Dhe, si të jesh intelektual politik…?
Fojerbahu dikur me plot të drejtë do e quante dhe kualifikonte njëriun intelektual si “prodhuesin” ose arkiktektin ( instruktorin) me të rëndësishem dhe kryesor të moralit, edukates, kulturës, zhvillimit, disiplinës dhe emancipimit të gjithëmbarëshem shoqërorë ose qytetar. Mbase si arkitekt të ndërgjegjëshem dhe kompetent të etosit dhe erosit të lartë shtetëror, nacional, kulturor, historik dhe politik. Në anën tjetër ndërkaq, Platoni dhe Aristoteli që nga Antika e largët dhe gjer me sot na bejnë me dije se njeriu në radhë të parë është ” kafshë politike” ( “zoon politikon”) që dallon nga qeniet ose krijesat tjera për nga edukata, kultura, zhvillimi, mentaliteti, intelekti, holistika, moraliteti, primatologjia, humaniteti dhe ekskluziviteti i tij. Respektivisht, për nga marëdhëniet ose raportet e tij me të tjerët.
Për me tepër ndërkaq, gjithnjë sipas Platonit, Aristotelit si dhe të shume filozofëve ose mendimtarëve të tjerë, me politikë nënkuptojmë ” ligjshmerinë e brendshme” ( morale dhe profesionale ) të personit ose individit. Respektivisht, edukaten, kulturën, humanizmin, moralitetin, arsimimin, profesionalitetin, disiplinën, emancipimin si dhe përgatitjet ose afinitetet tjera intelektuale ,profesionale ose kadrovike në të gjitha fushat ose drejtimet e mundshme. Në të kundërten, politika pa moral dhe pa arsimimi ose edukatë të mjaftueshme shkencore, profesionale, intelektuale ose kadrovike, të ngjanë në hedonizëm ose makiavelizem politikë. Mbase, duke menduar ose reflektuar këtu në trendët, ligjët, kushtëzimët, imponimët, sfidat, turbulencat, reaksionet, paradokset, anakronizmat, hipotekat, ekskurset, diskurset ose tendencat e ndryshme dominante dhe eksluziviste të çdo shekulli dhe epoke. Në anomalitë, paradokset, anakronizmat, ,patologjitë, mediokritetët, manitë, hipokrizitë ose demagogjitë e ndryshme shtetërore, nacionale, politike, institucionale, konstitucionale, kadrovike, administrative, juridike dhe të tjera. Në Kosovën e pasluftës sidomos.
Në të të kundërten, njerëzit politik, gjegjësisht, liderët e ndryshëm institucional, funksional ose politik, ndahen ose klasifikohen në ata që mendojnë ose logjikojnë politikisht, por nuk bëjnë asgjë të mirë dhe me vlerë për shtetin, popullin ( kombin) dhe shoqërinë e tyre dhe në ata që veprojnë, reagojnë ose ndërmarrin diçka pa menduar as logjikuar fare. Duke menduar këtu në demagogët, hipokritët, analfabetët ose gjysëmanalfabetët e ndryshëm institucional dhe funksional. Në këtë prizëm ata më vështirë i pranojnë vërejtjet, kritikat, sugjerimet ose rekomandimet dashamirëse dhe profesionale të elitave, superstrukturave ose par-exelencave të njohura shkencore, intelektuale, kulturore, informative, politike, diplomatika dhe të tjera, se sa “shpërblimet” ose dhuratat e dikujt tjetër në dëm ose mbi kurrizin e thyer të kauzalitetit të lartë shtetëror, nacional, politik, historik, teritorial ose gjeografik etj.
Se këndejmi, në shtetët dhe shoqëritë e shkatërruara dhe të kalbuara në embrion, mëse tepërmi vijnë në shprehje ” rregullat” ose ” ligjet” e panjohura dhe të pashkruara asgjëkundi. Duke e vërë theksin në ” xhunglën e madhe” të atyre ” ligjëve të pashkelura” institucionale, funksionale, politike, sociale, ekonomike, administrative, juridike, kadrovike dhe të tjera në Kosovën e kontrastëve dhe paradoksëve të panumërta reaksionare dhe anakronike ku mbi kurrizin e thyer ( lakuar) si dhe mbi krihët ose shpatullat ( supet) e molisura të shumicës absolute të shqiptarëve të atjeshëm indogjen, autokton ose etnik, minoretiti serb së bashku me të tjerët, e ngrisin dhe ndërtojnë jetën, pronën, karierën, kapitalin ose pasurinë e tyre. Duke i shpronësuar ose privuar shpeshherë Kosovën dhe shqiptarët nga prona, pasuria, toka ose hapësira e tyre jetësore, historike ose gjeografike pëmes ” asociacionesh të pavarura të komunave serbe” në Veriun e Kosovës ose Mitrovicës, ” demarkacionesh” të ndryshme ” kufitare” me Serbinë, Malin e Zi ose Maqedoninë! Apo, përmes enklavave, provincave, apendikseve, pronave ose ” eldoradove të pavarura” të kishave, manastirëve, popave ose kalluxherëve të ndryshëm serbo-malazias në Kosovë.
Ndryshe nga kjo, përveç skamjes dhe robërisë, pa mundime (perpjekje) të ndryshme, rezistencë ose sakrificë, nuk vjen kurrë asgjë e mirë as për individin, as për popullin ( kombin), madje as për shtetin ose shoqërinë e gjithëmbarëshme njerëzore ose qytetare. Ndërkohë që skamja ( varfëria) dhe robëria, janë sfidat ose provokimet më të mëdha dhe më të rënda për të gjitha shtetët dhe shoqëritë e mundshme njerëzore ose qytetare gjithandej globit.
Në këtë frymë, ekonomia politike i kundron, parasheh dhe i trajton popullsinë ose shoqërinë e gjithëmbarshme shqiptare ose kosovare, si fuqi globale ose universale që kanë resurse, potenciale, forcë dhe enërgji të mjaftueshme njerëzore, materiale, intelektuale dhe profesionale për ndryshime të gjithëmbarëshme në domenin ( kontekstin) poztivë të fjalës.Përderisa, sociologjia në këtë kuader, përveç çështjëve dhe aspektëve të mesipërme materiale dhe ekonomike, i trajton dhe analizon edhe çështjët dhe aspektët tjera të shoqërisë njerëzore ose qytetare. Duke i përceptuar, anticipuar dhe akceptuar njeriun ( individin ) dhe kolektivitetin si pjesë të rëndësishme dhe tepër sublime të shtetit dhe shoqërisë. Dhe, jo vetëm si fuqi punëtore apo si “vegla pune” që duhet punuar dhe menduar vazhdimisht për shtetin ose qeverinë. Sociologjia pra i kundron dhe i trajton në menyrë etike dhe tepër kritike çështjet ose aspektët e sipërpërmendura materiale dhe ekonomike. Duke insistuar për kushte dhe standarde sa me të avansuara sociale dhe ekonomike që e bëjnë një shtet dhe shoqëri funksionale, përparimtare dhe produktive ose profitabile në kuptimin e plotë të fjalës. Në rastin konkret, shtetin dhe shoqërinë kosovare. Në instancë të fundit, sipas Maks Veberit si dhe shumë mendimtarëve të tjerë, njerëzit ose qytetarët e ndryshëm dallojnë ose janë të veçantë ose tepër specifik nga njeri tjetri për nga pamja ose konstrukti i tyre trupor ose psikofizik, madje për nga forca ose fuqia e tyre fizike, organike, materiale, politike, sociale, ekonomike etj. Për nga origjina, ghuja, etnia, nacionaliteti, edukata, kultura, arsimimi, mentaliteti, profesioni, funksioni, potenciali, kapaciteti ose ndikimi i tyre shoqëror ose politik etj. etj.
Një digresion:
Platoni në kuader të “shtetit”( “polisit”) të tij , asokohe i kishte ndarë dhe klasifikar njerëzitë ose shoqërinë e atëhershme njerëzore dhe qytetare në bazë të diferencave ose antagonizmave të njohura klasore, sociale ose materiale. Prkatësisht, në klasën e pasur dhe në klasën e varfër njerëzore dhe qytetare. ndërsa, në kuader të “ligjëve” e tij administrative dhe juridike, duke i studiuar dhe analizuar shkaqet dhe faktorët e ndryshëm relevant ,determinant dhe paradigmatik, Platoni në vazhdim i veçon shkaqet dhe faktorët e ndryshëm natyror dhe gjeografik si klima, konfiguracioni dhe relijefi i njohur tokësorë ose gjeografik, hapesira e përgjithshme etnike, gjeografike, historike, kulturore etj., për mbarëvajtjet dhe funksionimet e mirëfillta shtetërore, qytetare ose politike. Ndërkaq, Aristoteli duke i ndarë dhe konceptuar shtetin dhe shoqërinë e gjithëmbarshme njerëzore ose qytetare në katër(4) pjesë ose dimenzione të njohura sociale dhe politike si Filia (Solidariteti shoqërorë ose qytetar), Koinonia (Grupimët e veçanta), Politea (Shteti) dhe Nomos ( Rregullat ose parimet e njohura mbi shtetin dhe shoqërinë). I veçon tre (3) shtresa ose kategori të posaçme njerëzore ose qytetare. Të pasur, të mesëm dhe shumë të pasur. Ndonëse, pa i harruar këtu edhe konceptët e njohura shoqërore dhe qytetare të Sen Simonit, Immanuel Kantit, Adam Smitit, Rene Dekartit, Baruch de Spinozës, Sen Simonit, Çarls Darvinit, August Kommtit , A.Gobinosë, R.Chemberleinit, A.Rosenbergut, Th.Robert Malthusit etj.
Për me tepër ndërkaq, një intelektual i lartë shkencor, kulturorë, institucional, funksional ose politik, vazhdimisht i sheh, i godet dhe realizon caqet, qëllimet, objektivat, idealet dhe vizionet e tij shtetërore, nacionale, shkencore, kulturore, historike, politike, diplomatike dhe të tjera në atë menyrë që nuk mund t´i shohin, godasin dhe realizojnë edhe gjithë të tjerët. Duke menduar ose reflektuar këtu në detyrat ose obligimet e larta morale, intelektuale, profesionale, patriotike dhe të tjera të një intelektuali të lartë institucional, funksional ose politik-përballë kauzalitetit të njohur shtetëror, nacional, historik, gjeografik, politik, diplomatik, fetar, kulturor, shkencor,. akademik, social, ekomonik, industrial, teknologjik dhe kështu me radhë.
Ndonëse, sipas konceptëve dhe përceptimëve të njohura shkencore ose humaniste, të gjithtë qytetarët e mundshëm të një vendi ( shteti) të pavarur, sovran, integral, ligjorë, qyqetarë ,parlamentar dhe demokratik, në instancë të fundit janë miq, partner, aleat, anticipant dhe participantë të barabartë dhe konstruktivë në të mirën e gjithëmbarsdhme të shtetit dhe shoqërisë së tyre përkatëse ose respektive. Pa dallim pozite, statusi ose funksionësh të ndryshme shoqërore, kulturore, politike etj. E kundërta e tyre janë klanizimet, monopolizimet, fosilizimet, tribalizimet, uzurpimet, instrumentalizimet, relativizimet dhe komercionalizimet e pronës ( pasurisë) dhe moralit të gjithëmbarëshem shoqërorë ose qytetarë, gjegjësisht, shtetërorë ose nacional nga ana e elitave, proviniencave, reminishencave ose par-exelencave të ndryshme pushtetmbajtëse ose politike. Kjo edhe përkunder “arkitekturës” dhe një “infrastrukture të përbashkët ” ligjore, kushtetuese ose juridike. Duke i ngjarë kështu një “klubi ekskluzivë” dhe centralisto- burokratik. Për të mos thënë këtu një ” rrethi vicioz” ose “klubi absolutistë” të etapave ose periudhave të ndryshme absolutiste, totalitariste dhe të tjera.
Mendimtari, humanisti dhe filozofi i shquar gjerman, Christian Wolf do shprehej dikur se: Të gjithë ata që udhëheqin ose qeverisin me shtetin (shtetët) dhe shoqërinë( shoqëritë) e ndryshme njerëzore ose qytetare në çdo kohë dhe hapësire, duhet të sillen ndaj qytetarëve ose popuillit (popujve) të tyre, si prindërit ndaj femijëve. Përderisa, Zhan Zhak Rusoi ishte dhe mbeti si arkitekti ose instruktori me i rëndësishem ose kryesor i të të ashtuquajturit “konceptit” ose “formulimit radikal” të demokracisë së njohur qytetare dhe parlamentare-demokratike.Duke u shrehur se përballë vullnetit të shumicës (vonte de tous ) parlamentare ose politike në qeveri ose parlament: Duhet njohur dhe respektuar vullnetin e përgjithshem ose gjeneral (volonte generele) të popullit ose shoqërisë së gjërë njerëzore ose qytetare. Duke i nënkuptuar kësaj radhe edhe ndarjen ose dihotominë e prefëruar të autorizimëve ,ingerencave ose kompetencave të njohura në mes legjislativit, gjyqësorit dhe ekzekutivit.
Në instancë të fundit, sipas konceptëve dhe vlermëve të njohura shkencore ose humaniste të Adam Smitit, Robert Ovenit, Dejvid Rikardos, Sharl Furiesë, Keynesit si dhe të shumë ekspertëve të tjerë të fushave të njohura sociale dhe ekonomike: Prona e përgjithshme ose kapitali së bashku me “forcat” e ndryshme joproduktive, burokratike, politokratike ose kleptokratike, asokohe e sot ngelën fajtorët dhe pënguesit kryesor të paqës sociale dhe harmonisë së gjithëmbarshme shtetërore, shoqërore ose qytetare kudo në botë.
Gjithnjë duke menduar dhe reflektuar këtu në njeriun intelektual ose intelektualin politik si instancë të lartë morale, shtetërore, nacionale ose historike në kontekstin e tërë asaj që cek në sfond.
Komentet