VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Himarë: Muret e kalasë mbushen me parulla raciste kundër shqiptarëve

By | July 9, 2019
blank

Komentet

blank

Basha mesazh për zgjedhjet: Edhe 4 ditë për fitoren e madhe. Votoni 9 dhe ne do të sjellim ndryshimin që Shqipëria ka nevojë!

Kreu i PD, Lulzim Basha i është drejtuar me një thirrje gjithë qytetarëve shqiptarë 4 ditë para zgjedhjeve.

Basha thotë se na ndajnë 4 ditë nga fitorja e madhe e opozitës.

Ai i fton qytetarët të votojnë numrin 9 që ai dhe PD të sjellin ndryshimin për të cilin Shqipëria ka nevojë.

 

STATUSI NGA LULZIM BASHA

Edhe 4 ditë për fitoren e madhe. Votoni 9 dhe ne do sjellim ndryshimin për të cilin Shqipëria ka nevojë! 🇦🇱✌️

blank

David McAllister: Zgjedhjet e 25 prillit, vendimtare për demokracinë shqiptare! Basha: Do ta bëjmë Shqipërinë anëtare të plotë në Bashkimit Europian

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi sot një bisedë me Presidentin e PPE, Donald Tusk, dhe përfaqësues të tjerë të lartë të PPE.

Gjatë fjalës së tij, Basha u ndal tek integrimi i Shqipërisë në BE, duke thënë se “pa Europën ne nuk mund të ndërtojmë një ekonomi më të fortë”.

Nga ana e tij, zëvendës presidenti i Parlamentit Europian, David McAllister, tha se përparimi drejt Bashkimit Europian varet nga reforma të qëndrueshme.

Duke i cilësuar si shumë të rëndësishme zgjedhjet e 25 prillit, Mcalister shprehu besimin te Basha, se do të mundësojë çuarjen përpara të reformës në drejtësi, uljen e papunësinë, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe marrëdhënie të mira me fqinjët dhe bashkëpunim rajonal.

“I dashur Lulzim Basha, më lejoni të them se vërtet mund të mbështeteni në përkrahjen e Partisë Popullore Europiane. Ju urojmë të gjitha të mirat për këto zgjedhje kaq të rëndësishme për vendin tuaj. Siç e dini, i dashur Lulzim, të dashur miq në Tiranë, në Parlamentin Europian po ndjekim nga afër situatën në Shqipëri. Më lejoni të komentoj orientimin e qartë pro-europian dhe afatgjatë të PDSH-së siç e përshkroi Presidenti Tusk në fjalën e tij. Por nga ana tjetër Raporti i Parlamentit Europian thekson se përparimi drejt pranimit varet nga reforma të qëndrueshme, të thella dhe të pakthyeshme në të gjithë fushat themelore duke filluar me shtetin e së drejtës, funksionimin efektiv të institucioneve demokratike, të administratës publike si dhe ekonomisë. Ju e dini shumë mirë i dashur Lulzim Basha se sa të rëndësishme janë këto zgjedhje. Ne besojmë qe ju do te mundësoni çuarjen përpara të reformës në drejtësi, uljen e papunësinë, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe natyrisht, marrëdhënie të mira me fqinjët dhe bashkëpunim rajonal. Këto aspekte janë shumë të rëndësishme për zhvillimin e vendit tuaj të mrekullueshëm. Për ta finalizuar, raporti shpreh qartë citimin: Zgjedhjet e 25 Prillit do të jenë jetike për konsolidimin dhe rinovimin e demokracisë shqiptare dhe arritjen e një niveli më të lartë të stabilitetit politik. Të dashur miq të PDSH-së, ju uroj në ditët e ardhshme, ju keni mbështetjen e Partitë Popullore Europiane”, tha David McAllister

Duke i shprehur mirënjohje për mbështetjen që po i japin Partisë Demokratie dhe popullin shqiptarë, Basha tha se prioriteti i qeverisë së ardhshme do të jetë hapja e negociatave me Bashkimin Europian brenda 100 ditëve të para të qeverisjes.

Kreu i opozitës, gjithashtu, tha se hapja e vendeve të punës për të rinjtë do të bëjë të mundur ndalimin e valës masive të emigracionit që e ka vendosur Shqipërinë në krye të vendeve të botës mbi bazën e kapitalit në 8 vitet e fundit.

“Faleminderit miq të dashur, anëtarë të kryesisë së familjes sonë të Partisë Popullore Europiane. Më lejoni të filloj duke shprehur mirënjohjen time dhe ekipit tim dhe të gjithë anëtarëve dhe mbështetësve të Partisë Demokratike që u keni gjetur kohë për të mbështetur Shqipërinë dhe popullin shqiptar, për të mbështetur aspiratat europiane të shqiptarëve. Prioriteti ynë është të hapim rrugën e negociatave dhe ta bëjmë Shqipërinë një anëtare të plotë të Bashkimit Europian. Kjo nuk do të jetë një rrugë e lehtë por me mbështetjen tuaj dhe mbështetjen e vendeve anëtare që janë pjesë e familjes sonë të madhe ne kemi qenë në gjendje të tregojmë se kur jemi të bashkuar në qëllim dhe jemi të përkushtuar për të ndërmarrë reforma të vërteta, kjo ka funksionuar për t’i sjellë shqiptarët më pranë Bashkimit Europian. Ndihem i bekuar, ne të gjithë jemi të bekuar me miq si ju, me ndihmën që ju keni dhënë gjatë gjithë këtyre viteve që bënë të mundur që shqiptarët të arrinin një moment historik, një ëndërr që ishte lëvizja pa viza në Europë.

Sot dua të ritheksoj angazhimin tonë për të rihapur rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit të plotë. Për 8 vite hapja e negociatave ka ngecur, dhe ky nuk është dështimi i BE-së. Populli shqiptar e kupton shumë mirë se ky është vetëm dështimi qeverisë e cila nuk i ka përmbushur reformat e nevojshme në mënyrë që Shqipëria të ecë përpara. Unë ju siguroj sot se ky është angazhimi im, angazhimi i ekipit tonë, i Partisë Demokratike para popullit shqiptar që pas zgjedhjeve të 25 Prillit brenda 100 ditëve të para të qeverisë së re të hapim negociatat për anëtarësim në BE. Të gjithë shqiptarët e kuptojnë që anëtarësimi i plotë në Bashkimin Europian është e vetmja garanci për një ekonomi më të fortë, për investime të huaja që ofrojnë punë dhe paga më të mira, për forcimin e demokracisë së institucioneve dhe sundimin e ligjit, për forcimin e konkurrencës për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Hapja e vendeve të punës për të rinjtë tanë do të bëjë të mundur ndalimin e valës masive të emigracionit që e ka vendosur Shqipërinë në krye të vendeve të botës mbi bazën e kapitalit në tetë vitet e fundit. Shqiptarët duan masivisht ndryshimin dhe ne e kemi vënë theksin te pjesëmarrja që të gjithë të dalin dhe të votojnë masivisht për ndryshimin, për numrin 9, për Aleancën për ndryshim. Është në duart e tyre të përcaktojnë fatin e familjeve të tyre dhe fatin e vendit tone.

Asgjë nuk mund të ndalë vullnetin e shumicës absolute të shqiptarëve për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian, për të përmirësuar ekonominë dhe për të mbajtur të rinjtë tanë në shtëpi dhe për t’ju mundësuar të rinjve tanë të qëndrojnë në vendin tonë duke ju garantuar atyre punësim përmes investimeve shqiptare dhe të huaja, për një e ardhme më të mire për të gjithë. Dhe kjo është arsyeja për sloganin tonë “Bashkë për ndryshim, Shqipëria fiton”. Është një përgjegjësi e madhe për Partinë Demokratike dhe për mua nesër të jem në krye të popullit më pro-europian në botë dhe të jem pjesë e një familjeje politike që dominon sot Bashkimin Europian. Unë e di që kemi shumë punë për të bërë së bashku për t’i kthyer në suksese sfidat më të cilat po përballemi. Kështu punuam për liberalizimin e vizave, një proces shumë kompleks siç e dini shumë mirë pasi nënkryetari e theksoi gjatë bisedës time të fundit me të, se kishte shumë skepticizëm nga vendet anëtare por ne e bëmë atë realitet. Së bashku ne e bëmë atë të mundur ashtu siç bëmë edhe me anëtarësimin në NATO. Shqiptarët sot e dinë se pa Europën ne nuk mund të ndërtojmë një ekonomi më të fortë. Dhe unë shpresoj dhe jam mirënjohës për mbështetjen e familjes sonë politike, për mbështetjen tuaj, për mbështetjen e të gjithë miqve tanë të dashur, për mbështetjen e vendeve anëtare për ta realizuar atë që presin sot shqiptarët, për të hapur negociatat në njëqind ditët e para të qeverisë tonë”, tha Basha.

blank

Presidenti i PPE Tusk thirrje shqiptarëve: Nëse doni ndryshimin, votoni ndryshimin. Votoni 9! Shqipëria fiton

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një bashkëbisedim me drejtues të Partisë Popullore Eropiane. Presidenti i PPE, Donald Tusk, vlerësoi programin e Partisë Demokratike dhe tha se Shqipërisë i duhet më shumë se kurrë ndryshimi.

Ai gjithashtu u shpreh se Shqipëria duhet të anëtarësohet në Bashkimin Europian, në mënyrë që të përmirësojë jetën dhe perspektivën. Besimin për këtë arritje, Donald Tusk e sheh tek Basha, -pasi sipas tij- kreu i opozitës është provuar se mund t’i realizojë arritjet e mëdha dhe provë për këtë kemi anëtarësimin në NATO dhe lëvizjen pa viza për të gjithë shqiptarët.

“Partia Demokratike dhe personalisht Lulzim Basha tashmë kanë provuar se mund të bëjnë shumë për Shqipërinë pasi bënë të mundur anëtarësimin në NATO dhe lëvizjen pa viza për të gjithë shqiptarët”, tha mes të tjerash kreu i PPE.

Mesazhi i plotë i Donald Tusk:

Të dashur përfaqësues të EPP, i dashur president, i dashur Lulzim, të dashur anëtarë dhe mbështetës të Partisë Demokratike, miq të dashur, është kënaqësi të jemi bashkë sot, përpara zgjedhjeve shumë të rëndësishme parlamentare të dielën më 25 Prill. Nuk ka mbetur shumë kohë, por unë shoh me shumë admirim programin tuaj zgjedhor dhe gjendjen shpirtërore dhe energjinë pozitive të fushatës suaj. Pas gjithë këtyre viteve të fundit është bërë shumë e qartë se Shqipëria meriton më shumë, se ajo meriton ndryshim. Shumë shqiptarë janë larguar nga vendi. Kjo është një arsye më shumë që Shqipëria duhet të anëtarësohet në Bashkimin Europian në mënyrë që të përmirësojë jetën dhe perspektivën për të gjithë qytetarët shqiptarë. Si president i familjes më të madhe të Partisë Popullore Evropiane, e cila përfaqëson sot shumë grupime parlamentare dhe parti europiane, unë jap mbështetjen time të plotë për Partinë Demokratike dhe kam besim se Lulzim Basha dhe ekipi i tij do të realizojnë integrimin e Shqipërisë në BE. Partia Demokratike dhe personalisht Lulzim Basha tashmë kanë provuar se mund të bëjnë shumë për Shqipërinë pasi bënë të mundur anëtarësimin në NATO dhe lëvizjen pa viza për të gjithë shqiptarët.

Sot unë rikujtoj këtë përvojë dhe udhëheqje të rëndësishme, e cila është shumë e nevojshme edhe tani. Fatkeqësisht viti i kaluar ka shënuar skandale korrupsioni, krim të organizuar, një rrjedhje të madhe të trurit, blerje votash dhe papunësi. Kjo është arsyeja pse unë i besoj programit të Partisë Demokratike me fokusin për të rregulluar ekonominë me fondet e nevojshme që do të rikthejnë investitorët, krijojnë vende të reja pune, mbështetjen e familjeve dhe biznesit të mesëm, palcën e shoqërisë shqiptare e cila do të investojë në edukim dhe kujdesin shëndetësor dhe do të rikthejë besimin tek institucionet. Për më tepër, unë shoh ekipin tuaj shumë përfaqësues të grave dhe të rinjve, gjë që gjithashtu më bën të shpresoj se ky ndryshim mund të jetë i suksesshëm. Partisë Demokratike i duhet shumica parlamentare për të pasur sukses. Thirrja ime sot për qeverinë është që të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe të mos përdor paratë e pista, presion mbi njerëzit dhe blerjen e votës për të prishur zgjedhjet. Shpresoj që njerëzit do ta kuptojnë se nëse duan ndryshimin, duhet të votojnë për ndryshim. Votoni 9! Shqipёria fiton!

blank

Basha flet për bashkëpunim dypalësh me Kosovën: Do njëjtësojmë ekonomitë e vendeve tona e arsimin, bashkë në BE

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ftuar sot në ‘A Show’ të Adi Krastës foli për bashkëpunim dypalësh me shtetin e Kosovës.

Ai pohoi se synim i bashkëpunimit të tij me këtë shtet është njëjtësimi i ekonomisë së dy vendeve, arsimit si dhe të qenurit bashkë në BE.

“Qëndrimi në raport me Kosovën është i qartë dhe ne do ta mbështesim Kosovën dhe institucionet e saj në të gjitha sfidat. Së pari, në njohjen ndërkombëtare nga vendet që nuk e kanë njohur akoma, në anëtarësimin në institucionet ndërkombëtare në të cilat meriton të ketë vendin e saj dhe në koordinimin e fuqishëm të të gjitha vendimmarrjeve sa i përket politikës së jashtme të Shqipërisë në funksion dhe në mbështetje të Republikës së Kosovës, institucioneve dhe qytetarëve të saj. Padiskutim prioriteti numër një në bashkëpunimin dypalësh është që ne të njëjtësojmë ekonomitë e vendeve tona, të njëjtësojmë arsimin dhe të gjitha aspektet sociale dhe kulturore duke bërë kështu edhe provën e parë gjenerale të aftësisë tona si dy shtete për të qenë së shpejti së bashku anëtare të Bashkimit Europian.”, tha Basha.

blank

Intervista – Gjeneral Bajram Begaj: Shqipëria mikpritëse e stërvitjes “Defender Europe 21”, më e madhja e NATO-s në rajon

Ilirian Agolli

Zëri i Amerikës: Zoti Gjeneral! Stërvitja “Defender Europe 21”është vlerësuar si më e madhja, që është zhvilluar ndonjëherë më parë në këtë rajon. A mund të na tregoni mbi përmasat dhe qëllimet e stërvitjes?

Gjeneral Bajram Begaj: Faleminderit për interesimin dhe praninë tuaj këtu në shtabin e forcave të armatosura. Pyetja juaj është shumë e rëndësishme edhe për vet forcat e armatosura shqiptare. Stërvitja “Defender Europe 2021” është stërvitja më e madhe e zhvilluar ndonjëherë në rajonin tonë dhe është ngjarje jo vetëm ushtarake për Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, rajonit dhe më gjerë, por për vendin tonë është më shumë edhe si një ngjarje kombëtare. Kjo stërvitje është e përmasave të mëdha, jo vetëm për shkak të pjesëmarrjes, por edhe për shkak të rëndësisë së saj. Nga përmasat mund të flasim në nocionin gjeografik: kjo stërvitje përfshin një territor mjaft të gjerë që nga Afrika e deri në Europë, por në vijë frontale përfshin vendet e Europës veriore nga Baltiku, Deti i Zi dhe Ballkanit Perëndimor. Përfaqësimi në këtë stërvitje do të jetë me prezencë të madhe trupash: mendohet të marrin pjesë rreth 30 mijë trupa dhe do të jenë të pranishëm edhe 26 vende anëtare të NATO-s, të cilët do të jenë me prani trupash gjithashtu. Për vendin tone, ky eveniment ushtarak është shumë i rëndësishëm për faktin që Komanda Amerikane e Europës dhe Afrikës organizon këtë stërvitje për herë të parë në rajonin tonë me rëndësinë që e shprehin edhe vet e përmasat e saj. Me këtë vlerësim Shtetet e Bashkuara shprehin vendosmërinë, aftësinë, sigurinë dhe që janë garant i sigurisë dhe mbrojtjes së Europës Qendrore, Veriore dhe për rajonin tonë delikat të Ballkanit Perëndimor.

Zëri i Amerikës: Çfarë synon kjo stërvitje, e cila kërkon edhe një bashkërendim midis kaq shumë kombesh?

Gjeneral Bajram Begaj: Stërvitja përvec planeve dhe komunikimit strategjik që bën në vetvete, ka dhe një interes ushtarak per faktin që rrit dhe teston aftësinë dhe gadishmërinë operacionale të forcave aleate. Së dyti bën komunikimin dhe ndërveprueshmërinë midis pranisë së trupave nga vende të ndryshme për të vepruar në nivelin taktiko operacional.

Po kështu synohet përdorimi efektiv i kapaciteteve të përbashkëta në një stërvitje me kaq gjerësi dhe me kaq shumë forca pjesëmarrëse. Në planin ushtarak kombëtar, si forca të armatosura të Shqipërisë, kjo stërvitje na jep mundësinë që ne të bëjmë testimin e aftësive tona operacionale të njësive dhe strukturave tona, të cilat janë të deklaruara dhe të certifikuara për pjesëmarrëse në Aleancë në vendet dhe rajonet, ku ata e shikojnë të arsyeshme të marrë pjesë.

Gjithashtu nxirren mësime për të garantuar stërvitje më cilësore në të ardhmen dhe që trupat tona të jenë të përkushtuara dhe angazhuara në të ardhmen në pjesëmarrjen në operacionet e përbashketa në Nato. Organizimi I kësaj stërvitjeje në kushtet e pandemisë është një arritje e madhe për faktin që ne këto situate të vecanta arrijmë që të organizojmë një stërvitje të përmasave kaq të mëdha.

Zëri i Amerikës: Cila është pjesa dhe roli që ka marrë përsipër ushtria e Shqipërisë?

Gjeneral Bajram Begaj: Ne e falenderojmë aleatin tonë strategjik, SHBA-të, që na pëzgjodhën si vend mikpritës i stërvitjes. Kjo dëshmon një akt besimi që SHBA kanë për Shqipërinë dhe Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Ne do të marrim pjesë me mjete dhe trupa tokësore, detare, ajrore dhe do të ketë pjesëmarrje nga struktura të tjera të mbështetjes, komunikimit dhe mbrojtjes kibernetike. Ne do të testojmë kapacitetet tona infrastrukturore, mbështetëse, logjistike, koordinuese dhe bashkëpunuese me institucionet e tjera civile në vend. Roli mikpritës i kësaj stërvitje, me fjalë të tjera, ka të bëjë me vënien në dispozicion të kësaj stërvitjeje të kapaciteteve tona aero-portuale, detare, infrastrukturës rrugore për kalimin tranzit të trupave dhe mjeteve nëpër Shqipëri për t’u dislokuar në vende të tjera të rajonit. Stërvitja kërkon koordinim dhe bashkëpunim të gjithë strukturave të vendit. Për këtë falenderoj institucionet për ndihmën e plotë, nga parlamenti, Këshilli i Sigurisë Kombëtare, ministrinë e mbrojtjes etj.

Zëri i Amerikës: Çfarë mund të thoni lidhur me angazhimin profesional dhe sasior të ushtrisë së SHBA-ve, sepse ata kanë rol thelbësor dhe po sjellin trupat dhe përvojën e tyre?

Gjeneral Bajram Begaj: Stërvitja është komplekse dhe shumë e gjerë në pikëpamjen ushtarake. Ka prani trupash, mjetesh dhe elementë të tjerë, që lidhen me kapacitetet logjistike dhe të komunikimit. Stërvitja do të kryhet në rajone të ndryshme të Shqipërisë, Durrësi, Biza, Rinasi, Kuçova, Farka etj. Trupat amerikane në vendin tonë mund të arrijnë 3 mijë ose 4 mijë të pranishme nga Komanda Amerikane për Europën dhe Afrikën. Natyrisht do të kishte edhe kapacitet logjistik, mbështetëse, akomoduese dhe komunikuese të ushtrisë amerikane.

Zëri i Amerikës: Ndërsa nga pikëpamja shtetërore marrëdhëniet shqiptaro – amerikane gjithmonë vlerësohen si të niveleve më të shkëlqyera. Si do ta vlerësonit ju bashkëpunimin ushtarak mes Shqipërisë dhe SHBA-ve, duke marrë shkas nga kjo stërvitje?

Gjeneral Bajram Begaj: Kjo stërvitje në vetvete tregon forcën e kohezionit të Aleancës. Bërja e kësaj stërvitje me aleatin tonë strategjik, SHBA-të, tregon mësë miri vlerësimin e opinionit publik si dhe vlerësimin e vendeve të Aleancës, që përfshihet në raportin vjetor të sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Stoltenberg, i cili thotë se 79 për qind e qytetarëve vlerësojnë bashkëpunimin e Amerikës së Veriut me Europën në çështje të sigurisë dhe të mbrojtjes si shumë të rëndësishëm. Në këtë aspekt, bashkëpunimi dhe zhvillimi i kësaj stërvitje në vendin tonë tregon që aleati ynë strategjik ka besim tek Shqipëria, ka besim te forcat e armatosura të Republikës së Shqipërisë, dhe vlrëson kapacitetet tona ushtarake si të afta dhe dëshmojmë se jemi nje vend anëtar i denjë i Aleancës së NATO-s. SHBA-të kanë bërë investime të konsiderueshme të forcat tona të armatosura. Mbështetja ka qenë ligjore, konceptuale, doktrinare, strukturore. Kurora e gjithë këtij bashkëpunimi ka qenë asistenca e vazhdueshme teknike në lidhje me riorganizimin e forcave të armatosura shqiptare; shdërrimin e saj në një forcë të vogël në numër, por e aftë të përballojë çdo sfidë si anëtar i NATO-s. E rëndësishme është pjesëmarrja në misione, në operacione dhe kontribute të përbashkëta me SHBA-të. E ka përmendur edhe ambasadorja amerikane, Yuri Kim, se një nga priritetet e qëndrimit të saj këtu në Shqipëri është edhe mbrojtja. E falenderojmë për bashkëpunimin e shkëlqyer që kemi me SHBA-të. Për forcat e armatosura shqiptare kontributi i SHBA-ve ka qenë jo vetëm në asistencë teknike, por edhe në trajnimin dhe edukimin e personelit shqiptar. Bashkëpunimi në këtë fushë është kontributi më i rëndësishëm, i gjithanshëm dhe pamatshëm. Ky kontribut i qenësishëm shërben drejt një kulture të re dhe reformimit të mentalitetit të forcave tona të armatosura.

Zëri i Amerikës: A mund të na thoni disa nga investimet më të fundit të SHBA-ve ër ushtrinë shqiptare?

Gjeneral Bajram Begaj: Investimet e SHBA-ve në modernizimin e ushtrisë shqiptare janë të pamatshme. Së fundi vijnë pas pak kohe helikopterë luftarakë të tipit Black hok, të pajisjes së forcës tokësore me armatim të ri, me pajisje të kimisë, dhe me projekte mbi sigurinë kibernetike, apo me projektin e radarit. Këto janë të rëndësishme jo vetëm pse na pajisin ne, por edhe për faktin se këto prjekte janë të lidhura si paketë totale. Përveç pajisjeve, ne marrim edhe edukimi, trjanimin dhe mirëmbajtjen e këtyre pajisjeve.

Zëri i Amerikës: Si po shkon puna me projektin e aeroportit të Kuçovës?

Gjeneral Bajram Begaj: Një kontribut të rëndësishëm për aeroportin e Kuçovës kanë dhënë edhe SHBA-të. Ai është një projekt për modernizimin e kësaj baze ajrore, duke e shndëruar atë në një bazë ajrore taktike. Vlerësimi për këtë është i gjithë Aleancës dhe kjo është për meritë të forcave të armatosura të Shqipërisë, e cila ka marrë pjesë në një seri misionesh të kërkuara. Unë e lexoj vendimin e Aleancës për të modernizuar bazën e Kuçovës si një besim i Aleancës tek Shqipëria dhe tek forcat e saj të armatosura.

blank

Basha nga Kamza: Jemi në rrugën e një fitoreje të jashtëzakonshme, fitores më të madhe në historinë e Shqipërisë!

TIRANË

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka qenë sot në Kamëz për të takuar qytetarët dhe për t’i ftuar të votojnë ndryshimin, për të votuar numrin 9. Basha tha se e diela e fitores së thellë do i takojë të gjithë shqiptarëve të bashkuar për ndryshim. Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama se shkatërroi familjet shqiptare duke i ndarë me emigracion, nëpërkëmbi dhe përbuzi banorët e Kamzës dhe gjithë Shqipërisë. Basha theksoi se 8 viteve dështime dhe mashtrime, tani po vjen ora, për t’i dhënë përgjigje duke votuar numrin 9.

“Mirë se ju gjej vëllezër, motra, zonja, zotërinj, të reja dhe të rinj të Kamzës, të Paskuqanit dhe të Zallherrit këtu ku për asnjë çast nuk pushon së rrahuri zemra e lirisë, demokracisë dhe Shqipërisë si gjithë Europa. Mirë se ju gjej ju nëna e baballarë që keni hapur dyert e shtëpive tuaja dhe ju kam vizituar këto 8 vite të gjata vuajtjesh e mundimesh, dhimbje e varfërie dhe që sot ju shoq pa përjashtim me buzëqeshje në fytyrë dhe me sytë që ju shndrisin sepse ju e dini, të gjithë e dinë se e diela e fitores po afron. E diela e fitores së thellë do i takojë të gjithë shqiptarëve të bashkuar për ndryshim. Do jetë pjesëmarrja më masive në historinë e vendit dhe fitorja më e thellë e shqiptarëve të bashkuar dhe të vendosur për ndryshim. Këtë e dëshmon kjo prani e jashtëzakonshme sot këtu në Kamëz. Këtë e kam parë në sytë e nënave dhe të baballarëve, në sytë e të rinjve dhe të rejave nga Saranda në Tropojë. E prek dhe e shoh kudo padurimin, etjen për ndryshimin që po vjen dhe nuk ka forcë që ta ndal. Sepse forca e ndryshimit ndodhet këtu, në këtë shesh dhe dhjetëra e qindra të tjerë si ky. Të mbushur me shpresë, me besim dhe vendosmëri për t’i dhënë fund dimrit 8-vjeçar, për ta larguar njëherë e mirë me votën më të madhe popullore njeriun që 8 vite me radhë e mbajti vendin peng. Shkatërroi familjet tona duke i ndarë me emigracion, nëpërkëmbi dhe përbuzi banorët e Kamzës dhe gjithë Shqipërisë. 8 vite dështime, 8 vite mashtrime. Tani po vjen ora, dita e shqiptarëve, për t’i dhënë përgjigje duke votuar numrin 9. Më 25 prill të gjithë bashkë drejt kutive të votimit do të votojmë numrin 9. Për nënat tona që kanë parë vatrat t’u boshatisen. Dhjetëra mijëra baballarë, prindër, bashkëshortë të mbetur pa punë, pa siguri për bukën e fëmijëve të tyre, pa siguri për sakrificën e jetës së tyre, shtëpitë e tyre. Të gjithë bashkë këtë të diel do të votojmë numrin 19”, deklaroi kreu i PD.

Basha tha se ora e ndryshimit nuk ka të ndalur, ndaj të gjithë bashkë të bëjmë të mundur këto 4 ditë të fundit, asnjë të mos mbetet në shtëpi, të gjithë t’u drejtohemi kutive të votimit. Sipas tij, PD është në rrugën e një fitoreje të jashtëzakonshme, fitores më të madhe në historinë e Shqipërisë!

“Ndryshimi që Shqipëria, Kamza dhe Tirana e shqiptarët duan është në dorën tonë. Mjaftojnë të shkojmë të votojmë numrin 9. Kështu të hapim bashkë derën e shpresës, derën e besimit tek e ardhmja, derën e mundësive ekonomike për çdo shqiptar dhe në veçanti për rininë e mrekullueshme të Shqipërisë.
Do të jetë një nga ato fitore historike të cilat do të mbahen mend për bashkimin e shqiptarëve si asnjëherë më parë. Sheshi është mbushur me demokratë, me qëndrestarë, por në mes këtij sheshi kam takuar dhe takoj dhe qytetarë të tjerë, deri dje të pavendosur, socialistë të zhgënjyer e të vendosur për ta bërë 25 prillin një festë për familjen e tyre. Ti përveshim dhe njëherë mëngët për të bërë të mundur zhvillimin e vërtetë, duke i dhënë fund abuzimit 8-vjeçar.
Më 25 prill duke votuar për numrin 9 do votoni për amnistinë totale të këtyre gjobave korruptive dhe çlirimin e këtij laku për 350 mijë familje shqiptare. Me planin tonë ekonomik ne do mundësojmë që siç po shndrit ky diell do shndrisin sytë e prindërve, të pensionistëve, bijve të tyre, të njerëzve punëtorë, fermerëve dhe gjithë qytetarëve shqiptarë. Këtë që shoh dhe prek këtu në këtë shesh dhe që e kam parë ditë për ditë dhe natë për natë, këtë etje për ndryshim ta kthejmë në uraganin e votave për ndryshim. Ditën e diel masivisht për veten tuaj, familjet tuaja, për rininë e mrekullueshme, për Shqipërinë si gjithë Europa, votoni numrin 9. Bashkë për ndryshim. Shqipëria fiton”, deklaroi kreu i PD.

blank

Vjosa Osmani: E falenderoj Presidentin Joe Biden për letrën e tij të përzemërt në emër të popullit amerikan

E falenderoj Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, për letrën e tij të përzemërt në emër të popullit amerikan.
Presidenti Biden thekson partneritetin e gjatë mes dy vendeve tona të rrënjosur në vlerat e përbashkëta, duke përmendur edhe raportin personal të familjes Biden me Kosovën. Ai poashtu ka theksuar se do të punojë me ne në prioritetet që kanë të bëjnë me forcimin e sundimit të ligjit, luftën kundër korrupsionit, mbrojtjen e të drejtave të pakicave dhe bashkësive fetare, rimëkëmbjen nga pasojat e pandemisë Covid-19, zhvillimin ekonomik si dhe sigurimin e të ardhmes së qëndrueshme energjetike.
Në veçanti, e falenderoj Presidentin Biden që i është përgjigjur letrës sime të datës 19 mars lidhur me ndihmën në drejtim të sigurimit të vaksinave, si prioritet numër një i institucioneve tona. Presidenti Biden ka potencuar se me shtimin e sasisë së vaksinave, SHBA-të do të punojnë për shpërndarjen e tyre dhe se ekipi i tij do të jetë në kontakt me ekipin tim për realizimin e këtij synimi.
Në letrën e Presidentit Biden theksohet, gjithashtu se ShBA-të mbështesin vazhdimin e dialogut me Serbinë. “ShBA-të do të vazhdojnë t`i mbështesin përpjekjet për sigurimin e paqes së qëndrueshme dhe dialogut produktiv ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe përfundimisht marrëveshjes gjithëpërfshirëse për normalizim, e cila besojmë se do të duhej të përqendrohej në njohjen reciproke”, thuhet në letrën e Biden.
blank
blank
blank

Biden i shkruan Osmanit: Mbështesim dialogun Kosovë-Serbi, një marrëveshje gjithëpërfshirëse me njohjen reciproke

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka thënë se SHBA-ja mbështet vazhdimin e dialogut të Kosovës me Serbinë dhe arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, e cila do të përqëndrohej në njohjen reciproke.

“SHBA-ja do të vazhdojë të mbështes përpjekjet për sigurimin e paqes së qëndrueshme dhe dialogut produktiv ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe përfundimisht marrëveshjes gjithëpërfshirëse për normalizim, e cila besojmë se do të duhej të përqendrohej në njohjen reciproke”, thuhet në një letër të cilën presidenti amerikan, Joe Biden i ka dërguar presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani në të cilën e uron atë për zgjedhjen në këtë pozitë.

Në letër, Biden shkruan se partneriteti mes dy vendeve është i rrënjosur në vlera të përbashkëta, duke theksuar se do të punojë me Presidenten Osmani në prioritetet që kanë të bëjnë me forcimin e sundimit të ligjit, luftën kundër korrupsionit, mbrojtjen e të drejtave të pakicave dhe bashkësive fetare, rimëkëmbjen nga pasojat e pandemisë Covid-19, zhvillimin ekonomik si dhe sigurimin e të ardhmes së qëndrueshme energjetike.

Në njoftimin e zyrës së presidentes Osmani, thuhet se presidenti Biden i është përgjigjur edhe kërkesës së Osmanit që SHBA-ja të ndihmojnë me vaksina, bazuar në letrën e saj të 19 marsit.

Presidenti Biden ka thënë se, “me shtimin e sasisë së vaksinave, SHBA-të do të punojnë me partnerët për shpërndarjen e tyre dhe se ekipi i tij do të jetë ne kontakt me Presidenten Osmani për realizimin e synimit të tillë”.

Presidenti Biden ka përmendur edhe raportin personal të familjes Biden me Kosovën.

Në këtë kontekst, presidenti amerikan ka përmendur të birin e tij Beau, i cili ka shërbyer në Kosovën në kuadër të forcave paqeruajtëse amerikane, siç thuhet në letër për “avancimin e paqes, si dhe sundimit të rendit e ligjit”.

blank

KUJTESË PËR ATA QË DO TË VOTOJNË PËR NDRYSHIMIN, KUNDËR KRIMIT – Nga Agim Xh. Dëshnica

VILSON BLLOSHMI GENC LEKA

 

Ju që do të shkoni të votoni për ndryshimin kundër krimit, ndaluni pak pranë përmendores së Gencit e Vilsonit, hidhni do lule e kujtoni me nderim dy djemtë e pafajshëm, poetët demokratë të  lirisë,  të pushkatuar,  pasardhës të denjë të mësuesve atdhetarë.

 

 Si çdo ditë, në mëngjes herët, pas natës së 17 korrikut 1977, gra e vajza me drapër në dorë, tek zbrisnin, për në arat e kooperativës së Bërzheshtës mbi  Librazhd, s’kishin dëgjuar krisma armësh në mesnatë,  as nuk dinin se në hijen e malit të Zgarës, ishin pushkatuar dy mësuesit e rinj, Genc Leka e Vilson Blloshmi! Kur kujtohen të dy poetët, shpaloset faqe maleve, bukuria e blertë e Librazhdit, dëgjohet jehona e poezive të paharruara, këngët si vaje të Bërzeshtës, isot e kabatë për vallen e vdekjes me dridhma shtatesh të Rrajcës në livadhet e përzhitura nga vapa e korrikut.

Në rrjedhën e kohës nga brezi në brez, kujtesa e ngjarjeve tragjike, mbart pamje nga të  vërtetat e hidhura. Historia e trishtuar e viteve  pas luftës, flet sesi  komisarët me yll të kuq në ballë, tjetërsuan jetën, me vrasje e burgosje në qytet e fshat, rrëmbyen tokat e bukës, pronat, shtëpitë, hotelet, teatrot. kinematë e dyqanet, rrënuan e mbyllën xhami, kisha e teqe. Nga shtati i masakruar i poetit Dom Lazer Shantoja, pas sharrimit mizor të gjymtyrëve, u pushkatua çfarë kishte mbetur gjallë.. Më pas vijoi pushkatimi i poetëve Manush Peshkëpia, Trifon Xhagjika, i muzikantit të ri Gramoz Omari. Nëpër burgje, humbën jetën nga torturat poetët e shkrimtarët Vinçenc Prennushi, Bernardin Palaj, romancieri i parë shqiptar Ndoc Nikaj, dramaturgu klasik Et’hem Haxhiademi e shumë të tjerë. Aso kohe Lidhja e shkrimtarëve, botonte poemat “Enverit” “Me ty Stalin!”, “Strategu i fitoreve Stalini” etj. Pas pushkatimit pa gjyq të 21 burrave fisnikë dhe dijetares Sabiha Kasimati pranë Urës së Beshirit, një turmë e zhurmëshme, u mblodh para Legatës Sovjetike duke brohoritur për Stalinin, Enverin e Bashkimin Sovjetik.

Një përfytyrim i rrejshëm rreket të tregojë, edhe sot, sikur në atë sistem të çoroditur, gjthçka shkonte vaj. Veçse në orë të caktuara ditën, madje, edhe natën qytetarët mbanin radhë për bukë, kos e me raste për një a dy pula, të heshtur e të përulur para shitësit në dyqanet e shtetit. Një filozof gjerman shkruante: ” edhe populli gabon, madje është fajtor, meriton qeverinë që mban mbi shpinë.” Shtetëzim, burgim e pushkatim-fjalë tmerri. Vendim për shembje ndërtesash monumentale-çmenduri  sekretarësh  në komitetet e partisë në qendër e në rrethe. Për të ndalur sadopak dorën e tyre rrënimtare, studiuesit më në zë, botonin hera-herë shkrime  për formimin  e kombit  shqiptar, për kulturën, vlerat etnografike e nd֝ërtimore. E megjithatë zjarri i luftës kundër feve, kanuneve e zakoneve, të trashëguar brez pas brezi, mbahej i ndezur nga poetët e shkrimtarët real.socalistë, të cilët ngrinin lavde për një të krisur me emrin Enver, mburrnin heronjtë e sigurimit të cilët për të mbuluar dështimet në ekonomi, me porosi të partisë, sajonin grupe armiqsh e sabotatorësh.

 Në vitet 70, kur ekonomia e përqendruar po tronditej në themel, partia vendosi përsëri, të vriste njerëz. Ndaj si ujku në pergjim priste rastin te kapte gjahun e parë. Nisi me poetët, shkrimtarët dhe artistët e lirisë në burgje, kampe pune, e miniera.  Në vitin e zi 1977, u dënuan në kundërshtim me ligjet,   dy poetët  e rinj, me fat tragjik, Genc Leka 32 vjeç e Vilson Blloshmi 29 vjeç, për vargjet, ëndërrimet e  shpresat e tyre djaloshare. Këta poetë të mohuar, e të pambrojtur nga askush, u rrezikuan jo vetëm nga dëshmitarët e rremë, por edhe nga ekspertët e letërsisë, për realizimin e skenarit vrastar me “grupin e sabotatorëve” në Kooperativën e Bërzheshtës. Skenari fillonte me një mushkë të mbytur, diku në punë e sipër. Në vijim u sajuan akuzat:  “zjarrvënës e vjedhës”. Sipas partisë e sigurimit ato “akte sabotimi synonin rrëzimin e pushetit popullor!!”

Për dënimin e tyre, u hartua një plan i gjerë masash nga Komiteti i Partisë së Librazhdit me urdhër të sekretarit të parë, druvarit Sotir Koçollari, bashkë me gjykatën, prokurorinë, hetuesinë, drejtorinë e policisë etj. U ngarkua një lukuni hetuesish me detyra të veçanta me kryehetuesin kriminel, Selim Çaka në krye. Në akuzën e sajuar u renditën shpifje nga më të ndryshmet: “krim e sabotim  në bujqësi, axhitacion e propaganda.” Të gjitha bashkë morën pamjen e një litari të përgjakur nga historia tragjike e fisit të blloshmëve me zanafillë nga lufta vëllavrasëse e vitit 1944, zgjatimi hakmarrës në kohë paqeje, shpallja “kulak”, një nofkë e ngjashme me emrin skllav e së fundi, caktimi i “grupit të tetë sabotatorëve.” Në përfundim u dënuan me pushkatim dy më të rinjtë, Genci e Vilsoni “kryetarë e udhëheqës grupi.”, “Fajet”  e “krimet” e tyre më të rënda, ishin krijimi i poezive dhe përkthimet  nga Volteri, Viktor Hygo, Edgar Po, Alfred De Myse, Bodler, Rembo, Shatobrian, Maksim Gorki etj. A ka ligj në botë për vrasje  poetësh, të cilët krijojnë poezi e kënaqen vetë me to? Dokumente për dënimin e tyre ishin ditaret, fletoret e shënimeve dhe letërkëmbimi me të afërmit e dashur, ku poetët shkruanin poezitë, mendimet  për letërsinë, artin e kulturën. Hetuesit pa shkollën përkatëse shqyenin sytë dhe me anën e torturave shtazarake përpiqeshin t’i detyronin të pandehurit, të pranonin “fajet, krimet dhe veprimtarinë armiqësore.” Pengësë e pakalueshme, për ata, që morën përsipër detyrën e caktuar nga sekretari i parë i Komiteti të Partisë, ishte vetëm një, Vilsoni i paharruar që mbante emrin e nderuar të presidentit shpëtimtar amerikan. Hetuesit-xhelatë, me britma e sharje, ua përplasnin kokën nga muri në mur, i qëllonin me grushta e shkelma, ku të mundnin. Vilsonit ia thyhen  krahun, por ai qendroi i patundur, shkëmb-vigan. Të tjerët, gjatë torturave të padurueshme, u lëkundën, pranuan disa nga fajet e paqena.

Krejt ndryshe janë zhvilluar ngjarjet në kohën e Monarkisë së përfolur, me Migjenin mësues në shkollat e shtetit, kur poeti  i trishimit, botonte lirshëm poezi e shkrime kritike, si “Hidhet e përdridhet” (me nënkuptime kundër Mbretit.), “Poema e Mjerimit”, “Molla e Ndalueme,” “Legjenda e Misrit.“ “Bukën tonë falna Zot”, ndërsa poetët mësues  Gencin e Vilsonin, i vranë për krijime të pabotuara.

 Ne fillimet e demokracisë, njërëz të politikës e të kulturës, u munduan më kot të shfajsoheshin me frikën e diktaturës, heshtën  për librat e botuar dikur, por për çudi, as sot nuk po e marrin veten, përpiqen të harrohet gjithçka nga e kaluara me shprehje të tilla “se ashtu ishin ligjet në monizëm.” Ndërkohë të tjerët për pak desh u fshinë nga kujtesa e kombit. Gjithsesi, ndihen të qetë në ndërgjegje ndaj shkruajnë  për të vërtetat e asaj kohe të mallkuar, kur ndalohej mendimi ndryshe, kur vriteshin poetët e lirisë për vargje kushtuar natyrës e dashurisë njerëzore.

Siç ndodh zakonisht me poetët, në moshë të re, me anën e poezive, Genci e Vilsoni shprehnin gjendjen  shpirtërore ndaj fatit të mbrapsht, për humbjen e të drejtave studimore, mendimin e heshtur kundër padrejtësive: largimi nga arsimi, në minierë e bujqësi, punëtorë në pyje dhe ushtri. Ajo lojë hetuesish, ishte në kundërshtim me faktet  e ekspertizës  ekonomike  e juridike. Megjithatë tërë ato fakte pafajësije, u fshinë me vendosmëri nga sekretari i parë i cili kryente verbërisht detyrat e caktuara nga lartë, sipas parimit komunist: “të vrasim njerëz për të mbajtur pushtetin.”

 Kjo detyre u plotësua, edhe me ndihmën e njerëzve të kulturës nga Tirana. Faktet janë kokëfortë, nuk merren me nderime ndaj askujt, qofshin dhe profesorë, të cilët nuk mundën të mbronin poetët me argumentin e fuqishëm, se poezitë, as ishin botuar as të shperndara dorazi.. Gazetarja Çuli e tmerruar nga sigurimi, tejkaloi detyrat duke qëmtuar, edhe me hamendje vargjet e Gencit kushtuar dashurisë. Prof. Xhaxhiu bëri çmos t’i komentonte përkthime e krijimet si punime adoleshentësh. Ndërsa N.Jorgaqi për poezitë“ Vjeshtë”, “Rrethi i hënës”, “Harabelat”,  gjykon: “Vilsoni ka thënë se që të bëhesh njeri i afirmuar, duhet të studiosh dhe në gjuhë të huaj. Ai ka bërë përkthime nga autorë dekadentë, si: Lamartin, Shatobrian, Rembo, Bodler etj. Ka nxjerrë shënime me përmbajtje reaksionare si “s’ka gjë më të bukur se ajo që nuk shërben për asgjë”, ka nxjerrë citime nga Gorki “nuk ka njeri më egoist se i sëmuri”, ose nga Naim Frashëri “mos u bëj mjaltë se të hanë mizat” – citime që i shërbejnë ideologjisë së tij”. Bara më e rëndë ra mbi mësuesin e poetin K. Petriti, me poezinë e Vilsonit  “Saharaja”. Sado, u orvat me disa e trajtime, me jo, të paqarta apo të errëta, nuk mundi t’ia dilte mbanë për shkak të hetuesve të egër, të cilët me klithma, kërcënonin, se për idealin komunist mund të hidhnin në erë, malet dhe vetë Shqipërinë.

Pra, ishin, vetëm dy nga ekspertët të cilët duke kryer detyrën e letrarit bashkëkohor, shqyrtuan poezitë intime e përkthimet e bukura të poetëve. Ishin ata të dy, që poshtëruan veten me fyerjet ndaj poetëve të mëdhej europianë e kësisoj lehtësuan punën e hetuesve për dënimin e Gencit e Vilsonit.

Dokumenti i vendimit të jashtëligjshëm, me vdekje, u miratua nga kryetari i Gjykatës së lartë, Aranit Çela dhe Kolegji i Apelit, ndërsa Presidiumi i Kuvendit Popullor, nuk e pranoi lutjen për faljen e jetës. I fundit, ministri i brendshëm, urdhëroi me shkrim policinë e Librazhdit për ekzekutimin larg qytetit. Qarkullon dhe një dëshmi nga një pjesëtar i togës së pushkatimit. Në moshë të thyer, i munduar nga ankthi i padurueshëm i heshtjes, si në një rrëfim, ai tregon për çastet e fundit të jetës së dy poetëve Genc Leka e Vilson Blloshmi. Para pushkatimit, kryehetuesi kriminel, iu qas buzëgas Vilsonit. Mesa kuptohej pas torturave ç’njerzore ai kërkoi poshtërimin e tij, edhe në çastet e fundit të jetës, bashkëpunimin me organet e sigurimit. Kundërshtimi këmbëngulës i poetit të lirisë, qe i menjëhershëm. Pas pak u dha komanda, ”zjarr!” Gjithçka mbaroi. Krismat në hijen  e malit të Zgarës u përzihen me zhurmën e rrjedhës së Shkumbinit e jehonën maleve, ku poetët të pandarë ndrijnë si yje lart në qiell, ndërsa vepra e tyre e bukur jeton në mendjen e zerat e rinisë. 

Kur diktatori i pashpirt, u zhduk nën dhe, degjohej gaz-hidhët në festivale, kënga e vdekur, “Lule për xhaxhin Enver” nga barinjëtë e dhive, “bilbila me lule mbi qeleshe…”Një nga këngëtarët-vallëtarë nga Librazhdi, mban emrin Taulant Balla. Sot ai eshtë një prej mashtruesve të koruptuar e gënjeshtar i gjobitur nëpër gjyqe. Ndërkohë, edhe shërbëtor besnik i kryeminitrit në ikje Rama. Për çudi vetëm aty nga viti 2017, shkrimtari  i realizmit socialist, Ismail Kadare, u bë i gjallë tepër vonë, me parthënien në librin “Genci  e Vilsoni”, botuar nga Sadik Bejko për dy poetët e pushkatuar në 1977.

I pyetur disa vite më parë  Kadare ishte përgjigjur, se për vrasjen e dy poeteve.  qe njohur nga një shkrim i historianit Uran Butka!

 

 Nxënësit në shkolla, kudo në Shqipëri, presin të kthehen mësuesit e vërtetë, të mësojnë, si krijohen poezitë e lirisë.  Tashmë poetët, Genci e Vilsoni,  ligjërisht janë jo vetëm të pafajshëm e Martirë të Demokracisë, por  Nderi i Librazhdit, e Nderi  i Kombit.

 

Dy nga  poezitë e dënuara të Gencit:

 

KUJTIMI YT

“Kujtimi yt më hodhi këtë natë

Në thellësinë e brengave pa fund…

( Ah! ëndërr e kaltër,  këputur për mes)

Dhe nis mendimi  rrugën më të gjatë.

Shtegun e blertë kur nuk e gjen gjëkund

Vezulluar  prapa mbrëmjes e çdo mëngjes.”

 

  POEZIA E FUNDIT

“O hënë pse dole, moj kaq e trishtuar

Mos vallë për mua po mban zi?

Ç’më fsheh ashtu me sy të lotuar,

Mos m’u sos jeta dhe unë s’e di?

Po dhe në vdeksha, jeta s’ka të mbaruar

Dhe pse sot po shkruaj  të fundmen poezi

.

Nga dosja e Vilsonit:

 Në dosjen e Vilsonit u gjetën  shënime  me shqipe të pasur, arsyetime të thella, ligjërime prej shkrimtari, me vlerë për ata që studiojnë gjuhen e letërsinë shqipe:

“Në vitin 1966 mbrojta shkollën e mesme pedagogjike. Ishim 208 maturantë. Nga të 208-ët vetëm unë u ndava: nuk m’u dha e drejta për të ushtruar profesionin si arsimtar. Me sa duket, kjo lidhej me të kaluarën jo të mirë të familjes sime. Në vitin 1972 kam shkruar një poezi. E kam bërë në ditët kur po hapej viti i ri shkollor; isha i dëshpëruar, mbasi me kohë kisha kërkuar që të ushtroja profesionin si arsimtar dhe kjo e drejtë nuk më jepej. Në ato rrethana kam shkruar poezinë:

“Nëse nuk munda brengës t’i bëj ballë

Zjarr përsëri unë kam në shpirt të djegur

Nëse më i vdekur jam nga çdo i gjallë,

Mirë pra, m’i gjallë jam se çdo i vdekur.”

Jam thyer para dëshirë sime, para dëshpërimit tim. Kohët shkonin dhe unë vazhdoja të punoja në prodhim. U bëra pesimist. Nuk jam llogaritur mes njerëzve dhe shokëve me të cilët bashkë mbaruam shkollën, por u llogarita midis klasave të vdekura, mes njerëzve të vdekur. Në poezinë më sipër unë kam dashur të them se jam më i gjallë se të vdekurit.

Shënimet në ditarin tim japin mbresa nga jeta e përditshme, shprehje të nxjerra nga studimi i autorëve të ndryshëm të letërsisë së huaj, ngjarje dhe ndodhi të jetës sime, të jetës shoqërore. Me shprehjen se njerëzit mbajnë ndonjëherë emra falsë, dua të them se njerëzit ndryshe hiqen e ndryshe janë. E kam shkruar këtë si vlerë njohëse për njeriun, ose dhe për ndonjë njeri konkret.

Ndryshe nga shokët e mi të shkollës, të cilët kanë disa vjet që e ushtrojnë profesionin e mësuesit jeta ime është monotone, e mërzitshme dhe pa asnjë gëzim. Ata janë arsimtarë, unë punoj në minierë. Ky trajtim nuk më pëlqen dhe më duket i padrejtë. Perspektiva ime është e një njeriu të pafat në jetë. Ç’farë kam bërë? I ri jam, forcat nuk më mungojnë, por nuk kam qetësi, ndërgjegjja nuk më lë të qetë. Kulmi i dëshpërimit arrin atje ku unë them më mirë të mos kisha lindur sesa linda në një jetë që më vret e më brengos. Unë kam një natyrë të keqe, kjo është natyra e trishtimit, unë mërzitem shpesh. Në jetën e përditshme e kam për natyrë që të mos i bëj keq askujt. Gjithmonë vrisja mendjen: ç’do bëhej më vonë, madje, duke qenë i brengosur, rrija zgjuar, i mërzitur, i dëshpëruar, sa arrija ta bashkoj mbrëmjen me mëngjesin…”

Pra, në dëshpërim  e sipër poeti përfytyronte veten në një botë të ngjashme me Saharanë:

 Saharaja, larg është Saharaja,

Saharaja shkëmb e rërë e gurë,
Që ka shok veç emrin e saja

Dhe ngaqë s’sheh ëndrra, s’sheh as drurë.

Saharaja s’di të ëndërrojë.
Ajo bluan gurë në mënt’ e sajë…
Saharaja s’ka këngë të këndojë,
Saharaja s’ka as lot të qajë,

.Saharaja nuk ka miq e shokë
Saharaja është një copë tokë,
Thonë se dhe natën nuk shkon mirë.

Natës s’i pëlqen në Sahara,

S’i pëlqen të ketë veç gurë për shtrojë;

Fjalë e dashuri e njerëz s’ka;

Shkretëtirës shket e shkrepë
Kur hynë dielli e kur hesht thëllimi
Shkretëtirë e shkretë mbetet shkretë…”

                    ———–

 

Nga Viktor Hygo:

                    EKSTAZE 

 

Një natë plot me yje, pranë dallgëve isha vetë.

As dhe një re në qiell, as dhe një vel mbi det.

Më larg nga bota jonë vështrimi zhytej thellë.

Dhe pyjet mbarë, dhe malet, natyra pa mbarim

Sikur po pyesnin ngjanin, me të turbullt murmurimë

Dallgët e detit, zjarret edhe qiell.

 

Edhe të lartë yje, legjiona me mijë

Me zë të lartë e të ulët me mijëra harmoni   

Thoshin duke përkulur  atë kurorë të zjarrtë.

Dhe dallgët blu  q’asnjë s’mund, t’i drejtojë, t’i ndalë,

 Thoshin duke mbështjellë shkumën mbi shkulm e vale:

Ky është Zoti, Zoti i lartë.

 

 

                            * * *

Në kujtim e peng nderimi, shkruesi i këtyre rradhëve u ka kushtuar poezinë “Dy yje mbi hijen e malit.”

 

DY  YJE  MBI  HIJEN  E  MALIT*

 

Në hijen e malit, në përvëlim korriku,

shkretëtira bijtë e nënave mbuloi,

bylbylat  e pyjeve, poetët e freskisë rinore,

poetët e bukur të qiellit, guximtarët e lirisë.

 

Me klithma  e flakë vrastare

në terr mizor,

shkretëtira e tërbuar mori hak,

kundër ajrit, kundër lirisë,

kundër dritës,

kundër ëndrrave, kundër këngëve.

Heshtja e thellë sundoi

veç një çast!

Jehona  e dhimbjes së malit

fluturoi gjithkund!

 

S’është aq lehtë  të vrasësh poetët

në hijen e malit,

s’është aq  lehtë të vrasësh poetët,

të ndalësh rrjedhat e mendimit,

të zhdukësh shpirtin, të fikësh ditën,

s’është aq lehtë  të vrasësh poetët,

krimin ta fshehësh nën dhe!..

 

Nga zemra e tyre,

këngët e gjakosura, thirrjet për liri,

me flatrat e shqipes,

kryengritëse u ngritën lart,

murlanin e fjetur zgjuan,

zëmërimin ndaj tiranisë.

 

U rrafshuan dunat e sfilitjes,

në shkretëtirë  zhegu  u shua,

pluhuri gri  u tret.

U tund piramida në themel,

muret e ngujimit ranë.

 

Fryma e kohës i shkundi retë ujëplota,

u zbut dheu, ngriti kryet bari i njomë,

plasën gonxhet, shpërhyen lulet,

mbi blerim e hijeshi.

 

Frymë e kohës me psherëtimë,

tymin shpërndan nga hija e malit,

gjurmë krimi, njolla gjaku zbulon.

 

Në oborre shkollash,

vështrojnë ndër lot malin e trishtuar,

rrëzimin e gjetheve në vjeshtë.

Pse vonojnë mësuesit,

pse s’po vijnë poetët

Genci e Vilsoni?

 

Shkumbini shkumëzon

dredhon ndër  gurë e kthesa,

zëra valësh zhurmërojnë,

kërkohen poetët.

Oshëtima nga hija e malit

çohet  në qiell.

 

Dilni e shihni,

mbi  rrethin e hënës

vezullues dy yje  të qetë,

dy yje të bukur,

dy yjet e ndritur të zgjimit

blank

Kryetarja e Partisë Konservatore britanike të kryeministrit Johnson dhe Daniel John Hannan-Bashës: Ju urojmë fitoren dhe ju mirëpresim si kryeministër në Londër

Kryedemokrati Lulzim Basha zhvilloi këtë paradite një bisedë online me kryetaren e Partisë Konservatore Britanike të kryeministrit Johnson, Amanda Milling, dhe këshilltarin e bordit të tregtisë në Britani, Daniel John Hannan.

Në fjalën e saj, kryetarja e konservatorëve të kryeministrit Johnson, Amanda Milling, shprehu gatishmërinë për bashkëpunim dhe i uroi kryetarit Basha fitoren më 25 prill.

“Jam shumë e kënaqur që dëgjoj se bashkëpunimi ynë midis partive tona ka mundësuar marrëdhënie më të mira mes nesh dhe ka patur një impakt pozitiv për vendin tuaj. Unë e mirëpres gjithmonë shkëmbimin e eksperiencave midis nesh, pasi kemi mundësi të mësojmë nga njëri-tjetri. Të urojmë fitoren dhe të presim si kryeministër në Londër”, tha Amanda Milling.

Ndërsa, këshilltari bordit të tregtisë në Britani, Daniel John Hannan, tha se është i vetëdijshëm që Shqipëria ka potencial zhvillimi, por që e ka penguar keqmenaxhimi. Ai gjithashtu uroi kreun e opozitës për fitore më 25 prill, në mënyrë që Shqipëria të rimar orientimin perëndimor.

“Jam shumë i inkurajuar nga optimizmi juaj, sepse u binda edhe vetë herën e fundit që isha në në Tiranë se Shqipëria është një vend me një potencial shumë të madh, i cili thjesht është menaxhuar keq për një kohë të gjatë. Ti e the vërtet shumë bukur. Më lejoni që ta shfrytëzoj këtë moment për t’ju uruar gjithë suksesin e mundshëm. Dhe do të thosha mezi pres të të shoh përsëri në Shqipëri, por edhe më shumë se kaq. Pres me padurim t’ju mirëpresim në Londër si kryeministër i një Shqipërie të lire, me ekonomi të lirë dhe me me një orientimin perëndimor. Ndaj për të gjithë ju, forca deri në 25 prill dhe gjthë suksesin e mundshëm”, u shpreh Daniel John Hannan.

blank

“Neue Zürcher Zeitung”: Edi Rama autoritarist, despot arrogant, agresiv dhe i vetëkënaqur. Po lufton për të ruajtur pushtetin

Gazeta zvicerane “Neue Zürcher Zeitung” disa ditë para zgjedhjeve i kushtoi një artikull kryeministrit Edi Rama, për mënyrën se si shihej si një fener shprese dhe tani ai po lufton fort për tu rizgjedhur. Si është duke luftuar Edi Rama për të mbajtur pushtetin, pavarësisht sjelljes së tij autoritariste, agresive, vetë-përmbushur (kënaqur), seksiste. Artikulli përmend edhe fyerjen ndaj ish-deputetes së PD Grida Duma duke postuar një foto të shtrembëruar të saj dhe më pas duke pretenduar se ai nuk ishte në dijeni për gabimin e tij vulgar.

Ai më pas përshkruan se si dikur u përpoq të luftonte nepotizmin dhe korrupsionin në Shqipëri, përpjekjen për të mbështetur mendimin e lirë dhe demokratik dhe për të krijuar një shoqëri më shoqërore duke i befasuar vazhdimisht bashkëbiseduesit e tij politikë në Bashkimin Evropian, të cilët e konsideronin si njeri të lirisë dhe Perëndimit.

Artikulli krahason Edi Ramën me ish-diktatorin Enver Hoxha, se si çdo politikan i suksesshëm zhvillohet në një despot arrogant brenda një periudhe të shkurtër kohe. Sepse Rama gjithashtu përdor frikën si mjetin më të rëndësishëm në politikë. Edhe pasi më shumë se 30 vjet, nga përmbysja e diktaturës, shumë qytetarë nuk e kuptuan se kishin të drejtën e lirisë. Në funksion të agresivitetit të ligjërimit politik, shumë shqiptarë po bien preh e një lloj pafufshmërie civike (qytetare).

Më pas përmendet skandali i të dhënave për 910,000 votuesve të qarkut të Tiranës, duke e barazuar atë me një sistem patronimi dhe kontrolli komunist. Një krahasim me periudhën komuniste bëhet gjithashtu në kontekstin e marrjes nën kontroll të mediave dhe të industrive që janë të varura nga tenderat dhe prokurimet shtetërorë, duke vërejtur se vetëm disa oligarkë marrin praktikisht të gjitha vendet e punës që gjenerohen – qoftë në menaxhimin e mbetjeve, sektorin e shëndetësisë apo në ndërtimin e rrugëve.

Artikulli flet gjithashtu për krimin e organizuar, sesi partneriteti midis politikës, biznesit dhe krimit të organizuar është forcuar në dhjetë vitet e fundit dhe sa shqiptarë jetojnë në varfëri të skajshme. Partnerët kryesorë të Ramës janë presidenti serb Aleksandar Vuçiç dhe presidenti turk Tajip Erdogan.

Artikulli mbyllet duke krahasuar përsëri Kryeministrin Rama me ish-diktatorin Hoxha, një njeri i zymtë, i padobishëm, ish besues ndaj institutioneve shtetërore.

 

ARTIKULLI I PLOTË NGA MEDIA ZVICERIANE “Neue Zürcher Zeitung” 

Frika ёshtё mjeti i tij

Kryeministri i Shqipёrisё Edi Rama shihej si fanar shprese.  Tashmё ai ёshtё duke luftuar egёrsisht pёr tu rizgjedhur.

Kohët e fundit pёrdori një foto të një politikani opozitar duke e publikuar atё  në TV. Një foto nё njё situatё tё pafavorshme ku tregohej Grida Duma me gojën hapur përpara mikrofonit. «Gridare, oh, oh, oh», imitoi atё Edi Rama  kryeministri i Shqipërisë, duke iu referuar kuptimit nё gjuhën italiane tё fjalёs «Volare». Dhe bëri sikur nuk ishte i vetëdijshëm për gabimin e tij vulgar. Para zgjedhjeve të përgjithshme të cilat zhvillohen tё dielën e ardhshme, Rama me sa duket po pёrdor çdo mёnyrё për të siguruar rizgjedhjen e tij. Autoritarist, agresiv, i vetë-kёnqur e seksist, 56-vjeçari lufton për të ruajtur pushtetin.

Edi Rama dikur u shfaq nё përpjekjen pёr të luftuar nepotizmin dhe korrupsionin në Shqipëri, për të mbështetur mendimin e lirë dhe demokratik dhe për të krijuar një shoqëri më shoqërore, sepse ai ёshtё kryetari  i Partisё Socialiste. Dikur i njohur si artist  dhe sharmant,  ai vazhdimisht i befasonte bashkëbiseduesit e tij politikë në Bashkimin Evropian. Njё shqiptar i tillё kurrё nuk ishte njohur. I biri i njё skulptori dhe njё mjeku studioi dhe dha mёsim nё Akademinё e Arteve në Tiranë, mё pas u zhvendos në Paris në mes të viteve 1990 dhe më vonë drejtoi Ministrinë e Kulturës të vendit të tij. Ai konsiderohej një njeri i lirisё dhe Perëndimor.

Në vitin 2000, Rama u zgjodh kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe prej atëherë e nё vazhdim siguroi që grija dalluese e fasadave tё komunizmin nё kryeqytetin shqiptar të zёvendёsohej nga njё tonalitet shumёngjyrёsh. Ai gjithashtu shembi shumё ndёrtesa qё ishin ndёrtuar pa leje. Në 2004 ai madje iu dha çmimi  i kryebashkiaku mё i mirё i botёs. Nëse do ta takonit Ramën për një intervistë, ai do tё vizantonte lule e dizenjo organike shumёngjyrёshe. Nnё bllokun e shënimeve. Një reformë gjyqësore, në të cilën gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar u hoqën nga zyrat e tyre, konsiderohet të jetë merita e madhe e mbretërimit të tij. Po çfarë ndodhi me Ramën?

 

Trashëgimia e diktatorit

Pas tetë viteve si kryetar i qeverisë, historia duket se përsëritet. Në vitin 2013, Rama donte të largonte nga drejtimi i vendit kryeministrin tё pushtetshmin Sali Berisha. Opozita tani dëshiron të bëjë diçka të ngjashme me Ramën. Shqipëria duket e mallkuar sepse çdo politikan i suksesshëm dukshëm zhvillohet në një despot arrogant brenda një kohe të shkurtër, sikurse diktatori stalinist Enver Hoxha që kërkonte gjithnjë rimishërimin në një formë më të butë.

Kjo, sepse Rama gjithashtu përdori frikën si mjeti më i rëndësishëm në politikë. Në Shqipëri, dikur me diktaturёn më tё egёr staliniste në Evropë, trauma e persekutimit brutal të atyre që mendojnë ndryshe, kujtesa e kontrollit total të shtetit deri në nivelin personal, është akoma  prezentë në ndërgjegjen e shoqërisë. Ekziston frika se ajo mund tё rishfaqet në çdo kohë. Edhe pasi mё shumë se 30 vitesh nga përmbysja e diktaturës, shumë qytetarë nuk e kuptuan se kishin fituar tё drejtёn  për liri. Në funksion të agresivitetit të diskursit politik, shumë shqiptarë po bien preh e një lloj pafufshmërie civike (qytetare).

Dikur ishte Sigurimi, aparati i tmerrshёm i sigurimit tё shtetit, që kryente terror, përgjime dhe burgosje tё dhjetëra mijëra shqiptarë. Sot, pak para zgjedhjeve të 25 Prillit, u bë e njohur se një bazë e të dhënave e krijuar nga Partia Socialiste Ramёs përmbante tё dhёna personale tё prejardhjeve familjare dhe statusin e punës të 910,000 votuesve në rajonin e Tiranës.

Burimi i kёtyre të dhënave besohet se mund tё jetё nga një faqe në internet e qeverisë që u përdor për herë të fundit për t’u dhënë qytetarëve akses gjatë karantinës. Ata gjithashtu japin informacione rreth asaj se kush ka votuar në të kaluarën dhe cilat janё aktualisht preferencat ndaj partive politike tё qytetarёve. Kjo ёshtё padyshim njё sistem i qartё patronazhi dhe kontrolli që të kujton periudhёn e regjimit komunistët. Kush duhet të ndihet atёhere i lirë?

Rama mbase ka qёnё gjithmonë vetëm një demokrat nё fasadё. Ai që pikturoi prirjen drejt të menduarit autoritar dhe kontrollin e qytetarëve me ngjyrat e ndezura të lirisë dhe demokracisë, ashtu siç bёri dikur fasadat e godinave në Tiranë. Edhe më shumë se paraardhësit e tij, kreu i qeverisë së Shqipërisë ka marrë kontrollin e mediave dhe industriv që janë të varura nga tenderat dhe prokurimet shtetërorë. Disa oligarkё  marrin praktikisht të gjitha vendet e punës që gjenerohen – qoftë në menaxhimin e mbetjeve, sektorin e shëndetësisë apo në ndërtimin e rrugëve. e

Krimi i organizuar

Partneriteti midis politikës, biznesit dhe krimit të organizuar është forcuar gjatë dhjetë viteve të fundit, sipas një raporti nga Transparency International nga viti 2020. Në vendin me 2.8 milion banorë, i cili ka parë rritje të vazhdueshme në vitet e fundit, ndaj dhe nuk ka njё ekonomi reale tё tregut. Rreth një e katërta e shqiptarëve jetojnë në kufirin e varfërisë.

Partnerët më të afërt të politikës së jashtme të Ramës sot janë dy liderë po aq autoritarë – Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç dhe Presidenti turk Tajip Erdogan, i cili po i siguron Ramës një avion VIP prej 90 milion dollarësh. Lideri socialist shqiptar jeton në një vilë moderne si një bunker në periferi të Tiranës. Buzëqeshja tërheqëse e Ramës i ka lënë vendin asaj të një pashai të zymtë, ish besues ndaj institutioneve shtetërore. Por ju e dini kёtё mё mirё nga paraardhësit tuaj në vend.

(BalkanWeb)

blank

Rrëfimi ndryshe i çiftit Basha, Luli dhe Aurela tregojnë për herë të parë historinë e dashurisë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, së bashku me bashkëshorten Aurela, kanë rrëfyer për herë të parë së bashku njohjen e tyre, që përfundoi më pas me kurorëzimin e martesës.

Të ftuar këtë të diel në një studio televizive, Lulzimi dhe Aurela rrëfyen se kanë qenë për 5-6 vite shokë, ndërsa më pas, në nga viti i dytë i universitetit, ata janë afruar më shumë me njëri-tjetrin, kjo edhe për shkak se të dy ishin jashtë vendit, në një kulturë e shoqëri të re.

Pjesë nga rrëfimi:

Aurela: Është diçka sinqerisht, se nuk është vetëm një moment, pasi erdhi natyrshëm. Për 5-6 vjet ne ishim shokë. Pasi nga viti i dytë i universitetin kishim shkuar aty edhe ishim të dashur pastaj, boyfriend
Basha: Lidhesh më fort, gjërat i përjeton më ndryshe, tani jetojmë në një shoqëri ku s’ka familje që si ka njerëzit e vetë për fat të keq në emigracion, gjërat i përjeton më fort gjithçka.
Aurela: Ne ishim si të gjithë 18-vjeç, 19-vjeç kishim jetuar gjithë jetën me mamin dhe babin shkuam në një vend krejt ndryshe, krejt të ri, jashtë shtetit dhe mbase si gjithë ata shqiptarët që vijnë në Tiranë, aman vijnë në Tiranë në konvikt po janë në shtetin e vetë. Ne duhet që një të përshtateshim me shoqërinë e re me kulturën e re dhe dy të kujdeseshim për veten tonë.

Basha: Të shkosh atje 19-vjeç e para e punës mbaj mend është befasia se mirë Aurela ishte mësuar të bënte punë shtëpie, por unë s’bëja punë shtëpie, mund të ndihmoja ndonjëherë tim at ose ime më por e vërtet është që unë shkova si dikush që nuk kishte skuqur një herë vezë në jetën e vet. Duhet të administroja një buxhet, të blija ushqimet. Papritur, duhet të ndërtosh një të përditshme ku nuk ke më ndihmën e prindërve. Dikush që nuk ka gatuar dy vezë, duhet të gatuaj spageti me ton peshku për të gjithë shtëpinë. Duke u gjetur në një ambient ku mund të ishe krejtësisht i pavarur, u afruam më shumë me njëri-tjetrin që nga njëra anë na bëri më të fortë me sfidat që duhet të përballeshim dhe nga njëra anë na bëri më të fortë por nga ana tjetër na afroi më shumë me njëri-tjetrin, duke njohur gjëra që nuk i dinim.
Aurela: Ishim të dashur në Holandë. Ne bashkëjetuam së bashku në Tiranë. Në uikend takoheshim apo jo?
Basha: Edhe gjatë javës me të thënë të drejtën (qesh). Më pas u largova për në Kosovë dhe Aurela punonte në Holandë.
blank
Aurela: Unë gjeta punë në Holandë dhe fillova aty. 5-6 vjet kemi qenë në dy vende të ndryshme.
Basha: OKB jepte një leje çdo tre muaj dhe unë shkoja. Aurela vinte në Prishtinë. Vinte në Tiranë.
Arditi: Kishte luhajte….
Aurela: Normal po!
Basha: Është ajo shprehja larg syve larg zemrës…
Aurela: Francezët thonë larg syve pranë zemrës.


blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
Send this to a friend