë. Mendoj se të gjithë i kuptojnë rreziqet e pastrimit të parave, rreziqet e ndikimit keqdashës rus dhe do të thoja se ne kemi një dialog të hapur me qeverinë, këtë qeveri dhe të gjitha qeveritë e rajonit se si duhet të trajtojmë atë lloj investimi, qoftë ai kinez apo rus dhe si e trajtojmë ne së bashku.

Grida Duma: Financimi rus në partitë politike është një çështje e rëndësishme. Është vërtetuar se ka – në realitet – parti politike dhe disa individë që kanë marrë para nga kompani apo individë rusë. Së pari, a kemi një listë konkrete me emrat e politikanëve nga Shtetet e Bashkuara që kanë para ruse në xhepat e tyre apo në buxhetet e partive tani?

Zv/Ndihmës Sekretari Escobar: Shiko, nuk do të hyj në detaje. E vetmja gjë që është shumë e vërtetë është se Rusia ndërhyn në zgjedhjet demokratike në të gjithë Europën, jo vetëm këtu, por edhe në Europën Perëndimore, në Shtetet e Bashkuara gjithashtu. Dhe ka njerëz që janë të gatshëm të pranojnë paratë ruse në emër të çuarjes përpara të agjendës së Rusisë, e cila nuk është një agjendë pozitive për këtë pjesë të botës. Unë do të thosha thjesht se ne duhet të vazhdojmë ta diskutojmë këtë dhe të jemi shumë të qartë me njëri-tjetrin se cilat janë pritshmëritë dhe të ndajmë informacione, kur e shohim, atë çka Rusia po bën në këtë pjesë të botës, sepse ajo (Rusia) nuk ndan të njëjtat synime si Shtetet e Bashkuara dhe Europa për Ballkanin Perëndimor. Ne po përpiqemi të krijojmë përfshirje më të madhe. Ne po përpiqemi të krijojmë një rrugë që këto vende, përfshirë Shqipërinë, të bëhen anëtarë të organizatave transatlantike, përfshirë Bashkimin Europian. Rusia po bën pikërisht të kundërtën. Pra, ne jemi shumë skeptikë për çdo gjë që Rusia bën në sferën politike dhe ekonomike.

Grida Duma: Disa argumentojnë se këto para ruse ishin këtu përpara se të fillonte lufta Ukrainë-Rusi. Ç’është e gabuar në pasjen e lobimit apo njëfarë financimi, qoftë edhe nga Rusia? Pse duhet ta konsiderojmë këtë një, le të themi, një krim moral nëse ata politikanë do të argumentonin vetë se kjo ka ndodhur përpara konfliktit Ukrainë-Rusi?

Zv/Ndihmës Sekretari Escobar: Para së gjithash, do të thosha se ndikimi i huaj në cilëndo zgjedhje, veçanërisht financimi, është pothuajse në çdo rast i jashtëligjshëm. Dhe në shumicën e vendeve demokratikeduhet që zgjedhjet të jenë një referendum për njerëzit ndaj udhëheqësve, për ata njerëz. Përpjekjet e Rusisë në të gjithë Europën në mbështetje të kandidatëve, kandidatëve specifikë, me financim nuk kanë qenë për të mbështetur qëllimet e atyre vendeve, por për të mbështetur ndikimin keqdashës të Rusisë në rajon. Dhe kështu, do të thosha se çdo vend duhet të jetë shumë, shumë i kujdesshëm, përfshirë vendin tonë, për financimin e fushatave, për mediat e lira dhe të drejta dhe për të qenë shumë të qartë për atë që Rusia po bën brenda Europës dhe brenda Shteteve të Bashkuara.

Grida Duma: T’u kthehemi partive të opozitës, një Parti Demokratike ndryshe. Ndarja e ka lënë të ashtuquajturën pjesë zyrtare të PD-së me sytë nga Ambasada Amerikane duke thënë ­kemi nevojë për më shumë ndihmë, kemi nevojë për më shumë udhëzime. Ka disa protagonistë që janë, të themi, duke parë një rrugë drejt zgjidhjes përmes bashkëpunimit të ngushtë me Ambasadën Amerikane dhe përfaqësuesit tuaj këtu. Cili është komenti juaj për këtë? A është kjo mënyra e duhur për të parë ngjarjet në zhvillim në PD?

Zv/Ndihmës Sekretari Escobar: Shikoni, ne nuk zgjedhim qeveritë si aleatë në NATO, që do të thotë se ne nuk zgjedhim fituesit dhe humbësit. E bëjnë njerëzit. Do të them, sërish, partneriteti ynë është me popullin e Shqipërisë dhe me çdo parti politike, çdo lëvizje politike, që sheh si synime strategjike çuarjen përpara tëintegrimit euroatlantik të Shqipërisë, të qëndruarit e përkushtuar ndaj NATO-s dhe të qëndruarit të përkushtuar ndaj luftës kundër korrupsionit, ne i shohim ato parti dhe ato lëvizje si aleatë. Pra, shpresojmë që i gjithë spektri politik ta ketë parasysh këtë kur të angazhohet me ne dhe kur të angazhohet edhe me partnerët tanë të QUINT-it, sepse kjo është më e mira për Shqipërinë.

Grida Duma: Misioni i Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri ka qenë me raste, gjatë kësaj periudhë kohore, veçanërisht i vështirë. Është hera e parë që puna e një ambasadori të huaj, për mendimin tim, ka qenë kaq e vështirë dhe opinioni publik ka qenë shumë më i informuar për misionin e Ambasadores së Shteteve të Bashkuara në Shqipëri. Keni një koment për këtë? Sepse për mua është diçka që nuk mund të ndodhte dhe nuk mund të vihej në dyshim. Integriteti, të themi, misioni i plotë si mision publik dhe jo personal.

 Zv/Ndihmës Sekretari Escobar: Nuk është kurrë. Do të thosha se në rajon, të gjithë ambasadorët tanë veprojnë me mbështetjen e plotë të Sekretarit të Shtetit dhe Presidentit. Të gjithë ata po veprojnë në përputhje me vlerat dhe politikat tona. Dhe është për të ardhur keq që disa nga Ambasadorët tanë në rajon janë vënë nën sulm personal. Para së gjithash, mendoj se është e pajustifikuar. Por së dyti, mendoj se është gjithashtu jodiplomatike, sepse ajo që po bën Ambasadorja jonë është pikërisht ajo që Sekretari dëshiron të bëjë. Nuk është diçka personale. Është çështje politikash. Mendoj se të gjithë duhet ta njohin këtë. Dhe në fakt, nëse do të më duhej të shtoja një opinion personal, ne kemi një nga Ambasadorët më të mirë të Shërbimit të Jashtëm që shërben në Shqipëri. Pra, nuk është një çështje personale. Është diçka profesionale.

Grida Duma: A e dini nëse i është bërë ndonjë dëm opinionit publik shqiptar nga përçarja e opozitës? A ka rrezik për këtë?

Zv/Ndihmës Sekretari Escobar: Unë mendoj se ekziston rreziku që ka njerëz që po përdorin ndjenjat anti-amerikane për përfitime personale politike, dhe kjo nuk e ndihmon interesin tonë strategjik apo tuajin. Ndaj, do të isha shumë, shumë dyshues për këdo që vë në lëvizje ose u jep shtysë linjave anti-amerikane, sepse gjithçka që kemi bërë, veçanërisht në dy vitet e fundit, ka qenë për të thelluar marrëdhëniet strategjike midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. Dhe më duhet të them se Shqipëria zë një pozicion shumë të privilegjuar në politikën tonë të jashtme. Jemi konsultuar me ju dhe keni qenë pjesë e pothuajse çdo ngjarjeje globale për shkak të partneritetit tuaj me Shtetet e Bashkuara. Dhe ne jemi ndihmuar për të çuar përpara vlerat dhe synimet tona në Europë prej partneritetit tonë me Shqipërinë, jo vetëm në NATO apo Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, por edhe në mënyrë dypalëshe. Pra, do të thosha se kushdo që predikon çfarëdo lloj anti-amerikanizmi, në fakt nuk ka parasysh interesat e Shqipërisë.

Grida Duma: Faleminderit!

blank

Intervista- Gjenerali Petraeus: Ushtria ruse s’ka organizim

Bahmuti, qytet në lindje të Ukrainës, është aktualisht skenë e luftimeve të ashpra midis luftëtarëve ukrainas dhe ushtrisë pushtuese ruse. Prill, 2023.

Vazha Tavberidze

Gjenerali i pensionuar i ushtrisë amerikane, David Petraeus, pret që ofensiva që po përgatisin ukrainasit për fund të pranverës ose fillim të verës, të jetë “shkatërruese” për ushtrinë ruse, sidomos në disa zona.

Duke folur në një intervistë për Shërbimin gjeorgjian të Radios Evropa e Lirë, ai thotë se njësitet ukrainase po stërviten në Gjermani, Poloni, Mbretëri të Bashkuar dhe gjetkë, dhe do të aftësohen për operacione të kombinuara në fushëbetejë.

Sipas tij, rusët, thjesht, “i hedhin ushtarët, nuk kanë koherencë, nuk kanë organizim”.

Ushtria ruse “nuk është një organizatë që mëson, ajo nuk i pranon paraprakisht mangësitë”, thotë Petraeus, i cili ka shërbyer si komandant i forcave amerikane në Irak dhe Afganistan dhe si drejtor i CIA-s.

David Petraeus

David Petraeus

Radio Evropa e Lirë: Në cilën pikë gjendet lufta në Ukrainë?

David Petraeus: Jemi në pritje të ofensivës së Ukrainës – në fund të pranverës ose fillim të verës – e cila do të përfshijë tanke perëndimore dhe njësite të trajnuara, që do t’i mundësojnë Ukrainës, për herë të parë, të realizojë operacione të kombinuara. E kam fjalën për përdorimin e tankeve së bashku me këmbësorinë. Forca të reja ukrainase janë duke u trajnuar dhe pajisur në Gjermani, Poloni, Mbretëri të Bashkuar.

Radio Evropa e Lirë: Cili do të jetë rezultati përfundimtar i kundërofensivës ukrainase?

David Petraeus: Mendoj se do të jetë i dyfishtë. Së pari do të sigurohet që rusët të mos jenë në gjendje ta përforcojnë ose ta rifurnizojnë Krimenë përmes pjesës juglindore të Ukrainës – pra ta shkëpusin atë linjë tokësore të komunikimit – dhe, së dyti, do t’i shkatërrojnë forcat ruse në një zonë më të gjerë të Ukrainës jugore.

Radio Evropa e Lirë: Më lejoni t’ju pyes konkretisht për Bahmutin – gjenerali amerikan, Mark Milley, ka thënë se ukrainasit e kanë kthyer atë në një thertore për rusët. A mund të ketë qenë ky plani ukrainas gjatë gjithë kohës?

David Petraeus: Nuk e di nëse ka qenë gjatë gjithë kohës, por me kalimin e kohës është bërë e qartë. Në fillim, besoj se edhe ukrainasit kanë vlerësuar se Bahmuti nuk ka rëndësi gjeografike. Nuk është një qendër e madhe hekurudhore apo rrugore, siç janë disa vende të tjera. Por, më vonë, mendoj se kanë arritur ta shohin vlerën e mbrojtjes së një zone urbane kundër një force që ka qenë shumë joprofesionale. Humbjet kanë qenë marramendëse. Fitimet kanë qenë në rritje, por tepër të kushtueshme.

Gjithashtu, mendoj se me kalimin e kohës, presidenti [i Ukrainës, Volodymyr] Zelensky e ka kuptuar qartë nevojën për të mos i dhënë Rusisë asgjë që mund ta portretizojë si fitore.

Radio Evropa e Lirë: A është kjo arsyeja përse rusët këmbëngulin ende atje?

David Petraeus: Kur dërgoni ushtarë valë pas vale, ata nuk kanë alternativë. Ata [rusët] nuk kanë forca të trajnuara mirë, nuk kanë më forca të pajisura mirë, nuk kanë stërvitje kolektive të njësive, siç kanë forcat ukrainase.

Mendoj se është shumë e rëndësishme që vëzhguesit të kuptojnë se forcat ukrainase që do të udhëheqin ofensivën këtë pranverë dhe verë, nuk janë të angazhuara tani në vijën e frontit në Ukrainë. Ato po stërviten në Gjermani, Poloni, Mbretëri të Bashkuar dhe gjetkë. Dhe, me kalimin e kohës, do të arrihen kushtet për operacione të kombinuara. Rusët nuk e kanë bërë këtë. Ata, thjesht, i hedhin ushtarët, nuk kanë koherencë, nuk kanë organizim.

 

Radio Evropa e Lirë: Ju keni udhëhequr një pushtim… Nga perspektiva e pushtimit, cilat janë tri gabimet e mëdha që i ka bërë Rusia në këtë luftë?

David Petraeus: Në nivelin më të lartë, ata [rusët] i kanë nënvlerësuar plotësisht kapacitetet e Ukrainës. Ata nuk kanë arritur të krijojnë një fushatë të duhur dhe ta përgatisin forcën e tyre për ta realizuar atë fushatë. Përtej kësaj, nuk kanë pasur sisteme moderne komunikimi. Prandaj, gjeneralët janë vrarë vazhdimisht. Ata nuk i kanë trajnuar forcat e tyre. Ne e kemi ditur gjithmonë se atyre u mungon Korpusi i nënoficerëve profesionistë, që janë shtylla kurrizore e forcave tona në perëndim.

Radio Evropa e Lirë: Ekziston një besim se rusët gjithmonë fillojnë keq dhe më pas përmirësohen. Në tetor, ju keni thënë se realiteti me të cilin përballet [presidenti rus, Vladimir] Putin në fushën e betejës, është i pakthyeshëm. Gjashtë muaj më vonë – a ka ende shanse për Rusinë që të kthejë gjithçka, të mësojë dhe të përshtatet?

David Petraeus: Ushtria ruse nuk është një organizatë që mëson. Kur kam pasur privilegjin t’i komandoj forcat tona [amerikane] në Irak, në Afganistan dhe në Lindjen e Mesme, ne kemi vendosur të jemi një organizatë që mëson, kemi dalë me ide, strategji, taktika e kështu me radhë. Pra, duhet të ndërtoni një kulturë të të mësuarit. Kjo bëhet në shumicën e vendeve të NATO-s. Rusia, qartazi, nuk e ka bërë këtë. Ajo nuk është një organizatë që mëson. Ajo nuk i pranon paraprakisht mangësitë.

Unë, thjesht, nuk shoh se rusët mësojnë. Shoh ukrainasit që mësojnë, zhvillohen dhe bëhen gjithnjë e më të mirë. Dhe, kjo është arsyeja përse unë them se ata do të bëjnë atë që rusët nuk kanë arritur ta bëjnë: operacione të kombinuara.

Tani, ajo që duhet të theksoj është se Vladimir Putin ende nuk është i bindur se rusët nuk do të mund ta tejkalojnë Perëndimin. Ai ende mendon ashtu siç e thatë edhe ju, se rusët kanë pasur një fillim të tmerrshëm… Nazistët i kanë zmbrapsur, ushtria e Napoleonit i ka dëbuar, por në fund kanë fituar. Ai ende mendon se mund t’ia dalë me ukrainasit, evropianët dhe amerikanët në atë mënyrë si me ushtrinë e Napoleonit dhe nazistët. Ne duhet të sigurojmë që ukrainasit do t’ia dëshmojnë se ai e ka gabim.

Radio Evropa e Lirë: Në termat politikë, a mund të themi se Rusia po e humb këtë luftë?

David Petraeus: Lufta nuk ka përfunduar ende. Është në vazhdim e sipër. Ukraina ka shënuar disa fitore të jashtëzakonshme, por rusët ende kontrollojnë pothuajse 20% të territorit, kështu që kjo është ende në vazhdim. Kërkon mbështetje të vazhdueshme, vendosmëri të vazhdueshme, jo vetëm nga ana e ukrainasve, por edhe nga ana e atyre që po i ndihmojnë ata.

Përgatiti: Valona Tela
blank

Intervista- Saraçini: Dezinformatat ruse kërcënim për sigurinë, duhen masa konkrete

Petrit Saraçini, drejtor i Institutit për Media dhe Analitikë në Shkup.

 

Isuf Kadriu

“Dezinformatat dhe lajmet e rreme paraqesin rrezik serioz për sigurinë e Maqedonisë së Veriut. Ato janë një nga faktorët kryesorë që shkaktojnë polarizime, ndarje dhe konflikte në shoqëri”, thotë në intervistën për Radion Evropa e Lirë, Petrit Saraçini, drejtor i Institutit për Media dhe Analitikë në Shkup, i cili bën monitorimin e mediave të shkruara, elektronike dhe sociale, në përputhje me standardet profesionale.

Saraçini thotë se dezinformatat që kanë marrë hov në Maqedoninë e Veriut burimin e kanë në Rusi dhe Kinë, por edhe në Serbi dhe kryesisht kanë të bëjnë me mbrojtjen e agresionit rus në Ukrainë, dhe paraqitjen e BE-së dhe NATO-s si institucione që nuk respektojnë të drejtat e njeriut, por edhe vlerat familjare.

Ndër tjerash, ai thotë se “në luftën kundër dezinformatave, rol të rëndësishëm luan edhe edukimi mediatik që duhet të zhvillohet edhe më shumë nëpër shkolla”. Mediat, sipas tij, duhet të marrin më shumë përgjegjësi në luftimin e dezinformatave, pasi e rrezikojnë edhe vetë ekzistimin e tyre”.

Radio Evropa e Lirë: Zoti Saraçini, gjendja me dezinformatat dhe lajmet e rreme në Maqedoninë e Veriut duket se ka marrë përmasa shqetësuese dhe këtë e përmendi edhe James Rubin, përgjegjës i Qendrës Globale të Angazhimit gjatë vizitës në Shkup. Cilat janë të dhënat e institutit që drejtoni? A po rrezikohet siguria nga vend nga dezinformatat që burimin e kanë në Moskë dhe vende tjera?

Petrit Saraçini: Prania e dezinformatave është rritur dukshëm viteve të fundit në Maqedoninë e Veriut dhe ato paraqesin rrezik serioz për sigurinë e vendit. Janë një prej faktorëve kryesorë që kontribuojnë për polarizimet, ndarjet dhe konfliktet në shoqëri. Dezinformatat që janë të lidhura me propagandën ruse apo pro-ruse, dukshëm u theksuan sidomos pas agresionit të Rusisë mbi Ukrainën. Mirëpo, ato në Maqedoninë e Veriut ishin të pranishme edhe më parë dhe ishin të lidhura me të gjitha proceset, edhe me zgjedhjet, edhe me referendumin për zbatimin e Marrëveshjes së Prespës me Greqinë. Ato ishin të pranishme edhe vitin e kaluar, gjatë procesit të nisjes së bisedimeve të Maqedonisë së Veriut me BE-në dhe gjithçka që kishte të bënte me propozimin francez për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë.

Radio Evropa e Lirë: Cili është qëllimi i këtyre dezinfomatave që vijnë nga Moska dhe sa po ndihmohen ato nga brenda Maqedonisë së Veriut?

Petrit Saraçini: Është e qartë se Rusia tenton që shtetet e këtij rajoni t’i largojë nga sfera e ndikimit euroatlantik dhe t’i vendosë në një vijë anti-perëndimore dhe pro-ruse. Ka disa burime të theksuara të kësaj propagande ruse – përveç zërave që vijnë nga Kremlini dhe mediat e afërta me të – kemi gjithashtu një fluks të theksuar të dezinformatave që vijnë përmes mediave serbe dhe që ritransmetohen në mediat maqedonase.

Kemi, po ashtu, dezinformata që shpërndahen përmes disa strukturave politike, janë disa parti të vogla si Maqedonia Unike, E Majta, që janë të lidhura me struktura të partisë më të madhe opozitare VMRO-DPMNE, të cilat kanë agjenda anti-perëndimore dhe që nuk janë për integrimin në NATO dhe Bashkimin Evropian. Ato shpërndajnë dezinformata dhe diskurse apo narrative që janë anti-perëndimore.

Radio Evropa e Lirë: Dezinformatat po transmetohet kryesisht nga portale të ndryshme që duhet të kenë edhe burimet e tyre të financimit. A keni ndonjë të dhënë mbi këtë dhe a po bëjnë sa duhet institucionet për luftimin e tyre?

Petrit Saraçini: Për fat të keq nuk ka ndonjë hulumtim e as shteti nuk po ndërmerr ndonjë veprim më të koordinuar apo ndonjë hap strategjik për t’i parandaluar këto veprime pro-ruse që vijnë nga Kremlini, por edhe nga vende tjera, sidomos nga Serbia, si dhe nga qarqe brenda vendit. Është e qartë se prodhimi i dezinformatave dhe i përmbajtjeve të tilla kërkon mjete financiare. Dolën ca hulumtime globale, edhe në Bullgari, të cilat flasin për financimin rus të këtyre strukturave, por për fat të keq ne në vendin tonë nuk po shohim ndonjë veprim institucional, që do të luftonte këtë financim gri të përmbajtjeve joprofesionale, të cilat shkaktojnë huti te popullata, mosbesim tek institucionet.

Shembull për këtë kemi sulmet hibride që kishin të bënin me paralajmërimet e rreme për bomba në shkolla që shkaktonin frikë dhe pasiguri te popullata. Por, ne nuk pamë ndonjë veprim konkret edhe pse Ministria e Punëve të Brendshme disa herë deklaroi se është në kërkim dhe ka informata për disa nga kryerësit e këtyre veprave.

Këto vepra sikur u qetësuan. Por, po shohim se akoma në media ka dezinformata të ndryshme qëllimi i të cilave është që të arsyetohet agresioni rus në Ukrainë, të shprehet një miratim për politikat ruse, të kritikohet perëndimi për gjithçka duke përfshirë edhe vlerat familjare, shkelja e të drejtave të njeriut e kështu me radhë. Tenton të bindë popullatën në rajon dhe në vendin tonë se perëndimi është ai që është i ligu apo i keqi, ndërsa Rusia është ajo e fuqishmja dhe që është në [rrugë] të drejtë, gjë që aspak nuk është e vërtetë.

Radio Evropa e Lirë: Maqedonia e Veriut në vitin 2021 ka miratuar një strategji për luftimin e lajmeve të rreme, por si duket rezultatet mungojnë kur dihet fakti se vendi në periudhën e fundit ishte në shënjestër edhe të sulmeve hibride. Çfarë më konkretisht duhet të bëhet?

Petrit Saraçini: Të gjithë thonë se jemi në shënjestër të sulmeve hibride dhe dezinformatave, duke nisur nga presidenti, kryeministri, ministrat e Mbrojtjes, të Punëve të Brendshme dhe të Punëve të Jashtme. Por, si duket, autoritetet nuk kanë ndërtuar një strategji gjithëpërfshirëse, as mekanizma e as sistem të monitorimit për detektim të hershëm që të përgjigjet ndaj dezinformatave.

Strategjia e vetme e rëndësishme kundër dezinformatave është ndërtimi i një rezistence për ballafaqim me sulmet hibride që është sjellë në prill të vitit 2021. Mirëpo, nuk po shohim se kjo strategji po zbatohet në mënyrë efikase në pjesën e masave në luftën kundër dezinformatave dhe operacioneve psikologjike ose kundër një lufte efikase kundër dezinformatave dhe lajmeve të rreme.

Ne, si Institut për Media dhe Analitikë, rekomandojmë që autoritetet të krijojnë një trup ndërsektorial, i cili do të përfshinte të gjitha organet kompetente dhe përfaqësues të shoqatave joqeveritare, si dhe mediat. Besojmë se ky trup duhet të krijojë një sistem të monitorimit, të detektimit të hershëm dhe të përgjigjet ndaj dezinformatave.

Sigurisht se transparenca e pushtetit, qeverisë, e institucioneve është me rëndësi në parandalimin e këtyre dezinformatave, por ka edhe gjëra tjera, të cilat duhet të merren parasysh.

Radio Evropa e Lirë: Si e shihni ju rolin e mediave tjera profesionale në përballje me dezinformatat dhe lajmet e rreme pasi ato po ndikojnë edhe në punën e tyre? Ka raste kur mediat serioze dhe profesionale në punën e tyre merren me përgënjeshtrimin e këtyre dezinformatave?

Petrit Saraçini: Mediat duhet të marrin më shumë përgjegjësi në luftën kundër dezinformatave, sidomos mediat e mëdha dhe profesionale. Kjo sepse dezinformatat e rrezikojnë edhe vetë ekzistimin e mediave profesionale pasi janë shumë më atraktive dhe tërheqin më shumë vëmendje te publike. Dhe, kështu mediat profesionale, të cilave u duhet shumë më tepër kohë për të prodhuar një përmbajtje profesionale, e humbin edhe hapin me kohën edhe hapin me konkurrencën jolojale, joprofesionale e cila po e merr publikun.

Radio Evropa e Lirë: Tani një kohë në shkolla dhe institucione të tjera ligjërohet për edukimin mediatik. Sa rëndësi ka kjo në ndërgjegjësimin e popullatës sa i përket përballjes me dezinformatat dhe lajmet e rreme?

Petrit Saraçini: Sigurisht se [për] një veprim më afatgjatë rol të madh do të luante edukimi mediatik i popullatës, i cili duhet të futet në sistemin arsimor, edhe pse tashmë ka nisur. Kemi të bëjmë me një edukatë apo arsimim që duhet t’u jepet fëmijëve që nga klasa e parë e deri në arsimin sipëror. Ai tani është në ecje e sipër dhe duhet të përfundojë brenda një apo dy viteve. Mirëpo, rezultatet e këtij procesi nuk mund t’i shohim përnjëherë për shkak se edukimi mediatik është një intervenim afatgjatë që rezultatet do t’i jepte për disa vjet.

blank

Intervista- Millatoviç: Ne do të ndjekim rrugën evropiane

Intervistë ekskluzive me presidentin e ri të Malit të Zi, Jakov Millatoviç:. Për DW ai flet për prioritetet e tij, fatin e Gjukanoviqit, raportet me BE dhe Serbinë e Rusinë.

Deutsche Welle: Ju keni studiuar jashtë vendit, por jeni kthyer në vendlindje dhe jeni futur në poilitikë. Pse?

Jakov Millatoviç: Unë kam studiuar në Austri e Itali, e më pas kam mbaruar masterin në Oxford. Ish-kryeministri Krivokapiq më ka ftuar të bëhem pjesë e ekipit të tij në vitin 2020. Ai më ofroi postin e këshilltarit për çështje ekonomike dhe u ktheva. Më pas gjërat morën rrugën e vetë.

DW: Në opinion gjatë fushatës elektorale në zgjedhjet presidenciale është krijuar përshtypja, se po bëhet një garë politike mes kandidatit proevropian Milo Gjukanoviç dhe jush, si kandidat proserb dhe prorus?

Millatoviç: Në fakt këtu kemi të bëjmë me një kandidat patriot malazez, një kandidat demokratik proevropian, i cili ka edhe një sfond akademik ndërkombëtar, siç jam unë në njërën anë, si dhe me një thuajse-diktator, simbol të krimit të organizuar dhe korrupsionit, siç është Gjukanoviçi. Ai është një simbol i rrënimit të ekonomisë, rrënimit të kompanive, turizmit, hoteleve etj., etj. Kjo ishte në fakt gara dhe jo ajo që pohonte pala tjetër. Unë jam shumë i lumtur që këtë lojë ka fituar “good guy”!

DW: Gjukanoviçi ka humbur zgjedhjet, ju keni fituar, por çfarë ka ndryshuar tani në Mal të Zi?

Millatoviç:Ky është vërtet një hap i madh përpara për ne, është një fitore e madhe e vlerave. Mendoj se Gjukanoviqi është një simbol i kohërave kur kanë mbisunduar jovlerat, kur ka qenë disi normale të vjedhësh, të blihen diploma akademike, kur struktura të ndryshme kanë pasur privilegje. Ishte një kohë kur gazetarët e pavarur janë vrarë ose persekutuar. Edhe Kisha ka qenë e persekutuar në fund. Ajo që unë përfaqësoj është një sitem i vlerave normale, ku nënkuptohet që për sukses duhet të keni edhe një lloj edukimi dhe shkollimi.

DW: Ju keni premtuar luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Si do ta bëni këtë?

Millatoviç: Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është ndër detyrat më të rëndësishme, sepse këto kanë përfshirë edhe drejtësinë, gjykatat, si dhe policinë dhe struktura të tjera. Milo Gjukanoviç tani ka shkuar, i gjithë sistemi i tij ka kaluar dhe tani na mbetet të luftojmë këto dukuri negative nga brenda dhe t’i kryejmë punët në një formë shumë më të mirë. Parlamenti i parë demokratik i krijuar në vitin 2020 ka bërë disa përparime në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Por në opinion akoma mendohet se lufta nuk po bëhet në mënyrën e duhur dhe se kjo luftë duhet të jetë shumë më e fuqishme. Unë besoj se me ndryshimet që duhet bërë në prokurori, në gjykata dhe polici, me mbështetjen e Komisionit Evropian dhe partnerëve evropianë, ne mund të arrijmë më shumë dhe më shpejtë një progres.

DW: Çfarë do të ndodhë tani me zotin Gjukanoviq?

Millatoviç: Puna ime ishte ta mund atë politikisht në zgjedhje. Ndërsa çështje e prokurorisë është të shikojë nëse ka diçka që duhet të ndiqet penalisht. Unë jam i bindur se ka gjëra të tilla, por nuk është puna ime, është punë e prokurorisë dhe organeve të drejtësisë.

DW: Mendoni se ai do të mbetet në Mal të Zi apo do të ikë nga vendi?

Millatoviç: Me rëndësi është që në Mal të Zi të krijohet një mirëbesim i plotë ndaj organeve të drejtësisë. Kjo është çështje me të cilën duhet të merren policia, prokuroria dhe gjykatat. Kur dihet se ai ka qenë simbol i krimit të organizuar dhe korrupsionit në 30-40 vitet e fundit, mendoj se ky mund të jetë edhe një prej opsioneve.

DW: Ju keni deklaruar se do të keni raporte më të ngushta me Serbinë dhe zotin Vuçiq. Ndërkohë që atje kemi një korrupsion të përhapur, shkelje të të drejtave të mediave, nuk kemi sistem të pavarur të drejtësisë. Ju thoni se do të luftoni krimin e organizuar dhe korrupsionin, e njëkohësisht doni të keni raporte më të ngushta me zotin Vuçiq. Si do ta realizoni këtë?

Millatoviç: Zoti Vuçiq është president legjitim i zgjedhur në Serbi. Ai e përfaqëson Serbinë, ndërsa ajo që kam thënë unë është që do të dëshiroja të kem raporte më të ngushta me Serbinë si shtet, e zoti Vuçiq e përfaqëson këtë vend. Si ekonomist unë mbështes të gjitha proceset e bashkëpunimit rajonal, ndërsa Serbia është vendi më i madh dhe më i fuqishëm ekonomik në këtë rajon. Ndaj unë jam i interesuar të kemi raporte të mira, siç kanë Gjermania me Francën, Greqia me Qipron dhe vende të tjera.

DW: Në festimin e fitores suaj ka pasur edhe njerëz të afërt me Rusinë. A do të thotë kjo se është rrezikuar rruga evropiane ne Malit të Zi?

Millatoviç: Absolutisht jo.

DW: Si do ta realizoni procesin e integrimin evropian, pasi që këtë keni shpallur si një nga prioritetet tuaja?

Millatoviç: Ndjekja e procesit të integrimit evropian është bërë deri tani vetëm sa për sy e faqe, pa esencë dhe pa reformat e duhura. Ne do ta ndryshojmë këtë. Unë shpresoj se do të jemi pjesë e BE dhe se do të vendosim në praktikë vlerat evropiane.

DW: Si e vlerësoni agresionin e Rusisë ndaj Ukrainës, ky është një agresion apo jo?

Millatoviç: Po, është sulm ndaj një vendi sovran. Mali i Zi është pjesë e integrimeve evropiane dhe shpresoj se lufta në Ukrainë do të përfundojë sa më parë. E dyta, kjo ka pasoja të rënda për të gjithë Evropën, sepe ekonomia po vuan, çmimet po rriten. Kjo ndikon negativisht edhe në turizëm, e Mali i Zi varet nga turizmi. Shpresojmë vendosjen e normalitetit dhe përfundimin sa më të shpejtë të luftës.

blank

Italiani i inceneratorëve: Jam gati të dëshmoj për inceneratorët dhe lidhjet e Veliajt me Iranin

Italiani i inceneratorëve, Gabriele Tarroni Longinotti​ në intervistën ekskluzive për “Piranjat”, në Syri Tv, me gazetarin Bledian Koka, shprehet se është i gatshëm të dëshmojë edhe para autoriteteve, për aferën e djegësave. 

Nga Dubai, Longinotti​ thotë se kushti i tij është që dëshminë në një territor neutral, ndërsa kujton se në Shqipëri e arrestuan por askush nuk e di se pse.

Megjithatë, Longinoti shton se provat për të cilat flet dhe akuzon i ka në kompjuterin e tij të cilin ia ka sekuestruar prokuroria shqiptare.

“…Kur më kanë arrestuar unë kisha një kompjuter me vete dhe në këtë kompjuter nuk ma kanë kthyer kurrë edhe pse ia kërkova disa herë. Brenda ishin të gjitha provat për të cilat po të flas”, thotë ai.

Pjesë nga intervista

Bledian Koka: Ti po më thua se Hezbollah dhe Pasdaran po bëjnë larjen e parasë në Shqipëri?

Gabriele Tarroni Longinotti​: Unë mund të them, por nuk kemi… kur më kanë arrestuar unë kisha një kompjuter me vete dhe në këtë kompjuter nuk ma kanë kthyer kurrë edhe pse ia kërkova disa herë. Brenda ishin të gjitha provat për të cilat po të flas.

Bledian Koka: Çfarë do të thuash se në kompjuterin tim ka prova të forta. Për çfarë po flasim?

Gabriele Tarroni Longinotti​: Unë merrja shumë gjera nga posta përfshi edhe biletat e avionit. Sa herë që shikoja biletat e avionit, kryesisht të avionit, i mbaja të gjitha. Iranianët kanë nevojë për viza. Kush i firmoste vizat? Presezzi! Në kompjuterin tim kam të gjitha vizat e këtyre njerëzve. Ti kërko në google se kush është x person dhe ti sheh kush ishte dhe kush është.

Bledian Koka: Nga të gjitha gjërat që na the, sidomos për pjesën e inceneratorit, nëse të kërkohet që të jesh dëshmitar, do ta bëje?

Gabriele Tarroni Longinotti​: Më shumë kënaqësi. Por në territor asnjanës, duke pasur parasysh se për dy vite kam qenë në duart e tyre, tani jam unë ai që e zgjedh vendin për të bërë çdo gjë. Sigurisht! Unë nuk kam asgjë për të fshehur, janë të tjerë ata që kanë diçka për të fshehur. Të më japin kompjuterin tim, të më japin telefonat e mi dhe i hap para syve të tyre. Këtu, në një territor neutral. Natyrisht, të më japin 4 minuta kohë për t’i karikuar dhe unë do t’ja jap të gjitha të dhënat. Kjo është mafia. Është një familje e madhe nga ku, pasi ke hyrë, nuk del dot më aty. Unë dola.

***

​Longinotti flet me bindje se Erion Veliaj ka udhëtuar në Iran, vend nga i cili ai pretendon se erdhën financimet për inceneratorët.

Sipas tij, vizita e Veliajt në Teheran është bërë mes vitit 2017-2018 dhe e ka shoqëruar ish-shoferi i tij, Miliad Lopa.

“Unë e di sepse ma ka thënë Lopa. Një ditë ishim në makinë dhe më thotë: – Hej sapo u ktheva nga Teherani. Unë i thashë: Epo mirë, të lumtë. Po me kë shkove? Ai më tha: Shkova me mikun tim kryebashkiakun e Tiranës. Duhet të ketë qenë viti 2017 ose 2018 diçka e tillë. E kam të fiksuar në memorie të gjithë diskutimin“, tha ai.

NGA DUBAI/ NTERVISTA EKSKLUZIVE ME GABRIELE TARRONI LONGINOTTI (E PLOTË)


Send this to a friend