VOAL

VOAL

ILIR FERATI ZGJIDHET KRYETAR I DEGËS TË LDK NË ISTOG – Nga IDRIZ ZEQIRAJ

October 4, 2022
blank

Komentet

blank

Dialog me Gjergj Kastriotin- dhe lufta për një Prizren Shqiptar- Nga Nue Oroshi

Aty në Kalanë e Krujës në Kastrinë e Mirditës në rrafshnaltën e Lezhës në Qendër të Prishtinës, ne Prizrenin historik, apo nëpër qytete të ndryshme të Evropës takova gjurmet që kishte lanë Gjergj Kastrioti. Ai sikur dëshironte një dialog në formë të përgjegjjës për pasardhësit e tij shqiptarë. Unë e thashë hero mos u dëshpro se pas kohës tënde heroike dhe vdekjës tënde 1468 kemi pasur 444 vjet robëri otomane dhe 100 vjet robëri sllave. Të dy këta pushtues që sunduan në trojet shqiptare kanë lanë kopilat e tyre që në formën e sythit të mbirë ata po dëshirojnë me tregu se nuk janë shqiptarë. Gjergji më përgjigjet:’’ Po si ësht katandisur në kët mënyrë Arbëria e ime!?” A ka ende djem shqiptarë në Tokën e Arbërit të cilët i dalin zot kësaj toke. Unë e bëra luftën që t’iu lidhi me Evropën dhe jo me Rusinë e Azinë. Unë i ndërpreva rrugën sulltanëve e pashallarve për t’iu treguar se kjo tokë ka zot shtëpie e zotët e kësaj toke janë Arbërorët. E unë i përgjigjem : Hero. Që nga periudha jote kemi problem me tradhëtarët. Edhe ti pate të tillë që ta kanë kthyer shpinën por nuk u dorzove. Ju tregove vendin spiunave të sulltaneve dhe të kraleve të ndryshme e orjentove Arbërinë në rrugën Evropiane. E mos harro Hero se të tillët janë shumuar. Kanë lanë pasardhës dhe janë përzier me farën e sulltaneve dhe krajlave të Serbisë dhe Rusisë. Ata janë në gjendje të bëjnë çmos që mos të egzistoj Shqiptaria. Hero atyre ju pengon edhe gjuha shqipe, edhe tradita shqiptare edhe shkrimtarët shqiptarë, edhe heronjët shqiptarë. Hero,të tillët edhe pushtimet aziatike dhe ato karpatiane po dojnë me na i shitë për çlirim. Hero 444 vjet pas teje Perendoria Osmane ka mbjellë kopila në trojet shqiptare. Hero edhe 100 vjet pas në trojet shqiptare sllavët kanë mbjell kopilat e tyre, ku e vazhduan pushtimin në trojet shqiptare aty ku e lanë osmanlit,ku osmanlit në ikje e sipër i dorzuan si peshqesh sllavëve,Plavën e Gusinë ,Ulqinin e Malsinë,. Kosoven dhe vise te tjera shqiptare.Hero edhe gjatë këtyre 100 viteve e ideoligjizuan kombin shqiptarë pro orjentimit rus, ku edhe na mbjellën një egjër me emrin komunizëm. Ajo egjër për 50 vjet u shëndrrua në murtajë, e cila vrau, preu dhe masakroj intelektualët dhe patriotët më të mëdhenj shqiptarë që e deshën orjentimin e shqiptarëve aty ku dielli lindë në perëndim.Hero ,kjo ideologji na i mori 47.300 shqiptarë mbi 95 % nuk u dihen varret, në Tivar e Bihor, u bën mish për peshq shqiptaret atdhetar. Më pas hero u vranë dhe u masakruan elita intelektuale që kishte kryer shkollimin nëpër universitetët perëndimore, qe ishin kunder që të mbillet fara e Rusisë në trojet shqiptare.Hero a nuk e tha Fishta në shprehjen e tij: “Çka të lanë kta katër ujq që i turrën shoqi shoj thonë do të dalë një djall i kuq që për të gjallë do t’ja vë thojtë. Atdhetarët do t’i qon drejtë qengelit ndërsa ata që i shpëtojnë qengelit merr e i qon në shkollë t’gabelit”. Po ku i kam kufijtë ore i nderuar? Ka shtrihët sot Arbëria ime?Pyet Kastrioti. Aty marrë frymë thellë. Hero ,Arberia të është ndarë në copa -copa por ende frymon. Djemtë e Arbërit i ke të ndarë në dy pjesë. Ata që janë shqiptarë dhe të cilët kanë një orjentim të pastër kombëtar që trojet shqiptare t’i bashkojnë dhe t’i orjentojnë në gjirin e familjës evropiane, që po ecinë rrugës që na e le ti, dhe të tjerët kopilat që na i lanë pushtuesit aziatikë dhe karpatian të cilët janë bërë se bashku dhe janë formu dy ideologji të reja ku secila ka nga dy krah, krahu i parë ndahet në dy pjesë: në Vehabizëm dhe në Erdoganizëm. Ndërsa krahu i dytë në Titizëm dhe Enverizëm. Të dyja këto ideologji janë kancer për kombin shqiptarë hero. Këto po bashkpunojnë ngushtë me Serbi, Rusi dhe Turqi dhe po dojnë që edhe një herë t’i kthejnë trojet arbërore në troje shkretirë, ku do të kullosin kuajtë e verbërt aziatik e karpatjan. Po ku mbeti lufta ime ore i uruar?Ku mbeti ndërgjegjja Kastriotase? Kur do të zgjohet kjo ndërgjegjje të kombi im shqiptarë? Aty kërkoj që ta pushoj dialogun për disa minuta dhe i mllefosur nga kjo gjendje që e ka kapluar Arbërinë e Gjergj Kastriotit – Shqipërinë e sotme etnike i dhashë këtë përgjigjje:Hero ta jap Besën e nderit se nuk do t’i lamë në trojet tona që të kullosin kuajt e varreve aziatike e karpatiane. Do ta ringjallin Beslidhjën Kastriotase dhe do ta bëjmë Shqipërinë Etnike pa ideologjinë e Vehabizmit, e Erdoganizmit, pa Titizëm e pa Enverizëm por me një nacionalizëm të pastër shqiptare duke afruar në Beslidhjën Kastriotase djem dhe vajza me ndjenja të pastra kombëtare. Hero nuk ka dalë fare të gjithë bijtë e shqipës. Ende ka shqiptarë që në gjakun dhe gjenin e tyre frymon koncepti Kastriotas. Të gjithë ata po e presin momentin që t’iu prijë një elitë e shëndoshë kombëtare me moton : ta bëjmë Shqipërinë Etnike e cila do të integrohet në gjirin e familjës evropiane. Deri sa e mbylla dialogun me Gjergj Kastriotin, mu kujtuan :’’ Lotët e Gjakut ’’ të patër Anton Harapit kur Shqipëria ra në duart e komunizmit pansllavist dhe papritmas nga sytë e mijë pashë dy kokrra loti, lotë të derdhur për një pjesë të vëllëzërve të mijë shqiptarë që e mohuan dhe po e mohojnë shqiptarizmin dhe duke ecur rrugëve të tradhtisë kombëtare gati e gjashtë shekuj me radhë i lanë vëllëzërit e tyre shqiptarë pa varre për një kocë të palarë që i afruan armiqtë e kombit tonë shqiptarë.

Lufta për një Prizren shqiptar

Lufta për një Prizren shqiptar nuk është një luftë e re. Ajo daton nëpër periudha historike qoftë në atë të pushtimeve osmane qoftë në atë të pushtimeve sllave. Sado që osmanët luftuan që ta humbin shqiptarizmën në Prizren prap Prizreni mbeti qendër e Kastriotizmit. Sado që turqit u munduan që të humbin çdo gjurmë shqiptare Prizreni u shëndrrue në Qytetin e Besëlidhjes Shqiptare të Prizrenit 1878, ku u dha kushtrimi në luftë kundër turqeve. Sado që Prizreni u mundu të boshnjakizohet e sllavizohet dhe turqizohet në marrëveshjen e Splitit në mes të pushtuesve jugosllav dhe politikaneve turq për shënderrimin e familjeve Gashi,Krasniqi,Mazreku,Morina,Bytyqi, Surroi dhe shumë familjeve të tjera shqiptare në turq. Prizreni u forcue dhe u bë urë lidhëse e besëlidhjeve shqiptare dhe lëvizjeve kombëtare për Pavarsi dhe muranë e fortë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Epo tash çka duan forcat neotomane në Prizren për ta refuzuar Muranën e Gjergj Kastriotit me pyeti Kastrioti.Isha pak i nxanë ngushtë me këtë pyetje por ja dhashë përgjigjen:Hero këta që e kanë marrë vendimin me refuzu Muranën e Gjergj Kastriotit nuk janë shqiptar, nuk janë as nga rrënja arbërore por janë pasardhës të atyre familjeve endacake që kanë pas ardhur me deve për ti argëtuar osmanlitë. Ofshani thellë në shpirt Gjergj Kastrioti dhe tha:Arbëria duhet t´ia thotë disa fjalë shqiptarisë:Shqiptarët e sotëm janë arbëroret e djeshëm. E deri sa kujtimi për Gjergj Kastriotin më therë shpirtin në këtë 555 vjetor të kalimit në amshim,për shkak të gjendjes se ku ka ra shqiptaria, prap shqiptarët e vërtetë dhe atdhetarë do të tubohen për ta bërë Shqipërinë Etnike dhe për ta larguar farën pansllaviste dhe atë aziatike nga trojet shqiptare që e ka sjellë shqiptarinë në buzë të greminës.Hyrja në levizje e atdhetarizmës do ta bëj edhe një fitore të madhe në Prizren me vendosjën e Muranës se Gjergj Kastriotit si dhe ndertimin e Muzeut të Mesjetës shqiptare në Kalanë e Prizrenit. E deri atëherë duhet një mobilizim i forcave atdhetare shqiptare pa dallim krahine,feje apo ideje, por të lidhur ngushtë me besën e Zotit dhe flamurin e Gjergj Kastriotit se Shqiptaria nuk do të shuhej por ajo do të jetoj shekuj pas shekujsh.

blank

VIDEO- Beskida Aliaj: Nuk ka ende një akt juridik, por disa shqiptarëve iu njihet pensioni në Itali

Beskida Aliaj: Për ju që ma kërkuat intervistën, prekëm temën e punësimit në Itali, sipas ligjit të ri, dekreti i flukseve emigratore dhe për pensionet italiane dhe shqiptare.
Te kategoria e punëve domestica ku përmenden badantet ka akoma pasiguri. Ndiqni videon:

blank

Pergamena e djegur dhe palimpsesti i paprekur- Nga dr. Rovena Vata-Mikeli (Mjeshtër i Madh)

Historiani dhe studiuesi i mërgatës shqiptare në Gjermani Nue Oroshi prezantohet para lexuesit shqiptar me librin e titulluar: “Pergamena e djegur dhe palimpsesti i paprekur”.

Një libër lexohet përnjëherë, pasi prek disa tema, të cilat edhe sot e gjithë ditën vazhdojnë të jenë të “nxehta” dhe tepër delikate.

Politika dhe qeverisja e Serbisë, jo më shumë se para dy ditësh u shprehen se Kosova është zemra e saj, çka do të thotë se kur Kosova (Dardania) trazohet çdo shqiptar pavarësisht se në cilin cep të botës ndodhet rebelohet dhe REAGON…

blank

Autori m’i dërgoi në dorëshkrim shkrimet e këtij libri, shkrime të cilave, iu jam kthyer disa herë për t’i lexuar dhe rilexuar. Përgjatë rreshtave që lexoja mu kujtua si një film i shkurtër, hera e parë që vizitova Kosovën fill pas luftës, një fëmijë jo më shumë se 13 vjeçe.

Kujtesa më ndihmon të përmend ato flakë dhe prushi i gjallë i mbetur pas lufte, ku i gjithë vendit i vinte shkrumb e hi. Një ngjarje kjo e memorizuar në mendjen time edhe pse shumë gjëra nuk i kuptoja, përse duhej bërë gjithë ai zullum në atë vend, që flitej njëlloj shqip si andej dhe këtej kufirit të Qafës së Prushit?!!!

Studiuesi Oroshi e ndan këtë libër në tri syresh, ku flet në pjesën e parë për historinë, në pjesën e dytë për publicistikën dhe në pjesën e tretë përfshin debate e fjalime.

Në aspektin historik Oroshi ndalet në kohë, ngjarje dhe personazhe, të cilat kanë bërë histori dhe kanë ndryshuar edhe fatin e vendit të tyre.

Kujtojmë këtu se studiuesi Oroshi përmend Kosovën si një shtet tashmë të mirëkrijuar, ku herë pas here përndiqet nga politikat e shtrëmbura si nga brenda ashtu edhe nga jashtë, duke dhënë një databazë të detajuar të dhënash me emër dhe mbiemër për të faktuar masakrën e Rogovës apo masakrimi i 28 martirëve shqiptar në mars të vitit 1913 në Nashec të Prizrenit nga ushtria serbe, duke u bazuar më së shumti në kujtesën kolektive dhe arkivën personale të familjarëve të tyre. Themi kujtesa kolektive dhe arkivat personale familjare, pasi siç shprehet autori ka mungesë të theksuar të sinqeritetit të institucioneve përkatëse.

Autori nuk ndalet me kaq, por jep edhe të dhëna për masakrat e kryera ndaj popullit të Kosovës, jep të dhëna për genocidin, për frikën dhe tmerrin që mbidhnin deri në palcë, për rezistencën kombëtare. Një tjetër shkrim që duhet të përmendet është dhe roli i Mirditës në ruajtjen e shqiptarizimit dhe në krijimin e shtetformimit shqiptar.

Autori Oroshi ndër të tjera shprehët se Masakrat serbe në trojet shqiptare ishin të planifikuara nga politika serbe dhe të nxitura e të përkrahura nga politika ruse.

Jepen të dhëna historike në lidhje me rezistencën kombëtare të Tomë Domgjonit dhe grupit të Lëvizjes Nacional Demokratike Shqiptare në fshatrat e komunës së Gjakovës, duke cilësuar edhe programin kombëtar të kësaj lëvizje mbi bazën e së cilës lëvizja vepronte.

Një shkrim tepër i ndjerë është ai kushtuar figurës legjendare të Adem Jasharit,ku dolën në pah cilësitë e tij, si: atdhetar, luftëtar dhe sesi personalitete të tilla, cilat jo vetëm luftuan, por edhe mësuan të tjerët ta duan vendin e tyre, duke dhënë atë që nuk të përsëritet dy herë, Jetën.

Shkrime të tjera i janë kushtuar Besim Ndrecajt, Ibrahim Rugovës, Kolë Berishës, Xhafer Devës apo Zef Prekë Kaqinarit etj.

Vlen për tu përmendur edhe letërkëmbimet mes Mustafa Merlika Krujës dhe Kapidanëve të Mirditës Gjon Marka Gjoni dhe djemve Mark e Ndue Gjon Marku, ku përmes tyre shprehej një nivel i lartë kulturor dhe një ndjenjë e paçmuar atdhedashurie, ku binte në sy në këto letërkëmbime intelegjenca, mençuria dhe urtësia, tri vlera që i kanë dalluar shqiptarët e arsimuar dhe atdhedashës.

Përmendja e Monsinjor Zef Oroshit pa dyshim është një vlerë e shtuar e këtij libri, aty thuhet sesa pro kombit dhe pro të vërtetës ishte dr.Zef Oroshi në sinkroni me At Gjergj Fishtën dhe At Shtjefën Gjeçovin, ku ky i fundit u vra pabesisht në krye të detyrës në Zym të Hasit.

Në aspektin publicistik autori demaskon pa mëshirë të gjithë sharlatanët të cilët punojnë kundër çështjes dhe kombit shqiptar, ai përmes sarkazmës therëse prek deri në palcë çdo antishqiptar që pasurohet në kurriz të Shqipërisë, kundër atyre antishqiptarëve të cilët të vrasin natën dhe të qajnë ditën, që flasin për Perëndimin, por punojnë për Lindjen, do të shprehet autori.

Autori përmes figurës së kontrastit lidh shtjellimin e shtojzovalleve me britmat e kukuvajkave, të cilat këto të fundit me klithmen e tyre të përjetshme kuku…kuku..kuku, hanë kokat e njëra-tjetrës.

Autori nuk ka lënë pa përmendur edhe periudhën e gjatë të komunizmit, kohë të cilën e perifrazon si hija e ndjekjes që të çonte në hije të vdekjes, duke përmendur raste reale dhe histori njerëzore, si rasti i Rukie Ramës, apo Sabiha Kasimatit apo historia e Havzi Nelës etj.

Kurse në pjesën e tretë zë vend gjendja aktuale e politikëbërjes si në Kosovë edhe në Shqipëri, përfshirë këtu edhe debate apo fjalime që një ditë historia e shtetit do i shqyrtojë, mirë apo keq, kjo mbetet për tu parë në vitet që do vijnë.

Këtë libër të sjellë nga autori Nue Oroshi e shoh:

Së pari si një apel-thirrje mbarëkombëtare për ruajtjen e së vërtetës historike.

Së dyti si një kërkesë drejtuar historianëve dhe institucioneve për të riparë me qartë dhe me sytë e së vërtetës tradhëtitë që u bënë në kurriz të popullit shqiptar.

Dhe së treti si një lutje për çdo shqiptar që të mësojë të vërtetën historike autentike që e përfaqëson atë, duke filluar që nga periudha ilire-arbërore-shqiptare, kryesisht duke analizuar me kujdes ngjarjet dhe zhvillimet politike të viteve të fundit.

Si përfundim mund të themi se gjetja e këtij metaforizimi letrar që në titull, për të treguar të vërtetën e pazbardhur dhe për të vendosur kufijtë e historisë së pashkruar, duhet të promovohet në çdo vatër shqipfolëse.(Tiranë, 25.11.2022)

blank

Vajza shqiptare zgjidhet shkencëtarja më e re e suksesshme në Austri

Shqiponja Ahmetaj, vajza nga Elbasani është zgjedhur shkencëtarja më e re e suksesshme në Austri. Shqiptarja ka fituar çmimin “Hedy Lamarr Prize” në Austri duke u cilësuar si shkencëtarja e vitit.

Ajo është bijë e dy intelektualëve elbasanas, Mejreme dhe Shemun Ahmetaj. Shqiponja u largua nga vendi i saj i lindjes, Elbasani, kur ishte 18 vjeç dhe vazhdoi studimet në Shën Petersburg.

Sapo përfundoi studimet Bachelor në Rusi, ajo fitoi një bursë nga Komisioni Evropian për programin “European Master’s Program in Computational Logic“ (EMCL).

Në vitin 2011, Shqiponja nisi studimet Master në Universitetin Teknik ne Dresden të Gjermanisë.

Semestrin e dytë e përfundoi në Free University of Bolzano të Italisë. Ndërsa, vitin e dytë të studimeve, Shqiponja zgjodhi të shkojë në Vjenë, ku vazhdon të vijojë studimet e pos-doktoratës.

Në tetor të këtij viti, qyteti i Vjenës e dekoroj Shqiponjën me çmimin “Hedy Lamarr”, çmim ky që i ndahet çdo vit një shkencëtareje për arritjet që ka bërë në fushën e teknologjisë së informacionit.

syri.net

blank

Shqipnia e Patër Anton Harapit- Nga Nue Oroshi

(Kujtesë historike më rastin e 135 vjetorit të lindjes se Patër Anton Harapit)

Lufta e njerëzisë me djallëzinë në trojet shqiptare nuk është një luftë personale në mes të dy individëve por është një luftë e gjatë shekullore që po zgjatë edhe sot e kësaj dite tek ne shqiptarët. Shqipëria e Patër Anton Harapit ishte një Shqipëri ndryshe me atë që e kishin planifikuar klyshtë e Miskovit. Patër Anton Harapi e shihte Shqipërinë Evropiane dhe trojet shqiptare të bashkuara në një shtet të përbashkët ku i thuhej bukës – bukë e ujit – ujë. Frati atdhetar asnjëherë nuk hoqi dorë nga përpjekjet e ti atdhetare për një Shqipëri ndryshe pra,për një Shqipëri të shqiptarëve. Ai në jetën e ti sublime prej dritëjetës e deri të pushkatimi që i bënë klyshtë e Miskovit.Këta të mjerë i zbatonin urdhërat e komunistëve jugosllavë që ju kishin dhënë për shkatërrimin e klerit katolik në Shqipëri. Njëri ndër ato urdhëra ishte edhe ai i numrit dy të Beogradit Eduard Kardeli i cili në muajin tetor të vitit 1945 e porositë Enver Hoxhën: ´´Nëse do të mbajsh pushtetin në radhë të parë duhet të zhdukësh klerin katolik dhe krimineli Enver Hoxha ashtu bani e madje jo vetëm që e zhduki klerin katolik por i la edhe pa varre atdhetarët shqiptarë´´.
Patër Anton Harapi u lind në Shirokë më, 5 janar 1888 dhe u shkollua në Shkodër.Atij që në fëmijëri i rrinin në mendje vargjet e Filip Shirokës: ´´ Shko Dallëndyshe´´ vargje sa të dhimshme që Filipi i mërguar ju kushton prindërve të tij. Ai për tu pasuruar me dije vazhdon shkollimet në gjimnazet Françeskane në Meran dhe Hall të Tirolit, ku paiset dhe njihet me kulturën gjermanishtfolëse pa e lënë anash edhe kulturën e punës dhe këmbëngulësinë në realizimin e qëllimeve jetsore.Më pas vazhdoi studimet teologjike në Romë ku edhe u kompletua si intelektual por pa e harruar asnjëherë Shqipërinë e tij të dashur, Shqipërinë e Patër Anton Harapit, një Shqipëri etnike dhe demokratike, më një civilizim Evropian. Por këtë dije nuk e shpërndau nëpër vende të ndryshme të botës por u kthye në Shqiperi aty ku edhe e kishte filluar shtegtimin në marrjen e dritës së diturisë. Ai nga viti 1923 deri në vitin 1931 dha mësim në Shkodër dhe ishte edhe drejtor i Kolegjit Françeskan. Nga shënimet e Enciklopedisë shqiptare ipen edhe këto të dhëna për Patër Anton Harapin:´´ Më 1910 kthehet në atdhe dhe shugurohet meshtar duke përmbushur kushtet e mbrame të Urdhrit Françeskan. Gjatë tetorit të vitit 1912 deri në prill 1913 kur Shkodra qe e rrethuar nga trupat malaziase e serbe, i përkushtohet shërbesave fetare dhe njerëzore në kishën “Zoja Rruzare” në Arrën e Madhe në Shkodër, ku ishte edhe Kuvendi Françeskan. Gjatë kohës së takimeve që i paraprinë pavarësisë së Shqipërisë kërkohet nga nëpunësit e Ministrisë së Jashtme të Perandorisë Austro-Hungareze si përkthyes gjatë bisedimeve që u zhvilluan mes kontit Berthold dhe Ismail Kemal bej Vlorës, në mungesë morën sivëllaun e tij françeskan P. David Pepën. Më 1916 në Dukagjin ra kolera, P. Antoni vajti si shërbetor pranë tyre, për t’i ngushëlluar dhe ndihmuar drejtpërdrejt nga ana profilaksike kundër kolerës. Dy vitet e fundme të Luftës së Parë Botërore e gjeti famullitar në Grudë të Malcís së Madhe. Organizon menjëherë tre bajrakët Hot, Grudë e Triepsh dhe ua uli parinë në Shkodër që t’i dorëzonin memorandumin e përgatitur nga ai vetë në vitin 1918, komandantit francez në Shkodër. Në bashkëpunim me Gurakuqin dhe Fishtën, hartoi peticionin e nënshkruar nga paria e 200 përfaqësuesve të tre bajrakëve të lartpërmendur, drejtuar përkatësisht Konferencës së Paqes në Paris, ministrave të Jashtëm të ShBA-së, Anglisë, Francës dhe Italisë. Në përkrahje të negociatave diplomatike, përfaqësuesit e Grudës, Hotit e Triepshit në Shkodër, organizuan demostratën te Ura e Maxharrit, duke brohoritur:
“Hot e Grudë ishin betue
Pa gjak malet mos me i l’shue…”
Dallimi në mes të Enciklopedisë shqiptare dhe asaj gjermane që flet për patër Anton Harapin është në faktin se Enciklopedia shqiptare nuk i jep emrat e atyre që morën vendimin për vrasjen dhe pushkatimin e Patër Antonit. E ata ishin gjygjtari i përgjithshëm Irakli Bozo dhe prokurori Misto Treska. Ndërkohë që enciklopedia gjermane jep edhe një vlerësim shumë të madh për Patër Anton Harapin ku thotë: Harapi vleresohej shumë për patriotizmin dhe fuqinë e tij bindëse.Ai u vlersua shumë në mbarë Shqipërinë për thellësinë dhe elokuencën e leksioneve të tij dhe për erudicionin e tij në temat fetare.Kishte një tolerancë të madhe fetare dhe i respektonte religjionet tjera në Shqipëri. Është shumë interesant vlerësimi që bën Baronesha Godin për Patër Anton Harapin, ku fjalët e patër Anton Harapit të thëna para Gjykatës Komuniste ajo do ti boton në Kopertinën e librit Historik që kryekput do t’ja kushton Patër Anton Harapit:”Pushteti dhe forca janë të shkurtëra dhe kalimtare” -thoshte Pater Anton Harapi kundërshtar i Enver Hoxhës. Unë kam qenë dhe jam kundërshtari i juaj. Me qenë i lirë, gjithnjë isha angazhuar përsëri kundër jush, i kisha tubuar të tjerët që t´ju dëbojmë juve. Çka ju nevoiten dëshmitarët. Çka unë e kam bërë nuk e mohoj dhe nuk kam nevojë për mbrojtës.Unë e di se si ky proces do të përfundoi.Unë nuk kam frikë vdekjen dhe nuk pres ndonjë gjë tjetër nga ju. Turp dhe turp për mua do ishte mëshira e juaj, ç’nderim dhe turp është për mua hiri juaj. Unë nuk do të mbijetojë shëmbjen e Shqipërisë. Shqipërinë time të dashur, siç unë e kam planifikuar, siç unë e kam mbjellë dashurinë për atdheun. Ju jeni të korruptuar dhe të mashtruar përmes një mësimi të çmendur, që sot jeni plotësisht në shërbim të botës Sllave, që po ja bëni varrin atdheut tuaj. Për këtë çmenduri tuajën që jeni duke e bërë në shërbim të sllavizmit unë jam duke lotuar me lotë të përgjakur. ” (Pjesë nga procesi Gjygjësor kundër Pater Anton Harapit)Këto ishin fjalët përfundimtare të një njeriu dhe burri që jetën e tij ia kishte falur Shqipërisë, që si moto e kishte ta drejton Shqipërinë në një ardhmëri të lumtur, përfundon Baronesha Godin. Ajo gjithashtu në vepreën historike për veprën dhe jetën e Patër Anton Harapit, që në fillim thotë, se Patër Anton Harapi është pasardhësi i shkrimtarit të madh shqiptar Atë Gjergj Fishta. Ajo shkruan, se të gjithë e njohin Patër Anton Harapin prej Sarandës e deri në Shëngjin, prej Durrësit e deri në Pejë, ai ishte dy vite qeveritar Shtetëror i Qeverisë Shqiptare, derisa dha dorëheqje me ardhjen e komunistëve në pushtet. Ky liber është botuar në vitin 1963 nga shtëpia botuse “Steyer Verlag”, disa vite pasiqë kishte ndërruar jetë Baronesha Marie Amelie von Godin, dhe ka gjithsejt 207 faqe.

Veprimtaria Politike e Patër Anton Harapit

Pasi u zhbë zyrtarishtë bashkimi me Italinë atdhetarët shqiptarë hynë në veprim që sërish të shpallej Pavarsia e Shqipërisë. Patër Anton Harapi ishte krahu i djathtë i familjes së Kapidanit të Mirditës Gjon Marka Gjonit dhe tre djemve të ti Kapidan Mark Gjon Marku,Kapidan. Ndue Gjon Marku dhe Kapidan Llesh Gjon Marku. Ai pranoj që të jetë pjesë e Këshillit të lartë të Regjencës që ishte një Qeveri e Shqipërisë dhe që përbehej nga përfaqësuesit e katër komunieteve fetare. Për këtë në verën e vitin 1943 ja mbërrin ushtria gjermane e me të edhe një grup shqiptarësh nga Kosova në krye me atdhetarin Xhafër Devën. Kapidan dr Mark Gjon Marku duke e konsideruar faktin historik se gjermanët na kishin dhurue Kosovën e jo italianët, me shkue kundra tyre do të thoshte me mohue Kosovën. Më këtë bindje të thellë e te ndërgjegjshme vendos dhe shkon në Tiranë me ra në kontakt me komandën ushtarake gjermane e me të me shqyrtue probleme mjaft të nderlikueme të kohës. Atje në Tiranë është pritë me nderime dhe gjërmanet janë bindë se kishin të bëjnë më një përsonalitet politik të radhës se parë, prandaj caktuen një bashkëpunim reciprok duke i vënë në dispozicion një batalion luftëtarësh besnikë prej 350 mirditas, me kusht që mos me i përdor gjermanet në aksione të ndryshme ushtarake. Me atë batalion kapidan Mark Gjon Marku siguroi hapjen e KUVENDIT KUSHTETUES NË TIRANË në vitin 1943. Ky kuvend u hap më 23 tetor 1943 në ish-pallatin e ri Mbretëror, në rrugën Tiranë – Elbasan. Sipas rregullave të Kuvendit Kushtetues Kombëtare, në të cilën për herë të parë morën pjesë përfaqësues të zgjedhur të krahinave të ndryshme shqiptare jashtë kufinjëve të Shqipërisë, të shkëputura padrejtësisht nga shteti në vitin 1913, u zgjodh kryesia e përbërë nga Lef Nosi kryetar, kapidan dr Mark Gjon Marku nënkryetar dhe dr. Rexhep Krasniqi po ashtu nënkryetar. Me shkuarjen e Lef Nosit në Këshillin e Naltë të Rexhences, ku merrnin pjesë edhe Mehdi Frashëri, Patër Anton Harapi dhe Fuad Dibra dhe po të njejtën ditë që duhet të zgjidhej edhe atdhetari Idhomen Kosturi prej Korçës kryetar (atë e vranë pansllavisteët komunistë) ndërsa kapidan dr Mark Gjon Marku nga respekti qe kishte për Kosovën martire ja lëshoi vendin dr Rexhep Krasniqit që të bëhet Kryetar i Kuvendit Kombëtar Shqiptar.

blank
Kuvendi Kushtetues Kombëtar, i cili u sigurua nga 350 mirditas të ardhur enkas për këtë ngjarje në Tiranë, mori këto vendime:
1.Anulimi i statusit që kishte kaluar Shqipëria gjatë okupacionit italian dhe Rishpallja e Pavarsisë Shtetërore Shqiptare.
2. Anulimi i kushtetutes dhe i të gjitha ligjeve te imponuara gjatë okupacionit dhe kthimin e statusit ligjor të pavarësisë.
3. Edhe për kundër pranisë se Ushtrisë Gjermane në tokat Shqiptare u bë shpallja e Neutralitetit Shqiptar.
4. Në mbështetje të kërkesës se njëzëshme të përfaqësisë legale të tokave shqiptare, me deputetë nga të gjitha vendet e robëruara dhe në një atmosferë të një entuziazmi të papërshkruar u bë shpallja e bashkimit në një shtet shqiptar.
5.Zgjedhja e Këshillit të Naltë të Rexhencës, si autoritet shtetror suprem, të përbërë prej patrioteve më të shquar të kohës : Mehdi Frashëri, Patër Anton Harapi , Lef Nosi dhe Fuad Dibra.
Këto vendime të Kuvendit Kushtetues Kombëtar defakto e kthyen Pavarsinë e Shqipërisë. Patër Anton Harapi pranoj që të jetë në katërshën e parë por asesi nuk pranoj që të jetë kryetar i Qeverisë për faktin siç deklaronte ai se nuk i nënshkruante vendimët në vdekje për shkak të veladonit të fratit Françeskan.Është për tu vlerësuar se krahas Kapidan Mark Gjon Markut që nuk pranon ta lëshoj Shqipërinë por e vazhdon luftën antikomunsite një gjë të tillë e bënë edhe Patër Anton Harapi.
Pas humbjes së luftës Botërore nga ana e gjermanëve ata filluan tërheqjën edhe nga Shqipëria jo qe kishte ndonjë rezistencë në Shqiperi siç e kishin fallsifikuar komunistët por gjermanët tërhiqeshin për shkak të humbjes së Luftës së Dytë Botërore. Patër Antonit i afrohet nga Hermann Neubacher shumë seriozisht të largohej nga vendi ku edhe iu sigurua një vend në aeroplanin e tij, por atdhetari shqiptarë Patër Anton Harapi pasiqë e falënderoj mikun e ti përgjegjej në këtë mënyrë :“Zoti më ka thirur që të jem këtu ku jam në vendin tim, po të ishte vullnet i Zotit unë do të vdes aty ku janë detyrat e mia si prift “.
Kjo tregon se Patër Antoni më shumë e donte Shqipërinë se sa jetën e vet dhe ishte i lidhur me përkushtimin më të madh për një Shqipëri siç e kishte planifikuar Patër Anton Harapi dhe plejada e madhe e intelektualëve shqiptarë nacionalistë që kishin kryer studimet e tyre në shumë shtete të Evropës. Pas arrestimit që i bënë forcat komuniste partizane që përbeheshin nga komunsitët serb e shqiptarë më 14 shkurt të vitit 1946 At Anton Harapi së bashku me anëtarin e Këshillit te Rexhencës Lef Nosi dhe ish kryeministrin Maliq Bej Bushati u dënuan me vdekje nga Gjykata Ushtarake e Tiranës.Kjo Gjykatë që punonte me urdhërat e Beogradit drejtohej nga gjygjtari i pwrgjithshëm Irakli Bozo dhe nga prokurori Misto Treska . Dega e Gjykatës se Beogradit me seli në Tiranë i dënoi me pushkatim, dhe mbrenda të njejtës natë Patër Anton Harapi, Lef Nosi dhe Maliq Bushati u morën nga Qelia e Burgut nga skuadra e Pushkatimit dhe pasi u vranë barbarisht, u varrosën në një varr të pashënuar, në një vend te pazbuluar diku në periferi të Tiranës. Ata u lanë pa varrë siç u lanë edhe 47.300 shqiptarë anë e kënd trojeve etnike. Atdhetari që i dha çdo gjë Shqipërisë më në fund ia dha edhe jetën dhe si mori asgjë, vdiq siç vdesin atdhetarët shqiptarë duke u sakrifikuar për një Shqipëri Etnike dhe Demokratke. Shqipëria e Patër Anton Harapit është Shqiperia Evropiane por jo në kufijtë e cunguar të sotëm por Shqipëria Etnike dhe Demokratike. Këtë Shqipëri e ndërtuan Patër Antoni me shokë. Edhe sot e asaj dite është duke u zhvilluar një luftë në mes të dy rrymave politike asaj të Patër Anton Harapit për një Shqipëri etnike , demokratike dhe Evropiane dhe rrymës politike pansllaviste për një Shqipëri në gjirin e Serbisë dhe Rusisë.
E si përfundim të këtij shkrimi për njeriun eurudit autorin e “Andrres se Pretashit“ dhe shumë veprave tjera, atdhetarit që tërë jetën ia kushtoji Shqipërisë do ta përmbyllë këtë shkrim me fjalët e ti të thëna me plot krenari para gjykatës ushtarake komuniste ku thotë: “ Unë kam qenë dhe jam kundërshtari i juaj. Me qenë i lirë, gjithnjë isha angazhuar përsëri kundër jush, i kisha tubuar të tjerët që tju dëbojmë juve. Çka ju nevoiten dëshmitarët. Çka unë e kam bërë nuk e mohoj dhe nuk kam nevojë për mbrojtës.Unë e di se si ky proces do të përfundoi.Unë nuk kam frikë vdekjën dhe nuk pres ndonjë gjë tjetër nga ju. Turp dhe turp për mua do ishte mëshira e juaj, ç’nderim dhe turp është për mua hiri juaj. Unë nuk do të mbijetojë shëmbjen e Shqipërisë. Shqipërinë time të dashur, siq unë e kam planifikuar, siç unë e kam mbjellë dashurinë për atdheun. Ju jeni të korruptuar dhe të mashtruar përmes një mësimi të çmendur, që sot jeni plotësisht në shërbim të botës Sllave, që po ja bëni varrin atdheut tuaj. “

blank

Avdyl Uka mbetet flakadan i ndezur i mbrojtjes së pragut të shtëpisë- Nga OSMAN AHMETGJEKAJ

 

Në organizim të Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptar “Papa Klementi i XI Albani”, në Åkarp të Suedisë, në praninë e një numri të konsiderueshëm të dashamirëve të fjalës së shkruar, u përurua libri “ Avdyl Uka hero i dëshmuar i atdheut-2”, i autorit Hysen Ibrahimi, i cili, njëherit është edhe Kryetar i kësaj shoqate të vyer. Kjo vepër madhore e Hysen Ibrahimit është një punë shumë e rëndësishme e punuar me një kujdes rreth përmbajtjes së vetë aktit të kryer heroik si dhe të dëshmive të tjera që janë paraqitur aq bukur në këtë libër bukur voluminoz. Në të vërtetë autori bënë një përmbledhje të pjesëve më interesante të librave të botuar nga vetë personazhi i kësaj vepre, duke komunikuar në mënyrë profesionale secili rrëfim i paraqitur ndërmjet veti.
Hysen Ibrahimi është autor dhe bashkautor i 19 veprave letrare e publicistike, redaktor, recensent dhe opinionist i dhjetra veprave në mërgatë dhe troje etnike shqiptare dhe kësisoj është bërë emër i njohur për lexuesit jo vetëm në Suedi por edhe më gjerë. Avdyl Uka, hero i gjall, hero i dëshmuar, siç e quan autori dhe siç e titullon edhe veprën, Hysen Ibrahimi ia ka kushtuar dy vepra, studime, në formë të kritikës letrare, në të cilat pasqyron realisht ngjarjen e 22 qershorit të vitit 1991, që ka lënë gjurmë të pashlyer në historinë patriotike të kombit shqiptar.

Për këtë libër referuan Prof. Osman Ahmetxhekaj, poeti Remzi Basha, Prof. Rexhep Jashari dhe Rrahman Rrahmani. Fjalë miradije për këtë libër dhe për aktin patriotik të Avdyl Ukës folën edhe Prof. Dr. Muhamet Shatri, Avdi Rama, Ramadan Reshitaj, Avdyl Uka, personazh i këtij libri, dhe autori y. Hysen Ibrahimi. Referuesit e këtij libri, pos tjerash, theksuan se Avdyl Uka nuk është vetëm krenaria e Vushtrrisë por ka mbetur emër i përveçëm i patriotizmit në tërë shqiptarinë, sepse me aktin e tij heroik të vrasjes së kriminelit serb Tomasheviq shpëtoi familjen 27 anëtarëshe Uka. Kësisoj Avdyl Uka mbetët një hero i gjallë, një flakadan i ndezur i mbrojtjes së pragut të shtëpisë. Në të vërtetë. Pshka heroike e Avdyl Ukës ishte një krismë që zgjoi nga gjumi dhe ndërgjegja shumë patriotë të idealit kombëtar dhe dërgoi një mesazh të qartë se ka ardhur momenti që Kosova të filloi përgatitjet luftarake ngaqë barbarët serb kishin shtuar terrorin mbi popullatën e pafajshme shqiptare, bile edhe të hynin nëpër shtëpi shqiptare. Kështu vepruan edhe në natën e 22 qershorit të vitit 1991 në familjen Uka. Avdyli ishte i vendosur që të mos largohet nga shtëpia për shkak se nga krimineli serb Tomasheviq rrezikohej likuidimi i 27 anëtarëve familjes, që tentonte t’i tubonte në një dhomë. Avdyli nuk kishte kohë të mendoj gjatë me me plumb në kokë vrau këtë terrorist, i cili kishte hyrë befas në këtë shtëpi i armatosur me automatik. Fjalë miradije referuesit patën edhe për ish- gjyqtarin Gani Rexha nga Prekazi i Epërm, anëtar i familjes se patriotit Ahmet Delija, i cili këtë akt e kishte kualifikuar si mbrojtje të nevojshme, e cila kryhet për të zbrapsur sulmin e kundërligjshëm, përkundër asaj se prokurori serb kishte mendim tjetër se kishte tejkalim të mbrojtjes së nevojshme. Avdyli ishte liruar nga të gjitha akuzat, por për çudi pa praninë e tij në korrik të vitit 1997 ishte dëuar me gjashtë vite burg. Avdyli veç kishte ardhur në Suedi dhe kkishte fituar qendrim të përhershëm dhe ky shtet nuk i kishte marrë parasysh kërkesën e Serbisë për ta ekstraduar këtë patriot të gjallë të shqiptarisë.

Edhe folësi Ramadan Reshitaj tha se është bërë punë e mirë, e angazhuar dhe e përkushtuar me mund e sakrifica për ta bërë këtë vepër. Nuk është lehtë të shkruhen mbi 500 faqe. Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptar “Papa Klementi i Xi Albani” vërtetë po bënë një punë të vyer, tha ndër tjera ky folës. Ndërkaq, Prof. Dr. Muhamet Shatri theksoi se ne shqiptarët nuk kemi lënë gjurmë historike edhe pse është dhënë shumë për atdheun, për kombin por fatkeqësisht diçka të shkruar për këtë histori të lavdishme të të parëve tanë ka pak diçka të shkruar. Ndërkaq, punën që po bënë shoqata e juaj po dëshmohet e kundërta. Rasti i Avdyl Ukës është i veçantë, i cili po nderon komunitetin shqiptar në Suedi, sepse raste të tilla janë të rralla dhe ato kanë pasur jehonë aq më shumë kur edhe sot jemi në luftë me Serbinë, përfundoi ai.

Avdyl Uka personazh i librit e falënderoi autorin për këtë vepër si pjesëmarrësit që ishin prezent në këtë event. Për dallim nga librat tjrë, tha ai, në këtë vepër që tash po promovohet Hysen Ibrahimi bënë një analizë dhe shkëput mendime, shprehje, opinione, mendime nga më tepër se 20 personalitete të ndryshme. U falenderua edhe autori Hysen Ibrahimi.
Për këtë trim të paepur Remzi Basha dhe Idriz Gashi, që e moderoi shkelqyeshëm këtë event, lexuan disa vjersha që i kishin shkruar dhe dedikuar Avdyl Ukës.

Për më hollësisht e keni gjirimin në këtë link në youtube:

blank

SHËMBËLLTYRË ATDHETARIE- Nga BEDRI TAHIRI

Profile atdhetarësh e luftëtarësh

 

Gjatë vizitës sime në Gjermani, dy ditë i kalova edhe në Dortmund. Isha mysafir i kolegut tim, Atdhe Geci dhe i veprimtarëve të palodhur të çështjes kombëtare: vëllezërve Ali e Bashkim Aliu dhe kushëririt të tyre, Fadil Aliu, të cilët janë ber sinonim i mërgatës shqiptare këtu në Dortmund. Bujaria dhe mikpritja e tyre më lanë përshtypje të veçantë. Ata, me të bëmat e tyre atdhetare, janë histori në vete, që është e pamundur të përmblidhet brenda këtyre rreshtash…

Rrënjë të thella atdhetarie

Bradashi (sot Bardhashi) i Besianës, është një vendbanim i tipit të dendur, i shtrirë rrëzë bjeshkëve dhe një lugine me kodra të afërta. Se është vendbanim i lashtë dëshmojnë dy kala të vjetra atypari në malet që formojnë trekëndëshin Besianë-Vushtrri-Mitrovicë: Gurët e Bardhë dhe Kërshi i Sokolit si dhe toponimet e shumta që dëshmojnë vjetërsinë, si: Kodra e Kishës, Ara e Thiut, Lugu i Thive, Përroni i Kurtit, Përroni i Gjolës, Kroni i Demës, Molla e Sokolit etj. Në dokumentet e shkruara si vendbanim përmendet në defterin kadastral të Vilajeti Vëllk të vitit 1455.
Si kudo, edhe në këtë fshat, gjatë historisë, u vendosën edhe shumë kolonë serbë e malazezë. Në anën tjetër shumë shqiptarë u detyruan të shpërngulën për në Turqi. Mirëpo, pati edhe nga ata që nuk arritën të kalojnë kufirin dhe u kthyen në tokat e veta që ua kishin zaptuar kolonët. Madje, edhe të jepnin jetën për tokën e vet. Kështu u ngjau edhe vëllezërve të një familjeje, të cilën u detyruan të luftonin pikërisht për tokën e vet, kundër kolonëve, duke vrarë dy malazezë e plagosur shumë të tjerë. Tre prej tyre mbetën të vrarë, duke luftuar, por bën të pamundurën për ta shpëtuar vëllain e tyre, Aliun.
Aliu i Rexhës ishte burrë me nam, siç i thonë një fjale. Ai kishte lidhur krushqi me burrat e fortë të Bajgorës, me trimin e paepur Ukshin Kovaçica. Kështu djali i tij, Beqa, ndoqi rrugën e mbarësisë dhe që nga rinia u dallua për trimëri, bujari e burrëri.
Edhe djali i Beqës, Tahiri, u rrit dhe u edukua në frymën e atdhetarisë. U dallua për të mirë në të gjitha epokat e historisë. Para luftës, në kohën e lëvizjeve dhe organizimeve të mëdha, përherë ishte në ballë të veprimtarive atdhetare. Ishte organizator dhe prijatar i të gjitha demonstratave dhe lëvizjeve popullore në rajonin e Llapit e përtej tij.
Edhe në jetën private, i priu fati dhe e mbara. Tahiri u martua me Xhemilen nga Dobratini (Gegaj) dhe u lindën dhjetë fëmijë: katër djem (Aliu, Afrimi, Bashkim, Jetoni) dhe gjashtë vajza (Elhemja, Minirja, Vjollca, Iliriane, Shukrija, Valmira).
Dhe, kur shpërtheu lufta e lavdishme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Tahiri, pa hezitim rroku armët e lirisë dhe i doli zot atdheut. Ishte ndër eprorët më të dalluar në Zonën Operative të Shalës. Shtëpinë e tij dhe të të vëllait, Hazirit, i shndërroi në Shtab. Aty qëndronte dhe vepronte edhe komandant LEKA (Nuredin Ibishi).

blank

Babë e bir (Tahiri dhe Bashkimi) të gatshëm për tu përballë me armikun

Ali Tahir Aliu, i lindur në vitin e madh të demonstratave për shkollë e për Flamur (17.03. 1968), qysh si i ri përjetoi dhe provoi barbarinë serbe. I shtrënguar nga zezonat e kohës, detyrohet ta braktiste atdheun, që e donte aq shumë. Mirëpo, edhe pse mori rrugën e mërgimit, Kosovën dhe shqiptarinë i mbajti në gjirmë të shpirtit. Me mendje e me zemër përherë ishte aty ku kishte lindur. “Republika e Kosovës, apo thënë shkurt, Kosova-Shqipëri, është dhéu ynë, gjuha dhe dashuria jonë. Pa këtë adresë të atdheut, ne jemi të pa emër dhe mbiemër, dhe një popull i shkrirë në një populli tjetër”- i thotë shpesh xha Rrustës (Atdhe Gecit), kur kuvendojnë në lokalin e tyre mikpritës. Libri për Kosovën mua më mbeti i pashkruar dhe i papërfunduar. Demonstratat e Kosovës aso kohe qenë të përditshme, më thotë Aliu. Unë edhe kur bëj gjumë, duart i mbaj grusht, ndërsa ëndrrat e mia janë krejt epike, dhe me beteja të ashpra. Lot më bie në zemër pse s´jam në Kosovë.

blank

Në Dortmund, me z. Aliu Aliun- kryetarin e Republikës së Çamërisë

Edhe nga mërgimi nuk u ndalë së vepruari për çështjen kombëtare. Atje na duhesh më shumë, i thoshin. Kështu, luftën e Kosovës për liri e pavarësi e ndihmoi me mbi 3o mijë marka gjermane. Ndihmat e tij nuk kanë të sosur…
Aktualisht është veprimtar i dalluar në mërgatë, përkatësisht në Dortmund, afarist i shkëlqyer dhe, më kryesorja, kryetar i Republikës së Çamërisë!

Bashkim Tahir Aliu- ende pa i mbushur 18 pranverat, u radhit në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ishte ndër ushtarët më të rinj në Zonën Operative të Llapit. Ore, po nuk kishte si të vepronte ndryshe, kur e gjithë familja: prindër, vëllezër, motra, xhaxhallarë e kushërinj ishin vënë në shërbim të atdheut.

blank

Me Bashkim Aliun- në Dortmund

I ati, Tahir Aliu, që në ditët e para të kryengritjes së madhe, u rreshtua me vullnetarët e Llapit, për t´i këputur prangat njëshekullore të robërisë. “Liria çmimin e ka të lartë, por ne duhet të jemi gati në çdo kohë për çdo sakrificë”- u thoshte të bijve. Dhe, vetë, ndër të parët kishte veshur uniformën e UÇK-së dhe shtëpinë e kishte shndërrua në Shtab!

blank

Bashkim Aliu- njëri nga ushtarët më të ri në ZOLL

Bashkimi është fjalëpakët, është modest, është punëtor. Më së paku flet për vete! Atij i flet puna, i flasin veprat.
“Kosovën e kam zemër. Në UÇK-ë kam hyrë me gjithë shpirt. Isha i ri, ende pa i ra brisk fytyrës. Nuk ka pasur gëzim më të madh se kur kam veshur uniformën e UÇK-së, dhe kur i fillova ushtrimet ushtarake në Potok, te lagja e Spahijave. Njëzet e katër ushtarët e parë (ende nuk kishin dalë publikisht) të fshatit tonë, patën shkuar për ushtrime në Zabërgjë. Kosova për gjithsecilin ka qenë një mësim lirie. Në Shkollën e lirisë, në fshat, shpejt u aftësuam në përdorimin e armëve, në dhënien e ndihmës së parë, në vëzhgimin e terrenit, tërheqjen e të plagosurve, dhe furnizimin me ushqim të refugjatëve. Njësiti ynë „Llapi“, nën drejtimin e komandant Arbrit, bënim vëzhgimin e terrenit. Grupi ynë përbëhej nga Bashkim Aliu, Rrahman Rashiti, Driton Hoti, Faton Hoti, Albert Gashi, Arben Visoka dhe Faruku, një luftëtarë i yni nga Shkupi. Në shtëpinë tonë aso kohe ishte një pjesë e Shtabit të UÇK-së, dhe familja e Komandant Lekës. Kam marrë pjesë edhe në Luftën e UÇPBM-së, në fshatrat e Bujanocit, dhe të maleve të Tërnovcit…”(Më gjerësisht: Atdhe Geci, Shkruaj edhe sikur të m’i vrasin duart, Lena, Prishtinë, 2021, f. 164-169)
Të tillët na duhen! Shëmbëlltyrë atdhetarie për dje, për sot e për nesër!

blank

Në bibliotekën e pasur të kolegut të nderuar, z. Atdhe Geci në Dortmund

blank

Gjeniu shqiptar, Driani mundi 449 nxënës në olimpiadën e matematikës në Gjermani

Drian Beqa është gjeniu í vogël shqiptar që jeton dhe vepron në Berlin të Gjermanisë.

Ai ka zënë vendin e parë në Olimpiadën e Matematikës nga gjenerata e tij, nga 450 nxënës sa ishin gjithsej konkurrentë të përzgjedhur në kryeqytetin gjerman.

Fillimisht ai garoi në shkollën e tij, duke dalë i pari në detyrat e matematikës, pastaj në garat komunale ko konkurrenca ishte shumë e madhe, pasi që ka shumë shkolla gjermane në Berlin. Nga të gjitha shkollat, ishin përzgjedhur 450 nxënës më të mirët, për të garuar në matematikë. Driani doli të jetë nxënësi më í mirë në këtë fushë, duke lënë pas vetes 449 nxënës.

Ai rrjedh nga një familje shqiptare, flet bukur shqip dhe e viziton Kosovën shpeshherë.syri.net

blank

Kur idealisti shëndrrohet në tregtar flamujsh- Nga Nue Oroshi

Prej nisjes se një veprimi i cili lidhet me ngjajshëmerinë e të mbeturit në mes të tokës dhe qiellit paraqet një lidhje magjike e cila asesi nuk shkëputet nga rrënja.Të shkëputësh nga rrënja do të thotë të mbesish rrënjëshkulur ku asesi nuk e dinë se nga je, kush je dhe nga vjen?Te strukësh pranë rrënjës nuk do të thotë se e ke humbur ndërgjegjjen e këputur.Humbja e ndërgjegjes paraqet një veprim i cili asesi nuk mundet të kthehej në normalitet.Ta humbësh kurajon për ta kthyer ndërgjegjen e humbur nuk është një veprim i mirë.Sot një pjesë e mirë e shqiptarëve ballafaqohen me ekzistencën e kuptimit dhe kuptimin e ekzistencës.Që të ketë ekzistenca kuptim është një veprim i cili duhet ta dërgoj përpara ndërgjegjen e humbur.Ata që e kanë humbur ndërgjegjen dhe ballafaqohen me ekzistencën e kuptimit të humbur i ngjajnë balenave të detit të cilat përkundër përpjekjeve rrallë herë e shohin tokën.E të mbetësh i lagur pa e parë tokën dhe të luftosh me ndërgjegjen e pastër për mos lidhshmerinë e ekzistencës së kuptimit mbetesh shpeshherë kalorës i fushave të bardha i cili gjatë përpjekjeve të kalorsisë prej dritëjetës shpeshherë mbetësh duke i treguar të tjerëve se rrugët shpeshherë janë ndryshe por qëllimi është i përbashkët.Ndryshimi i rrugëve për të ardhur deri të realizimi i qëllimit mvarët shpeshherë nga ideologu.E kur ideologët e humbin idealen ata shëndrrohën në tregtarë flamujsh.Shëndrrimi në tregtar flamujsh i shëndrron ata në lecka të gjuajtura të cilat shpeshherë kur kanë nevojë për pak prestigj tregojnë se edhe ata dikur kanë qenë ideolog.Por te qenët për një kohë të shkurtër ideolog dhe atdhetar e të shëndrruarit pastaj në tregtar flamujsh e vendos në një pozicion të vështirë historianin.E vendos në një pozicion të vështir për faktin se historiani kur e shkruan monografinë e politikanit ai duhet ta shkruaj atë monografi prej dritëjetës e deri në përfundimin e jetës.E gjatë këtij shkrimi nese del që një politikan vetëm për një kohë të shkurtër ka qenë ideolog kombëtar apo atdhetar dhe pastaj është shëndrruar në tregtar flamujsh që ka ndrruar ngjyrat vetëm e vetëm të bëhet milioner apo të përfitoj funksione të thata.Atëherë mund të thahet edhe kjo pendë e ngrata.Të strukësh në rrënjen e traditës dhe ta vazhdosh luftën për të mbijetuar nën hijen e pemës së kombit shqiptar ësht çmimi më i mirë për një idealist.Këtë rrugë e mbajnë pak përsonalitete në histori për faktin se është një rrugë me shumë therra  e me pak lule.

blank

AKADEMI PËRKUJTIMORE PËR ISUF QETAJ DHE FRAN TANUSHI- Nga IDRIZ ZEQIRAJ

Pamje nga Akademia Përkujtimore kushtuar veprimtarëve të Mërgatës, Fran Tanushi dhe Isuf Qetaj
     Në Mynih të Bavarisë gjermane, Nëndegët e LDK-së në Mynih, me kryetarin e ri, Bashkim Halilaj, dhe Starnberg, me kryetar Musa Hamza, organizuan Akademi Përkujtimore, kushtuar luftëtarit të Kosharës dhe kryetarit të Nëndegës të LDK-së në Mynih, Isuf Qetaj dhe krijuesit letrar e veprimtarit Fran Tanushi. Intonimi i Hymnit kombëtar dhe atij dardan, hapi aktivitetin në fjalë.
     Nënkryetari i Nëndegës së LDK-së në Mynih, Blerim Cakiqi, përshëndeti familjet Qetaj e Tanushi; familjet e dëshmorëve: Gërvalla, Krasniqi, Zemaj, Hajdaraj, Bruqi, Rrahmani, Demaj, Zeqiraj dhe të të gjithë të rënëve për liri.
     Tashmë, në cilësinë e moderatorit, Blerim Cakiqi, përshëndeti Nënkryetarin e LDK-së, Anton Qunin; deputetin Armend Zemaj; kryetarin e Degës të LDK-së në Gjermani, Osman Ferizi; Presidentin e Partive PAN Evropiane, Kristian Hofer, me bashkëshortën Saranda Musliu, ish-deputete e Kosovës; Shoqatat: “Abeja” në Freissing, “Sali Çekaj në Pfaffenhofen, “Ilirida” në Landau, Shkollën shqipe “LAPSH” në Bavari, Lidhjen e Krijuesëve Shqiptarë në Mërgatë, Bashkësinë Islame në Mynih, veprimtarin veteran, Nikollë Skelaj dhe të gjithë të pranishmit
     Programi filloi me recitalin e dy vajzave nga Shoqata “Abeja”, Aleta Haxhiaj dhe Ariana Haxhiaj, të cilat përformuan me recitalin, kushtuar dy veprimtarëve, të pushkës dhe të pendës, përkatësisht, Isuf Qetaj dhe Fran Tanushi. Poeti Ibrahim Hoxha deklamoi monologun kushtuar Isuf Qetaj dhe më pas monologun kushtuar Fran Tanushit, të realizuar përmbajtësisht dhe artistikisht, që u pëlqyen shumë nga të pranishmit.
     Moderatori Cakiqi, ftoi në foltore ish-kryetarin dhe veprimtarin veteran të Nëndegës të Starnbergut, Fazli Gashin, për të folur për jetën dhe veprimtarinë e luftëtarit dhe të veprimtarit të përkushtur, Isuf Qetaj:
   “Një veprimtar i çështjes kombëtare, si Demë Qetaj, ishte krenar që djali i tij ishte rritur, për t`i dalë zot Atdheut, andaj i dha bekimin e tij dhe të familjes, për t`u bërë luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për misionn më sublim, çlirimin e Atdheut.
     Isuf Qetaj shkoi në Koshare, dhe iu bashkua, tanimë, heronjëve të Kosovës, komandant Sali Çekaj, Agim Ramadanit, Abaz Thaçit, Xhemajl Fetahut, Izet Demaj, Anton Qunit, Hysen Berishës, Fadil Hadëgjonaj, Skënder Hasanxhekaj, Milazim Maraj, Rrustem Berishës dhe gjithë atyre burrave të idealit, të cilët kishin ndërmarrë një mision të shenjtë, shkuljen e gurit të kufirit shqiptaro-shqiptar dhe çlirimin e vendit. Këtë mision ata e realizuan me sukses dhe bënë krenar gjithë kombin shqiptar.
     Isufi, jo vetëm që luftoi për çlirimin e Kosovës, por edhe derdhi gjak për të. Ai u plagos në Kosharën epike të krenarisë sonë kolektive. Dhe, pasi u shërua, edhe pse iu sygjërua e kundërta, ai u kthye prap dhe iu bashkua shokëve në vijën e frontit, duke luftuar deri në çlirimin përfudimtar të Kosovës.
Kohën e kaluar në luftë, ai e vlerësonte si periudhën më të lumtur të jetës së tij.
     Për shkak të mosfunksionimit të institucioneve rehabilituese për luftëtarët, Isufi së bashku me familjen e tij u bë institucion, duke u ardhur në ndihmë jo vetëm bashkëluftëtarëve dhe familjeve të tyre, por edhe shumë familjeve tjera që ishin në nevojë.
     Isuf Qetaj vendosi t`i kthehet aktivitetit në LDK në Bavari. Në vitin 2015 u zgjodh anëtar i Kryesisë së Degës të LDK-së në Gjermani. Në Kuvendin e 9-të Zgjedhor, ai zgjidhet kryetar i Nëndegës së LDK-së në Mynih, Ndërkohë, ai u ngarkua edhe me detyra tjera në Shoqata, si anëtar i kryesisë në Shoqatën e zëshme “Sali Çekaj”, në Pfaffenhofen, si dhe në forma të tjera të organizimit të shqiptarëve në Gjermani.
     Isuf Qetaj kishte vullnet të çeliktë dhe energji të paparë. Punonte këtu bashkë me vëllezërit, poashtu punonte e projektonte punët në Kosovë, mirrej me fëmijtë e vet të vëllezërve që aq shumë i donte e me aq butësi i trajtonte. Isufi angazhohej shumë seriozisht në aktivitetin e shoqatave e në veçanti në aktivitetet e LDK-së në Gjermani dhe në Kosovë. Nuk i harronte asnjëherë as shokët e idealit, të cilët i vizitonte dhe i përkrahte me aq sa kishte mundësi, në forma të ndryshme.
     Kapitull në vete është angazhimi i tij në zgjedhjet e çfarëdo niveli. Lirisht mund të themi se roli i Isufit, në fitoren e LDK-së në komunën e Istogut ishte i pamohueshëm, si në angazhimin e tij në Mërgatë dhe në Kosovë.
     Isufi ishte humanist, modest e korrekt, patriot i dëshmuar, idealist e institucionalist i përkryer, punëtor e i palodhshëm, i dobishëm për familje, komb e Atdhe.
     Luftëtari Isuf Qetaj, e mbijetoi luftën, por e pësoi në paqe. Një sulm i papritur kardiak, në moshën 41 vjeçare, më 08 dhjetor 2021, na e mori Isufin tonë. Ai u varros me nderime të larta, si luftëtar i Brigadës 138 “Agim Ramadani”, nën patronatin e Shoqatës së Veteranëve të Luftës së Kosharës, pranë shokëve të idealit, në dheun e Kompleksit Memorial të Kosharës, ku ishte pjesë e çlirimit edhe ai.
     Baba Demë e Nëna Havë, zonja Besë, të nderuar qofshit dhe e nderuar qoftë familja Qetaj, për jetë e mot!
      Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së këtij burri. I lehtë i qoftë dheu i Kosharës legjendare”, – pëmbylli fjalën e tij, për luftën dhe jetën aktive, të Isuf Qetaj, veprimtari i hershëm i Mërgatës shqiptare, Fazli Gashi!
     Deputeti Armend Zemaj, duke përshëndetur dhe ngushëlluar Familjet Tanushi dhe Qetaj, si dhe të pranishmit në Akademinë Përkujtimore, veç tjerash tha: “Më vjen mirë që jeni bashkë të gjithë, të prirë nga kryetari i Degës, Osman Ferizi.
     Në vijim Zemaj foli për jetën dhe veprimtarinë e poetit, shkrimtarit dhe veprimtarit shumëdimensional, Fran Tanushit. Është shembull tipik i njeriut të përkushtuar për çështjen kombëtare edhe nga Mërgata, ashtu si dikur Luigj Gurakuqi e Fan Noli. Frani si krijues, njeiu i letrave, me botimet e disa librave, me fjalën krijuese artistike, u bë frymëzim për brezat shqiptarë. Ishte i çiltër, i dashur dhe me një angazhim profesional maksimal, për lirinë dhe demokracinë e Atdheut.
    Zoti i bekoftë familjet, të cilat i lindën, i rritën dhe i edukuan veprimtarët e devotshëm për liri, pavarësi dhe demokraci, Fran Tanushin dhe Isuf Qetaj”, – e fundoi fjalën e tij përmbajtësore, deputeti Armend Zemaj.
     Moderatori Blerim Cakiqi, ftoi në foltore anëtarin e Kryesisë së Degës të LDK-së, Ibrahim Rexhaj, i cili, në emër të Degës dhe kryetarit të saj Osman Ferizi, ngushëlloi Familjet Tanushi dhe Qetaj, duke përshëndetur edhe të pranishmit, ndër të tjera, ai potencoi:
     “Amëshimet e hershme të Fran Tanushit dhe Isuf Qetaj, janë një humbje e madhe, jo vetëm për familjet e tyre, por, edhe për komunitetin shqiptar në Mynih dhe më gjerë në Mërgatë e Kosovë.
     Të dy, tashmë, të amëshuarit, ishin aktivistë të shkëlqyer. Krijuesi letrar, Fran Tanushi, ishte anëtar i hershëm i LDK-së dhe prezantonte në aktivitetet e saj. Si krijues, kryesisht, poet, me disa libra të botuara, ishte anëtar i devotshëm i Shoqatës së Krijuesëve Shqiptarë, në Gjermani. Ai ishte aktiv në të gjitha veprimtaritë e kësaj Shoqate, brenda dhe jashtë Gjrmanisë. I dashur dhe komunikues me kolegët krijues dhe shqiptarët, dashamirë të fjalës së shkruar.
     Isuf Qetaj, ishte djalë i ri, sapo kishte mbushur të 18 vjetët, kur mori vendimin e prerë, për të rrokur armën, në luftën për lirinë e Kosovës. Stërvitjen ushtarake do ta bënte në Papaj të Tropojës, për të qenë i gatshëm, për betejat që e prisnin. Edhe pse i ri në moshë, përkushtimi i tij në kryerjen e detyrës ushtarake, ishte për lakmi. I disiplinuar, i dëgjueshëm, i gatshëm për çfarëdo aksioni luftarak, për çka dëshmojnë edhe plagët e tij. 
     Respektin dhe dashurinë për komandantët, eprorët e tij ushtarakë, e ruajti si kujtimin e shenjtë, edhe pas përfundimit të luftës. 
Komandantët e Kosharës flasin me admirim për ushtarin e devotshëm, Isuf Qetaj. Ai mbajti lidhje të përhershme, ndoshta, më shumë se askush tjetër, me eprorët ushtarakë, të cilët, me përkushtimin e tyre, profesionalizmin e përkryer, arritën thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar. Ata legjitimuan Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, me betejat e shumëta, që përbëjnë Luftën e lavdishme të Kosharës. Pjesë e kësaj fitoreje, ishte edhe ushtari i orëve të para, Isuf Qetaj i jonë.
     Liria e Kosovës e gëzoi skajshëm Isuf Qetajn. Por, vrasjet në paqe, të pas luftës, pra, vrasjet politike, ashtu si i gjithë populli ynë, i përjetoi rëndë edhe ish-ushtari i Kosharës. Për atë, kriminelët kishin emër. Por, ata ishin dhe janë në shtet e pushtet, drejtues partishë, uzurpuan institucionet, përfshi edhe sistemin e drejtësisë.
     Isuf Qetaj ishte një aktivist i shkëlqyer. Fillimisht, u kyç në Shoqatën kulturore-humanitare, Shqiptaro-Gjermane, “Sali Çekaj”, me qendër në Pfaffenhofen të Bavarisë. Nismoi si anëtar i thjeshtë, më vonë anëtar i denjë i Kryesisë të kësaj Shoqate, duke dhënë kontribute solide, në të gjitha nismat humanitare, të cilat i ka ndërmarrë Shoqata sa e suksesshme, aq edhe e zëshme “Sali Çekaj”.
     Kyçja në LDK ishte joshje logjike e Isuf Qetaj, sepse ishte partia e parë plurale në Kosovë, me një program të qartë politik dhe atdhetar. Në Kuvendin e 8-të Zgjedhor, u bë anëtar i Kryesisë së Degës, ndëra 4 (katër) vite më vonë, vihet në krye të Nëndegës të LDK-së në Mynih.
      Ne do t`i kujtojmë gjithmonë poetin e veprimtarin, Fran Tanushin dhe luftëtarin e Kosharës Isuf Qetaj, që të dy si veprimtarë të përkushtuar të çështjes kombëtare.
     Lavdi jetës dhe veprës së tyre fisnike”, – përfundoi fjalën e tij, veprimtari aktiv i Mërgatës, Ibrahim Rexhaj. 
 
 
Në foto: nga e majta Blerim Cakiqi, Kolonel Anton Quni, Demë Çetaj, Viktor Tanushi, Bashkim Halilaj – në çastin e dorëzimin të – Mirënjohjeve –
     Heroi i mbijetuar i Luftës së Kosharës, Kolonel Anton Quni, nënkryetar i LDK-së, së bashku me deputetin Armend Zemaj, të ardhur enkas nga Kosova, për këtë Akademi, evokoi kujtimet për ushtarin Isuf Qetaj, nga lufta në Koshare. Përpos tjerash, Koloneli i nderur Quni, rrëfeu:
     “Me autorizimet të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe të komandantit të Brigadës 138 “Agim Ramadani”, Kolonel Rrustem Berishës, përshëndes Familjet Qetaj e Tanushi; kryetarin e Degës, Osman Ferizin; dhëndrrin tonë, Kristian Hofer, me nusen Saranda Musliu, ish-deputete e Kosovës; organizatorët e kësaj Akademie dhe të gjithë ju, të pranishëm.
     Ushtarin Isuf Qetaj e njoha në dimrin e vitit 1998, në Qendrën Stërvitore në Papaj. Ishte i ri. Moshatarët e tij vazhdonin shkollën, dëgjonin hitët e këngëve, ndërsa Isufi me uniformë ushtarake, çantë në shpinë, shënjen e UÇK-së në krah dhe armën e mbushur në dorë, kishte zgjedhur luftën.
     Qëndrimi dhe shikimi në sy, me qeshje të lehtë, si përgjigje  për t`iu përgjigjur thirrjes së kryekomandantit Ibrahim Rugova, për ta mbrojtur dhe çliruar Kosovën.
     Fillimisht u caktua në grupin e minahedhësve, një detyrë delikate, sepse një mbushje baroti – më pak apo më shumë -, në vend të armikut, mund t`i dëmtosh shokët. Në batalionin e diversantëve, ku unë komandoja, Batalioni 56 i forcave serbe, u zhduk fare. Vërtet, gëzuam fitore, por, pësonim edhe humbje të ushtarëve tanë.
     Isufi përvehtësoi trigonometrinë dhe gjeometrinë, në përdorimin e armatimit, pastrimin e ujit dhe veprimet tjera në luftë e sipër. Është e pamundur të kujtosh luftën e Kosharës dhe të mos e kujtosh ushtarin e disiplinuar dhe trim Isuf Qetaj”, – përmbylli rrëfimin e tij të natyrshëm, njëri nga komandantët më emblematik dhe më të respektuar, të luftës për liri, Kolonel Anton Quni.
     Anëtari i kryesisë të Nëndegës të LDK-së, në mynih, Blerim Cakiqi, lexoi telegramet e shumëta, të ardhura nga klube dhe Shoqata të Mërgatës.
     Nënkryetari i LDK-së, Anton Quni dhe kryetari i Nëndegës të LDK-së në Mynih, Bashkim Halilaj, ndajnë – Mirënjohjet – të akorduar nga kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe Nëndega e LDK-së në Mynih, përkatësisht, për Familjen Tanushi dhe Qetaj, të cilat i pranojnë Viktor Tanushi dhe Demë Qetaj. Në emër të dy familjeve në fjalë, falenderoi, fort i emocionuar dhe shumë mirënjohës, Demë Qetaj.
     Mjeshtri i zërimit, Florian Zymeri, student i Informatikës, vuri në transmetim këngëtarin Ibrahim Qetaj, me këngën kushtuar Isuf Qetaj, dhe atë të Shaban Krasniqit, kushtuar Fran Tanushit.
     Drejtori i RTV-Fontana-, Zeqir Mehmetaj, me kamerën e tij të artë, përveç se i kudondodhuri në Kosovë, Shqipëri, Ulqin e Rozhajë, Iliridë e Kosovë Lindore, po gjenë kohë dhe mundësi edhe për Mërgatë. Ai përcolli, nismë e mbarim, besnikërisht, Akademinë Përkujtimore, kushtuar djemëve veprimtarë, në shërbim të Atdheut-Kosovë, Isuf Qetaj e Fran Tanushi.
     Këshilli Organizativ, i përbërë nga: Blerim Hajdaraj, Milaim Gërvalla, Musa Hamza, Blerim Cakiqi, Ibrahim Potoku dhe Bashkim Halilaj, kanë qenë të përkushtuar, për të realizuar këtë Akademi Përkujtimore të suksesshme dhe të dinjitetshme.


Në foto: nga e majta: Blerim Cakiqi, Kolonel Anton Quni, Demë Çetaj, vëllai i Franit, Bashkim Halilaj – në çastin e dorëzimin të – Mirënjohjeve –

blank

Mercenarët duan t’i vënë flakën Kosovës/ Lidhjet  e bombave në Veri të Kosovës, me incidentin në Shqipëri!- Opinion nga XHAFER LECI

 

blank

Sulmi kundër Prof.Dr. Sali Berisha, lider i PD-së, duket qartë të jetë i porositur, nga qarqe të sigurimeve të huaja sekrete, për destabilizimin e Kosovës, deri të një luftë qytetare, për rishkatërrimin e Shqipërisë, si në vitin 1997, për ta harruar Kosovën, në ditët më të vështira, nga sulmet e Beogradit politik, në tryezat ndërkombëtare për ndarjen e Kosovës. Kemi shumë dëshmi nga e kaluara. Sa herë që i ka pasur punët ngusht Kosova, në Shqipëri kanë shpërthyer trazira të rrezikshme, deri në prag të luftës qytetare, si në vitin 1997, ku është derdhur shumë gjak, u shkatërrua shumëçka. Dështoj një mobilizim i përbashkët, për një luftë kundër Serbisë pushtuese për çlirimin e Kosovës.

Në trojet tona të Shqipërisë Etnike, kemi nja 7 milion shqiptarë. Hashim Thaçi: “Nuk ka pasur më shumë se 13-15 mijë ushtarë”, që i bie më pak se 1%, kurse në botë mbi 10%, është pjesëmarrja vullnetare në luftëra.
Link: https://fb.watch/dL4T2wQrxj/
Më poshtë po sjell shembuj pse është kështu, si mendoj unë.
Zëdhënësi i Rumanisë kritikon Ramën për çështjen e Kosovës:
Ju mbështesni nismën e Ballkanit të Hapur, që kundërshtohet nga Kosova dhe që e izolon atë.

Link: https://www.fmimage.net/zedhenesi-i-rumanise-kritikon-ramen-per-ceshtjen-e-kosoves-ju-mbeshtesni-nismen-e-ballkanit-te-hapur-qe-kundershtohet-nga-kosova-dhe-qe-e-izolon-ate/

1.- Marrëveshja e dëmshme dhe shumë përçarëse ideologjike komuniste, e Zyrih-ut në Zvicër, më  1993, e PSSH me mini LPK, anashkaluan institucionet e Kosovës dhe të Shqipërisë!
Cili ishte interesi, përpos atij material, që krerët e PSSH-së, Fatos Nano, Kastriot Islami, Namik Dokle, Servet Pllumbi, Sabit Brojka e tjerë, të miratojnë një marrëveshje me krerët e LPK-së, të kryesuar nga Xhavit Haliti?

2.- Gjeneral Kiço Mustaqi, një grek etnik, Ministër i Mbrojtjes në qeverinë e kryeministrit Adil Çarçani, nuk u arratis kot në Greqi, më 1994, i cili është  akuzuar për korrupsion dhe spiunazh, në favor të Greqisë. Vetëm më 19 korrik 1996, ai më në fund mori një dënim me burg prej pesë vjetësh , të cilin ai asnjëherë nuk e ka vuajtur!

3.- UDB-ja serbe për shkatërrimin dhe zhbërjen e gjysmës së shtetit administrativ shqiptar, gjë të cilën e ka shtruar publikisht Voisllav Sheshel, qysh në vitin 1992, kur bëri pyetje në parlamentin serb, se ku kanë shkuar 17.000.000 USD (17 milionë dollar), të cilit përgjigje i dha vetë kryetari i Parlamentit të Serbisë, Mirko Marjanoviç, më 1997, duke i thënë: “Ja shihe se ku e sollën Shqipërinë dollarët tonë!?”

4.- Në fillim të vitit 1997, kur bandat terroriste, në krye me Zani Qaushin, i cili ishte i dënuar me 101 vjet burg në Greqi, bashkë me shumë shokë banditër të tij, gjithashtu të dënuar me nga 25-35 vjet burg, të përgatitura dhe të organizuara mirë në Greqi, hynë në Shqipëri dhe ngritën flamurin grek në Himarë! Dhe,vazhduan me shkatrrimin e Shqipërisë me vrasje dhe shkatrrime.

5.- Propogandisti i LPK-së, Ibrahim Kelmendi, më 1997, udhëton nga Gjermania, nëpër Greqi dhe, kur arrinë në Gjirokastër, fillon të flasë para bandave dhe i trimëronte ato, për shkatërrimin e Shqipërisë, kinse kundër Presidentit të Shqipërisë, Prof.Dr.Sali Berisha. Në fakt luftohej, jo kundër piramidave, por kundër demokracisë në Shqipëri.

6.- Edhe propogandisti Prof.Rexhep Qosja, ish komunist jugosllav i përbetuar, më vonë i konvertuar në stalinist-enverist, ngjarjet e vitit 1997 i quante : “Revolucioni i vonuar demokratik” në Shqipëri.

Ku ka në botë revolucion demokratik?!

Kur dihet se revollucionet kanë marrë shumë jetëra të njerëzve të pafajshëm! Lenini ishte një idelog hipokrit e vrasës masiv i popullit të vet të pafajshëm. Shkrimtari Maksim Gorki e kishte mik Leninin. I tmerruar nga vrasja e 300 rusëve, në grup, të pafajshëm, qorton Leninin për këtë krim makabër. Lenini i përgjigjet se “Revolucioni nuk pyet as për 300, as për 3.000, as për 3 milionë, madje, as për 30 milionë njerëz, qofshin ata të fajshëm apo të pafajshëm. Rëndësi ka fitorja e tij!” Qosja është një frikacak, përçarës, përndryshe, po ta kishte forcën, do ta bënte atë plojë mbi shqiptarët kundërshtarë politikë, siç e bënë kriminelët Lenin e Stalin, ndaj rusëve të tyre.

6.- Atëherë në Greqi punonin mbi 350 mijë shqiptarë. Aty kishin gjetur strehim edhe dy ish ministrat e Enver Hoxhës, Kiço Mustaqi – ministër i mbrojtjes dhe Gramos Ruqi – i punëve të Brendshme. Shumë njerëz thoshin se ata janë me origjinë greke, ashtu edhe ishin deklaruar në Greqi. Dhe, ata kishin hartuar një plan sekret, për t`i marrë nën kontroll pikat kryesore të ushrtrisë dhe të policisë shqiptare. Në Greqi kishin ushtruar qindra shqiptarë, që, ndoshta, disa prej tyre ishin me origjinë greke, për ta rrëzuar pushtetin legjitim të demokratëve, në krye me Dr. Sali Berishën.

7.- Kolonizimi i Veriut të Kosovës ka filluar në vitin 1991, kur edhe filloj lufta në Kroaci. U zbatua me të madhe dhe shpejtësi në vitin 1999, nga skenari serbo-francez, i përkrahur me premtime dhe gënjeshtra  nga Hashim Thaçi e Kadri Veseli, kur  mijëra shqiptarë u përzunë nga veriu i Mitrovicës në Jug!
Xhirimi i fjalimit të HashimThaçit,Link : https://www.youtube.com/watch?v=O3MCGb_FIHk

8.-  Koloneli  francez, Zhak Hogar: “Europa vdiq në Prishtinë – unë e ndava Mitrovicën!”
Shkrimi im-Link: http://www.zemrashqiptare.net/news/38204/xhafer-leci-europa-u-ringjall-ne-prishtine.html?skeyword=Xhafer%20Leci

9.- Beograd, 14 tetor 2014, ndeshja e fudbollit Shqipëri-Serbi, fillimi publik i tradhëtisë së Edi Ramës, kryeministër i Shqipërisë me kryeministrin e Serbisë Aleksander Vučić!
Shkrimi im-Link: http://www.zemrashqiptare.net/news/38094/xhafer-leci-a-eshte-hero-ismail-morina.html?skeyword=Xhafer%20Leci

Serbët: Droni u ngrit nga Ismail Morina e Olsi Rama Link: http://arhiva.alo.rs/vesti/aktuelno/brat-albanskog-premijera-u-srbiju-usao-sa-albanskim-pasosem-kao-clan-strucnog-staba/70968

Wendlingen,17.12.202

blank

ACG fitues i 28 Nëntorit – Nga Florim Zeqa

Sikurse në të gjitha shtetet evro-perëndimore, edhe në Itali mërgimtarët organizuan aktivitete të larmishme për nder të Ditës së Flamurit Kombëtar dhe 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Përderisa shoqata dhe organizata të ndryshme organizuan koncerte dhe mbrëmje festive, një grup i të rinjëve kosovarë nga Provinca e Trevisos, më datat 26 dhe 27 Nëntor 2022 në One di Fonte (TV-Itali) organizuan një Turnir madhështorë në Futboll të Vogël.

blank

Ngjarje e madhe sportive

 

Për dy ditë rresht në një ambient impozant, të ngrohtë dhe vëllazëror u zhvilluan ndeshjet kualifikuese të 20 ekipeve pjesëmarrëse për finalen e madhe në turnirin tradicional në Futboll të Vogël për nder të festës më të madhe kombëtare.

Turniri fillojë me intonimin e hymnit kombëtar, ndërsa më pas, organizatori Bajram Jupaj i përshendeti të gjithë të pranishmit në Sallën e Sporteve duke i falenderuar për pjesëmarrjen, me ç’rast ekipeve garuese ju urojë suksese dhe lojëra të mira në këtë turnir.

Ndeshja inauguruese e këtij turniri ishte mes ekipeve STOLLIQT-AZ COSTRUZIONI, për të vazhduar me ndeshjet vijuese sipas shortit të hedhur paraprakisht.

Ditën e parë, më 26 Nëntor u zhvillua faza e parë e ndeshjeve mes ekipeve të ndara në grupe, për të vazhduar të dielën më 27 Nëntor me ndeshjet e fazës finale (8 ekipe), me kualifikime të drejtëpërdrejta.

Secila ndeshje ishte më e mirë sesa tjetra, secili gol më i bukur sesa tjetri, por ndeshja finale mes ekipeve ACG dhe STOLLIQT ishte një finale e papërseritshme.

Koha e rregulltë e ndeshjes finale përfundojë me rezultatin baraz, 5 me 5. Mirëpo edhe pas lojës shtesë të dyja ekipet e shënuan edhe nga një gol, dhe përseri ndeshja përfundoj baraz, 6 me 6, për çka ekipin fitues e përcaktuan penaltitë.

Sipas dakordimit të dy ekipeve me referin e ndeshjes Girardi Nereo, u ekzekutuan nga dy penalti, nga të cilat më i suksesshëm dhe me fat u tregua ekipi ACG, edhe pse me vetëm një gol të shënuar, me meritë e rrëmbeu vendin e parë në turnirin tradicional të “28 Nëntorit”.

Sikurse çdo garë sportive që përfundon me një fitues, edhe ky turnir përfundoj me një fitues të merituar, por në fakt fitues të këtij turniri janë të gjitha ekipet pjesëmarrëse, të cilat me pjesëmarrjen e tyre në këtë turnir e nderuan Flamurin Kombëtar dhe madhështuan festën e 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Se vërtetë sportistët janë ambasadorët më të mirë të një vendi, janë turniret e Futbollit të Vogël, të cilat rreth vetes po tubojnë me qindra pjesëmarrës, siq ishte ky i fundit në One di Fonte, ku përveq 20 ekipeve me nga 10 lojtarë (200 futbollist) të listuar pjesëmarrës në garë dhe stafit përcjellës (prej 5-10 persona), për dy ditë rresht, ndeshjet i përcjellen edhe mbi 400 shikues, që i bie se numri i përgjithshëm i pjesëmarrjes së bashkatdhetarëve në këtë turnir ishte rreth 700, numër ky i paarritshëm në çdo aktivitet tjetër të mërgatës në Itali.

blank

Ndarja e shpërblimeve dhe mirënjohjeve

 

Pas përfundimit të ndeshjes finale, Bajram Jupaj në emër të Këshillit Organizativ filloj me ndarjen e mirënjohjeve dhe çmimeve për më të mirët dhe më meritorët e këtij turniri.

Ndarja e mirënjohjeve filloj me sponsorët e këtij turniri, të atyre që kontribuan për mbulimin e shpenzimeve të këtij aktiviteti sportiv; “Capital Group”, “Gashi”, “Edil Shala”, “SHEF Idraulica”, “Ecocoperture”, “Diar”, “Redil”, “Shani Vilson”, “Fll. Bekteshi”, “Gashi Team” dhe Petrit Gashi.

 

Këshilli organizativ i shpalli dhe i nderoi me nga një Kupë lojtarin më të mirë, portierin më të mirë dhe golashënuesin e parë, si në vijim;

 

-Golashënuesi i parë: Adonis Krasniqi (13 gola të shënuar) nga ekipi “Costruzioni Shani”.

 

-Lojtari më i mirë: Fejza Kastrati (nga ekipi ACG),

 

-Portieri më i mirë: Ismet Kodra (nga ekipi T.F.U Reggio Emiglia), i cili me nder dhe krenari e trashëgon emrin e bababit të tij, i rënë dëshmorë për lirinë e Kosovës.

 

 

Organizatori me mirënjohje e nderoi edhe veteranin e futbollit, portierin më të vjetër të këtij turniri, z. Xhemajli Hajdaraj, për të ardhur kështu edhe tek momenti më kulmor i këtij aktiviteti sportiv, të nderimit me nga një kupë, mjete financiare dhe medalje për tre vendet e para:

 

-Vendi i tretë, mjete materiale, kupë dhe medalje të bronzit për lojtarët e ekipit “Costruzioni Shani”,

 

-Vendi i dytë, mjete materiale, kupë dhe medalje të argjendit për lojtarët e ekipit “Stolliqt”,

 

-Vendi i parë, mjete materiale, kupë dhe medalje të arta për lojtarët e ekipit “ACG”.

 

Kur jemi në këtë segment, duhet falenderuar referët profesionist: Ivan Alburnio dhe Girardi Nereo të cilët janë më meritorët për mbarëvajtjen e të gjitha ndeshjeve të këtij turniri.

Vlenë për të përshendetur edhe kontributin e DJ-it, vëllëzërve Faton dhe Jeton Jashari, të cilët mundësuan zërimin dhe na dhuruan momente të këndshme festive, me këngë e valle patriotike nga trevat e ndrsyhme të trojeve etnike.

 

Ky shkrim do të mbetej i mangët pa i përmendur emrat e të gjitha 20 ekipeve pjesëmarrëse:

 

1)    Shala Coperture,

2)    Zëri i Atdheut,

3)    Rinia e Kosovës,

4)    Stolliqt,

5)    AZ Costruzioni,

6)    Thaqi Srl,

7)    2 Korriku,

8)    ACG,

9)    Vendlindja,

10)  Edil Shala,

11)  Rinia e Bashkuar

12)  Edil Sinani,

13)  Vllaznia,

14)  Edil Buçaj,

15)  Kuq e Zi,

16)  FC Fadil Guraziu,

17)  FC Ballkani,

18)  Vilson Shani,

19)  T.F.U Reggio Emiglia,

20)  Pavarësia

 

Turniri në Futboll të Vogël për nder të kremtes më të madhe kombëtare, e dëshmoi katërçipërsiht se, për shqiptarët nuk ka vlerë asnjë ideologji fetare apo partiake, ka vlerë kombi ynë, ka vlerë ndjenja jonë shpirtërore, ka vlerë qëllimi ynë fisnik i bashkimit të trojeve tona etnike.

 

Krejt në fund ia vlenë për të theksuar se, kësaj radhe, në këtë turnir dhe për herë të parë në Itali, prezent ishte edhe Televizioni Diaspora, i cili i përcjelli nga afër ndeshjet përmes korrespondentit të rregullt në shtetin italian.

 

Florim Zeqa,       03.12.2022


Send this to a friend