VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

“Gjurmë epokash” në veprën e skulptorit Idriz Balani – Esé nga ARTUR SPANJOLLI

By | April 21, 2020
blank
3 Comments
  • author avatar
    Anonymous 1 year ago Reply

    Komenti juaj per Idrizin, eshte nje vlere dhe per ju, por portretizimi i Idrizit si njeri dhe vlera profesionale eshte veshtire te plotesohet ,ashtu siq ai e meriton… Koha ne vazhdimsi do ta thote vleren e tij permes veprave qe ai i jep kombit me skulpturat egjalla te heronjeve , tashme te skalitura me mjeshteri, kudo ne Atedheun Shqiptar.( Ne Kosove apo brenda ne Shqiperi. Te flasesh, apo te shkruash per vlerat njerezore te Skulptorit Idriz Balani ,duhet te jesh shume i madh… Ndjej kenaqesi qe edhe ju , nxinesi i tij , keni marre shume cilesi dhe nga Idrizi si artist. Uroj per ju suksese ne vazhdimsi , kudo ku jeni. Respekt , per vlera te tilla. Drita

  • author avatar
    Andi Kavaja 1 year ago Reply

    Pershkrim fantastik per nje artist fantastik.

  • author avatar
    Amalia Mihilli 1 year ago Reply

    Komplimenti Artur…
    Pershkrimet tuaja Jan magjepse te tilla qe ndjen veten pjese te tyre

Komentet

blank

Françesk Radi, këngëtari me shpirt bohemi Prof. Dr. Behar ARLLATI, Etnomuzikolog

 

 

 

Të ngjitesh në skenën e dritave të zbehta e ta bësh atë të ndriçojë bukur nga tingujt e kitarës, nga melodi e zërit, nga pamja e artistit bohem. Dhe ja, sikur e kam para syve me tundjen lehtësisht të kokës, me lëvizjen e trupit nën ritmin e muzikës që del ngrohtë; me kitarën e cila përveç si instrument aq shumë i dëshiruar, ishte kthyer në një shoqëruese të përhershme dhe besnike në paraqitjet skenike; dhe flokët, ehh flokët e tij, gjithnjë më të gjatë se gjatësia e lejuar…

 

 

E gjitha sot duket si ëndërr. Po, po, si të ishte një ëndërr pasi për shumëkënd i tillë ishte arti në Shqipërinë komuniste të dekadave të vështira. Përballë rreptësisë së censurës dhe ngurtësisë së autocensurës, ishte aq vështirë, thuajse e pamundur, të sillje në skenë një stil individual, të dalloheshe për një mënyrë interpretimi a dukjeje më ndryshe. Kush tentonte, pësonte! Kush sfidonte, merrte veten në qafë!

 

 

Françesk Radi, këngëtari me shpirt prej bohemi, nuk kërkoi asgjë më tepër se këngës, muzikës, skenës t’i jepte individualitetin e tij. E ajo, skena, do të ishte e dashura e tij e përhershme. Ndonjëherë legale, shumë herë ilegale.

 

Kurse muzikën, muzikën do ta kishte përgjithnjë dhe në çdo kohësi, pjesë të vetvetes, binjake të shpirtit, qelizën nga e cila niste e merrte jetë gjithçka në brendinë e tij.

 

 

Është gjerësisht i njohur prej të gjithëve emri i tij si kantautor, interpretues këngësh të lehta, këngësh të huaja e po ashtu si interpretues, madje shumë i zellshëm i folklorit shqiptar, konkretisht i këngëve tradicionale popullore qytetare. Në fakt, numri i këngëve të traditës popullore urbane që ka interpretuar Françesk Radi nuk është kushedi se sa i madh, por asesi nuk mund të thuhet se janë pak nisur nga fakti se këto këngë janë riaranzhuar, stilizuar e përshtatur kryesisht për zhanrin Rock.

 

 

Të gjithë ata që e njohin mirë krijimtarinë e tij e dinë qartë se Radi ndjehej komod kur ishte në cilësinë e kantautorit, e po aq komod në interpretimet e këngëve tradicionale urbane. Madje, herë – herë gjatë interpretimit të disa perlave popullore në një variant të përpunuar, të jepej përshtypja sikur aty ai ndodhej tërësisht në “terrenin” e tij. Rikthimi i qëllimshëm në disa këngë nostalgji, sikur na rikujton kohërat kur familja Radi detyrohej të jetonte në qytete më të vogla, larg Tiranës kryeqytet, por që edhe atje ku ishte, ai dinte të gjente dhe të bënte artin.

 

 

Në procesin e ndërrimit të stilit të këngëve popullore tradicionale zakonisht ai paraprin me një Hyrje të vetë llojit, tipike “alla Françesk Radi”, për të kaluar më pas në pjesët kryesore të këngës: në strofat dhe refrenin. Ndryshimi i metrit dhe tempit bëhet obligativ pasi me këtë ndryshim, Radi sërishmi sikur dëshiron të na dëshmojë se karakteri i tij si muzikant i përket Rock – ut duke i qëndruar besnik kurdo, paçka se kënga është nga tradita popullore qytetare shqiptare.

 

 

Duhet thënë se qysh në fillimet kur muzika Rock u shfaq si stil në kulturën e vendeve të perëndimit (mesi i viteve ’50), ajo kishte qasjen të trajtohej si “konsum ditor”, duke tejkaluar kufinjtë e muzikës, duke e shndërruar në mentalitetet, duke “pushtuar” stilin e veshjes, krehjes, mendimit… Për hir të realitetit, Shqipëria e fundviteve ’60 dhe fillimviteve ’70, kishte nisur qëmoti zhytjen e saj në guacën socialiste e cila nuk lejonte asgjë tjetër të futej brenda.

 

Megjithatë, Françesk Radi, qoftë edhe për inercion, e interpretonte këngën e tij jashtë çdo guace. Ishin shumë faktorë ndikues pse ndodhte kjo dukuri, e cila bënte që edhe Radi ta trajtonte Rock – un si konsum të përditshëm të ushqimit të tij shpirtëror, njëjtë si amerikanët, anglezët, italianët, gjermanët, holandezët, çekët, kroatët etj. Kjo vërehet në të gjitha këngët e traditës popullore të cilat nuk vinin nga një qytet a zonë e caktuar por nga shumë qytete e krahina shqiptare, ndër të cilat Shkodra dominonte natyrshëm. Kështu, janë të paharrueshme interpretimet në këngët: “Çil nj’at’ zemër plot kujtime” (me origjinë beratase por në variantin tekstor shkodran), “Pranvera filloi me ardh”, “O sa e kandshme vjollcë ti je”, “Oj zogo”, “Potpuri këngësh shkodrane” (të gjitha shkodrane), “Si dukati i vogël je” (gjakovare – kosovare), “Molla e kuqe ç’ban andej” (Shqipëria e veriut), “Mora mandolinën” (varianti shqip beratas), “Dy lule të bardha” (Shq. e Mesme), “Gushëbardha si dëbora” (Shq. e Jugut), Kolazhi me këngë vlonjate “Në një arë në një lëndinë” etj.

 

 

E njëjta gjë vlen dhe për interpretimet e romancave e serenadave, si: “Luleborës” e kompozitorit shkodran Simon Gjoni, tangoja “Fluturës” e elbasanlliut Baki Kongoli , pastaj “Kur perëndon dielli” e shkodranit Leonard Deda, serenadën korçare “I vetmuari – Rrugës i trishtuar” apo perlën arvanitase të aranzhuar fillimisht nga Kristo Kono me fjalë të përkthyera nga Lasgush Poradeci “Kur më vjen burri nga stani”, etj. Të njëjtin invencion krijues Radi e përcjell dhe te këngët e tjera joshqipe, duke dhënë të kuptohet se çdo krijim e trajton njëjtë, duke e veshur me të njëjtën gjallëri e butësi të stilit të tij.

 

 

Mes shumësisë së tipareve që vërej në individualitetin e këtij emri jo të zakonshëm të muzikës sonë, do shtoja ekzistencën e një dallimi, do thoja rrënjësor, që Françesku bënte në paraqitjet e tij Koncert – Festival. Në çdo koncert ku merrte pjesë, interpretonte këngë sipas karakterit të koncertit, duke e plotësuar atë në shumë aspekte me personalitetin dhe me identitetin e tij të padiskutueshëm. Festivalet në anën tjetër, i pasuronte jo vetëm me një krijim të ri krejtësisht origjinal e unik, por edhe me ngjyrimin e zërit, stilin e të muzikuarit, mënyrën e të interpretuarit me kitarë në dorë, me veshjen e tij karakteristike zakonisht më të lirshme, pse jo dhe avangarde për kohën, me qëndrimin skenik aspak të ngurtërsuar etj.

 

 

Pos kësaj, Radi e pasuronte secilin Festival edhe nga pikëpamja njerëzore. Në këtë kontekst, mund të them se me përkushtimin e tërësishëm ndaj krijimit dhe realizimit sa më të saktë profesional, bënte gjithçka për t’ia arritur qëllimit, aq sa fitohej përshtypja se, i rrinte mirë skena Radit po aq sa Radi skenës.

 

 

Gjatë karrierës së tij të lakmueshme, Françesku sikur zotëronte një kod shenjash e elementesh muzikore, një sekret që e bënte atë unik në sojin prej kantautori. Këto shenja dhe elemente sikur mundësonin që nga një kantautor, ai të shndërrohej në një interpretues të shkëlqyer këngësh shqipe a në gjuhë të huaja, në një interpretues unik të këngëve urbane të aranzhuara e të përshtatura në stile të ndryshme, si: Rock, Rock ‘n Roll etj., apo dhe në një interpretues – reprodukues të veçantë të këngëve të mëhershme argëtuese shqipe të cilave ai iu jepte një “fytyrë” të re. Patjetër se në këtë pikë vjen në shprehje aftësia e Radit për t’i dhënë kahun e saktë një kënge, ciladoqoftë ajo, të cilën e shndërronte, riaranzhonte dhe e interpretonte duke ruajtur në të karakterin e saktë, atë të cilin kënga e ka pasur fillimisht. Radi kishte aftësinë që, ‘të njëjtin skelet’ kënge, ‘ta mishëronte-ta veshte’ ndryshe.

 

 

Marrëdhëniet e Françesk Radit me orkestrat e ndryshme dhe me publikun ishin të veçanta, tepër njerëzore, të çiltra, duke përcjellë reciprokisht mjaft emocione. Kjo ka bërë që krijimet e tij origjinale të ishin dhe të mbeten edhe sot e kësaj dite lajtmotive këngësh, refrenë hitesh që vërshëllehen nga publiku, sidomos nga gjeneratat e mesme.

 

 

Nisur nga këto karakteristika jouniforme, Françesk Radi mbetet unik në interpretimet e repertorit nga tabani popullor. Ai po ashtu është një muzikant model se si duhen trajtuar këngët e krijuara nga populli, nga krijues popullorë.

 

 

Me këto karakteristika që e kompletojnë qenien e tij si muzikant (instrumentist, këngëtar, kompozitor, aranzhues këngësh të njohura), emri i Radit shkruhet në historinë e muzikës sonë jo vetëm si një kantautor i zakonshëm, por dhe si një risimtar këngësh shqipe dhe joshqipe por edhe si një pasurues i fondit të këngëve të lehta shqipe me vlera të jashtëzakonshme.

 

 

Gjakovë, 20.02.2020

blank

« Le baiser » SAM-Samedin ASLLANI 2007

« Le baiser » de Sam Asllani présente deux cœurs frêles, qui, envahis par de profonds troubles, transcendent les frontières du réel. Les bouches éperdues des amants inconnus disparaissent à l’instant où le ciel bleu se fond dans la terre rouge. Les corps s’embrasent inexorablement dans l’immensité céleste. Un baiser qui adoucit les tourments et triomphe de l’adversité.
11.05.2021 V.G
blank
blank

(Video) Justina Aliaj meteori i artit shqiptar – rikthehet në skenë – gjithmonë, një jetë e mbushur me art dhe emocione

Justina Aliaj meteori i artit shqiptare – rikthehet në skenë – gjithmonë, një jetë e mbushur me art dhe emocione.

Ju ftojmë ta ndiqni këtë dokumentar kushtuar Artistes të madhe.

 

blank

Jeta e një artisti të zhgënjyer/ Kush ishte Gulielm Radoja, aktori që do ti mungojë ekranit shqiptar Nga Erjon Dervishi

Gulielm Radoja (1945-2021). Lindi ne Shkoder, me 2 korrik. Pas studimeve ne shkollen e larte per aktore “Aleksander Moisiu”*, me 1967, punoi nje vit ne Librazhd dhe tre vjet si regjisor ne Estraden Profesioniste te Fierit*. Ne vitin 1971 u emerua aktor ne teatrin “Aleksander Moisisu”* te Durresit, deri ne vitin 1996; nga ky vit e ne vazhdim eshte aktor ne Teatrin Kombetar* si dhe pedagog i aktrimit ne Akademine e Arteve.

Ne teater, si nga dramaturgjia shqipe, ashtu dhe nga dramaturgjia boterore, ka luajtur personazhe te kahut pozitiv, rendom te natyres heroiko-romantike, duke krijuar nje model te tijin, te pelqyer prej publikut, si: Viktori ne dramen Vranesise e shkurter e Teodor Lacos*, ne Teatrin e Durresit, si dhe teledramen Dorina.

Ne vitin 1988 luajti Shiku Mangen ne dramen Pershperitje ne shtepine e Matildes, ku perdori gjerazi dhe me sens planet e dyta, tjetersimet e njepasnjeshme, kurse ne vitin 1994 interpretoi rolin e Estrangonit ne dramen Ne pritje te Godose te S. Beketit. Se bashku me Agim Qirjaqin* si Vladimiri, krijuan nje dyshe plot hijeshi, e stilit beketjan, ku terhoqen vemendjen bashkeshoqerimet dhe kontrapunktet inteligjente te veprimeve e sjelljeve cudake te personazheve te tyre, sikurse edhe prerja e endshme aktoriale, me elemetet e argetimit, keqkuptimet, kunderveniet, alogjizmat etj., perputhur teatrit absurd.

Me pas luajti ne dramen Rinoqeronti e E. Jonsekos, ne komedine lirike Ylli pa emer e M. Sebastjan, ne komedine Cilindri e Eduardo de Filipos, ne dramen Streha e te harruarve e Ruzhdi Pulahes* etj. G. Radoja eshte bere i dashur per publikun vecanerisht me rolet ne kinematografi, ku ka krijuar 35 syresh. Spikati me rolin e fotografit ne filmin Shtigje lufte, 1974, per te shkuar me i qarte, drejt nje karriere tashme te sigurte, me rolin e Tenente Gurbardhit te Ne fillim te veres, 1975.

Plazmoi me mjeshteri dhe nje aktrim elegant te tipit te kinemase neorealiste figuren dinake prej ideologu dhe tinezari te Vekit, sipermaresit fashist te filmi Gjeneral Gramafoni, 1978; nje vit me vone i dha fryme njerit prej personazheve me sublime e me te ngrohte, atij te atdhetarit me pene e pushke, Stefan Bardhit, ne filmin Mesonjetorja, 1979, me te cilin u nderua me cmim.

Nese tek i pari fiton vlere finesa aktoriale e tjetersimit me fshehjen e kujdesshme te qellimeve te mbrapshta pas buzeqeshjes, elegances, gustatorit te artit, shpirtgjeresise, sjelljes prej fisniku etj., tek i dyti fiton vlere, perkundrazi, detyra aktoriale per shfaqjen sa me te paqme e te drejtperdrejte te vetvetes, per t’i bere sa me te dallueshme miresine, qetesine dhe vetesigurine e heroit ne realizimin e qellimeve te tij fisnike, rrjedhimisht duke nderkallur ne loje flukse psikologjike, veshtrime te ngrohta, pervuajtje dhe caste medituese, citon faqja online, Aktorët shqiptarë.

Figura e Petro Nini Luarasit te filmi Kush vdes ne kembe, 1984 (me te cilin u nderua me Medaljonin e Festivalit te Filmit Shqiptar, 1984), erdhi ne frymimin e tij aktorial si martiri i vetedijshem i gjuhes dhe kombit, njeriu i paepur, burri, prindi, shoku dhe mesuesi i dashur. E gjitha permes nje loje te permbajtur, qe arrin piken me te larte emocionale ne castin e helmimit dhe vdekjes mbi kale.

Nivele te merituara ka arritur ai edhe me rolin e priftit te filmi Gjenerali i ushtrise se vdekur, 1989; te Lucianos te filmi Vendimi, 1984; te Markut te filmi Flutura ne kabinen time, 1988, si dhe filmat Vdekja e burrit, Dashuria e fundit, Era e ngrohte e thellesive etj. Keto figura jane krijuar permes nje loje rendom psikologjike, jo rralle me mbartje tragjike, gjithherit me nje vertetesi dhe natyrshmeri te dukshme.

Eshte aktor me hir, i embel, i permbajtur ne fjale e gjeste; ka nje portret te endshem qe ngjall simpati dhe u shkon per shtat roleve te njerezve fisnike; dallon per logjiken e fjales, e cila gershetohet rendom me nje veshtrim here te cilter, ose plot nenkuptim, ku spikat qartesia e mendimit dhe qetesia e brendshme. Mban titiullin “Artist i merituar”./Shekulli

blank

Më 16 prill 1828 u nda nga jeta piktori gjenial Francisco Goya

Francisco José de Goya y Lucientes ka lindur në Fuendetodos, një fshat i vogël në Aragon pranë Zaragozës, më 30 mars 1746. I katërti i gjashtë vëllezërve, ai është djali i një mjeshtri gilder (i përket një familje që i të borgjezisë së vogël), ai ndjek për disa vite studion e piktorit José Luzán Martínez.

I magjepsur nga piktura e Tiepolos, e njohur në Spanjë, më 1769 ai vendosi të largohet për në Itali. Ai u kthye më vonë në atdheun e tij dhe u vendos në Zaragoza, ku mori porosinë e rëndësishme për disa afreske për Bazilikën del Pilar. Falë mbështetjes së vëllezërve të tij, piktorëve Ramon dhe Francisco Bayeu, më 1774 ai u caktua të realizonte dizajnin për veshjen mbretërore të Santa Barbaras, një punë që do të bëjë për një pjesë të mirë të jetës së tij.

blank

E vitit 1777 është një nga veprat e tij më të famshme: El Quitasol. Më 1780 Goya u mirëprit si anëtar i Akademisë Mbretërore të San Fernandos. Në vitet në vijim bëri një cikël të pikturave me vaj me lojëra të fëmijëve, filloi t’iu kushtohet portreteve dhe në vitin 1784, bën për vëllain e mbretit një nga pikturat e tij më të rëndësishme: “Familja Infante don Luis”.

Në të njëjtën periudhë ai ka punuar edhe për Dukët e Osunës disa tema rurale për vendbanimin e tyre dhe disa portrete familjare.

Pasi krijoi “Livadhi i San Isidros”, një nga dizajnet më të suksesshme për dhomën e princit në Pardo, më 1789 ai mori emërimin si piktor i dhomës nga mbreti i ri, Charles IV i Spanjës. “Familja e Karlos IV” është një nga pikturat më të famshme të bëra në gjykatë.

Goya goditet nga një sëmundje shumë serioze që me kalimin e kohës do të çojë në shurdhëri: megjithatë, ai vazhdon të pikturojë portretet (“Dukesha e Albës”, 1795 dhe 1797), si dhe paqyrime të jetës popullore (“Vdekja e pikadorit” 1793), por edhe skena të para të çmendurisë, magjisë dhe torturës.

Më 1797 ai filloi të punonte në “Kapriçiot”, një seri regjistrimesh ku shprehu rebelimin e tij kundër të gjitha formave të shtypjes dhe bestytnisë me imagjinatë të madhe.

Disa prej personazheve më intensive të femrave – të tilla si “María Tomasa Palafox, marquise of Villafranca” (1804); “Isabel de Porcel” (1804-1805); “La maja vestida” (1800-1805); “La maja desnuda” dhe “Familja e Karlos IV” (portreti më i famshëm i grupit të tij) – të gjitha datojnë që në fillim të shekullit të nëntëmbëdhjetë.

Pushtimi i Napoleonit më 1808, ndëshkimet e egra dhe martirizimi i popullit spanjoll, lënë një shenjë të pashlyeshme në jetën e artistit, çka shprehet në gdhendjet e “Katastrofave të luftës” (1810-1820) dhe në dy piktura të famshme të vitit 1814: “2 Maj 1808” dhe “3 Maj 1808”.

Vepra “Kolosi” (El Coloso) daton gjithashtu në këtë periudhë, një pikturë që i atribuohet atij, e cila megjithatë u krijua ndoshta nga një prej studentëve të tij.

Në vitet në vijim, i turpëruar në gjykatë, Goya u tërhoq në shtëpinë e tij të vendit, “Quinta del Sordo”, duke mbuluar muret me të ashtuquajturat “piktura të zeza”, ankth dhe imazhe vizionare, ndër të cilat ne kujtojmë “Saturnin që gllabëron fëmijët e tij “. Më 1824 ai u nis për në Francë dhe u vendos në Bordeaux: këtu Francisco Goya vdiq më 16 prill 1828.

Veprat e tij të fundit janë “Qumështi i Bordosë” dhe një portret i nipit Mariano.

blank

Një gotë verë – Një treshe Artistësh me “A” të madhe – me muzikë të Leonard Sojlit, poezi të Zhuliana Jorganxhi, këndon e mrekullueshmja Alida Hisku

Në rrjetin social këngëtarja e njohur Alida Hisku sjell një perlë të muzikës të lehtë, ku shfaqet me një zë potent që pandryshuar aspak nga koha me muzikë të Leonard Sojlit dhe poezi të Zhuliana Jorganxhi, ku shkruan:

“Te nderuar atdhetare 🙏🏻 Ju pershendes me kete video të realizuar me forcat tona gjate izolimit te pandemise ne shtepi. Konsiderojme vleresimin tuaj. Treshja Sojli, Jorganxhi e Hisku.”

Ju ftojmë të ndiqni një treshe artistësh me “A” të madhe.

Po në rrjetin social poetesha Zhuliana Jorganxhi reagon: “E shtrenjta Alida! E ke zbukuruar kengen me pamjen tende rinore dhe me ate zerin tend e arte, qe vitet e kane bere me te bukur. Urimet e mia me te perzemerta! Me emocionove si gjithmone, por kete here zeri yt ishte me i embel, se ajo vere…”

Ndërsa Alida Hisku i përgjigjet: “E dashur dhe e nderuara jone Zhuliana 🙏🏻Jeni Ju, qe na jepni emocion dhe gjalleri me vargjet magjepse ne kenget e mija 🙏🏻❤️.Ju i keni dhene jo vetem mua, por muzikes se lehte , kuptimin, dhe karakterin Shqiptar. Kam fatin me Te madh qe prej 50 vjetesh Te kendoj tekstet e tuaja, per artedashesit tane,.. pra nje pjese e suksesit jeni Ju 🙏🏻Jam mirenjohse per gjithe jeten 🙏🏻Respekt, Shendet e Mbaresi ❤️🎶🇦🇱

Tani nuk na mbetet veç të ndjekim këngën: “Një gotë verë”

 

 

 

 

blank

Një arkitekt sirian shpellën e shndërron në galeri arti

Mehmet Burak Karacaoğlu/Ahmet Karaahmet

Arkitekti për hapësira të brendshme në Idlib të Sirisë, Abdulmuti Said, për të tërhequr vëmendjen tek civilët të cilët janë strehuar nëpër shpella duke ikur nga sulmet e regjimit të Bashar al-Assad-it dhe mbështetësve të tij, ka shndërruar në galeri arti një shpellë.

54-vjeçari Said u detyrua të zhvendoset nga Halepi në Idlib një vit e gjysëm më parë për shkak të sulmeve të regjimit.

Ai vendosi që të dekoronte pjesën e brendshme të një shpellë për t’i treguar botës se çfarë përjetojnë civilët që ishin detyruar të zhvendosen si ai.

Pas një punimi dy muaj e gjysëm me ekipin e tij, Said brenda dhe jashtë shpellës ka vendosur kolona të punuar me dorë me dizajn antik romak ndërsa brenda shpellës ka vendosur gjësende dekorative duke e hapur atë për vizitë si një galeri arti.

“Ky punim do t’u mbetet gjeneratave të ardhshme”

Arkitekti për hapësira të brendshme nga Halepi, Said në një prononcim për Anadolu Agency (AA) tha se shumë persona në Idlib jetojnë në shpella, prandaj për të tërhequr vëmendjen në këtë e ka shndërruar një shpellë në galeri arti.

“Një herë punuam mbi terrenin. Pastaj caktuam dizajnin që do të zbatohet. Për shkak se gjeometria e shpellës ishte e përshtatshme, ne vendosëm të ndërtonim stalaktite dhe kolona historike”, u shpreh Said.

Ai vuri në dukje se kanë përforcuar shpellën për të parandaluar ndonjë rrezik. “Gjatë gërmimit hasëm shkëmb. Kjo na ndihmon që ta bëjmë dizajnin. Ne përdorim shkëmbin që t’i japim dizajnit tonë përshtypjen e një periudhe të vjetër”, tha Said.

Said tha se gjatë punës kanë përdorur rërë, çimento dhe hekur. “Ky punim me lejen e Allahut do t’u mbetet gjeneratave të ardhshme. Do të tregoj se si kanë jetuar njerëzit”, tha ai.

Sipas vlerësimeve, qindra familje që ikin nga sulmet e regjimit të Assadit dhe Rusisë strehohen në shpella.

blank

“Marubi”, muzeu i parë dhe i veçantë i fotografisë në Shqipëri

Fatjon Cuka

Hapja e studios së parë fotografike në vitin 1856 në Shkodër, do të shënonte edhe fillimin e rrugëtimit të gjatë të një prej institucioneve unike të fotografisë shqiptare, me një trashëgimi kulturore unike.

Muzeu përmban një koleksion të rrallë me rreth 500 mijë negativë

Aktiviteti i studios së themeluar nga piktori dhe fotografi italian Pietro Marubi (Pjetër Marubi) do të pasurohej edhe nga breza të tjerë fotografësh nga familja Marubi, si nga shqiptarët që e trashëguan studion duke marrë edhe mbiemrin, Kel Marubi dhe djali i tij, Geg Marubi, por edhe të tjerë fotografë shqiptarë.

SHKODËR (AA) – Hapja e studios së parë fotografike në vitin 1856 në Shkodër, do të shënonte edhe fillimin e rrugëtimit të gjatë të një prej institucioneve unike të fotografisë shqiptare, me një trashëgimi kulturore unike. ( Olsi Shehu – Anadolu Agency )

Në vitin 1970 u themelua Fototeka “Marubi” dhe në maj të vitit 2016, me koleksionet e fototekës u inaugurua Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” në Shkodër, i cili sot konsiderohet si një nga muzetë unik në Evropë.

Muzeu sot përmban një koleksion të rrallë me fotografi me rreth 500 mijë negativë në teknika dhe formate të ndryshme, si dhe aparate fotografikë, dokumente të ndryshme dhe portrete të fotografëve shqiptarë.

Dosja “Marubi” gati për dorëzim pranë UNESCO-s

Ndërkohë, në lidhje me ketë muze është zyrtarizuar nga institucionet shqiptare plotësimi përfundimtar i dosjes “Marubi” e cila do të paraqitet për kandidim pranë UNESCO-s, në programin “Memory of the World Register”, program i cili mbron trashëgiminë kulturore dokumentare të njerëzimit.

Në një prononcim për Anadolu Agency (AA) drejtori i Muzeut Kombëtar të Fotografisë “Marubi”, Luçjan Bedeni, shprehet se historia e arkivit të këtij muzeu fillon nga një italian i cili për shkak të disa problemeve politike në Itali ai emigron në Shqipëri, që vendos të hapë studion e tij të fotografisë në Shkodër.

“Muzeu Kombëtar i Fotografisë Marubi në brendësinë e tij ka një prej arkivave do të thoja më të mëdha të Evropës sa i përket fotografive, duke qenë se në këtë arkiv ndodhen rreth gjysmë milioni imazhe. Imazhet i përkasin harkut kohor që nga vitet 1858 deri në vitet 1980. Kjo patjetër që është një periudhë e mirë dokumentuar nga të gjithë këto fotografë të cilët janë rreth 13 të ndryshëm në arkivin e Muzeut Marubi”, thekson Bedeni.

Bedeni shprehet se në Shtetin Osman, në periudhën e Sulltan Abdulhamitit të Dytë, lulëzoi edhe fotografia, ndaj jo më kot sipas tij, “kemi edhe prezencën e Marubit në Shkodër, apo të shumë fotografeve të tjerë, edhe në Stamboll”.

Në arkivin e muzeut gjenden gjysmë milioni imazhe prej të cilave sipas Bedenit gjysma i përkasin materialit të filmave në negativ dhe pjesa tjetër janë negativë prej xhami. “Të gjitha këto janë unike, nuk është se janë kopje të stampuara, ndaj dhe kjo është një veçanti e muzeut tonë që e rendit muzeun në një ndër muzetë me arkivat më të veçanta të Evropës. Ne jemi kandidat për t’u bërë pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s”, thekson drejtori i këtij institucioni muzeor.

Pjesë e koleksionit janë tematika të ndryshme

Pjesë e koleksionit të fotografive janë tematika të ndryshme që i përkasin kulturës shqiptare, urbanistikës, veshjeve kombëtare shqiptare, përfaqësive të huaja diplomatike në Shqipëri, personaliteteve dhe zyrtarëve të lartë, ngjarjeve të ndryshme politike dhe kulturore në vend, diplomatëve të ndryshëm dhe familjeve shkodrane.

Në muze ka edhe një numër të konsiderueshëm të aparateve fotografikë dhe sendeve të tjera ndihmëse për realizimin e fotografive, ndërsa një pjesë e koleksionet të imazheve është digjitalizuar dhe është online për publikun.

“Fotografitë u përkasin 13 fotografëve, i përkasin familjes Marubi dhe pastaj disa fotografëve të tjerë në periudha të ndryshme kohore deri në vitet 1980, të cilët janë të gjithë fotografë shqiptarë dhe janë kryesisht nga Shkodra”, tregon më tej Bedeni.

Përveç të realizuara në Shkodër, fotografitë kanë një shtrirje edhe në qytete të tjera të vendit, si Tiranë, Durrës, dhe nga udhëtimet që vetë fotografët bënin në disa shtete.

Vizitorët dhe studiuesit kanë një interes të konsiderueshëm për muzeun, një interes që ka qenë gjithnjë në rritje deri në momentin e pandemisë dhe Bedeni thekson se pandemia ka një efekt negativ në numrin e turistëve.

Krijimi i këtij muzeu synon ruajtjen dhe promovimin e kësaj trashëgimie kulturore unike në kulturën shqiptare dhe zhvillimin e mëtejshëm të artit dhe studimeve rreth fotografisë.

blank

Koleksioni i fotografive Marubi drejt UNESCO-s (video)

Pëllumb Sulo

Në Muzeun Kombëtar të Fotografisë Marubi u zhvillua të enjten ceremonia e përfundimit të përgatitjes së dosjes së koleksionit “Marubi” që do të paraqitet në UNESCO, si një pasuri botërore.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, tha se shumë shpejt do të dërgohen në UNESCO edhe dosjet e xhubletes dhe Valles së Tropojës, si pasuri të trashëgimisë kulturore shqiptare.

Pas një pune dy vjeçare hulumtuese shkencore, Muzeu Kombëtar i Fotografisë Marubi në Shkodër dhe Ministria e Kulturës, përfunduan hartimin e dosjes që do dërgohet në UNESCO për shpalljen e koleksionit Marubi si një pasuri botërore. Në një ceremoni, ku ishte e pranishme edhe Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, drejtori i muzeut Luçian Bedeni, tha se në hartimin e kësaj dosje kanë ndihmuar jo vetëm ekspertët vendas, por edhe të huaj, që kanë vizituar Muzeun Marubi.

Kemi plotësuar dosjen, e cila ka për qëllim kryesor ruajtjen në përjetësi të kësaj arkive. Tashmë i kalon UNESCO-s kjo trashëgimi, e cila nuk është vetëm e shqiptarëve, por është një trashëgimi shumë e rëndësishme e kulturës europiane”.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, tha se koleksioni i fotografive Marubi është një tjetër element kombëtar krenarie dhe identiteti kulturor që duhet të përfshihet në UNESCO si pasuri jo vetën e shqiptarëve.

Për mendimin tonë duhet të zërë një vend të veçantë në memorien e të gjithë botës. Këto janë praktika, të cilave ne ndoshta i qasemi paksa me vonesë”.

Shqipëria, si një vend i dalë nga një periudhë e gjatë izolimi në komunizëm, po tërheq gjithnjë e më shumë vemendjen e studiuesve për vlerat e trashëgimisë kulturore, shpesh herë unikale. Ministrja e Kulturës, zonja Margariti, tha se stafet e ekspertëve po punojnë edhe për plotësimin e dosjeve të tjera për elementë të veçantë të trashëgimisë kulturore, për t’i paraqitur sa më shpejt edhe ato në UNESCO.

Edhe rasti i përgatitjeve të dosjeve të xhubletës ose të kërcimit të Tropojës, për të cilat komunitetet na kishin shtrirë kërkesën, por tashti kemi gjetur mundësinë dhe donator mbështetës si Fondi Amerikan për Zhvillim, i cili, mund të themi, ka krijuar një habitat edhe më të zhdërvjellët për zhvillimin e këtyre dosjeve”.

Muzeu Kombëtar i Fotografisë Marubi, i hapur në vitin 2016, përmban më shumë se 500 mijë imazhe, ku pjesa më e rëndësishme përbëhet nga koleksioni i fotografëve të familjes Marubi. Janë imazhe origjinale, të hedhura në xhama dhe që datojnë nga viti 1858, kur besohet se u shkrep edhe fotografia e parë në Shqipëri.

blank

Piktura e famshme “Guernica” e Picassos hiqet nga muri në hyrje të KS-OKB-së

New York

Piktura e famshme botërore kundër luftës “Guernica” e Pablo Picasso-s, është hequr nga muri pas 36 vitesh në hyrje të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB), transmeton Anadolu Agency (AA).

Nelson Rockefeller Jr., pronari i pikturës dëshironte që piktura t’i kthehej, e cila u huazua nga OKB-ja nga familja Rockefeller vite më parë.

Versioni i veprës me famë botërore të Picasso-s, e cila pasqyron brutalitetin e luftës u largua nga muri në hyrje të KS-OKB-së.

Piktura është huazuar nga OKB-ja nga pronari i saj, biznesmeni amerikan Nelson Rockefeller në vitin 1984.

Piktura “Guernica” ishte vendosur në hyrje të OKB-së në vitin 1985.

blank

(Video) Kritika e vlerëson pikturën e Samedin Asllanit si e një “Stili unik”.…

 

Është piktor Zviceran i lindur në vitin 1969 në Mitrovicë (Kosovë). Vetëm dikur pas vitit 1993 ai zbarkoi në brigjet e Liqenit të Gjenevës në Lozanë. Që në moshë shumë të re, je pajisur me një
prirje të vërtetë artistike, Asllani ishte mahnitur nga bota e vizatimit.

Në shkollë, fletorja e tij e shkrimit ishte e mbushur me skica që për temë kishin mjedisin që e rrethonte. Si fëmijë, me një pjekuri shumë të parakohshme, ai u vu re shpejt për talentin e tij si vizatues: skicat dhe satirat e tij u botuan rregullisht në gätetat kryesore ditore të vendit.

Sapo u regjistrua në akademinë e arteve, Asllani braktisi karicaturen për t’iu përkushtuar tërësisht pikturës. Je frymëzuar nga surrealizmi, vepra e tij shtrihej midis vizioneve, universeve dhe delirëve ëndërrimtarë. Pikturat e tija do të rikthejnë në jetë një botë të harruar, atë të përrallave, miteve dhe legjendave popullore.

Mëdyshja ndërmjet apparaît à thellë artistik dhe morisë së ndjenjave të ekzaltuara e bën çdo pikturë të jetë si një pikë kulmore, një pezullim i përkohshëm i kohës që kalon. Çdo pikturë është një psherëtimë e thellë gëzimi, zemërimi ose trishtimi.

Saktësia dhe rregullsia e vijës së tij të zezë zbulon në mënyrë delikate dritë-hijen e pikturave të tija. Pena e tij përvijon në mënyrë të njëjtë dhe të bukur si fuqinë e një peizazhi ashtu edhe
butësinë e formave të një gruaje.Kur Asllani prek atë pafundësisht të voglën, ai i futë në rezonancë gjurmët e së kaluarës.

Pikturat e mëdha akrilike me ngjyra të shndritshme, të pasuruara me një mori arabeskash me ngjyrë të zezë, e karakterizojnë këtë evolucion. Peizazhet ndonjëherë të trazuara, personazhe dhe objectses të përshkruara në mënyrë realiste ose alegorike, ngjallin emocione të mëdha te shikuesit përmes shumëllojshmërisë së subjectjecte të paraqitura.

Gjithnjë ka qenë i udhëhequr nga ndjenjat e tija prandaj edhe periudhat e ndryshme të jetës së tij janë paraqitur në pikturë. Rrethanat e jetës në rininë e tij ndikuan në paraqitjen e hijeve të errëta dhe të ftohta në veprën e tij.Por me kalimin e kohës vijnë duke u bërë më të kthjellëta, për të na dhënë edhe piktura më të lehta dhe të ndritshme, por gjithnjë me filigran, një stil që mund tënjihet krejt. Vepra e tij është ekspozuar në galeri të shumta në Zvicër, por edhe në Itali,

Francë, Luksemburg dhe Gjermani.

Critique e artit e përshkruajnë Asllanin si një piktor „mbërthyes“.

Botuar më 4 shkurt 2020 nga Vjosa Gërvalla

 

blank

Klaudeta Riza: Ju rrëfej bashkëshortin, Petrika Riza, dhe jetët tona si aktorë – Nga Vepror Hasani

Korça mirëpriti dekorimin e Petrika Rizës “Mjeshtri i Madh” nga Presidenti Meta

 

Para disa ditëve, në dt. 2 shkurt 2021, Presidenti i Republikës, Ilir Meta dekoroi me titullin “Mjeshtër i Madh” aktorin e mirënjohur korçar Petrika Riza, për kontributin profesional ndaj artit shqiptar dhe interpretimit me nivel të lartë artistik të roleve të tij në skenën e teatrit dhe ekranin e kinemasë, dhe meqenëse dekorimi u mirëprit nga gjithë opinion qytetar i rajonit të Korçës dhe jo vetëm, menduam të sjellim jetën e tyre aktoriale, Petrika dhe Kaludeta Riza si dy artistë të respekuar dhe të adhuruar nga mijëra qytetarë shqiptarë.

Në fjalën e tij, ndër të tjera Presidenti Meta tha: “Karriera dhe puna e gjatë krijuese e Petrika Rizës, aktorit dhe më pas drejtorit të Teatrit  “Andon Zako Çajupi” në Korçë, është e stolisur hollë në dhjetëra e dhjetëra personazhe në dramë, komedi dhe kinematografi, duke u shpalosur përpara spektatorit, si një artist i kompletuar shumë planesh, i cili ka lëvruar me shumë sukses të gjitha interpretimet e tij”.  “… Ai ka interpretuar në skenë shumë role të rëndësishme dhe protagoniste, si Xhaxha Madhi te “Rruga e Madhe”,  Xhon Kelleri tek “Ishin të gjithë bijtë e mi” Dhespoti Filothe te “Plumbat e shkronjave”, komisari te “Përbindëshi”, prokurori te “Denoncimi” e shumë role të tjera. Në kinematografi Petrika Riza ka interpretuar në dhjetëra filma, ndër të cilat kujtojmë rolin e Rustemit tek “I teti në Bronz”, Neimi në filmin “Yjet e netëve të gjata”, roli i Dhespotit te “Mësonjëtorja”, Kajmekami te “Kush vdes në këmbë” e shumë personazhe të tjera të gdhendura prej tij”. Tashmë për të gjithë ata që dëshirojnë të dinë më shumë për këtë çift artistësh, rrëfimi vjen më poshtë.

Rëfimi

Isha në vit të parë të shkollës së mesme kur shkolla jonë organizoi një mbrëmje vallëzimi, – rrëfen aktorja Klaudeta Riza për veten dhe bashkëshortin e saj, Petrika Riza. U mlodhëm të gjithë. Atje pashë edhe Petrikën, e kisha njohur që kur isha në klasë të gjashtë. Unë isha e datëlindjes 2 qershor 1949, Petrika 1 qershor 1947. Në atë kohë, ai dhe motra ime ishin në vit të parë në të njëjtën klasë të shkollës së mesme, “Fuat Babani”, dhe siç ndodh me shokët e një klase, vinin te njeri-tjetri për ndonjë libër, fletore apo për zgjidhjen e ndonjë ushtrimi. Pas dy vjetësh edhe unë shkova në të njëjtën shkollë të mesme. Me Petrikën takohesha çdo mëngjes dhe gjithnjë më zgjonte respekt. Edhe kur e pashë që kishte ardhur për mbrëmjen e vallëzimit, u ndieva mirë. Nuk e dija që miqësia jonë do të merrte një rrjedhë tjetër.  Kur mbrëmjës po i vinte fundi, njoftuan: “Vallëzimi i fundit!” Në këtë moment i thashë motrës: “Kush kërcen mirë nga të klasës tënde?” Ajo më tha: “Petrika Riza kërcen shumë mirë”. “Thuaji një çikë Petrikës të vijë të më marrë!” Pasi motra komunikoi me të, sa filloi muzika u nisëm drejt njëri-tjetrit. Sipas zakonit, kërcimi i fundit vazhdoi gjatë dhe në u ndjem shumë mirë në këtë kërcim dhe pas kësaj, sa herë bëheshin mbrëmje, ne kërcenim të dy. Petrika Riza ishte gjithnjë tepër korrekt dhe i edukuar.

Vallëzimi i fundit

Vallëzimi i fundit zgjati rreth 25 minuta. Petrika vallëzonte shumë bukur. Më vonë mësova prej tij, që  një xhaxha i Petrikës, (babai i aktorëve Jani dhe Ligoraq Riza), ishte një nga këngëtarët dhe kërcimtarët popullorë më të dëgjuar të kohës. Madje edhe dalja e disa artistëve prej këtij fisi të madh kishte qenë ndikimi i tij. Por edhe unë nuk ngelesha pas në vallëzim. “Vallëzimi i fundit” më kujtohet shpesh. Petrika ishte regjistruar edhe për balet në Shtëpinë e Pionierit, kishte dëshirën ta njihte artin e valleve edhe nga ana profesionale dhe artistike. Në atë kohë  po ngjiteshin në skenë edhe balete moderne. “Shko, – i kishin thënë prindërit, – por pa lënë pas dore mësimet e shkollës”, dhe Petrika, si gjithnjë, i edukuar mirë, e mbajti fjalën. Pasi përgatiste mësimet shkonte në shtëpinë e pionierit. Mësimet e baletit fillonin në orën 16.00. U regjistrua edhe në kursin e fisarmonikës që të kishte edhe një vesh të kultivuar. Rrinte me Minella Borovën, Niko Kanxherin etj, ishte një grup djemsh që  dëshironin të ishin dikushi. Merrte pjesë edhe në mbrëmjet shqiptaro-sovjetike të asaj kohe, të cilat përgatiteshin nga dy regjisorët e mirënjohur Pirro Mani dhe Sokrat Mio. Qëndronin deri në orët e vona të mbrëmjes. Petrika ishte i talentuar. Unë njihesha si “vajza rebele” e shkollës, isha vajza e tretë e familjes Llogori, por të tria të shkëlyera në mësime. Kur shkova në kopësht, ngaqë kisha zë të veçantë, më bënë pjesë të aktorëve të vegjël, luaja rolin e mamasë, partner kisha aktorin Perika Gjezi, (tashmë nuk jeton më), rolin e fëmijës tonë e luante Maqo Lakrori, ish-deputet. Filloren dhe 7-vjeçaren i përfundova te “Mësonjëtorja e parë shqipe”, ku më regjistruan në korr, në kompleks me profesor Vaskë Kolacin. Në 75-vjetorin e shkollës isha drejtuesja e koncertit dhe recituesja e parë. Ashtu si Petrika edhe unë isha regjistruar në shtëpinë e pionierit.

 Familja e Petrikës

Petrika Riza kishte lindur në Bulgarec, fshat pranë Korçës, në një familje të madhe. Kishin edhe një shtëpi të bukur. Gazetari Fiqiri Sejdia, në një intervistë të tij, e përshkruan kështu shtëpinë e Rizave: “Fisin Riza e kam njohur qysh në vitet ’60, ishte një fis mjaft i madh, unë çuditesha me këta njerëz të cilët edhe pse punonin gjithë ditën në kooperativë, përsëri gjenin kohë: ndërtonin shtëpi të reja, mbillnin bahçen me lloj-lloj pemësh, qilarët i kishin gjithnjë plot dhe oborret me lule dhe trendafila. Në familjen Riza kishte mjaft dashuri, mjaft harmoni, paqe dhe respekt për njeri-tjetrin. Ata e donin artin, këngën, muzikën dhe të bukurën”. Dhe vërtet, Petrika Riza vinte nga një familje intelektuale, por edhe patriarkale për nga pjestarët që e përbënin familjen. Të gjithë bashkë bëheshin 17 veta, Gjithsecili kishte ëndrrat dhe synimet e veta. Petrika më tregonte se në këtë familje të madhe ka patur vërtet njerëz që demonstronin të dhëna (prirje) të ndryshme në jetën e tyre, ku dilnin në pah traditat patriotike, arsimdashëse, kulturore dhe artistike, dhe ai si i vogël që ishte në atë kohë, i ndiqte, përpiqej t’i kuptonte, i imitonte, dhe vazhdoi kështu të rritej me atë frymë që ishin rritur edhe kushërinjtë e tij të parë, përpara tij, duke ruajtur gjithnjë afinitetin me ta. Njerëzit e fisit Riza ishin të edukuar e donin, e respektonin dhe e ndihmonin njeri-tjetrin. Gjithashtu, Petrika, kishte edhe një djalë xhaxhai, i cili bashkë me Petrikën  i përkushtoheshin valles dhe këngës, si vazhdues të traditës së xhaxhait të famshëm për kohën. Kur mblidheshin në mbrëmje, në shtëpinë e tij, këndonin dhe hidhnim valle, ndërsa më vonë edhe me muzikën e të vetmes radio në fshat. Kushërinjtë e tij merrnin pjesë edhe në olimpiada dhe aktivitete sportive, bashkë me ta merrte pjesë edhe Petrika që i pëlqente shumë edhe futbolli edhe volejbolli, por më shumë teatri.  Bulgaerci kishte një nga grupet teatrore më të mira të zonës së Korçës, zinte pothuajse gjithnjë vendin e parë, shkonin fshatrave dhe bënin turne. Përveç Janit edhe Petrikës edhe Pertef Larti dhe Dhimitra Plasari nga ky teatër kanë dale.

Familja ime

Unë e dëgjoja me vëmendje Petrikën sa herë më fliste për familjen e vet. Edhe unë i tregoja për familjen time, Llogori, e cila ishte nga familjet më të vjetra autoktone, banonim në qendër të Korçës, prapa Ushtarit të Panjohur, ose sot, prapa Katedrales. Edhe Llogorët ishin fis i madh. Në kohën e Perandorisë Osmane emigruan në Bullgari, Rumani dhe Egjipt, punuan për çështjet shqiptare, veçanërisht për alfabetin e gjuhës shqipe. Një nga përfaqësuesit e fisit tim është edhe Qelidhona Llogori Athanas, mësuesja e parë e gjuhës shqipe për emigrantët në Sofje; Vasil Llogori solli nga Sofja shumë abetare për fshatrat e Devollit, vetëm në Progër çoi 20 abetare; Pandi Llogori dhuroi shtëpinë e vet për Mësonjëtoren e Vashave, ku shërbeu edhe vetë si kujdestar i saj; Loni Llogri qe përfaqësues i shqiptarëve të Misirit në Kongresin e parë për alfabetin e gjuhës shqipe në Dibër, deputet i Korçës në Parlamentin e Zogut, mbështetës i ideve patriotike të Mihal Gramenos, gjithashtu edhe shkruesi i teksit të himnit të qeverisë së princ Vidit; ka shkruar edhe tekste këngësh patrotike dhe lirike si: “Kënga e drenovares”, “Çelu, çelu mos rri sëndisur”, “Çelu lule se erdh pranvera” etj. Babai im, i datëlindjes 1912 kishte biznesin e vet, kurse mamaja ishte 18 vjeçe. Babai i mamasë ishte në Amerikë, kurse gjyshi nga mamaja jurist në Stamboll. Babai ishte i pashëm, me sy bojëqielli, por shpirtin e kishte edhe më të bukur, rriti edhe dy vëllezërit dhe motrën e mamasë, të mbetur jetimë të cilët studiuan jashtë shtetit, kurse motra e tyre studioi për ekonomi. Edhe oborri i shtëpisë tonë ishte plot lule dhe plot kalamaj.

Petrika Riza shkoi për aktor në Tiranë

Me përfundimin e shkollës së mesme, Petrika Riza shkoi në Tiranë, do të konkuronte për aktor. Prindërit e tij dëshironin të studionte për mjekësi, por tashmë ai e kishte ndarë mendjen, kishte vendosur të bëhej aktor. Më pas i mora vesh të gjitha. Për t’u përgatitur për konkurim ishte ndihmuar nga djali i xhaxhait, Todi Riza, edhe materialet ishin zgjedhur prej tij, pra, nuk e pati ndihmën e një aktori profesionist si Minella Borova apo Niko Kanxheri. Veç kësaj ai shkonte dhe vinte çdo ditë me biçikletë, Bulgarec-Korçë dhe anasjellas, koha që i mbetej ishte e paktë. Me t’u gjendur përballë komisionit të konkurimit, në një sallë të madhe, të kryesuar nga pedagogia Drita Agolli dhe regjisorët e mëdhenj Pandi Stillu, Mihal Luarasi, Kujtim Spahivogli etj, pati një çast humbje të besimit. Megjithatë nisi të recitonte, por befas ngeci, teksti nuk po i kujtohej më. U ndje i frikësuar, por pedagogia që do të merrte kujdestarinë e kursit të vitit të parë, i kishte thënë: “S’ka gjë Petrika, ulu qetësohu!” Edhe në aq sa kishte mundur të interpretonte Petrika, anëtarët e komisionit kishin vënë re fizikun e tij, ngrohtësinë e timbrit dhe plotësinë e zërit, aq të domosdoshme për një aktor. Ata që e përfunduan konkurimin, përgjigjen do ta merrnin në rrethet e tyre, kurse Petrikës i thanë: “Do të vish përsëri javën tjetër”, dhe sigurisht në provimin e dytë, i përgatitur nga Sotiraq Çili më së shumti dhe nga Jani Riza, mundi t’i tregonte aftësitë e veta aktoriale dhe të shpallej fitues.

Po unë?

Dy vjet më pas e përfundova edhe unë gjimnazin “Fuat Babani”. “Vallëzimi i fundit” me Petrikën, vijonte të mbetej për mua një nga kujtimet më të bukura të jetës time, dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Edhe në shkollën e mesme “Fuat Babani” vazhdova të merrja pjesë në balet, ndaj edhe vallëzimi me Petrikën u pëlqye nga të gjithë. Edhe mua më pëlqente baleti. Gjithashtu isha edhe në korr, dhe në teatër, ku mësues muzike kishim Niko Ilon, dhe kur vonoheshim në provat e fundit që bëheshin në teatrin “Çajupi”, pas shfaqjeve që jepte vetë teatri, mësuesit tanë na çonin shtëpi më shtëpi. Regjisor kishim të madhin Pirro Mani. Aftësitë e mia si aktore tashmë njiheshin edhe nga regjisorët tanë, por atë vit shkolla për aktorë ishte mbyllur dhe mua m’u desh të punoja një vit në trikotazh deri sa të çelej përsëri. Aty gjeta një trupë teatrore shumë të mirë me aktorë si K. Prifti, Ylli Trajçe, Keti Çili, Liza Dhimitri, Niko Qirici, Vangjush Qendro,  me të cilët edhe sot e kësaj dite ruaj miqësi me shumicën e tyre dhe me punonjësit e repartit ku punova. Ndoshta edhe Zoti deshi të ndodhte kështu… Studimet në Tiranë do të më krijonin edhe mundësinë për të forcuar miqësinë time me shokun e shkollës, Petrika Riza… Në të vërtetë nuk e thosha më zë të lartë këtë gjë, por ndieja një lloj sigurie përpos diçkaje të pashpjegueshme që më shtynte drejt tij. Në pushimet e verës prisja kthimin e Petrikës nga xhirimet e filmave në Tiranë,  i cili vijonte të ishte po ai shok i sjellshëm, i vëmendshëm, i respektueshëm dhe i dashur… ndaj dhe shoqëria me njeri-tjetrin na pëlqente.

Konkurimi im për aktore

Vitin tjetër më dërguan të konkuroja për aktore, por ditën e konkurimit u ndjeva në siklet, isha e drojtur, nuk dija si do dilja, udhëheqës artistik i kursit të parë do të ishte i madhi Kujtim Spahivogli, emocionet ishin të shumta. Recitova poezinë, “Kujtime për Prespën”. Dëgjova zërin e Spahivoglit që më tha: “Mjaft, nuk ka nevojë për më shumë!”. U drodha kur dëgjova fjalën “mjaft”, deri atë çast kisha menduar se isha e talentuar për të qenë aktore, habia ime u nxit edhe prej egos dhe sedrës time. “Po pse!”- pyeta, – unë, kam edhe materiale të tjera…”. “Nuk ka nevojë vajzë”,- ma ktheu. Atë çast nuk u ndjeva mirë, sepse mendova që nuk kisha fituar. Dola nga konkurimi më shumë se e mërzitur. “Do të shkoj për fizikë”, – i dhashë kurajë vetes, sepse ishte dega që më pëlqente,  por në fakt e kisha fituar konkurimin, Spahivogli më kishte vlerësuar që në recitimin e parë, ndaj nuk kishte qenë e nevojshme të vazhdoja më shumë. Atë çast u ndjeva e lumturuar. Shoku im më i mirë edhe në Institutin e Lartë të Arteve, “Aleksandër Moisiu”  mbeti Petrika, rrinim bashkë, shkonim edhe në konvikt, dilnim të dy, i kërkoja ndihmë për problemet e shkollës dhe të mësimeve. Edhe pse ishim dy natyra të kundërta vazhduam lidhjen njeri me tjetrin. Njeriun që e vështroja me zili kur ishim në shkollën e mesme, tani e kisha përkrah meje.

Talenti po na shpërblehej

Kur Petrika Riza ishte në vit të tretë të Institutit, regjisori I Kinostudios, Pirro Milkani e mori për një rol figutranti te filmi “Ngadhënjim mbi vdekjen”, një rol figuranti i një ushtari gjerman, i cili mbart vlerat e çeljes së rrugës drejt filmit. Ndërsa në mbarim të vitit të katërt, Petrikës dhe Mevlan Shanajt iu ofruan role nga regjisori, i madhi Viktor Gjika, te filmi me metrazh të plotë, “I teti në bronz”. (Tashmë Gjika, nuk jeton më, ishte një nga regjisorët më të mirë dhe më kërkues të Kinostudios në atë kohë, siç ishte edhe regjisori Muharrem Fejzo etj). Petrika kishte rolin e Rustemit, ndërsa Mevlani të Ibrahimit. (Rustemi dhe Ibrahimi ishin vëllezër). Edhe për mua vitet e Institutit qenë të mrekullueshme. Kur ende isha në vit të parë, regjisori Pirro Mani, i cili punonte me kursin e vitit të tretë, më ftoi të luaja rolin e Violës te komedia “Nata e dymbëdhjetë”, por me qenë se nuk i plotësoi dot të gjithë personazhet, vuri në skenë një pjesë tjetër ku unë pata rolin e vjehrrës. Mundësi të tilla që në vitin e parë ishin të rralla ose të pamundura. Në vit të dytë pata rastin të luaja edhe një fragment nga një tragjedi ruse e Vishnjevskit, ku u vlerësova me notën më të lartë. Në vit të tretë vumë në skenë “Të pamposhturit” “e Mirush Jeros, ku luajta rolin kryesor, të nënës, Hava.

Propozime për të qendruar në Tiranë

Po atë vit Spahivogli krijoi  Teatrin e të Rinjve, ku Mihallaq Luarasi vuri në skenë “Mosha e bardhë”, unë luajta rolin e Meribanit, ku si partner të parë në teatër profesionist kam patur Robert Ndrenikën. Vitin tjetër, te komedia lirike, “Ylli pa emër” me regjisor Mario Ashikun, pata një rol karakteri shumë të bukur. Në rolet kryesore ishin: Agim Qirjaqi, Astrit Çerma, Bujar Lako, Pandi Siku, Pirro Malaveci, Fatos Sela, Justina Aliaj etj. Kjo shfaqje më krijoi mundësinë të njihesha me aktorët e mëdhenj të Teatrit Kombëtar dhe ata të njihnin aftësitë e mia aktoriale. Në kohën kur u vendos të merrnin Vangjush Furxhiun në Tiranë, u propozua edhe emri im, por Korça nguli këmbë: “Mund ta merrni Furxhiun, nëse Klaudetën e dërgoni në Korçë!”. Sigurisht, Furxhiu shkoi në Tiranë. Pas kësaj bënë përpjeke të më mbanin edhe mua në Teatrin e të Rinjëve, por edhe kjo nuk u bë e mundur. Unë kisha edhe një arsye më shumë për të qendruar sepse edhe për Petrikën po bëheshin përpjekje për ta mbajtur në Tiranë, madje u emërua tri herë për të qëndruar në Tiranë dhe tri herë u çemërua, nuk e lanë të qëndronte as si pedagog në Institut dhe as si asistent regjisor në Kinostudio, ku për 6 muaj punoi si i emëruar, sepse Korça ngulte këmbë të kthehej në aty. Kështu ndodhi edhe me Minella Borovën dhe Llazi Serbon. Në atë kohë ekzistonte një ligj që të ardhurit nga rrethet, duhej të ktheshin përsëri në rrethet e tyre.

Petrika, aktor në Korçë

Petrika shkoi në Korçë. Teatri i Korçës në atë kohë ishte në kulimin e vet, kishte krijuar emër të mirë që nga fillesat e tij. Vajtjen në Korçë e priti mirë, nuk i mbeti peng mosqëndrimi në Tiranë, sepse e shihte të nevojshme të ishte pranë familjes; në atë kohë ishin ngushtë ekonomikisht, vetëm me rrogën e babait sepse nëna e Petrikës ishte e sëmurë, nuk dilte në punë, megjithatë  punonte shumë  për të përballuar nevojat e kësaj familje të madhe: gatimet, punët e shtëpisë e gjithçka tjetër, ku  lodhej më shumë se një tjetër që punonte në kooperativë. Në Teatrin e Korçës Petrika gjeti një ambient artisëtësh të mëdhenj dhe një regjisor të mrekullueshem, si Mihal Luarasi. Një nga rolet e parë të tij në Teatrin e Korçës ishte Xhaxha Madhi te drama “Rruga e Madhe”, e Vangjush Zikos, pastaj erdhen role të tjera: Xho Keller te drama “Ishin të gjithë fëmijët e mi” e Artur Miler;  Dhespoti Filothe, te drama “Plumbat e shkronjave” e Naum Priftit, e në vijim roli i hetuesit te shfaqja “Përbindëshi” e Agatha Krist, kryeroli i profesorit tek drama në vargje “Stuhi në Prill”, shkruar nga Skënder Luarasi, roli kryesor i Sofkinit tek drama “Koha në gjunjë, s’na ka parë” e Namik Dokles; Hilmiu tek drama “Të pamposhturit”  e Minush Jeros, Marku te “Bijat e çobanit” e Vangjush Zikos, Duka te “Triptik”-u i Pushkinit, “Gosti në kohë kolere”,  Ralf Komo te drama “Engjëjt e sketerrës” e autorëve francezë, Zhorh Bellok e Pol Kanten dhe  kryeroli i babait tek tragjedia greke “Pazari”.

Kryerole të tjerë

Dhe sigurisht, Petrika ka interpretuar edhe kryerole të tjerë, si: Lini te drama “Njerëz dhe minj”,  ku u vlerësua “Aktori më i mirë i vitit”; kapiteni Koks tek drama “Famur në dallgë” e Miliano Stefës; Marku tek drama “Vajza e Uzinës”; Abdi Sharra tek drama “Këneta” e Fatmir Gjatës; Xha Hekurani te drama e Riza Hysës, “Njerëz të afërt”; kryetari i Komitetit tek “Mësuesi i letërisë” e Ruzhdi Pulahës; roli i Aleksandrit te Madh të Maqedonisë, tek drama “Proskimes” e Miço Kallmatës,  si dhe role të tjerë në zhanrin e komedisë, ku e tregoi veten edhe si aktor i humorit, ndër të cilët mund të përmendim rolet kryesore të Turhanit tek komedia e Pëllumb Kullës “Kështu të dua”; shefin e Policisë tek komedia “Kohë për t’u çemdnur” e Kiço Blushit; Mbreti Oberon tek komedia “Ëndrra e një nate vere” e Shekspirit;  babain te komedia greke “Puthja” e autorit Grigoris Ksenopulos;  Çizon tek komedia  e Astrit Çermës,  “Qytetrrethimi”;  Hetuesin te komedia greke “Hajdutët ikin në D.P.”;  Kasapin tek komedia “Pallati i grave” e Erald Sojlit;  hotelxhiun Kristaq  tek komedia greke “Hipokritët e vegjël”; babain te “Shtëpia në rrugicë” e Teodor Laços; Postierin Malo te komedia e Ruzhdi Pulahës, “Shoqja nga fshati”; Qazimin te komedia “Ju ftojmë në dasmën e babait”, të Petrit Koçibellit;  Petron te komedia greke “Zonjusha 39 vjeç” e Aleksandër Saqellarit; Volponen tek drama me të njëjtin titull, etj.

Role në kinematografi

Petrika u miqësua shpejt me të gjithë, ishte tepër njerëzor, i çiltër, i mirëkuptueshëm, me humor dhe me një të qeshur të këndshme. Ishte një aktor që i duhej skenës shqiptare. “Por, nëse në hapësirën e skenës aktori Petrika Riza, improvizoi me sukses të dyja planet e aktrimit, – shkruan Miho Gjini,- në ekranin e kinemasë do të interpretonte role serioze, personazhe të karakterit dramatik, me psikologji të brendshme, si edhe karaktere të llojeve të ndryshme e të fushave shoqërore të ndryshme, të luftës, të punës dhe të mjediseve të veçanta. E gjithkund do të linte pas një vizion krijues që ka mbetur dhe është fiksuar në ekran, me dinjitetin e duhur të vlerave të artit”. Nga rolet e interpretuara në kinematografi, mund të përmendim: Rustemin te “I teti në Bronz”;  Neimin te “Yjet e netëve të gjata” (nënë Pashako);  kapitetin Koks tek telefilmi “Flamur në dallgë”;  dajën e Petritit te filmi televiziv “Me hapin e shokëve”; Janushin te filmi “Një emër midis njerëzve”;  shoferin e autobusit te filmi “Shokët e klasës sime”; zëvëndësministri, te filmi me dy seri “Fletë të bardha”;  Abdi Shara tek telefilmi “Këneta”;  Rrapi te filmi “Në fillim të verës”;  Rusta tek seriali televiziv me pesë seri “Agimet e stinës së madhe”;  Koço Sharko te filmi “Përballimi”;  xhandari Qazim te filmi me dy seri “Rrugicat që kërkonin diell”;  Xhaxha Madhi te telefilmi “Rruga e madhe” ;Kamjekami te filmi “Kush vdes në këmbë”;  Dhespotin te filmi “Mësonjëtorja”, ku shënoi nivelin më të lartë artistik etj.

Vlerësimi i kolegëve për Petrika Rizën

Nga intervistat e kolegëve të Petrikës, duket vlerësimi I vlerave njerëzore dhe artistike për të, pedagogia  vet Drita Agolli shprehet: “Kemi pasur shumë Riza aty në Institut, të gjithë ishin shembullorë, të displiniuar dhe aktorë të mirë, Petrika ishte edhe kujdestar i kursit, shembullor, njeri pa fjalë, dhe i etur për dije”; regjisori Mihallaq Luarasi: Petrika Rizën e njoh qysh në fillimet e veta, unë isha regjisor i Teatrit të Korçës kur ai erdhi në qytetin e vet dhe që atëherë u shfaqën tiparet e tij si aktor i talentuar, por më tepër si njeri, djalë shumë punëtor, i heshtur, i qetë, gjithmon jashtë konflikteve, jashtë fërkimeve me të tjerët, bënte punën e vet me përkushtim”; kolegët Timo Floko: “Petrika është shoku ynë i klasës, ka qenë i veçantë në një kuptim, ka patur maturitet që në moshën e rinisë, ka qenë korrekt, sillte një natyrë dhe një karakter të ngrohtë në përgjithësi që e zhvilloi më tej në marrëdhëniet me njerëzit”;  Llazi serbo: Petrika çmohej për korrektesën, pikë që unë e kam dobësi. Petrika, bashkë me bashkëshorten e tij, ishin njerëzit më të përpiktë në disiplinën artistike, dhe këtë e them me kurajo. Petrika ka patur gama rolesh të ndryshme, është ndryshe tek “I teti në bronz”, ndryshe te “Yjet e netëve të gjata”, ndryshe të “Mësonjëtorja” me dhespotin, që ai e ka me shumë dinjitet”; Albert Minga: “Petrika është një aktor që e meriton fjalën “aktor” me stof aktori; veçanërisht për konstruktin e tij, për portretin tepër ekspresiv, për seriozitetin me të cilin i zbërthen personazhet dhe punën profesionale që bën për të arritur te personazhet e tij; Gëzim Kame: “Petrika ka një botë të pasur emocionale, zë të ngrohtë dhe fizik të madh që janë avanatazhe për skenën”; Tinka Kurti: Për mua Petrika Riza është një aktor i mrekullueshëm, partner shumë i dashur, dhe unë nuk do të harroj kurrë marrëdhëniet e mia me Petrikën gjatë xhirimit të filimit Nënë Pashako”; Guri Koço: “E them me gojën plot: Petrika Riza është edhe një aktor shumë i mirë komedie”.

Puthja e parë!

Petrika shkoi aktor në Korçë. Mëngjesin e të nesërmes ndieva mungesën e tij, nuk erdhi të më takonte ashtu siç bënte gjithnjë, m’u duk sikur kisha mbetur vetëm. Gjithçka rreth meje ishte bosh. Por nuk ndodhi ashtu, ai prapë mbeti i lidhur me Tiranën në proces te xhirimit të filmave si “I teti në bronz” dhe “Montatorja” .Ndihesha ndryshe sa herë takoheshim. Një radhë mbërriti me trupën teatrore të Korçës për të dhënë në Tiranë shfaqjen “Engjëjt e Skëterës”, të Pol Kanten dhe Zhorzh Bellak.  Ishte një shfaqje shumë e bukur, sapo kishin filluar tendencat moderniste të shfaqura në vitet 1971-72, të cilat nuk e patën jetën e gjatë, sepse shumë shpejt u kthyem atje ku kishim qenë. Për mua dhe Petrikën kjo periudhë mbeti nga më të bukurat. Pata përshtypjen se kishim filluar ta donin njeri-tjetrin edhe me fort. Petrika vijonte të ishte ai që kishte qenë: i dashur, i qetë, i sjellshëm, ndërsa unë e entuziazmuar, i tregoja gjithçka me lëvizjen e duarve, me zë të lartë, pa u meraksor nëse dëgjonin njerëzit në rrugë, ndoshta ngaqë isha gjithnjë e sinqertë dhe s’kisha pse të druhesha. Në raste të tilla Petrika më thoshte: “Këtë histori e tregove për mua apo për spektatorin?”. Njëherë tjetër më tha: “Ty Klaudeta do të kenë thënë që Petrika nuk dëgjon mirë nga veshët!”, dhe qeshte. Një natë, pas shfaqjes, ndërsa po ktheheshim në konvikt, nuk e di pse mbetëm të heshtur, pa asnjë fjalë… një çast më pas duart tona u ndjenë të bashkuara… ndaluam diku rrugës së konviktit…befas në strehzën e një kioske e pamë veten duke u puthur… dhe përsëri asnjë fjalë. Ishte një prej netëve tona më të bukura. Pastaj vijuam të heshtur drejt konviktit. Kur  arritëm te dera, Petrika më tha: “Epo… do iki unë tani… do takohemi prapë…” Pas mbrojtjes së diplomës, shkova në Korçë, mezi prisja të takoja Petrikën, tashmë takimet tona po më ngjasonin me lumturinë e “Vallëzimit të fundit”, kur ishim në shkollën e mesme.

Dashuria jonë e kërcënuar

Në vititn 1972, fillova punë në Teatrin e Korçës. Ishin kohë të bukura! Më pas shkuam në një turne me teatrin, ato ditë dashuria jonë ra në sy të të gjithëve. Dikujt prej njerëzve të teatrit (nuk dëshiroj t’ia përmend emrin) që  nuk i kishte pëlyer dashuria dhe sjellja jonë në turne, tentoi ta kthente në çështje, por në analizën e turneut, nuk e përkrahu askush.  Kështuqë unë dhe Petrika vazhduam si gjithnjë. Mirëpo pas ca kohësh në familjen time ndodhi një ngjarje që për atë kohë mund të ishte me pasoja për ne e familjen time.  Edhe pse thellë-thellë, i trembesha humbjes së dashurisë me Petrikën, i tregova gjithçka që kishte ndodhur , duke qenë e ndërgjegjshme dhe mirëkuptuese për çdo vendim që do të merrte, sepse nuk doja që ai  ta pësonte për hir të kësaj ndodhie. Petrika më pa me habi dhe pasi kuptoi gjendjen time më tha: “Ne e kemi zgjedhur tashmë bashkë këtë rrugë, kemi marrë dhe një vendim, kështu që çfarëdo që të ndodhë do të jemi përkrah njeri-tjetrit”. Ju hodha në qafë, fjala e tij më ngrohu… më shkriu gjaku. Pas disa ditësh erdhi në familjen time dhe iu tha: “Ju jeni familja e Kaludetës, jeni edhe familja ime, jeni prindërit e saj, por tani e tutje do të kini edhe një djalë tjetër, ne së shpejti do ta zyrtarizojmë lidhjen tonë”. U habita nga fjalët e Petrikës, foli si i moshuar dhe ishte vetëm 25 vjeç. Pas një muaji e gjysmë, më 2 janar 1974 u fejuam, unë isha 23 vjeç. Fal vendosmërisë së Petrikës për të mos e braktisur dashurinë tonë, ata që  deshën të na bënin keq, kuptohet që u tërhoqën.

Çiftet e Tetrit të Korçës

Kur u ktheva në Korçë gjeta edhe disa çifte aktorësh (bashkëshortë): Qefsere dhe Vani Trako, Dhorkë dhe Dhimitër Orgocka, Vjollca dhe Aleko Prodani, Florika me Stavri Shkurtin dhe së fundi unë me Petrika Rizën, edhe si çifte patëm shoqëri të mirë e të sinqertë. Unë bashkë me Petrikën patëm fatin të interpretojmë drama jashtëzakonisht të fuqishme si “Denoncimi” e Ruzhdi Pulahës, një dramë që rrallë u bie në dorë aktorëve me personazhe të tilla. Petrika ishte në rolin e Prokurorit, Bekim, kurse unë në rolin e bashkëshortes së prokurorit, të cilët gjenden përballë një intrige; vajzën e tyre e kanë përdhunuar e kanë filmuar, kanë bërë afishe e video,  dhe nëse prokurori do të dënonte një vrasës, të gjitha filmimet do të reklamoheshin dhe mendo ç’tragjedi familjare mund te ndodhte?…

Vlerësimet si aktore

Gjatë jetës time si aktore kam luajtur edhe role burrash, ku së fundi luajta rolin e Skënderbeut, asnjëri nuk më njohu, me përjashtim të vajzës sime të vogël, që më tha: “Mami,unë  të njoha nga unaza që kishe në dorë”. Në vitin 1989, në Javën e artit skenik me kryerolin e Gazepes te drama satirë e vangjush Zikos, ” u vlerësova “Aktorja më e mirë”, këtë çmim e mora edhe te “Protagonist 2000”, si aktorja më e mirë e vitit, gjithashtu në vitin 2000 u vlerësova me “Emblema e artë”, kurse me rolin e nënës te drama “Kohë pa emër” e Ruzhdi Pulahës dhe regji të Dhimitër Orgoockës, u vlerësova “Aktorja më e mirë”, e Festivalit  teatror të komedisë “Ballkan 2000”, çmim të cilin disa muaj më vonë e mora edhe në Gjilan të Kosovës, në Festivalin “Flaka e Janarit”.  Në vitin 2010 Presidenti Bamir Topi me rastin e 60-vjetorit të Teatrit të Korçës më vlerësoi me  urdhërin e “Naim Frashëri i Artë”.

Petrika në verësimet e presidentëve

Petrika Riza, përveç çmimeve të tjera, si “Medalje pune”, “Naim Frashër i klasit të dytë”, është  është vlerësuar edhe me dy çmime të mëdha nga Presidenca: në vitin 2003 me medaljen “Naim Frashëri i Artë”, kurse më 2 shkurt të këtij viti me medaljen “Mjeshër i Madh”,. Petrika është edhe iniciuesi i Festivalit teatror të komedisë “Ballkan 2000” si dhe drejtor i teatrit “Andon Zako Cajupi” gjatë viteve 1998-2004. Besojmë se me punën tonë kemi nderuar edhe dy vajzat tona, njëra stomatologe, tjetra gazetare si dhe mbesën tonë të shtrenjtë. Mirënjohje publikut që na ka ndjekur e duartrokitur  gjatë gjithë jetës tonë artistike. Me këto fjalë e mbylli rrëfimin e saj për veten dhe bashkëshortin, aktorja e mirënjohur Klaudeta Riza.

 

PETRIKA RIZA, ROLET NË KINEMATOGRAFI E TELEVZION

 

Në kinematografi ,Petrika e ka filluar kontibutin e vet me rolin e Rustemi te filmi “I teti në bronz”; më pas me rolin e brigadierit te “Montatorja”; Neimin te “Yjet e netëve të gjata”. (Nënë Pashako); kapitenin Koks tek telefilimi “Flamur në dallgë”; dajën e Petritit, tek filmi televiziv “Me hapin e shokeve”; Janushin tek flimi “Një emër midis njerëzve”; shoferin e autobuzit, tek flimi televiziv “Shokët e klasës sime”; zëvëndësministrin tek filmi me dy seri “Fletë të bardha”;  Abdi Shara tek telefilimi “Këneta”; Rrapi tek filimi “Në fillim të verës”; Rustën tek seriali televizim me 5 seri; “Agimet e stinës së madhe”;  Koço Sharko tek filmi “Përballimi”;  xhandarin Qazim tek flimi me dy seri “Rrugicat që kërkonin diell”; Xhaxha Madhin, tek telefilimi  “Rruga e Madhe”;  Kajmekamin tek flimi “Kush vdes më këmbë”; Tahiri te “Dasmë e çuditshme”; Dhespotin tek filim “Mësonjëtorja”, ku shënoi edhe nivelin më të lartë artistik etj.

 

 

 

 

 

 

KLAUDETA RIZA, ROLET NË TEATËR

 

Ndërsa unë kam luajtur qysh në fakultet në vitin e tretë, kryerolin e  Nënë Havasë, te drama “Të pamposhturit” e Minush Jeros; po në vitin e tretë kam luajtur Madmauzel Kuku, te komedia rumune, “Ylli pa emër”; në vitin e katërt kam luajtur rolin e Meribanit te “Mosha e bardhë” e Dritëro Agollit, me partner të madhin Robert Nderenika, ndërsa kur erdha në teatër, kam luajtur rolin e Lonevicës (një personazh i thyer në moshë) te drama “Këneta” e Fatmir Gjatës; rolin kryesor të Pranverës te  drama “Rruga e madhe” e V. Zikos; kryerolet te “Prova e rritjes” dhe “Troket historia”; mësuesen e matematikës te drama “Mësues i letërisisë”; kryerolin e nënës Semi te “Denoncimi” i Ruzhdi Pulahës; Dhespina te “Pazari”- komedi greke, dhe  te komedia  “Zonjusha 39 vjeç”, rolin e zonushës, Krisanthi; Rajmondën te komedia “Kur çel dashuria” e Teodor Laços; Hanxhesën tek drama e Naum Priftit, “Plumbat e shkronjave”; Vullnetaren  tek komedia e Ruxhdi Pulahës “Zonja nga qyteti”; kryerolin e Lumturisë, te “Troket historia” dhe  Donika te “Procesi i hapur” e Shpresa Vretos.  Ndërsa si role kryesore mund të përmend: “Zonja e shtëpisë” te drama “Përbindëshi”; Nëna te shfaqja e Ruxhdi Pulahës “Kohë pa emër”;  Frosina te “Kopraci” i Molierit; Lucia te “Interesi i përgjithshëm”; Nëna te “Zgjohu Vasil”, Nëna te “Fryrja”  dhe Nëna te drama “Për këtë truall” të Teodor Laços;  Motra e Stasit te “Një nuse për Stasin; Gruan e aviatorit te “Pallati i grave”, Raimonda te “Shtëpia në rrugicë”, Aspasia te “Karnavalet e Korçës”, e Spiro Çomorës; Egra te drama “Era e Lartësive” e N. Dokles, Shpresa te komedia “Zonja nga qyteti” e R. Pulahës

 

Role te tjera

 

Parnela te komedia “Tartufi” e Molierit, Zhulieta te drama “Koka e tjetrit” e Marsel Eme, Sariqe te drama “Paja” e Di Maxhios, Nënë Rina te drama “Zeko Shkoza” e R. Pulahës, Xheni te drama “Opera për dy grosh” e Brehtit, Suzana te drama “Ishin të gjithë bijtë e mi” e A. Miler, Myrveti te drama “ Qytetrrethimi” e A. Çermës, Emilia, te tragjedia “Otello” e Shekspirit,  Kontesha te “Lakuriq me violinë”, gruan e aviatorit te komedia “Pallati i grave”, mamnë  e nuses, te komedia “Nusja modern”; nënën te komedia greke “Zgjohu Vasil”, nënën te “Qytetrrethimi”; Folerncën te komedia e Pëllumb Kullës “Kështu të dua”, nënëN te komedia greke “Hajdutët ikin në D.P” etj.

Në estradë: Kam interpertuar në shumë spektakle, madje për gati dy vjet, mbajta peshën kryesore në trupë, si rolin e profesores te skeçi “Bosi dhe profesorja” që m’u bë emër i dytë,  shumë njerëz më thërasin me emrin e personazhit- profesore; Krisën tek “Bishti i shqiptarit”, një skeç që fatmirësisht e kam interpretuar me të madhin Aleko Prodani dhe Arben Dervishin, skeçi i vdekjes “Grykësit” që spektatorët na i kujtojnë batutat gjithandej, shkruar ngë Petrit Koçibeli; Gjyshen te skeçi “Gjyshja e Droguar”; Gruan te skeçi Letër nga Larg”. Shitësen te skeçi “Mall vendi”; Evën te skeçi “Eva dhe Adami” Nënën te skeçi “Pronarët”, si dhe dhjetra role të tjera.


blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
Send this to a friend