VOAL

Please Wait ...
0%

Guterres: Autoritetet në Birmani ta ndalin dhunën kundër myslimanëve

By | September 14, 2017

Komentet

Vritet një gjeneral rus në Siri, Moska e fajëson SHBA-në

Vdekja e gjeneralit rus Valery Asapov në Siri është çmimi që Rusia po detyrohet ta paguajë për politikën hipokrite të SHBA-së, ka thënë sot zv/ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Ryabkov

 

“Vdekja e komandantit rus është çmimi i paguar me gjak për hipokrizinë e politikës amerikane në Siri”, ka thënë Ryabkov, transmeton Express.

Gjenerali Asapov ka shërbyer si njëri prej këshilltarëve ushtarakë të Rusisë në Siri. Dje, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë njoftoi se ai mori plagë që rezultuan në fatalitet pas shpërthimit të një predhe gjatë një sulmi të papritur me mortajë nga terroristët e ISIS-t.

Moska është e shqetësuar se derisa Uashingtoni pohon se është e interesuar në luftimin e terroristëve të Shtetit Islamik, e demonstron krejt të kundërtën, ka thënë Ryabkov.

Ai ka shtuar se Moska dëshiron që deklaratat e Uashingtonit për luftimin e terrorizmit të mos jenë në kundërshtim me veprimet e saj në teren.

Avioni rus sulmon forcat siriane të mbështetura nga SHBA

Foto nga arkivi

Forcat ushtarake siriane të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara kanë thënë se avionët luftarakë rus kanë sulmuar provincën Deri al- Zour të hënën, afër fushës së gazit që ata e kishin rimarrë nga grupi ekstremist, Shteti Islamik në ditët e fundit.

Forcat Demokratike Siriane (SDF), aleancë kurde dhe arabe kanë thënë se sulmi ka vrarë një ushtar dhe ka lënduar dy të tjerë.

Nuk ka pasur reagime të menjëhershme nga Moska.

Rusia dhe SHBA-ja mbështesin ofenziva të ndara kundër grupit ekstremist, Shteti Islamik, në lindje të Sirisë.

Iran: Stërvitje ushtarake para referendumit kurd për pavarësi

Pamje e një tubimi të kurdëve në Irak në mbështetje të referendumit për pavarësi

Forcat iraniane sot i kanë filluar stërvitjet ushtarake në një territor afër rajonin autonom kurd në Irak, vetëm një ditë para referendumit kundërthënës për pavarësi në raajonin verior në Irak.

Transmetuesi shtetëror iranian, IRIB, ka raportuar se ushtrimet ushtarake në rajonin kufitar iranian, Oshnavieh, bëhen në kuadër të zhvillimeve vjetore për shënimin e fillimit të luftës irako-iraniane, në periudhën 1980-88.

Irani i është bashkuar Turqisë dhe qeverisë së Irakut në kundërshtimin e referendumit të paraparë për nesër në rajonin kurd në Irak.

Ankaraja, që lufton kundër kryengritjes kurde brenda Turqisë, ka kërcënuar me operacion ushtarak për ta parandaluar paraqitjen e shtetit të ri kurd në kufijt e vet.

Qeveria e Irakut, po ashtu, ka kërcënuar se do të përgjigjej ushtarakisht ndaj çfarëdo dhune, që do të rezultonte nga referendumi.

Kurdët irakianë pritet të votojnë për pavarësi në referendumin e nesërm, por kjo votë nuk është obliguese, dhe nuk pritet që do të rezultojë me deklaratë formale të pavarësisë.

Dënohet gazetari i Radios Evropa e Lirë në Krime

Gazetari Mykola Semena në Simferopol, Krime – 22 shtator, 2017.

Një gjykatë në Krime – rajonin ukrainas të pushtuar nga Rusia – shpalli fajtor gazetarin e Radios Evropa e Lirë, Mykola Semena, nën akuzën për separatizëm, dhe e dënoi atë me dy vjet e gjysmë burg me kusht.

Shërbimi i Ukrainës i Radios Evropa e Lirë tha se Semena, 66 vjeç, është ndaluar po ashtu nga aktivitetet publike për tre vjet.

Presidenti i Radios Evropa e Lirë, Thomas Kent, e dënoi vendimin e gjykatës, duke e cilësuar si “pjesë të përpjekjeve të orkestruara të autoriteteve ruse në Krime për të heshtur zërat e pavarur”.

Avokati i Semenas, Aleksandr Popkov, tha se do ta apelojë vendimin.

Akuza për separatizëm lidhet me një artikull që Semena ka shkruar për një ueb-faqe të Radios Evropa e Lirë në vitin 2015.

Prokurori në Krime ka vlerësuar se artikulli ka bërë thirrje për shkeljen e integritetit terirtorial të Rusisë.

Koreja e Veriut paralajmëron testimin e bombës hidrogjenike në Paqësor

“Është i mundur një test i ri i bombës shkatërruese me hidrogjen në Paqësor”, tha ministri koreano-verior i Punëve të Jashtme, Ri Yong Ho

SEUL – Koreja e Veriut ka paralajmëruar testimin e bombës hidrogjenike në Oqeanin Paqësor. Ministri koreano-verior i Punëve të Jashtme, Ri Yong Ho, në margjinat e sesionit të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York, ka thënë se udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, në adresimin para kombit nëpërmjet televizionit shtetëror, është kundërpërgjigjur ashpër ndaj kërcënimit të Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump ndaj Koresë se Veriut.

Agjencia koreano-jugore e lajmeve Yonhap raporton se Ri ka përcjell mesazhin se Pheniani do t’i përgjigjet kërcënimeve në nivelin më të lartë. “Është i mundur një test i ri i bombës shkatërruese me hidrogjen në Paqësor”, tha Ri.

Ai gjithashtu tha se kreu i Koresë së Veriut, i ka premtuar popullit se Presidenti i SHBA-ve, Trump, do të paguante shtrenjtë, sepse “kërcënoi me shkatërrimin e plotë të Koresë së Veriut.”

Në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, Trump tha se SHBA është e gatshme të shkatërrojë plotësisht Korenë e Veriut nëse është e detyruar të mbrojë veten, kurse për udhëheqësin e Koresë së Veriut, tha se “ishte në një mision vetëvrasës.”

200 milionë dollarë për refugjatët Rohingya në Bangladesh

Kombet e Bashkuara kanë vlerësuar se do të duhen rreth 200 milionë dollarë për të ndihmuar refugjatët myslimanë, Rohingya, të cilët kanë ikur nga Mianmari (Birmania) për në Bangladesh.

Bangladeshi dhe organizatat humanitare po bëjnë përpjekje të ndihmojnë 422 mijë Rohingya që kanë arritur në Bangladesh, që kur militantët Rohingya kishin marrë ofenzivë në Mianmar.

Bangladeshi tashmë po strehonte rreth 400 mijë Rohingya që kishin ikur nga dhuna dhe persekutimi në Mianmarin me shumicë budiste.

Kombet e Bashkuara kanë bërë thirrje për ndihma financiare prej 78 milionë dollarësh por numri i refugjatëve në këtë vend po vazhdon të rritet.

“Tani për tani, po shqyrtojmë shumën prej 200 milion dollarësh” ka thënë Robert Watkins, koordinator i Kombeve të Bashkuara në Bangladesh.

Mianmari vazhdimisht ka hedhur poshtë akuzat për spastrim etnik ndaj pakicës myslimane Rohingya.

Gjeneralët nga SHBA dhe Rusia takohen për herë të parë ballë për ballë

Ilustrim

Gjeneralët nga Shtetet e Bashkuara dhe Rusia janë takuar për herë të parë, ballë për ballë, në përpjekje për t’iu shmangur përleshjeve, derisa të dyja palët po luftojnë të rimarrin territorin e Shtetit Islamik, në Siri, ka njoftuar Pentagoni.

Zëdhënësi i koalicionit të mbështetur nga SHBA-ja në Bagdad, Koloneli Ryan Dillon, ka thënë në një takim informues të Pentagonit se “ Ata kanë diskutuar ballë për ballë, me gjeneralët rusë me harta dhe grafika para vetes”, tha Dillon.

SHBA-ja dhe Rusia janë koordinuar përmes telefonave, në mënyrë që t’iu shmangen sulmeve të njëra tjetrës, tha Sekretari i Mbrojtjes, Jim Mattis.

Ai u shpreh se nuk eshtë i brengosur, “Ne vazhdojmë të bashkëpunojmë me Rusinë. Do e zgjidhim këtë problem”, tha Mattis.

Pentagoni njoftoi për këtë takim, pasi që Rusia, kishte kërcënuar SHBA-në se do të hakmerrej nëse focat ushtarake qeveritare në Rusi sulmohen nga forcat e mbështetura nga SHBA-ja.

Rusia paralajmëron SHBA-në: Do hakmerremi nëse sulmohen forcat qeveritare në Siri

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes ruse, Igor Konashenkov.

Rusia ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara se do të hakmerret, nëse forcat qeveritare të Sirisë sulmohen nga milicia siriane në lindje të vendit, që mbështeten nga SHBA-ja.

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Igor Konashenkov, i ka bërë këto komente, pesë ditë pasi koalicioni i udhëhequr nga SHBA-të, pati thënë se avionët rusë kanë sulmuar focat ushtarake në provincën Deir al-Zor, duke plagosur disa ushtarë.

Vërejtjet e tij erdhën pas shqetësimeve se mund të ketë përballje në mes të forcave të mbështetura nga Rusia dhe atyre të mbështetura nga SHBA-të.

Shtetet e Bashkuara dhe Rusia, mbështesin grupe ushtarake të ndara në luftën në Siri.

Kriza në Mianmar: censura ndaj shtypit pengon të vërtetën

APTOPIX Bangladesh Myanmar Attacks

Më tepër se 300 mijë vetë nga popullsia etnike rohingya janë dëbuar nga Mianmari perëndimor, ndërsa shtohen faktet që provojnë se atje ka patur spastrim etnik, një akuzë që qeveria e Mianmarit e mohon. Por në kushtet kur ka pak qasje dhe njoftime të pavërteta nga rajoni, shtypi po përpiqet të sigurojë të dhëna të sakta për krizën që është në rritje. Steve Sandford i Zërit të Amerikës njofton nga shteti Rahkine në Myanmarit perëndimor:

Ndërsa intensifikohen dënimi në shkallë botërore dhe akuzat për spastrim etnik nga ushtria e Mianmarit (Birmanisë), autoritetet vazhdojnë të fajësojnë terroristët myslimanë për shkatërrimin e vendit dhe zhvendosjen e popullsisë.

Në një akt transparence, qeveria lejoi hyrjen në vend të një grupi gazetarësh, për të vizituar fshatarët hindu, të cilët thonë se ishin sulmuar nga terroristët myslimanë.

Por një kontroll tregoi se dy nga viktimat kishin pozuar në disa fotografi në mediat sociale, si “terroristë nga Bengali”.

Aktivistë të të drejtave të njeriut, që po hetojnë krizën, thonë se ajo ja ka dëmtuar besueshmërinë e qeverisë.

“Në njërën anë ata nxjerrin fotografi me hisotori të rreme dhe në anën tjetër sulmojnë grupe të të drejtave të njeriut si ne, duke na thënë se prëse nukl zhvillojmë hetime. Përse nuk dorëzoheni? Ne u themi të na lejojnë në zonat që duam për të zbuluar të vërtetën,”– thotë zyrtari për Azinë e organizatës Human Rights Watch.

Mianmari është sunduar nga një diktaturë ushtarake për më tepër se 50 vjet para fillimit të reformave dhe media lokale është mësuar me censurën.

Por tensioni i shtuar kohët e fundit, që shumë vetë e shohin si konflikt fetar, e vështirëson më tej mbledhjen e informacioneve në vendin e dominuar nga budistët.

“Në se përpiqesh të dëgjosh anëtarë të komunitetit mysliman, shihesh ndryshe nga ekstremistët arakanezë; mund të kërcënohesh edhe në se do të intervistosh rakhinët; disa njerëz duan të tregojnë të vërtetën për ngjarjen, por ata përgjohen nga fqinjët e tyre, nga policia, apo spiunët, prandaj nuk guxojnë të thonë asgjë.”– thotë një gazetar birmanez.

Për dekada me radhë, ish-junta e ka shfrytëzuar nacionalizmin si një forcë lëvizëse për t’iu kundërvënë pakicave etnike që luftojnë për autonomi të kufizuar.

Në shtetin Rakhine, murgjit, që respektohen shumë nga publiku, mendojnë se përgjegjës për krizën janë bengalezët:

“Ky është një operacion i bangalezëve, kemi të bëjmë me terrorizëm të Bengalit.”– thotë një murg.

Ndërsa rritet numri personave të zhvendosur, si në Myanmar, edhe në Bangladesh – shumë vetë shtrojnë pyetjen në se e vërteta ka për të dalë ndonjëherë në shesh.

Pence dënon me forcë dhunën kundër myslimanëve në Mianmar (Birmani)

Nënpresidenti Mike Pence dënoi të mërkurën krizën në Mianmar. Zoti Pence u shpreh me termat më të forta që kanë folur deri tani zyrtarët amerikanë, duke dënuar “eksodin historik” të popullatës rohinga nga Birmania për në Bangladesh pas një vale dhune.

Në një takim për paqen në Kombet e Bashkuara, zoti Panece tha se bota po sheh “një tragjedi të madhe që shpaloset” në këtë vend të Azisë Juglindore, të njohur edhe si Birmania.

“Kohët e fundit forcat birmaneze të sigurisë iu përgjigjën sulmeve të disa grupeve të armatosura me një egërsi të tmerrshme, duke djegur fshatra, duke dëbuar rohingat nga shtëpitë e tyre,” tha zoti Pence. “Pamjet e dhunës dhe viktimave të saj kanë tronditur amerikanët dhe popujt në mbarë botën,” tha zoti Pence.

Gjatë muajit të fundit mbi 400 mijë myslimanë të grupit etnik rohinga janë larguar nga Mianmari, ku kanë qenë viktima të shkeljes së të drejtave të njeriut dhe diskriminimit. Zoti Pence vuri në dukje se dhjetëra mijëra prej atyre që largohen më këmbë janë fëmijë.

“Ndërkohë që përshëndesim komentet e Aung San Suu Kyi se refugjatët që kthehen nuk kanë përse të kenë frikë, Shtetet e Bashkuara përsërisin thirret e tyre për ndaljen e menjëhershme të dhunës dhe mbështetjen e përpjekjeve diplomatike për të gjetur një zgjidhje afat-gjatë,” tha Nënpresidenti Pence.

Moskë, përurohet shtatorja e Kallashnikovit

Gjatë ceremonisë së zbulimit të statujës, Ministri rus i Kulturës Vladimir Medinsky e ka quajtur pushkën Kallashnikov si markë “e vërtetë kulturore” e Rusisë

MOSKË – Një statujë prej 8 metrash e Mikhail Kallashnikov, shpikësit të pushkës mësymëse AK-47, u përurua të martën në Moskë, njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve të Rusisë TASS.

Gjatë ceremonisë së zbulimit të statujës, Ministri rus i Kulturës Vladimir Medinsky e ka quajtur pushkën Kallashnikov si markë “e vërtetë kulturore” e Rusisë.

“Mikhail Kalashnikov është mishërimi i karakteristikave më të mira të popullit rus. Talenti i tij i jashtëzakonshëm natyral, thjeshtësia, ndershmëria dhe talenti organizativ i mundësoi atij të krijonte një linjë të tërë armësh për të mbrojtur atdheun”, ka thënë ministri rus i Kulturës, Vladimir Medinsky.

Kallashnikov, i cili ndërroi jetë në vitin 2013 në moshën 94 vjeçare, u nderua me Medaljen “Ylli i Artë i Heroit të Rusisë” në vitin 2013.

Rreth 150 lloje të armëve të vogla u krijuan nën udhëheqjen e tij.

Megjithatë, ishte AK47, e shpikur në vitin 1946, arma e cila u bë zbulimi i tij më i famshëm. Besueshmëria e saj së bashku me kostot e ulëta ta prodhimit dhe shitjes e kanë bërë të gjendet kudo në zonat konfliktuoze në mbarë botën. AA

Tërmet në Meksikë – mbi 100 veta humbën jetën

Një tërmet prej 7.1 shkallësh e goditi të martën Meksikën duke rrënuar ndërtesa dhe duke lënë nën gërmadha shumë njerëz. Autoritetet thanë se mbi 100 veta kanë humbur jetën.

Presidenti Enrique Pena Nieto, tha se 27 ndërtesa u rrënuan në Mexico City, një nga qytetet më të populluara në botë. Autoritetet thanë se rreth 30 veta pësuan në kryeqytet.

Në shtetin Morelos, në jug të kryeqytetit humbën jetën 54 veta tha guvernatori Graco Ramizez. Autoritete thanë se mbi 20 veta pësuan edhe në Puebla në rrethinën e së cilës vlerësohet të jetë edhe epiqendra e tërmetit.

Tërmetet që kalojnë mbi 7 shkallë vlerësohen si të rënda dhe me fuqi të madhe shkatërruese.

Presidenti amerikan, Donald Trump, shkroi në rrjetin twitter; “Zoti i bekoftë qytetarët në Mexico City. Jemi me ju dhe do të jemi aty për ju”.

Në kryeqytet me rrethinë jetojnë rreth 20 milionë banorë. Në Cuernavaca, një qytet në jug të kryeqytetit pati njoftime të pakonfirmuara për banorë që kanë mbetur nën gërmadha.

Tërmeti goditi pak orë pasi që shumë njerëz morën pjesë në stërvitjet për mbrojtje nga tërmeti në përvjetorin e tërmetit që vrau mijëra në njerëz në Mexico City në vitin 1985.

Vetëm 12 ditë më parë një tërmet në jug të Meksikës la pas vetes 98 të vdekur.