VOAL

VOAL

Halimi: Po vazhdon logjika e mbrapshtë e diskriminuese e shtetit serb ndaj shqiptarëve në Serbi

September 17, 2017

Komentet

Osmani takon nënpresidentin Vance, shpreh mirënjohje për aleancën me SHBA-në

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani duke biseduar me nënpresidentin amerikan, J.D. Vance në Paris.

 

Radio Evropa e Lirë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar në Paris me nënpresidentin e Shteteve të Bashkuara, J.D. Vance, në kuadër të një vizite që është duke zhvilluar në kryeqytetin e Francës, me ftesë të homologut të saj, Emmanuel Macron, për pjesëmarrje në një samit botëror për inteligjencë artificiale.

Përmes një komunikate për media, Presidenca ka thënë se Osmani ka shprehur mirënjohjen e thellë për aleancën e Kosovës me SHBA-në, “duke konfirmuar përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit në fusha të interesit të përbashkët”.

Më herët gjatë këtij muaji, Osmani ka zhvilluar një mori takimesh me zyrtarë amerikanë dhe kongresistë në Uashington.

Ajo ka thënë se me administratën e re amerikane të presidentit Donald Trump, Kosova synon të thellojë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes e të investimeve strategjike.

“Mbështetja amerikane ka qenë dhe mbetet jetike për shtetin tonë”, pati thënë Osmani pas një takimi me Brian Mast, kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve.

Deklaratat e saj janë bërë në kohën kur Qeveria aktuale e Kosovës – në krye me Lëvizjen Vetëvendosje – është përballur me kritika nga zyrtarë të administratës amerikane.

Lëvizja Vetëvendosje ka dalë sërish e para në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, duke siguruar mbi 40 për qind të votave.

Më 3 shkurt, i dërguari amerikan për misione të veçanta, Richard Grenell, ka thënë se SHBA-së i duhen partnerë të besueshëm në Ballkan, ndërsa Qeveria e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, sipas tij, nuk është e tillë.

Kabineti i Kurtit nuk i është përgjigjur kërkesës së Radios Evropa e Lirë, në lidhje me këto komente, por duke folur për një medium në Kosovë, Istogu Channel, ai ka përsëritur se marrëdhëniet me SHBA-në janë në nivelin më të mirë – në çka ka reaguar sërish Grenell, duke thënë se ato në fakt nuk kanë qenë kurrë në pikë më të ulët.

Kurti ishte përballur me kritika edhe nga administrata paraprake amerikane e udhëhequr nga Joe Biden, për shkak të disa veprimeve të ndërmarra në veri të Kosovës, të banuar me shumicë serbe, të cilat lidheshin me zëvendësimin e targave serbe me ato të Kosovës, heqjen e dinarit serb nga përdorimi apo mbylljen e institucioneve serbe.

Kurti i ka justifikuar ato veprime si hapa drejt shtrirjes së sundimit të ligjit në veri dhe ka thënë se ato janë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.

UGSHPD: NJË DHJETËDITËSH “I ÇUDITSHËM” SI KY(!) (Sy m’sy – Nesti Angoni dhe Sali Kurra)

 

Megjithëse ngjarja ditës së Hënë 10 Shkurti, 2025 u lidh me arrestin me burg të Kryetarit të Bashkisë Tiranë Erion Veliaj ajo duhet kuptuar së pari në efektin propagandistik të saj. U tërhoq tërësisht vëmendja e publikut jo vetëm thjeshtë me paraqitjen e prokurorëve të BKH-s në ndërtesën e qytetarit të parë të kryeqytetit, por edhe me mbylljen e lajmit të ditës për të, ku çuditërisht Veliaj dha një reagim në ATSH se ai dhe familja e tij nuk kanë lidhje me fjalën “korrupsion”. E bërë kjo deklaratë nga mjediset e izolimit, do të ishte disa herë më shumë e fuqishme se sa fotografia ilustruese që ringjallet nga fond arkiva e ATSH-s.

E vërteta është se nuk kemi më të bëjmë me imazhin e Erion Veliaj sikur e bën këtë deklaratë nga mjediset e zyrës.

Ky është shtrembërim i faktit!

Ky nuk është më jo vetëm perceptimi i lajmit, por as edhe vërtetësia e tij  në qoftë se synohet të ndahet e vërteta nga propaganda.

Rregulli numër 1, është vërtetësia e lajmit!

Në qoftë se duam të respektojmë inteligjencën e publikut, atëherë le të ilustrohet vendndodhja e Erion Veliajt deri sa t’i provohet pafajësia e tij pa e paralelizuar atë me “Reagimin e Plotë”, fyerja prej të cilit është një shantazh mediatik prej një organi zyrtar informacioni të qeverisë siç është ATSH-ja në drejtim të publikut dhe institucioneve të tjera.

Erion Veliaj prej 10 Shkurtit është me masë arresti dhe kjo nuk bën atë të ndodhet më në të njëjtën kohë në dy vende të ndryshme si të tjera herë.

Kjo është njëra nga arsyet që të bën të kuptosh se mediat ishin të papërgatitura dhe hezituan apo dhe vepruan me vonesë në pjesën më të madhe të rasteve.

Pesha e dytë e rëndë ishte Kuvendi i Shqipërisë me një seancë të zakonshme plenare. Ligjvënësit nuk e menaxhuan dot profesionalisht ngjarjen dhe se ndarjet e theksuara në linjat politike kushtëzuan zhvillimet e debatit dhe ngjyrimet e përgjegjësive. Kështu ky institucion, i konfuzuar si asnjëherë nga aktorët e marrëzisë së forcës së kartonit të Rilindjes Socialiste shfaqën mungesën e identitetit për problemet e qytetarëve në jetën parlamentare. Kryesorja marrjen seriozisht të përgjegjësive, por bile edhe në të kundërt. Si për të konkretizuar dyshimet për depërtimin e korrupsionit në jetën politike dhe lidhjen e interesave, kriza e thellë e krijuar konstatohet se  po tregon nuk do të mundet t’i ushqejë më me oksigjen ditët e numëruara të pushtetit të kryeministrit Rama.

Në këtë përmbajtje dhe këndvështrim duhet theksuar se disa fakte të rëndësishme nga dhjetëditëshi i parë i muajit Shkurt ishin me shumë rëndësi të nënvizohen para se të arrihet tek ngjarja e së Hënës, arrestin me burg të Kryetarit të Bashkisë së Kryeqytetit Erion Veliaj.

Erion Veliaj ishte problemi i ditur.

Pjesa e paditur të cilës i shtohet konfuzioni i arrestit janë zgjedhjet e 11 Majit.

Vetëm tre muaj larg dhe kur pritet që të marrë pjesë për të parën herë diaspora.

Ndalesa në efektin e propagandës së partisë shtet rreth një arresti, ka qenë e ushqyer dhe e shumëpritur.

Lufta për pushtet brenda llojit në një politikë dhe ideologji monopartiake duhet kuptuar si kthim pas i demokracisë dhe i shtetit të së drejtës.

Ngrehina shtetërore në qoftë se nuk ka mundur të ruajë dot pjesë të integritetit dhe të pavarësisë së pushteteve gjatë viteve të gjata të tranzicionit demokratik me këtë situatë të krijuar prej krimit ekonomik dhe korrupsionit do të tregojë se kur kjo ndërtesë të shembet do të mbulojë me heshtje të gjitha vërtetat dhe do të mundohet të vrasë të gjitha liritë.

Ndaj ky është rasti i duhur historik i shqiptarëve që me qetësi dhe maturi të tregojnë se duan të ndërtojnë vërtetë një shtet modern i ftuar drejt Evropës, por fatkeqësisht i përçarë dhe i vonuar si faktor shqiptar.

Prandaj fokusi dhe energjitë si opozitës  ashtu edhe të forcave shoqërore që e duan  Shqipërinë dhe zhvillimin e saj demokratik e kanë përgjegjësinë e madhe për të mos ju ndarë për asnjë çast kërkesave të ndërtimit të një procesi të ndershëm zgjedhor, vigjilencës së regjistrimit dhe sigurimit të një pjesëmarrje masive  brenda dhe jashtë vendit, veçanërisht diaspora për të  ushtruar të drejtën e votës dhe zgjedhje të lira.

Në qoftë se do të bënim një renditje ngjarjesh për të cilat efekti propagandë i arrestit Veliaj ndikoi, rëndësia për vëmendje do të ishte:

1- Zhvillimet e rëndësishme me Zgjedhjet në Kosovë, u harruan.

2- Mediat dhe titujt e standardeve demokratike të shtetit amë thuajse “patriotike” të ndjekjes deri në mesnatën e së Dielës “Kosova Voton” dhe rezultati, u zbeh si mbështetje.

3- Protesta e opozitës e 8 Shkurtit me pjesëmarrjen e parë pas shumë kohësh si rikthimit në betejë ndërgjegjësuese të Partisë Demokratike, me simbole, udhëheqës dhe me mbështetje mbarëkombëtare aq sa edhe kryetari i saj Prof. Dr. Sali Berisha do të udhëtonte pas protestës drejt Romës për një takim me diasporën, nuk ju dha vendi i duhur si një moment i ri ngritje i opozitës.

E ndërsa këto u trysnuan qëllimshëm nga propaganda në kampin e pushtetit, ku nënkuptohet investimi politik për Ramën, dhjetëditëshi i parë i muajit Shkurt ishte çoroditja vetë e shoqëruar nga takime pa thelb dhe pa peshë që nuk mbajnë më fillin e një programi politik, por interesat e një autokrati.

Kështu Rama nga frymëzimi me Rininë, u shpërngul disa ditë në Spanjë ku u shmangën detyrat e tij shtetërore për një takim në Spanjë me Mbretin Felipe VI dhe ku plot një javë Rama foli vetëm për Kongresin Botëror të Ligjit* dhe turizmin si pa e ditur se çdo të sillte e Hëna.

Dhe si për ironi të fatit nën rrezet e diellit buzë një plazhi “anonim”, kryeministri i fshehur prej një jave nga zyra e tij i kthente përgjigje Sali Kurra-s (ndjekës i rubrikës “Sy  m’sy”), dhe i tregonte se çfarë dallimi ka Shqipëria e bërë nga Zoti në raport me Shqipërinë që Rama ndjehet Zoti i saj kur thotë:-Shqipërinë turistike e bëmë ne dhe askush tjetër”.

Në  një delir të plotë dhe mëndjedhënës, kryeministri ironizon me vulgaritet dhe fyerje bashkëbiseduesin kur nuk i shkon kunja e tij.

Pra një kryeministër që ulet e ngrihet në biseda veç se me turizmin çdo pjesë të ditës dhe në çdo takim dhe ndjehet zot i arritjeve, tregon paqëndrueshmëri pragmatike në politikë dhe se vuan nga një simptomë “bipolare politike”. Ai hyn në atë marrëdhënie me Zotin  kur flet nga një ndjekës si Saliu në “Sy m’sy”  sikurse edhe ashtu del kur gjatë një interviste në “la Razón”, pyetet se:

A mendoni se Donald Trump do të jetë një faktor në nxitjen e integrimit të mëtejshëm të Bashkimit Evropian?

Rama shprehet se:-Donald Trump thotë se Zoti e shpëtoi nga pushkatimi për ta bërë Amerikën sërish të madhe. Dhe jam shumë i lumtur që Zoti e bëri këtë. Shtoj se Zoti e shpëtoi Donald Trumpin për të zgjuar Evropën. Pra, nëse është kështu, Trump është një bekim për Evropën në kuptimin që Evropa ka çdo arsye të zgjohet dhe të ndryshojë dhe të bëhet shumë më e vetëdijshme – se nevoja për ndryshim nuk mund të shtyhet çdo vit – pasi përndryshe Evropa do të jetë më pak e rëndësishme. Evropa mund dhe duhet të jetë një fuqi e madhe, dhe për ta bërë këtë duhet të ndryshojë dhe të bëhet e vetëmjaftueshme. 

Nga pushkatimi siç është shkruar këtu dhe jo nga tentativa e një atentati, kjo tregon se rrjedha e mendimit në qoftë se nuk është një gabim gramatikor dhe ende i pa korrigjuar flet shumë. Flet aq shumë sa të kujton qëndrimin e pa ndryshuar të Ramës në vitin 2016 kur shprehej “Trump nomination would harm America”.

Në qoftë se ka një kuptim thelbësor të çështjes se si një kundërshtar politik është sulmuar duke e përdorur drejtësinë si armë politike, ky mund të jetë rasti i duhur i të kuptuarit të Ramës sepse i ka humbur të gjitha ekuilibrat.

Të jeni të qartë se nuk pritet ndjesë prej këtij lloji autokrati që kërkon qendrën e vëmendjes dhe që shprehet se në “shqipen e shkruar dhe të folur askush nuk ja kalon”. Në këtë rast, dallimi nga një tentativë atentati me pushkatimin është shumë i madh. Të dy ta marrin jetën, por i dyti në kuptimin e plotë është zbatimi i një dënimi me vdekje, sipas Fjalorit të Shqipes së Sotme. Autoritarët vuajnë nga gjuha asgjësuese kryesisht.

Pra e shkëputëm këtë pasazh sepse një qëndrim ende i pa korrigjuar, është mungesë respekti qoftë edhe pas disa ditësh. Ndoshta vjen nga ndonjë pakujdesi editoriale, por korrigjimi dhe ndjesa e pa zbatuar tregojnë se nuk kemi më ndërgjegje dhe etikë diplomatike nga kjo qeverisje qoftë edhe për shenjë respekti edhe për aleatin më të fuqishëm për ne shqiptarët, SHBA-në.

Administrata e re e Presidentit të SHBA-ve Trump ka zbatuar që në ditët e para një ecuri ndryshimesh dhe reforme thelbësore prej nga pritet se edhe marrëdhëniet me vendet mike dhe aleatët strategjikë do të kenë raporte të ndershme dhe reciprociteti, efiçencë ekonomike dhe mbrojtje të vlerave të besimit, familjes, kombit.

Këto interesa janë përcaktuese për ecurinë e marrëdhënieve dypalëshe dhe shumëpalëshe në të ardhmen me qeverisje që nuk janë të ekspozuara dhe të prekura nga krimi dhe korrupsioni.

Gjatë një interviste për një TV të njohur në SHBA, Stephen Miller (zv/shef i stafit në Shtëpinë e Bardhë), për shpenzimet shqetësuese nga USAID ku 1.9 milion dollarë kanë shkuar për forcimin e të drejtave njerëzore të LGBTQ, Miller theksoi se Donald tramp i ka ekspozuar dhe do t’i mbyllë :-“…skemën e tyre që ata kanë përdorur për të mbushur xhepat e tyre dhe xhepat e organizatave të tyre radikale duke financuar studimet gjinore në Shqipëri përfshirjen e barazisë së diversitetit në të gjithë botën nga Grupi Radikal i Emigracionit të Paligjshëm”.

Një tjetër aspekt me ndryshime të dukshme po vihet re edhe me median amerikane të çliruar nga influenca dhe investimet e Soros-it, ashtu edhe sikurse administrata amerikane po merret seriozisht me fondet e shpenzuara të taksapaguesve dhe aktorët që kanë zbatuar projekte në vendet ku kanë lulëzuar qeverisjet e korruptuara e të lidhura me krimin.

Ndërsa në Shqipëri me pak fjalë gjatë tre mandateve të qeverisur nga Rama dhe Rilindja Socialiste ka një kujdes të shtuar edhe për hartimin e një kuadri ligjor në Kuvend të ushtruar me forcën e kartonit.  “Bipolariteti-politik” është paqëndrueshmëria e qeverisjes së Ramës që kujdeset për të qëndruar në pushtet megjithëse tre muajt e mbetur deri në zgjedhjet e përgjithshme

Duke ju referuar ATSH- agjencisë zyrtare të lajmeve për qeverinë është vënë re shmangja nga problematika e madhe që ka pushtuar degradimin politik të Rilindjes Socialiste.

Në Kuvend flitet për  dezinformimin afatgjatë nga veprimtaria e të një komisioni një partiak për vitet 2025-2030 në një kohë kur brenda javës eksponentë të qeverisë dhe pushtetit vendor kanë zbritur në terren për të ofruar si dhurata gjërat e premtuara gjatë 12 viteve të qeverisjes. Duke ndjekur disa tituj intrigues si : “të jap për të ma dhënë votën”, Balluku dhe Veliaj janë skema dhe filozofia e tregtisë elektorale në fantazitë më të çmendura të Ramës deri në zgjedhje. Si mund të shiten si arritje të qeverisë apo edhe dhe si lajme shkëmbimet zgjedhore të emërtuara si; “Subvencionimi i paneleve diellore për 2,000 familje, Balluku: Aplikimi hapet më 24 shkurt”, Veliaj: “1200 kredi të buta për familjet e pastreha”.

Veç tyre takimet në diasporë ku administrata shtetërore, operativët politik dhe individë të trajnuar për vjeljen e votës gjenden në teren brenda dhe jashtë kufijve. Vetëm në dhjetëditëshin e fundit, pra hyrjen e muajit Shkurt mesazhet se “Si të votojmë” janë patronazhuar me instruksionin se “Si duhet ta votoni Rilindjen Socialiste”.

Ajanë këto format e ndaluara dhe të provuara më parë nga opozita si “skema të krimit zgjedhor” për të cilat SPAK ka ndërtuar tani një task forcë.

Si do të zgjidhen këto dhe do të mbrohet vota e lirë?

Deri sa këto të kuptohen dhe të ndalohen një gjë është e qartë se partia në pushtet është e pamëshirshme me shfrytëzimin e kohës televizive. Rilindja Socialiste mbetet një pushtuese e theksuar e kohës dhe hapësirës në ekran. Për interesa propagandistike dhe duke shkaktuar konfuzion e zhurmë tek zgjedhësit brenda dhe jashtë vendit në mesazhet që përcillen me veprimtari politike, por pjesa më e madhe vishen me suksesin e politikave të qeverisë prej tre mandateve në pushtet.

Dhjetëditëshi i parë i muajit Shkurt ishte i tillë.

Rama i konfuzuar po kërkon tani lidhjen me Zotin dhe flet “Sy m’sy” me ndjekësit e vet dhe ku mes patronazhistëve gjen anonimët si Nesti Angoni dhe Sali Kurra, të cilët vazhdojnë të shtohen.

________________

*Kongresi Botëror të Ligjit -2027, (Rama synon të mbahet në Tiranë dhe ku do të sjellë rreth 3 mijë juristë nga gjykatat supreme dhe sistemet gjyqësore të shumë vendeve të botës)

10 Shkurt, 2025

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)

Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)

Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)

L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)

Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)

Rama i shpërfytyruar, sulmon opozitën, godet tavolinën, shan, kap kokën me duar

Komunikimi i Edi Ramës me qytetarët në rubrikën e tij “Sy m’sy” duket se nuk ka shkuar siç duhet.

Ai duket në një gjendje të rënduar psikologjike, ndoshta edhe nga arrestimi i Erion Velijat, ose po bënë lojën që të duket si i shqetësuar pasi të gjithë të dhënat janë që ai kontrollon SPAK dhe e urdhëron çdo veprim të tyre.

Ndërkohë që në recimtin e tij on-line ka sulmuar opozitën sikur ajo të kishte fajin se qeverisja e tij lokale dhe qendrore është kthyer në një bande hajdutësh të parave publike.

Gjithsesi shikojeni nga kush qeverisemi. sn

Arrestimi i Veliajt, Berisha: Dorëheqje e menjëhershme e Edi Ramës, kreut të piramidës së krimit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar arrestimin e Erion Veliajt.

Në një prononcim për mediat nga oborri i parlamentit, Berisha kërkoi dorëheqjen e menjëhershme të Edi Ramës.

‘Dorëheqjen e menjëhershme e Edi Ramës, kreut të piramidës së krimit.

 

Asnjë diskutim që është organizatë kriminale. Pa dyshim, dhe kjo që ndodhi është meritë e qytetarëve dhe opozitës.

Edi Rama duhet të japë dorëheqjen menjëherë, për faktin se është një kukull e Soros në Shqipëri dhe është koka e krimit në Shqipëri’, tha Berisha per gazetaret.

Strategu i Trumpit dhe Berishës! Chris LaCivita vjen sonte në 20.45 në një rrëfim ekskluziv në Çim Peka LIVE…

Chris LaCivita, kryestrategu i fushatës historike të Donald Trump, do jetë edhe arkitekt i fushatës elektorale të opozitës shqiptare.

Ai u prezantua sot nga lideri i opozitës, Sali Berisha.

LaCivita tha se Berisha, të cilin e quajti një mik të SHBA dhe Donald Trump, do të fitojë zgjedhjet.

Ndërkohë, LaCivita do jetë i ftuar në mbrëmje sonte në Çim Peka LIVE.

Në ora 20:45, LaCivita vjen në një rrëfim ekskluziv në SYRI TV.

Mos e humbisni këtë emision… sn

 

Një ditë pas zgjedhjeve në Kosovë, Vjosa Osmani udhëton drejt Francës me ftesë të Macronit. Në darkën zyrtare i pranishëm edhe zv/presidenti i SHBA, Vance

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Paris me ftesë të presidentit të Francës, Emmanuel Macron. Vizita në Francë vjen një ditë pasi Kosova zhvilloi zgjedhjet parlamentare dhe rezultatet e deritanishme nxjerrin fituese Lëvizjen Vetëvendosje të kryeministrit Albin Kurti. Kurti pritet të nisë negociatat për formimin qeverisë së re.

Sipas njoftimit të Presidencës, gjatë qëndrimit në Francë, presidentja Osmani do të marrë pjesë në Samitin për Inteligjencën Artificiale, përkrah presidentit Macron, zëvendëspresidentit të Shteteve të Bashkuara, JD Vance, kryeministrit të Indisë, Narendra Modi, si dhe liderëve të tjerë botërorë.

“Në kuadër të vizitës, presidentja Osmani do të jetë e pranishme në darkën zyrtare në Pallatin Élysée, në pritjen zyrtare të organizuar nga delegacioni amerikan, si dhe në seancën plenare të bashkëkryesuar nga presidenti Macron dhe kryeministri Modi”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, gjatë kësaj vizite, do të organizohet një pritje nga Zonja e Parë e Francës, Brigitte Macron, ku i ftuar është edhe Prindon Sadriu, bashkëshorti i Vjosa Osmanit. bw

Kush i ka votat për Qeverinë?

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në sheshin e Prishtinës ku shpalli fitoren në zgjedhjet e 9 shkurtit.

 

Bekim Bislimi

Rezultatet preliminare për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë krijojnë paqartësi për përbërjen e re në Kuvend, por edhe të ekzekutivit të ri, vlerësojnë njohësit e çështjeve politike.

Në bazë të rezultateve preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje është partia që ka marrë më së shumti vota.

Kjo parti ka fituar rreth 41.14 për qind të votave, duke mos arritur të përsërisë suksesin e zgjedhjeve të vitit 2021, kur mori mbi 50 për qind të votave.

Me 21.99 për qind të votave, e dyta u rendit Partia Demokratike e Kosovës, ndërkaq e treta është Lidhja Demokratike e Kosovës me 17.68 për qind të votave.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovë fitoi 7.65 për qind të votave.

Lista Serbe ka fituar 4.05 për qind të votave, që nënkupton shumicën e votave të komunitetit serb në garë me pesë subjekte të tjera politike që garuan për votat e këtij komuniteti.

Rezultati përfundimtar i votimeve do të përcaktojë përbërjen e re të Kuvendit me 120 ulëse, ndërkaq deputetët më pas zgjedhin Qeverinë e re.

Komunitetet joshumicë kanë 20 ulëse të garantuara në Kuvendin e Kosovës. Prej tyre, dhjetë ulëse janë të garantuara për komunitetin serb.

“Kalkulimet” pas votave nga diaspora dhe me kusht

Rezultati preliminar aktual krijon situatë të paqartë dhe jopërfundimtare lidhur me atë se sa do të jetë numri i ulëseve në Kuvendin e Kosovës për secilin subjekt politik, si dhe kush do t’i qaset formimit të Qeverisë së re, vlerësojnë nga Grupi Ballkanik për Politika në Prishtinë.

Drejtori i këtij grupi, Naim Rashiti, thotë për Radion Evropa e Lirë se rezultatet aktuale mund të pësojnë ndryshime për cilindo subjekt garues, pas numërimit të votave nga jashtë Kosovës dhe të atyre me kusht.

“[Lëvizja Vetëvendosje] ka [rreth] 42 për qind, që do t’i bie 47 deputetë. Me votat e diasporës [votat nga jashtë] mund të kemi edhe dy ose tre deputetë. Nëse Vetëvendosje arrin në 49-50 [ulëse të Kuvendit] do të kemi kalkulime të tjera. Nëse subjektet tjera e ulin dallimin me Lëvizjen Vetëvendosje, atëherë sërish do të kemi kalkulimet tjera”, konsideron Rashiti.

KQZ-ja ka njoftuar më herët se 104.934 votues janë regjistruar për të votuar jashtë Kosovës dhe 84.525 prej tyre zgjodhën që të votonin përmes postës.

Përderisa numri i votuesve me postë mbetet të verifikohet, në disa përfaqësi diplomatike të Kosovës në botë kanë votuar 15.552 persona.

Numri i personave që kanë votuar me kusht ende nuk është bërë i ditur nga KQZ-ja.

Rezultati “imponon kompromise”

Edhe njohësi i çështjeve politike, Artan Muhaxhiri, vlerëson se rezultatet aktuale preliminare të subjekteve politike në zgjedhjet e 9 shkurtit, krijojnë paqartësi lidhur me konfiguracionin e saktë të Kuvendit dhe Qeverisë së ardhshme të vendit.

Bazuar në këto rezultate, sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje, ndonëse është fituese e zgjedhjeve, nuk do të mund të qeverisë e vetme, sikurse në mandatin e kaluar.

“Nëse Lëvizja Vetëvendosje vendos që ta bëjë Qeverinë vetëm me pakicat, atëherë kjo do të jetë një qeveri jashtëzakonisht jostabile, pasi që mezi do t’i arrijë 61 vota. Plus, mund të ketë probleme me Listën Serbe”, thekson Muhaxhiri për Radion Evropa e Lirë dhe shton:

“Nëse partitë opozitare mblidhen të gjitha, bashkohen dhe tentojnë të bëjnë Qeverinë, edhe kjo qeveri do të jetë jostabile dhe me pak gjasa për jetëgjatësi politike”.

Lëvizja Vetëvendosje gjatë fushatës zgjedhore ka përjashtuar mundësinë e një koalicioni paszgjedhor me partitë e deritashme opozitare.

Një koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje e kanë përjashtuar edhe dy partitë tjera, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Ndërkaq, Partia Demokratike e Kosovës, e cila sipas rezultateve preliminare është e dyta, nuk e ka vënë “vija të kuqe” për asnjë subjekt politik për koalicionet eventuale pas zgjedhjeve.

Muhaxhiri konsideron se rezultatet preliminare të zgjedhjeve i bëjnë të paqëndrueshme deklaratat e mëhershme të partive politike lidhur me koalicionet e mundshme pas zgjedhjeve.

“Ky rezultat imponon kompromise. Nuk ka asnjë gjasë teorike që të ketë një qeveri të qëndrueshme pa bërë kompromise”, shprehet Muhaxhiri dhe shton se në ditët në vijim, kur rezultatet përfundimtare do të shpallen nga KQZ-ja, “do të kemi pasqyrë më të qartë se cilat janë ato parti më të gatshme për të bërë kompromise”.

Çfarë thanë partitë politike?

Duke iu referuar rezultateve preliminare, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, të dielën vonë ka deklaruar se “edhe sikur të bëhen bashkë PDK-ja dhe LDK-ja, ato nuk bëhen sa Vetëvendosja”.

Ai ka paralajmëruar se do të vazhdojë të qeverisë me partitë Guxo dhe Alternativa, të cilat garuan brenda listës zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Jemi të parët e ky është konfirmim për një qeverisje të mirë, të mbarë dhe demokratike. Koalicioni ynë do ta formojë qeverisjen tonë 3… Ne jemi subjekti fitues që do të formojë qeverinë e ardhshme”, tha Kurti.

Partia Demokratike e Kosovës pozicionimin si forca e dytë politike pas zgjedhjeve e ka konsideruar si rezultat të mirë për këtë parti.

Zëdhënësi i saj, Blerand Stavileci ka deklaruar se ky rezultat është “një dëshmi e qartë e besimit të qytetarëve në vizionin tonë për Kosovën”.

Megjithatë, ai nuk u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve nëse PDK-ja është e hapur për koalicione.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e ka cilësuar rezultatin e zgjedhjeve si “rezultat demokratik”.

Megjithatë, ai e ka pranuar se për LDK-në “rezultati nuk është i kënaqshëm” në përmasat që e ka pritur kjo parti si dhe nuk ka dhënë asnjë deklaratë lidhur me ndonjë koalicion të mundshëm pas zgjedhjeve.

Ndërkaq, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se “opozita i ka fituar këto zgjedhje”, duke shtuar se pret me padurim “që të bashkëpunojmë për krijimin e Qeverisë”, duke iu referuar një koalicioni të mundshëm pas zgjedhjeve të tri partive të deritashme opozitare.

Në anën tjetër, Lista Serbe, e cila ishte në garë me pesë parti të tjera nga komuniteti serb, ka deklaruar se i ka fituar të dhjetë mandatet e garantuara për komunitetin serb në Kuvendin e Kosovës.

Kjo parti, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar, që nga zgjedhjet e vitit 2014 dhe në të gjitha proceset zgjedhore të pastajme, ka fituar të gjitha mandatet e garantuara për komunitetin serb në Kuvend si dhe ka qenë pjesë e ekzekutivit, përveç në mandatin e kaluar të cilën e drejtoi kryeministri i deritashëm, Albin Kurti.

A është e domosdoshme Lista Serbe për krijimin e Qeverisë?

Tensionet e shpeshta në veri të Kosovës që nga viti 2022 e deri në zgjedhjet e sivjetme, e kanë pozicionuar Listën Serbe si kundërshtare të Qeverisë aktuale të Albin Kurtit.

Artan Muhaxhiri thotë se mbetet të shihet nga rezultatet përfundimtare nëse Lista Serbe i ka fituar të dhjetë ulëset e garantuara për komunitetin serb në Kuvend.

Por, edhe në rast se Lista Serbe ka fituar jo të gjitha, por shumicën e mandateve të garantuara, atëherë ajo është përfaqësuesja më legjitime e komunitetit serb në Kosovë, e cila, sipas tij, nuk do të duhej të anashkalohet nga përfshirja në qeverisje nga kushdo që e formon ekzekutivin e ardhshëm.

“Nëse bëhet një krahasim në mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe partive opozitare aktuale si partnere të Listës Serbe, atëherë pakrahasueshëm më lehtë do ta bëjë Lista Serbe një koalicion me partitë opozitare”, thekson Muhaxhiri.

Por, ndryshe mendon Naim Rashiti. Ai nuk beson që subjektet politike shqiptare, cilado qoftë, do të llogarisin në Listën Serbe për formimin e Qeverisë së re.

“Ky precedent tashmë është krijuar edhe me situatat e fundit kur Qeveria kishte emëruar ministra që nuk vinin nga Lista Serbe. Besoj se Lista Serbe do të mbetet jashtë ekuacionit të formimit të Qeverisë”, thekson Rashiti.

Ai shton se kushdo që do ta formojë Qeverinë e ardhshëm do të llogarisë që të krijojë partneritet me partitë tjera serbe të Kosovës dhe jo me Listën Serbe.

Edhe Rashiti, por edhe Muhaxhiri, kritikuan Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, për siç thanë, “joseriozitet” në informimin e opinionit “përmes faqes së internetit”.

Derisa priteshin rezultatet preliminare nga pjesëmarrja në zgjedhje dhe numërimi i fletëvotimeve me rezultatet e partive politike, qasja në faqja e internetit të KQZ-së, disa herë ishte e pamundur.

Në zgjedhjet e 9 shkurtit për përbërjen e re parlamentare garuan 28 subjekte politike dhe një kandidat i pavarur.

Të drejtën për të votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë kishin 1 milion e 970 e 944 persona, prej të cilëve kanë marrë pjesë rreth 40 për qind.

Pjesëmarrja në votim shënoi rënie në krahasim me zgjedhjet e vitit 2021, kur votuan mbi 48 për qind e personave me të drejtë vote.

Për herë të parë kanë votuar 125 mijë votues të rinj.

“Exit poll”-et në Kosovë: Albin Kurti fiton zgjedhjet parlamentare me mbi 40% të votave

Qytetarët e Kosovës kanë ushtruar të drejtën e tyre të votës sot për të zgjedhur Qeverinë e ardhshme.

Sipas rezultateve të EXIT POLL-eve të para nga mediat në Prishtinë, kryeministri në detyrë, Albin Kurti do të jetë fitues me mbi 40% të votave.

Sipas EXIT POLL-it të realizuar nga RTV Dukagjini dhe kompanisë UBO-Consulting këto janë rezultatet që kanë marrë subjektet politike:

Lëvizja Vetëvendosje 40.3%

 

 

Partia Demokratike e Kosovës 21.4%

Lidhja Demokratike e Kosovës 19.3%

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate 7.2%

Koalicioni për Familjen 1.8% dhe të tjerët 1.1%.

Ushtria e Ukrainës njofton se rrëzoi 70 dronë të forcave ruse

VOA Marrë nga Reuters

Ushtria e Ukrainës njoftoi të dielën se rrëzoi 70 nga 151 dronë, me të cilët Moska sulmoi gjatë natës.

Forcat ajrore të Ukrainës thanë se 74 dronë nuk arritën objektivat e tyre, me gjasë për shkak të ndërhyrjeve elektronike, dhe dy ishin ende në ajër.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy tha se gjatë kësaj jave, Rusia kishte lëshuar 1260 bomba ajrore, pothuajse 750 dronë dhe më shumë se 10 raketa të llojeve të ndryshme kundër Ukrainës.

Presidenti Zelenskiy tha se armatimi ushtarak rus mbështetet nga skemat e shmangies së sanksioneve dhe çmimet e larta të naftës dhe se po ashtu, Ukraina nuk ka një numër të mjaftueshëm raketash dhe dronësh me rreze të gjatë veprimi për t’iu përgjigjur sulmeve ruse.

“Ne u jemi mirënjohës të gjithë partnerëve që po forcojnë sanksionet, por nevojiten më shumë përpjekje globale për të ulur aftësitë e industrisë ruse të naftës”, tha Presidenti Zelenskiy në një postim në rrjetin Telegram.

Ai shtoi se Ukraina do të zgjerojë prodhimin e raketave dhe dronëve dhe u bëri thirrje të gjithë partnerëve të investojnë në industrinë mbrojtëse të Ukrainës.

Zgjedhjet në Kosovë- Voton presidentja Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani sapo ka ushtruar të drejtën e saj për të votuar, ndërsa ajo që ka bërë përshtypje ka qenë që kreut të shtetit të Kosovës i është dashur të presë pak minuta në radhë.

Mbi 2 milionë qytetarë, brenda dhe jashtë Kosovës, kanë të drejtë vote në këtë proces që pritet të zgjedhë përbërjen e re parlamentare, e cila më pas zgjedh ekzekutivin e ri të Kosovës. Më 8 shkurt, për herë të parë qytetarët e Kosovës në diasporë kanë mundur të votojnë në përfaqësi diplomatike në 19 shtete të ndryshme të botës. Po ashtu, ditën e shtunë është përmbyllur edhe procesi i votimit me postë. Në garë janë 28 subjekte politike dhe një kandidat i pavarur, si dhe katër kandidatë për kryeministër: Albin Kurti nga LVV-ja, Bedri Hamza nga PDK-ja, Lumir Abdixhiku nga LDK-ja dhe Ramush Haradinaj nga koalicioni AAK-Nisma dhe partnerët e tjerë. bw

Kosova voton

Radio Evropa e Lirë

Një person duke votuar në shkollën Faik Konica në Prishtinë.

Një person duke votuar në shkollën Faik Konica në Prishtinë.

 

DrejtpërdrejtKosova voton

 

  • Në Kosovë mbahen sot zgjedhjet parlamentare – të parat të rregullta që nga shpallja e pavarësisë më 2008.
  • Në garë janë 28 subjekte politike dhe një kandidat i pavarur, si dhe katër kandidatë për kryeministër: Albin Kurti nga LVV-ja, Bedri Hamza nga PDK-ja, Lumir Abdixhiku nga LDK-ja dhe Ramush Haradinaj nga koalicioni AAK-Nisma dhe partnerët e tjerë.
  • Të drejtë vote kanë mbi 2 milonë qytetarë, brenda dhe jashtë Kosovës.

Shifrat nga proceset e kaluara zgjedhore na tregojnë se prej vitit 2008, asnjëherë në zgjedhje nuk ka dalë gjysma e popullsisë.

 

Zyrtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kanë bërë të ditur se do të pranohen edhe dokumentet e identifikimit që tashmë kanë skaduar.

KQZ: Në të gjitha qendrat e votimit ka nisur procesi zgjedhor

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, tha se në të gjitha qendrat e votimit në Kosovë, procesi i votimit ka filluar, duke shtuar se i gjithë materiali zgjedhor është shpërndarë me kohë.

Gjatë konferencës së parë për media të KQZ-së, ai iu bëri thirrje qytetarëve të Kosovës që të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës dhe tha se të drejtë vote brenda Kosovës kanë mbi 1.9 milion qytetarë.

Elezi ua kujtoi qytetarëve vendimin e KQZ-së se ata mund të identifikohen në qendrat e votimit me letërnjoftim me afat të skaduar.

Një qendër votimi në Prishtinë.

Një qendër votimi në Prishtinë.

Votimi në veri

Në Mitrovicë të Veriut, komunë e banuar me shumicë serbe, qytetarët kanë nisur votimin për zgjedhjet parlamentare.

Ata u mblodhën në qendër të qytetit dhe si në të kaluarën, bashkërisht iu drejtuan qendrave të votimit.

Qytetarëve iu bashkua edhe kryetari i Listës Serbe, Zllatan Ellek, i cili votoi në shkollën “Sveti Sava”.

Ellek duke votuar për zgjedhjet parlamentare.

Ellek duke votuar për zgjedhjet parlamentare.

Kjo është hera e parë që qytetarët në veri u rikthehen kutive të votimit prej vitit 2022, kur Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë – ishte tërhequr nga institucionet e Kosovës dhe u kishte bërë thirrje serbëve që t’i bojkotonin proceset e ardhshme zgjedhore.

Mbledhja e qytetarëve serbë në veri, të cilët më pas u nisën drejt qendrave të votimit.

Mbledhja e qytetarëve serbë në veri, të cilët më pas u nisën drejt qendrave të votimit.

Në zgjedhjet e së dielës marrin pjesë gjashtë subjekte politike që përfaqësojnë komunitetin serb: Lista Serbe, Lëvizja Popullore Serbe, Demokracia Serbe, Partia e Serbëve të Kosovës për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, dhe Nisma Qytetare Drejtësia Popullore.

Në dhjetë komunat me shumicë serbe në Kosovë, numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar është: 106.029

Numri i saktë i serbëve në Kosovë mbetet ende i panjohur. Shumica prej tyre, veçanërisht në veri të Kosovës, e bojkotuan procesin e regjistrimit të popullsisë që u zhvillua vitin e kaluar. Sipas vlerësimit të publikuar më 19 dhjetor 2024 nga Agjencia e Statistikave, në katër komuna na veri të Kosovës jetojnë rreth 20.000 serbë. Ndërkohë, në gjashtë komunat e tjera në jug të Ibrit (Graçanicë, Kllokot, Novobërdë, Partesh, Shtërpcë, Ranillug) janë regjistruar 27.316 serbë.

Berisha niset menjëherë drejt aeroportit pas fjalimit në protestë, nesër takim me shqiptarët në Romë

Kryetari i Partisë Demokratike i është drejtuar menjëherë aeroportit “Nënë Tereza” pas përfundimit të fjalës së tij në protestën e thirrur nga opozita para Kryeministrisë.

Me të përfunduar fjalën e tij, u deklarua për pjesëmarrësit në protestë se kryedemokrati do të fluturojë drejt Romës për të zhvilluar ditën e nesërme një takim elektoral me shqiptarët në kryeqytetin italian.

 

  • foto galeri

Ky do të jetë edhe takimi i parë që Berisha zhvillon fizikisht me shqiptarët në diasporë, ndërsa disa ditë më parë ai udhëtoi drejt Gjermanisë ku mori pjesë në Kongresin e 37-të të CDU-së. bw


Send this to a friend