VOAL

VOAL

Ilir Demalia sherr me Frrok Çupin: Tom Doshi dhe Fidel Ylli më kanë kërcënuar me pistoletë

June 6, 2018

Komentet

Agim Doçit – Agimit, – Kosova djep lirie! Nga Çun Lajçi

Agimit, – Kosova djep lirie!

E kuptova se nuk do ngulësh këmbë kësaj rradhe, n’akull as n’rërë! E mora vesh atë ditë kur erdhe paksa i “dredhuem”, t’me takosh të stoli i gurit, n’sheshin e Lalit Eri, me ato pak libra që kisha e me një sharki kokëmadhe!

Atë ditë humorin e pate me kryet tim siduket, por ti e lidhe me sharkinë; – ç’të duhet sharkia kryet sa nji shinik n’qytetin e tallavishtes! Kape defin n’do t’shesesh libra!

– Jam lodhur me pavlerat u ankove atë ditë, kur e palove nën sqetull librin tim me një dedikim të varfër, – njeriut që tërë jetën thuri vargje për Kosovën dhe u bë fushë e përgjakur luftërash e varresh n’këngët që s’heshtin”!

– Na ka marrë dreqi lum vllau; – jo nëpër kamë, po nëpër ko*e dhe po na rruen qyshë po don e ku po don! T’pa lamit po lahen me dien e tjetrit dhe vlera ka kalua n’xhepat e kokëboshit!

Jam lodhë me ket “mullinin” tim, u ankove duke e fërkuar kokën, sikur ajo kishte luajtur pak terezie!

Atë ditë nuk pive kafe me mua!

– S’dua t’ia prishi shijën asaj kafës së fundit me Bubulinën tënde n’Rogner, – kështu the, dhe ike me “Bekimin e plisit t’Moisiut” nën sqetull!

Mua s’ma këpute vetëm telin e zemrës me ato fjalë, por edhe telin e trashë të sharkisë ma këpute dhe mbeta heshtak n’Tiranën e xhurulltive, pa këngë e pa shitje!

E dija se nuk do ngulësh këmbë më, do ikje me rrëshqitjen e parë! Por; – pse n’Pogradec e jo n’Pukë? Ishe a s’ishe mirditor?

Nejse!

Aty e kemi fundin të gjithë, sa do që ngulim këmbë si thiu n’akull!

Lamtumirë mjeshtër që s’u pajtove kurrë me budallakitë e shqiptarit! Do mbahesh mend si njeri me zemër t’bardhë, atdhedashës i djegur dhe poet i kangës që s’shuhet!

Pusho të të tjerët, se një grusht dhe do e hudhi mbi trupin tënd, bashkë me Remzi Ejupin, llapjanin, që e deshte e të deshti, e kurrë s’të harroi!

Kështu e paska jeta; – prit e përcjell!

Prishtinë, 24.06.2024

Taulant Muka: Nxënësit Shqiptarë të fundit në mendimin kritik! Kopjo, kopjo dhe mos mendo!

Nxënësit Shqiptarë të fundit në mendimin kritik! Kopjo, kopjo dhe mos mendo!

Arritje e plagjiaturistëve në universitete dhe në Ministrinë e Arsimit!

 

VIDEO/ Agim Doçi përcillet në banesën e fundit, institucionet nuk organizuan homazhe

Në një agjenci funerale u mbajtën homazhet për poetin Agim Doçi, fitues i mbi 50 çmimeve në festivale të këngës.

Ai u nda nga jeta për shkak të një hemorragjie cerebrale, ndërsa nuk dihet pse institucionet nuk organizuan homazhet në nder të tij

Agim Doçi ishte një prej krijuesve të shumë teksteve të këngëve shqiptare.

Në festivalet e këngës ishte fitues i mbi 50 çmimeve, krijues i më shumë se 3.000 teksteve të këngëve që janë kënduar nëpër festivale dhe i kanë rezistuar kohës dhe vijojnë të dëgjohen dhe sot. sn

Porositë e Kuvendit Gjithëserb në Beograd- Nga SKËNDER MULLIQI

Wikileaks: Julian Assange i hip avionit dhe ik nga Britania pas një marrëveshje me SHBA

Pas një sage ligjore prej vitesh, Wikileaks tha se themeluesi i saj Julian Assange ka ikur nga Mbretëria e Bashkuar pasi ka arritur një marrëveshje me autoritetet amerikane që do ta shohë atë të pranojë fajësinë për akuzat penale dhe të lirohet.

Assange, 52 vjeç, u akuzua për komplot në marrjen dhe zbulimin e informacionin e mbrojtjes kombëtare.

Për vite me radhë, SHBA-ja ka argumentuar se dosjet e Wikileaks – të cilat zbulonin informacione për luftërat në Irak dhe Afganistan – rrezikonin jetë njerëzish.

Assange i kaloi pesë vitet e fundit në një burg britanik, nga ku po luftonte kundër ekstradimit në SHBA.

Sipas CBS, partnerit amerikan të BBC-së, Assange nuk do të kalojë asnjë orë në paraburgim në SHBA dhe do të vlerësohet për kohën e kaluar si i burgosur në Mbretërinë e Bashkuar.

Assange do të kthehet në Australi, sipas një letre nga departamenti i drejtësisë.

Në X, platforma e njohur më parë si Twitter, Wikileaks tha se Assange doli nga burgu Belmarsh të hënën pas 1,901 ditësh në një qeli të vogël.

Ai më pas “u  la në aeroportin Stansted gjatë pasdites, ku hipi në një aeroplan dhe u largua nga Mbretëria e Bashkuar” për t’u kthyer në Australi, shtoi deklarata.

Videoja e shpërndarë në internet nga Wikileaks duket se tregon Assange, i veshur me xhinse dhe një këmishë blu, duke u çuar në aeroportin Stansted përpara se të hipte në një avion.

BBC nuk ka qenë në gjendje të verifikojë në mënyrë të pavarur videon.

Gruaja e tij, Stella Assange, shkroi në Tëitter duke falënderuar mbështetësit e tij “të cilët janë mobilizuar të gjithë për vite dhe vite për ta bërë këtë realitet”.

Marrëveshja – e cila do ta shohë atë të pranohet fajtor për një akuzë – pritet të finalizohet në një gjykatë në Ishujt Northern Mariana të mërkurën, 26 qershor.

Ishujt e largët të Paqësorit, një kombësi amerikane, janë shumë më afër Australisë sesa gjykatat federale të SHBA-së në Haëaii ose SHBA-të kontinentale.

Agence France Press citoi një zëdhënës të qeverisë së Australisë të thoshte se rasti ishte “zvarritur për shumë kohë”.

Avokati i tij, Richard Miller, nuk pranoi të komentonte kur u kontaktua nga CBS.

BBC ka kontaktuar gjithashtu avokatin e tij me bazë në SHBA. Ai dhe avokatët e tij prej kohësh pretendonin se çështja kundër tij ishte e motivuar politikisht.

Në prill, presidenti amerikan Joe Biden tha se po shqyrtonte një kërkesë nga Australia për të hequr ndjekjen penale kundër Assange.

Në një fitore muajin më pas, Gjykata e Lartë e Mbretërisë së Bashkuar vendosi që Assange mund të bënte një apel të ri kundër ekstradimit në SHBA, duke e lejuar atë të kundërshtonte garancitë e SHBA mbi mënyrën se si do të zhvillohej gjyqi i tij i mundshëm dhe nëse e drejta e tij për fjalën e lirë do të shkelej.

Pas vendimit, gruaja e tij Stella u tha gazetarëve dhe mbështetësve se administrata e Biden “duhet të distancohet nga kjo ndjekje e turpshme”.

Prokurorët amerikanë fillimisht kishin dashur të gjykonin themeluesin e Ëikileaks në 18 akuza – kryesisht sipas Aktit të Spiunazhit – mbi publikimin e të dhënave konfidenciale ushtarake amerikane dhe mesazheve diplomatike në lidhje me luftërat në Afganistan dhe Irak.

Ëikileaks, të cilin Assange e themeloi në vitin 2006, pretendon se ka publikuar mbi 10 milionë dokumente në atë që qeveria amerikane më vonë e përshkroi si “një nga kompromiset më të mëdha të informacionit të klasifikuar në historinë e Shteteve të Bashkuara”.

Në vitin 2010, faqja e internetit publikoi një video nga një helikopter ushtarak amerikan që tregonte më shumë se një duzinë civilësh irakianë, duke përfshirë dy reporterë të lajmeve të Reuters, duke u vrarë në Bagdad.

Një nga bashkëpunëtorët më të njohur të Assange, analistja e inteligjencës së ushtrisë amerikane, Chelsea Manning, u dënua me 35 vjet burg përpara se presidenti i atëhershëm Barack Obama t’ia zbuste dënimin në vitin 2017.

Assange gjithashtu u përball me akuza të veçanta për përdhunim dhe sulm seksual në Suedi, të cilat ai i mohoi.

Ai kaloi shtatë vjet i fshehur në ambasadën e Ekuadorit në Londër, duke pretenduar se rasti suedez do ta çonte atë që të dërgohej në SHBA.

Autoritetet suedeze e hoqën çështjen në vitin 2019 dhe thanë se kishte kaluar shumë kohë nga ankesa fillestare, por autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar më vonë e morën atë në paraburgim. Ai u gjykua për mosdorëzimin në gjykata për t’u ekstraduar në Suedi.

Edhe në mes të betejave të gjata ligjore, Assange është parë rrallë në publik dhe për vite raportohet se ka vuajtur nga shëndeti i dobët, duke përfshirë një tronditje të vogël në burg në vitin 2021. sn

Image

ÇASTI I SË VËRTETËS NË IZRAEL- Nga GOFFREDO BUCCINI- Përktheu Eugjen Merlika

 

Sado paradoksal të duket, i kemi borxh në terma të së vërtetës, egërsisë popullarizuese të Hamasit. Në ndryshim nga Putini, që është përpjekur të fshehë krimet e ushtarëve të tij që nga ploja e Buçës, islamistët e qeverisë së Gazës gjithmonë kanë patur (edhe) një synim mësimdhënës: t’i tregohet në rrugë interneti botës se si trajtohen të pafetë. Tani kjo krenari e tmerrit na ndihmon të kujtojmë. Pa trupat e izraeliteve të reja të hedhura në kamionetat e tyre më 7 tetor, pa vështrimet dërmuese të nënave të marra me fëmijët e vegjël, pa tregimin e të burgosurave hebreje të poshtëruara në tunelet, gjithshka do të ishte zhvleftësuar si një dyshim relativ, i mbytur nga një valë kundër hebreje. Deri edhe përdhunimi i një dymbëdhjetëvjeçareje franceze, të ndëshkuar nga bashkëmoshatarët “sepse hebreje” gjen në rrahjet e mendimeve në radio ndonjë justifikues të gatshëm të vërejë: “Por në Gazë është në zhvillim një gjenocid!”. Dora dorës që, ndërmjet bombardimeve dhe urisë, rriten viktimat palestineze nën mësyemjen e Cahalit dhe dënimin kolektiv të Netaniahut, bëhen më të zbehta parakushtet e kësaj tragjedie.

Ndryshon madje edhe tregimi mbi muajt e para burgimit të dyqind e pesëdhjetë pengjeve të rrëmbyer në sulmin e së Shtunës së Zezë, jo të zënë në ballë të luftës, por të zhgulur nga një festë në Negev e nga shtretërit e tyre, nga tinarët e nga djepat në kibucet. Është në veprim prej kohësh një operacion mediatik që turbullon gjithshka. Simbas disa burimeve kushtet e këtyre të burgosurve duken në përgjithësi, të pranueshëm. Mbeten të gjallë ndoshta më pak se pesëdhjetë por dhunat lakohen në kushtore (do të kishin ndodhur). Shtohet gërgasa se autoritetet izraeliane i mbyllin gojën pengjeve të liruar për të shmangur rrëfimet se si janë trajtuar “njerëzisht” gjatë paraburgosjes siç ka bërë për shembull Yokaved Lifshitz. Me atë qëllim harrohet ndonjë hollësi: pacifistja e moshuar kishte treguar se si ishte rrahur mizorisht në rrugën e Gazës sa shihte “ferrin” e fliste nën kërcënim , duke patur ende të shoqin Oded në dorë të terroristëve. Lihet në heshtje, veç asaj, ngurimi i hebrejve për t’u treguar viktima, që i ka frenuar për javë të tëra që të përhapnin barbaritë e pësuara më 7 tetor: një gjëndje shpirtërore krenare, mbi të cilën është ndërtuar ndjenja e përbashkët e kombit mbas Shoah, deri aty sa të rrethonin me pështjellim të mbijetuarit e kampeve në vitet e para të mbasluftës, siç tregon mjeshtërisht Amos Oz.

Por Hamasi bën shumë më tepër për të na hapur sytë. Ndërsa amerikanët vrasin mëndjen në hamëndje armëpushimesh, kryetarët e organizatës kërkojnë më shumë të vdekur. Kujdes, jo izraelianësh: palestinezësh. E kishte thënë mbas pogromit të 7 tetorit, Ismail Haniyeh, kreu politik, nga streha e tij në Doha: “ Kemi nevojë për gjakun e grave, të fëmijëve e të të moshuarve për të rizgjuar tek neve shpirtin revolucionar”. E ka përsëritur së fundi, duke mos pranuar bisedimet, kreu ushtarak Yahya Sinwar, ende i fshehur në tunelet: “Këto janë flijime të nevojshme, limfë jetike”, ka shpjeguar. Bëhet fjalë për kode jashtëtokësorë për ne, por nga të cilët nuk duhet të shkëputemi kur përimtojmë dramën e banorëve të Gazës, të shtrënguar nga kundërveprimi izraelian e një klasë drejtuese që jeton martirizimin e tyre në terma ringjalljeje, duke shpënë përpara një luftë jo simetrike në të cilën shkollat dhe spitalet kthehen në baza veprimesh.

Ndërsa hapet në veri fronti i Libanit, ky është pra një çast i së vërtetës për këdo ka në zemër fatin e palestinezëve, ka vërejtur Federico Rampini, duke paditur mbi të gjithë ata fusha ku hymnizohet Palestina “e lirë që nga lumi në det” (pra, pa hebrejtë). Por krerët e Hamasit, me kërdinë e tyre mijëvjeçare, janë në të vërtetë një pikë kunërshtie e pazgjidhur për të gjithë opinionin perëndimor të zgjuar nga gjumi që e quan organizatën e Gazës një variant të Lindjes së Mesme të Kongresit Kombëtar Afrikan të Mandelës, kundër Perëndimit të bardhë, të pasur e kolonialist. Është një zgjim i papritur për ata ëndërrimtarë që dëshirojnë një federatë izraelo-palestineze mbi përgjegjësinë me të cilën së fundi Gjermania dhe Franca ndërtuan Evropën, mbasi ishin therur në shekuj: duke harruar si në këtë rast, njëri ndër federuesit mendon se duhet të asgjësojë tjetrin për normë morale hyjnore. Sigurisht ethet kombëtariste kanë kanë majisur edhe pjesën izraeliane, me skajorë si Ben-Gvir ose Smotrich, vendimtarë për fatet e ekzekutivit, dhe mijra kolonë skajorë ortodoksë, të vendosur në Cisjordani nën mbrojtjen e ushtrisë. Por Jeruzalemi ka ende kundërtrupa të fuqishëm, një shtyp të fortë, një trupë gjyqësore që i qëndron orvatjeve të nënshtrimit. Netaniahu, në mundimin për t’u përjetësuar, thyen çdo lloj rekordi të mungesës së popullaritetit: “Është sikur kapiteni i Titanikut të kërkonte një tjetër anije” thotë për të Ehud Baraku, duke përmëndur një përgjigje të vjetër, për të saktësuar më tej: “Por Bibi ka fundosur dy anije – dështimin e 7 tetorit dhe luftën që e ka pasuar – e tani kërkon lejen të jetë kapiteni i anijes së tretë e të fundit”. Rrethimi i sajuar nga Irani, që ka armatosur Hamasin në Jugë e manovron Hezbollahun në veri, me frikat pasuese e radikalizimet, është letra e tij më e mirë për të qëndruar i ngërthyer në timon.

“Corriere della Sera”, 21 qershor 2024 Përktheu Eugjen Merlika

Lul, njeriu është fillimisht projekt i vetvetes, dhe jo një shkumë, një mbeturinë ose një lulelakër – Nga Ndriçim Kulla

Nëse ka individ që të ketë aspiruar për të bërë diçka dhe në rastin konkret për t’u marrë me politikë, Lul Basha ka patur fatin që ta ketë mbështetjen me pash prej të gjithë demokratëve, të cilët i dhanë besim për t’i përfaqësuar në formacionin politik që ata besonin. Rrethanat e favorizuan pabesueshmërisht si askush tjetër.

Por do mbetet e pashembullt në historinë politike mënyra se si po e nxjerr dallga e pështjellimeve politike që krijoi vetë me sjelljen e tij ky pseudopolitikan i provuar për  mëndjelehtësinë e tij.

Të themi, se po e shohim thjesht si një donkishot të radhës, që donte të bënte diçka me aventurat e tij, duke mbivlerësuar mundësitë që kishte dhe që dështoi dëshpërimisht, i bëjmë një nder të madh. Është e pa mundur ta futim në kategorinë e donkishotëve, sepse në fund të fundit Don Kishoti ishte një ëndërrimtar utopist dhe ëndërrimtarët janë pjesë e përvojës pozitive të historisë njerëzore.

Prandaj, mbetet vetëm shembulli tragjik i dështimit të tij, i cili në fakt nuk zotëronte as inteligjencën, as vullnetin, por as kulturën minimale për të përballuar sfidat politike.

Se çfarë e lidhi me politikën nuk na bind, por sjellja e tij në këtë profesion na shpie në një përfundim të provuar, që ai nuk mendoi kurrë politikisht. Eci i përgjumur, veshur me parzmoren e politikës dhe me ethshmërinë e pafundme të fitimit në shpirt. Lulzim Basha pretendon se po ndjek një kauzë. Nuk jemi në dijeni të kauzës se tij. Thotë poshtë e lart, sikur i digjet shpirti për këtë kauzë.

Dakord.

Po çfarë është  kjo kauzë? Ku është? Çfarë shpreh?

Kauzën e Judës dhe fitimit ? Në cilën fushë beteje ka qenë si luftëtar dhe ka luftuar me ”shpatë” për mbrojtjen e saj?

Ku është prova e zjarrit të opozitarizmit të tij? Qoftë dhe një rast i vetëm. Në parlament, jo e jo. Në luftën propagandistike nuk e kemi parë, përkundrazi, duke hedhur gurin dhe fshehur dorën ai ka kontribuar drejtpërdrejt me aq sa ka mundur në mbështetje të regjimit.

A… të mos harrojmë. Ai ka qenë i pranishëm me dorën e fshehur në tepsinë e pushtetit dhe ka lëpirë me thonj përfitimet e shërbimit për çorientimin e betejës së opozitarizmit.

Lulzim Basha i vetëquajtur opozitar është modeli më bajat i “kolonës së pestë” në politikën e sotme.

Kauzë opozitare nuk ka, se po të kishte të tillë ai do ishte i pranishëm në protestat e mëdha që organizon opozita kundër regjimit anë e mbanë vendit. Po të kishte një kauzë ai dhe kokrrat që po i vërdallosen, të cilët po i shpërndahen ngadalë-ngadalë si arrat kur i godet kaqoli, do ishin në protestën para Bashkisë së Tiranës, në mbështetje të revoltës së protestuesve për vjedhjet e tmerrshme që u kanë bërë drejtuesit e këtij institucioni parave të popullit.

Ai tashmë duket qartë se nuk ka kauzë për të cilën gjoja po lëviz poshtë e lart sa andej këndej, por thjesht është në kërkim të “thesarit” të pasurimit me çfarëdo mënyre.

Shkon fshehurazi si hajdut dhe po ashtu vjen, nga Dibra, Kamza, Vlora, Fieri etj;  takon disa inatçinj të pa ndreqshëm, bën ndonjë fotografi me ta dhe kur kthehet në Tiranë i shkund ato në rrjetet sociale, sipas manualeve që i jep Taulanti.

Nuk ja kemi parë kurrë pjesëmarrësit e sallës në takimet ku shkon, sepse kjo përbën shkelje të sekretit të trukeve që bën. Kemi parë vetëm foton e tij të ngrirë përpara një foltoreje pa njerëz.

Le të bëj shoë përditë po  të dojë me gjoja salla të mbushura për t’u dukur se ai tashmë i ka intrigur njerëzit  me profilin  e tij bosh .Të gjitha ia organizon pushteti.

E çfarë mund të krijosh pa bërë asnjë betejë ?

Vazhdon të hyjë e të dalë nëpër sokakët e errët të politikës në profilin e një” azati “të lodhur e të rraskapitur, që duke u fryrë kërkon të lërë mbresën e një faktori të madh, i cili ka në dorë të prishë e të rregullojë ekuilibra, të cilat i duhen politikës së ditës por edhe asaj asaj të perspektivës.

Ndonëse nuk ia kthen më kokën askush, ai vazhdon të bëjë deklarata futuriste për ndryshime të mëdha në politikë, të cilat nuk kanë lidhje fare me realitetin e dhimbshëm të kohës.

Kjo qesharakësi në thelb përbën dramën e një njeriu tragjik.

Ai nuk pati këllqe që t’i mbijetonte një rrebeshi politik të padrejtë që u vërsul pashkak mbi forcën politike që ai drejtonte, organizuar në dhoma të errëta nga kryeministri Rama dhe lobues ndërkombëtarë dhe iu nënshtrua i dorëzuar me një frymë një diktati, duke mos arritur që të mendonte asnjë çast politikisht, për të mbrojtur parimet dhe qëllimet për të cilat ishte ulur në politikë.

Duke mos e ndjerë thelbin e demokracisë në politikë, ai nuk pati receptor të nuhaste konjukturën armiqësore sorosiane të imponuar nga Sekretari Departamentit të Shtrtit Antoni Blinken ,Yuri Kim, Mathie Palmer, Gabriel Eskobar mbi opozitën shqiptare. Iu nënshtrua me vullnet asaj.

Ndoshta, inteligjenca, nuhatja, kultura dhe vullneti nuk e favorizuan.

Para pak kohësh Lulzim Basha në një intervistë deklaroi se Partia e Rithemelimit duhet të pranojë vendimin e gjykatës për vulën.

Seç më kujtoi kjo tollumbace një përrallë të shkurtër të Hans Andersen-it, në fabulën e së cilës ka një personazh që bënte lojën e fantazmës për të trembur fëmijët.

Atij sot nuk i ka ka mbetur gjë tjetër veçse të bëjë lojën e fantazmës së të keqes.

Besoj se tani e mori përgjigjen e iluzionit të tij edhe ligjërisht , madje edhe nga gjykata e regjimit, që është asgjë.

Nuk e di a është i vetëdijshëm, se sa i dështuar, sa i zhvlerësuar dhe i neveritshëm është për shërbimet që i ka bërë pushtetit dhe dëmet e pa llogaritshme opozitës.

Konjunktura që kaloi si re e zezë, të cilën e shfrytëzoi përmbi dy vjet, tashmë është në largim.

Kjo periudhë e errët megjithë pasojat e rënda që ka lënë në ekulibrin social politik të vendit, është në proces dekonstruktimi dhe duhet besuar arsyeshëm se s’ka se si të mos gjykohet në të ardhmen. Në të ardhmen rrezet e diellit do bien edhe mbi skutat e errëta ku ka hyrë dhe ka dalë Juda për mbi dy vjet me radhë.

Ata që e përdorën, me në krye bartoren e shqiptarëve Yuri Kim, Mathieu Palmer, Filip Riker etj, janë prapa malit dhe nuk i sheh dot më si më parë, sepse punën e keqe kundër opozitës ata e bënë. Besoj me siguri se ja kanë shuar emrin nga memoria e celularit, gjithashtu edhe foton ja kanë hedhur poshtë me neveri.

Ndërsa Edi Rama   ka kohë që ja ka ul gradat, duke ia përcjellë Taulantit mikun e kompromiseve të fëlliqura, si person pa vlerë, por, që së paku, ta shtrydhë sa të mundet edhe pak kohë.

Ky është gjithmon fati i atyre që përdoren.

Njeriu është fillimisht projekt që jetohet në mënyrë subjektive, në vend që të jetë një shkumë, një mbeturinë ose një lulelakër. Asgjë nuk ekziston para këtij projekti, asgjë nuk është shkruar në qiell dhe njeriu do të jetë, para së gjithash, ajo çka ai ka menduar të jetë ai vetë në jetë.

U nda nga jeta Agim Doçi, poeti i mirënjohur i Festivaleve dhe Mjeshtri i Madh

Pas lajmit se poeti dhe Mjeshtri i Madh Agim Doçi pësoi një hemoragji cerebrale dhe lutjet e miqve dhe artdashësave për shërim të shpejtë, sot në mëngjes lajmin e para do ta jepte zonja e tij Yllka Çausholli që do të jepte lajmin mortor si më poshtë:
“Miq tê dashur me hidhêrim ju njoftojmě se ndërroi jetë Mjeshtri i Madh Poeti
Agim Doçi…
Më voně do t’ju njoftojmě rreth organizimit tĕ ceremonisě mortore.
Bashkěshortja.”

Agim Doçi ka lindur më 9 maj 1948. Është një poet dhe autor këngësh shumë i njohur shqiptar.

Ēshtë arsimuar në Shkodër deri në gjimnaz dhe ka vazhduar më pas studimet e larta në Universitetin Shtetëror të Tiranës në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike.

Ka punuar si inxhinier në Montimet Industriale duke marrë pjesë në shumë objekte të rëndësishme si Fabrika çimentosh, Metalurgjik, Superfosfat Laç, Poligrafik Tiranë etj. Në vitet e fundit të ’80 ka punuar pranë Kombinatit të Drurit “Misto Mame” si kryeinxhinier për energjinë. Në 1989 dënohet duke u caktuar të punojë me tre turne në fabriken e letër-kartonit.

Përfshihet në lëvizjet e dhjetorit 1990.

Ēshtë autor i shumë teksteve të këngëve shqipëtare, fituesi i mbi 50 çmimeve, ndër to dhe dy herë perfaqësues me tekstet e tij në Eurovizion. Ndër tekstet e këngëve të tij mbetet i paharruar “Marshi i UÇK”.

Veçohet bashkëpunimi me kompozitorin Edmond Zhulali në shumë këngë të festivaleve në Shqipëri dhe me mbi 100 këngë për luftën e Kosovës. Mund të përmenden kënge shumë të njohura si “Marrshi i UCK-së”, “A vritet pafajsia”.

Ka botuar disa libra me poezi si ‘Hajde dru me pre’, ‘Rrëzuar mbi vetminë’, ‘Rituali i kryqëzimit’.

Është nderuar nga Presidenti i Republikës me dekoratën Mjeshtri i Madh

Djali nga Srebrenica dhe ushtari holandez gjejnë njëri-tjetrin pas 29 vjetësh

Amir Mujanoviq dhe Ad van Alphen e shikuan njëri-tjetrin pas 29 vjetësh, përmes një video-thirrjeje.

 

Meliha Keshmer

Dy njerëz me kilometra larg njëri-tjetrit, pas 29 vjetësh, shikojnë njëri-tjetrin përmes një video-thirrjeje.

Veterani i ushtrisë holandeze e nis bisedën me humor: “Çfarë të ka ndodhur? Dikur ke pasur flokë”.

Për flokët pyet Amir Mujanoviqin, të cilin e kujton si një djalë 12-vjeçar në Srebrenicë.

Emri i tij mund të jetë kërkuar nga qindra njerëz në internet gjatë ditëve të fundit, përfshirë edhe stafin e Radios Evropa e Lirë.

Kërkimin, përmes Qendrës Përkujtimore të Srebrenicës, e inicioi veterani Ad van Alphen, ish-major i ushtrisë holandeze dhe i batalionit të Kombeve të Bashkuara në Bosnje e Hercegovinë.

Ai ishte i vendosur në Srebrenicë të Bosnjës, kur forcat e ushtrisë së Republikës Sërpska kryen gjenocid ndaj më shumë se 8.000 boshnjakëve në korrik të vitit 1995.

Për 29 vjet nga ajo kohë, van Alphen ruajti dhuratat që i mori nga Amiri në Srebrenicë – një kitarë lodër, një fotografi dhe një copë letër me emrin “Samir Mujanoviq”.

Kjo e fundit e bëri më të vështirë kërkimin e Radios Evropa e Lirë dhe të të gjithë të tjerëve, sepse në vend të Amirit, dikush e shkroi gabimisht Samir në Srebrenicë, më 1995. Dhe, me kalimin e viteve, veterani e harroi emrin dhe kërkonte “Samirin”.

Thotë se i ruajti dhuratat e tij, sepse ishin bërë shokë në vitin 1995, kur Amiri, atëkohë 12 vjeç, ruante makinën e tij përpara zyrës së OKB-së.

Në këmbim, ai merrte ëmbëlsira ose fruta nga majori, të cilat thotë se i ndante me vëllain dhe motrat e tij.

“Ia dhashë lodrën, sepse ishte e rëndësishme për mua. Nuk kishim shumë, por isha mirënjohës që më jepte ushqime”, kujton Amiri.

Si e gjeti REL-i Amirin?

Dhjetëra mesazhe për njerëzit që mund të ishin të lidhur me djalin nga Srebrenica, kërkime nëpër zonë e kërkime në disa grupe në Facebook me diasporën e Bosnje e Hercegovinës, me shpresën se djali mund të ishte zhvendosur jashtë Srebrenicës dhe Bosnje e Hercegovinës para përfundimit të luftës.

Nga Qendra Përkujtimore thanë, po ashtu, se kanë marrë disa të dhëna dhe mesazhe që mund të çonin në diçka.

Më pas, REL-i kontaktoi me një person, i cili tha se ka lidhje familjare me djalin në fotografi dhe se ai nuk quhet Samir, por Amir. Ai tha se Amiri jeton në Spokane, në shtetin amerikan të Uashingtonit, dhe se vjen nga Bratunaci, afër Srebrenicës.

Shumë shpejt, gazetarja e REL-it, Meliha Keshmer, pranoi një email nga bashkëshortja e Amirit: “Mendoj se e keni shkruar ju këtë artikull. A keni ndoshta një kontakt të Ad van Alphen?”

Dy ditë më vonë, Amiri dhe Ad biseduan përmes video-thirrjes.

Amir dhe Ad van Alphen gjatë video-thirrjes. 18 qershor 2024.

Amir dhe Ad van Alphen gjatë video-thirrjes. 18 qershor 2024.

“Ishit shpresa ime e vetme”

“Prisja çdo ditë që të dilnit nga ajo ndërtesë [zyra e OKB-së në Srebrenicë]”, ishte një nga gjërat e para që Amiri i tha Adit.

“Po, ne takoheshim pothuajse çdo ditë”, u përgjigj Ad.

“Të jem i sinqertë, gjithmonë shpresoja se do të më jepnit diçka. Ishte puna ime ‘me orar të plotë’”, vazhdoi Amiri.

Biseda vazhdon me rrëfimin sesi familja e Amirit arriti të dilte nga Srebrenica.
“Pse i ruajtët dhuratat e mia këto vite”, pyeti Amiri.

“Shpresoja se mund të bëja diçka për ty më vonë, por nuk më lejuan kurrë të kthehesha në Srebrenicë atë vit dhe nga Holanda nuk mund të bëja asgjë”, u përgjigj Ad.

“Unë as nuk di ta përshkruaj jetën në Srebrenicë. Diçka më shtyu, dëshira për të jetuar, për të ndihmuar familjen time… Ishit shpresa ime e vetme. Ulesha atje dhe të prisja”, fliste Amiri.

Srebrenicë, 1993.

Srebrenicë, 1993.

Veterani përsëriste vazhdimisht se është i lumtur që Amiri është mirë. Ai ishte kureshtar të dëgjonte për familjen, fëmijët dhe gruan e tij.

“Shpresoja se Kryqi i Kuq ju ndihmoi të dilnit nga Srebrenica”, u shpreh Ad.

“Gruaja ime e lexoi artikullin”

Kujtimet e fëmijërisë së vështirë në Srebrenicë ishin shpesh pjesë e bisedave të Amirit me gruan e tij, Rabija. Dhe, sado që donte ta përshkruante atë që përjetoi – duke folur për majorin, makinën e të cilit ruante – nuk ia dilte, sepse i mungonin pjesë të fotografisë.

“Pastaj, erdhi dhe tha: Amir, gjithçka është shkruar këtu”, duke iu referuar artikullit të publikuar nga Radio Evropa e Lirë me veteranin holandez. “Ky është rrëfimi yt”, tha ajo.

“Do të më duhet kohë që ta përpunoj gjithë këtë [takimin online me majorin]… U ktheva atje, në Srebrenicë, në mendjen time”, tha Amiri gjatë bisedës.

Veterani holandez i përsëriti edhe një herë Amirit se forcat serbe të Bosnjës nuk e lejuan atë të kthehej në Srebrenicë, më 1995.

“Nuk më dëgjoi askush”, tha veterani disi i zhgënjyer për rolin e batalionit holandez në Srebrenicë, në verën kur u krye gjenocidi.

Karta e identifikimit e Ad Van Alphen gjatë qëndrimit të tij në Bosnje më 1995.

Karta e identifikimit e Ad Van Alphen gjatë qëndrimit të tij në Bosnje më 1995.

Për Amirin, ai është një “person i mrekullueshëm”, sepse, për shumë vite, ruajti kujtimet e një djali që takoi.

“Jam shumë i lumtur që ke një jetë të mirë në Amerikë, familje, fëmijë, punë… Dhuratat i lashë në Qendrën Përkujtimore [në Srebrenicë]. Ndoshta dikush do t’i shohë atje dhe do të mësojë për historinë tonë”, i tha veterani Amirit.

Bisedën e pazakonshme e përfunduan me premtimin e dy miqve se do të mbeten në kontakt, e ndoshta një ditë do të takohen edhe personalisht.

“Kam një takim me ish-kolegët e mi në shtator dhe do t’u flas për këtë. Do t’u tregoj – e gjeta Amirin. Ata dinë për këtë histori timen”, tha Ad.

“Dobre, dobre”, përfundoi ai bisedën, duke shqiptuar fjalën “mirë” në gjuhën boshnjake. Tha se vetëm kjo i kujtohet.

Veteranët holandezë vizituan Qendrën Përkujtimore të Srebrenicës viteve të fundit. Në mesin e tyre, në fillim të qershorit të këtij viti, ishte edhe Ad van Alphen.

Dutch UN peacekeeping forces in Potočari with refugees, July 1995.

Forcat paqeruajtëse holandeze të OKB-së në Potoçari së bashku me refugjatët. Korrik, 1995.

Në vitin 2019, Gjykata e Lartë e Holandës konstatoi se ky vend ishte pjesërisht përgjegjës për vrasjen e rreth 350 burrave myslimanë nga forcat serbe të Bosnjës, gjatë gjenocidit.

Sipas aktgjykimit, forcat paqeruajtëse holandeze i evakuuan burrat nga baza e tyre ushtarake në Potoçari, më 13 korrik të vitit 1995, edhe pse e dinin se “ishin në rrezik serioz abuzimi dhe vrasjeje”.

Si i mbijetoi Amiri gjenocidit?

Një barrë që asnjë 12-vjeçar nuk do të duhej ta mbante, për Amirin ishte e përditshme: ai duhej të kujdesej për jetën e tij dhe të familjes dhe të përpiqej të siguronte së paku diçka për të ngrënë.

Ai kujton se në Srebrenicë nuk kishte ushqim të mjaftueshëm.

“Qëllimi im ishte të merrja diçka prej tij, sinqerisht, dhe kështu u zhvillua miqësia jonë”, tha Amiri, i cili u zhvendos në Srebrenicë me familjen nga vendlindja e tij, Bratunac, pasi forcat serbe e pushtuan zonën më 1992.

Ai i mbijetoi gjenocidit me prindërit, vëllain dhe motrat e tij – njëra prej të cilave lindi si refugjate në Srebrenicë – por traumën e mban me vete gjithë jetën.

“Dëgjuam se Srebrenica po binte dhe u nisëm drejt Potoçarit. Babai u nda nga ne, kur burrat kaluan nëpër pyll, ndërsa gratë dhe fëmijët mund të shkonin në bazën e OKB-së”, tha Amiri.

Aty pa vrasje e përdhunime.

“Njerëzit gjenin litar dhe vareshin, vetëm që të mos binin në duart e tyre [të forcave të ushtrisë serbe]”, kujton Amiri.

Komandanti i përgjithshëm i ushtrisë së atëhershme serbe, Ratko Mlladiq. Potoçari, korrik 1995.

Komandanti i përgjithshëm i ushtrisë së atëhershme serbe, Ratko Mlladiq. Potoçari, korrik 1995.

Ai kujton edhe shkuarjen aty të Ratko Mlladiqit – ish-komandant i ushtrisë së Republikës Sërpska, i dënuar me burgim të përjetshëm në Hagë – për t’iu shpërndarë ëmbëlsira fëmijëve në Potoçari, përpara se ushtarët e tij të kryenin gjenocid me urdhër të tij.

Tregoi po ashtu sesi një ushtar serb e shpëtoi vëllain e tij, të cilin ushtarët e tjerë e kishin ndarë nga nëna.

“Kam humbur shumë të afërm në gjenocid, si të gjithë të tjerët. Por ne, familja e ngushtë, kemi mbijetuar. Kemi shkuar disi në Tuzlla dhe, pas disa kohësh, kemi takuar babanë tim, i cili ka kaluar nëpër pyje”, tha Amiri.

Të afërmit në Evropë i ndihmuan të shkonin fillimisht në Holandë – në vendlindjen e mikut ushtar të Amirit – e më pas në Shtetet e Bashkuara.

“Na thanë se Qeveria holandeze po kërkonte njerëz nga Srebrenica që të vinin dhe të na ndihmonin. Kjo ishte arsyeja përse shkuam atje, por si refugjatë atje nuk ishte jeta e mirë”, tha Amiri.

Ai krijoi familje në Spokane të SHBA-së dhe thotë se, prej se kanë arritur atje, nuk e kanë ndërruar më vendbanimin.

Gjatë rrëfimit, kthehet sërish në Srebrenicë dhe thotë se planifikon ta çojë familjen e tij në Bosnje, për të parë se nga kanë ardhur prindërit e tij dhe ku e kanë kaluar fëmijërinë e tyre.

Radio Evropa e Lirë

Përgatiti: Valona Tela

Qindra miliona nga kultura- Del në skenë vjehrra e Erion Veliajt

Pas dajës së Ajolës, del në skenë vjehrra pensioniste e Erion Veliajt, nëna e Ajola Xoxës, Valbona.

Familja e Erion Veliajt, pas ardhjes së këtij të fundit në krye të Bashkisë Tiranë dhe marrjes së mandatit të dytë nga Rilindja, shtojnë bizneset kryesisht në fushën e artit dhe kulturës. (LEXO KETU)

CNA ka kryer një investigim në lidhje me një tjetër person të familjes së Erion Veliajt.

Pas dajës së Ajola Xoxës, bashkëshortes së Erion Veliajt, ku CNA zbuloi se ai dhe bashkëshortja e tij zotëronin dhe drejtonin një sh.p.k. dhe një OJF, e cila ishte paguar nga Bashkia e Tiranës, po sjellim një tjetër rast.

CNA ka mundur të zbulojë se jo vetëm Ajola Xoxa dhe daja i saj merren me art dhe kulturë, të cilët lidheshin edhe te sh.a. “Botimet Enciklopedike”, në të njëjtën fushë shfaqet edhe nëna e Ajolës dhe vjehrra e Erion Veliajt.

Sipas të dhënave zyrtare të siguruara nga QKB-ja, rezulton se vjehrra pensioniste e kryebashkiakut Erion Veliaj, zonja Valbona Xoxa, ka themeluar kompaninë “AVA STUDIO” në tetor të vitit 2021.

Deri këtu nuk ka asgjë jonormale, kushdo, në çdo moshë, mund të hapë biznese e të ushtrojë aktivitete kulturore e tregtare.

Sipas të dhënave zyrtare, adresa e kompanisë së themeluar nga vjehrra e zotit Veliaj është në Njësinë numër 5, rruga “Brigada e VIII”, në katin e dhjetë të një pallati.

Adresa e email-it e deklaruar në QKB është “[email protected]” e kompanisë së Ajola XOXËS.

Sipas të dhënave, kompania ka për objekt:

Shoqëria ka për objekt ushtrimin e veprimtarive të ndryshme në fushën e botimit, artit dhe kulturës, në fushën sociale dhe në atë edukuese dhe në fushën e turizmit.

Valbona Xoxa bëhet personi i tretë nga familjarët e bashkëshortes së Erion Veliajt që thuajse në të njëjtën kohë hapin kompani në fushën e artit dhe kulturës. Pas Ajolës, janë daja dhe nëna e saj që fillojnë të ushtrojnë aktivitete të ndryshe duke fituar dhjetëra mijëra euro në muaj.

Valbona Xoxa, vjehrra e Erion Veliajt, në vetëm 2 muaj aktivitet arrin të fitojë nga biznesi mbi 20.000 euro për vitin 2021.

Të dhënat në QKB

Shumë “e talentuar” për biznes dhe ndoshta e vonuar në hapjen e tij. Një pensioniste që shkëlqeu menjëherë si biznesmene duke lënë në hije ish-mësuesen në lice.

Por 20 mijë eurot ishin për dy muajt e 2021-shit, sepse subjekti “AVA STUDIO” për vitin 2022 arrin të ketë një fitim neto 110.000 euro.

Edhe Valbona Xoxa merr të njëjtin vendim që fitimin ta hedhë në investim njësoj si vëllai i saj.

Shkëlqimi vijon edhe më tej, klientë e fonde që derdhen lumë për zonjën Valbona Xoxa, e cila po ia kalonte edhe vajzës së saj Ajolës, që nuk duket të jetë kaq e suksesshme në fushën e artit e kulturës sa nëna dhe daja i saj, të cilët i kanë fitimet vjetore me bet 100 mijë euro me kompani të sapothemeluara. Super të talentuar, por të vonuar në çeljen e aktiviteteve.

Nuk dihet ende se kush janë klientët e vjehrrës se Erion Veliajt dhe çfarë lidhje me persona të tretë kanë me dhëndrin apo vajzën.

Vjehrra e pasur e Veliajt

Zonja Valbona Xoxa, vjehrra e Erion Veliajt, përveç rrogës mujore që merr si administratore e kompanisë “AVA STUDIO”, si biznesmene e suksesshme rezulton se merr minimalisht 10.000 euro fitim në muaj duke ofruar shërbimet në art e kulturë, si vajza e saj Ajola, që është kuratore arti, por nuk ka mundur të ketë suksesin financiar të nënës dhe dajës së saj./ CNA

Ben-Meir: Nëse plani franko-gjerman do zbatohej, do të kishte njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë

Profesori amerikan, njëherësh ekspert i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, Alon Ben-Meir ka thënë se plani franko-gjerman i prezantuar më 27 shkurt 2023, përmban të gjitha elementet që nëse do të zbatoheshin do të kishin çuar në njohje reciproke.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Ben-Meir tha se anipse kryeminstri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq ranë dakord për këtë plan, të dy refusuan ta nënshkruajnë atë.

“Gjermanët dhe francezët deklaruan se të dyja palët ishin angazhuar për zbatimin e planit dhe se angazhimi i tyre verbal me sa duket ishte i mjaftueshëm. Tani ne e dimë se asnjëra palë nuk bëri ndonjë lëvizje të rëndësishme për të zbatuar ndonjë nga dispozitat e planit. Që atëherë, jo vetëm që nuk ka pasur përparim në dialogun mes dy vendeve, por marrëdhëniet janë përkeqësuar më tej”.

Ai shtoi se “Në një farë mënyre, BE-ja u mbështet shumë më rëndë te Kurti sesa te Vuçiq, veçanërisht në çështjen themelore të asociacionit të komunës, për të thyer ngërçin”.

Shqipëria mirëpret më shumë turistë, por me çmime më të larta

Jetmira Delia-Kaci

Shifrat e institucioneve në Shqipëri tregojnë rritje të numrit të turistëve në këtë vend.

Të fundit, të publikuara nga Instituti i Statistikave – Instat, janë për tremujorin e parë të vitit 2024 dhe flasin për 1 milion e 700 mijë turistë, ose 59% më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Pushues dhe ekspertë të turizmit e ekonomisë thonë se turizmi në vend është shtrenjtuar dhe arsyet, sipas tyre, janë nga më të ndryshmet.

Më shtrenjtë njësitë akomoduese, por edhe ushqimet

Mehdi Olluri, nga Lipjani i Kosovës, zgjodhi që edhe sivjet pushimet t’i bëjë në Shëngjin – pjesa veriperëndimore e Shqipërisë.

Ai thotë se krahasuar me një vit më parë, çmimet janë më të larta.

“Ka rritje të [çmimeve të] ushqimeve në dyqane, në restorante, e gjithashtu edhe banesa është më e shtrenjtë se vjet”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Plazhi i Shëngjinit.

Plazhi i Shëngjinit.

Të dhënat e operatorëve turistikë tregojnë se të gjitha produktet turistike janë shtrenjtuar. Kështu, një çadër me dy shezlonë nuk gjenden më me afërsisht 5 euro, por mbi 7 euro, e në disa zona në jug të Shqipërisë arrijnë deri në 50 euro.

Edhe apartamentet që vjet mund të gjendeshin edhe me 25 euro, sivjet variojnë nga 30 deri në 100 euro për një natë, ndërsa dhomat në hotele nga 100 deri në 500 euro.

Çmimet, sigurisht, ndryshojnë nga zona dhe periudha – në korrik dhe në gusht janë më të shtrenjta.

Mirilda Tili, gazetare e ekonomisë në Shqipëri, thotë se turizmi sivjet është më i shtrenjtë se një vit më parë, apo në krejt 5-vjeçarin e fundit.

Arsyet, thotë ajo, lidhen me investimet në turizëm dhe tregun e punës.

“Është fakt që në vitin 2024 ka struktura të shtuara akomoduese, sepse edhe lejet e ndërtimit kanë qenë për 30-40 për qind më shumë se një vit më parë. Janë shtuar hotelet që tentojnë të sjellin brende, sepse janë të përjashtuara nga taksat dhe TVSH-në e kanë 5 për qind”.

“Kjo do të thotë se ka kërkesa për staf të shtuar, por se burimet janë të pakta, ka mungesë punëtorësh. Kështu që, ata pak punëtorë që gjenden, do të paguhen me paga të larta dhe, detyrimisht, kjo është kosto që faturohet te turisti”, thotë Tili për Radion Evropa e Lirë.

Si një problem të madh, ajo përmend edhe zhvlerësimin e euros.

“Rënia e euros ka sjellë rritje të çdo produkti turistik. Një vit më parë, euroja këmbehej me 109 lekë, ndërsa aktualisht këmbehet me 100 lekë ose më pak”, thotë gazetarja e ekonomisë.

Mbiçmimin e lekut e sheh si arsye kryesore të rritjes së çmimeve në turizëm edhe ekspertja e turizmit, Flora Xhemani Baba.

“Paketat turistike janë rritur për 10-15%. Arsyeja kryesore është luhatja e madhe e euros”, sipas saj.

“Ekspertët e ekonomisë kanë vlerësuar se kjo nuk ndodh për shkak të sezonit turistik dhe kërkesës së lartë, por për arsye të brendshme të qarkullimit joformal të parasë në ekonomi”, thotë Xhemani Baba.

Sipas saj, një prej arsyeve që ka rritur numrin e turistëve në Shqipëri është edhe shtimi i fluturimeve ‘low cost’, apo me çmime më të volitshme, ashtu si edhe i fluturimeve direkte nga disa qytete të Evropës.

“Tjetër arsye e rëndësishme është edhe marketingu ndërkombëtar që i është bërë Shqipërisë si nga burime zyrtare, nga vetë kryeministri dhe agjenci të turizmit, por edhe nga ata që njihen si influencues të opinionit”, thotë Xhemani Baba.

Ajo shton se rritja e numrit të turistëve është një trend në të gjithë botën dhe, në këtë aspekt, turizmi në Ballkan është ndër më të kërkuarit.

“Rreth 750 milionë njerëz në botë udhëtojnë çdo vit në vendet e Mesdheut dhe Shqipëria është pjesë e kësaj pakete”, thotë Xhemani Baba.

Ajo, po ashtu, vë re se ka shtim të turistëve individualë, që, siç thotë, udhëtojnë për aventura të ndryshme, e jo për turizëm plazhi, dielli a rëre.

“… sepse, aktualisht, në plazhe është njësoj si çdo vit tjetër. Jemi në fund të qershorit dhe plazhet gjatë javës janë thuajse boshe, por qytetet turistike janë plot – Tirana, Durrësi, Berati, Kruja, Shkodra, Gjirokastra, Saranda, apo edhe qytetet e vogla si: Gramshi, Belshi, Puka, Dibra, Përmeti, që ofrojnë turizëm të aventurës dhe trashëgimisë kulturore”, thotë Xhemani Baba.

Më shumë turistë, por shpenzojnë më pak

Ajo dhe ekspertë të tjerë ngrenë shqetësimin, po ashtu, për mosdeklarimin e të ardhurave nga turizmi. Sipas saj, autoritetet e vendit nuk duhet të përqendrohen te numrat, por te të ardhurat.

“Nëse kemi të ardhura prej 4.2 milionë eurosh në vitin 2023 me 10 milionë turistë… i bie që një turist vjen për 4-5 ditë dhe shpenzon rreth 350 euro… Ose diçka nuk shkon me shifrat e turistëve, ose evazioni është shumë i lartë”, thotë ajo.

Sipas Fjerolt Ozunit, ekspert dhe operator turistik në Shqipëri, sektori i turizmit nuk është ende i qëndrueshëm.

“Ne duhet të mësojmë se si ta bëjmë turistin e huaj të shpenzojë këtu te ne. Duhet të mësojmë t’i shesim paketat në mënyrë të tillë që ata t’i harxhojnë paratë. Ka nga ato grupe që vijnë dhe thonë që nuk kemi se si t’i shpenzojmë… kishim parashikuar të shpenzonim më shumë”, thotë Ozuni për Radion Evropa e Lirë.

Turistë të shumtë në Benjë, zonë 14 kilometra larg qytetit të Përmetit.

Turistë të shumtë në Benjë, zonë 14 kilometra larg qytetit të Përmetit.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se të ardhurat nga turizmi në periudhën janar-mars 2024 arritën në 778 milionë euro nga 624 milionë sa ishin në të njëjtën periudhë të një viti më parë, por, sipas tyre, një turist shpenzoi më pak se një vit më parë. Sivjet, një turist i huaj shpenzoi mesatarisht 513 euro, ndërsa në janar-mars të 2023-ës kjo shifër ishte 582 euro.

Më 18 qershor, Administrata Tatimore e Shqipërisë u bëri thirrje bizneseve që operojnë në fushën e turizmit, ta deklarojnë numrin real të punonjësve si dhe pagat reale të tyre. Në letrën sensibilizuese u tha se do të nisin kontrolle fizike dhe se do të ketë edhe masa ndëshkuese.

Vitin e kaluar, media ndërkombëtare e renditën Shqipërinë si një ndër destinacionet më interesante të atij sezoni veror, qoftë për plazhet, zonat malore, ushqimet apo edhe çmimet e volitshme.

“Turizmi masiv i ka sjellë vendit shumë të ardhura, por duhet të synojmë majat e industrisë turistike botërore”, tha atëkohë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Për të përballuar fluksin e turistëve gjatë këtij sezoni, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, firmosi një urdhër për anulimin e lejeve të pushimit për punonjësit që kanë detyrë sigurinë dhe mbarëvajtjen e sezonit turistik.

Sipas këtij urdhri, lejet anulohen nga data 20 qershor deri më 15 shtator. Radio Evropa e Lirë


Send this to a friend