VOAL

VOAL

Grafikë e piktorit Avni Delvina nga cikli “Historia përsëritet”

April 20, 2018

Komentet

Madhështia dhe përjetësia e shën Nënë Terezës së Kalkutës etj., në tematikën e veprave të skulptorit të talentuar Vasil Rakaj- Nga Klajd Kapinova

 

“Personaliteti i tij artistik është formuar në Shqipëri dhe shumë subjekte të skulpturave lidhen me heronjtë kombëtarë, ku spikasin Nana Terezë dhe Skënderbeu, të cilët në ditët tona i përkasin botës mbarë. Skulptori shqiptar Vasil Rakaj, jeton me familjen e tij në Connecticut dhe në rrugët e tij ecën çdo ditë. Njëra prej tyre e çon në studion e vet, në hapësirën e së cilës qëndrojnë vepra të përfunduara, punime në proçes, vizatime dhe skicë ide për veprat e ardhshme, fotografi dhe objekte të ndryshme, të cilët së bashku krijojnë atmosferën intime të një artisti.  Vasil Rakaj, ka një krijimtari të pasur dhe kjo e bënë të jetë një nga skulptorët e talentuar bashkëkohës shqiptar, që emigroi në SHBA.” Suzana Varvarica Kuka

“Ka kaluar më shumë se një gjysmë shekulli nga viti 1963, kur në Uashington D.C., dr. Martin Luther King Jr. mbajti fjalimin historik, që do të shndërronte përgjithmonë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, “Unë kam një ëndërr” (I have a dream). Skulptori i njohur, Vasil Rakaj, asokohe ishte vetëm 10 vjeç, në moshën kur ëndrrat kanë vetëm dimensione fëmijërore. Ëndrra e lirisë, ëndrra e barazisë dhe të tjera ëndrra të guximshme do të lindnin e do të bëheshin realitet vite më vonë. Tashmë, Rakaj prej dy dekadash punon dhe jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Autori i monumentit të shenjtores Nënë Tereza dhe i shumë veprave të tjera, fitues i disa çmimeve, është përzgjedhur për të realizuar bustin kushtuar aktivistit të famshëm për të drejtat e njeriut, dr. Martin Luther King Jr.”Tom Therçaj, gazetar, Tiranë, Albania

Klajd Kapinova

Ai flet esencialisht dhe pak fjalë për artin e tij

“Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, është Ai Heroi Kombëtar, që mbeti përgjithëmonë Kalorësi i Lirisë së popullit tonë dhe i gjithë Europës. Eshtë mbrojtësi i Krishtërimit në Mesjetë. Eshtë pishtari i identitetit tonë kombëtar. Ne jemi bijtë e Skënderbeut, i cili na frymëzon e na shtyn të ecim përpara për liri, zhvillim dhe përparim. Figura e Tij i hypur në kalë e me shpatën e çveshur, është imazhi i çdo shqiptari, në çdo kohë e në çdo vend të trojeve shqiptare, në Ballkan dhe në Europë. Me punën time, që po paraqes në skupturë, pak a shumë këto desha të them me krenari, për figurën e Skënderbeut.” – Vasil Rakaj, skuptor, Ansonia city, Connecticut, SHBA

Dihet, se dhuratat më të rëndësishme dhe më të bukurat, në jetën e pasur dhe të përditshme artistike, është e mpleksur vazhdimisht me atë të zakonshme njerëzore, shpesh bien nga energjitë qiellore, të cilat zbresin natyrshëm në trupin e njeriut artist.

Vitet kalojnë me shpejtësinë e erës, si pa e ndierë dhe nëse pyesni sot historianët e artit, se cilët janë artistët më të mëdhenj pamor të të gjitha kohërave, do të kishim në listën e historisë artistike një mori emrash nga shtete dhe kontinente të ndryshme të botës.

Në ditët tona, sigurisht, ka disa standarte, me të cilat mund të masim, se cilët janë artistët më të mirë dhe përkushtuar skulpturës shqiptare ndër vite.

Bota e magjishme e artit, historikisht në trojet etnike shqiptare dhe në dekadat e fundit në diasporë, ka qenë e dominuar nga artistët e shquar burra, mbasi puna e tyre krijuese është gjithashtu e një cilësie të lartë dhe të qëndrueshme në standarte shumë të mira, sepse ato kanë arritur sukses në kohën e tyre, pavarësisht pengesave të mëdha të rendit politiko-shoqërorë dje dhe sot.

Ndikimi i bërë ndër vite nga një artist te bashkëkohësit e tij, është një faktor tjetër e cila shpreh në këto portrete vlerat e larta artistike, gjatë dekadave të fundit, duke u dalluar kjartë vërtetësia dhe psikologjia e figurave të ndryshme të mirënjohura historike, të realizuara me një plastikë të natyrshme dhe delikate.

Në punimet e mjeshtrit shqiptaro-amerikan Vasil Rakajt, ndihet pulsi i një artisti të fuqishëm, që ka ditur të ndërtojë figura të vrullshme në lëvizje, po aq sa të krijojë me një delikatesë magjike figurat femërore, ku shihet ndikimi i skulpturës bashkëkohore dhe asaj klasike. Skulpturat e trimave të lirisë së shekullit të kaluar si vëllezërve Gjeto e Dedë Cokut etj., është shembulli më tipik i shpirtit të tij krijues delikat.

Fuqia brenda veprave të tij artistike, ishte ndër dekada dhe është ende sot në ditët tona në Ansonia city, në shtetin Connecticut të SHBA-së e bashkuar me shkathtësinë, shpirtin dhe guximi i tij, të cilat ishin gjithnjë në lartësinë e kohës cilësore deri në ditët tona.

Ai, kurrë nuk hoqi dorë nga skicat dhe relievet, sepse ato shpalosnin esencën dhe imagjinatën e tij më shumë se gjithçka tjetër. Dhe jo vetëm që e ushtroi këtë profesion, por gjithçka që kishte të bënte me skulpturën në studion e tij, në Ansonia, ku ai punon rregullisht dhe pa u lodhur çdo ditë.

Skulptori duar-artë Rakaj dhe skupturat në bronz të patriotëve të shquar vëllezerit Gjeto dhe Ded Coku

Gazetarja amerikane Lauresha Xhihani, në kronikën e saj për gazetën amerikane The Sunday Republican, ndër të tjera shkruan, se: “Skulptori shqiptar Vasil Rakaj, është ngarkuar të krijojë skulpturat e patriotëve shqiptarë vëllezër Gjeto dhe Ded Coku, që do të derdhen në bronz dhe do të vendosen në qytetin shqiptar të Lezhës, për nder të tyre. Rakaj tha se do ti nevojitet një sasi e madhe argjilë me bazë vaji në veprën origjinale (plasteline). Bob Falcetti republikan-amerikan pau foton e Gjeto dhe Ded Coku të stolisur me medaljen e dhënë nga austriakët. Nga gishtat e durëve të arta të Vasil Rakajt, tashmë po i kthehet dinjiteti dy prijësve dhe patriotëve të shquar shqiptarë. Skulptori me origjinë shqiptare, po krijon statuja artistike të Gjeto dhe Ded Cokut, dy lidera shqiptarë, në luftën e vendit për pavarësi. Gjeto e Deda, ishin guvernatorë të parë dhe lider karizmatik të Lezhës.”

Kujtojmë nga burimet historike shqiptare të shekullit XX, se patriotët vëllezër Gjeto dhe Ded Coku, asokohe ishin luftëtarë dhe politikanë trima, të cilët vazdimisht luftonin pa u trembur, gjatë gjithë jetën së tyre për pavarësinë e Shqipërisë.

Nacionalisti antikomunist Ded Coku, më pas fatkeqsisht u ekzekutua mizorisht dhe pa të drejtë nga diktatura totalitare ateiste dhe fashiste-komuniste (1944-1990), në vitin e zi 1945.
Në vitin 2010, qeveria e përkohshme në Lezhë i dha vëllezërve Gjeto dhe Ded Cokut titullin: “Nderin e Qarkut të Lezhës”, ndërsa Presidenti i Shqipërisë, prof. Bamir Topi, i dha Gjeto dhe Ded Cokut titullin: “Medaljen e Shqiponjës së Artë” (Tiranë, 2012), me motivacionin, “Për luftën e tij për pavarësinë e Shqipërisë dhe kauzat shqiptare”.

Ai u barbarizua fatkeqsisht me plumba nga një skuadër e turpshme pushkatimi në qytetin e Lezhës, në një kohë qe ai si nacionalist i madh, vite më parë me dashuri dhe krenari kishte arritur të ngrinte flamurin kuq e zi shqiptar në vitin 1912, vit kur Shqipëria shpalli Pavarësinë e plotë (më 28 Nëntor 1912) nga Perandoria Xhihadiste Islame Otomane.

Në vijim të reportazhit të saj, gazetarja amerikane përshkruan me detaje për lexuesit amerikanë historinë e vëllezëve nacionalistë Gjeto dhe Ded Coku të paharruar për popullin e Lezhës dhe më gjërë. Gjithashtu nga shkrimi i saj, aty mësojmë se, nacionalisti Ded Coku do të qëndroj sërish në Lezhë, me sytë e tij shqiponjë, që vështrojnë tokat e dashura, për të cilat luftoi për dekada të tëra.
Duke shfletuar faqet e historisë, kujtojmë se Ded Coku asokohe ishte njeriu me personalitet të madh, i cili vizitoi mbretërit e kohës dhe Atin e Shejt, Papën në Selinë e Shejt në Vatikan, (Romë, Itali).

Rakaj, do të marrë muaj për të përfunduar dy statujat, duke përdorur balte për secilën. Statujat prej e kthyer nga balta ne allçi u dërguan në Shqipëri, ku dhe u derdhen në bronz. Rakaj, gjithashtu kishte udhëtuar në Shqipëri, për t’u siguruar që statujat në fjalë të jenë ashtu siç i kishte parashikuar dhe për të parë inagurimin (zbulimin) ose sikurse quhet ndryshe në Shqipëri organizimi i ceremonisë e përurimit të tyre.

Ai vazhdimisht ndjehet edhe sot krenar, se kishte privilegjin dhe përgjegjësinë e veçantë për skulpturat e vëllezërve patriotë Coku. Ndërsa Rakaj punonte asokohe, dy të ftuar specialë e shikojnë – djali 87-vjeçar i Cokut Sokol dhe nipi i tij Eduardi.

Artisti ynë, ka një natyrë të qetë, vështrim meditues dhe reflektues, tek flet esencialisht dhe me pak fjalë për artin e tij dhe të bind, se gjenitë e mëdhenj arrijnë më shumë kur punojnë esencialisht dhe cilësi, sepse bashkëbisedojnë me trurin e tyre vazhdimisht, për risitë dhe formojnë ato ide perfekte, të cilat gradualisht më pas i shprehin artistikisht me gishtat e duarëve të arta dhe riprodhojnë vlera brilante artistike, atë që mendja e tyre apo e mjeshtrit tonë Rakaj, tashmë ka konceptuar.

Shën Nënë Tereza dhe skulptori Rakaj

“Nëse do t’i referohem fatit, ia dedikoj Nënë Terezës, të cilën e ndiej si engjëllin tim mbrojtës. Nuk harroj në asnjë çast të shprehem me zemër se Ajo më ka ndryshuar jetën. Është më shumë se një mrekulli, që një artist shqiptar, i cili në rininë e vet është edukuar nga sistemi komunist me urrejtjen ndaj fesë dhe social imperializmit, të bëhet qytetar amerikan dhe autor i personaliteteve të shquara si shën Nënë Tereza dhe dr. Martin Luther King Jr.” – Vasil Rakaj, skulptor, SHBA

Artisti dhe veprimtari humanist Rakaj, për shembull tek bamirsja e madhe botërore shën Nënë Tereza e Kalkutës, kërkonte një model tokësor dhe njëkohsisht asokohe as nuk mund të imagjinonte se fantasia artistike mund të kapte këte bukuri dhe hirin qiellor, që do të ishte ai i mishërimit rrezatues hyjnor, tek bota dhe shpirti i Saj madh i fisnik.

Nga historia e vitëve të shkuara mësojmë, se gjatë një interviste dhënë nga meshtari i shquar patër Pashko Gojçaj o.f.m., në Tuz, ai (frati) deklaron hapur, se skuptori shqiptar Vasil Rakaj, është i pari skuptor në botë, që i bën momentin në skupturë kushtuar personalitetit të shquar Nënë Terezës, në të gjallë të Saj dhe një muaj mbasi Ajo kaloi në amshim u inagurua kjo vepër arti, e cila ende sot ndodhet në Tuz.

Vasil Rakaj, ka skalitur prej dekadash art në skulpturë. Një nga subjektet e tij më të preferuara është shën Nënë Tereza (1910-2007), shqiptarja më e famshme në botë. Ajo me madhështinë e Saj fisnike, ishte një pikë e dobët e skulptorit tonë.

Studiuesja dhe kritikja e artit bashkëkohor Suzana Varvarica Kuka, në një shkrim të saj botuar në gazetën “Dielli” (Tetor 2019 dhe ribotuar nga redaksia këtu në New York, në Numërin Special me shumë faqe në muajit nëntor 2019, e cila i kushtohet tërësisht Pavarësisë së Shqipërisë) të komunitetit tonë shqiptaro-amerikanë, ndër të tjera vlerëson kështu: “Në studio, Vasil Rakaj modelon argjilën e bronzin, gdhend drurin e gurin.  Jeta e tij artistike nuk ndahet nga jeta e tij sociale dhe të dyja bashkë zenë vend në dy periudha të rëndësishme.  Periudha e parë i përket jetës së tij në Shqipëri, gjatë kohës komuniste dhe krijimtarisë së tij nën diktatin e qeverisjes së sistemit monopartiak. Në këtë periudhë deri në 1990, Vasil Rakaj u edukua me nocionin: “Se atdheu, është familja” dhe kjo moto e bëri një individ të ndërgjegjshëm në jetën e tij artistike. Ai u rrit si skulptor realist, punoi si mësues dhe metodist i edukimit figurativ; jetoi në Kurbin dhe krijoi punime arti, të cilat lidhen me temat, subjektet dhe personazhet që sugjeronte arti dhe propaganda e asaj kohe në Shqipëri. Pas rënies së komunizmit, Vasil Rakaj bashkë me familjen e tij, u largua drejt ShBA dhe nisi një jetë të ndryshme nga ajo e atdheut, por duke mos e humbur mallin për të. Në ShBA, në Conneticut fillon periudha e dytë të jetës, ku zhvillon krijimtarinë duke mos e harruar shprehjen e  Volterit: “O njeri! Kurrë mos u lodh për ndihmën që i jep atdheut”.

Duke ndjekur nga afër jetën dhe aktivitetin e pasur artistik të mikut tim, mjeshtërit duar-artë Vasil Rakaj, studiuesja Kuka vijon rrëfimin e saj, se: “Në ShBA ai vlerësoi personalitetitin e Martin Luther King-ut dhe e modeloi potretin e tij në stil realist.

Më pas modeloi një bazament me formë shumë të veçantë dhe portreti – kokë mbi bazamentin e harkuar qëndrojnë në harmoni të plotë. Kjo vepër ruan vlera estetike dhe cilësi të lartë të ekzekutimit artistik.

Këto dy cilësi i kanë dhuruar nderim skulptorit ndër personalitetet e vendit ku jeton dhe në komunitetin e përbashkët, që respekton figurën e shquar të Martin Luther King-ut, si lider në mbrojtje të të drejtave të njeriut.

Në këtë periudhë skulptori ka vlerësuar ndjesi dhe përjetime të fenomeneve njerëzore në përshtatje me jetën dhe filozofinë jetësore.

Ai krijoi dhe krijon portrete, figura femërore alegorike dhe portrete të njerëzve nga jeta e përditshme.

Gjatë procesit krijues skulptori Rakaj nuk e anashkalon subjektin figurativ të një vepre, madje e pasuron me një mendim të vetin.

Në mënyrë ekskluzive, në të gjithë krijimtarinë e Vasil Rakaj dallon arti i tij për të pasqyruar në disa forma figurën madhore të Nënë Terezës. Ajo duket se zë një vend kryesor.

Ai e adhuron figurën dhe personalitetin e Nënë Terezës. Ai e respekton dhe është krenar për ekzistencën e saj.

Kjo ka sjelle një krijimtari të shumtë rreth personalitetit të saj. Në studion e tij në ShBA, në ekspozita dhe në evente përkujtimore që lidhen me atdheun, figura e saj në skulpturën e tij zë një vend të rëndësishëm.

Ai e ka gdhendur figurën e saj si shtatore, si bust, si reliev dhe si portret, por edhe si kompozim të skulpturës urbane dhe monumentale. I ka dhënë ngjashmëri në pamjen e jashtme, butësinë psikologjike, karakterin fetar përmes pasqyrimit të ndjesisë së shërbesës dhe të përulësisë.

Ai e punoi figurën e saj në Shqipëri dhe ShBA dhe e ka ekspozuar skulpturat e titulluara  “Nënë Tereza”, në dhjetra ekspozita e me sukses në Shqipëri e ShBA.

Në Kosovë, skulptura e tij statuja “Nëna Terezë”, e cila është një figurë që shpreh personalitetin e shënjtores, e cila mban me ngrohtësi dhe ngjeshur në trupin e saj një djalë-fëmi, është vendosur në rrugën – pedonale dhe shumë pak metra më në jug se sheshi ku gjendet ekuestri “Skënderbeu mbi kalë” i skulptorit Janaq Paço.

Skulptori e ka punuar figurën e saj edhe në formën e objektit të llojit dhuratë dhe, si të tillë i është dhuruar disa fondacioneve, disa personaliteteve të njohur, të huaj dhe shqiptarë.”

Në punimet e mjeshtrit Rakajt, ndihet pulsi i një artisti të fuqishëm

Skulptori i talentuar shqiptaro amerikan Vasil Rakaj (1954), ka lindur në fshatin historik Petrelë, jo shumë larg kryeqytetit Tiranë. Ai është me origjinë nga Boga e Malësisë së Madhe, e cila ndodhet në Shqipërinë Veriore.

Jeta e tij është interesante, që nga fëmijëria dhe deri në ditët tona. Shkollën fillore ai e ka mbaruar në Brojë (pranë dajave të tij në Malësi), kurse klasën e pestë në katundin Kastrat (Bratosh) tek tezja e vet, ndërsa klasën e gjashtë dhe shtatë në Milot dhe klasën e tetë e përfundon në qytetin Laç të Kurbinit.

Pasioni dhe prirja për skulpturën, bën që i riu Rakaj shkollën e mesme t’a përfundoj në Tiranë, pranë Liceut Artistik “Jordan Misja” në vitin 1973, ndërsa më 1977 kryen me sukses studimet e larta në Institutin e Arteve të Bukura, po në kryeqytetin e Shqipërisë.

Në vitet 1977-1978, skulptori i ri Rakaj, emërohet si kuadër tek Ndërmarrja Artistike e qytetit heroik të Krujës.

Skulptori, filloj punën si mësues në shkollën “Dan Bajrami” në Gjorm të Kurbinit. Duke qenë mësues, ai njëkohsisht për 8 vjet kryesoj grupin e metodistëve për lëndën e vizatimit deri në vitin 1990. Si skulptor krijues, ka qenë antarë i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë prej vitit 1982 deri sa ndryshoi sistemi politik në Shqipëri në vitin 1991.

Ardhja e demokracisë e gjen skulptorin në aktivitet të lirë artistik, misionin fisnik të cilin e vijon edhe sot në Amerikë (Conneticut). Artisti, gjatë jetës së tij krijuese kaloi gëzime dhe meditime plot frymëzime në punën artistike, ku me daltë gdhendi mjeshtërisht në dru e material të ndryshme dhjetra tematika, që i realizonte me pasion dhe dashuri.

Mbi të gjitha temat, më e preferuar e skulptorit është portreti asokohe i Të Lumes Nënë Tëreza (sot shën Tereza e Kalkutës), me të cilat ka hapur ekspozita në disa shtete të Amerikës.
Puna krijuese e artistit malësor, është e shtrirë me vite deri në ditët tona. Ai ka marrë pjesë pothuaj në të gjithë ekspozitat kombëtare e lokale, ku ka paraqitur punimet e veta.

Të tilla mund të përmendim portretet artistike, si:
“Nëna heroinë”,
“Fshatarja”,
“Malësori”,
“Kok Malçi” (figurë e urtësisë popullore, i cili, për atë kohë ishte këshilltar i Heroit Kombëtar Gjergj Kastriotit (punim në gur)), portrete fëmijësh:
“Punim me shtiza”,
“Kodra e Ksulave”
dhe kompozimet:
“Gdhendësi popullor krutan”
“Puthja”,
“Besa”,
“Piskama-portret me duar” etj.

Falë punës pasionante krijuese, ai realizon me mjeshtëri të lartë artistike punimin në dru të titulluar: “Loja e fëmijëve” (symbylltas), ku asokohe skulptori gdhendës, Vasil Rakaj ka fituar Çmimin e Dytë Kombëtar në Shqipëri në vitin 1984. Ai ishte i caktuar për të ekspozuar traditën e kulturës popullore krutane, krahas ekspozimeve të autorëve të ndryshëm nga rrethe të tjera në qytetin e Shkodrës, që asokohe ishte kthyer në një traditë konkuruese popullore mbarëkombëtare.

Kultura dhe tradita e lashtë popullore, kanë qenë dhe mbetën edhe sot temat e preferuara të autorit artist Rakaj, një pasuri dhe vlerë e pashtërshme në frymëzimet e mëvonshme, që u bënë shkak për krijimin e veprave të reja.

Punime të tjera të gdhendur në dru, me dimensione më të mëdha, mbajnë firmën e artistit Rakaj në kafen popullore krutane, brënda në kështjellën historike të Kastriotëve, trekëndshi i gdhendur në dru në hyrje tek Pazari i Vjetër, në qytetin historik të Krujës etj.

Skulpturat kushtuar Të Lumes Nënë Terezës në Shqipëri, janë nderuar me disa çmime nderi. Kështu me veprën “Portret në dru”, në konkursin kombëtar kushtuar humanistës së madhe ndërkombëtare, skulptori duarartë Rakaj është nderuar me Çmimin e Tretë në Tiranë në vitin 1996. Sërisht po me veprën “Portret në dru” (2009), në qytetin Conneticut të Amerikës fiton Çmim të Parë, në ekspozitën e artit modern amerikan.

Ekspozita të rregullta personale skulptori Rakaj, ka hapur në 100-vjetorin e Të Lumes Nënë Tereza, më 20 shtator 2010 në Worcester Mass., në Stamford CT. (28 Shtator 2010), në restorantin italiano-amerikan “Eastwood Manor” (29 Gusht 2010), Bronx, New York etj.

Ajo që të bie në sy është se tematika e shën Nënë Terezës, zë një vend të rëndësishëm edhe në monumentet e ngritura në sheshet dhe ambientet e ndryshme publike në natyrë.

Kështu punimet e patriotit dhe skulpturit të talentuar Vasil Rakaj, gjenden të vendosura në Tuz (Mal të Zi), qysh nga 18 tetori i vitit 1997 (me nënshkrimin e skalitur Vasil Gj. (Iniciali Gj., do të thotë Gjelosh, që është emri i babait të tij) Rakaj, i cili është edhe punimi i parë i tij); në oborrin e kishën katolike shqiptare “Zoja e Shkodrës”, në Hartsdale, New York (inaguruar më 10 shtator të vitit 2000); në Sheshin Qendror të Prishtinës (Kosovë, inaguruar më 2 korrik 2002, i cili përbën punimin e tretë të tij); në kishën katolike shqiptare “Zoja Pajtore e Shqiptarëve”, në qytetin e madh industrial Detroit, Michigan, e cila përbën skulpturën e katërt të inaguruar atje, më 16 tetor të vitit 2003.

Skulpturën shumë të mirënjohur “Nënë Tereza me fëmijë”, mjeshtri Rakaj e zvogëloi dhe e përpunoi, duke i dhënë një vlerë të re artistike, të cilën ia bëri dhuratë vëllezërve Gojçaj në New York në vitin 1998, në 1-vjetorin e kalimit në amshim të Të Lumes Nënë Tereza.

Vëllezërit zemërbujarë Lekë Gojçaj (1939-2000) dhe Pashko Gojçaj (1941-2018), më vonë i mundësuan, që nga një kopje të veprës artistike t’a kenë si suvenir shumë përsonalitete të botës, si: shën papa Gjon Pali II, Presidenti demokrat amerikan Bill Clinton, Mbretëresha e Britanisë së Madhe Elisabetha II, Presidenti republikan amerikan George W. Bush, Gjeneralit amerikan Wesley Clark, kongresistit Tom Lantosh, ambasadorit amerikan në Prishtinë Walker, dom Anton Kçirës meshtar në kishën katolike shqiptare shën Pali dhe shën Pjetrit në Detroit, Michigan, SHBA, Presidenti i Kosovës dr. Ibrahim Rugova, Presidenti dhe ish Kryeministri i Shqipërisë dr. Sali Berisha etj. Ky i fundit veprën e skulptorit Vasil Rakaj, ia dhuroi Fondacionit Kulturor “Nënë Tereza”, me qendër në Tiranë, Albania.

Po ashtu skulptori i talentuar dhe i palodhur Rakaj, me modesti tregon se në 100-vjetorin e lindjes së figurës së shquar ndërkombëtare Nënë Tereza, ai ka marrë pjesë në ekspozitën shëtitëse të hapur nën kujdesin e presidentes së Fondacionit Kulturor “Nënë Tereza” zj. Liri Berisha, pranë Selinë e OKB-së në New York, sikurse më vonë në Washington D.C., dhe Itali, duke u paraqitur gjithashtu me dy punime.

Nga fondi i ekspozitave personale, autori zemërbujar i ka bërë dhuratë disa vepra me portretin e Nënë Terezës si personalitetit të shquar të komunitetit tonë, meshtarit të nderuar shqiptaro amerikanë don Pjetër Popaj, famullitar i përkushtuar pranë Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës” në New York, personalitetit dhe biografit të shquar Nënë Terezës shkrimtarit mons. dr. Lush Gjergjit (dhuruar nga vëllezërit patriotë malesorë Gojçaj), kishës katedrale katolike, që i dedikohet shën Nënë Terezës në Prishtinë të Republikës së re të Kosovës, sikurse edhe ish Presidentit të vendit zotit Fatmir Sejdiu etj.

Ashtu sikurse quhet mons. dr. Lush Gjergji biografi i shquar shën Nënë Terezës me shkrime dhe libra, me plot të drejtë mund t’a quajmë artistin e talentuar shqiptaro amerikanë Vasil Rakaj si skulptorin e parë brilant dedikuar artistikisht Nënë Terezës.

Skulptori V. Rakaj dhe busti kushtuar dr. Martin Luther King Jr., përballë Bashkisë në Ansonia city, Connecticut

Busti i modeluar bultësisht në baltë nga skulptori Vasil Rakaj dhe i derdhur në bronz qëndron në majë të një piedestali prej graniti të zi të sjellë nga shteti Vermont.

City of Ansonia. Duke e shëtitur në këmbë dhe në disa zona piktoreke buzë ujit me makinë e kupton se ai ështe një nga qytetet apo Bashkia më e vogël e shtetit Connecticut. Ky komuniteti më së shumti i njerëzve me ngjyrë, me dinjitet dhe respekt nderoj martirin Martin Luther King Jr. përmes një busti të madh të derdhur në bronz dhe që sot ndodhet përballë bashkisë së tij.
Skulptori Rakaj, rrëfen për lexuesit shqiptar në vendlindje, momentin kur catohet nga komuniteti i qytetit dhe vetë kryetari i Bashkisë se qytetit të vogël Ansonia, që të realizoi në skulpturë figurën e personalitetit të madh amerikanë dhe botërorë dr. Martin Luther King Jr.

Ai, në një intrevistë ekskluzive, dhënë gazetarit lezhian Tom Therçaj, kujton: “Brenda pak ditësh më trokitën në studio një grup prej 10 vetash, ku bënte pjesë edhe kryetari i bashkisë së qytetit ku jetoj, Ansonia, Konektikat, David Cassetti. Të tjerët ishin përfaqësues të komunitetit, organizatorë për realizimin e veprës që do të vendoset pranë bashkisë së qytetit të Ansonias. Aty m’u dha edhe lajmi i mirë që isha përzgjedhur unë. Ishim të gjithë të gëzuar e nuk di se kush më shumë, unë si autor, apo ata që kishin trokitur në studion e duhur.”

Busti i lartë, ndodhet i vendosur dukshëm në një bazë graniti të zi përpara Bashkisë. Ai është: “një testament bashkëpunimi, në një botë me kaq shumë konfuzion, diversitet dhe urrejtje, kjo tregon se një komunitet mund të lërë mënjanë dallimet e tij dhe të punojë së bashku duke respektuar njëri-tjetrin, për të mirën e të gjithëve,” tha David Gatison, kryetari i Ministrisë së Dhjakut në Kishën Baptiste të Maqedonisë dhe një nga anëtarët e Komitetit MLK Bust.

Busti i ri, është ideuar dhe krijuar nga duart e arta të skuptorit të talentuar dhe me përvoj shqiptaro-amerikanit Vasil Rakaj, i cili sot njihet si skulptor i Këshillit të Arteve të Luginës.
Gazetarët e ndryshëm amerikanë në këto media marramendëse, kanë ritheksuar vazhdimisht se veprat artistike të autorit Vasil Rakaj, janë ekspozuar në Shtëpinë e Bardhë, Washington D.C., Buckingham Palace të Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe, në shtetin e Vatikanit në Itali, Shqipëri, Kosovë etj.

Perveç bustit të realizuar artistikisht në bronz, kushtuar dr. King Jr., në Bashkinë Ansonia, artisti shqiptar, ka menduar edhe për vendosjen e veprës në një piedestal prej graniti të zi. Sikurse thotë skuptori Rakaj, vepra e re dhe piedestali krijojnë një hark, që shërbejnë për të ngritur apo krijuar idene e dr. Martin Luther King Jr. në qiell. Ky hark, shihet për herë të parë si kompozim skulpturor.

Sot çdo vit përballë bustit të ri zhvillohet një ceremoni tradicionale vjetore përkujtimore, për nder të mbretit (MLK) çdo 4 prill, pikërisht në përvjetorin e vrasjes së tij në qytetin Memphis, të shtetit Tennessee.

Busti, prej kohësh thuhet se ishte një ëndërr, më pas u bë një sugjerim dhe më në fund u shndërrua në realitet. Pas tre vitesh mbledhje fondesh, skulpturimi dhe planifikimi, qëllimi i bustit në fjalë u arrit të realizohej nga duart e arta të skulptorit shqiptaro-amerikan Vasil Gjelosh Rakaj.

Por historia apo ëndrra e vendosjes së këtij busti me famë amerikane dhe botërore e përsonalitetit të shquar amerikan është shumë e thjeshtë dhe njëkohsisht shumë interesante. Mësojmë se 5 vite më parë busti i luftëtarit të vendosur për lirië dhe të drejtave të njeriut dhe në veçanti për komunitetin me ngjyrë në SHBA dr. Martin Luther King Jr., ishte rekomanduar nga Brandon Richards, një ish-nxënës i shkollës së mesme. Ai ia shpreh këtë dëshirë (ëndërr) shokëve të klasës së tij në shkollë. Ai kërkonte asokohe, sikur të kishim një bust dinjitoz të MLK në qytetin tonë.
Me këtë ide dhe qëllim në mendje, ata së bashku nisen tek kisha baptiste në qytetin Ansonia. Pastori gëzohet për këtë ide dhe bie dakord. Ai thoshte se duhet të marret miratimi nga Bashkia se qytetit Ansonia. Këshilli Bashkiak e miraton kërkesën e këtij djaloshi fisnik e cila bëhet realitet me vendosjen e veprës monumentale përkujtimore MLK në skupturë reralizuar mjeshtërisht nga skulptori shqiptar Rakaj.

“Uau,” vuri në dukje senatori i shtetit George Logan, R-Ansonia. “Kjo është e mrekullueshme. Çfarë feste. Si një komunitet për ne, që të bashkohemi kështu – është diçka e veçantë. … Kjo është arsyeja, pse mbjellja e farave të duhura në rininë tone, është kaq e rëndësishme. Kjo ide erdhi nga një fëmijë i vogël.”

Asokohe publiku pjesëmarrës në inagurimin e bustit, dëgjoi lexime nga nxënës të shkollave të mesme, u interpretua muzikë nga kori i shkollës së mesme Ansonia dhe fjalime nga politikanë si Logan, përfaqësuesja e shtetit Kara Rochelle, D-Ansonia dhe kryebashkiaku David Cassetti.

Duke shfletuar online arkivin e shtypit të kohës, lexojmë mbresa dhe përshtypje të ndryshme për realizimin artistik të bustit asokoke nga skulptori shqiptar Rakaj.

“Ky bust më kujton bustet në Romën e lashtë të senatorëve dhe udhëheqësve të tyre të rëndësishëm. Martin Luther King Jr. ishte një udhëheqës i madh, që nxiti të bashkohemi në një kohë të përçarjes kombëtare, dhe busti i Vasilit tregon kësisoj një udhëheqës të komunitetit.” tha Rev. Edward Young, meshtar i Kishës Katolike Greke ukrainase të shën Pjetrit dhe shën Palit.

Busti MLK, para 5 viteve ishte një ëndërr e komunitetit të qytetit Ansonia, me rastin e 50-vjetorit të vrasjës së dr. King, përpara Bashkisë së Ansonias, për të përkujtuar trashëgiminë transformuese të Rev. Dr. Martin Luther King, Jr., dhe për të frymëzuar komunitetin Ansonia dhe komunitetet përreth Luginës me dashuri, barazi, drejtësi dhe dhembshuri, për të gjithë banorët e Luginës.

Kjo është koha më e bukur për një reflektim të tillë. Kur Amerika jonë e dashur dhe e ndarë fatkeqsisht në mënyrë të pakuptimtë në rrafshin politik, sot më shumë se kurrë, mendoj se ka nevojë për të dëshmuar një shpirt të ripërtërirë paqeje dhe uniteti, për të ngritur lart madhështinë tonë në rënie këto vitet e fundit.

Rev. Dr. Martin Luther King, Jr. ishte një avokat dhe shpesh fliste në tubimet masive për barazi dhe drejtësi, për të gjithë njerëzit pa dallim ngjyre dhe bindjeve politike.
Trashëgimia e tij e qëndrueshme prek jetën e të gjithë amerikanëve sot. Njerëzit e Luginës dhe komuniteteve përreth janë të nderuar të përfaqësojnë idealet e një Amerika të bashkuar.

Shënim: Shkrimi është shkëputur nga libri voluminoz: “Dritë dhe hije historike në New York” (Shënime & Refleksione), New York, 2024, që shumë shpejt pritet të botohet online nga kompanitë e medha amerikane dhe botërore në Amazon, Barnes and Noble etj., i autorit shqiptaro amerikan Klajd Kapinova.

FOTOALBUM: Ish kryeministri Mustafa Kruja me Shuk Gurakuqin në Gjenovë më 1936

 

VOAL- Në kuadrin e ciklit “Fotoalbum” sot po sjellim një foto historike ku nacionalisti i shquar, ish kryeministri Mustafa Kruja, ka dalë me Shuk Gurakuqin në Gjenovë më 1936.

Shuk Gurakuqi (Shkodër, 28 mars 1888 – 13 prill 1969) ka qenë ekonomist financier, vullnetar i Luftës së Koplikut, deputet i të parit kuvend shqiptar të dalë pas Kongresit të Lushnjes. Pas pushtimit italian u emërua ministër Financash në qeverinë e Mustafa Krujës.

Mustafa Merlika Kruja ndërroi jetë në mërgim, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës më 1958.

 

FOTOALBUM: MUSTAFA KRUJA ME BASHKËSHORTEN CAJE GUNI

 

VOAL- Në kuadrin e ciklit “Fotoalbum” sot po sjellim një foto historike ku nacionalisti i shquar, ish kryeministri Mustafa Kruja, ka dalë me bashkëshorten Caje Guni në Durrës më 1920.

Çifti është në veshje karakteristike kombëtare të Krujës.

Mustafa Merlika Kruja ndërroi jetë në mërgim, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës më 1958.

Arben Meksi fiton Çmimin Ndërkombëtar në Karikaturë në Kroaci

Në Zagreb të Kroacisë u zhvillua konkursi botëror i karikaturës, me temën: “Letërsia në karikaturë”

Qëllimi i këtij konkursi ishte që përmes personazheve shumë të njohur të letërsisë botërore te vendosur në situata të ndryshme të përcillte përmes humorit, metaforës, dhe filozofisë, mesazhe universale.

Në këtë konkurs morën pjesë karikaturistë nga 64 vende të botës, ku u paraqiten 882 punime nga 389 autorët pjesëmarrës.
Juria ndërkombëtare në fazën e pare të konkursit përzgjodhi karikaturat më të mira, të cilat shprehin më qartë temën e konkursit dhe kishin nivel të lartë artistik, prej të cilave u zgjodhën dhe karikaturat fituese.

Karikaturisti Arben Meksi, fitoi çmimin e tretë duke marrë medaljen e bronzit me karikaturën “Bashkëjetesë dhe identitet” duke zgjedhur si personazhe dy figura emblematike të dy qytetërimeve, Don Kishotin dhe Nastradin Hoxhën, të cilët miqësisht takojnë gotat e dollisë. Përmes metaforës, kompozimit dhe humorit autori i vendos të dy personazhet duke takuar gotat e mbajtura në mënyra te ndryshme, si dy miq të dashur, por secili me identitetin e vet.

Karikatura fituese e Meksit u vlerësua jo vetëm për metaforën e goditur dhe humorin që përcillte, por edhe për realizimin artistik te saj.
Ky konkurs i cili zhvillohet çdo vit në Kroaci, trajton tema të rëndësishme shoqërore që shqetësojnë njerëzimin sot në botë.
Çmimi i fituar i ben nder karikaturës Shqiptare, e cila sot nuk është në ditët më të mira të saj. Është detyra e artistëve por edhe e institucioneve artistike ta mbështesin këtë art, i cili ka qenë krenaria e arteve tona. (Marrë nga ExLibris)

FOTOALBUM- Mustafa Kruja me nipin e vogël, Eugjenin, pak ditë para largimit nga Shqipëria

VOAL- Në kuadrin e ciklit “Fotoalbum” sot po sjellim një foto historike ku nacionalisti i shquar, ish kryeministri Mustafa Kruja, ka dalë me nipin e vogël, Eugjen Merlika, në oborrin e shtëpisë së tij në Tiranë në gusht 1944, pak ditë para largimit nga Shqipëria.

Mustafa Merlika Kruja ndërroi jetë në mërgim, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës më 1958. Gjyshi dhe nipi nuk u takuan asnjëherë më.

Si të bëni foto fantastike kur jeni me pushime

I keni zili njerëzit që postojnë foto perfekte në Instagram, të ngjashme me blogerët e udhëtimeve botërore?

Është koha e duhur për të zotëruar disa truke fotografimi dhe për të bërë foto që të gjithë do t’i admirojnë.

Zgjohuni herët

“Ora magjike” (koha pas lindjes së diellit kur drita është më e kuqe dhe më e butë) është koha ime e preferuar e ditës. Është gjithashtu koha më e mirë për të bërë foto, kështu që dilni jashtë një orë para lindjes së diellit dhe një orë para perëndimit të diellit. Drita është e pabesueshme, dhe në të njëjtën kohë do të shmangni masën e turistëve.

Shikoni dhe praktikoni

Fotografia është shumë argëtuese, por edhe shumë sfiduese. Përpara se të shkoni në pushime, hulumtoni teknikat, bashkohuni në seminare, shikoni mësime në kanalet YouTube dhe praktikoni.

Përdorni aplikacione për modifikimin e fotografive

Mos e prishni foton tuaj të udhëtimit duke përdorur filtra të shumtë në Instagram, por zgjidhni aplikacionet e njohura të redaktimit të fotografive për të rregulluar ndriçimin, mprehtësinë dhe kontrastin. Të preferuarat e mia janë Snapseed dhe Afterlight.

Shkrep horizontalisht

Jam i sigurt që keni bërë ndonjëherë një foto të bukur të një peizazhi dhe më vonë keni kuptuar se nuk e keni mbajtur telefonin tuaj drejt? Mos u shqetësoni, sepse mund të rregullohet. Instagram, Snapseed, Afterlight kanë funksion korrigjimi.

Zgjidhni sfondin

Kur udhëtoni, shpesh keni një larmi gjërash për të regjistruar. Zgjidhni një sfond të mirë dhe këshilla është të zgjidhni ato që janë të pasura në teksturë dhe ngjyra.

Dilni në natyrë

Nëse keni një aventurë të vërtetë në natyrë, do t’ju vijë në ndihmë të bëni foto fantastike. Shtigje për ecje, ngjitje, eksplorim pylli dhe not në ujëvara. Këto janë vetëm disa nga vendndodhjet perfekte – që do të duken të mahnitshme në profilin tuaj në Insta.

Bëni foto spontane

Ndonjëherë pozimi mund të ndikojë në mungesën e autenticitetit. Fotografoni subjektin tuaj duke bërë gjëra spontane gjatë ditës; duke kaluar rrugën, duke vizituar tezgat e tregut ose duke ngrënë drekë me miqtë…

Përdorni rregullin e të tretave

Kur bëni fotografi në udhëtimin tuaj, ndajeni imazhin në të tretat, si horizontalisht ashtu edhe vertikalisht, i njohur si rregulli i të tretave. Në qarqet e fotografisë dihet se nëse e vendosni subjektin (pikën e fokusit) në një nga linjat që ndajnë ato të tretat, do të arrini të arrini dinamikën e fotografisë.

Bëni foto nga lart

Ky është truku im i preferuar sepse shkrepja nga lartësia mundëson një fotografi të mahnitshme. Provoje!

Man Tourist using navigation app on the mobile phone. Navigation map on a smartphone in a big city.
Ndriçimi është çelësi

Dallimi midis ndriçimit të mirë dhe të keq është i thjeshtë – drita natyrale. Bëni gjithmonë foto në dritë natyrale dhe shmangni përdorimin e blicit në telefonin tuaj. Nëse ende nuk mund të merrni një imazh të shndritshëm, përdorni mjetin e ndriçimit në aplikacionin tuaj të redaktimit të fotografive përpara se ta ngarkoni në Instagram.

Perspektiva më e mirë

Për t’i dhënë perspektivës së fotografisë, pavarësisht nëse është një ujëvarë, një mal apo një fasadë, vini personin që po fotografoni të veshë veshje me ngjyra të ndezura (e kuqja funksionon më mirë në natyrë).

Përdorni një titull të mirë

Megjithëse Instagrami është një aplikacion fotografish, mbishkrimi është shumë i rëndësishëm. Luani me fjalët, përdorni shumë humor dhe mos ngurroni të shkruani përshkrime me shumë emocione, në mënyrë që të lidheni më mirë me njerëzit. bw

Muzeu Britanik- Vitet e fundit të jetës së Mikelanxhelos në një ekspozitë

Londër, ekspozita “Michelangelo: Vitet e fundit” hapet më 2 maj dhe zgjat deri më 28 korrik.

Ndër pikat kryesore të ekspozitës është  boceti i vetëm i shpëtuar i Mikelanxhelos (Epifania), një vizatim përgatitor në shkallë të plotë, i cili është një nga veprat më të mëdha të Rilindjes në letër.

Michelangelo, gjeniu italian i tavanit befasues të Kapelës Sistine dhe statujës ikonike të Davidit, duartrokitet shpesh për arritjet e tij të hershme.

Megjithatë, një ekspozitë e re që hapet sot (më 2 maj) në Muzeun Britanik të Londrës synon të hedhë dritë mbi një periudhë më pak të njohur: vitet e tij të fundit.

Që nga të 50-at deri në vdekjen e tij në pothuajse në moshën 89 vjeç, ekspozita e titulluar “Michelangelo: Vitet e fundit” shfaq thesare të rralla, duke përfshirë “Epifaninë” dy metra të lartë. Vizatimi i përfunduar me shkumës të zi nga Michelangelo po zbulohet për publikun për herë të parë që nga restaurimi i tij në vitin 2018.

Si i vetmi vizatim i plotë i mbijetuar nga Michelangelo, ky vizatim përgatitor në shkallë të plotë është një nga veprat më të mëdha të Rilindjes në letër dhe qëndron si një nga thesaret më të çmuara të Muzeut Britanik.

“Veprat e mëvonshme tregojnë një anë krejt tjetër të tij, shumë më introspektive, shumë më  zhytur në mendime. Ne e shohim më shumë prej tij si një person që pajtohet me këto ndjenja njerëzore shumë universale me të cilat ne të gjithë përballemi ndërsa rritemi, duke u përpjekur të peshojë nëse keni jetuar një jetë të mirë dhe duke medituar mbi aspektet e besimit, të cilat ai shpreson se do ta çojnë drejt shpëtimit”, shpjegon kuratorja kryesore e ekspozitës, Sarah Vowles.

Vizitorët mund të eksplorojnë studimet e hershme për veprat e tij të famshme, të tilla si “Gjykimi i Fundit”, afresku që mbulon të gjithë murin e altarit të Kapelës Sistine, së bashku me vizatimet e mëvonshme të bëra pak para vdekjes së tij, duke zbuluar evolucionin e stilit të tij.

“Kur e fillojmë ekspozitën me vizatimet për “Gjykimin e Fundit” ky është ndoshta ai Michelangelo që njerëzit presin të shohin: këto poza shumë dramatike, ekstravagante, figura të lidhura me muskuj, magjepsja me anatominë mashkullore,” vëren Voëles.

“Ndërsa shkojmë përpara, interesi dhe stili i tij ndryshon. Ai bëhet pak më i interesuar për brendësinë shpirtërore të figurave që ai përfaqëson. Figurat shpesh bëhen pak më kompakte, pak më të dendura dhe me peshë. Në të njëjtën kohë , kur ai ka të bëjë me figurën e Krishtit, për shembull, ajo bëhet mjaft e lehtë, pothuajse eterike.”

Image

Foto lart: “Epifania”, rreth viteve 1550-53, nga Michelangelo, e ekspozuar në Muzeun Britanik.

Image

Foto lart: “Ndëshkimi i Tityus” nga artisti italian i Rilindjes, Michelangelo (1532), ofruar nga Trusti i Koleksionit Mbretëror, Madhëria e Tij Charles III

Image

Letër nga Daniele da Volterra drejtuar Leonardo Buonarrotit, e datës 14 shkurt 1564

Letrat e ekspozuara në ekspozitë japin një pasqyrë të jetës së Mikelanxhelos përtej artit. Ai i shkruan nipit të tij Leonardo Buonarroti për ta falënderuar për verën e dërguar nga ferma familjare.

Një tjetër letër prekëse vjen nga Daniele da Volterra, duke i kërkuar Leonardos të vizitojë xhaxhain e tij të sëmurë sa më shpejt të jetë e mundur.

Pavarësisht moshës së tij të avancuar, ambicia e Mikelanxhelos mbeti e pashuar. Planet për kupolën e Bazilikës së Shën Pjetrit demonstrojnë krijimtarinë e tij të qëndrueshme dhe aftësinë e projektimit.

“Kjo ekspozitë e bën të qartë se edhe pas moshës 60-vjeçare dhe për një kohë të gjatë pas kësaj, artistët mund të mbeten tepër krijues dhe inovativë dhe mund të ndërmarrin projekte të reja dhe vërtet sfiduese”, thotë Vowles.

“Ju keni Mikelanxhelon duke punuar në disa nga projektet më të mëdha të jetës së tij në këtë periudhë. Dy komisione të mëdha afreske, Gjykimi i Fundit në Kapelën Sistine, Kapela e Pauline, dhe më pas edhe ajo e Shën Pjetrit, që është kantieri më i madh në botë në këtë pikë.”

Ekspozita “Michelangelo: Dekadat e fundit” hapet më 2 maj dhe zgjat deri më 28 korrik.

Image

“Studime për kupolën dhe fenerin e Shën Pjetrit, me skica figurash”, rreth viteve 1558-59, Michelangelo

syri.net

Petrit Halilaj sjell “Abetaren” në Muzeun Metropolitan të Nju Jorkut

Artisti Petrit Halilaj gjatë intervistës për Zërin e Amerikës, në hapje të ekspozitës së tij “Abetare” në tarracë të Muzeut Metropolitan në Nju Jork

VOA/Garentina Kraja

Këtë javë, artisti i mirënjohur nga Kosova, Petrit Halilaj hapi në njërin ndër institucionet më prestigjioze të artit në botë, në Muzeun Metropolitan të Nju Jorkut, një instalacion të artit bashkëkohor, të quajtur “Abetare.” Halilaj, krijimet e të cilit janë një gërshetim i përvojave personale me kujtesën kolektive të të jetuarit dhe mbijetuarit gjatë luftës në Kosovë, i tha Zërit të Amerikës se vepra e tij, në qiellin e Nju Jorkut, është një thirrje për një botë ku brezat e ardhshëm do të jenë të lirë të ëndërrojnë.

Lule, shtëpi, zemra, yje. KFOR-i, Messi.

Një merimangë e frikshme.

Këto janë disa nga copëzat e një fëmijërie, të gdhendura në një moment të caktuar kohor, në bankat shkollore, ku fëmijët mësuan shkronjat e para, krijuan shoqëritë e para, por, që për brezin e Petrit Halilajt, në Kosovën e përfshirë nga flaka e luftës në vitin 1998, u shndërruan në hi. Një pjesë e vogël arritën të mbijetojnë.

Sot këtë koleksion kujtimesh personale, këto simbole të ngrira të një kohe tronditjesh të mëdha, të gjurmuara në bankat e hedhura të shkollës së vjetër “Shote Galica” në fshatin Runik në Kosovë, Halilaj i shndërroi në skulptura gjigande metali për t’i vendosur këtë javë në hapësirën e tarracës së Muzeut Metropolitan të Nju Jorkut, me emrin “Abetare.”

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, në hapje të ekspozitës, Halilaj tha se shkarravitjet dhe gdhendjet, që janë pikënisja e kësaj vepre, i ndeshi gjatë një vizite të rastit shkollës së tij të vjetër, të vetmes që i kishte mbijetuar luftës së forcave serbe në këtë fshat të Drenicës, që, bashkë me inventarin po rrënohej për t’i bërë vend, në Kosovën e pasluftës, një shkolle te re.

“Instinkti i parë që pata ishte t’i shpëtoja bankat. Në to kishte vizatime të gjeneratave e gjeneratave të ndryshme, nga 30-40 vjetët e fundit, ndoshta edhe prej viteve para se të lindja unë. Gjenerata të cilat përmes vizatimeve, simboleve, shkrimeve, shkronjave, alfabetit, të viteve të ndryshme – të viteve ‘90 gjatë okupimit, të viteve ’98-’99 gjatë luftës, simbole të pasluftës, simbole të shpresës dhe ndoshta të kohës pas çlirimit, ku ndihej entuziazmi edhe realiteti lokal i lidhur me Runikun, Kosovën, si edhe me krejt botën përmes këtyre vizatimeve,” thotë Halilaj.

“Abetarja”, që shndërron gdhendjet, shkrimet dhe gërvishtjet, ndonjëherë më të vogla se 1 centimetër, të nxënësve në bankat shkollore, në skulptura gjigande tredimensionale të vendosura në tarracën e muzeut, është pjesë e një udhëtimi më të zgjeruar nëpër rajon, që provon t’i lidhë përvojat universale me traumat intime dhe nevojën për t’u përballur dhe për të imagjinuar një të ardhme ndryshe. Sipas Halilajt, këto banka nga vitet ’70 dhe fëmijët që uleshin në to, përjetuan shkatërrimin e Jugosllavisë, të gjitha konfliktet e viteve të 90, ndarjet, dhe luftërat. Të gjitha këto gjurmë, thotë ai, të gjitha ato breza fëmijësh, po frymonin bashkë në këto banka.

“Këto vizatime janë nga Prizreni, nga shkolla të komunitetit turk, rom nga Obiliqi, nga shtetet e ndryshme si Shqipëria, si Maqedonia, Mali i Zi, por edhe shtetet si Serbia, ose shtete të tjera, të cilat jo domosdo sjellin kujtimet dhe eksperienca të cilat ne i kishim dëshiruar. Më duket që këto vizatime, që vijnë nga këto shtete të Ballkanit, sjellin një ëndërr që nuk është utopike për një të ardhme ku të gjithë kemi vendin dhe mundësinë për ta krijuar një bisedë të re në aspektin kulturor dhe në të gjitha aspektet tjera,” thotë Halilaj për Zërin e Amerikës.

Halilaj thotë se ekspozitën ua dedikon të gjithë fëmijëve që po kalojnë nëpër periudha të errëta dhe se është i lumtur që ka jetësuar në këtë vepër vizatimet e fëmijëve nga vende të ndryshme në skulptura, të cilave për të qëndruar mbi horizontin e Nju Jorkut, siç thotë si, ju duhet që fizikisht të jenë të mbështetura tek njëra-tjetra.

Për drejtorin e Muzeut Metropolitan, Max Hollein, instalacioni i Halilajt, i cili po bën bujë në shtypin amerikan, është i jashtëzakonshëm. Ai i tha Zërit të Amerikës se vepra e Halilajt është një sukses i madh për këtë institucion.

“Instalacioni i Petrit Halilajt në këtë tarracë është një arritje e madhe në historinë e Muzeut Metropolitan dhe historinë e angazhimit të tij me artin bashkëkohor. Ajo që Petriti bëri këtu është të transformojë tarracën në një vend të kujtesës, të festës, të të rimenduarit të historisë dhe festimit të saj në një mënyrë shumë emocionuese. Ky vend është njëri prej vendeve më të dashura për banorët e Nju Jorkut, është pjesa më e famshme e muzeut dhe jemi të lumtur që Petriti e transformoi në këtë mënyrë,” thotë drejtori Hollein.

Në tarracën e Muzeut, Halilaj po jetëson një ëndërr personale dhe po projekton një ëndërr tjetër kolektive, duke nxitur të tjerët pas tij të sfidojnë, të shkruajnë, të tregojnë dhe ritregojnë historinë, për të cilën ai thotë se në Ballkan është e vështirë dhe e ashpër.

“Është ëndërr t’i shohësh vizatimet e Runikut dhe vizatimet e fëmijëve në banka shkollore, që këtu takohen me vizatime të fëmijëve prej shumë shteteve të rajonit dhe krijojnë një bisedë të re, ku njëra e mbanë tjetrën, për të qëndruar si skulptura, dhe njëra e mbanë tjetrën për të treguar histori të reja, të cilat nga aspekti politik ndoshta janë shumë më të vështira, por nga aspekti i fëmijëve që vizatojnë e kanë një humanitet brenda tyre që më sjellin shumë shpresë për një të ardhme mes shteteve të rajonit,” thotë ai.

Ekspozita “Abetare” do të jetë e hapur në Muzeun Metropolitan të Nju Jorkut deri më 27 tetor.

Eris Tare, Kurator i ekspozites se Abaz Hado:-“ Trunk and Trees” habidadi i piktorit!

Eris Tare :-“ Trunk and Trees” Kurator i ekspozites se Abaz Hado.

Eris Tare Kuratori i kesaj ekspozite te larmishme prej 44 vepra thekson se kjo ekspozitë është konceptuar në dimensionin e vetë, ku më shumë ka të bëjë me muzikalitetin, harmoninë dhe ekuilibrat kromatik, që ndodhen dhe arrihen vetëm prej magjisë së ngjyrës. Gjithsesi nuk mungojnë disa vizatime grafike, si një përqasje me konceptin e ekspozitës.

Ja se çfarë thotë vetë piktori rreth punimeve të tij artistike:

Trunks and Trees” lidhet me fillesën, që kur nisa të projektoj një seri veprash mbi raportin që ka secili prej nesh me botën si tërësi universale. Natyra ka qenë dhe është objekt referues për çdo artist vizual, ky raport ekziston prej periudhave primitive e deri në kohët moderne. Kjo tregon për atë lidhje të pandashme të njeriut me këtë hapësirë që na është lënë në dispozicion për të jetuar. Ne mbi të kemi ushtruar ndikimin tonë për t’a ndryshuar, transformuar dhe përshtatur në kushtet dhe nevojat tona sipas qytetërimeve. Është një raport, që na vendos përballë kërkesave dhe nevojave për t’a përshtatur si hapsirë, shpesh me gabime të rënda, duke dhunuar me arrogancën tonë, pjesë të rëndësishme saj. Të vendosur përballë kërkesës për qytetërim, zhvillim industrial, teknologjik, që njerëzimi i ka patur të nevojshme për mbijetesën dhe vazhdimësinë e tij, shpesh në mënyrë fatale kemi tejkaluar mbi nevojat tona, duke keqpërdorur këto asete mrekullisht të krijuara të gjithësisë. Nëse ndodhemi sot në këtë vorbull ngjarjesh, nga ku në kënde të ndryshme, është vënë në emergjencë vetë sistemi riprodhues dhe aftësia e njerëzimit, për të siguruar trashëgiminë e universit, si një vazhdimësi për të ardhmen e tij.

Ndërsa ne sot luftojmë, bormbardojmë pa keqardhje, hedhim raketa, kërcënojmë me bomba bërthamore. Kjo nuk është vetëm një marrëzi individuale, por edhe një mentalitet miopik monstruoz, që e zotërojnë individë me pushtet të veçantë, që e konsiderojnë këtë gjithësi, si një pronësi vetëm të një epoke. Kjo tokë është një mrekulli hyjnore, që na është dhënë bujarisht mijra e mijra vjet, ku njerëzimi lindi, u zhvillua dhe bëri historinë e tij, kjo është një rregullsi që nuk mund të ndërpritet përmes dhunës, brutalitetit, kjo kështu duhet të vazhdojë.

Këtë përqasje e vendosa detyrimisht si fillësë mbi ciklin e punimeve të “Trunks and Trees”, pa e stërholluar me një titull të madh, por me një të thjeshtë, sepse kërkova në thelb të saj raportin tim njerëzor, me atë pjesë të natyrës së ka shoqëruar zhvillimet, qytetërimet dhe jetët tona. Në këto vepra nuk ka personazhe primare, por vetëm pyje, trungje, pemë të ndryshme, që nuk janë domosdoshmërisht realitet syvëzhgues, por diku si mbirealitete virtuale, herë si përcerptime konceptuale vizuale. Me pasionin tim tashmë prej vitesh, për të lëvizur në këmbë, angazhimin tim në sporte në rininë timë të hershme, kam vrapuar në kodrat e liqenit bashkë me Pitin, qenin tim besnik. Pikërisht këtej, kanë ardhur frymëzimet e para, që më tej gjatë procesit, nuk mbetën më si realitet i tillë. Referencat janë pjesë e raportit që vendosa me këto objekte, duke i parë jo si modele metafizike, por i’u riktheva anemizmit primitiv, kur të parët e njerëzimit në fazën fillestare, besonin se druri dhe objekte të ngurta vëllimore kanë shpirt. Kësisoj, çdo trung i një peme të thyer, pemët me trupin dhe degëzimet e tyre, por edhe pyjet masive, i kam trajtuar si të ishin personazhe me ndjesi e shpirt. Kur nisnin të merrnin formë, më dukej sikur në brendi lëvrinin ndjesi, kode, simbole, që gjenin jehonën në ato gropat e çuditshme, që krijohen në trupin e tyre, si shenjë jetëgjatësie dhe durimi stoik ndaj çdo lëndimi apo vuajtjeje. Kjo dukshëm shfaqet në lëkurën e ashpër apo në ato degë që lidhen aq çudishëm me njëra-tjerën. Kështu u formatua dhe erdhi kjo ekspozitë, që fillimisht mund t’a përceptoja përmes fletëve si një seri grafike, ku do isha më i sigurtë sepse është habidati im.——- Abaz Hado ( Autori i veprave)

FLUTURAT ERDHËN DHE KËTEJ… – Dokumentari, kineasti Bujar Alimani dhe kujtesa e së ardhmes – Nga VISAR ZHITI

Mbrëmë shkuam të shohim një film
për 21 gra nga anë të ndryshme të atdheut, që kanë qenë të internuara në fshatrat e Lushnjës, në baltrat e Savrës dhe të Gradishtës etj, që tani  jetojnë në Amerikë e Kanada… ato që mundi të intervistonte regjisori dhe skenaristi i “Fluturave”, miku ynë, Bujar Alimani, ç’kishte pranë New Yorkut, ku dhe jeton.
Dëshmi rrëqethëse nga ferri, qendresa prej Rozafe dhe ringjallja me trishtimet dhe zhgënjimet, me besim të bukur gruaje te jeta dhe fëmijët e tyre.
Bukuri dhe dinjitet… Dokumentari ka atë lirizëm të titullit, “Fluturat”, mbase ka dashur të shmangë tmerret dhe traumat, për ta bërë më të durueshme vuajtjen e madhe dhe padrejtësitë lemerisëse, – kam hequr pjesë ku ka lot, – do të thoshte regjisori Bujar Alimani, në bisedën në fund me shikuesit e filmit. Pse…?!
Me zërin e gruas realiteti merr më kuptim…. Punonim si skllave në fusha, që 14 vjeçe- fëmijë, gjyshi i pushkatuar, babai në burg, xhaxhai i arratisur… ne, të pafajshmet engjëllore, që s’na jepnin të drejtën e shkollimit për më tej… mamaja ime faqen e parë të abetares e griste, ishte fytyra e urryer e diktatorit Enver Hoxha… makina e arrestimeve vinte rrotull barakave tona… martesat e dëshpëruara… gëzimi i trishtë, në ngërçin e valleve mungonte babai, vëllai… a ishin gjallë në burg…? Kam lindur mbi traktor, tha një grua, s’më pranonin në maternitet… prapë “Gazi i Degës”, kujt i erdhi radha të arrestonin përbindshat?…
– Kështu dridheshim dhe na kapte ankthi, kur afrohej ajo makinë e kobshme, – do të thoshte Eda ime, – në diskutimin e saj pas filmit.
– Po ti do të kishe burrin brenda në atë makinë, – do ta ngrija zërin unë. Të qeshura në sallë, me të kaluarën, si do të ketë qenë, edhe qeshet, po thoshim.
– Ne i njohim, janë mikeshat tona, – do të tregonte Eda në fjalën e saj, – vajzat e Lekës, e Bajos… Pervizi, Mirakaj, Kupi, Dosti, Sina, Dema, Kaloshi… Alemi… mbiemra historikë… Visari ka qenë në burg me shumë prej tyre… Unë vazhdova të them se me pjesët e hequra të dokumentarit si të rënda duhet të bëhet vazhdimi: Fluturat kthehen përsëri… e vërteta është e vërtetë e plotë…
Tani në diskutimin e tij kujtoi dhe romanin tim “Perëndia mbrapsht dhe e dashura” me gra të burgosura dhe të internuara, që triumfojnë edhe të vrara…
Regjisori tregoi se filmi është shfaqur dhe në shtete të tjera e në kryeqytetin e Europës së Bashkuar, në Bruksel, etj, dhe, edhe pse kishte hequr lotet e të internuarave, tani ishin lotët e spektatoreve të huaja, etj, etj. Kineasti Bujar Alimani pastaj falenderoi të pranishmit dhe miqtë tanë Dhimo Jano e Artan Nati, që i mundësuan ardhjen këtu, në Qendrën Kulturore të Shqiptarëve në St. Charles.
Bisedat pér filmin vazhduan dhe jashtë, me Ernestin, Dr. Minellan, Milton, Doshin, me zonjat e tyre…
S’donim të ktheheshim në shtëpi, donim të shikonim lule, tulipanët – si flutura të mëdha, të shtangura… Po ajo gruaja që nuk shikonte dot më luledielli, ia merrnin frymën, se i kujtoheshin fushat e internimit, kur punonte si robinjë me shatin e lamëshirshëm, po ajo gruaja që kishte marrë me vete një gur nga kisha e Shën e Premtes… edhe qenin e internimeve një tjetër, me atë shkuan në Itali, e fshehën pas palltos, pastaj në SHBA… Edën gjyshi i saj e përqafoi për herë të fundit me pranga në duar dhe s’u kthye më nga burgu… edhe nëna ime, motra vinin shpesh të më takonin në burg, më sillnin dhe libra, edhe kunata, dy mbesat e vogla… po ajo zonja e bukur në fund të filmit, që ngjiste shkallët e Bashkisë së New Yorkut, ku punonte, ishte vajza e mikut tim të burgut, Hasan Bajo, që shpëtoi poezitë e mia…
Dhe po kërkoja një poezi, që e kisha shkruar pa rënë ende diktatura… në internim, kur shkoja të takoja bashkëvuajtësit, miqtë e mi Dinen, Esatin, në Tokat e Vdekura,  në Gradishtë Naimin, Bardhin, dy Lekat, njëri në Pluk, Eugjenin në Grabian, aty kisha dhe dy djemtë e xhaxhait, Sigfridin me Sazanin…
Ndoshta ishte poezia e parë që dilte në një libër për gratë e internuara, e kam futur në librin “Kujtesa e ajrit”, që mezi mundi të botohej në 1993, se nuk kishte letër…
Po ne i kemi të shkruara mbi pergamenën e gjallë të lëkurave tona.
 
Po e sjell si dëshmi të atëhershme në nderim të tyre:

Tefta Tashko, zëri i ëmbël i sopranos që këndon përjetësisht! Popullariteti që mori “Kur më vjen burri nga stani”

Tefta Tashko u lind në Fajum të Egjiptit, e bija e frashërlliut Athanas Tashko dhe Eleni Zografit, më e vogla e gjashtë fëmijëve.


Të vendosur në Egjipt pas disa ecejakeve, familja Tashko çeli aty një kafene dhe më pas një hotel. Deri në 11 vjeç Tefta në shtëpi fliste shqip dhe jashtë saj arabisht. Me vdekjen e të atit më 1915, familja e tij kthehet në Korçë në vitin 1921. Në Korçë kemi aktivizimet e para të Teftës si këngëtare dhe data 26 qershor 1926 mbahet si koncerti i saj i parë në publik. Në shtator të vitit 1927, Tefta me gjithë familjen vendosen në Montpelje, Francë, ku ajo filloi edhe studimet muzikore, për t’i vazhduar ato me sukses në Konservatorin Superior të Parisit. Në vitin 1930, Tefta bën incizimet e para muzikore pranë shoqërisë diskografike “Pathe”-Paris, si pjesëmarrëse në grupin e këngëtarit të shquar të polifonisë himarjote Neço Mukon. Me përfundimin e studimeve, Tefta kthehet në atdhe ku më 26 nëntor 1935 shënohet edhe koncerti i saj i parë si këngëtare profesioniste në Shqipëri koncerte, të cilat ajo i dha në shumicën e qyteteve shqiptare.

Pikërisht në këto vite, Tefta futi në programet e saj krahas arieve lirike të autorëve të shquar botërorë si Moxart, Guno, Shubert, Verdi, Donixeti, Pergolezi, Belini, Puçini, Rosini, etj., dhe këngët popullore shqiptare, si pjesë integrale e kulturës muzikore popullore shqiptare. Janë rreth 89 këngë popullore të të gjithë qyteteve të Shqipërisë që Tefta i kishte në repertor dhe rreth 36 prej tyre ajo i regjistroi në pllaka gramafoni në vitet 1930, 1937 dhe 1942 në Paris, Francë dhe Milano, Itali. Ndër to po përmend: “Zare trëndafile”, Të dua, moj goc’ e vogël”, Bilbil çapkëni”, Qante lulja lulen”, “Kenke nur i bukurisë”,”As aman, moj lule” etj. Sipas Hysen Files: Tefta diti të nxirrte nga kënga popullore ndjenjën e thellë që populli kishte shkrirë në të.

Njihet tanimë faktet se Tefta Tashko i ka mbledhur një shumicë këngësh direkt nga goja e muzikantëve të shuar popullore të vendit tonë. Një gjë të tillë e provon edhe pjesëmarrja e Teftës së bashku me këngëtaren tjetër të shquar Marie Kraja në festivalin e folklorit të mbajtur në Firence, Itali më 30 Maj 1939 krahas këngëtarëve dhe muziktarëve të shquar popullorë të atyre viteve si Adem Mani, Xhevat Boriçi, Kolë Vjerdha, Taip Kraja, Karlo Pali etj.

Në listën e gjatë të këngëve popullore të kënduara nga Tefta do të bashkëngjisnim edhe këngët popullore të përpunura nga kompozitori Kristo Kono me poezi të Lasgush Poradecit si p.sh “Kroi i fshatit tonë”, apo “Kur më vjen burri nga stani”. Krahas Teftës, do të përmendim edhe dy këngëtare të tjera të shquara në interpretimin e këngës popullore qytetare: Jorgjia Filçe Truja dhe Maria Paluca (Kraja). Në vitin 1945, Tefta këndon në operën e Beogradit me shumë sukses rolin e Mimisë nga opera “Bohemë” e Puçinit dhe atë të Rozinës nga opera “Berberi i Seviljes” e Rosinit. Këngët popullore të Tefta Tashkos, regjistruar pranë “Columbias”-Itali, 1942: “Un’o ty moj të kam dashur”; “Kjo dashtnija kjoft mallkue”; “Kenke nur’ i bukurisë”; “Për një ditë, kur del goca në pazar”; “Këndon Kumrija”; “Metelikun ta kam falë”; “Ma ven dorën përmbi dorë”; “Dallandyshe vaj, vaj”; “Qante lulja lulen”; “Moj fëllanxë”; “Sa me shpejt ma vunë, moj, kambën”; “Dy gisht përmni vetull”; “Moj hyrije, bukurie”; ” Shamija e beqarit”; “Iku nata”; “Del një vashë prej hamamit”; “Zare trëndafile”; “Të dua, moj goc, e vogël”; “As aman, moj lule”; “Kroi i fshatit tonë”; “O moj sylarushe”; “Dolla në penxhere”; “Bilbil çapkëni”; “As u gremis moj lejthate”; “Dashtnuer tu bana”; “Ani, moj Hatixhe”; “Seç këndon bilbili malite”; “Shkapërceva dy-tri male”; “Edhe ky bilbili çka qënke një zog”; “Kam shtëpinë e vogël”; “I kam hypë vaporit”; “Fry, moj er’ e malit”; “O na atë fushë t’mejdanit”; “Edhe gurët e sokakut”. Në vitin e fundit të jetës ka qenë vazhdimisht e sëmurë. Ndërroi jetë në moshën 37-vjeçare.

I BESUARI

Poeti Lasgush Poradeci (1899-1987) ka qenë mjaft i kursyer në vlerësimin e artistëve bashkëkohës që i ka njohur nga afër. I besuari i sopranos, si vargshkrues i dhjetëra këngëve në repertorin e saj, ishte liriku i letrave shqipe, Lasgush Poradeci. Ky i fundit mban edhe autorësinë e një prej këngëve të Koços, që gëzon më shumë popullaritet, “Kur më vjen burri nga stani”. Kur dëgjonte këngët e sopranos liriko-dramatiko Tefta Tashko Koço (1910-1947) ai përsëriste shpesh refrenin karakterizues për personalitetin e saj artistik e të gjithanshëm: “Tefta nuk këndon, por fluturon”.

Ky karakterizim shpreh thelbin e përpjekjeve të saj për ta ngritur artin e të kënduarit shqip në nivelet më të epërme dhe për ta përdorur gjithë fuqinë e tij në emancipimin e shumanshëm të shoqërisë shqiptare përgjatë viteve të trazuar 1927-1947. Tefta përballoi sfida të shumëllojshme. Thënë në gjuhë më sociologjike, ajo fluturoi mbi vështirësitë e shumëllojshme me energjitë relative të vullnetit, të disiplinës së hekurt në tërë procesin artistik krijues. Tefta Tashko braktisi perspektivën e sigurt të një karriere të shkëlqyer të sopranos në Francë dhe u kthye në atdhe, kur nuk kishte asnjë teatër opera dhe ishin fare të paktë bashkëkombësit e saj që mund të kishin dëgjuar ndonjëherë muzikë operistike. Përçimi i muzikës operistike përbënte vetëm një aspekt të misionit të saj të gjerë emancipues e fisnikërues të popullit, i cili në vitet 1930 ishte i varfër deri në mjerim dhe i pashkolluar deri në masën 90%.

Në mungesë të infrastrukturës për të zhvilluar muzikë operistike, Tefta Tashko nisi të japë koncerte recitale me disa nga operat më të njohura dhe duke interpretuar në versione origjinale këngë popullore dhe qytetare shqiptare. Nëpërmjet punës këmbëngulëse ajo përpunoi deri në perfeksion pothuajse të gjithë elementët e saj të saj dhe të interpretimit. Ajo hyri natyrshëm në rezonancë me shpirtrat e shqiptarëve të të gjithë grupimeve sociale, veçanërisht me shpirtrat e drobitur të të vobektëve të shumtë. Ndonëse vetë ishte në vështirësi ekonomike, ajo shpesh jepte koncerte falas për nxënësit e të varfrit, duke përballuar shpeshherë shpenzimet e koncerteve.

Në një letër që i dërgonte një kolegu dhe që gjendet në fondet e Arkivit Qendror të Shtetit Shqiptar, Tefta Tashko shkruante për koncertin në Fier: “Jam shumë e kënaqur nga pritja e popullit, por, për sa u përket të ardhurave, m’u desh të paguaj nga xhepi dy napolona e gjysmë”. Shpesh të ardhurat që grumbullonte nga koncertet ajo i dhuronte për bamirësi për të varfrit dhe familjet e dëmtuara nga Lufta e Dytë Botërore. Dhe të varfrit, në pamundësi për të blerë biletë, e ndiqnin koncertin nga jashtë sallës. Ndonëse ishte shëndetligë, Tefta Tashko udhëtonte në të ftohtë, në rrugët me baltë dhe jepte koncerte në salla ku mungonin kushtet minimale për të kënduar. Madje jepte koncerte edhe në kushtet më të vështira të fshatrave. Me këngët e saj Tefta jo vetëm gëzonte bashkëkombësit halleshumë, por edhe ndriçonte e zbulonte talentet për art në radhët e të rinjve dhe të rejave, i nxiste ata të hynin në rrugën e vështirë të artit që ka fuqi të madhe emancipuese dhe fisnikëruese. Gazeta Shqiptare

Piktura e fundit e Caravaggio shfaqet në Londër – një finale e errët, vrastare, drithëruese

Tërbim, masakër, vdekje, keqardhje… Martirizimi i Shën Ursulës, që besohet të jetë vepra e fundit e Caravaggio-s, është kaq mahnitëse. Piktura e fundit e mjeshtrit italian Caravaggio shfaqet për herë të parë në këto 20 vjet në Galerinë Kombëtare në Londër. 

Ekspozita e re e Galerisë Kombëtare “The Last Caravaggio” hedh dritë mbi artistin stuhishëm italian, i cili ishte në arrati dhe i akuzuar për vrasje në kohën kur pikturoi veprën e tij të fundit.

Në kulmin e famës së tij në Romë, Michelangelo Merisi da Caravaggio dihet se kishte të paktën 12 libra. Po ne nuk e përfytyrojmë dot Caravaggio-n si lexues. Një përleshës nëpër rrugë, një vrasës, po. Por jo një intelektual. Megjithatë, piktura e tij Martirizimi i Shën Ursulës, e cila ka ardhur në Galerinë Kombëtare në Londër nga Napoli, dëshmon se ai mund të gërrmonte nëpër një libër për diamantet e tij të fshehura.

Përralla e Ursulës, një princeshë e hershme kristiane nga Britania e cila lundroi për t’u martuar dhe me shpresë për të konvertuar një princ pagan të shoqëruar nga jo më pak se 11,000 virgjëresha, është një nga përrallat fetare të rrëfyera në një përmbledhje mesjetare tepër të çuditshme të quajtur Legjenda e Artë.

Caravaggio padyshim e studioi me kujdes këtë burim të shekullit të 13-të, sepse ai pa diçka në të që askush tjetër nuk e kishte.

Artistët e mëparshëm përshkruanin spektaklin  dhe udhëtimet epike, që kulmuan me martirizimin masiv të tmerrshëm.

Caravaggio në vend të kësaj banon në një moment intensiv të izoluar. 11,000 shoqëruesit e Ursulës u vranë nga “fisi Hunnish” në Cologne (për të cituar përkthimin e Ëilliam Granger Ryan), por Ursula u kursye.

Shefi i Hunëve “u mahnit nga bukuria e saj e mrekullueshme”. Ai u përpoq ta gëzonte – hej, më fal për martirizimin masiv – dhe i kërkoi të martohej me të. “Por ajo e përçmoi ofertën e tij dhe ai, duke parë që ajo e përçmonte atë, e goditi me një shigjetë.”

Kjo është ajo që pikturon Caravaggio. Mbreti hun është i pushtuar nga tërbimi, me fytyrën e tij të kuqe të zjarrtë, të tërbuar si luani në parzmoren e tij prej bronzi. Ai sapo ka gjuajtur shigjetën në pikën e tërbimit.

Ursula shikon poshtë, me fytyrë të qetë, në boshtin e zhytur në gjoks. Nuk ka ushtri, nuk ka tuma kufomash si në përshkrimet e mëparshme.

Në vend të kësaj, Caravaggio bën atë që bëri Shekspiri i tij bashkëkohor me Holinshed dhe Cinthio për të krijuar Makbethin dhe Othello: ai nxjerr esencën njerëzore nga rrëfimi i zhurmshëm.

Kjo është një dramë e madhe që luhet në thellësi të natës – dhe Galeria Kombëtare në Londër e vë në skenë në atë mënyrë.

Martirizimi i Shën Ursulës varet në një hapësirë të zymtë me një grusht dokumentesh mbështetëse dhe një pikturë tjetër. Është hipnotike.

Teatri i Londrës mund të jetë i kushtueshëm, por këtu është një dramë marramendëse e tërbimit, dhunës, vdekjes dhe ndoshta fajit, keqardhjes dhe pranimit – dhe mund ta shihni falas.

Ka gjithashtu një kameo nga vetë Caravaggio, në autoportretin e fundit që ai ka pikturuar ndonjëherë, duke qëndruar pas Ursulës.

Vetullat dhe flokët e tij janë të zeza. Po ashtu edhe sytë e tij. Është joshëse t’i quash pa dritë, por ka dy pika të vogla të bardha në secilën. Ato pasqyrojnë burimin e dritës që nxjerr këto figura të dëshpëruara gjatë natës.

Ky ndriçim “kinematik” e ka bërë Caravaggio një superyll në epokën e ekranit. Por ai e tronditi Romën në fillim të viteve 1600, gjithashtu, duke vëzhguar dritën aktuale.

Të vendosura në dhoma të thjeshta ose rrugë anësore, skenat në pikturat si Thirrja e Shën Mateut ndriçohen nga një burim i vetëm nga ana që ekspozon detaje të guximshme nga errësira përreth./ar/sh/SYRI.NET

ImageImage


Send this to a friend