VOAL

VOAL

HOROSKOPI E HËNË 15 PRILL 2019

April 15, 2019
blank

Komentet

blank

HOROSKOPI E ENJTE 18 GUSHT 2022

Dashi

 

Çdo gjë ka për të qenë normale gjatë kësaj dite dhe nuk do ju dalë asnjë e papritur e pakëndshme. Do jeni gjithë kohës të përgjegjshëm dhe të matur. Për te gjithë ju që jeni në një lidhje ka për të qene një ditë pozitive. Çdo gjë do shkojë siç e kishit menduar dhe nuk do konfliktoheni me të dashurin e zemrës. Ju beqaret do krijoni miqësi të reja dhe një prej tyre shumë shpejt do shndërrohet në diçka më tepër. Në punë keni për të shkëlqyer dhe nga gjithë arritjet do merrni përfitimet për të cilat jeni munduar gjithë këto kohë. Nëse financat nuk janë në gjendjen më të mirë, mos ngurroni të kërkoni borxhet që iu kanë marre disa miq.

Demi

 

Urani do ju bëjë shumë pragmatikë gjatë kësaj dite. Nëse nuk doni të keni probleme serioze duhet të bëni patjetër ndryshime. Nëse keni një lidhje mos mendoni të filloni një aventure tjetër sepse kjo do e shkatërronte menjëherë atë që keni ndërtuar deri sot. Nëse kërkoni risi flisni me partnerin dhe ai do ua plotësojë dëshirat. Ju beqarët do ja kaloni mirë edhe vetëm dhe nuk do mërziteni aspak. Në punë do keni një vizion më të qartë të gjërave dhe do jeni shumë të matur kur të veproni. Për fat të mirë gjithçka do ecë si duhet. Financat do jenë më të stabilizuara se më parë kështu që mund t’ia lejoni vetes edhe ndonjë shpenzim të vogël.

Binjakët

 

Yjet do ju mbështesin jashtëzakonisht sot dhe do jeni mjaft kreativë. Do ndiheni më të çliruar dhe do shpreheni gjithashtu pa dorashka. Nëse keni një lidhje, marrëdhënia në çift do jetë e qetë, por nuk pritet të ketë asgjë spektakolare. Jetojeni jetën si t’iu vijë pa u stresuar e pa menduar për të ardhmen e largët. Ju beqarët do jeni joshës e do merrni propozime, por nuk do jeni në humor të mirë për të dalë me ta. Do keni nevojë për më shumë kohë. Në punë imagjinata juaj e zhvilluar do bëjë që arrini të dilni edhe nga situatat më të vështira. Gjithçka do jetë e mundur sot. Ndikimi i Hënës do jetë negativ tek financat. Ekuilibri juaj do tronditet jashtë masa sidomos nga shpenzimet e tejskajshme.

Gaforrja

 

Më në fund pas kaq kohësh do ju rikthehet humori dhe do jeni më optimistë sot. Keni për ta parë që në mënyrë gjërat do ju ecin akoma më mirë. Për ju që jeni në një lidhje, tensioni do fillojë të shuhet, por mos prisni që partneri t’iu hidhet në qafë dhe të bëjë sikur nuk ka ndodhur asgjë. Gjithçka do rregullohet me kalimin e ditëve. Ju beqarët nuk do jeni shumë të interesuar për dashuriçka kalimtare dhe do jeni serish vetëm. Në punë keni lënë pezull goxha projekte kështu që filloni t’i vini ato sa më parë në zbatim pa humbur akoma kohë. Në planin financiar do keni goxha vështirësi. Kujdes me shpenzimet që do bëni.

Luani

 

Gjatë kësaj dite, në shumë momente do e keni të vështirë t’i matni emocionet dhe kjo gjë mund të sjellë si çaste të lumtura ashtu edhe tension. Ju të dashuruarit do keni një ditë të tejmbushur me diskutime. Do filloni të mendoni më tepër për të ardhmen dhe do bëni projekte afatgjata. Të dy do jeni të gatshëm të ndërmerrni iniciativa dhe të provoni. Ju beqarët nuk do keni asgjë më tepër se disa njohje të reja. Në punë nuk do jeni në një mendim me kolegët dhe ka mundësi që gjërat t’iu vështirësohen pak. Sido që të jetë duhet të jeni më të duruar dhe do ja dilni. Financat do jenë goxha të stabilizuara dhe kjo do iu qetësojë pa masë. Mund ta blini atë që keni menduar prej kaq kohësh.

Virgjëresha

 

Hëna do ketë ndikim paksa delikat për ju kështu që duhet të tregoheni shumë të matur me çdo lloj hapi që do hidhni. Jo gjithçka ka për të qenë e lehtë sot. Nëse keni një lidhje do e mbroni gjatë gjithë kohës jetën tuaj në çift dhe nuk do keni aspak mosmarrëveshje. Shfrytëzojeni çdo moment kur ta keni pranë partnerin. Ju beqarët do jeni të pafat dhe nuk do realizoni dot takimet që keni ëndërruar. Do ju duhet ende të presin pak kohë. Në punë do jeni paksa kokëfortë, por njëkohësisht edhe të vendosur për t’iu shkuar deri në fund projekteve që keni nisur. Shumë gjëra do konkretizohen më në fund. Gjendja e financave do jetë goxha problematike dhe vetëm marrja e ndonjë huaje do ju nxjerrë nga situata.

Peshorja

 

Sado që të mundohen askush nuk do arrijë t’ua prishë planet gjatë kësaj dite. Do luftoni fort për të arritur atë që doni. Ju të dashuruarit do keni një ditë shumë të qetë dhe të bukur. Do qëndroni pranë njëri- tjetrit dhe do flisni për jetën tuaj deri tani. Në mbrëmje priten surpriza kështu që përgatituni. Ju beqarët do takoheni me dikë që do ju ndryshojë tërësisht jetën. Tregohuni më të hapur dhe pa komplekse. Do përjetoni më shumë emocione në këtë mënyrë. Në punë duhet të fokusoheni pak më shumë tek gjërat që keni për të përmbyllur. Mos shtyni asgjë për më vonë sepse gjithçka do ju ndërlikohet. Me financat do keni fat, por nuk duhet të rrezikoni shumë.

Akrepi

 

Hëna e plotë do ju japë më shumë siguri në vetvete gjatë kësaj dite. Do jeni më të vendosur dhe nuk do bëni gabime. Ju të dashuruarit do jeni shumë tolerante me atë që keni në krah. Gjithçka do shkojë më së miri edhe nëse nuk jeni shumë pas fjalëve të bukura. Përfitoni nga kjo ditë. Ju beqarët nuk do qëndroni në vetmi, por do keni një jetë sociale shumë aktive. Falë mbështetjes së disa planetëve ju do keni mundësinë të bëni edhe ndonjë takim. Në punë ka shumë mundësi që të nënshkruani një kontratë të rëndësishme, e cila do sjellë përfitime të jashtëzakonshme. Klima në këtë sektor do fillojë të ngrohet tej mase. Buxhetin menaxhojeni mirë në mënyrë që të mos keni probleme as më vonë.

Shigjetari

 

Gjatë kësaj dite do jeni gjithë kohës në dyshim për disa gjëra dhe nuk do ndiheni të qetë për të vepruar. Nëse keni një lidhje, partneri do ju thotë diçka që do ju mërzitë shumë t. Mundohuni të ruani vetëkontrollin dhe ta harroni sepse nuk do mund të dilni dot nga kjo situatë. Ju beqarët do e ndieni më shumë se kurrë vetminë. Pranoni çdo ftesë që ju bëhet dhe mos qëndroni asnjë moment vetëm. Në punë do keni shumë aspirata, por do e keni të vështirë të përparoni. Mund t’iu bëhet edhe një propozim i ri, por ka mundësi të mos e pranoni. Nga ana tjetër kjo ditë pritet të jetë mjaft e mirë për të përmirësuar situatën financiare. Ndiqni këshillat e miqve.

Bricjapi

 

Do jeni në formë të shkëlqyer gjatë kësaj dite dhe do ndiheni në çdo moment dinamikë dhe entuziastë. Buzëqeshja nuk do ju largohet asnjë çast nga fytyra. Nëse keni një lidhje, jeta juaj sentimentale do ju ecë më së miri. Planetët do jenë në anën tuaj dhe do ju tregojnë gjithmonë rrugën që duhet të ndiqni. Ju beqarët do keni disa takime. Studiojeni deri në detaje personin që do njihni dhe me pas vendosni çfarë do të bëni. Po u nxituat mundet edhe të zhgënjeheni. Në punë nuk do e keni aspak të vështirë të organizoheni dhe do jeni mjaft produktive. Çdo gjë do ju rrjedhë ashtu si e kishit ëndërruar. Buxhetin duhet ta keni më tepër kujdes. Mos harxhoni shumë para sepse nuk keni shumë në gjendje dhe do ju duhen.

Ujori

 

Në shumë momente humori do ju ndryshojë gjatë kësaj dite dhe do i mendoni shumë ndryshe gjërat nga momenti në moment. Do jetë paksa e vështirë që t’iu ndjekin. Klima për ju të dashuruarit do ngrohet mjaft gjate. Në disa momente pasioni do rindizet dhe do kaloni momente të zjarrta me partnerin. Venusi do ndikojë pozitivisht tek jeta e ju beqarëve. Do jeni më të hapur ndaj eksperiencave të reja. Në punë do keni arritje shumë të mëdha dhe të gjithë do ju flasin me superlativa. Do dini përherë të bëni zgjedhjet më të mira. Në planin financiar çdo gjë do ndodhë si me magji. Jo vetëm që të gjitha problemet do rregullohen, por do ketë edhe përmirësime.

Peshqit

 

Ka rrezik që Hëna t’iu bëjë të paqëndrueshëm gjatë kësaj dite dhe nuk do i gjykoni mirë gjërat para se të veproni. Nëse jeni në një lidhje do ketë disa incidente të vogla ndërmjet jush dhe partneri, por gjithçka do rregullohet shpejt. Humori juaj do ndryshojë shpesh dhe për këtë arsye do ndodhin mosmarrëveshje. Për ju beqarët nuk do mungojnë flirtet. Në përgjithësi dita do jetë emocionuese dhe me disa risi mjaft të këndshme. Në punë do keni shumë dëshirë për ndryshime dhe ajër. Gjithsesi mirë është të mos veproni kuturi sepse mund të bëni gabime me pasoja të rënda për të ardhmen. Sektori i financave do jetë gjate gjithë kohës i mbrojtur dhe nuk priten probleme.

blank

HOROSKOPI E MËRKURË 17 GUSHT 2022

Dashi

 

Edhe pse presioni në çdo fushë do jetë i madh gjatë kësaj dite ju do mund t’i bëni ballë dhe do arrini objektivat tuaja. Ju të dashuruarit nuk do keni për çfarë të qaheni sepse çdo gjë do ju ecë për mrekulli në marrëdhënien që keni krijuar. Ju beqarët do ndiheni më të kënaqur se kurrë më parë dhe do i pranoni ftesat e disa personave. Shumë shpejt gjërat kanë për të ndryshuar për ju. Në punë do jeni shumë energjikë, por nuk do arrini shumë lart. Do iu dalin pengesa dhe promovimi do të vihet në pikëpyetje. Gjendja e financave do mbetet goxha delikate. Mundohuni që njëherë për njëherë të mos shpenzoni shuma të mëdha.

Demi

 

Mërkuri do iu bëjë pak të nxituar këtë muaj, por Marsi nga ana tjetër do iu vërë fre. Që në fillim, bëni një listë me gjërat më prioritare. Ju të dashuruarit do jeni mjaft sensualë dhe do e surprizoni në çdo moment personin që keni në krah. Do ndiheni vërtet mjaft mirë. Ju beqarët do realizoni takime interesante, por do keni frikë të hidhni hapa më tej. Në fakt po pritët shumë keni për t’u penduar. Intuita do iu bëjë të kaloni pengesat në punë, por gjithsesi kontrolloni dhe verifikoni çdo gjë në mënyrë që mos ju dalin të papritura. Në planin financiar do kaloni goxha vështirësi dhe vetëm me ndihmën e familjareve do mund të mos mbeteni pa para.

Binjakët

 

Gjatë kësaj dite do dini të përshtateni me të gjitha situatat që do ju vijnë dhe shpirti analitik do ju ndihmojë tej mase. Ju që keni një lidhje Venusi do ua mbrojë jetën sentimentale. Do qëndroni më shumë kohë pranë atij që dashuroni dhe do i harroni mosmarrëveshjet e vogla që keni pasur. Ju beqarët duhet të bëni kujdes kur të joshin. Jo të gjithë personat kanë të njëjtin tip dhe jo të gjithë janë njerëz të mirë. Në punë do jeni shumë të interesuar për të provuar sfida të reja dhe pavarësisht lodhjes dhe vështirësive keni për t’ia dalë mbanë. Po vazhduat kështu e ardhmja ka për të qenë shumë më e bukur. Financat do jenë të paqëndrueshme, prandaj kujdes kur të shpenzoni.

Gaforrja

 

Do kërkoni qetësi gjatë kësaj dite dhe Hëna do ju ndihmojë ta gjeni. Bëni vetëm kujdes mos izoloheni shumë nga bota sepse mund të bini shpejt në depresion. Nëse keni një lidhje, falë ndikimit pozitiv të planetëve nuk do keni as probleme dhe as vështirësi në marrëdhënien që keni krijuar. Gjithçka do ecë si çdo ditë. Ju beqarët do merrni disa propozime të veçanta nga të cilat duhet të përfitoni sa të mundni. Dashuria do lindë pak nga pak. Në punë, edhe pse nuk do keni energjinë e zakonshme, në përgjithësi gjërat do ju ecin mirë. Mos u nxitoni për asgjë. Në planin financiar nuk do ketë as probleme të mëdha, por as përmirësime të dukshme. Mundohuni të ruani ekuilibrin.

Luani

 

Dita e sotme nuk do jetë shumë e kënaqshme gjatë kësaj dite, por fatmirësisht disa familjarë do ju ndihmojnë të rregulloni një pjesë të problemeve. Ju të dashuruarit ka rrezik të jeni më impulsivë dhe kjo do i shtojë debatet dhe mosmarrëveshjet në çift. Mundohuni ta kontrolloni sa më shumë veten. Nëse jeni beqarë do i merrni gjërat shtruar dhe nuk do nxitoheni për asgjë. Shumë shpejt kanë për të dale mundësi të shkëlqyera edhe për ju. Në punë gjërat do vijnë pak nga pak duke u rregulluar, por duhet të jeni më të duruar dhe të dini ta kontrolloni veten. Financat mbajini gjithë kohës nën kujdes nëse nuk doni të keni probleme serioze më pas.

Virgjëresha

 

Edhe pse do keni dëshirë shumë të madhe për pavarësi gjatë kësaj dite sërish do arrini të vetëpërmbaheni. Për ju të dashuruarit do jetë një ditë e bekuar nga yjet. Kënaqësitë dhe emocionet do jenë të paimagjinueshme kështu që duhet t’i shfrytëzoni sa të mundeni. Ju beqarët do keni një ditë normale e pa takime të veçanta. Duhet të bëni edhe pak më tepër durim që të ndryshoni statusin e të filloni një lidhje emocionuese. Në punë Mërkuri do favorizojë komunikimin. Do e keni më të lehtë të flisni me shefat si dhe me kolegët për ndonjë ndihmë që do ju duhet. Financat do i menaxhoni me kujdes dhe maturi dhe nuk do ndodhë asnjë problem.

Peshorja

 

Venusi do të largohet nga qielli juaj, por përsëri jeta juaj nuk do jetë plotësisht e stabilizuar. Nëse keni një lidhje mund të rikthehet paksa besimi tek njëri-tjetri. Dozat e harmonisë do shtohen dhe emocionet në çift do jenë më të mëdha. Çdo çast do jetë më i veçantë se tjetri. Ju beqarët do merrni bekimin e yjeve dhe do realizoni takimin më të bukur të jetës tuaj. Gjithçka ka për të ndryshuar për ju. Për jetën profesionale do jeni më të shqetësuar. E dini shumë mirë se kurajoja, ndershmëria dhe mirësia janë armë të forta për të arritur majat e suksesit. Do keni mjetet e duhura për të marrë atë që dëshironi. Në planin financiar do dini mirë si t’i bëni llogaritë dhe nuk do keni as problemin më të vogël.

Akrepi

 

Nuk do e keni të vështirë të vendosni gjatë kësaj dite dhe do keni periudha reflektimi. Ju të dashuruarit do ndiheni disi më mirë. Ndryshe nga disa kohë më parë do i shihni gjërat me një sy tjetër. Do jeni më tolerantë dhe më të kuptueshëm. Ju beqarët do ndiheni mirë edhe me statusin që keni prandaj nuk do e kërkoni me ngulm ndryshimin e tij. Në punë do doni të ecni para dhe të zbuloni gjëra të reja. Shefi juaj do e kuptojë këtë dëshirë dhe mund t’iu besojë diçka të rëndësishme. Gjendja e financave do lerë për të dëshiruar. Mundohuni t’i menaxhoni me kujdes ato para që do ju mbeten sepse në të kundërt do keni probleme.

Shigjetari

 

Neptuni, planeti më i favorshëm për shenjën tuaj do të rikthehet tek ju. Ai do iu frymëzojë dhe do iu bëjë më intuitivë. Ju të dashuruarit do merreni vesh më së miri me atë që keni në krah dhe do i kuptoni gabimet që keni bërë. Gjithçka ka për të ndryshuar. Ju beqarët duhet ta lini veten të lirë dhe t’i merrni gjërat sa më shtruar. Në këtë mënyrë do e gjeni personin më të përshtatshëm. Në punë, edhe pse jeni shumë të aftë, do ketë pak tension. Mos u alarmoni, por merreni çdo gjë me qetësi. Përqendrohuni tek objektivi. Me financat nuk do i keni punët mirë. Do kryeni shpenzime të tejskajshme dhe gjendja do përkeqësohet.

Bricjapi

 

Gjatë kësaj dite do jeni dinamikë dhe kurajozë. Nuk do i lini asgjë rastësisë dhe kjo do shmangë të gjitha problemet. Për ju të dashuruarit do ketë ndryshime rrënjësore. Do jeni më të hapur e më tolerante me partnerin dhe të gatshëm të bëni çdo gjë që marrëdhënia mes jush të mbetet e qëndrueshme. Në mbrëmje do ketë edhe surpriza. Ju beqarët do realizoni takime pafund, por pa asnjë të ardhme. Në punë duhet të tregoheni më të disponueshem kur t’iu kërkojnë shefat dhe mos bëni asgjë sipas mendjes suaj. Në planin financiar do kryeni shpenzime të pamenduara, të cilat do e turbullojnë situatën.

Ujori

 

Hëna, Marsi dhe Urani do ju bëjnë me pozitivë gjatë kësaj dite dhe do dini të veproni shpejt në momentin e duhur. Ju të dashuruarit do kuptoheni shumë mire me njëri-tjetrin dhe së bashku do vendosni për ato që doni të bëni në të ardhmen. Ju beqarët do e kërkoni në çdo moment princin tuaj të kaltër, por me shumë gjasë nuk keni për ta gjetur dot atë. Në punë do jeni inteligjentë dhe disi më të sigurt në vetvete. Sharmi juaj gjithashtu do ju bëjë të përfitoni akoma më tepër. Gjendja e financave do vazhdojë të mbetet e qëndrueshme edhe këto kohë. Do arrini t’i kryeni pa problem shpenzimet e nevojshme.

Peshqit

 

Gjatë kësaj dite do jeni mjaft të vendosur dhe kurajoze. As optimizmi nuk do iu mungojë, por duhet të bëni kujdes nga siguria e tepërt në vetvete. Për ju të dashuruarit do jetë ditë e kënaqshme dhe e mbushur me emocione. Kënaqësitë dhe emocionet do jenë si kurrë më parë prandaj duhet ta shfrytëzoni çdo sekondë. Ju beqarët do dashuroheni kokë e këmbë me dikë, por do druheni t’i shprehin ndjenjat ashtu si do i ndieni. Në punë do jeni tepër intuitivë dhe do i kapni gjërat në ajër. Do i arrini objektivat tuaja edhe pse me pak përpjekje. Nëse jeni në kërkim të një punë do e gjeni. Gjendja e financave do jetë e shkëlqyer kështu që mund t’ia lejoni vetes edhe ndonjë shpenzim më tepër nga zakonisht.

blank

HOROSKOPI E MARTË 16 GUSHT 2022

Dashi

 

Në përgjithësi dita e sotme do jetë e suksesshme sidomos në sektorin profesional. Marsi do iu japë forcë dhe do ua konkretizojë ëndrrat. Ju të dashuruarit do jeni në humor shumë të mirë dhe marrëdhënia me partnerin do fillojë të përmirësohet ndjeshëm. Do i kuptoni gabimet e bëra dhe nuk do keni aspak turp të kërkoni falje. Ju beqarët do jeni të qartë dhe realistë prandaj nuk do nxitoheni për asgjë. Për punën ka për të qenë një ditë e shkëlqyer. Do keni ide të jashtëzakonshme dhe do dini si t’i bëni gjërat sipas radhës. Në planin financiar gjendja do jetë goxha e mirë dhe do mund të hiqni edhe disa para për të ardhmen.

Demi

 

Do jeni në humor të mirë dhe plot dëshirë për të jetuar gjatë kësaj dite. Gjithçka ka për t’iu ecur ashtu si ju keni dashur. Ju të dashuruarit do jeni mjaft pasionantë dhe emocionet kanë për të qenë të njëpasnjëshme. Problemet e së shkuarës do i lini pas krahëve. Nëse jeni beqarë do ëndërroni më tepër nga sa duhet dhe realiteti do ju duket më i trishte nga sa do e kishit menduar. Në punë planetët do bëjnë që të përshtateni me të gjitha situatat që do ju vijnë dhe rezultatet që do keni do bëjnë shumë xhelozë rreth jush. Marrëdhënien me paranë nuk do e keni të mire. Gjendja ka rrezik të ketë tronditje të mëdha.

Binjakët

 

Dielli do jetë pozicionuar më së miri në qiellin tuaj gjatë kësaj dite kështu që keni për të kaluar një ditë të shkëlqyer. Për ju të dashuruarit do jetë dite e favorshme kjo e sotmja. Do jeni të qartë në mendime dhe do e dini mirë çfarë hapash të hidhni. Edhe ju beqarët do jeni me më shumë fat se kurrë dhe do e gjeni princin tuaj të kaltër. Kënaqësitë dhe emocionet do jenë të mëdha. Komunikimi do privilegjohet në punë kështu që do e keni gjithçka shumë më të lehtë. Për shumë çështje do jeni në të njëjtën linjë me kolegët dhe shefat tuaj. Gjendja e financave do jetë e mirë deri në mesdite, por për shkak të disa shpenzimeve të pamenduara situata mund të ketë lëkundje.

Gaforrja

 

Sido që t’iu vijnë gjërat gjatë kësaj dite ju sërish nuk do e humbni energjinë dhe gjallërinë. Pengesat do mundoheni t’i kaloni pa u nxituar shumë. Ju të dashuruarit do jeni shumë të ngarkuar me punë dhe keni për ta lënë pas dore partnerin tuaj. Do bëni mirë të flisni me të dhe t’ia sqaroni gjithçka para se të keni probleme. Ju beqarët do keni vetëm disa takime normale dhe do mbeteni sërish vetëm. Në punë do jeni profesionistë dhe do i kryeni me saktësi të gjitha detyrat që do iu japin shefat. Në asnjë moment nuk do ankoheni për vështirësitë që do iu dalin. Në planin financiar gjithçka do ndryshojë për mirë falë mbështetjes së madhe që do iu japin disa familjarë.

Luani

 

Merrini gjërat si t’iu vijnë gjatë kësaj dite dhe shfrytëzojeni çdo moment pasi nuk pritet të ndodhë asgjë e keqe. Për ju të dashuruarit do mbizotërojë ekuilibri, qetësia dhe mirëqenia gjithë kohës. Do ndiheni aq mirë saqë hera herës do ju duket sikur jeni mbi re. Ju beqarët do dashuroheni kokë e këmbë me një person që do ua prezantojnë miqtë. Sido që të jetë merrini gjërat shtruar. Në punë do jeni shumë të frymëzuar sidomos nëse keni një punë që e ushtroni edhe nga shtëpia. Do ju lindin ide brilante që do ju sjellin shpejt edhe përfitime. Gjendja e financave do konsolidohet. Do filloni edhe disa projekte të rëndësishme dhe do ndiheni mjaft të qetë.

Virgjëresha

 

Gjatë ditës së sotme do jeni më dinamikë, më të vendosur, por paksa impulsivë. Këtë gjë duhet ta menaxhoni paksa më mirë që të mos ju lindin probleme. Ju të dashuruarit do jeni bujarë me partnerin tuaj dhe do e lini më të lirë atë. Kujdes sepse ai mund të përfitojë nga kjo dhe t’iu hipe në qafë. Ju beqarët nuk duhet të thurni ëndrra të parealizueshme sepse do e këndoni veten më tepër nga sa mund ta keni imagjinuar. Në punë Mërkuri do nxitë shkëmbimet intelektuale dhe bashkëpunimet. Do ecni me ritme të shpejta dhe do keni imagjinatë më të zhvilluar. Në planin financiar do fryjë një stuhi e madhe për shkak të gabimeve që keni bërë kohët e fundit.

Peshorja

 

Do jeni të pavetëdijshëm për hapat që do hidhni gjatë kësaj dite dhe do gaboni gjithë kohës. Ngjarjet do ua turbullojnë tej mase mendimet. Ju të dashuruarit do zbuloni disa anë të karakterit të partnerit të cilat nuk do ju pëlqejnë aspak. Për çdo paqartësi apo merak duhet të flisni hapur me të dhe jo të bëni thashetheme me miqtë. Ju beqarët nuk do mund ta gjeni as sot princin tuaj të kaltër, kështu që do mbeteni me të njëjtin status. Në punë do bëni mirë të mos nxitoheni dhe të kontrolloni çdo gjë para se t’ia dorëzoni detyrat shefave. Në këtë mënyrë do kapni edhe ndonjë gabim të vogël. Financat ka rrezik të dobësohen për shkak të pamaturisë që po tregoni prej disa ditësh.

Akrepi

 

Më në fund falë mbështetjes së madhe të Jupiterit dhe Neptunit jeta juaj do fillojë të ndryshojë dhe buzëqeshja do ju rikthehet. Ju të dashuruarit, pas një periudhe goxha delikate, do ndiheni disi më të qete. Do i kuptoni gabimet që keni bërë dhe do mundoheni t’i ndreqni me çdo lloj mënyre. Nëse jeni beqarë duhet të tregoheni realistë sepse po ëndërruat shumë mund të përballeni me zhgënjime. Në punë do keni mbështetje nga të gjithë dhe çdo plan të bërë do e realizoni me më shumë lehtësi. Po vazhduat gjatë kështu do jeni të pakonkurrueshëm. Financat do kërkojnë vëmendje dhe durim që të mbeten në gjendjen e duhur.

Shigjetari

 

Gjatë kësaj dite keni për të marrë lajme shumë të bukura dhe do ndiheni vërtet sikur jeni nëpër ëndrra. Nëse jeni në një lidhje do arrini ta përmirësoni jetën tuaj dhe do ndiheni të qetë pranë partnerit. Toleranca dhe mirëkuptimi do mbizotërojë gjithë kohës. Ju beqarët do bini në dashuri me një të afërm te miqve dhe do keni disa ndryshime në jetën tuaj. Ndihmesa e miqve do jetë padiskutim e rëndësishme. Në punë do jeni shumë më të organizuar dhe do merrni kohë para se të hidhni hapat përfundimtare. Gjithçka për ju ka për të qenë e jashtëzakonshme. Me financat duhet të tregoheni sa më të kursyer në mënyrë që të mos ju lindin aspak probleme.

Bricjapi

 

Falë Uranit që do e keni gjithë kohës në krah sot nuk do ju mungojë as energjia dhe as entuziazmi. Ka mundësi që të gjitha dëshirat t’iu realizohen një e nga një. Ju të dashuruarit shfrytëzojeni sa të mundni ditën e sotme sepse jo gjithmonë do ju shfaqen mundësi të tilla. Partneri do ju mbajë në pëllëmbë të dorës. Ju beqarët do përjetoni kënaqësi pafund falë disa personave që i keni njohur rishtazi. Në punë Urani dhe Dielli do ju shtojnë idetë dhe do arrini të gjeni zgjidhje edhe për çështjet më delikate që dikur iu janë dukur të paarritshme. Në planin financiar duhet të ndërmerrni iniciativa për ta ndryshuar sa më parë gjendjen sepse në të kundërt do keni probleme serioze.

Ujori

 

Nëse doni që çdo gjë t’iu ecë sa më mirë gjatë kësaj dite mundohuni të jeni të matur në çdo moment dhe të mos nxitoheni për asgjë. Nëse jeni në një lidhje nuk do keni asnjë problem sado të vogël. Do ja plotësoni gjithë kohës nevojat njëri-tjetrit dhe do ndiheni të qetë për këtë gjë. Ju beqarët nuk duhet të dilni menjëherë në përfundime pa i njohur mirë disa persona. Mos bëni gabime për të cilat të pendoheni shpejt. Në punë ka mundësi të jeni të paduruar dhe të ecni pa i marrë parasysh pasojat. Kujdes sepse do vijë dita që do pendoheni tej mase. Me financat nuk duhet kurrsesi të luani. Ruajeni gjendjen të paktën në gjendjen që është.

Peshqit

 

Edhe pse në sida momente do ndiheni paksa konfuzë gjatë kësaj dite sërish do arrini të reflektoni dhe të merrni vendimet më të mira. Për ju të dashuruarit do jetë një ditë shumë e veçantë. E gjithë jeta do jetë ndryshe dhe kënaqësitë do jenë të papërshkrueshme. Nëse jeni beqare do ndihmoheni nga disa miq dhe do takoni princin tuaj të kaltër. Në punë mundet edhe të gaboni, por kjo nuk është aspak arsye për ta lëshuar veten. Nga gabimet mëson dhe e përmirëson veten. Buxheti do ketë tronditje të njëpasnjëshme dhe në disa momente nuk do dini nga t’ia mbani. Familjarët gjithsesi nuk do ju lënë në baltë sido që t’i keni punët me ta.

blank

HOROSKOPI I JAVËS 15-21 GUSHT 2022

Dashi

 

Yjet do ju favorizojnë gjithë kohës këtë javë. Ambienti në jetën tuaj në çift do jetë shumë i këndshëm. Në çdo moment do përjetoni emocione dhe kënaqësi të pafundme. Ju beqarët do jeni të arsyeshëm dhe nuk do rendni me sy mbyllur drejt çdo personi. Në këtë mënyrë do shmangni edhe zhgënjimet. Tek financat yjet do ndikojnë negativisht dhe gjendja mund të ketë goxha tronditje. Nuk do jeni të zotet ta kontrolloni veten dhe të ulni shpenzimet. Shëndeti për fat të mirë nuk do jetë problematik. Do keni mbrojtje të mire imunitare dhe nuk do prekeni aspak nga virozat e stinës. Në punë duhet të bëni më shumë durim dhe nuk duhet të dorëzoheni lehtësisht.

Demi

 

Një etapë shumë më e bukur do fillojë gjatë kësaj jave për të gjithë ju. Nëse jeni në një lidhje do keni vetëm dite të lumtura. Venusi dhe Marsi do ju ndihmojnë ta intensifikoni edhe më shumë lidhjen dhe kënaqësitë do jenë akoma më të forta. Ju beqarët duhet të njiheni mirë me disa persona e më pas të vendosni cilin do zgjidhni për te filluar një lidhje. Mos u nxitoni. Në planin financiar duhet maturi e sa më shume maturi. Reflektoni disa herë para se të hidhni çdo lloj hapi. Shëndeti në disa momente do jetë disi delikat, për shkak të lodhjes në punë. Jeta profesionale nuk do jetë as e shkëlqyer, as e keqe. Disa pengesa që ju kishin dalë do dini si t’i kaloni.

Binjakët

 

Gjate kësaj jave yjet do i keni në anën tuaj dhe ata do ju ndihmojnë të ecni në rrugën e duhur. Ju të dashuruarit do e çmoni më shumë atë që keni në krah dhe do i përkushtoheni më tepër. Nëse ai iu bën një propozim për të ardhmen mendohuni mirë para së të jepni çfarëdo lloj përgjigjeje. Me shpenzimet do tregoheni goxha të matur dhe kjo do iu ndihmojë ta stabilizoni buxhetin. Që shëndeti të jetë i mirë duhet të bëni pak më shumë aktivitet fizik dhe të ecni më tepër më këmbë. Në punë më në fund do i arrini të gjitha ambiciet që i kishit vëne vetes. Do keni sukses të garantuar dhe falë kësaj do ndiheni të plotësuar.

Gaforrja

 

Javë e paqëndrueshme pritet të vijë dhe do gjendeni përballë shumë vështirësive. Jeta në çift nuk do jetë ashtu si ju e keni ëndërruar megjithatë nuk do mungojnë tërësisht çastet e këndshme. Ditët me diell do jenë e mërkura dhe e shtuna ose e diela. Ju beqarët do keni disa takime mjaft interesante, por nuk do jeni gati për të filluar lidhje serioze. Buxheti nuk do jetë në gjendjen më të mirë të mundshme, por ju do dini si t’i menaxhoni dhe do e mbani gjendjen të stabilizuar. Shëndeti do jetë edhe më i mirë nga sa e kishit menduar. Nuk do ju mungojë energjia dhe alegria në çdo çast. Në punë do provoni eksperienca të reja dhe do ja dilni me sukses.

Luani

 

Nën influencën e madhe të Venusit këtë javë do kaloni momente intensive. Nëse keni një lidhje do jetoni gjithë kohës në një ambienti përherë pasionant. Mes jush dhe atij që keni në krah do ketë vetëm dashuri, respekt dhe ngrohtësi. Nëse jeni beqarë duhet të dilni e të njiheni me sa më shumë persona që të mundni sepse ashtu do mund të bëni më pas përzgjedhjen më të mirë. Yjet do e ndikojnë pozitivisht edhe sektorin financiar, por nëse ju shpenzoni pa kursim do vijë një moment kur situata do fillojë të bëhet problematike. Gjendja shëndetësore nuk do jetë e përkryer. Herë pas here do ndiheni të lodhur e të këputur. Në punë do jeni gjithë kohës ambicioze dhe nuk do dorëzoheni përpara çdo lloj sfide.

Virgjëresha

 

Përgatituni për një javë të mbushur me emocione të forta. Pasioni do rikthehet fuqishëm në jetën tuaj sentimentale dhe emocionet kanë për të qenë më të forta se kurrë ndonjëherë me parë. Çdo ditë do jetë plot ngjyra të veçanta. Ju beqarët do abuzoni me joshjen, por nuk është e sigurt që do e gjejnë personin e duhur. Sakrifica ekstreme nuk duhet të bëhen për asnjë arsye. Buxheti nuk do jetë i keq, kështu që nëse shpenzoni me kursim dhe maturi gjendja mundet edhe të përmirësohet pak nga pak. Shëndetin duhet ta keni më tepër nën kujdes. Shmangni alkoolin, acidet, të kripurat dhe pikantet. Në punë do jeni profesioniste dhe do arrini akoma me lart nga sa e kishit programuar.

Peshorja

 

Me bekimin e yjeve, jeta juaj do jetë edhe më harmonike gjatë kësaj jave. Do dilni më shumë, do argëtoheni dhe do përjetoni ndjesi të paimagjinueshme ju të dashuruarit. Nëse jeni beqarë do jeni në kërkim të lidhjeve serioze dhe të rafinuara, çka nuk do ju mundësohet dot këtë periudhë. Sektori i financave do jetë tej mase i privilegjuar dhe situata do ketë përmirësime të konsiderueshme. Gjendja shëndetësore ka për të qenë shumë më e mirë se më parë dhe do e rifitoni energjinë e humbur. Në punë do ketë probleme, sfida, por edhe arritje të mëdha. Bëhuni gati për ndryshime të mëdha.

Akrepi

 

Ka rrezik që gjërat t’iu ndërlikohen tej mase këtë javë. Nëse jeni në një lidhje do keni debate të forta me partnerin pasi për asgjë nuk do bini dakord me njeri-tjetrin. Në shumë momente do ndiheni vërtet keq dhe do qani. Ju beqarët ka gjasë t’i riktheheni një historie te vjetër, por kësaj here gjerat kanë për të qenë tërësisht ndryshe. Financat nuk do jenë në gjendjen më të mirë të mundshme, gjithsesi nëse tregoheni te kujdesshëm dhe mendoni edhe për të ardhmen gjerat do normalizohen. Shëndeti do jetë më i kënaqshëm se një javë më parë. Nuk do keni më shqetësimet nga barku apo mesi. Edhe në punë do i keni gjërat shumë më të thjeshta dhe do arrini rezultate të larta.

Shigjetari

 

Këtë javë duhet të jeni shumë të kujdesshëm dhe të mos hidhni asnjë hap të gabuar. Ju të dashuruarit nuk do kaloni një ditë të qetë. Partneri nuk do jetë dakord me çdo gjë që ju do dëshironi të bëni dhe kjo mund të sjellë debate. Sido që të vijnë punët, mos bëni asgjë që atij nuk i pëlqen nëse doni që lidhja juaj të vazhdojë. Ju beqarët duhet të shihni rreth e rrotull kudo që të shkoni sepse personat interesante mund të shfaqen papritur. Në planin financiar asgjë nuk do shkojë si ju keni menduar. Problemet do jenë të mëdha dhe të njëpasnjëshme. Për fat të mirë shëndeti do jetë më i qëndrueshëm. Nuk do keni shqetësime serioze. Në punë do jeni të fiksuar edhe pas detajeve më të vogla. Suksesi këtë javë do jete i garantuar.

Bricjapi

 

Merrni jetën si t’iu vijë gjatë kësaj jave dhe mos mendoni aspak a ndryshoni atë. Kurrë mos kërkoni të jeni si të tjerët sepse vetë keni vlera fantastike. Për ju të dashuruarit komunikimi do jetë shumë i mire dhe nuk do lindin mosmarrëveshje për asgjë me partnerin. Po vazhduat me këtë sjellje do vazhdoni shumë gjatë bashke. Ju beqarët mund të keni edhe dashuri me shikim të pare në një moment aspak të imagjinuar. Bëjini sytë katër kudo qe do shkelni. Yjet do ua qartësojnë idetë në planin financiar dhe do jeni në gjendje të ndërmerrni hapat e duhura për ta mbajtur situatën ne kontroll. Shëndeti mund të ketë shqetësime nëse nuk ushqeheni si duhet dhe nëse e teproni me lodhjen. Në punë do merrni përgjigje pozitive për kërkesat e bëra dhe do ndiheni edhe më të frymëzuar për të ecur përpara.

Ujori

 

Planetët do ua bëjnë gjithçka më të vështirë këtë javë. Jeta juaj në çift ka rrezik të përballet me stuhi të fuqishme. Do jeni shumë të pakuptueshëm dhe të paqëndrueshëm kështu që nuk do jetë faji i partnerit që do ju kritikojë. Në fakt shpesh as ju nuk do e kuptoni veten tuaj. Ju beqarët ka shumë mundësi të fiksoheni pas dikujt dhe menjëherë të vendosni të filloni një lidhje. Financave jepuni prioritet, pasi pa një buxhet të mirë nuk mund t’ia plotësoni dot nevojat vetes. Gjendja shëndetësore nuk ka për të qenë e shkëlqyer sepse lodhja do bëjë të veten. Në punë do i bëni të gjitha përpjekjet për të arritur atje ku dëshironi dhe me pak mundim do ja dilni mbanë.

Peshqit

 

Kjo jave do jetë e mbushur me të papritura. Ju të dashuruarit do përjetoni emocione pozitive, por nuk do mungojnë as emocionet negative. Mirë është që të respektoni ane maksimum lirinë e tjetrit. Ju beqarët nuk do i kërkoni me ngulm ndryshimet, por papritur do ju ndodhë një takim vendimtar. Në planin financiar duhet të jeni më të kujdesshëm dhe duhet të shmangni me patjetër shpenzimet e ekzagjeruara. Shëndeti duhet pasur nën kujdes. Kujdes me higjienën dhe pastërtinë vetjake. Në punë do filloni disa projekte të reja, shumë të rëndësishme e me fitime, por që do kërkojnë angazhim të madh. Duhet ta organizoni me kujdes kohën.

blank

HOROSKOPI E HËNË 15 GUSHT 2022

Dashi

 

Ka shumë mundësi që paqëndrueshmëria e të ardhurave të sjellë probleme edhe në fushat e tjera. Herë pas here do jeni me nerva dhe nuk do reflektoni para se të veproni. Nëse jeni në një lidhje, mos lejoni që ndjenjat që keni për partnerin t’iu verbojnë dhe të mos shihni gjërat që do iu ndodhin. Ai ka rrezik të shohë dikë tjetër. Ju beqarët më mirë të qëndroni edhe sot vetëm sepse mundësitë më të mira pritet të vijnë pas pak ditësh. Në punë duhet t’i luani mirë letrat sepse mundësitë nuk do jenë gjithmonë të mira. Projektet që keni nisur mos i braktisni për asnjë lloj arsyeje. Në planin financiar duhet t’ua vini veshin këshillave të miqve sa pa qenë vonë.

Demi

 

Marsi dhe Dielli do iu japin më shumë energji dhe vullnet gjatë kësaj dite. Asgjë dhe askush nuk do ju ndalë për të bërë atë që dëshironi. Për ju të dashuruarit do ketë momente të veçanta në vijimësi. Do zbuloni disa tipare të reja të partnerit dhe do e dashuroni akoma më shumë atë. Ju beqarët do jeni të përkëdhelurit e planetëve dhe do arrini ta gjeni princin tuaj të kaltër. Në punë duhet të veproni sa më shpejt që të mundeni në mënyrë që të arrini majat. Sot të gjitha rrethanat do i keni në favorin tuaj kështu që mos u mërzitni. Financat do varen nga mënyra sesi ju do veproni. Po hodhët hapa të pamenduara do keni vështirësi më vonë.

Binjakët

 

Dielli do bëhet bashkë me Marsin gjatë kësaj dite dhe do shtojë gjallërinë në jetën tuaj. Do keni edhe më shumë vullnet për t’i bërë gjërat si duhet dhe për të arritur objektivat. Për ju që jeni në një lidhje orët e para do jenë të mira, por shumë shpejt situata do ndryshojë tërësisht për shkak të disa personave të jashtëm që do ndërhyjnë. Mos ju besoni atyre më tepër sesa atij që keni në krah. Ju beqarët bëni mirë t’i merrni gjërat si t’iu vijnë. Në punë asgjë nuk do ju ndalojë dot të bëni atë që dëshironi dhe në mënyrën më korrekte. Do jeni edhe më energjikë dhe të vëmendshëm ndaj çdo detaji. Gjendja e parave do jetë goxha e mirë, çka do iu japë mundësinë të kryeni edhe ndonjë shpenzim më tepër.

Gaforrja

 

Dita e sotme nuk do jetë e keqe, por herë pas here mund të gjendeni edhe në situata delikate. Tregohuni të ndërgjegjshëm dhe mos u nxitoni për të hedhur hapa. Për ju të dashuruarit dita e sotme do fillojë mirë. Gjithçka do të ecë si duhet nëse tregoheni të kujdesshëm me xhelozinë dhe i përkushtoheni më tepër partnerit. Ju beqarët do jeni joshës dhe do e bëni për vete dikë që pëlqeni. Në punë ambienti mund të jetë paksa i trazuar dhe vazhdimësia do varet nga sjellja juaj. Nëse inatoseni dhe braktisni çdo gjë keni për të dalë të humbur. Financat do jenë më katastrofike se kurrë më parë. Nuk do mundni dot as të kryeni shpenzimet më të nevojshme dhe do vuani tej mase.

Luani

 

Gjatë kësaj dite do jeni nostalgjikë për të shkuarën dhe do kërkoni të qëndroni në qetësi e të kujtoni çfarë keni kaluar. Perspektivat për ju të dashuruarit do jenë shumë të mira. Do i shprehni ndjenjat pa dorashka dhe do dashuroheni si dy adoleshentë. Ju beqarët duhet t’i merrni gjërat shtruar. Pranoni njëherë ftesat për takime, dilni disa herë e më pas vendosni çfarë do bëni më tej. Në punë do keni një vizion shumë më të qartë për hapat që duhet të hidhni dhe do dini si të veproni. Pas shumë përpjekjesh më në fund do merrni atë që dëshironit. Në planin financiar nuk do keni shumë vështirësi, por as nuk do mund të pasuroheni si e keni ëndërruar.

Virgjëresha

 

Herë pas here do ndiheni të pasigurt për hapat që do hidhni gjatë kësaj dite dhe mund të vuani pak. Nëse keni një lidhje shfrytëzojeni sa më shumë që të mundeni kohën kur të jeni pranë partnerit. Flisni me të për çdo gjë që ju shqetëson, por edhe për gjërat që ju bëjnë të ndiheni mirë. Ju beqarët nuk do keni aspak fat dhe do mbeteni përsëri vetëm. Në punë nuk do keni asnjë rezultat nëse nuk tregoheni të duruar dhe nuk përqendroheni sa duhet. Kreativiteti nuk do ju mungojë, por duhet të dini si ta shfrytëzoni sa duhet. Në planin financiar nuk duhet të bëni çmenduri sepse po filluan problemet, vështirë se mund të mbarojnë kollaj.

Peshorja

 

Ka shumë mundësi të ndiheni gjithë kohës në ankth gjatë kësaj dite dhe aspak të qetë. Ju të dashuruarit, edhe pse në një lidhje do ndiheni të vetmuar. Partneri nuk do ju kushtojë vëmendjen që ju keni pritur deri më sot. Ju beqarët do jeni me shumë fat dhe do realizoni takime fantastike të cilat do iu çojnë drejt lidhjeve serioze. Në punë kreativiteti do jetë i jashtëzakonshëm, por kolegët nuk do ju lënë ta keni rrugën shumë të lehtë. Tregohuni të kujdesshëm dhe shmangini ata që shihni se ju duan të keqen. Në planin financiar duhet të bëni të pamundurën që t’i mbani të ardhurat sa më të mira. Do lodheni pak, por do ja dilni mbanë.

Akrepi

 

Asgjë nuk do shkojë sot ashtu si e keni menduar dhe gjendja në të cilën do jeni do ju trishtojë pamasë. Për ju që keni një lidhje do jetë një ditë goxha e vështirë. Nuk do merreni vesh për asgjë me partnerin tuaj dhe secili do kërkojë t’i dalë e tija. Ky do jetë gabim, por do e kuptoni më vonë. Ju beqarët do filloni një lidhje të qëndrueshme dhe afatgjatë me dikë që më parë e keni neglizhuar. Në punë do fillojnë të duken rezultatet e para të përpjekjeve që keni bërë kohët e fundit. Do kënaqeni nga kjo, por nuk duhet të fluturoni dhe të lini gjithçka pas dore. Në planin financiar do keni fat dhe çdo gjë ka për t’iu ecur më së miri. Do ndiheni më të qetë se kurrë më parë.

Shigjetari

 

Venusi do ju bëjë të papërmbajtshëm gjatë kësaj dite dhe do bëni gjëra të gabuara herë pas here. Asgjë e mirë nuk do ndodhë në jetën tuaj. Ju të dashuruarit do kaloni momente të vështira e të sikletshme. Nuk do bini dakord për shumë gjëra dhe as që do hapni rrugë për asnjë arsye. Ju beqarët do keni kërkesa pa fund, por nuk do ju pëlqejnë plotësisht personat që do takoni. Në punë nuk është momenti i duhur për të bërë ndryshime radikale. Merrini gjërat sa më shtruar në mënyrë që as të mos gaboni. Në planin financiar do keni disa luhatje të vogla të cilat mund t’iu bëjnë të ndiheni keq. Mundohuni të shmangni investimet e mëdha.

Bricjapi

 

Në shumë momente do ju duket sikur askush nuk do ju kuptojë sot dhe mbylleni në vetvete. Nuk do e keni aspak të lehtë t’i shprehni ato që do përjetoni. Ju të dashuruarit do kaloni momente shumë të vështira. Do ndiheni keq në krahët e partnerit dhe do vuani tej mase. Ju beqarët do jeni gati të bëni çdo lloj gjëje vetëm për të qenë në krahët e atij që doni. Asgjë nuk do iu trembë. Në punë do jeni të vetëdijshëm për ato që duhet të bëni, por kritikat e vazhdueshme të kolegëve do iu ngrenë pikëpyetje. Mundohuni t’i mbani informacionet ëpr fete dhe të mos flisni hapur për to. Gjendja e të ardhurave do jetë disi më e qëndrueshme se zakonisht dhe do mund të kryeni ndonjë shpenzimi që keni dashur.

Ujori

 

Gjatë kësaj dite do e keni të vështirë së pari të kuptoni atë që doni të bëni dhe do hidhni hapa shumë të gabuara. Kokëfortësia do jetë gjithashtu e dëmshme. Ju të dashuruarit ka rrezik të bëni çmenduri në jetën tuaj dhe disa prej tyre nuk do i pëlqejnë personit që keni në krah. Kujdes sepse gjërat mund t’iu dalin ters. Ju beqarët do keni dashuri me shikim të parë që në mëngjes. Në punë do ndiheni nervozë dhe nuk do arrini dot t’i përmbyllni detyrat që iu janë dhënë. Dëgjojini kolegët dhe reflektoni pak më gjatë për të kuptuar gabimet dhe situatën ku ndodheni. Financat nuk do jenë të këqija. Gjithsesi mirë do jetë të bëni një riorganizim të tyre dhe t’i menaxhoni me maturi.

Peshqit

 

Hëna dhe Dielli ka rrezik të sjellin disa probleme gjatë kësaj dite. Nuk do jeni shumë në humor dhe herë pas here mund ta ngrini zërin më shumë nga sa duhet. Po nuk ruajtët qetësinë nuk do fitoni asgjë. Ju të dashuruarit duhet me patjetër të ndryshoni sjelljen tuaj nëse doni që gjërat t’iu ecin ashtu si keni ëndërruar. Problemet nuk zgjidhen as me inat e as me kokëfortësi. Nëse jeni beqarë ka rrezik të mbylleni në vetvete dhe nuk do pranoni asnjë lloj ftese që do ju bëhet. Në punë do e keni të vështirë të pranoni ato që do ju thonë shefat dhe nuk do e duroni dot autoritetin. Mos bëni sipas mendjes tuaj sepse gjërat do ju marrin tatëpjetën. Në planin financiar do dini çfarë hapash të hidhni dhe gjendja do vazhdojë të mbetet e qëndrueshme.

blank

HOROSKOPI E DIEL 14 GUSHT 2022

Dashi

 

Gjatë kësaj dite do ju duhet patjetër të reflektoni para se të veproni sepse do bëni gabime të pafalshme me pasoja afatgjata. Ju të dashuruarve stresi do ju pushtojë gjithë kohës dhe nuk do ju lërë të dashuroheni të qetë. Ju beqarët do jeni të dëshpëruar dhe nuk do dini çfarë të bëni për të ndryshuar statusin. Fillimisht qëndroni pranë miqve ndërkohë që reflektoni. Në planin profesional do bëni përpjekje akoma më të mëdha për të marrë atë që dëshironi. Në disa momente do ju duhet të bëni edhe ndonjë kompromis të vogël. Në planin financiar tregohuni sa më të kujdesshëm që të mundeni nëse doni që të mos keni probleme.

Demi

 

Sado të mundohen t’ua prishin ekuilibrin gjatë kësaj dite nuk kanë për t’ia dalë dot. Jeta juaj do mbetet gjithë kohës e kënaqshme. Ju të dashuruarit do jeni më të kujdesshëm dhe më të ekuilibruar prandaj çdo gjë ka për t’iu ecur ashtu si e keni menduar. Partneri gjithashtu do jetë më i duruar dhe në humor të mirë. Ju beqarët do jeni mjaft sharmantë dhe do merrni ftesa pa fund për ta ndryshuar statusin. Në punë, marrëdhënia që keni me kolegët do luajë rol të rëndësishëm për vazhdimësinë e projekteve të nisura. Nëse gjërat po ecin mirë gjithçka do realizohet më shpejt. Në planin financiar do jeni më të organizuar dhe nuk do bëni asnjë hap pa qenë të sigurt.

Binjakët

 

Do e keni të vështirë të refuzoni ftesat dhe kërkesat për ndihmë gjatë kësaj dite. Në fakt duke bërë shumë për të tjerët në disa momente do e harroni edhe veten. Ju të dashuruarit nuk duhet të qaheni për asgjë sepse gjithçka ka për t’iu ecur ashtu si keni ëndërruar. Partneri do ua shprehë pafund ndjenjat. Ju beqarët do keni ndryshime rrënjësore në jetën tuaj sentimentale dhe shumë gjëra kanë për t’iu shkuar si keni dashur. Në punë dielli do ju bëjë shumë më prodhimtar dhe do realizoni shumë më shumë gjëra nga sa mund ta kishit imagjinuar edhe vetë. Financat nuk do jenë në gjendjen e tyre më të mirë kështu që mos u nxitoni të kryeni shpenzime pafund.

Gaforrja

 

Imagjinata juaj do jetë shumë e zhvilluar gjatë kësaj dite dhe do ju ndihmojë ta bëni çdo çast edhe më emocionues. Për ju të dashuruarit pritet momente të bukura. Do ndiheni mjaft mirë dhe të lumtur pafundësisht. Mundet t’iu realizohen edhe disa nga ëndrrat më të zjarrta kështu që shfrytëzojeni ditën deri në maksimum. Ju beqarët do i shtoni aventurat, por asnjëra prej tyre nuk do kalojë në një lidhje serioze. Në punë ka shumë mundësi të merrni një përgjigje pozitive për kërkesën që keni bërë. Jeta juaj do marrë me të vërtetë një tjetër kthesë shumë herë më të mirë se më parë. Klima në planin financiar nuk do jetë e ngrohtë. Tregohuni të kujdesshëm me çdo hap që do hidhni në mënyrë që të mos ngeleni pa gjë.

Luani

 

Gjatë kësaj dite do tregoheni shumë më bujarë dhe më të sjellshëm me të gjithë. Kjo mënyrë të sjelli do bëjë që të gjithë të duan t’iu kenë pranë. Ju të dashuruarit do jeni mjaft nostalgjike dhe do qëndroni më shumë kohe pranë atij që dashuroni. Në disa momente partneri do ju bëjë të ndiheni si mbi re. Nëse jeni beqarë do filloni një histori dashurie pasionante e cila do iu mbushë me frymë. Në punë do jeni shumë më të organizuar dhe më të vëmendshëm edhe ndaj detajeve më të vogla. Nuk do keni probleme dhe do i merrni gjërat shtruar. Gjendja e të ardhurave do mbetet e mirë në çdo moment. Do i lejoni vetes edhe ndonjë shpenzim më tepër.

Virgjëresha

 

Hënën për fat të mirë do e keni në krah gjatë kësaj dite dhe ajo do ua ndriçojë rrugën në të cilën duhet të kaloni. Për ju të dashuruarit do jetë ditë mjaft e favorshme kjo e sotmja. Do ndiheni të plotësuar pranë personit që dashuroni dhe nuk do preferoni të ndaheni asnjë çast prej tij. Ju beqarët duhet ta hapni zemrën nëse doni të ndryshoni status. Në punë mundohuni të shmangni me çdo kusht debatet me shefat apo me kolegët sepse nuk do zgjidhni gjë. Më mirë fokusohuni tek detyrat që iu janë dhënë. Në planin financiar do jeni luftarakë dhe gjithçka ka për t’iu ecur si keni dëshiruar. Do arrini të kryeni edhe ndonjë shpenzim më shumë.

Peshorja

 

Dielli dhe Jupiteri do ju bëjnë mjaft dinamikë gjatë kësaj dite dhe do dini çfarë hapash të hidhni. Nuk do ju pëlqejnë aspak rastësitë. Ju të dashuruarit do jeni të parrezistueshem dhe partneri do ju dashurojë si kurrë më parë. Ai do ju përgatisë edhe ndonjë surprizë që do ju ngrohë zemrën. Nëse jeni beqarë, pas kaq kohësh kërkimesh do e gjeni më në fund personin më të përshtatshëm. Gjithçka do jetë më ndryshe për ju. Në punë do e bëni çdo gjë me përkushtim dhe dëshirë kështu që nuk do gaboni. Do e keni edhe qetësinë që aq shumë keni kërkuar për të realizuar më së miri planet. Gjendja e financave do varet nga mënyra sesi ju do i menaxhoni të ardhurat dhe se sa do shpenzoni.

Akrepi

 

Do jeni kërkues ndaj të tjerëve dhe ndaj vetes gjatë kësaj dite, por kjo në fakt do ju bëjë mirë. Ju që jeni në një lidhje do ja kaloni mirë me personin që keni në krah dhe nuk do kërkoni të bëni asnjë lloj ndryshimi. Në mbrëmje nuk do mungojnë as surprizat. Ju beqarët do keni dashuri me shikim të parë dhe gjithçka ka për t’iu ndryshuar rrënjësisht. Në punë edhe mund të mërziteni ndonjë moment nga rutina, por ama do i çoni deri në fund detyrat e dhëna. Mirë është të pranoni edhe këshillat dhe të mos nxitoheni. Në planin financiar mos bëni asnjë çmenduri sepse keni për të mbetur me xhepat bosh shumë më shpejt nga sa mendonit.

Shigjetari

 

Sektori i dashurisë do privilegjohet edhe më shumë gjatë kësaj dite kështu që do merrni dhe do jepni emocione pafund. Ju të dashuruarit do merrni bekimin e yjeve dhe çdo gjë ka për t’iu ecur ashtu si e kishit ëndërruar. Kënaqësitë dhe emocionet do jenë të paimagjinueshme. Ju beqarët do jeni të parezistueshem dhe do tërheqin vështrimet e shumë personave. E ardhmja do jetë në dorën tuaj. Në punë do jeni me shumë fat dhe do lidhni kontakte me disa persona që nesër do ju bëjnë shumë më të njohur. Vërtet keni pritur pak deri këtë ditë, por ama do merrni shpërblimin e duhur. Financat do jenë goxha të mira kështu që mund të kryeni edhe ndonjë investim më tepër.

Bricjapi

 

Falë Neptunit dhe Hënës imagjinata juaj do jetë shumë e zhvilluar gjatë kësaj dite. Në çdo moment do krijoni dhe nuk do mërziteni aspak. Për ju të dashuruarit do jetë një ditë e bukur dhe e veçante. Do ja kaloni mirë me partnerin dhe nuk do preferoni të bëni asnjë lloj ndryshimi. Ju beqarët duhet t’ia shprehin sa më shumë ndjenjat dikujt nëse doni ta bëni për vete. Në punë, duke pasur Jupiterin në krah, nuk do ju mungojnë aspak idetë nga më kreativet. Do keni edhe një vizion më të qartë për gjërat dhe do jeni më të saktë me çdo gjë. Gjendja e financave do mbetet e trazuar edhe për disa kohë. Vazhdoni të shpenzoni me kujdes dhe maturi që të mos keni probleme.

Ujori

 

Gjatë kësaj dite do jenë disa miq që do ua hapin sytë dhe do mundohen t’iu bëjnë të logjikoni. Pak nga pak keni për të ecur para. Nëse keni një lidhje duhet të reflektoni disa herë para se t’i thoni diçka partnerit tuaj në mënyrë që të mos keni keqkuptimin më të vogël. Ju beqarët do kërkoni në çdo vend që do shkoni, por nuk do mundni dot ta gjeni personin tuaj të ëndrrave. Në punë do dini t’i përdorni pikat tuaja të forta për të arritur atë që doni. Nuk do lodheni asnjë moment dhe nuk do dorëzoheni. Gjendja e financave nuk do jetë e njëjtë për të gjithë. Nëse keni pasur vështirësi duhet të bëni më tepër kujdes se të tjerët.

Peshqit

 

Do dini si të tregoheni të duruar gjatë gjithë kësaj dite kështu që keni për të përfituar nga kjo sjellje. Nëse jeni në një lidhje, jeta juaj do influencohet pozitivisht nga yjet dhe mund t’i zgjidhni shpejt disa probleme të vogla që ju kanë dalë. Ju beqarët do jeni në humor të mirë dhe gati të bëni çdo lloj çmendurie për të arritur atë që doni. Në punë do keni energji të pashtershme dhe do luftoni pafundësisht për të marrë atë që aq fort e dëshironi. Mund të merrni në dorë edhe çështje me rëndësi të madhe që dikur iu janë dukur të pamundura. Në planin financiar do keni vështirësi. Kujdes mos kryeni shpenzime të pamenduara sepse situata mund të përkeqësohet më tepër.

blank

HOROSKOPI E SHTUNË 13 GUSHT 2022

Dashi

 

Do jeni shumë të frymëzuar gjatë kësaj dite dhe të gatshëm për t’u përshtatur me çdo lloj situate për të arritur sa më lart. Për ju të dashuruarit dita do fillojë mire, por shumë shpejt situata do ndryshojë tërësisht për shkak të disa personave të jashtëm që do ndërhyjnë. Mos ju besoni atyre më shumë sesa atij që keni në krah. Ju beqarët bëni mirë t’i merrni gjërat si t’iu vijnë. Në punë, në shumë momente gjërat nuk do ecin si duhet. Mos u tregoni pragmatikë dhe dëgjojini mendimet e kolegëve me përvojë të gjatë. Gjendja e parave do jetë goxha e mirë, çka do iu japë mundësinë të kryeni edhe ndonjë shpenzim më tepër.

Demi

 

Gjatë ditës së sotme duhet të mundoheni t’i merrni gjërat si t’iu vijnë dhe të mos kompleksoheni për asgjë. Ju të dashuruarit duhet të mundoheni sa të mundeni të tregoheni diplomatë sepse jo çdo histeri tuajën do e durojë ai që keni në krah. Nëse jeni beqarë duhet t’i dëgjoni këshillat e më të mëdhenjve sepse vetëm në këtë mënyrë do mund të filloni një lidhje të qëndrueshme. Në planin financiar keni për të pasur fat me shumicë dhe do dini ta menaxhoni situatën sa më mirë. Karriera ka për të marrë drejtimin që keni pritur përherë. Gjendja e financave do vijë duke u përmirësuar nëse merrni masa dhe ulni shpenzimet.

Binjakët

 

Gjatë kësaj dite do jeni paksa të fiksuar për të bërë shpenzime pafund në mënyrë që të plotësoni qejfet e momentit. Për ju të dashuruarit konfigurimi i yjeve do jetë shume i mirë kështu që gjërat do ju ecin për bukuri në jetën tuaj sentimentale. Ndjenjat do jenë akoma më të forta dhe do dini t’i shprehni. Ju beqarët do merrni propozime të shumta dhe do ndiheni të përkëdhelur. Kujdes me vendimet. Në punë është momenti i duhur për të vendosur objektiva të reja e për të reflektuar me largpamësi. Përdorni teknologjitë e reja sepse do ju ndihmojnë pamasë. Në planin financiar gjendja do lërë ende për të dëshiruar. Nuk do ja dilni dot pa ndihmën e disa të afërmve.

Gaforrja

 

Gjatë kësaj dite do ndiheni shpesh të dyzuar dhe nuk do jeni të bindur për hapat që duhet të hidhni. Kujdes me sjelljen kundrejt personave të afërt. Humori do ju ndryshoje shpesh ju të dashuruarve dhe mund të keni edhe debate me partnerin. Vendimet e rëndësishme duhet t’i shtyni sa më shumë. Ju beqarët nuk duhet të ngurroni të dilni me personat që ju pëlqejnë duke menduar se çfarë do thonë të tjerët. Në fund të fundit është jeta juaj dhe mund të bëni çfarë të doni. Në punë mundet të zhgënjeheni nga disa kolegë që ju keni besuar dhe kjo do ju bëjë pesimistë për të vazhduar përpara. Në planin financiar do jeni me shumë fat dhe gjendja do jetë e mirë.

Luani

 

Dielli dhe Mërkuri do ju bëjnë shumë të logjikshëm gjatë kësaj dite. Do dini mirë si ta ndani kohën për t’u marrë me çdo gjë. Ju të dashuruarit edhe pse jeni ambicioze në punë dhe do i përkushtoheni shumë asaj, sot nuk do e lini kurrsesi pas dore partnerin. Marrëdhënia në çift do jetë e kënaqshme. Ju beqarët nuk do mundni dot të realizoni asnjë takim të veçante dhe do mbeteni sërish vetëm. Nëse prisni ngjarje të rëndësishme në punë, sot do mund t’iu realizohen për mrekulli. Nervozizmi i mëngjesit ka për të kaluar shpejt. Gjendja e financave do jetë goxha delikate për shkak të shpenzimeve të konsiderueshme që ju do kryeni.

Virgjëresha

 

Gjatë kësaj dite do jeni shumë kokëfortë dhe nuk do e jetë e lehtë t’ua plotësosh dëshirat. Kërkesat gjithashtu do jenë të shumta. Ju të dashuruarit do kërkoni me ngulm më tepër pavarësi nga partneri dhe kjo mund të sjellë disa mosmarrëveshje me të. Ju beqarët nuk duhet t’iu besoni verbërisht personave që do iu joshi sepse do zhgënjeheni tej mase më vonë. Në punë do jeni shumë praktikë dhe do gjeni zgjidhje edhe për ndonjë problem të vogël që mund t’iu dalë kur të mos e prisni. Ndikimi i yjeve në planin financiar do jetë pozitiv. Gjendja do fillojë dalëngadalë të konsolidohet dhe do kryeni disa shpenzime më tepër.

Peshorja

 

Gjatë kësaj dite do kaloni disa vështirësi, por me durim dhe guxim do arrini t’i kaloni. Nëse keni një lidhje, do jetë Dielli ai që do merret me jetën tuaj sentimentale. Ai do ua ndriçojë mendimet dhe do ju bëjë të tregoheni më të logjikshëm. Ju beqaret femrat do keni më shumë fat sesa ju meshkujt. Më në fund keni për ta gjetur personin e përshtatshëm. Në punë më në fund do vendosni kontakte me personat e duhur dhe do ecni me shpejtësi të madhe. Do ndiheni edhe më energjikë se më parë. Buxheti do vazhdojë ende të mbetet i paqëndrueshëm. Mundohuni të mos kryeni shpenzime të pamenduara.

Akrepi

 

Do i keni idetë shumë të qarta gjatë kësaj dite dhe nuk keni për të bërë gabime. Nëse keni një lidhje jeta juaj në çift do jetë shumë e zakonshme. Gjithçka do rrjedhë si zakonisht dhe ju nuk do keni as problemin më të vogël. Ju beqarët do merreni me çështje të rëndësishme dhe nuk do mendoni aspak për krijimin e një lidhjeje. Në punë gjërat nuk do zhvillohen ashtu si ju keni dëshiruar, megjithatë rezultati nuk ka për të qenë i keq. Pranojeni ndihmën që do iu japin kolegët dhe nuk keni për t’u penduar aspak. Në planin financiar duhet të tregoheni më të organizuar se më parë dhe nuk duhet kurrsesi të hidhni hapa të pamenduara.

Shigjetari

 

Do jeni intuitivë dhe shumë të vendosur gjatë kësaj dite. Nuk do ju mungojë asnjë çast motivimi dhe këmbëngulja për të arritur atje ku doni. Planetin Mars do e keni në krah. Për ju të dashuruarit do ketë momente të veçanta. Do zbuloni një anë tjetër të karakterit të partnerit dhe do e dashuroni akoma më shumë atë. Ju beqarët do jeni të përkëdhelurit e planetëve dhe do arrini ta gjeni princin tuaj të kaltër. Në punë do keni ide të emancipuara dhe do i habisni kolegët dhe shefat. Të gjithë do i kenë sytë nga ju dhe mezi do presin të shohin ku do arrini. Financat do varen nga mënyra sesi ju do veproni. Po hodhët hapa të pamenduara do keni vështirësi më vonë.

Bricjapi

 

Planetët do ju nxitin të jeni më diskretë gjatë kësaj dite dhe më të qetë se më parë. Nëse keni një lidhje, marrëdhënia në çift do karakterizohet nga delikatesa dhe ëmbëlsia. Do ndiheni shumë mirë në krahët e partnerit dhe emocionet do jenë të shumta. Nëse jeni beqarë do tërhiqeni nga disa persona që më parë i keni refuzuar. Do e keni disi të vështirë për ta afruar, por me këmbëngulje do ja dilni. Në punë duhet të shfrytëzoni përvojat që keni për të arritur sa më lart. Shumë kolegë do ju kenë zili madje për njohuritë që keni marrë prej vitesh. Gjendja e financave do jetë shumë më e mirë nga sa ju e keni menduar. Nuk pritet asnjë surprizë e keqe.

Ujori

 

Gjatë kësaj dite Venusin do e keni përherë në krah dhe do mund të realizoni të gjitha objektivat që i keni vënë vetes. Do jeni edhe më realistë dhe më bindës ndaj të tjerëve. Tek jeta e ju të dashuruarve asnjë planet nuk do ndikojë negativisht, prandaj çdo gjë do varet prej jush. Flisni hapur dhe mos besoni aspak tek fjalët e të tjerëve. Ju beqarët do i kushtoni më tepër vëmendje një personi që keni pak kohë që e njihni. Në punë do jeni aq të ngarkuar saqë mezi do gjeni kohë të merrni frymë. Vërtet do lodheni, por do arrin i shumë lart. Mërkuri do ju nxitë të merrni masa dhe të ndiqni strategji të mira në planin financiar. Gjendja do jetë shumë më e mirë.

Peshqit

 

Hëna do sjellë shumë të papritura gjatë kësaj dite kështu që duhet t’i bëni sytë katër. Dijeni se nuk do mungojnë as surprizat e bukura. Nëse jeni ne një lidhje merrini gjërat sa më shtruar dhe pranoni të flisni gjerë e gjatë me partnerin për disa tema delikate të së shkuarës. Njëherë duhet të bëni këtë kështu që sa më shpejt aq më të çliruar do ndiheni. Ju beqarët nuk duhet të pranoni çdo lloj ftese që do iu bëhet sepse mund ta lëndoni pa masë veten. Në punë Hëna, Dielli dhe Mërkuri do favorizojnë arritjet. Një person i panjohur mundet t’iu bëjë edhe një propozim që duhet ta mendoni me kujdes. Me financat do jeni inteligjentë dhe nuk do keni asnjë lloj tronditjeje. Do ndiheni më mire se kurrë më parë.

blank

HOROSKOPI E PREMTE 12 GUSHT 2022

Dashi

 

Sot do jeni shumë intuitivë dhe do ua lexoni shpirtrat atyre që keni pranë. Nëse jeni në një lidhje do vendosni të hiqni maskat dhe të tregoni fytyrën e vërtetë. Do ndiheni vetë më të çliruar, partneri do ju pëlqejë më shumë dhe do dashuroheni me më tepër pasion. Ju beqarët do takoheni me disa persona që as nuk i kishin ndeshur ndonjëherë më parë, por që do ua rrëmbejnë zemrën menjëherë. Edhe vetë do habiteni për ndikimin e madh që do kenë tek ju. Në punë do e bëni çdo gjë me qetësi dhe dëshirë kështu që nuk do ju dalin probleme. Do jeni edhe më kreativë se më parë. Financat do jenë të mira edhe pse mund të dobësohen paksa për shkak te disa objekteve të dekorimit që mund të blini.

Demi

 

Gjatë kësaj dite do keni nevojë të jeni gjithë kohës në lëvizje dhe të shtoni kontaktet me të tjerët. Nëse keni një lidhje, ndjenjat do jenë të thella, por një dyshim që keni mbi partnerin nuk do kalojë pa ua prishur ditën. Bëni kujdes sepse ai po kërkon thjesht t’iu bëjë pak xhelozë. Ju beqarët duhet të ndryshoni paksa mënyrën tuaj të joshjes dhe duhet të tregoheni here herë edhe indiferente. Do keni më shumë sukses në këtë mënyrë. Në punë do kërkoni të ndryshoni gjithçka vetëm për të pasur arritje më të mëdha. Mund të mendoni edhe për ndonjë specializim të ri. Ditë e kënaqshme për sektorin financiar. Bëni ato shpenzime që kishit planifikuar pa u stresuar.

Binjakët

 

Marsi do ju bëjë edhe më energjikë gjatë kësaj dite. Do mendohen gjatë dhe do mundohen të zgjidhni edhe disa probleme të mbetura pezull. Nëse keni një lidhje të dy me partnerin do bëni çmos që ta përmirësoni situatën në çift. Edhe pse do keni shumë për të bërë, planetët do ua lehtësojnë gjërat. Nëse jeni beqare, do jeni më ëndërrimtare dhe do e prisni princin e kaltër t’iu bjerë nga qielli. Ky do jetë një gabim i madh. Po nuk kërkuat vetë nuk keni për ta gjetur asnjëherë. Në punë do ju aprovohet ajo që keni kërkuar dhe do fluturoni nga gëzimi. Tashmë do jeni edhe më të sigurt se gjërat nesër do jenë më mirë. Për sektorin financiar nuk do keni nevojë të shqetësoheni sepse ai do jetë i mirë. Gjithsesi tregohuni te matur me shpenzimet.

Gaforrja

 

Sinqeriteti i kësaj dite do bëjë që gjërat t’ju ecin gjatë gjithë kohës mirë sot. Të gjithë do ju shohin me sy pozitiv. Nëse keni një lidhje, jeta juaj në çift do ndikohet pozitivisht nga yjet. Do merreni vesh më së miri dhe do i zgjidhni edhe disa telashe të vjetra. Për ju beqarët do jetë një ditë premtuese. Duhet në çdo moment t’i bëni sytë katër në mënyrë që të kapin mundësitë më të mira. Në punë do jeni shumë të zotë për veten dhe nuk do ngurroni t’iu jepni një shtysë edhe kolegëve tuaj më të mirë. Lëndimet nuk do jenë aspak pjesë e juaja. Në planin financiar ndikimi i yjve do jetë kontradiktor dhe mund të lindin probleme të njëpasnjëshme. Mundohuni të merrni masa sa më parë.

Luani

 

Hëna do sjellë disa turbullira të vogla gjatë kësaj dite, megjithatë ju do dini t’i kaloni me shumë sukses. Asnjë sfidë nuk do ju duket e pamundur. Nëse keni një lidhje, marrëdhënia me partnerin do thellohet edhe më shumë. Do i shprehni edhe më hapur ndjenjat tuaja dhe gjithçka do ecë më mirë. Ju beqarët do jeni më joshës se kurrë dhe do arrini ta bëni për vete atë që keni pëlqyer prej disa javësh. Në punë do keni ide të shumta sesi të dilni nga të gjitha situatat e sikletshme. Do jeni edhe dëgjues shumë të mirë dhe do përfitoni nga kjo gjë. Financat do mbeten delikate. Mos kryeni asnjë shpenzim të pamenduar sepse gjendja mund t’iu dalë jashtë kontrollit.

Virgjëresha

 

Hëna do ju shtyjë të zgjeroni horizontet gjatë kësaj dite dhe do provoni edhe gjëra që nuk i kishit menduar. Për ju të dashuruarit do ketë bashkëpunim, harmoni dhe përkujdesje reciproke. Sot gjithçka do ecë për bukuri mes jush dhe atij që keni në krah dh do ndiheni shpesh sikur jeni mbi re. Ju beqarët do jeni më të rezervuar dhe nuk do hidhni asnjë hap pa qenë të sigurt. Në fakt kështu keni për të humbur disa mundësi interesante që nuk vijnë shpesh në jetë. Në punë do hidhni hapa para edhe pse me shumë vështirësi e përpjekje. Pasi të binden shefat mund t’iu ofrojnë edhe një pozicion të ri. Në planin financiar gjendja do jetë e mirë dhe do ndiheni mjaft të kënaqur.

Peshorja

 

Kjo ditë ka për të qenë mjaft interesante dhe me risi sidomos për planin profesional. Do dini si të shfrytëzoni çdo mundësi që do iu jepet për të treguar veten. Nëse keni një lidhje, marrëdhënia në çift do ketë përmirësime të ndjeshme. Do qëndroni më afër njëri-tjetrit dhe do flisni me qetësi edhe për disa mosmarrëveshje të së shkuarës. Ju beqarët nuk duhet të gjeni pretekste vetëm për të shmangur takimet sepse gjithçka do jetë në demin tuaj. Jeta profesionale do jetë ashtu si nuk ka qenë kurrë më parë. Do ndiheni të lirë dhe do keni ide fantastike. Çdo gjë do e bëni me rregull dhe asnjë moment nuk do ju dalin të papritura. Në planin financiar fati do jetë në anën tuaj dhe çdo gjë do ecë ashtu si duhet.

Akrepi

 

Hëna do nxisë takimet gjatë kësaj dite, por ka rrezik t’iu shpërqendrojë nga disa objektiva të rëndësishme. Nëse jeni në një lidhje mundohuni të gjeni kohë për ta kaluar me partnerin e pse jo të organizoni darka romantike. Po e latë shumë pas dore atë, shumë shpejt do fillojnë problemet. Për beqarët mundësitë për takime do jenë të vazhdueshme kështu që duhen shfrytëzuar në maksimum. Në punë entuziazmi do ju pushtojë dhe do e bëni me qejf çdo gjë që do ju kërkohet nga eprorët. Do ndiheni edhe më krenarë për veten. financat do jenë paksa të turbullta prandaj duhet të jeni shumë të kujdesshëm.

Shigjetari

 

Mundohuni të mos shkëputeni asnjë moment nga realiteti sot dhe të mos nxitoheni për asgjë. Mos lejoni entuziazmin t’iu përfshijë dhe t’iu marrë me vete. Nëse keni një lidhje do keni shumë dëshirë të kaloni sa më tepër kohë me atë që dashuroni dhe mundet të lindi çdo gjë tjetër pas dore. Ky do jetë një gabim që do e kuptoni shpejt. Ju beqarët do e keni të vështirë të gjeni një person që do ju përshtatet plotësisht dhe do preferoni të mos hidhni asnjë hap. Në punë do jeni shumë të zënë dhe në disa momente do ju duket sikur do ju merret fryma. Në planin financiar mund të keni edhe surpriza të këqija po nuk bëtë kujdes.

Bricjapi

 

Mërkuri do ua ndërlikojë goxha jetën gjatë kësaj dite. Do bëheni edhe më të ndjeshëm dhe do vuani si rrallë herë. Për ju të dashuruarit priten probleme goxha të mëdha sot. Asgjë nuk ka për të ecur ashtu si do e kishit dëshiruar dhe kjo për fajin tuaj. Ju beqaret do jeni të parrezistueshëm dhe do merrni plot propozime dhe ftesa. Bëni disa seleksionime në mënyrë që të gjeni personin më të përshtatshëm. Në punë për fat të keq nuk do mund t’iu realizohet dot projekti që keni menduar dhe kjo do ju bëjë tejet pesimistë për të ardhmen. Gjendja e financave fatmirësisht do jetë më e qëndrueshme se disa kohë më parë.

Ujori

 

Sot bëni aq sa mundeni dhe ndihmojini të afërmit tuaj. Përvoja dhe vështirësitë që keni kaluar në jetë ju kanë mësuar shumë. Nëse jeni në një lidhje do ndiheni më të lirë se më parë dhe do ndiheni të çliruar për të shprehur ndjenjat ashtu si do i keni në zemër. Nuk do ketë më izolime për ju. Ju beqarët do keni gjithashtu ndryshime. Do e shihni me një sy tjetër një mik dhe mund të filloni të ndieni për të. Venusi do e privilegjojë jetën tuaj profesionale. Do jeni në humor shumë të mirë dhe dinamizmi do ju shoqërojë gjithë kohës. Asgjë nuk ka për të qenë e pamundur për ju. Shpenzime mund të bëni pak më tepër dhe gjendja do mbetet e mirë.

Peshqit

 

Marsi dhe Urani do ju rikthejnë në të shkuarën sot dhe mund të bëheni paksa nostalgjikë. Nëse jeni në një lidhje nuk do përjetoni dot emocionet që keni ëndërruar. Si ju ashtu edhe partneri do jeni plot angazhime dhe nuk do keni shumë kohë për njëri-tjetrin. Ju beqarët nuk do e keni prioritet gjetjen e dashurisë kështu që do i merrni gjërat me qetësi. Në punë nervozizmi do ju prishë punë. Ndonjëherë do e keni të vështirë të përqendroheni dhe nuk do i arrini në kohë objektivat. Me shpenzimet tregohuni vigjilentë. Po e kaluar edhe pasditen pa probleme situata do jetë me nën kontroll.

blank

HOROSKOPI E ENJTE 11 GUSHT 2022

Dashi

 

Hëna do ju bëjë shumë të ashpër gjatë kësaj dite dhe ndonjëherë as nuk do logjikoni për ato që do bëni. Nëse keni një lidhje mundohuni të gjeni gjuhën e duhur për të folur me partnerin sepse po gabuat do fillojnë konfliktet pa mbarim. Nëse jeni beqarë do keni vetëm disa takime normale dhe do mbeteni serish vetëm. Nuk ka ardhur ende dita juaj me fat. Në punë do ndiheni mirë në mjedisin ku do ushtroni aktivitetin dhe do merrni vlerësime nga shefat. Sido që te jetë mirë është që herë pas here të çlodheni. Ne planin financiar gjithçka do ndryshoje për mire fale mbështetjes se madhe qe do iu japin disa familjare.

Demi

 

Planetët do ua ndriçojnë mendimet gjatë kësaj dite dhe do bëni çdo gjë ashtu siç duhet. Ju që keni një lidhje do jeni mjaft bujarë me partnerin tuaj dhe do e lini më të lirë atë. Ai do e vlerësojë këtë gjë dhe do dijë si t’ua shpërblejë. Përgatituni për një mbrëmje të zjarrtë. Nëse jeni beqarë nuk duhet të thurni ëndrra të parealizueshme sepse vetëm sa do e lëndoni veten me tepër. Kthehuni në realitet dhe bëni durim. Në punë do inkurajoheni edhe nga kolegët dhe do mund të hidhni hapa gjigande. Në planin financiar do fryjë një stuhi e madhe për shkak të gabimeve që keni bërë kohët e fundit.

Binjakët

 

Gjatë kësaj dite do jeni gjithë kohës në humor dhe të gatshëm për të bërë edhe ndonjë çmenduri të vogël. Ju që keni një lidhje do e keni të vështirë t’i rezistoni tundimit dhe ka rrezik ta tradhtoni që në mesdite partnerin tuaj. Do i hapni telashe vetes dhe do i vuani gjatë pasojat. Ju beqarët do influencoheni tej mase nga miqtë dhe do i pyesin ata për çfarëdo lloj gjëje. Në punë nuk duhet të ankoheni për asgjë sepse shefat ua kanë krijuar të gjitha kushtet që ju të ushtroni profesionin tuaj sa më rehat. Në planin financiar do jeni shumë të matur dhe gjendja do mbetet e qëndrueshme. Vazhdoni në rrugën e nisur.

Gaforrja

 

Do jeni shumë këmbëngulës gjatë kësaj dite, por mirë është të mos ja keni shumë besën askujt. Ndonjëherë personat që duken të heshtur do ju sjellin problemet më të mëdha. Nëse keni një lidhje çdo gjë që keni dashur do ju plotësohet prandaj do ndiheni më mirë se kurrë më parë. Partneri do ju gjendet në çdo moment pranë. Ju beqarëve do ju ndryshojë rrënjësisht jeta pas një propozimi që do ju bëjë dikush. Në punë do jeni shumë ambiciozë dhe të paduruar. Dëgjojini me kujdes këshillat e kolegëve sepse do ju flasin për mirë. Financat do jenë goxha të mira, megjithatë mirë është që të qëndroni larg shpenzimeve të konsiderueshme.

Luani

 

Ditë plot ndriçim ka për të qenë kjo e sotmja. Zemra do ndihet e qetë dhe do jeni edhe më optimistë. Nëse gjithë këtë kohë keni kërkuar harmoni në jetën tuaj në çift, sot do mund ta arrini atë. Keni për t’u habitur edhe vetë sesi gjërat do ju ndryshojnë në atë mënyrë. Ju beqarët nuk do ndiheni ende gati për të pasur dikë në krah dhe do preferoni të qëndroni vetëm. Në punë do ngarkoheni edhe më shumë. Kjo do ju trembë pak fillimisht, por me kalimin e orëve do qetësoheni. Në fakt vërtet do lodheni, por do merrni më shumë përfitime. Në planin financiar fatin do e keni në krah dhe buxheti ka për t’u përmirësuar goxha. Mos abuzoni me shpenzimet gjithsesi.

Virgjëresha

 

Miqësia është një vlerë e çmuar për ju dhe sot do forcohet akoma dhe më shumë. Do kaloni kohë pranë miqve më të mirë. Nëse jeni në një lidhje do keni fatin e madh që partneri do jetë i kuptueshëm dhe nuk do mërzitet për mungesën e vëmendjes. Më e mira është të flisni me të hapur për gjithçka dhe në mbrëmje t’i bëni ndonjë surprizë. Ju beqarët do doni vetëm të argëtoheni sa më shumë dhe do preferoni edhe aventurat kalimtare. Në punë shpirti i ekipit do ju çojë akoma më lart. Kolegët dhe klientët do thonë fjalët më të mira për ju. Dini të dini si do jenë paratë? Gjendja do jetë më ë mirë se dje dhe kjo do ju bëjë optimistë.

Peshorja

 

Gjatë kësaj dite do jeni shumë më të motivuar dhe më të vëmendshëm. Vërtet do lodheni pak, por keni për të arritur shumë më lart nga sa e kishit menduar. Nëse jeni në një lidhje do bëni plane për të ardhmen dhe do e organizoni në atë mënyrë ditën që do përjetoni sa më shumë momente të lumtura. Për të gjithë ju që ende nuk e keni krijuar një lidhje, sot do jetë dita më e përshtatshme. Një person shumë interesant do iu dalë para në një moment kur të jeni vetëm. Në punë herë pas here do jeni të ngarkuar, por disa miq do ju mbështesin dhe do ju këshillojnë si duhet. Financat nuk do jenë aspak të favorizuara. Për këtë arsye nuk duhet të bëni shpenzime të mëdha.

Akrepi

 

Gjatë kësaj dite do preferoni të heshtni në vend që të thoni gjëra që mund të lëndojnë të tjerët. Marrëdhënia juaj me partnerin do jetë paksa delikate. Ju do jeni në forme të shkëlqyer, por komunikimi me partnerin do jetë shume i vështirë. Nëse zemra juaj është ende e lirë, mundësitë për takime do jenë të shumta. Kujdes mos pëlqeni dikë që nuk do ua kthejë pëlqimin. Në punë herë pas here do jeni të stresuar dhe kjo mund t’iu largojë nga objektivat. Çdo gjë ka për të qenë e vështirë. Financat do pakësohen sepse nuk do i bëni dot ballë dëshirës së madhe për shpenzime.

Shigjetari

 

Gjatë kësaj dite do jeni shumë të ndjeshëm dhe kjo mund të bëjë që të keni edhe ndonjë pakënaqësi ndaj të tjerëve. Sido që të vijnë punët më mirë ruani qetësinë dhe mos flisni pa u menduar. Për ju që keni një lidhje, klima yjore do jetë gjithë kohës e ekuilibruar. Do dashuroheni pa dorashka me partnerin dhe mund të vendosni të bëni edhe diçka që ju ka pëlqyer gjithmonë. Ju beqarët nuk do jeni gati të ndryshoni statusin edhe pse mundësitë që do ju shfaqen do jenë fantastike. Në punë ngarkesa e madhe mund të shtojë stresin dhe mund t’iu shpërqendrojë disi. Gjendja e financave do varet nga shpenzimet që do kryeni dhe nga mënyra e organizimit.

Bricjapi

 

Gjatë kësaj dite Marsi do nxitë edhe më shumë besimin në vetvete. Nga ana tjetër do jeni të logjikshëm dhe do e dini mirë si e kur të veproni. Për ju që keni një lidhje do jetë një ditë e begatë, plot ngjyra e hare. Do përjetoni kënaqësi dhe emocione të pafundme. Ju beqarët do ua kushtoni gjithë kohën e lirë miqve dhe nuk do e keni mendjen për të filluar një lidhje serioze. Në punë nuk do jetë synimi juaj bërja e gjërave, por gjetja e mënyrës së kalimit në një tjetër stad edhe më të lartë. Në planin financiar gjendja do jetë e shkëlqyer dhe do kryeni edhe investime afatgjata. Do ndiheni mirë në çdo moment sepse do mund të kryeni çdo shpenzim.

Ujori

 

Për shkak të ndikimit të fortë të Hënës sot ju do kërkoni çdo gjë menjëherë. Çdo sekondë e ikur kot do ju duket një përjetësi që duhet ta shfrytëzonit. Nëse keni një lidhje mos u bëni tekanjozë dhe të paduruar sepse keni për të pasur vetëm probleme. Ju beqarët do jeni dominues në ambientin ku do qëndroni dhe të gjithë do i kenë sytë nga ju. Mund të merrni edhe propozime interesante. Në punë do merrni mbështetje dhe besim nga të gjithë kështu që gjërat do ju ecin më së miri. Nuk do zhgënjeheni aspak nga vetja. Gjendja e financave do lerë shumë për të dëshiruar kështu që mundohuni të kryeni vetëm shpenzimet e nevojshme.

Peshqit

 

Neptuni do ju nxitë të reflektoni me kujdes në çdo moment dhe të mos bëni gabime. Do i vlerësoni edhe këshillat e të tjerëve. Nëse keni një lidhje duhet patjetër të tregoheni akoma më të duruar. Partneri ju do pafundësisht, por ngarkesa profesionale ka bërë që të mos ju kushtojë vëmendjen maksimale. Nëse jeni beqarë mendojini gjerë e gjatë gjërat para se të hidhni hapa sepse nuk do ketë më kthim mbrapa. Në punë po u treguat pak të duruar do dilni më të fituar. Mundohuni që për çdo gjë të bashkëpunoni fort me kolegët dhe të mos mbani kokën mënjanë për problemet e së shkuarës. Gjendja financiare nuk do jete e keqe, përkundrazi mund të kryeni edhe ndonjë investim.

blank

HOROSKOPI E MËRKURË 10 GUSHT 2022

Dashi

 

Mos mendoni për problemet që keni kaluar, por shihni vetëm drejt së ardhmes me sa më shumë pozitivitet. Për ju që jeni në një lidhje nuk do ndodhë asgjë e veçantë. Merrini gjërat si t’ju vijnë dhe bëni atë që do ndjeni sepse në fund të fundit një jetë keni. Nëse jeni beqarë do keni mundësi reale për të ndryshuar statusin dhe për të takuar princin tuaj të kaltër. Në punë do jeni shumë kreativë dhe nuk do keni frikë të provoni gjëra të reja. Çdo gjë do ju realizohet dhe shefat do mahniten. Me financat nuk do i keni punët mirë. Edhe pse do dëshironi, nuk do mundni dot ta frenoni veten kur të shpenzoni.

Demi

 

Me ardhjen e Diellit në qiellin tuaj, do jeni më në humor dhe më të gatshëm për të bërë lëshime. Nëse keni një lidhje, marrëdhënia në çift do thellohet edhe më shumë dhe do e keni më të lehtë të flisni hapur me partnerin. Paragjykimet duhet t’i lini mënjanë. Ju beqarët do ndiheni gjatë gjithë kohës të dëshiruar nga të tjerët dhe do e fillojnë menjëherë një lidhje. Në punë herë pas here do përtoni të hidhni hapa, por do i jepni kurajë vetes dhe do bëni atë që duhet. Perspektivat janë goxha më të mira sesa mendonit. Në planin financiar do keni probleme të njëpasnjëshme dhe nuk do arrini dot të kryeni as shpenzimet më të nevojshme.

Binjakët

 

Mërkuri dhe Marsi do ju japin forcë për të treguar atë që doni dhe për të përballuar çdo gjë me sukses. Ju që jeni në një lidhje do keni një ditë të kënaqshme dhe pa probleme. Dashurohuni ashtu si ta mendoni se është më mirë. Për juve që jeni vetëm priten takime të rëndësishme. Ka mundësi që gjithçka të ndryshoje njëherë e mirë dhe zemra do ndihet e plotësuar. Në punë do jetë Jupiteri ai që do ju bëjë më të guximshëm dhe më kompetentë. Gjërat do ju shkojnë edhe më mirë nga sa kishit menduar. Saturni do ju ndihmojë në planin financiar dhe do e rigjeni ekuilibrin e munguar. Tashme do ndiheni më të qetë se më parë.

Gaforrja

 

Atmosfera do jetë elektrizuese dhe shpesh e zymtë gjatë kësaj dite. Asgjë nuk do ju ecë si keni parashikuar. Ju që jeni në një lidhje do keni konflikte të vogla, por që fatmirësisht pa pasoja të rënda. Në mbrëmje çdo gjë do zgjidhet dhe qetësia do mbizotërojë. Ju beqarët do dashuroheni kokë e këmbë me dikë dhe do fiksoheni pas dikujt. Në punë do iu jepet detyra e mbikëqyrjes së të tjerëve. Vërtet do e keni pak të vështirë ta bëni këtë sidomos me kolegët e vjetër, por do jeni të detyruar. Në planin financiar mos shpenzoni shuma të mëdha sepse keni për t’u gjendur në situata shumë të vështira më pas.

Luani

 

Sot do jeni të zotët të lëvizni edhe male për të arritur atje ku dëshironi. Gjithsesi gjithmonë do bëni kujdes të mos nxitoheni. Për ju që keni një lidhje do jetë ditë pasionante kjo e sotmja. Do përjetoni ndjesi të reja të cilat do ua shtojnë dëshirën për të jetuar. Ju beqarët do realizoni takime nga më të veçantat dhe do hidhni hapat e para drejt krijimit të një lidhjeje. Në punë Mërkuri do jetë planeti më i favorshëm dhe do ju ndihmojë t’i përshpejtoni më shumë gjërat. Në planin financiar do jeni më të organizuar se më parë dhe do dini si t’i kryeni me maturi shpenzimet. Nuk do mendoni vetëm për të sotmen.

Virgjëresha

 

Ka ardhur koha të kënaqni veten sot. Dëgjoni vetëm zemrën dhe mos mendoni për asnjë gjë tjetër. Për ju që jeni në një lidhje gjithçka do ndodhë si me magji dhe emocionet e kënaqësitë do jenë të papërshkrueshme. Ju beqarët do ndihmoheni nga Jupiteri dhe do afroheni më tepër pranë personit që pëlqeni. Tashmë do e keni më të lehtë t’ia shprehin ndjenjat atij në një mënyrë të veçante. Në punë do keni një marrëdhënie të shkëlqyer me kolegët dhe shefat dhe do e bëni detyrën me më shumë qejf. Financat do varen nga ju. Po shpenzuat shuma të konsiderueshme menjëherë do përballeni me vështirësi pa fund.

Peshorja

 

Sot do përballeni me një sfide shumë të madhe, atë të kanalizimit të energjive. Ju të dashuruarit do jeni shumë të qetë dhe nuk do nxitoheni për asgjë. Edhe pse partneri nuk do ju kushtojë rëndësinë e duhur ju nuk do mërziteni , por do tregoheni të duruar. Ju beqarët duhet të ndryshoni skemën e zakonshme të joshjes në mënyrë që të arrini sa më parë të bëni për vete një person me vlera. Në punë do vazhdoni projektet e nisura dhe shefat mund t’iu vlerësojnë për përkushtimin. Në planin financiar do i keni të gjitha aftësitë për ta menaxhuar sa më mirë situatën dhe do i mbani të ardhurat nën kontroll.

Akrepi

 

Çdo gjë do ju duket e vështirë për t’u menaxhuar sot dhe ndonjëherë do mendoni se jeni tërësisht të pazotë. Ju që keni një lidhje do jeni shumë të turbullt dhe nuk do dini çfarë hapash të hidhni. Mirë do jetë të mbani paksa distancë nga partneri derisa të qartësoheni. Do ju bëjë mirë të dyve. Ju beqarët do takoni princin e kaltër dhe do futeni në një tjetër etapë. Gjithçka tashmë do ju duket rozë. Në punë duhet t’iu qëndroni besnikë ideve tuaja dhe duhet të vazhdoni të përdorni metodat që jeni mësuar t’i përdorni. Rezultatet do jenë shumë të mira dhe askush nuk do ju kritikojë. Në planin financiar do keni goxha probleme të cilat vetë nuk do arrini dot t’i zgjidhni. Kërkoni sa më parë ndihmë.

Shigjetari

 

Sot nuk do jeni asnjë moment të kënaqur me ato që do arrini dhe do kërkoni të bëni shumë më tepër. Për ju që keni një lidhje priten ndryshime të mëdha. Do jeni më të hapur dhe komunikues me partnerin prandaj do sqaroheni për çdo. Ju beqarët do filloni një jetë shumë më ndryshe falë takimeve të mahnitshme që do realizoni. Në punë do merreni vesh shumë mirë me kolegët dhe mund t’iu propozoni atyre një bashkëpunim më të fortë për një projekt të madh. Çështjet e financave do varen tërësisht nga mënyra sesi ju do i menaxhoni ato. Po u treguat të pakujdesshëm dhe të shpenzoni pa mbarim do keni probleme të jashtëzakonshme.

Bricjapi

 

Gjatë kësaj dite dashuria dhe marrëdhënia shoqërore do jenë prioritet. Nëse arrini t’iu jepni rëndësinë e duhur do ndiheni më të gëzuar. Nëse jeni në një lidhje do kaloni një ditë të bukur. Partneri do ua plotësojë të gjitha dëshirat dhe keni për t’u ndier më mire se kurrë më parë. Nëse jeni beqarë do dashuroheni me shikim të parë me një person të ri në punë dhe do ja shprehin atij këtë gjë me shikime dhe gjeste. Në punë do luftoni shumë për të arritur atje ku doni dhe për asnjë moment nuk do keni dyshime për hapat që duhet të hidhni. Buxheti nuk do jetë në gjendjen më të mirë të mundshme, por gjithsesi me i kënaqshëm se disa ditë më parë.

Ujori

 

Mërkuri do e shtojë imagjinatën tuaj gjatë kësaj dite dhe do ju ndihmojë të realizoni të gjitha projektet që kishit menduar. Të shkuarën e hidhur do e lini pas krahëve. Nëse jeni në një lidhje, përveçse partnerë do jeni edhe miq me njëri-tjetrin kështu që çdo moment ka për të qenë i ngrohtë. Çdo problem do e përballoni së bashku. Nëse jeni beqarë do e kaloni gjithë kohën me miqtë dhe mund të keni vetëm dashuriçka platonike sot. Në punë, ndryshe nga zakonisht nuk do doni aspak të luftoni e të ndesheni. Do preferoni të qëndroni në një ambient harmonik sepse kjo gjë do ju frymëzojë më tepër. Financat do jenë në përmirësim e sipër.

Peshqit

 

Sot do jeni gati të eksperimentoni në çdo moment dhe mund të ndërmerrni edhe ndonjë rrezik. Ju të dashuruarit do keni një mëngjes të zakonshëm, por pas mesdite shume gjëra do ndryshojnë, Do e surprizoni partnerin dhe në fakt atij do i pëlqejë pafund gjithçka që do i propozoni. Ju beqarët do e rigjeni buzëqeshjen pas kaq shumë kohësh. Për ju mund të fillojë një etapë e re. Në punë nuk keni për të pasur asnjë lloj problemi. Nëse shefat ju propozojnë diçka të re, nuk do mendoheni dy herë para se të pranoni. Në fakt kjo është gjëja më e mirë që mund të bëni. Edhe në planin financiar do merrni masa dhe gjendja do mbetet e kënaqshme.

blank

HOROSKOPI E MARTË 9 GUSHT 2022

Dashi

 

Dita e sotme do jetë e ndriçuar nga yjet prandaj çdo gjë ka për t’iu shkuar si e kishit menduar. Nëse jeni në një lidhje do e bazoni marrëdhënien tek besimi reciprok dhe do i kushtoni më shumë vëmendje intimitetit. Darka do jetë vërtet e nxehtë. Nëse jeni beqarë do keni shumë pretendentë dhe do iu jepet mundësia të bëni zgjedhjen e duhur. Në punë do e bëni çdo gjë më së miri dhe shefat do ua vënë në dukje. Ata ndihen me fat që ju kanë pjesë të stafit e madje mund t’iu japin edhe ndonjë shpërblim. Buxheti nuk do jetë i keq, por duke qenë se adhuroni të bëni dhurata mundet që ai të pakësohet.

Demi

 

Sot do reflektoni më me kujdes dhe do mendoni për gjithçka që keni kaluar dhe që mendoni të kaloni. Nëse jeni në një lidhje ka rrezik që komunikimi në çift të lërë për të dëshiruar. Partneri do merret me punë dhe mundet t’iu lërë pas dore. Nëse jeni beqarë nuk do keni frikë as të provoni aventura kështu që dita e sotme do jetë interesante. Në punë do ndiheni më të qetë. Do i kuptoni gabimet e bëra dhe do bëni të pamundurën për të mos i përsëritur më. Me pak më shumë guxim do kaloni gjithçka. Financat do kenë goxha përmirësime dhe kjo nga ndihma e të afërmve.

Binjakët

 

Hëna dhe Jupiteri do ju bëjnë me kreativë sot. Do keni më shumë nevojë të qeshni e të argëtoheni dhe për t’u përmbushur plotësisht do jeni të gatshëm të bëni çdo gjë. Nëse keni një lidhje do jeni me te disponueshem ndaj partnerit tuaj dhe marrëdhënia në çift do jetë më e mirë. Nëse jeni beqarë do dashuroheni kokë e këmbë me një person që sapo e keni njohur dhe do filloni një lidhje të qëndrueshme. Në punë duhet ta shtoni pak ritmin sepse po vazhduar si keni nisur nuk do e përfundoni atë që synoni. Në planin financiar gjendja do fillojë të përmirësohet dalëngadalë dhe nuk do keni aspak probleme për të kryer çdo lloj shpenzimi të menduar.

Gaforrja

 

Do bëni mirë të mos nxitoheni për asgjë sot sepse vetëm ashtu gjërat do ju ecin mirë e pa probleme. Nëse jeni në një lidhje do keni nevojë në çdo moment për partnerin tuaj që të merrni frymë lirisht. Ai nga ana tjetër do ju përgatisë surpriza të njëpasnjëshme. Nëse jeni beqarë do ndiheni gati për të bërë edhe çmenduri vetëm që ta gjeni personin ideal. Në punë nuk do ju ecin gjërat si duhet dhe në disa momente mund të mendoni edhe të hiqni dorë nga gjithçka e t’ia mbathni.. Në planin financiar duhet të bëni disa kursime që gjendja të mos ketë asnjë lloj problemi. Me pak mundim do ja dilni mbanë.

Luani

 

Yjet nuk do ju favorizojnë gjatë kësaj dite. Nuk do keni as vullnet për ta ndryshuar situatën, por gjithë kohës do jeni të irrituar. Për ju që jeni në një lidhje kjo do jetë një ditë goxha e tensionuar. Do debatoni për çdo lloj gjëje me partnerin dhe do ndiheni keq në disa momente. Ju beqarët do përballeni me zhgënjime që në mëngjes dhe gjithë ditën do e kaloni me mërzi. Në punë vërtet do jeni ambiciozë, por nuk do jeni të duruar. Kjo do jetë arsyeja pse nuk do arrini dot aq lart sa keni menduar. Në planin financiar vazhdoni të shpenzoni nga pak në mënyrë që situata të mos ju dalë jashtë kontrollit.

Virgjëresha

 

Gjatë kësaj dite duhet të jeni të përgatitur për çdo gjë sepse jo të gjitha gjërat mund të parashikohen paraprakisht. Jeta juaj në çift do ketë ndikim shumë të madh nga planetët. Herë do jeni në humor të mire dhe herë do konfliktoheni për gjëra të kota me partnerin. Nëse jeni beqarë do flirtoni gjithë kohës me disa persona që në fakt nuk ja vlejnë. Kujdes mos bëni gabime. Nëse jeni në një punë tuajën dhe jeni vetë shefi, mirë është që të reflektoni para se të merrni vendime. Nëse punoni në një kompani private nuk do keni vështirësi. Financat menaxhojini me përkujdes në mënyrë që gjithçka të ecë më së miri.

Peshorja

 

Planetët sugjerojnë të jeni më të duruar sot dhe më të fshehtë në gjithçka. Nëse keni një lidhje gjërat nuk do ju ecin për mrekulli me partnerin. Të dyja palët do jeni kokëfortë dhe të pabindur dhe kjo do krijojë konflikte herë pas here. Po vazhduat kështu gjërat do ju përkeqësohen edhe më tepër. Ju beqarët do ndiheni të pasigurt për hapat që do hidhni dhe do preferoni të prisni edhe pak kohë. Në punë do jeni disi më të motivuar dhe falë mbështetjes së disa kolegëve të vjetër do jeni më të gatshëm për t’u përballur me sfida më të mëdha. Financat nuk do jenë të shkëlqyera kështu që më mirë hiqni dorë nga disa gjëra qejfi.

Akrepi

 

Sot do përballeni me goxha vështirësi emocionale dhe shpesh nuk do jeni në gjendje të kuptoni se çfarë doni vërtet. Nëse keni një lidhje duhet të përfitoni nga çdo moment kur të jeni pranë partnerit për të folur me të për çdo gjë madje edhe për brengat që ndieni. Më mirë kështu sesa të vuani përbrenda. Do ju duhet herë pas herë të jeni edhe të duruar. Nëse jeni beqarë do keni një teknikë joshjeje të pagabueshme dhe do arrini të bëni për vete cilindo. Në punë do jeni më kreative dhe Mërkuri do ju mbështesë të realizoni të gjitha projektet që do keni në kokë. Sektori i financave do përbëjë një tjetër sfidë për ju. Po ja dolët ta mbani edhe sot të stabilizuar situata do përmirësohet.

Shigjetari

 

Gjatë ditës së sotme do reflektoni shumë herë para se të veproni dhe çdo hap do hidhet i mirëmenduar. Jeta ne çift do vazhdoje te ece me se miri gjate gjithë kësaj dite. Nuk do keni asnjë debat apo problem me partnerin dhe do filloni ta shohin me një sy tjetër te ardhmen. Beqaret do jene me shume se kurrë kureshtare dhe do dëshironi të provojnë emocione të reja. Në punë nuk do ju mungojë motivimi, megjithatë nuk mund të thuhet se nuk do ju dalin pengesa dhe vështirësi sot. Marsi do sjellë goxha probleme financiare. Merrni masa sa më shpejt sepse gjendja do jetë vërtet e vështirë.

Bricjapi

 

Sot do jeni disi më nostalgjikë dhe do keni nevojë të kuptoni të shkuarën në mënyrë që të projektoni të ardhmen. Nëse jeni në një lidhje edhe pse do i flisni për shumë gjëra partnerit do ju duket sikur po iu flisni mureve. Ai nuk do jetë prezent me mendje dhe as do ua vërë veshin fare. Nëse jeni beqarë duhet patjetër të mendoheni mirë para se të hidhni hapa në mënyrë që të mos lëndoheni. Në punë, pavarësisht problemeve dhe vështirësive që do kaloni nuk do e humbisni optimizmin. Buxheti do jetë i kënaqshëm pavarësisht parave që keni investuar së fundmi.

Ujori

 

Dita e sotme do jetë shumë e animuar. Urani dhe Hëna do ju nxitin të shihni vetëm drejt së ardhmes. Mund të ndërmerrni edhe rreziqe vetëm që çdo gjë të bëhet ashtu si e keni ëndërruar. Për ju që keni një lidhje kjo do jetë një dite e këndshme dhe e mbushur me bashkëpunim. Çdo gjë do ju ecë për mrekulli kështu që mos u shqetësoni. Ju beqarët duhet të bëni kujdes me euforinë e tepruar e cila mund t’iu çojë drejt gabimeve. Në punë, nëse gjërat kohët e fundit nuk kanë funksionuar si duhet, sot duhet të merrni disa masa më strikte. Flisni edhe me kolegët apo shefat nëse do ju duhet ndihmë. Financat do rriten më shumë nga sa e kishit imagjinuar. Do iu jepet mundësia edhe të hiqni ndonjë para mënjanë.

Peshqit

 

Ka mundësi që Hëna t’iu bëjë shumë impulsivë gjatë kësaj dite dhe mund të merrni vendime që nuk duhet t’i merrnit. Nëse keni një lidhje duhet të bëni të pamundurën për ta dëgjuar më shumë partnerin dhe për të mos vepruar kuturu. Po bëtë gabime sot do i vuani gjatë pasojat. Ju beqaret do keni një nevojë të papërmbajtshme për të krijuar një lidhje dhe do shpreheni pa dorashka. Në punë do jeni shumë të ngarkuar dhe nuk do ndaleni për asnjë moment. Në fakt këshillohet që herë pas here të bëni pushime të shkurtra për t’u frymëzuar edhe më shumë. Buxhetin mbajeni nën kontroll sepse përndryshe do vuani.

blank

HOROSKOPI I JAVËS 8-14 GUSHT 2022

Dashi

 

Mundohuni të jeni më optimistë këtë javë dhe gjithçka do ju ecë më mirë. Ju qe jeni në një lidhje nuk duhet t’i dramatizoni gjërat sepse do e prishni harmoninë me dorën tuaj. Mundohuni që herë pas here të hapni edhe rrugë. Ju beqarët do jeni të ndjeshëm dhe ka rrezik të bini pre e çdokujt që do iu joshë. Kujdes me hapat sepse më pas nuk do ketë më kthim mbrapa. Në planin financiar do dini si ta mbani situatën nën kontroll. Nuk do kryeni aspak shpenzime të pamenduara dhe nuk do jepni as para hua. Shëndeti herë pas here do lërë për të dëshiruar. Do keni dhimbje stomaku, koke, mbase edhe veshkash. Në pune të gjitha përpjekjet e bëra së fundmi do shpërblehen me sukses dhe fitime.

Demi

 

Kjo do jetë me të vërtetë një javë fantastike dhe e mbushur me alegri. Ju që jeni në një lidhje mund të vendosni edhe data për fejesa, martesa apo edhe zgjerim në familjeje. Më e rëndësishmja është që do përjetoni emocione pozitive. Ju beqarët që nuk besoni në dashuri me shikim të parë, këtë javë do surprizoheni pa masë. Në planin financiar duhet t’i rregulloni patjetër disa probleme urgjente sepse po i latë pas dore situata mund të ndërlikohet edhe me tepër. Shëndeti herë pas here mund të ketë shqetësime të vogla që do vijnë si pasojë e lodhjes së tejskajshme. Në punë do jeni profesioniste të vërtetë dhe do arrini majat. Asgjë dhe askush nuk do ju ndalojë dot.

Binjakët

 

Për fatin tuaj të mirë gjithçka do stabilizohet këtë javë. Ambienti në jetën tuaj në çift do jetë më i ngrohtë. E mërkura, e enjtja dhe e shtuna janë ditët ideale për të marrë edhe disa vendime ose për të bërë plane afatgjata. Ju beqarët do keni plot njohje, por nuk pritet të nisë ndonjë lidhje e jashtëzakonshme që do ju bëjë të drithëroheni. Buxheti do jetë më i ekuilibruar kështu që mund të përfitoni të hiqni edhe ndonjë para mënjanë. Për shëndet të mirë, duhet të keni kujdes me higjienën, duhet të flini më tepër dhe të ushqeheni në mënyrë të ekuilibruar. Në punë do jeni shumë të përqendruar dhe do arrini të gjitha objektivat që do i vini vetes.

Gaforrja

 

Pritet që qielli të hapet dhe dielli të shkëlqejë gjatë kësaj jave. Nëse kohët e fundit keni pasur probleme e vështirësi me partnerin, tani situata do ndryshojë për mirë. Do jeni në humor për të bërë shaka dhe për te hapur edhe rrugë atëherë kur duhet. Ju beqarët më në fund do takoni një person që do iu përshtatet në çdo pike dhe do filloni më të një lidhje te qëndrueshme. Gjendja e financave do varet tërësisht nga mënyra sesi ju do i menaxhoni. Po u treguat do keni edhe tronditje te forta. Gjendja shëndetësore ka për të qenë e shkëlqyer. Do ndiheni plot energji e dinamizëm. Ne punë do filloje një periudhe shumë e kënaqshme dhe me arritje të njëpasnjëshme. Zbatojini ende rekomandimet e dhëna nga miqtë.

Luani

 

Këtë javë asgjë nuk do ju ecë mirë dhe do e humbisni tërësisht arsyen. Influenca e planetëve në planin sentimental të çifteve do jetë negative. Do përballeni me vështirësi dhe do debatoni fort. Ju beqarët do keni mjaft takime, por përsëri nuk do e takoni dot atë që keni ëndërruar prej kohësh. Nëse nuk ndiheni të sigurt mos krijoni kot së koti një lidhje. Në planin material do fillojë një periudhe mjaft pozitive. Do keni mundësi edhe të shpenzoni, por edhe të hiqni disa lek mënjanë. Shëndeti do jetë kryesisht i mirë, përveç ndonjë viroze sezonale. Konsumoni më shumë fruta dhe perime. Në punë do tregoheni më të hapur dhe do merrni iniciativa të reja. Dikush do iu bëjë një ofertë të cilën duhet ta mendoni njëherë.

Virgjëresha

 

Klima yjore do ngrohet edhe më shumë gjatë kësaj jave. Pas të martës do fillojë një etape shumë më e bukur dhe me emocionuese për të gjithë. Edhe për ju beqarët do jetë një jave e këndshme dhe e mbushur me takime mbresëlënëse. Do ndiheni shumë mirë dhe të lumtur për zgjedhjet që do bëni. Financat do përmirësohen në mënyrë të jashtëzakonshme dhe do ngeleni të habitur edhe vetë. Shfrytëzojeni rastin për të hequr edhe disa para mënjanë. Shëndetin mos e lini shumë pas dore sepse situata mund të ndërlikohet në atë gradë sa nuk do dini çfarë të bëni më pas. Në punë do jeni shumë profesioniste, kërkues ndaj vetes dhe këmbëngulës.

Peshorja

 

Falënderojini gjithë kohës yjet këtë javë sepse ato do ju përkëdhelin. Do jetë Marsi ai që do e mbrojë në çdo moment jetën tuaj në çift këtë jave. Priten vetëm momente të bukura dhe tejet emocionuese, kështu që mos u shqetësoni. Ju beqarët do jeni shumë të izoluar dhe kjo nuk do iu lejojë të keni njohje të reja. Nuk do jetë periudhe me fat për ju. Buxheti nuk do jetë aspak i keq. Do jeni të kujdesshëm me shpenzimet që do kryeni dhe do i menaxhoni me maturi paratë që do ju mbeten. Shëndeti do jetë disi më i mirë se më parë. Kujdesi që keni treguar kohët e fundit do japë rezultatet e veta. Në punë duhet t’i hidhni hapat me qetësi dhe maturi, pasi po nxituat situata mund të dalë jashtë kontrollit.

Akrepi

 

Kjo javë do jetë shumë emocionuese. Gjithçka do fillojë me qetësi për ju që jeni në një lidhje, por pas të mërkurës pasioni do rikthehet në mënyrë të vrullshëm. Do ndiheni aq mirë saqë me zor do e besoni se jeni në realitet. Ju beqarët nuk duhet të bëjnë sakrifica ekstreme vetëm për të ndryshuar statusin. Me thjeshtësi dhe një komunikim të mirë ata mund të arrijnë çdo gjë që dëshirojnë. Buxheti do jetë aq i mirë saqë mund t’i kryeni pa frikë edhe investimet e mëdha që keni menduar. Shëndeti do jetë goxha i mirë. Do jeni ne forme të shkëlqyer fizike dhe morale. Në punë do bashkëpunoni me disa kolegë dhe do arrini majat.

Shigjetari

 

Kjo do jetë një javë e mbushur me çaste të lumtura dhe me gëzim të pafund. Për ju që jeni në një lidhje qetësia, harmonia dhe besimi tek njeri-tjetri do jenë pikat më të forta. Nuk do keni aspak mosmarrëveshje. Ju beqarët do realizoni një takim mbresëlënës dhe deri në fund të javës do mund të filloni një lidhje të qëndrueshme. Buxhetin do e keni gjithë kohës nën kujdes kështu që për asnjë çast nuk do ju dalin probleme. Gjendja shëndetësore ka për të qenë disa herë më e mirë se më parë. Nuk do i keni as shqetësimet nga stomaku dhe nga shtylla kurrizore. Në punë do arrini shumë lart për shkak të durimit, këmbënguljes dhe vendosmërisë tuaj.

Bricjapi

 

Këtë javë duhet të filloni t’i mendoni gjërat ndryshe dhe të konkretizoni disa projekte. Për të dashuruarit do jetë javë e mbushur me peripeci. Do ju dalin probleme të njëpasnjëshme dhe të dy palët do e ngrini zërin më shumë nga sa duhet. Ju beqarët do jeni të gatshëm të joshni gjithë kohës dhe do tërhiqni pas vetes goxha persona. Të enjte ose të premte mund të filloni edhe një lidhje. Buxheti nuk do jetë i shkëlqyer, por as shumë i keq. Me një menaxhim të mirë do e mbani gjithë kohës situatën nën kontroll. Gjendja shëndetësore nuk do jetë ashtu si do kishit dashur. Mund të vuani nga ndonjë sëmundje kronike, do ndiheni të lodhur dhe pa fuqi. Në pune do hasni vështirësi dhe shpesh do ndiheni konfuzë.

Ujori

 

Dëgjojeni më shumë zemrën tuaj këtë javë dhe ndiqni intuitën pasi ato nuk do ju çojnë në drejtim të gabuar. Ju të dashuruarit do jeni akoma më shumë pasionantë dhe do e mbani në pëllëmbë të dorës atë që keni në krah. Nuk do mungojnë as surprizat nga ju dhe gjithashtu nga ai që keni në krah. Ju beqarët duhet të njihen më mirë me disa persona para se të japin fjalën. Në planin financiar do keni fat me shumicë dhe do arrini t’i shlyeni një e nga një të gjitha borxhet. Jupiteri do ju mbrojë nga çdo lloj problemi shëndetësor dhe do ndiheni plotësisht të qetë. Në pune do përfundojë periudha e vështirë dhe çdo gjë për ju do jetë më e lehtë për t’u arritur.

Peshqit

 

Qetësia do mbizotërojë gjate kësaj jave ne jetën tuaj. Ambienti në çift do jetë i ngrohtë dhe nuk do keni për çfarë të qaheni. Do e mbështesni njëri-tjetrin për gjithçka. Ju beqarët do mbështeteni nga Venusi dhe do kenë surpriza mjaft të këndshme. Ka shumë gjasa që jeta juaj sentimentale të ndryshoje njëherë e përgjithmonë. Nga ana tjetër me financat do keni probleme të vogla. Mos shpenzoni pa menduar më parë sa e kenë buxhetin sepse pamaturia mund t’iu sjelle probleme të mëdha. Shëndeti do jetë i mirë vetëm nëse ju nuk e teproni me ushqimin kalorik. Në jetën profesionale do i arrini objektivat dhe do merrni vendime të rëndësishme.


Send this to a friend