Mërgata – shtylla historike e Kosovës që sot përballet me një sulm të padrejtë!
Ky shkrim synon të vë në pah rolin historik, politik dhe patriotik të mërgatës, si dhe të denoncojë narrativat e padrejta që po shfaqen ndaj saj.
Mjaft është mjaft. Diskursi i viteve të fundit, i ushqyer nga disa media dhe nga disa zëra publikë në Kosovë, ka marrë kahje shqetësuese, duke e trajtuar mërgatën me përbuzje, nënçmim dhe përjashtim. Kjo nuk është çështje teknike zgjedhore, por një tentativë për të minimizuar e margjinalizuar një pjesë të pandarë të kombit, pjesën që historikisht ka qenë vendimtare për mbijetesën dhe shtet-formimin e Kosovës.
Mërgata jonë politike e atdhetare, sidomos në vitet e 90-ta, ndërtuan një platformë të fuqishme rezistence kombëtare, institucionale dhe diplomatike. Mërgimtarët krijuan ura komunikimi me botën demokratike, financuan arsimin, shëndetësinë dhe gjithë sistemin paralel, duke e ndihmuar rezistencën paqësore të shqiptarëve në Kosovë. Ky angazhim afatgjatë e vendosi Kosovën në tryezën ndërkombëtare, duke i ofruar asaj fakte historike, materiale të shkruara dhe program politik mbi shqiptarët dhe Kosovën.
Kontributi i mërgatës në bërjen e luftës tonë çlirimtare është i padiskutueshëm. Shumë prej dëshmorëve dhe heronjve të luftës ishin bijë të mërgatës, të cilët e lanë jetën dhe punën në mërgim, për t’u kthyer e për të luftuar. Pjesa më e madhe e mbështetjes financiare, logjistike dhe diplomatike për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës i ka ardhur nga mërgata. Ndërkohë që ata luftonin dhe binin në front, sot disa qarqe publike shfaqin harresë të qëllimshme, duke e reduktuar sakrificën e tyre në objekt përçmimi dhe akuzash të pacipë.
Pas vitit 1999, mërgata mbeti forca më e madhe zhvillimore e vendit, pa kërkuar shpërblime, ajo investoi në rindërtimin e Kosovës së shkatërruar nga lufta, në biznes, në punësim dhe në modernizimin e infrastrukturës urbane. Një pjesë e konsiderueshme e zhvillimit ekonomik të Kosovës është rezultat i drejtpërdrejtë i angazhimit financiar, profesional dhe material i mërgatës, e cila ruan fuqishëm lidhjen shpirtërore dhe organike me vendlindjen.
Megjithatë, në diskursin publik kohëve të fundit po krijohet një narrativë e rrezikshme, ku mërgata paraqitet si trup i huaj, si e çorientuar dhe e paaftë ta kuptojë realitetin në Kosovë. Disa, madje kërkojnë kufizimin ose heqjen e drejtës së saj të votës, me arsyetime që bien ndesh me parimet themelore të shtetësisë dhe kombit. Qytetarët që mbajnë dokumente të Kosovës, paguajnë tatime, ruajnë prona, investojnë dhe ndihmojnë familjet e tyre, nuk mund të përjashtohen nga proceset politike të vendit të tyre.
Vota e mërgatës ka qenë dhe mbetet e lirë dhe e pavarur. Ajo është e ndjeshme ndaj premtimeve politike, sepse e donë vendin e vet, por nuk është e manipulueshme. Ajo nuk është as instrument i partive që duan t’i mjelin votat e saj vetëm para zgjedhjeve, dhe që paradoksalisht, disa kërkojnë nga mërgimtarët që t’u rezervojnë hotele luksoze kur vijnë në vizita, duke shfaqur sjellje të papërgjegjshme që e dëmtojnë imazhin e Kosovës.
Sulmet dhe kritikat ndaj mërgatës shpesh burojnë nga frustrimet e humbjeve zgjedhore, meqë në shoqëritë e vogla është e lehtë të krijohen ndarje artificiale mes atyre që jetojnë brenda dhe atyre që jetojnë jashtë vendit. Por, një popull që e ndanë veten në dy pjesë, i dëmton rëndë themelet e shtetit të vet.
Kontributi i mërgatës shtrihet përtej Kosovës: ajo ka luajtur rol të rëndësishëm për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, Luginën e Preshevës dhe Mal të Zi, si dhe ka ndërtuar një imazh të respektuar kulturor dhe profesional në botë. Mërgata jonë paguan taksa, ruan pronat, investon, e përfaqëson Kosovën me dinjitet në vendet ku jeton, si dhe vazhdon të jetë aset kombëtar.
Përballë këtij roli të gjerë, sulmet publike, talljet dhe tendencat për përjashtim të mërgatës nga proceset politike në Kosovë, janë tregues të një mentaliteti egocentrik dhe regresiv. Po aq shqetësuese janë edhe shfaqjet e hapura të zilisë e mosmirënjohjes ndaj figurave kombëtare që kanë arritur suksese historike në internacionalizimin e çështjes së Kosovës në vitet e 90-ta si dhe pas çlirimit të saj me 1999.
Historia tregon se mërgata ka qenë shtylla kryesore e Rilindjes Kombëtare, shtyllë e pavarësisë së Shqipërisë, si dhe forcë vendimtare e çlirimit dhe shtet-formimit të Kosovës. Asnjë projekt politik modern nuk mund ta zhvlerësojë këtë rol historik të saj. Çdo përpjekje e tillë është e dëmshme dhe mund ta dëmtojë lidhjen organike atdhe-mërgatë, e cila e ka garantuar mbijetesën kombëtare në momentet më të vështira të kombit.
Mërgata ka qenë, është dhe do të mbetet pjesë e pandarë e shtetit të Kosovës. Të sulmosh mërgatën do të thotë të sulmosh themelet e shtetit.
Në këtë kontekst, është i domosdoshëm një debat i sinqertë dhe konstruktiv mes qytetarëve rezidentë dhe atyre jo-rezidentë, për të sqaruar rolin e mërgatës patriotike e politike, e cila do të mbetet gjithmonë pjesë organike e vendit si dhe ambasadore e vlerave shqiptare kudo që jetojnë dhe punojnë mërgimtarët tanë.
Po ashtu, mërgimtarët duhet të ruajnë me vëmendje dhe respekt ndjenjat dhe nevojat e bashkëkombësve në vendlindje, duke kontribuar në ndërtimin e një raporti të shëndoshë vëllazëror dhe kulturor.
E preka dhe e trajtova këtë temë, sepse janë tejkaluar limitet e nënçmimit dhe kalkulimeve politike ndaj mërgatës, e cila nuk heq dorë nga pjesëmarrja aktive politike në vendin e vet, të cilin e donë emocionalisht dhe që dëshiron ta shohë të zhvilluar e të integruar në institucionet ndërkombëtare si shtet modern, demokratik dhe të zhvilluar ekonomikisht.


Hafiz Gagica
Stuttgart, 30.11.2025
























Faik.
Urime dhe suksese
Bravo
Bravo Zoti ta ndihmoftë rrugën
Zoti e ruajte ,krenari per te gjithe shqiptaret.Ka lindur i zgjuar,Bravo,urime.
Bravo
Shum suksses me teij urime
Suksese engjell
Te lumte!Shendet e suksese…!
Bravo dhe suksese te me tejshtem
Urime suksese te metejshme shqipe
Bravo krenari e zgjuarsise shqiptare ne moshe kaq te re …..Suksese, fati ,fama e mbaresia te shoqerofshin kudo ne jete.
Xallall qumeshti I Nene’s.Suksese te metejshme dhe sy mos marsh !
Brravo Shqipe
Suksese te metejshme o yll i shqiperise
Bravo .Jemi te gjith krenar per ty.Te uroj te shkok akoma me lart.BRAVO.
Suksese djaloshit por ndrrimi i emrit pershkat te presionit per dokumentacion grek jep me kuptue se djaloshi bashke me familje duhet te ik nga greqia dhe te shkoj dikun ku mund ta mbaj emrin dhe mund te jetoj pa prresione dhe mund te jete vetja
Shqiptarët janë populli më intelegjent ne Botë.Këte e ka bërë me dije dhe sondazhi i BE.
Urime,por riktheje emrin e vertet,dhe mbiemrin,sepse ne histori mbetesh se greku e ka zbuluat
Bravo suksese larte e me lart talenteve shqiptar
Etnogjeneza e rracës shqiptare në të gjitha fushat shkencore nuk i ka munguar të nxjerr njerëz të mëdhenj gjatë historiografis së saj. Por fat keqsisht; arvanitasit të kthyer në grekë, faktet, vlerat, kulturën e çdo gjë shqiptare i përvetsuan e i bënë mitet etyre.
Shkencëtarin me taban e me Rrënjët shqiptare e bëjnë grek.
Ku është shteti shqiptar të mbroi vlerat e kombit?
Megjithatë ne si shqiptar të një gjaku i Urojmë djalit shkencëtar jetëgjatsi.
Në emër të Akademis Alternative të Shkencave Rrënjët Tona; një falenderim Të veçantë ja rezervomë prindërve dhe familjarëve të Dhimitër Haxhi
Suksese djalosh..Mos lejoni shtetin grek tju nderroje apo tranformoje emrat..ate qe kane bere historikisht..ky shtet bastard..Qofsh i lumtur e i nderuar Dhimiter Haxhia
Emrin besoj e ka vene vete keshtu sepse ka lindur ne greqi dhe i ka pelqyer ky emer.dhe une femijes tim i vura emer te bukur grek.ska te thote qe mohon origjinen.
Prejardhjen e ka nga shqiperia por eshte shtetas grek nga momenti qe duhet te kete marre nenshtetesine.
Femijet e tij do quhen greke me origjine shqiptare sepse babane do e kene te lindur ne greqi me prejardhje shqiptare e keshtu me radhe.ne gjithe boten njerezit behen mix.thjesht permendet prejardhja.vetem ne shqiptareve sna pelqen te miksohemi me ndonje shtetas tjeter.kaq raciste jemi
I dashur Dhimitri im,na kenaqe pa mase me ke kete lajm kaq te bukur.zTi sot radhitesh nder njerzit e medhenj,megjithse je shume i ri.Bravo.Ti je nje fenomen.Urime.Na bere te ndjehemi krenare.
Me ty ndjehem krenar o fenomen ti tregojm europes qe ne meritojm shum me shum qe duhet ti hapin dyert e dijes per ne
Bravo djali. I urojmë çdo të mirë dhe suksese! Na bën krenarë.
Nuk jane njerezit e tjere te rene nga qielli thjesht duhen perpjekje te medha.
Congratulation !
Mos harro dhe mos prano te te tjetersojne se sdo kesh vlere
Respekt per gjakun ton
I uroj nga zëmra suksese të mëtejshme djaloshit!