Dikur flinin bashkë në një dhomë. Kjo i bëri miq në hotele, por në fushën e lojës njëri ishte profesori e tjetri ishte nxënësi. Bëhet fjalë për Çabi Alonson, trajnerin e Leverkusenit dhe Granit Xhakën futbollistin lider në fushë.Lidhur me mardhënjet mes të dyve kosovari i lindur në Zvicër është shprehur me admirim për trajnerin dhe njëkohësisht për shokun e tij të dhomës.
“Ai nuk kishte përvojë në skenën e madhe. Kjo është e sigurt. Ajo që kishte ishte personaliteti. Kur hyri në dhomën e zhveshjes dhe filloi të fliste, të gjithë ishin plotësisht të përqendruar. Sepse e dëgjonin. Sepse çdo fjalë që thoshte ishte e vërtetë. Ai nuk po përsëriste thjesht fjalët e të tjerëve. Ai nuk ishte i rremë. Ai ishte autentik. Dhe mendoj se kur një lojtar ndjen se je autentik, nuk ka rëndësi nëse fiton apo humb. Ti prapë fiton respektin e tyre”.
Fjalë të thëna, të cilat plotësojnë mënyrën më perfekte karakterin dhe njëkohësisht edhe mënyrën e komunikimit të trajnerit bask të Leverkusenit, tani me Realin e Madridit. Më pas Xhaka ka vazhduar.
“Të gjitha ekipet kanë ego, pa dyshim, por atij nuk i interesonin emrat e mëdhenj. Dhe nuk i intereson sa kushtonte tarifa e transferimit. Ai interesohet vetëm për atë që sheh në fushë. Ai dëshiron të të shohë të luftosh. Dhe nëse stërvitesh mirë, ai do të të japë një shans. Kjo është ajo që admiroj më shumë tek Çabi”.
Xhaka ka folur dhe ka shprehur mendimin e tij gjatë promovimit së një dokumentari për nder të Alonsos me titull “Arkitekti” ku analizohet evolucioni i karrierës së Çabit. Mbase do ish mirë që në këtë premierë të ish edhe Vincius e të mësonte më shumë rreth karakterit të Alonsos. Një gjë është e sigurt, Alonso te Leverkuseni ja la lojën në dorë Granitit, të njëtën gjë do të bëjë edhe tek Reali me Vinicius, por përkushtimi i brazilianit është shumë ndryshe nga ai i ish-kapitenit të Leverkusenit, sot futbollsit bazë i Sanderlandit.
PANORAMASPORT.AL