VOAL

VOAL

Histori të reja suksesi në Lojërat Olimpike të Tokios, në mesin e tyre edhe Kosova

July 27, 2021
blank

Komentet

blank

Futbolli është paqe, Ukraina kandidon për organizimin e Kupës së Botës 2030

Edhe pse Kupa e Botës 2030 është larg, që tani kanë filluar të dalin alternativat e para për vendet organizatore. The Times bën të ditur se në garë nuk do jenë vetë Portugalia dhe Spanja, por si shtet pritës po mendohet edhe Ukraina.

Lufta e fundit dhe sulmet ruse në tokën ukrainase ka bërë që futbolli më shumë se anjëherë më parë të shpërndajë mesazhe paqe-je dhe dashurie mes kombeve. Pikërisht për këtë arsye, vendosja e këtij vendi si organizatore e një kompeticioni kaq madhor, flet vetë.

Çka shton akoma më shumë mundësinë që diçka e tillë të ndodhë është fakti se UEFA ka deklaruar se Kupa e Botës 2030 do të mbahet në Europë. Në të tilla kushte, bie automatikisht hipoteza e Arabisë Saudite, me këta të fundit që kanë shprehur prej kohësh dëshirën për të qenë pritës.bw

blank

Një gjyqtar shqiptar do gjykojë këtë javë Real Madridin

Një gjyqtar shqiptar do të vendosë drejtësi në ndeshjen e Real Madrid. Jo atë të Ligës së Kampioneve, por atë të UEFA Youth League, Ligës së Kampioneve për të rinj që zhvillohet paralelisht me aktivitetin për të rritur.

Kryesori Eldorjan Hamiti është caktuar nga UEFA për të drejtuar ndeshjen e vlefshme për fazën në grupe të këtij turneu mes Real Madrid dhe Shakhtar Donjetck. Ndeshja do të zhvillohet të mërkurën në stadiumin “Alfredo Di Stefano”, aty ku Real Madrid luajti disa ndeshje në vitet e kaluara kur filloi punimet në “Santiago Bernabeu”.

Asistentët e Hamitit për këtë sfidë do të jenë Rejdi Zajmi dhe Feliks Kolleshi, me FSHF që ka vendosur të dërgojë dy emra të rinj që të mësohen me arenën ndërkombëtare./ dita

blank

Infantino për herë të parë në Kosovë, homazhe në shtatoren e Fadil Vokrrit dhe takime me Osmanin e Kurtin

Pas vizitës në Tiranë, Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ndodhet sot në Kosovë, ku pasi ka takuar presidentin e FFK-së, Agim Ademi, dhe pjesëtarë të tjerë të futbollit, ka bërë homazhe te shtatorja e legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrri.

Infantino gjithashtu vizitoi edhe stadiumin “Fadil Vokrri”, teksa në hyrje të stadiumit është pritur me duartrokitje frenetike nga gjenerata e sakrificës. Kjo është vizita e parë zyrtare në Kosovë e presidentit të shtëpisë më të madhe të futbollit në botë.

Më pas, Infantino u prit nga krerët më të lartë të shtetit Kosovar, nga Presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, si dhe kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama. Ky i fundit i dha edhe “Çelësin e Qytetit”.bw

blank

Putini e thërret në luftë ish-kampionin e botës në boks

Ushtria e Vladimir Putinit është detyruar të thërrasë një ish-kampion botëror të boksit 49-vjeçar për të luftuar në Ukrainë.

Gjiganti Nikolai Valuev, i cili është 2.13 metra i gjatë, është kampioni më i gjatë dhe më i rëndë i botës në historinë e boksit.

Në kulmin e tij, ai peshonte 149 kg, shkruan Gazeta Express..

Pasi doli në pension në vitin 2009, ai shkoi në politikë dhe iu bashkua parlamentit rus ose Dumës në vitin 2011 si anëtar i partisë Rusia e Bashkuar që mbështet Putinin.

Kaq ishte madhësia e tij gjigante, duhej bërë një karrige e veçantë që ai të ulej kur të merrte pjesë në parlament.

blank

Stoli bosh i Kombëtares- Mesazhet e koduara të “Ballistit”, thirrje për De Biasin dhe Besnik Hasin!

Stoli i Edy Rejës në krye të kombëtares shqiptare është lëkundur ndjeshëm pas humbjes me Izraelin dhe barazimit me Islandën në “Air Albania”, ndeshje këto të vlefshëm për Nations League. Me tifozët kundër tashmë një sërë emrash janë përfolur për të marrë drejtimin e kuqezinjve, pasi Reja ka “valixhet” gati për t’u larguar.

Një ndër këto emra është edhe ish-trajneri që na kualifikoi në “Euro 2016”, Giani De Biazi. Por në lidhje me një rikthim të mundshëm të tij në krye të skuadrës ka reaguar edhe Ismail Morina i njohur nga të gjithë si “Ballisti” që ndriti “dronin” në mes të Beogradit.

“Kurse këtij i keni dhënë gjithçka, kështu që nëse dëshironi që ta ktheni ju propozoj t’i jepni si çmim BO*ET e kalit të Skënderbeut”, ka shkruar Ballisti, i cili dukshëm është kundër këtij rikthimi.

Ndërkohë një tjetër postim i ka kushtuar Besnik Hasit, një tjetër emër për të marrë frenat e kuqezinjve. Në rastin e këtij të fundit ka shkruar:

“Ty o bablok nëse do vije do të thoja: ‘Ta shtoftë ZOTI inatin’ por e di që nuk vjen dhe t’kuptoj krejtsishtë”, ka theksuar Morina.gsh

blank

Historike, Vllaznia e femrave përmbush ëndrrën, kualifikohet në grupet e Champions League

Historitë janë bërë për t’u shkruar. Vllaznia e femrave është kualifikuar në grupet e Champions League, pasi kaloi 2-1 Vorskla Poltava.

“Beteja” e parë kishte përfunduar 1-1, e luajtur po në Shkodër (Vorskla Poltava kishte pranuar t’i luante të dy ndeshjet si mysafire për shkak të situatës në Ukrainë).

Sfida do niste shumë mirë për ukrainaset, që nëse do shfrytëzonin siç duhet një neglizhencë të vendaseve, do shënonin që në fillim. Gjithsesi, edhe pse e harruar tërësisht nga mbrojta e Vllaznisë, Kalinina nuk realizoi.

Në minutën e 31-të, vajzat shkodrane do provonin të zgjidhnin ndeshjen nga ajri. Një krosim i Doçit gjen Berishën, por kjo e fundit nuk konkretizoi siç duhet me kokë.

5 minuta më vonë, Vllaznia do merrte epërsinë me një aksion të ngjashëm. Sërish Doçi protagoniste nga krahët me krosimet e saj dhe këtë herë është e saktë me kokë Patterson.

Emocionet do ishin të mëdha në fund, me Korsun që vendos ekuilibrat. Barazimi nuk zgjat shumë, pasi Berisha me golin e saj i jep kualifikimin historik Vllaznisë në grupet e Champions League.

(BalkanWeb)

blank

Dy lojtarë të Kosovës në formacionin ideal të xhiros së fundit të Ligës së Kombeve

Kombëtarja e Kosovës e zhvilloi një lojë të shkëlqyeshme mbrëmë duke e mundur Qipron me rezultat të thellë, 5:1.

Thuajse të gjithë lojtarët “Dardanë” shfaqën lojë të mirë, por prej tyre u dalluan mbi të gjitha Vedat Muriqi dhe Florent Muslija.

I pari i shënoi dy gola dhe kontribuoi edhe me asistime, kurse i dyti e shënoi një gol maestral, shkruan “Gazeta Express”.

E për këtë paraqitje, dy yjet e Kosovës janë shpërblyer nga UEFA, e cila i ka përfshirë ata në 11-shen ideale të xhiros së fundit të fazës së grupeve të këtij edicioni në Ligën e Kombeve.

Sulmuesi i Mallorcas madje është vlerësuar me notën 8.9, e dyta më e mirë nga krejt ekipi, kurse mesfushori kreativ u vlerësua me 8.7.

Në këtë ekip bëjnë pjesë edhe yjet e futbollit si Van Dijk dhe Christian Eriksen.

blank

Dardanët arrijnë në Irlandën e Veriut

Pas një udhëtimi prej disa orësh, Kombëtarja e Kosovës ka mbërritur në Belfast, atje ku do të takohet nesër me Irlandën e Veriut në Ligën e Kombeve.

Kjo ndeshje i takon xhiros së pestë dhe të parafundit në Grupin 2 të Ligës C, shkruan Gazeta Express.

Federata e Futbollit e Kosovës përmes një video të publikuar, ka njoftuar se “Dardanët” kanë arritur tashmë në kryeqytetin e Irlandës së Veriut.

Pasdite, futbollistët e udhëhequr nga Alain Giresse do të mbajnë stërvitjen e fundit para ndeshjes së nesërme.

Ndeshja mes Irlandës së Veriut dhe Kosovës do të zhvillohet nga ora 18:00, në stadiumin “Windsor Park”.

blank

Kombëtarja e Shqipërisë mbërrin në Tel Aviv

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka njoftuar se Kombëtarja e Shqipërisë ka mbërritur në Tel Aviv.

Të shtunën, Shqipëria do të zhvillojë ndeshjen e parafundit në Grupin 2 të Ligës B në Ligën e Kombeve, kundër Izraelit – shkruan Gazeta Express.

Ndeshja është tejet e rëndësishme për “Kuqezinjtë”, pasi me një fitore eventuale nesër, do të rriste gjasat për vendin e parë në grup.

Para ndeshjes në fjalë, Shqipëria nga ora 18:00 do të mbajë një konferencë për shtypë në Tel Aviv, kurse gjysmë ore më vonë do të mbajë seancën e fundit stërvitore, në stadiumin “Bloomfield”.

Në “Bloomfield” do të zhvillohet edhe ndeshja mes Izraelit dhe Shqipërisë, nga ora 20:45.

blank

Zyrtari i FSHF: 10 mijë euro kemi vendosur për çdo lojtar në rast fitorje me Izraelin

Shqipëria do të luajë një ndeshje shumë të rëndësishme, të shtunën e 24 shtatorit, ku përballet me Izraelin në transfertë, sfidë kjo e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Kuqezinjtë kërkojnë me çdo kusht vendin e parë në grup dhe për këtë arsye, fitorja është detyrim.

Lojtarët duken të motivuar para kësaj sfide, por FSHF ka menduar t’iu japë një shtysë më shumë.

Anëtari i Komitetit Ekzekutiv, Pano Xhixho, zbuloi në emisionin “Skaner”, se në rast fitore ndaj Izraelit, çdo lojtar i Shqipërisë do të marrë një premio prej 10 mijë eurosh.

blank

UEFA e rreptë ndaj Rusisë, e përjashton zyrtarisht nga Euro 2024

Europiani i vitit 2024 që do të zhvillohet në Gjermani nuk do të ketë Rusinë.

Ky është vendimi i fundit i dhënë nga UEFA, që vjen për shkak të luftës që po zhvillohet në Ukrainë.

Pas përjashtimit nga Liga e Kombeve dhe nga Kupa e Botës, ky është një tjetër vendim i rëndë që vjen për futbollin rus, me organin më të lartë të futbollit në Europë që shkruan: “Kombëtarja ruse nuk do të marrë pjesë në shortin e kualifikueseve për EURO 2024. Arsyeja vjen pas diskutimit që UEFA bëri në shkurt për të përjashtuar të gjitha klubet ruse nga kompeticionet që ata merrnin pjesë, deri në një njoftim të dytë”. gsh

blank

U shpall kampion bote, Abakarov i emocionuar: Kjo ëndërr u bë realitet nga njerëzit të cilët deshën që unë të përfaqësoja këtë vend të bukur

Një ëndërr që bëhet realitet. Kështu e përshkruan Zelimkhan Abakarov fitoren e titullit Kampion Bote në mundje duke përfaqësuar Shqipërinë në Botërorin që po zhvillohet në Beograd. Mundësi 29-vjeçar i lindur në Dagestan, prej fillimit të këtij viti përfaqëson Shqipërinë dhe sot i dha ngjyrave kuqezi medaljen e artë historike.

“Kjo fitore ndehet me këdo që ka qenë me ne dhe jam shumë i lumtur sonte, pasi për mua është një ëndërr që bëhet realitet”, u shpreh Abakarov për “Panorama Sport” pas këtij triumfi të jashtëzakonshëm, për të cilin kishte dhënë sinjale prej kohësh pasi më parë ka fituar të artën edhe në Lojërat Mesdhetare.

Një ëndërr të realizuar për të cilën ai ka falënderuar ata që insistuan që mundësi çeçen, të arrinte të përfaqësonte Shqipërinë në arenën ndërkombëtare dhe për herë të parë të mund të tregonte vlerat e tij në skenat më të rëndësishme të këtij sporti. “Kjo ëndërr u bë realitet nga njerëzit të cilët deshën që unë të përfaqësoja këtë vend të bukur. Faleminderit Federatës dhe presidentit Sahit Prireni”, deklaroi ai. PanoramaSport


Send this to a friend