VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

HOROSKOPI E MËRKURË 12 QERSHOR 2019

By | June 12, 2019

Komentet

Gjendet në Shqipëri – Bima që pastron tokën nga metali i dëmshëm

Në vazhdën e projektit Life Agromine, fushat e Pojskës e Domosdovës buzë liqenit të Ohrit, u pasuruan me bimën me veti të çmuara pastruese.

Shqipëria është një nga vendet me prodhimin më të lartë të disa metaleve në Evropë por edhe me sasinë më të larmishme të bimëve mjekësore.

Së fundmi, vendi ynë është përzgjedhur krahas vendeve si Greqia, Spanja dhe Austria në implementimin e një projekti të quajtur Life Agromine.

Ky projekt synon mbjelljen e bimëve me aftësi të larta përthithëse të mineraleve të nëntokës.

Një prej këtyre bimëve quhet “Alyssum murale”, ose në shqip “Sericë Muresh”.

Bima Pastruese e Tokave Djerrë

Bima hiper akumulatore Alyssum Murale e ka origjinën në vendet e Ballkanit.

Ajo është tejet e përhapur në tokat e mineralizuara të Shqipërisë.

Këto toka zënë një sipërfaqe të konsiderueshme në vendin tonë.

Ato karakterizohen nga një  përmbajtje e lartë e metaleve të rënda dhe përmbajtje të ulët të elementëve ushqyes.

Bima luleverdhë gjen përdorim të gjërë në teknologjitë më të ndryshme për rehabilitimin e tokave me nikel.

Ajo përthith metalet e rënda dhe pastron tokën nga çdo ndotje.

Në këtë mënyrë bima rikthen mundësinë e shfrytëzimit të tokës për shumë prej fermerëve në vend.

Nxjerrja e Nikelit Nga Bima

Veç pastrimit të tokës, kërkesa për nikel është gjithnjë e në rritje në mbarë Evropën.

Ky kontinent prodhon sasi të vogla të këtij metali ndërkohë që prodhimtaria e Greqisë, Spanjës dhe Finlandës zë 8.6% të sasisë globale të nxjerrë nga nëntoka.

Si rrjedhojë e kërkesës së lartë për nikel dhe ofertës së ulët, shkencëtarët po mendojnë të shfrytëzojnë bimën në fjalë për të rritur sasitë e nxjerra të nikelit.

Ekstraktimi do të bëhët në mënyrën më organike të mundshme.

Projekti Life Agromine 

Në vazhdën e projektit Life Agromine, fushat e Pojskës e Domosdovës buzë liqenit të Ohrit, u pasuruan me bimën me veti të çmuara pastruese.

Varietete të ndryshme të saj u mbollën në distance të ndryshme dhe rezultatet ishin befasuese.

Sipas Departamentit të Agromjedisit dhe Ekologjisë në UBT, në një hektar të mbjellë me këtë bimë u mblodhën deri në 120 kilogramë nikel.

Bimët u përpunuan dhe hiri i akumuluar ishte i pasur me metalin e çmuar.

Ky i fundit më pas përpunohet për të nxjerrë kripërat e nikelit.

Kjo metodë është shumë interesante sepse përmirëson ekosistemin dhe gjallëron tokat djerrë.

Të dhënat shkencore të shumë laboratorëve të huaj tregojnë se tokat me përqindje të madhe metalesh zënë një hapësirë të madhe në vendin tonë.

Për më tepër, 10% e të gjithë sipërfaqes së Ballkanit ka një përmbajtje të lartë mineralesh.

Analizat kanë treguar se Hudenishti, Cervenaka dhe Gurit të Kuq kanë një përqendrim të lartë të metaleve të rënda.

Ndërkohë depozitat më të mëdha të nikelit vihen re në Librazhd, Bilisht, Has dhe Kukës.

Kjo bimë konsiderohet një gjetje shumë e rëndësishme për pastrimin e Tokave nga metalet e dëmshme./AgroWeb.org

Sëmundjet që shkaktojnë djersitjen e tepërt – Këshilla si t’i trajtoni në shtëpi

Sëmundjet kronike të zemrës apo mushkërive mund të bëhen shkak për djersitjen e tepërt.

Djersitja si çdo proces që kryen organizmi është gjithashtu shumë normale dhe e nevojshme për trupin.

Dihet që gjatë stinës së nxehtë trupi djersit më shpejt dhe më shumë, për shkak të përballjes me temperaturat e larta.

Në shumë raste kjo është diçka normale që ndihmon nxjerrjen e toksinave jashtë trupit.

Gjithsesi edhe ky proces nëse fillon e ndodh vazhdimisht, përveçse i dëmshëm mund të kthehet në një bezdisje të madhe.

Shenjat më të vogla të djersës fillojnë e duken mbi rroba, duke krijuar një ndjenjë parehatie të vazhdueshme.

Ka disa shkaqe mjekësore përveç vapës së tepërt se përse trupi reagon në këtë mënyrë.

Në këtë artikull AgroWeb.org, ju tregon disa prej tyre dhe se çfarë simbolizojnë ato në shëndetin e trupit.

Tiroidja hiperaktive

Kur tiroidja e mbiprodhon hormonin e saj, metabolizmi juaj fillon e përshpejton proceset e tij.

Në këtë mënyrë ju filloni dhe djersitni pa pushim, prandaj nëse ndjeni djersitje të mëdha pa shkak faji mund të jetë i tiroides.

Sëmundjet kronike

Sëmundjet kronike të zemrës apo mushkërive mund të bëhen shkak për djersitjen e tepërt.

Kjo sepse trupi ka vështirësi në funksionimin normal të tij, duke krijuar kështu faza djersitje të mëdha.

Hiperhidroza

Një nga diagnozat më të zakonshme kundër djersitjes së tepërt është hiperhidroza.

Një çrregullim që shkakton mbiprodhim të djersës dhe aktivizon gjëndrat e djersitjes.

Në botë rreth 15 milion njerëz vuajnë nga hiperhidroza.

Njerëzit e prekur nga kjo sëmundjet kanë sasi të mëdha djerse zakonisht në duar, këmbë dhe fytyrë.

Ushqimet e duhura

Një nga mënyrat më të mira për të shmangur këto probleme sipas mjekëve është stili i jetesës dhe konkretisht të ushqyerit.

Kjo këshillë vjen krahas trajtimeve mjekësore, ilaçeve apo kurave të ndryshme të cilat janë individuale në çdo rast.

Perimet

Mund të zgjidhni të gjitha perimet jeshile dhe të pasura me ujë pasi mbajnë trupin të hidratuar dhe bëjnë që metabolizmi të funksionojë më qetë.

Ndër të zgjidhni lakrat, spinaq, brokoli, patëllxhanët apo lulelakrat.

Kalciumi

Ushqimet me kalcium janë gjithashtu një metodë e mirë për të mbajtur djersën larg.

Të pasura me këtë proteinë janë kryesisht prodhimet e bulmetit, pra qumështi dhe djathi me nënproduktet e tyre.

Kalciumi ndihmon në rregullimin e temperaturës së brendshme të trupit dhe për rrjedhojë edhe me djersitjen e tepërt.

Vaji i ullirit

Edhe vaji i ullirit funksionon si një mënyrë e mirë për të rregulluar temperaturën e trupit dhe për të qetësuar metabolizmin.

Ndaj vendoseni të parin në listën e ushqimeve dhe vajrave tuaj të preferuar.

Bananet

Bananet e pasura me kalium kanë elektrolite që ndihmojnë organizmin të vetëhidratohet.

Gjithashtu edhe sasitë e mëdha të magnezit që përmban ndihmon në qetësimin e trupit dhe tretjes.

Shtatë shenjat e hershme që tregojnë se keni probleme me kockat

Aktivitetet fizike të përditëshme dhe ato sportive janë kusht për një trup të shëndetëshëm.

Kockat janë pjesa më rezistente dhe njëkohësisht më delikate e trupit.

Thuhet se janë më të forta se çeliku, por gjithësesi njerëzit përjetojnë çdo ditë probleme me to.

Ndër më të shpeshtat janë thyerja, dhimbja apo grryerja nga sëmundje si osteoporoza apo artriti.

Rekomandimet më të shpeshta nga mjekët për këto probleme, përveç kujdesit dhe stilit të shëndetëshëm të jetesës është edhe diagnostikimi në kohë.

Kjo pasi të kuptosh në kohë zanafillën e problemit ndihmon edhe në zgjidhjen e shpejtë të tij.

Prandaj në këtë artikull AgroWeb.org ju tregon disa nga shenjat e hershme që fshehin pas zhvillimin e sëmundjeve të ndryshme të kockave.

Ndiqni më poshtë të listuara hap pas hapi se si mund të kuptoni shenjat e heshtura që turpi po ju jep.

Ju thyhen thonjtë

Thonjtë janë një pjesë delikate e trupit, ndaj sështë çudi që edhe të thyhen shumë shpejt, por nëse vini re se po ju thyhen më shumë se zakonisht atëherë ka një problem.

Përtej një morie arsyesh se përse thonjë këputën, rendeiten edhe mungesa e kolagjenit apo kalciumit.

Dy elementë thelbësorë për të rritur dhe zhvilluar kocka të forta gjatë gjithë jetës.

Kolagjeni ndihmon në lidhjen e mirë të skeletit me muskulin ndërsa kalciumi ndihmon për kocka të forta.

Të dyja këto proteina mund t’i merrni lehtësisht nga ushqimet e përditëshme.

Më të pasurat me kolagjen janë qershitë, boronicat, lakrat apo qitro.

Ndërsa kalciumin përveçse tek produktet e bulmetit, e gjeni edhe tek perimet jeshile si spinaqi, brokoli apo sardelet.

Aktiviteti fizik

Aktivitetet fizike të përditëshme dhe ato sportive janë kusht për një trup të shëndetëshëm.

Nëse nuk keni një jetë aktive qoftë duke përfshirë edhe ecje të shkurtra në natyrë, me shumë mundesi do të zhvilloni sëmundje të kockave.

Jeta sedentare, pa aktivtitete fizike kërcënon shëndetin e të gjithë organizmit dhe veçanërisht kockave tuaja.

Gjatë kalimit të viteve do të filloni të ndjeni lodhje më të shpeshta dhe dhimbje të përsëritura të kockave nëse nuk ushtroheni sadopak.

Problemet me dhëmbët

Nëse keni në mënyrë të vazhdueshme probleme të shëndetit oral, trupi po ju paralajmëron për diçka.

Veçanërisht mishrat e dhëmbëve janë ato që japin alarmin e problemeve me kockat.

Nëse i keni më delikate se sa duhet dhe ju gjakosen gjatë gjithë kohës, konsultohuni menjëherë me një mjek stomatolog.

Këto probleme mund të zhvillohen për vite të tëra dhe shfaqen kur kockat e nofullës dhe fytyrës fillojnë e dobësohen.

Jeni më të shkurtër

Nëse ndjeni se jeni më të shkrutër se disa vite më parë, do të thotë se masa juaj kockore është tkurrur.

Megjithëse ky mund të jetë një proçes natyral që vjen me moshën, në shumë raste të tjera do të thotë se keni probleme me kockat e shtyllës kurrizore.

Për këtë arsye trupi ka tendencën të qëndrojë më i mbledhur gjatë përditëshmërisë.

E mira në këtë rast, është që të konsultoheni me nje mjek specialit.

Nuk keni fuqi

Humbja e fuqisë shfaqet në periudha të ndryshme të jetës apo momente të shkurtra të ditës, gjithësesi normalisht pas disa orësh duhet të zhduket.

Nëse kjo ndjesi lodhje dhe këputje e trupit zgjat për ditë e javë me rradhë, shtylla juaj kurrizore mund të jetë dobësuar.

Dobësimi i kockave në një zonë të trupit tuaj paralajmëron probleme me to në të gjithë trupin.

Prandaj bëni kujdes nëse përjetoni këto simptoma.

Dhimbje muskujsh

Muskujt dhe kockat janë të lidhur me njëri tjetrin dhe ndihmojnë funskionimin normal të trupit.

Ndaj dhimbjet e tyre lidhen gjithnjë edhe me probleme apo dhimbje të kockave.

Këto simptoma mund të shfaqen dhe përkeqësohen gjatë viteve.

Zakonisht trupi po ju paralajmëron se keni mungesë të vitaminës D, ndaj konsumoni shumë vezë, djathë dhe omega-3 nga peshku.

Në këtë mënyrë do të ndaloni krizat dhe dhimbjen e muskujve ashtu edhe të kockave.

Problemet hormonale

Këto probleme shfaqen kryesisht tek gratë, dhe ato në moshë.

Estrogjeni që njihet si hormoni femëror nuk prodhohet më pas kalimit në menopauzë tek gratë mbi 45-50 vjeç.

Këtë ndryshim e vuajnë edhe kockat tuaja të cilat kanë tendencën të dobësohen dhe të dhembin.

Sigurohuni të kujdeseni për shëndetin e kockave krysisht pas fazës së menopauzës dhe kosnultohuni gjithnjë me një mjek specialist.

Si të evitoni rrezikun e atakut në zemër gjatë të nxehtit përvëlues

Evitoni qëndrimet e gjata në diell dhe mbani trupin të freskët duke bërë dush apo duke qëndruar në ambiente të freskëta.

Stina e nxehtë e verës bashkë me shkëlqimin e mrekullueshëm të diellit mund të shkaktojë edhe probleme.

Rritja e temperaturave veç djersitjes së tepërt, mund të jetë fatale sidomos për shëndetin e zemrës dhe trurin.

Kur trupi përjeton këto temperatura të larta shumë proçese të tij ndalojnë së funksionuari, duke ushtruar kështu presion mbi organet.

Kjo ndodh njësoj edhe kur përjetoni ekstremitetin tjetër të temperaturave, pra të ftohtin.

Për të evituar çdo problem të këtij lloji të shkaktuar nga vapa AgroWeb.org ju jep disa këshilla të vlefshme shëndeti.

Si ndikon nxehtësia

Nxehtësia lëviz  nga pjesët e ngrohta të trupit tek ato më të ftohtat.

Ajri rreth jush funksionon si ftohës natyral dhe kur nxehtësiae  tij arrin atë të trupit, proçeset e organizmit ngadalësohen.

Në një ditë të nxehtë trupi qarkullon çdo minutë 2 deri në 4 herë më shumë gjak se në ditët e ftohta.

Qarkullimi i tepërt i gjakut si një proçes për të ftohur trupin e bën zemrën të punojë disa herë më shumë se normalja.

Ky sforcim i vazhdueshëm dhe për kohë të gjata mund të çojë në dobësim të zemrës dhe rrezik të atakut apo infarktit.

Djersa është një tjetër mënyrë se si trupi qetëson vetëveten gjithësesi kur lagështira në ajër është shumë e madhe dhe temperatura e lartë as ky proçes nuk arrihet.

Kështu trupi juaj përveçse do të qëndrojë i nxehtë, me anë të djersës do të nxjerrë jashtë edhe disa kripëra e minerale të nevojshme.

Kjo përkthehet në humbje lëngjesh për organizmin dhe dehidratim të organizmit, pra një problem edhe për sistemin kardiovaskular.

Më të rrezikuarit sigurisht janë personat që kanë pasur probleme të mëparshme me zemrën, sëmundje të diabetit apo presionit të lartë të gjakut.

Si të evitoni rrezikun

Disa zgjidhje të lehta dhe të shpejta mund t’ju ndihmojnë në mbajtjen nën kontroll të këtij problemi.

Hidratohuni

Sigurisht një nga mënyrat më të mira për të luftuar të nxehtin është të konsumoni në mënyrë të vazhdueshme ujë.

E rëndësishmë është që të jetë i freskët, por jo shumë i ftohtë në mënyrë që temperature e trupit të qëndrojë e balancuar.

Gjatë ditëve me temperatura më të larta mbi 35-40 gradë, mundohuni të konsumoni një gotë ujë të ftohtë çdo një orë.

Mos e zëvëndësoni ujin me pije me sheqer apo të gazuara pasi ato nuk arrijnë t’ju hidratojnë mjaftueshëm.

Ushqimi

Gjatë periudhave të vapës së madhe kini kujdes me dietën dhe ushqimet që konsumoni.

Konsumoni vakte të vogla me bazë perimesh dhe frutash.

Në këtë mënyrë stomaku juaj nuk do të ndihet i tej mbushur dhe nuk do të ngacmojë zemrën.

Aktiviteti fizik

Mundohuni që gjatë verës të mos bëni aktivitet fizik në orët kur dielli është shumë i nxehtë.

Kjo pasi trupi juaj do të mbinxehet duke shkaktuar problemet e përmendura më sipër.

Kufiziojini aktivetet tuaja herët në mëngjes apo në orët e vona të darkës.

Ajri i freksët

Evitoni qëndrimet e gjata në diell dhe mbani trupin të freskët duke bërë dush apo duke qëndruar në ambiente të freskëta.

Nëse ndjeni marrjemendje, të përziera, dhimbje koke apo muskujsh në mënyrë të vazhdueshme ftohni trupin menjëherë.

Konsultohuni gjithnjë me një mjek specialist nëse këto simptoma vazhdojnë, për të parandaluar rrezikun e prekjes nga ataku në zemër.

Sinjalet që jep trupi kur e teproni me sheqerin

Nëse vuani nga lëkura e thatë, ose me yndyrë, ekzema, apo aknet, atëherë mund të fajësoni sheqerin.

Sheqeri është i shijshëm, por nëse e konsumoni në sasi të mëdha, jeni duke dëmtuar rëndë shëndetin tuaj.

Ndoshta, pasi të lexoni këtë artikull nuk do ta shihni sheqerin me të njëjtin sy si më parë.

Trupi i njeriut nuk resht së dërguari alarme dhe thirrje për ndihmë, sidomos kur bëhet fjalë për konsumin e sheqerit.

AgroWeb.org do t’ju ndihmojë të zbërtheni kodet që trupi lëshon kur e keni tepruar me sheqerin.

Mungesë energjie dhe lodhje

Ndjesia e vazhdueshme e lodhjes ose këputjes është një nga shenjat më të lehta për t’u kuptuar, që vjen si pasojë e dozave të larta të sheqerit.

Ndonëse karbohidratet që ju konsumoni mund t’ju ofrojnë doza të forta energjie, mos harroni që bëhet fjalë për një situatë të përkohshme.

Nëse ndiheni të lodhur gjatë gjithë kohës, duhet patjetër të vëzhgoni me kujdes stilin e ushqyerjes dhe të zbuloni nëse pini ujë mjaftueshëm apo nëse i jeni dorëzuar trullosjes së rreme të sheqerit.

Fiksimi i ëmbël

Nëse jeni vazhdimisht në kërkim të gjërave të ëmbla atëherë gjasat janë që ju po krijoni një varësi të rrezikshme.

Konsumi i sheqerit mund t’ju bëjë të fiksuar pas tij. Nëse nuk duroni dot një ditë të vetme pa të ëmbla, atëherë me siguri keni rënë pre e kësaj varësie.

Në kthetrat e gripit dhe të ftohtit

Nëse vini re që sëmureni shumë shpesh, atëherë mund të fajësoni sheqerin. Nëse jeni kthyer në një “tabelë qitje” për çdo virus që qarkullon në qytet, atëherë duhet të ndryshoni dhe të hiqni dorë nga gjërat e ëmbla.

Konsumimi i tepruar i sheqerit e dobëson sistemin imunitar dhe shpërbën aftësinë natyrale të trupit për të luftuar të ftohtin, gripin, viruset dhe sëmundjet kronike.

Trullosje (veçanërisht pasi ke ngrënë)

Kur konsumoni shumë sheqer, nivelet e sheqerit në gjak rriten me shpejtësi dhe bien menjëherë.

Ritmi normal është që niveli i sheqerit të bjerë gradualisht. Luhatjet e vazhdueshme në nivelin e sheqerit në gjak, shkaktojnë probleme serioze në proceset mendore.

Humbja e shijes

Konsumi i tepërt i sheqerit bombardon ndjesitë e shijes dhe i çorodit ato.

Toleranca e shqisës së shijes ndaj të ëmblave rritet dhe rrjedhimisht ke nevojë për sheqer, gjithnjë e më shumë. Kur shqisa e shijes ka nevojë të ngopet me të ëmbla, atëherë do ta keni më të vështirë për ta kënaqur me pak.

Megjithatë, nëse filloni tërheqjen graduale nga sheqeri, toleranca e kësaj shqise do të rimëkëmbet, madje do të dalloni kur diçka është shumë e ëmbël dhe do të arrini të bëni dallimin mes ushqimeve të duhura.

Probleme me këmbët dhe lëkurën

Sheqeri është si inflamacioni. Ka të njëjtin ndikim në organizëm, madje mund të shkaktojë probleme serioze në lëkurë.

Nëse vuani nga lëkura e thatë, ose me yndyrë, ekzema, apo aknet, atëherë mund të fajësoni sheqerin.

Sheqeri ka të njëjtin ndikim edhe tek këmbët, tek thembra, shputat dhe gishtat, duke shkaktuar dhimbje.

Konsumi i tepërt i sheqerit mund të shkaktojë rënie të ndjeshme të hormoneve dhe neurotransmetuesve. Rrathët e zinj tek pjesa e poshtme e syve është nga shenjat e kësaj simptome.

Shtim në peshë

Teprica e sheqerit do të thotë që keni konsumuar shumë kalori.

Duke qenë se sheqeri nuk ka as fibra e as proteina, atëherë nuk do të ndiheni kurrë të ngopur dhe nuk do të ndaloni së ngrëni.

Për më tepër, sheqeri shkakton çlirimin e insulinës në gjak, që luan një rol domethënës në shtimin ne peshë.

Sa më shumë insulinë të ketë në organizëm aq më e lartë do të jetë rezistenca ndaj tij.

Organizmi do të çoroditet, sepse nuk do të dijë si t’i përgjigjet sasive të insulinës dhe të përpunojë sheqerin në mënyrën e duhur.

Për më tepër, pankreasi, organi përgjegjës për insulinën, do të lodhet dhe do të shkaktojë zhvillimin e diabetit.

Pesë dëmet që shkakton kondicioneri në shëndetin e organizmit

Dhimbje koke? Kollë? Lodhje? Stres? A e di nga të vjen? AgroWeb ju sjell përgjigje për këto pyetje. Mjafton të lexoni artikullin dhe do mësoni si t’i shmangni këto probleme shëndetësore. Shpërndajeni artikullin që ta lexojnë miqtë dhe të afërmit tuaj.

Shumica prej nesh i jemi mirënjohës kondicionerit, sidomos në rastet kur temperaturat janë tepër të larta dhe është e pamundur të mos djersish edhe pas një dushi të ftohtë.

Ajri i ftohtë dhe i thatë i kondicionuar sjell shumë freski në minutat e para, por më pas vëren se të kanë kapur të dridhurat.

Në shumicën e dyqaneve, shtëpive apo zyrave temperatura e kondicionerit është tepër e ulët dhe si rrjedhojë e ndien menjëherë që po sëmuresh.

Nëse kalon një kohë të gjatë nën presionin e ajrit të kondicionuar ndihesh më i lodhur dhe muskujt janë më të kontraktuar nga ethet e ditës.

Ndonëse në ditët përvëluese kondicioneri është shpëtimtar, na duhet të dimë më shumë për të mirat dhe të këqijat e tij.

Së pari, kondicioneri është një vlerë e shtuar për njerëzit që vuajnë nga azma dhe alergjitë, duke qenë se poleni dhe pluhurat filtrohen automatikisht.

Gjithashtu, kondicioneri than lagështinë dhe pastron ajrin duke na ndihmuar të marrim frymë më lehtë.

Megjithatë problem është që këto pajisje duhen mirëmbajtur dhe pastruar me kujdes. Në të kundërt të gjitha këto vlera mund të kthehen në probleme të mëdha me frymëmarrjen dhe infeksione.

Më poshtë do të gjeni të listuara nga AgroWeb pesë problemet shëndetësore që mund të shkaktojë kondicioneri.

Probleme me frymëmarrjen

Nëse kondicioneri nuk pastrohet mirë dhe nëse filtrat nuk ndryshohen, ato do të transformohen në një strehë bakteresh dhe myku.

Nëse këto mikro-organizma lëshohen në ajër mund të shkaktojnë një sërë problemesh me frymëmarrjen.

Që të shmangni një gjë të tillë, duhet të pastroni kondicionerin dhe të ndryshoni filtrat një herë në 4-5 muaj.

Lodhje dhe dhembje koke

Shumë njerëz ndihen më të lodhur në punë, madje më shumë se zakonisht. Shpesh dhembjet e kokës janë të forta dhe ndjesia e të mos ndjerit mirë është e shumëfishtë. Por këto ndjesi zbuten ndjeshëm pas largimit nga puna.

Një studim i publikuar në Revistën Ndërkombëtare të Epidemiologjisë arriti në konkluzionin që njerëzit që punonin në zyra me kondicioner, përballeshin me shumë simptoma sëmundjesh se ata që punonin në zyra të ajrosura mirë.

Nëse punoni në një zyrë me ajër të kondicionuar mundohuni të ngrini temperaturën paksa, në mënyrë që mos të keni ethe dhe dilni herë pas here në ajër të pastër.

Në këtë mënyrë temperatura e trupit tuaj do të jetë më e balancuar.

Ndotje e ajrit

Autoritetet perëndimore paralajmërojnë që njerëzit janë më të ekspozuar ndaj ndotësve në ambientet e brendshme se sa në ato të jashtme.

Veçanërisht sepse kondicioneri nuk përcjell ajër të freskët por thjesht qarkullon ajër të ndenjur.

Pra, nëse në këtë ajër ka viruse, baktere, myk apo infeksione, jeni më të ekspozuar ndaj sëmundjeve të ndryshme. Mbani një dritare pakëz të hapur në zyrë që të qarkullojë pak ajër i freskët.

Tharje e lëkurës

Sa më shumë të qëndroni në ajër të kondicionuar, aq më e thatë do të jetë lëkura juaj. Ajri i ftohtë dhe i thatë mund ta bëjë lëkurën tuaj më të ashpër, dhe mund të dëmtojë edhe flokët.

Vizita të shpeshta tek mjeku

Studimet kanë treguar që njerëzit që kalojnë më shumë kohë në mjedis me ajër të kondicionuar kanë një nevojë në rritje për kujdes shëndetësor.

Problemet me veshin, fytin, hundët, frymëmarrjet dhe ato të fytyrës janë të përsëritshme.

Nëse e keni të pamundur të qëndroni pa ajër të kondicionuar sigurohuni që ta pastroni pajisjen dhe të lejoni të hyjë ajër i freskët sa më shumë që të jetë e mundur.

Katër ushqimet që kurrsesi nuk duhet të hani në mëngjes

Byrekët e produkte të tjera të brumit nuk duhen ngrënë në mëngjes.

Mëngjesi konsiderohet si vakti më i rëndësishëm sepse trupi mund të furnizohet me ushqyesit më të nevojshëm për një energji të vazhdueshme gjatë ditës.

Gjithçka që ju hani në mëngjes ka mundësinë ose t’ju bëjë më të shëndetshëm ose të nxisë sëmundjet dhe t’ju bëjë të shtoni në peshë.

Mëngjesi nuk është një vakt që mund të anashkalohet.

Nëse e shmangni atë do të shtoni në peshë, do të ndiheni më të plogësht dhe jo të kthjellët.

Cilat Janë Ushqimet Që Nuk Duhet Të Konsumoni Në Mëngjes

Ëmbëlsira

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, përveç se ofrojnë shumë kalori, ëmbëlsirat e mbushin trupin me sheqer.

Një petull e ëmbël ka 20-50 gramë sheqer, që e detyron trupin të sekretojë më shumë insulinë.

Luhatjet e sheqerit në gjak bëhen më ekstreme dhe nxisin urinë edhe nëse keni ngrënë mëngjes.

Ju do të keni dëshirë për më shumë karbohidrate.

Mjafton një ëmbëlsirë në mëngjes që të futeni në një rreth vicioz të ushqyerjes së keqe.

Simitet Me Salçice

Salçicet me bukë përmbajnë sasi të mëdha të kripës gjë që rrit frikshëm tensionin e gjakut.

Nëse vuani nga hipertensioni, ky ushqim mund të rrisë ndjeshëm rrezikun e ishemisë.

Përveç kësaj, salçicet konsiderohen një ushqim i përpunuar që rrit rrezikun e disa llojeve të tumoreve.

Ushqimet e Brumit

Byrekët e produkte të tjera të brumit nuk duhen ngrënë në mëngjes.

Kaloritë, yndyrnat e ngopura dhe karbohidratet e përpunuara rrisin rrezikun e diabetit të tipit 2 dhe sëmundjeve kardiovaskulare.

Nëse nuk hiqni dorë prej tyre, përpiquni t’i konsumoni më rrallë.

Drithërat Shumëngjyrëshe

Fëmijët i adhurojnë drithërat, veçanërisht ato shumëngjyrëshe.

Megjithatë, prindërit duhet të dinë që drithërat nuk janë një zgjedhje e zgjuar për shëndetin e fëmijës.

Së pari, ato janë të mbushura me sheqer dhe kalori boshe.

Së dyti, ushqimet me ngjyrues i bëjnë fëmijët hiperaktivë.

Në Bashkimin Evropian dhe Mbretërinë e Bashkuar, ngjyruesit artificialë janë të ndaluara të përdoren në prodhimin e ushqimeve.

Përse të mos i ndaloni edhe ju nga tryeza e mëngjesit.

E pazakontë, sot Solstici i Verës – Diell deri vonë në mbrëmje

21 Qershori do të jetë dita më e gjatë e 2018 për të gjithë njerëzit që jetojnë në hemisferën veriore.

Sot do të jetë dita më e gjatë e 2019 për të gjithë njerëzit që jetojnë në hemisferën veriore të rruzullit tokësor.

Dielli do të ofrojë pamje spektakolare teksa do të perëndojë shumë vonë në mbrëmje ndryshe nga zakonisht.

Teknikisht solstici veror ndodh kur dielli është në pikën e tij më të largët me tokën.

Në 2019, kjo ndodhi pikërisht në orën 6:07 të mëngjesit ditën e sotme, 21 qershor.

Pse ndodh solstici veror?

Shumë njerëz mund ta dinë këtë. Toka rrotullohet rreth Diellit në një kënd të pjerrët.

Prandaj mes muajve Mars dhe Shtator, hemisfera veriore e Tokës ekspozohet më shumë ndaj rrezeve të diellit.

Pjesën tjetër të vitit është hemisfera jugore që përfiton ditë më të gjata. Kjo është dhe arsyeja pse ne kemi stinë.

Sa orë diell do të kemi këtë të enjte?

Varet se ku ndodheni. Personat që jetojnë më afër veriut, do të përfitojnë më shumë orë.

AgroWeb.org ju tregon se e veçanta e ditës së sotme, është që dielli nuk do të perëndoj më në orën 19:00, por vonë në darkë. Në Alaskë, Kanadë dhe Greonlandë dielli perëndon rreth orës 21:00.

Dhe nëse ndiheni aventurier, udhëtoni në një vend të qetë dhe shijoni ditën më të gjatë me diell të vitit.

Një festë

Për dekada të tëra, njerëzit kudo nëpër botë e kanë festuar këtë ditë të shënuar.

Për disa ishte një ditë e begatë dhe organizoheshin gosti për të gjithë qytetin.

Thelbi i festimeve ishte nderimi i Diellit, me ushqime, pije, valle dhe shumë objekte të shtrenjta për njerëzit.

A do të jetë kjo dita më e gjatë në historinë e Tokës?

Ka mundësi që jo, dhe pse është shumë afër rekordit të vendosur në 1912.

Sipas ekspertëve ai vit shënoi dhe ditën më të gjatë të solsticit dimëror.

Gjithsesi ata mendojnë se me kalimin e viteve, ditët do të zgjaten dhe rrotullimi i Tokës rreth Diellit nuk do të jetë vetëm 24 orë.

Nëse dëshironi të përjetoni këtë ditë të veçantë, zgjidhni vende ku perëndimi i diellit është shumë i dukshëm.

Sot perëndimi i diellit do të zgjasë deri në orët e vona të mbrëmjes duke e zgjatur ditën edhe me disa orë më shumë ndërsa pamja që do të ofrojë dielli teksa perëndon do të jetë spektakolare.

Pamjet dhe momentet fantastike do t’i përjetojnë ato vende ku koha është e hapur dhe me diell. /AgroWeb.org

Shijet e preferuara të Nënë Terezës

Kur Nënë Tereza sëmurej motrat kujdeseshin që të përgatisnin për të disa nga ushqimet e saj të preferuara.

Emri i saj ka lënë në mendjet e miliona njerëzve shijen e dashurisë dhe mirësisë.

Shqiptarja më e njohur në botë për bamirësitë e saj, Nënë Tereza apo Shën Tereza, ia kushtoi jetën të varfërve duke shërbyer në ndihmë të tyre.

Ajo jetoi nën një vet disiplinë të rreptë dedikuar ndihmës së të varfërve në botë duke braktisur dëshirat që rriten brenda shpirtit dhe mendjes së çdo njeriu mbi jetën e tij.

Një jetë dedikuar të varfërve

Bashkëpunëtorët më të afërt të saj tregojnë se si Nënë Tereza zgjodhi të bënte një jetë të thjeshtë, të përulur në përpjekje të pandalshme për të luftuar urinë dhe varfërinë.

Këshilltari i Ligjor i Nënë Terezës për 12 vjet, Jim Towey, të cilit i referohet AgroWeb.org tregon se edhe ndaj ushqimit, ajo tregonte thjeshtësi absolute duke konsumuar të njëjtat pjata që u ofroheshin të varfërve në kampet e ndihmës ku ajo shërbente.

Por pavarësisht devotshmërisë së saj sublime, pavarësisht dedikimit për të shërbyer, Nënë Tereza ishte njeri human si të gjithë ne të tjerët.

Disa detaje të vogla 

Në një intervistë për mediat, këshilltari i saj Towey tregon disa detaje të vogla mbi shijet e preferuara të saj, të cilat, ndihmëset e saj ia përgatisnin kur ajo ishte sëmurë.

Nga këto ushqime, Towey veçon akullore me çokollatë ashtu si edhe biskotat e ëmbla të përgatitura me sodë.

“E di se motrat në Indi, kur Nënë Tereza sëmurej kujdeseshin që të përgatisnin për të disa nga ushqimet e saj të preferuara. Asaj i pëlqenin karamelet.

I pëlqenin akulloret me çokollatë. Ajo që e bënte atë një njeri të bukur është fakti se ajo ishte njëlloj si të gjithë njerëzit e tjerë.

Ajo dashuronte jetën ashtu si edhe ushqimin, por këto dëshira të vogla të saj ishin thjeshtë në perspektivë dhe nuk ishin pjesë e jetës së saj të zakonshme.

Si një njeri i disiplinuar ajo i nënshtrohej të njëjtit regjim ushqimor ashtu si edhe motrat e tjera, edhe kur ishte në të 80-at ajo vijoi po të njëjtat rregulla.

Edhe pas problemeve shëndetësore që pati si ataku në zemër, apo ndërhyrjet operacionale ajo dëshironte të ndiqte të njëjtat rregulla që edhe motrat ndiqnin.

Ajo ishte një njeri i shumë displinuar por unë e di se herë pas here pasi Nënë Tereza sëmurej motrat përgatisnin për të disa gatime të mira indiane ashtu si edhe biskota me sodë gjithashtu. Ajo gëzohej kur motrat ia ofronin.” shprehet këshilltari i Nënë Terezës.

Artriti i shpatullës – Llojet, simptomat dhe trajtimet

Kontraktimi i muskujve e bën dhimbjen akute dhe të mprehtë.

Shpatulla është një nga nyjet që preket nga artriti. Me të prekur nga kjo sëmundje, pjesa që vesh fundin e kockave ku ndodh fërkimi, fillon dhe të degradohet si pasojë e inflamacionit, dëmtimit apo konsumimit me moshën.

Llojet e artritit të shpatullës

Zakonisht kjo lloj sëmundjeje arrin të diagnostikohet përmes historisë mjekësore të pacientit, ekzaminimit fizik apo grafive.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, ka disa lloje të artritit që ndikojnë tek shëndeti i shpatullës:

Artirit rheumatoid, që është një lloj artriti inflamator i cili mund të prekë të dyja shpatullat.

Artriti post-traumatik është faktikisht osteoartriti që zhvillohet si pasojë e një dëmtimi që ka pësuar shpatulla.

Artriti Septik, ose ndryshe njihet si artriti infektues, i cili lidhet me infektimin e zonës ku ai fillon e zhvillohet.

Ky lloj artriti kërkon vëmendjen e menjëhershme mejksore, pasi mund të çojë në degradimin e nyjes së shpatullës shumë shpejt.

Arthropathia si pasojë e një tërheqjeje apo këputjejenë zonën e shpatullës. Duke pësuar një tërheqje apo këputje ligamentesh, kockat që përbëjnë nyjen e shpatullës nuk përthyhen aty ku duhet duke shkaktuar fërkim të tjetërsuar.

Osteonekrosia zhvillohet kur qarkullimi i gjakut tek zona e nyjës së shpatullës ndërpritet.

Pa furnizim me gjak, kockat fillojnë dhe degradjnë derisa gangrenizohen muskujt nga brenda jashtë.

Simptomat e Artritit të Shpatullës

Shenjat kryesore që lidhen me artrititn e shpatullës janë dhimbje dhe kufizim i lëvizjes motorrike të saj.

Dhimbja është e përqëndruar pas shpatullës, dhe zakonisht shpjegohet si një dhimbje e thellë. Ndërsa në rastin kur dhimbja është në pjesën e sipërme të nyjes, ju do të shikoni pasojat dhe tek ajo anë e qafës.

Këto dhimbje ju ndikojnë në jetesën e përditshme, pasi mund ta keni të vëshitrë të ngrini krahun apo të mbani pesha.

Çfarë mund të bëni në shtëpi për të pakësuar dhimbjet

Si fillim gjëja më e rëndësishme është të çlodheni.

Pasi dhe kur e lodhni së tepërmi krahun, dhimbjet shtohen pavarësisht qetësuesve që ju mund të përdorni.

Me kompresa të ftohta ose të ngrohta. Në disa raste është vënë re se pacientët kanë patur rezultat me kompresa të ftohta akulli, ndërsa të tjera duke ngrohur muskujt rreth shpatullës.

Gjithsesi këto trajtime janë të përkohshme dhe përdoren nëse doni të pakësoni dhimbjet. Artriri është një sëmundje serioze që kërkon patjertër konsultën me mjekët përkatës për të gjetur dhe mjekimin e duhur për çdo rast.

6 shenjat fillestare të sklerozës – Si dallohen

Një simptomë e demencës është vështirësia për të komunikuar.

Skleroza ose demenca, ka të  bëjë me një grup sëmundjesh që prekin trurin dhe ndikojnë në shumë prej funksioneve të tij.

Njerëzit e prekur nga skleroza kanë kujtesë të dobët, aftësi të pakëta në komunikim gjykim, në vendimmarrje dhe orientim.

Ky grupim sëmundjesh është shumë tinzar sepse nis krejt papritur dhe më pas situata përkeqësohet shpejt.

Në këtë grupim sëmundjesh bëjnë pjesë Alzheimeri, Parkinsoni apo skleroza e shumëfishtë të cilat nuk shërohen.

Simptomat e Demencës Ndaj Të Cilave Duhet Të Jeni Të Vëmendshëm

Nëse ju ose ndonjë anëtar i rrethit familjar ka probleme me kujtesën nuk është e udhës që të arrini në konkluzionin se ai ose ajo vuan nga demenca.

Diagnostikimi i sëmundjes kërkon të paktën 2 nga simptomat e përmendura më poshtë në këtë artikull të AgroWeb.org

Personat e prekur nga skleroza kanë probleme më të mëdha që shkojnë përtej vështirësisë në kujtesë.

Ata hasin pengesa në të folur, në përqendrim dhe në arsyetim.

Ndryshim i Papritur Në Kujtesën Afatshkurtër

Problemet me kujtesën mund të jenë një simptomë e hershme e sklerozës.

Për shembull, dikush mund të mbajë mend shumë mirë diçka që ka ndodhur vite më parë, por e ka të pamundur të kujtojë se çfarë ka ngrënë në mëngjes.

Probleme të tjera janë vështirësia për të kujtuar ku keni vendosur diçka, arsyen përse jeni futur në një dhomë ose punët që duhet të bënit gjatë ditës.

Vështirësia Për Gjetjen e Fjalës Së Duhur

Një simptomë tjetër e demencës është vështirësia për të komunikuar.

Njerëzit e prekur nga skleroza e kanë të vështirë të shpjegojnë diçka ose të bashkëbisedojnë.

Ndryshimet e Humorit

Ndryshimet e humorit janë shumë të përhapura në mesin e pacientëve të prekur nga skleroza.

Depresioni për shembull është një shenjë tipike e sklerozës që shfaqet shumë herët.

Apatia

Njerëzit e prekur nga skleroza humbasin interesin ndaj aktiviteteve të preferuara.

Ata nuk kanë më dëshirë të kalojnë kohë me miqtë dhe familjen dhe ndiejnë një boshllëk të thellë emocional.

Konfuzioni

Në fazat e para të sklerozës, njeriu bëhet shumë konfuz, sidomos kur i duhet të kujtojë fytyrën e dikujt, të gjejë fjalët e duhura e të bashkëbisedojë me dikë.

Ata harrojnë çfarë dite është dhe nuk mbajnë mend dikë që e kanë takuar së fundmi.

Mungesa e Orientimit

Në fazat e para të demencës, njerëzit nuk orientohen dot, humbasin rrugën dhe nuk mbajnë mend për ku ishin nisur.

Më pas ato nuk njohin më lagjen, shtëpinë, derën apo rrugët.

Ekspertët rekomandojnë konsumin e ushqimeve të pasura me acide yndyrore omega-3, fruta, perime, drithëra të plota dhe vitaminë D.

Produkti që jep energji në mëngjes më shumë se kafja

Trupit i duhet energji në mëngjes për të nisur ditën.

Kafeina që gjendet tek kafeja ofron një alternativë më të mirë zgjimi se fruktoza që gjendet tek molla.

Megjithatë, ekspertët thonë se secila prej këtyre alternativave ofron përfitime disi të komplikuara.

Për shembull, nëse ju kryeni aktivitet fizik që në mëngjes, molla do të ishte alterantiva e duhur sepse i jep organizmit energjinë e nevojshme.

Nëse hani mollë çdo ditë, ekspertët thonë se frymëmarrja juaj do të përmirësohet.

Nga ana tjetër, pirja e kafesë përpara aktivitetit fizik do të nxisë djegien e yndyrnave.

Kafeina

Kur trupi është në gjumë, temperatura e tij bie bashkë me tensionin e gjakut dhe kjo është arsyeja përse njeriu është i plogësht kur zgjohet.

Kafeina ndihmon në eliminimin e plogështisë së mëngjesit, rrit rrahjet e zemrës, tensionin e gjakut dhe përshpejton frymëmarrjen.

Ajo të bën më të vëmendshëm dhe zmadhon ndjesinë e mirëqenies.

Karbohidratet

Molla nga ana tjetër nuk përmban kafeinë por është e pasur me karbohidrate, të cilat japin energji për një zgjim dhe gjallërim të nevojshëm.

Një mollë ofron 116 kalori dhe gjysma e 10 gramëve sheqerna përbëhet nga glukoza dhe sukroza.

Fruktoza nga ana tjetër kërkon më shumë kohë për tu tretur dhe ky aspekt e bën mollën një burim energjie për një periudhë më të gjatë se kafeinaa.

Fibra e tretshme te molla ju mban të ngopur për më gjatë.

Ndikimet Afatgjatë

Si kafeja ashtu edhe molla përmbajnë antioksidantë të cilët kur konsumohen në mënyrë afatgjatë ofrojnë shumë përfitime.

Nëse pini deri në 6 filxhanë kafe në ditë, rreziku i diabetit dhe sëmundjeve kardiovaskulare ulet ndërsa ai i kancerit të mëlçisë përgjysmohet.

Molla përmban gjithashtu shumë antioksidantë.

Nëse hani më shumë se dy mollë në javë, rreziku i azmës do të ulet.

Konsumi i mollës përmirëson funksionin e mushkërive duke ju mbrojtur nga kanceri dhe sëmundje të tjera.

Nëse hani pesë ose më shumë mollë çdo javë, kapaciteti i mbajtjes së ajrit të mushkërive do të rritet ndjeshëm./AgroWeb.org