I
Halla ka marr’ mashën, urat po i shkrep
edhe merr e jep,
trungu i ullirit digjet me gazep,
digjet mala-mala, sidomos bujashka;
në dimër, moj motër, zjarri shum’ u dashka!
Dhe, i lumtë goja kush e tha më par’
xhan e shpirt, o burrë, xhan e shpirt, o zjarr!
Buk’ të that’ në sofër, buk’ dhe asgjë tjatër,
po agai sa malet edhe zjarr në vatër!
II
Rreth e rrotull zjarrit nunuris njeriu,
si gjithkush të tijat plaku dhe i riu…
Fjala e të rinjve çelet me përrrallë
me një gjum’ të ëmbël gati mbi qëpallë:
Ç’është njëz’e njëzë, ç’jan’ata dervishë,
Ç’jan’ ata dervishë, kryet me fildishë?
ç’ësht’ai që s’hahet, ç’ësht’ai që s’pihet
edhe nëpër xhepe kurr’ e kurr’ nuk vihet?
Fjala e të rinjve çelet me përrallë
Brezi yn’po dihet, zëm’e qajmë hallë…
Një ka bër’ të mira, po s’ka par’ të mira
tjetri qënka pjekur keq në takllaira;
plagve të atia nuk iu gjend melhemi
dertet e këtia nuk i merr kalemi;
njëri s’paska miell, tjetri s’paska thes,
fund’ i fjalës bota qënka e pabes’!
Muaj i shënëndreut, muaj i flamosur
ngryset edhe s’gdhihet, nata s’ka të sosur
Shum’i hidhur qënka, shum’ e shum’ po thuaj
sa edhe pulat s’pjellin, brënda këtij muaj.
Enët mbahen mbyllur, qypa, shtëmba, butet,
pasi karakëshi vjen e brënda futet!
Netët shum’ t’errta, dita shum’e vrazhd’,
mbetëm mu si patat mbyllur në një grazhd;
pa le llafazankat vin’e na bezdisen
pasi kot së koti zën e kakarisen;
ruana zot nga fjala, zgjatet edhe zgjatet
sa me pash’njeriu s’ka se si të matet!
III
Xhiko xhevahirja, Halla dhe Xhixhia
Krushka Hanko Shega edhe xho Inxhia
Bulla Qeribaja, dadara gegera
zonjat e mëhallës që na vin’ ngahera
veshur kadifera, veshur me shalira,
rroba rrob’ stambolli, s’paska më të mira!
S’paska më të mira, po për sy të ballit
bora më e pastër ësht’ në maj’ të malit
rroba me e paster esht’ mbi trup te Hallës,
mu si shkum’ e bardhë mu ne sup te valës!
Edhe rreth’i Halles, rreth’ i atij gjiri
ruaj zot nga syri, mu si prush floriri
Duket der’ e pare, bukur e deres
çquan mbi kater stina stin’ e paraverës!
Ngulur mbi shiltera, gjith’ ato shiltera
hapur gjer te dera, shum’e shum’ te vyera
me ixhat Janine lule ylyver
dy mexhide topin Halla i ka bler’!
Pa degjoni, zonja, – nisi Halla plak’-
do ju them nje fjalez, fjale pa kapak!
Erdhi koh’ e keqe, koha e flamosur
na u prish dynjaja, bota esht’marrosur!
Sot nje lajmes erdhi, e mir’ se na erdhi
pati çar nuk pati nje nga nje i derdhi’
lajkat me te rralla, lajkat me te holla…
mbret mbi pem’ limoni, mbreteresh’ dhe molla…
Fjala vinte rrotull, rrotull e verdalle,
ç’do t’i thot’ limonit moll’e kuqe valle?
Thuaj e thuaj e thuaj edhe shum’ perralla
her’ i terej zeri, her’i terej fjala
her’ i terej fjala, her i terej zëri,
dale me ngadale mos keputej përi
her’ i çelej buza, her’i çelej gazi
dha e dha e mbushi…pasandaj e zbrazi:
Qenka mos na qenka, nje hadi bilmes
na e do per nuse çupen time mbes’!
Fët e fët e mora nje kongjill nga zjarri
nxora dhe nga xhepi nje gjerdan prej ari:
“Na – i thash’, – trazoj’ nuk trazohem kurrë
njeri per ne gusha, tjetri per ne furrë”
U! me mart’ te keqen dhe m’u beft kurban
far e fis i tia an’ e mban’ ku jan’!
IV
Halla thot’ të drejtën, çupa si dy sytë
si do bënej nuse, nus’ e derës s’dytë,
kurse Hanko Halla rrjedh nga der’ e parë?
Bota të mos kishte disa pashallarë
soj i Hanko Hallës do ta kish me hak
që të kish saraje dhe te kish oxhak;
Halla do te quhej Halla Pashallesh’
fjal’ e saj do te ishte mu si vëth ne vesh;
Halla do te bënte si t’a kish istekun
eja-ik mileti, merr e puth etekun!
Gjyshi paska pasur shum’ para te thata
paska pasur arqet plot me kollonata
paska pasur mbushur arqe e sënduqe
me para te bardha, me lira te kuqe’
gjalp’ e vaj’i tyrej derdhej si përua
katër teste qypa kishin ne katua,
katër teste qypa, katër teste zgjoje
mbushur me pekmeze, mbushur mjalt’ e hoje!
V
Pastaj – vazhdon halla – patëm disa halle
malet u bën’ fusha, fushat u bën’ male;
fushta u bën’ male, malet u bën’ fusha
humbi dhe floriri varur nëpër gusha!
Dale me gadale humbën gjith’ te mirat
humbi dhe xhanfesi, humbi dha atllasi
prej te katër anëve damëllana plasi!
Humbi arm’ e burrit , humbi pall’ e lar’
humbi rrob’ e gruas kredhur gjith’ ne ar!
S’mbeti ar ne xhepe, ari shkoi e shkriu
s’mbeti gjak ne zëmra, gjaku i burrit ngriu!
Ku ësht’ brez’ i vjetër, brez që s’beri mes?
Dhe që di e shuan dhe që di e ndes?
Flok’ i zi i tyrej si lele asllani
ball i gjer’ i tyrej digjej yll karvani;
fjal’ e fort’ e tyrej një e njësh me vulë
shtati i holl’ i tyrej hedhur sa një kulë!
Ku ësht’ Labëria, Labëri e parë
vënd’ i jataganit, vënd’ i pallës s’larë?
Ku ësht’ zonj’ e vendit, dor’ e llër çelnik
qaf’ e çap’ sorkadhe hedhur me deftik?
Qaf’ e çap sorkadhe, me deftik vërvitur
dhe me thelp lajthi rritur e gostitur?
Ku jan’ ato fëmra, fëmra deli fëmra?
Ku jan’ ata meshkuj me nje teste zëmra?
Njëri musi lisi, tjetri musi shkëmbi
më së fumdi mortja erdhi e i shëmbi!
Ku ësht’ Fejzo Xhafua, dif i vëndit tënë?
Rrapua i Hekalit , burr’ i ler’ me hënë?
Çelua i Picarit, Çelua i Athinës krismat e rrufeve
gjëm’ e suferinës?
E ku ësht’ Gjoleka, kryetrim i Kuçe?
E ku jan’ kemishat permbi gju hajduçe?
E ku ësht’ xhyzdani, folla e pallaska?
Pa këto Arbreshi fare hije s’paska!
Tepër dredharake qënka kjo jallane
E ku jan’ Ajanët, burrat hane-hane
pleqësi e vendit veshur me fustane?
Veshur me fustane, hej…fustan’ e shkretë…
humbën parësia, humbe dhe ti vetë
lisit te gremisur më s’i mbeti fletë!
VI
S’mbeti bor’ në male, bora paska shkrirë
s’mbeti uj’ në fusha, ujët paska ngrirë
Fusha paska dimër, mali paska vapë
sqifi dhe sorkadhi humbi krah e çapë!
Mu në mes na theu dynjallëku i shkretë
nuk na mbetën lule, nuk na mbetën fletë
fletët na kan’ rar’, pendët na kan’ rar’
nuk na peshon bota fare në kandar!
S’mbeti der’ e hapur, humbi salltaneti
humbën zijafetet, humbi muhabeti
Plasën duke thirrur rroft’ e qoft’ mileti
që të rroj’ mileti, u bë kijameti
ja, edhe mileti nashti u bë popull
dhe nga sherr i tia mëndja na vjen rrotull!
Populli si deshi bëri një kanun
që t’i thot’ agait, bujku: “si ti, un”
Si ti, un’ moj motër , dhe s’ta ka për pes’
breh Valiu i Korçës, fare dinglemes
i zot’ i hostenit vjen e të merr pjes’
i zot i femanit mbet me duar në mes!
Musi lesh arapi bota u trazua
duaxhiu i djeshëm sot na u harvua
jo vetëm ha bukën edhe përmbys kupën
po guxon e dashka dhe për grua çupën!
V I I
Mbylle, më thon’ djemt, tepër plak njeriu
bënet mëndje – vogël mu si çilimiu
qënka si çdo plak
ena pa kapak!
Mir’ po un’ s’jam plakë, mermur i harbuar
shtatdhjet’ e dy vjeçë vajti më ka shkuar
Un’ e mbaj mënd mirë, isha goxha keçe
kur u bëra nuse isha njëzet vjeçe
rrojta e martuar dyzet e dy vjet
dhe tridhjet ka burri që ndërroi jet’
bëni mir’ hesapin, dale, me ngadalë
ky harbut memur rrenacak do dalë!
Më par’ kishim hoxhët me divit në bres
shkruanin mbar’ e bukur, shkruanin me kujdes
jo vetëm deftera po edhe duara
doktor e reçeta s’kish në koh’ të para!
Me këto reçeta, me këto gënjeshtra
u helmua gjaku, u helmua eshtra;
zjarr në zemër s’mbeti, vajti e u shua
dale me gadale burri u bë grua!
E ku qënka parë e ku ësht’ dëgjuar
që të hapi fëmra gji e kraharuar
dhe të shkoj’ përpara, burri t’i vej prapa
ky pa hedhur çapën, femra hedh tri çapa?
Nuk i merr kalemi gjith’ këto hesape
kur që dor’ e burrit futet në çarape
llër’ e gruas dolli lakuriq në shesh…
Gjën shejtani shesh edhe bën përshesh!
Shume e bukur. Ali Asllani ngelet nga penat , me te ndritura te kombit.
Brilante dhe I paarritshem ky gjigand